NjĂ« person i moshĂ«s madhore pas njĂ« mosmarrĂ«veshjeje ka lĂ«nduar veten dhe kushĂ«rirĂ«n e tij sot rreth orĂ«s 11:00 nĂ« fshatin Osek HilĂ« â GjakovĂ«.
Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, bëhet e ditur se lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësorë.
âNjĂ«sitet policore kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe janĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« veprimet e nevojshme hetimoreâ, ka thĂ«nĂ« Krasniqi. /Telegrafi/
Gjatë përmbytjeve në Gjakovë, Brigada e Zjarrfikësve qëndroi në vijën e parë të shpëtimit, duke evakuuar familje të rrezikuara dhe duke përballuar sfidat e ujit dhe terrenit të panjohur.
NĂ« shiun qĂ« sâu ndalĂ« pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra e rrugĂ«t e stĂ«rmbushura me ujĂ«, Brigada e ZjarrfikĂ«sve tĂ« GjakovĂ«s nuk kĂ«rkonte strehĂ«.
Në vërshimet e fundit që u përballë vendi nga reshjet e dendura të shiut, zjarrfikësit u vendosën në vijën e parë të shpëtimit duke ndihmuar familje të tëra që mbetën të ngujuara në shtëpitë e tyre.
Ato rrethana i tregojnë këto pamje, në ditë e natë, zjarrfikësit kishin njëri-tjetrin, varkat dhe shpresën.
âKam qenĂ« personalisht nĂ« fshatin e GjelbĂ«r, kemi evaukuar mbi 30 familje, kam qenĂ« personalisht aty. Ka qenĂ« situatĂ« emocioni, i shifshim anĂ«tarĂ«t e familjet. Kati i parĂ« ishte pĂ«rmbytur tĂ«rĂ«sisht, familja kishe shkuar nĂ« katin e dytĂ«, tĂ« kapur nĂ« dritare. TĂ« thoshin tĂ« gjithĂ«: Hajde te unĂ«, tjetri hajde merrem mu. U dashke me i qetĂ«su me ju thanĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« do tâi tĂ«rheqim. PĂ«rpiqeshim familjet me fĂ«mijĂ« tâi evakuonim tĂ« parat, ishin nĂ« panik, qaninâ, ka deklaruar Fitim Agushi, zjarrfikĂ«s.
Agushi tregon se profesioni ka ditur ta sfidojĂ« por edhe tâi falĂ« momente tĂ« çmueshme.
âE kam pas rastin edhe njĂ« tĂ« moshuar tâa evakuojĂ«. Fshati i GjelbĂ«rt krejt ujĂ« ka qenĂ«. TĂ« moshuarit janĂ« mĂ« tĂ« stresuar, kanĂ« frikĂ«. Te fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« moshuarit janĂ« mĂ« delikatĂ«t nĂ« kĂ«to raste. Pa e dasht punĂ«n nuk mundesh me hy kĂ«tĂ« profesion. Duhet me dit se kjo punĂ« ka lloj-lloj sfide. Ka pas raste kur fĂ«mijĂ«t na thonin fjalĂ« shumĂ« tĂ« mira. Na thonin âJe heroi imâ. Kemi pas lavdata shumĂ«. ZjarrfikĂ«sit janĂ« gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« popullit nĂ« çdo situatĂ«, zjarr, ujĂ«, mbyllje shtĂ«pisĂ«. Gjithkund!â, ka theksuar ai.
Për sfidat e terrenit e veçanërisht përballjet ndër vite me vërshimet, tregon edhe drejtuesi i kësaj brigade.
âPara se me mbĂ«rri tek vendi zakonisht i ndajmĂ« detyrat por Uji Ă«shtĂ« sfida mĂ« e madhe se terreni Ă«shtĂ« i panjohshĂ«m se nuk e din terrenin, nuk e din ku duhesh me shkel. MĂ« problematikun e kemi pas kĂ«tu te stacioni i autobusĂ«ve, shtĂ«pitĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« mbuluara katin e parĂ« me ujĂ«. U tutshim po na bjen najsen prej katit tĂ« dytĂ« po prapĂ« po them, intervenimi nĂ« ujĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i zorshmi. Kemi pas vĂ«rshime edhe para 3-4 viteve po kĂ«saj here i kemi pĂ«rballuar mĂ« lehtĂ«. Ka pasur mĂ« pak thirrje pĂ«r tâiu ndihmuarâ, ka deklaruar Xhevdet Brahimaj â Komandant i ZjarrfikĂ«sve â GjakovĂ«.
