Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KINE – Xi takohet me kryeministrin britanik Starmer

PEKIN, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti Xi Jinping priti kryeministrin britanik Keir Starmer, në një vizitë zyrtare në Kinë, në Pekin.

Këtë e raportuan mediat shtetërore, duke bërë një rrëfim për ceremoninë tradicionale të mirëseardhjes me gardën e nderit, e cila i paraprin asaj dypalëshe, e cila do të pasohet me një drekë.

Starmer është banori i parë i Downing Street që viziton Republikën Popullore që nga viti 2018 me synimin për të rifilluar marrëdhëniet midis Londrës dhe Pekinit pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara.

Megjithatë, pasdite, Starmer do të takohet me homologun e tij Li Qiang.   /os/

The post KINE – Xi takohet me kryeministrin britanik Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOLUMBI – 15 viktima nga rrëzimi i një avioni

BOGOTA, 29 janar /ATSH-AA/ – Një avion i vogël u rrëzua të mërkurën në verilindje të Kolumbisë, ku si pasojë humbën jetën 15 personat në bord, përfshirë një anëtar të kongresit.

Sekretari i sigurisë qytetare të Norte de Santander, George Quintero, për programin televiziv “Noticias Caracol” tha se rrënojat u gjetën nga fermerët në zonën rurale të Curasica-s në komunën Playa de Belen.

Quintero tha se 13 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën dhe se disa ekipe kërkim-shpëtimi u dërguan në zonë.

Guvernatori i Norte de Santander, William Villamizar Laguado tha: “Për fat të keq duhet të raportojmë se avioni i vogël u gjet në pjesën e sipërme të një zone të mbrojtur në komunën La Playa. Ne kemi marrë imazhet e para dhe duket se nuk ka të mbijetuar. Shtatë trupa janë gjetur dhe kërkimi për të tjerët është duke vazhduar”.

Midis të vdekurve është Diogenes Quintero Amaya, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve i njohur si një zë kryesor për viktimat e zhvendosjes në rajonin Catatumbo.

Avioni “Beech 1900D”, i operuar nga linja ajrore shtetërore kolumbiane Satena, humbi kontaktin me radarët pranë qytetit La Playa de Belen në departamentin Norte de Santander.

Avioni ishte në rrugë për në qytetin Ocana në Norte de Santander dhe ishte planifikuar të ulej në orën 12:10 sipas orës lokale.   /os/

The post KOLUMBI – 15 viktima nga rrëzimi i një avioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Kallas: Do të vendosim Rusinë në listën e zezë të pastrimit të parave

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Do të asistojmë në bisedime edhe në Abu Dhabi, por nga pala ruse ka vetëm personel ushtarak që nuk ka mandat për të rënë dakord për asgjë, që do të thotë se ata nuk janë aspak seriozë për arritjen e paqes, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.

”Bashkimi Evropian do të vendosë Rusinë në listën e zezë të pastrimit të parave, sepse po i përdor këto mjete për të financuar luftën”, theksoi Kallas.

Po sot Federata Ruse deklaroi se ”po merr masa përmes gjykatës së arbitrazhit për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga ngrirja e aseteve ruse në Bashkimin Evropian”. /os/

The post BRUKSEL – Kallas: Do të vendosim Rusinë në listën e zezë të pastrimit të parave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKE – Rusia kërkon dëmshpërblim nga BE pas ngrirjes së aseteve

MOSKE, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Federata Ruse po merr masa përmes gjykatës së arbitrazhit për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga ngrirja e aseteve ruse në Bashkimin Evropian, deklaroi drejtori i departamentit për çështje evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Vladislav Maslennikov.

“Mund të them se në dhjetor 2025 Banka e Rusisë paraqiti një kërkesë në gjykatën e arbitrazhit të qytetit të Moskës për kompensim për dëmet e shkaktuara nga pamundësia e disponimit të fondeve që i përkasin shtetit rus”, theksoi ai.