Reshjet u ndalën e uji nga vërshimet u tërhoq por në vijën e parë të shpëtimit në rast të situatave emergjente, aty mbetet prapë një brigadë zjarrfikësish, që nuk pushon derisa gjithçka, të jetë e sigurt përsëri./Tv Dukagjini
Sot, më 29 janar 2026, Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli në Pejë dhe Gjakovë, ndaj disa barnatoreve për të cilat ekzistonin dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara.
Në kuadër të këtij aksioni janë angazhuar shtatë njësi operative, prej të cilave një njësi ka kryer kontrolle në territorin e Gjakovës, ndërsa gjashtë njësi të tjera kanë realizuar kontrolle në territorin e Pejës.
Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë evidentuar parregullsi në posedimin e medikamenteve, konkretisht mungesë e dokumentacionit përkatës dhe e banderolave fiskale, ndërsa në disa lokacione të tjera nuk janë konstatuar shkelje.
Si rezultat i operacionit, janë sekuestruar gjithsej 988 pako medikamente, vlera e përafërt e të cilave vlerësohet të jetë rreth 10 mijë euro.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në përputhje të plotë me procedurat standarde operative dhe përbën një tjetër angazhim konkret në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Institucioni ka theksuar se, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe inteligjencës, do të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative ndaj çdo aktiviteti të kundërligjshëm./Telegrafi/
Si pasojë e vërshimeve të fundit, në disa zona të Komunës së Gjakovës ende janë evidentuar mbetje të mbeturinave të shpërndara në hapësira publike.
Kompania Rajonale e Mbeturinave âĂabratiâ ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ekipet e saj janĂ« çdo ditĂ« nĂ« terren, duke punuar intensivisht pĂ«r largimin e mbeturinave dhe rikthimin e pastĂ«rtisĂ« nĂ« zonat e prekura.
Nga KRM âĂabratiâ thuhet se angazhimi po vazhdon me kapacitete tĂ« plota, me qĂ«llim qĂ« hapĂ«sirat publike tĂ« bĂ«hen sa mĂ« shpejt tĂ« pastra dhe tĂ« sigurta pĂ«r qytetarĂ«t.
Njëkohësisht, kompania ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, derisa po zhvillohen këto intervenime pastruese në terren.
KRM âĂabratiâ ka theksuar se mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve cilĂ«sore dhe ruajtjen e mjedisit nĂ« KomunĂ«n e GjakovĂ«s. /Telegrafi/
Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Komunën e Malishevës, Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë hetimor, lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.
Në një konferencë për media, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë të ditur se pas rinumërimit është lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve konkrete hetimore me qëllim të grumbullimit të provave.
âPas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« MalishevĂ«, Prokuroria Themelore nĂ« GjakovĂ« ka lĂ«shuar autorizim pĂ«r PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete nĂ« drejtim tĂ« grumbullimit tĂ« provaveâ, ka deklaruar Gashi.
Ai ka bërë të ditur se gjatë aksionit të sotëm janë intervistuar gjithsej 58 persona të dyshuar për veprën penale "falsifikim i rezultateve të votimit".
âSot kemi realizuar njĂ« aksion ku nga 18 kryesues dhe 50 komisionerĂ«, janĂ« intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerĂ«. PesĂ«mbĂ«dhjetĂ« kryesuesit janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« dhe brenda afatit ligjor Prokuroria do tĂ« vendosĂ« pĂ«r masĂ«n e sigurisĂ«â, ka theksuar kryeprokurori Gashi.
Sipas tij, për 43 komisionerët e intervistuar, Prokuroria është ende në fazën e vlerësimit për caktimin e ndonjë mase eventuale.
âNĂ« kĂ«tĂ« rast kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuar dy prokurorĂ« nga Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«ndaâ, ka shtuar Gashi, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se në komunën e Malishevës kanë qenë 75 vendvotime dhe nga to 9057 vota janë të shtuara dhe 7996 janë vota të hequra, në total 17 mijë e 53 vota.
Detaje shtesë për aksionin ka dhënë edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Bekim Avdija, i cili ka bërë të ditur se në këtë rast dyshohet për përfshirjen e gjithsej 68 personave.
âPas grumbullimit tĂ« provave qĂ« kemi mbledhur, kemi parĂ« se janĂ« tĂ« implikuar 68 persona, kryesues dhe komisionerĂ«. Sot janĂ« intervistuar 43 komisionerĂ« dhe 15 kryesues, ndĂ«rsa kanĂ« mbetur edhe tre kryesues dhe shtatĂ« komisionerĂ«, tĂ« cilĂ«t besojmĂ« se sĂ« shpejti do tĂ« intervistohenâ, ka deklaruar Avdija.
Ai ka theksuar se Policia do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë për procedimin e të gjitha shkeljeve.
âDo tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin me ProkurorinĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedohen sipas ligjit tĂ« gjitha shkeljet deri nĂ« elementet e funditâ, ka shtuar Avdija.NdĂ«rkaq, Koordinatorja Nacionale pĂ«r Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se veprimet e shpejta tĂ« ProkurorisĂ« kanĂ« rezultuar me arrestime tĂ« personave qĂ« dyshohet se kanĂ« manipuluar vota.
âSi rezultat i veprimeve tĂ« shpejta janĂ« kryer arrestime, duke pĂ«rfshirĂ« komisionerĂ« qĂ« dyshohet se kanĂ« manipuluar vota. AsnjĂ« individ, pavarĂ«sisht pozitĂ«s apo funksionit, nuk qĂ«ndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor Ă«shtĂ« i panegociueshĂ«mâ, ka deklaruar Pula.
Ajo ka shtuar se Prokuroria e Shtetit do të vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rasteve.
âProkuroria e Shtetit do tĂ« mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« mbrojtjen e votĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve. Do tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin me tĂ« gjitha autoritetet e zbatimit tĂ« ligjit dhe nuk do tĂ« ndalemi deri nĂ« hetimin e funditâ, ka theksuar Pula. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me policinë është duke zhvilluar një aksion në Malishevë lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore të 28 dhjetorit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie Drin Domi.
âAksioni Ă«shtĂ« duke u zhvilluar me urdhĂ«r tĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« GjakovĂ« mbi dyshimet pĂ«r falsifikim tĂ« rezultateve zgjedhore tĂ« kandidatĂ«ve brenda subjekteve politikeâ, ka thĂ«nĂ« Domi.
Ai ka shtuar se për detaje tjera do të njoftohemi pas përfundimit të këtij aksioni.
Kujtojmë se të premten e kaluar Prokuroria Themelore e Prizrenit realizoi aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore, që përfundoi me 109 të arrestuar. /Telegrafi/
Myftiu i KosovĂ«s, Naim TĂ«rnava, ka reaguar ashpĂ«r pas djegies dhe pĂ«rdhosjes sĂ« Kuranit tĂ« ShenjtĂ« nĂ« zonĂ«n e Ăabratit nĂ« GjakovĂ«, duke e cilĂ«suar aktin si vandal, kriminal dhe thellĂ«sisht shqetĂ«sues.
Në një deklaratë publike, Myftiu Tërnava tha se është i tmerruar dhe i tronditur nga ky veprim, i cili sipas tij është kryer me mision të qartë kriminal nga persona ende të panjohur.
Ai theksoi se një akt i tillë cenon rëndë vlerat universale humane dhe godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit shqiptar.
Sipas tij, populli shqiptar historikisht është identifikuar për harmoni, bashkëjetesë dhe mirëkuptim ndërfetar, si dhe për respektimin e besimit dhe traditës së tjetrit, veçanërisht në çështjet e ndjeshme që lidhen me fenë.
Myftiu i KosovĂ«s ka shprehur shqetĂ«simin se kohĂ«ve tĂ« fundit kĂ«to vlera janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r nga, siç i quajti ai, lĂ«vizje tĂ« errĂ«ta qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« âshqiptarieâ tĂ« deformuar dhe tĂ« ashtuquajturit âkthim nĂ« rrĂ«njĂ«â, po promovojnĂ« urrejtje, pĂ«rçarje dhe dhunĂ«.