Vendi ynë, edhe nëpërmjet ministrisë së Jashtme, do të vazhdojë të ndjekë kthimin e aseteve të mbajtura ilegalisht në BE”. Duke bllokuar rezervat sovrane ruse dhe asetet e investitorëve privatë të Federatës Ruse, BE-ja ka shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare dhe është paraqitur para bashkësisë botërore si një partner jashtëzakonisht jo i besueshëm” theksoi ai.

”Ne e konsiderojmë çdo veprim të paligjshëm ndaj aseteve ruse si vjedhje, ndaj së cilës vendi ynë do të reagojë siç duhet”, përfundoi ai. /os/

The post MOSKE – Rusia kërkon dëmshpërblim nga BE pas ngrirjes së aseteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Kallas: BE drejt përfshirjes së Gardës iraniane në listën terroriste

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të bien dakord për të përfshirë Gardën Revolucionare të Iranit në ‘listën terroriste’ të BE-së pas shtypjes së përgjakshme të protestave masive.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme Kaja Kallas deklaroi se ”nëse vepron si terrorist, duhet të trajtohesh edhe si terrorist,”

Kaja Kallas përpara takimit të ministrave në Bruksel deklaroi sjellja e tyre ”është e pafalshme për vlerat evropiane”. /os/

The post BRUKSEL – Kallas: BE drejt përfshirjes së Gardës iraniane në listën terroriste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Identifikohet një nga shkaqet kryesore të demencës

BOSTON,  28 janar /ATSH/ – Një studimi nga Qendra CTE e Universitetit të Bostonit zbuloi se encefalopatia traumatike kronike (CTE) duhet të njihet si një shkak i ri i demencës, shkruan corriere.it.

Studimi, i botuar në Alzheimer’s & Dementia: The Journal of the Alzheimer’s Association, studioi trurin e 614 sportistëve të ekspozuar ndaj goditjeve të përsëritura në kokë, kryesisht futbollistë në kontakt me atletë të tjerë sportivë.

Duke izoluar 366 persona vetëm me CTE – domethënë, ata me CTE pa sëmundje të tjera progresive të trurit – krahasuar me 248 dhurues pa CTE, studiuesit zbuluan se ata me formën më të avancuar të CTE kishin katër herë më shumë gjasa të zhvillonin demencë.

Kjo mundësi katërfish më e madhe është e ngjashme me forcën e marrëdhënies midis demencës dhe sëmundjes së avancuar të Alzheimerit, shkaku kryesor i demencës.

“Ky studim ofron prova të një lidhjeje të fortë midis CTE dhe demencës dhe simptomave konjitive, duke mbështetur dyshimet tona se CTE është një shkak i mundshëm i demencës”, thotë neurologu Michael Alosco, autor i studimit.

“Vendosja e faktit që simptomat konjitive dhe demenca janë pasoja të CTE na afron më shumë me zbulimin dhe diagnostikimin e saktë të CTE gjatë gjithë jetës, një qëllim i nevojshëm urgjentisht”, shton ai.

Demenca është një sindromë klinike që i referohet dëmtimeve në të menduar dhe kujtesë, si dhe vështirësive në kryerjen e aktiviteteve të përditshme si drejtimi i automjetit dhe menaxhimi i financave.

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku kryesor, por disa sëmundje të tjera progresive të trurit janë renditur si shkaqe të demencës, të referuara kolektivisht si demenca të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit (ADRD).

Me këtë studim të ri, autorët argumentojnë se CTE tani duhet të konsiderohet zyrtarisht edhe një ADRD.

Studimi zbulon gjithashtu se demenca për shkak të CTE shpesh diagnostikohet gabim gjatë jetës si sëmundja e Alzheimerit, ose nuk diagnostikohet fare.

Midis atyre që u diagnostikuan me demencë gjatë jetës nga një mjek, 40% u thanë se kishin sëmundjen e Alzheimerit, pavarësisht mungesës së shenjave specifike të sëmundjes në autopsi.