Ai ka akuzuar individë dhe grupe të organizuara për përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve të besimit mysliman, si dhe për cenim të trashëgimisë dhe kulturës islame.
Tërnava ka deklaruar se kjo propagandë e rrezikshme, sipas tij, në disa raste është përkrahur edhe nga persona me pozita akademike.
Djegien e Kuranit në Gjakovë, Myftiu e ka cilësuar si një akt alarmues që, sipas tij, vjen si pasojë direkte e ideologjive antishqiptare dhe antiislame, të cilat synojnë përçarjen dhe destabilizimin e shoqërisë.
Në fund, Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje organeve kompetente shtetërore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme ligjore ndaj autorëve të këtij akti, por edhe ndaj, siç u shpreh ai, ideatorëve dhe nxitësve të urrejtjes.
Ai ka kërkuar gjithashtu nga institucionet që të marrin masa konkrete për ruajtjen e kohezionit shoqëror, harmonisë ndërfetare dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve.
NjĂ« ngjarje tronditĂ«se raportohet tĂ« ketĂ« ndodhur nĂ« Ăabrat tĂ« GjakovĂ«s, ku persona tĂ« paidentifikuar dyshohet se kanĂ« dĂ«mtuar Kuranin.
Aktualisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivi pas këtij veprimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.
"Lidhur me ngjarjen Ă«shtĂ« njoftuar prokurori i prokurorisĂ« speciale, pĂ«rderisa jemi duke ndĂ«rmarr veprimet e nevojshme pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« ngjarjesâ, ka thĂ«nĂ« Krasniqi.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa qytetarët janë të inkurajuar të bashkëpunojnë me autoritetet për sqarimin e plotë të ngjarjes./Telegrafi/
Pas rreth 27 vjet të përfundimit të luftës është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Kocit, i cili ishte zhdukur më 1 prill të vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë.
Siç ka njoftuar familja, ai ishte arrestuar nga forcat serbe dhe më pas ishte vrarë e trupi tij ishte zhdukur.
Eshtrat e tij janĂ« identifikuar dhe do tâi dorĂ«zohen familjes tĂ« premten, mĂ« 30 janar, raporton Kp.
âFamilja Koci Ă«shtĂ« njĂ« nga familjet qĂ« ka pĂ«suar humbje tĂ« rĂ«nda gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. PĂ«rveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhĂ«nĂ« edhe dy martirĂ« tĂ« tjerĂ«: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, tĂ« cilĂ«t u vranĂ« brutalisht mĂ« 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe.
Homazhet pĂ«r martirin e luftĂ«s Rasim Mehmet Koci do tĂ« mbahen mĂ« 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri nĂ« 13:00, nĂ« Pallatin e KulturĂ«s nĂ« GjakovĂ«, ndĂ«rsa varrimi do tĂ« bĂ«het nĂ« ora 13:30, nĂ« Varrezat e DĂ«shmorĂ«ve nĂ« Qabratâ, thuhet nĂ« njoftimin e familjes sĂ« Rasim Kocit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Rasti është raportuar nga babai i saj.
âGjakovĂ« 29.12.2025-12:00. MĂ« 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij Ă«shtĂ« larguar nga shtĂ«pia dhe nuk dihet asgjĂ« pĂ«r vendndodhje e sajâ, thuhet nĂ« raport.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vlera Krasniqi, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
âSot rreth orĂ«s 13:25, jemi njoftuar pĂ«r njĂ« aksident trafiku tĂ« ndodhur nĂ« dalje tĂ« qytetit tĂ« GjakovĂ«s, nĂ« rrugĂ«n âDah Polloshkaâ nĂ« drejtim GjakovĂ«âPrizren.
NjĂ«sitet policore kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencĂ«s mjekĂ«sore tĂ« cilĂ«t kanĂ« konstatuar vdekjen e njĂ« personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshĂ«s madhore rreth 81 vjeçâ, tha ajo.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast "Hetim i vdekjes" dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/
Policia e KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht Hetuesit PolicorĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« Sektorit tĂ« Hetimeve Rajonale nĂ« GjakovĂ«, nĂ« koordinim dhe me autorizim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, kanĂ« bĂ«rĂ« publike fotografinĂ« e njĂ« personi tĂ« dyshuar lidhur me njĂ« rast tĂ« veprĂ«s penale âVrasje nĂ« tentativĂ«â.
Sipas njoftimit zyrtar, pavarësisht thirrjes policore dhe kërkimeve të zhvilluara në disa lokacione, i dyshuari nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë dhe aktualisht gjendet në arrati.
Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka vendosur të publikojë fotografinë e tij dhe të kërkojë ndihmën e qytetarëve.
Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« GjakovĂ« u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve qĂ«, nĂ«se kanĂ« informata qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« identifikimin ose vendndodhjen e personit tĂ« paraqitur nĂ« fotografitĂ« e bashkangjitura, tâi ndajnĂ« ato me autoritetet policore.
Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës zyrtare të e-mailit: info@kosovopolice.com.
Policia garanton se të gjitha informacionet e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë.
NĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« Speciale thuhet se: Sipas aktakuzĂ«s, ndĂ«r tĂ« tjera ceket se i pandehuri N.Sh., shtetas i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nga data e pa vĂ«rtetuar deri mĂ« datĂ« 19.06.2024, nĂ« fshatin Panorc, Komuna MalishevĂ«, pa autorizim dhe nĂ« bashkĂ«kryerje edhe me dy tĂ« pandehur tjerĂ«, kultivojnĂ« bimĂ« tĂ« hashashit, shkurren e kokainĂ«s ose bimĂ«n e kanabisit me qĂ«llim tĂ« prodhimit tĂ« narkotikĂ«ve ose substancave psikotrope. NĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« i pandehuri N.Sh., nĂ« bashkĂ«punim me tĂ« pandehurin O.Sh., shtetas i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, dhe njĂ« i dyshuar i tretĂ« i pa identifikuar deri mĂ« tani, kanĂ« mbjellur dhe kultivuar narkotik tĂ« llojit Kanabis Sativa nĂ« tri parcela. NĂ« kĂ«to tri lokacione janĂ« gjetur gjithĂ«sej 1592 bimĂ« narkotike tĂ« llojit Kanabis Sativaâ.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se parcelat janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri, ndërsa veprimet e të pandehurve, ku secili nga ta vërehet qartë duke i punuar këto bimë, shihen në foto dhe video të nxjerra nga masa e fshehtë e vëzhgimit.
âMe kĂ«to veprime i pandehuri N.Sh., nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale âKultivimi i bimĂ«s sĂ« hashashit, shkurres sĂ« kokainĂ«s ose bimĂ«ve tĂ« kanabisitâ nga neni 272 pargraf 1 lidhur me nenin 31 tĂ« KPRK-sĂ«. Ai Ă«shtĂ« arrestuar me urdhĂ«r arrest ndĂ«rkombĂ«tar dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« ekstraduar nga Republika e ShqipĂ«risĂ« nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, qĂ« nga data 2 dhjetor 2025, gjendet nĂ« masĂ«n e paraburgimitâ.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e Menaxhimit tĂ« Mbeturinave, KRM Ăabrati, ka shprehur shqetĂ«simin dhe pakĂ«naqĂ«sinĂ« e thellĂ« pĂ«r veprimin e papranueshĂ«m tĂ« njĂ« punĂ«tori, i cili, me vetĂ«dije, ka hedhur mbeturina nĂ« lumĂ«, duke rrezikuar ekosistemin dhe shĂ«ndetin publik.
NĂ« njĂ« reagim zyrtar, kompania thekson se ky veprim pĂ«rbĂ«n âshkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« rregullave tĂ« punĂ«s, standardeve etike dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ndaj mjedisitâ dhe cenon imazhin e institucionit.
âHedhja e mbeturinave nĂ« lumĂ« dĂ«mton ekosistemin, rrezikon shĂ«ndetin publik dhe cenon imazhin e institucionit ndĂ«rmarrjes sonĂ«. Sjellje tĂ« tilla janĂ« nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me parimet tona pĂ«r mbrojtjen e mjedisitâ, thuhet nĂ« reagim.
KRM Ăabrati ka njoftuar se ndaj punĂ«torit do tĂ« ndĂ«rmerren âmasat pĂ«rkatĂ«se disiplinore, nĂ« pĂ«rputhje me rregulloren e brendshme dhe legjislacionin nĂ« fuqiâ.
Njëkohësisht, kompania ka paralajmëruar forcimin e kontrollit dhe ndërgjegjësimin e stafit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
âFtojmĂ« tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit dhe qytetarĂ«t qĂ« tĂ« sillen me pĂ«rgjegjĂ«si dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mbrojtjen e natyrĂ«s, sepse ruajtja e mjedisit Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«tâ, theksohet nĂ« njoftim.
Kompania ka siguruar se do të vazhdojë të zbatojë praktika të qëndrueshme mjedisore dhe të veprojë kundër çdo sjelljeje që cenon ambientin dhe interesin publik. /Telegrafi/
Disa tĂ« mitur janĂ« pĂ«rfshirĂ« kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rleshje fizike nĂ« rrugĂ«n âBeqir Kastratiâ, nĂ« GjakovĂ«. Konflikti ka agravuar nĂ« pĂ«rdorimin e thikave ku si pasojĂ« Ă«shtĂ« plagosur njĂ«ri pre tyre. ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« pĂ«r rajonin e GjakovĂ«s, Vlera Krasniqi konfirmoi plagosjen e tĂ« miturit dhe shtoi se ai ka marrĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore [âŠ]
NjĂ« pĂ«rleshje fizike mes disa personave tĂ« mitur ka ndodhur sot rreth orĂ«s 12:30, nĂ« rrugĂ«n âBeqir Kastratiâ nĂ« GjakovĂ«, ku si pasojĂ« njĂ« person ka mbetur i plagosur.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.
Sipas saj, i mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.
Krasniqi shtoi se viktima është intervistuar në prani të prindit, ndërsa njëri nga të dyshuarit është duke u intervistuar nga policia.
âNjĂ«sitĂ« relevante policore kanĂ« reaguar menjĂ«herĂ« ndaj rastit dhe po vazhdojnĂ« me veprime hetimore me qĂ«llim tĂ« zbardhjes sĂ« plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastitâ, ka deklaruar ajo.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa lagje të Gjakovës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në shtëpi, pajisje dhe infrastrukturë. Qytetarët tregojnë për përvojat e vështira që kanë kaluar, duke kërkuar më shumë kujdes nga institucionet.
Muhamet Duraku, banor i lagjes më të prekur tregon se mëngjesi i asaj dite i ka gjetur të shokuar.
Duraku: Ajo ditë ka qenë ditë kijameti
âAtĂ« ditĂ« ka qenĂ« ditĂ« kijameti. NĂ« lagjen tonĂ« ka qenĂ« katastrofĂ«. Kur jemi zgjuar nĂ« mĂ«ngjes, kemi gjetĂ« vetĂ«m urĂ«n â sâka ekzistu tjetĂ«r gjĂ« prej ujit qĂ« Ă«shtĂ« rrit. Rreth 15 shtĂ«pi janĂ« pĂ«rmbytĂ« dhe janĂ« kthyer kanalizimet. Ishte ditĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, sidomos pĂ«r ata qĂ« jetojnĂ« afĂ«r lumit. DĂ«met janĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« atyreâ, tha ai.
Një tjetër banor Bekim Qava tregon se uji ka depërtuar herët në mëngjes:
âKa qenĂ« ora 04:30 â 05:00 kur na ka hy uji nĂ« podrum. Jena çu krejt pĂ«r me e hek ujin e me i largu sendet qĂ« kanĂ« qenĂ« brena. Kauqa, tepihĂ«, gjithçka Ă«shtĂ« lag. Kemi heq sene, por prapĂ« hyke uji.â, tha ai, duke shtuar se askush nuk ka ardhur as tâi pyes e as tâi ndihmojĂ«.
Një banor tjetër, Agim Qava thotë se edhe pse shtëpitë e tyre nuk u përmbytën, problem mbetet infrastruktura:
âNeve vĂ«rshime nuk na kanĂ« bo shumĂ«, por prapĂ« kemi kalu me vĂ«shtirĂ«si. KĂ«tu nuk ka kanalizime tĂ« mira dhe as ujĂ« sâkemi. Kanalizimi nĂ« vend se me qenĂ« nĂ« rrugĂ«n kryesore, Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r. Sâna kanĂ« pru as ujĂ«, as kanalizim. Nuk Ă«shtĂ« kanalizimi qysh duhet â me gypa tĂ« vogla qĂ« i kemi bo vetĂ« qysh moti. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye na marrin vĂ«rshimet.â, tha ai.
Sipas tij, kjo është hera e tretë që i ka hy uji nëpër shtëpi.
Një qytetar i moshuar Sadik Isufi që jeton afër prrockës Llokafc tregon përjetimin më të rëndë që ka pësuar ndonjëherë:
âI kam pĂ«rjetu tmerrshĂ«m. Jetoj kĂ«tu 50 vite dhe kurrĂ« nuk kam pa nivel tĂ« ujit kaq tĂ« lartĂ«. Kemi pas probleme edhe mĂ« herĂ«t mĂ« vĂ«rshime meqenĂ«se jetojmĂ« afĂ«r kĂ«tij pĂ«rronit tĂ« quajtur Llukavc, por kĂ«saj here niveli ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht i madh. Problemin e shoh nĂ« dy segmente: moskujdesi i qytetarĂ«ve ndaj lumejve dhe mungesa e ndĂ«rhyrjeve tĂ« shtetit. Shpresoj qĂ« autoritetet ta shohin tĂ« nevojshme rregullimin e shtratit tĂ« lumenjve nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mos tâi ndodh qytetarĂ«ve diçka e tillĂ« e tmerrshmeâ, tha ai.
Ai thotë se familja e tij ka pësuar dëme të mëdha:
âSi familje kemi pĂ«suar shumĂ«. TĂ« gjitha aparaturat e shtĂ«pisĂ« janĂ« pĂ«rmbytĂ«: lavatriqe, enĂ«larĂ«se, mobiljet, dyshekĂ«t, dhoma e fjetjes etj,....ne presim, mesiguri do tĂ« krijohet ndonjĂ« komision nga drejtoria e emergjencave ose nga shteti, pĂ«rndryshe gjendja Ă«shtĂ« katastrofĂ«. Me parĂ« podrumin nĂ« çfarĂ« gjendje Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« filmat horrorr mund ta shiheni njĂ« pamje tĂ« tillĂ«.. nuk kamĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« llogari por mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« 10 mijĂ« euro, pĂ«r standardin qĂ« jetojmĂ« Ă«shtĂ« e pakapshme njĂ« shumĂ« e tillĂ«.â, tha ai./KosovaPress
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot theksoi se gjatë ditëve të fundit vendi është ballafaquar me vërshime në disa komuna.
Sveçla në një postim në Facebook ka përmendur edhe zjarrin në fabrikën e dyshekëve të Comodita-s në Gjakovë, gjersa tha se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua.
Ai tha se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave mbetet të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Lexoni të plotë postimin:
Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për ta tejkaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë.
Përveç vërshimeve, zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë. Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua. Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë, në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi. /Telegrafi/
(E plotĂ«suar) - NjĂ« zjarr i madh ka pĂ«rfshirĂ« fabrikĂ«n e dyshekĂ«ve âComoditaâ nĂ« GjakovĂ«, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« rrugĂ«n âGjergj Sokoliâ.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas autoriteteve, flakët janë të përmasave të mëdha dhe ndërhyrja emergjente është ende në zhvillim.
"âRreth orĂ«s 16:50, jemi njoftuar se nĂ« rrugĂ«n âGjergj Sokoliâ nĂ« GjakovĂ« njĂ« fabrikĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri. NjĂ«sitet policore dhe zjarrfikĂ«sit kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe janĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit".
Elezaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
"Deri nĂ« kĂ«to momente, bazuar nĂ« informatat e pranuara, nuk raportohet pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar, megjithatĂ« verifikimi i plotĂ« i situatĂ«s dhe i pasojave eventuale nĂ« njerĂ«z do tĂ« bĂ«het pas shuarjes sĂ« plotĂ« tĂ« zjarritâ, ka shtuar ai.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie./Telegrafi/