Një 38% të tjerë u thanë se shkaku i demencës së tyre ishte “i panjohur” ose nuk mund të specifikohej.   /os/

 

The post FOKUS – Identifikohet një nga shkaqet kryesore të demencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MADRID – Stuhia godet Spanjën, mbyllen shkollat në disa pjesë të vendit

MADRID, 28 janar /ATSH-AA/ – Moti i keq i lidhur me stuhinë “Kristin”, pas stuhisë “Joseph” detyroi sot pezullimin e mësimeve në Ekstremadura, Ceuta dhe 77 komuna në Andaluzi të Spanjës.

Stuhia solli reshje të dendura shiu, erëra të forta, reshje dëbore në lartësi të ulëta dhe det të trazuar, duke e komplikuar transportin në pjesë të mëdha të Spanjës qendrore dhe veriore.

Agjencia kombëtare e motit e Spanjës “Aemet” lëshoi paralajmërim të veçantë, duke parashikuar një ditë veçanërisht të keqe me reshje dëbore të pritura nga rreth 600-700 metra mbi nivelin e detit dhe erëra të forta që prekin zona të gjera.

Sipas RTVE, autoritetet paralajmëruan se reshjet e dëborës dhe akulli po krijojnë kushte të rrezikshme për automjetet në rajonet malore ndërsa shirat e rrëmbyeshëm çuan në përmbytje dhe mbyllje rrugësh në disa provinca. Zonat bregdetare, veçanërisht përgjatë Mesdheut janë vënë në gatishmëri për shkak të valëve të forta, me dëmtime të mundshme në infrastrukturën bregdetare.

Në Spanjën jugore, autoritetet rajonale në Andaluzi pezulluan mësimin me pjesëmarrje fizike në pjesë të Almerias, Malagas dhe Kadizit për shkak të rreziqeve ekstreme të motit. Në Ekstremadura mësimi në turnin e mëngjesit u ndërpre në të gjitha qendrat arsimore për t’u ofruar sigurinë nxënësve ndërsa një vendim për mësimin në turnin e pasdites do të merret në varësi të stuhisë.

Mësimi u pezullua gjithashtu edhe në Ceuta ku autoritetet lëshuan paralajmërim të nivelit portokalli për erëra të forta dhe rreziqe bregdetare.   /os/

The post MADRID – Stuhia godet Spanjën, mbyllen shkollat në disa pjesë të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SICILI – Meloni viziton Nishemin: Të përveshim mëngët, dëmet arrijnë në dy miliardë euro

SIÇILI, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja Giorgia Meloni kreu një fluturim me helikopter mbi zonat e prekura nga rrëshqitjet e terrenit në Nishemi të Siçilisë.

Kryeministrja Giorgia Meloni mbërriti më pas në bashkinë e Niscemi (Caltanissetta), qytetit të shkatërruar nga rrëshqitja e dheut.

Në bashki, Meloni shoqërohet nga kryetari i bashkisë Massimiliano Conti dhe presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gaetano Galvagno.

Gjithashtu të pranishëm në bashki janë prefekti i Caltanissetta-s, Donatella Licia Messina dhe deputeti i AVS, Angelo Bonelli.

“Këtë mëngjes më treguan një dokument që tregon se dëmi i raportuar nga autoritetet publike nga Cikloni Harry, i cili ende nuk është verifikuar, arrin në afërsisht dy miliardë. Pra, është një situatë që po evoluon çdo ditë me ashpërsi gjithnjë e më të madhe”, thheksoi presidenti Rajonal i Siçilisë, Renato Schifani.

“Situata është e pashembullt. Kam parë nga afër një qytet që rrezikon të shembet përballë një boshllëku të madh. Duhet të përveshim mëngët, gjë që po bëjmë. Do të zhvillojmë një plan urbanistik për rindërtimin e pjesshëm të asaj strukture, larg rrëshqitjes së dheut”, theksoi Meloni.   /os/

 

The post SICILI – Meloni viziton Nishemin: Të përveshim mëngët, dëmet arrijnë në dy miliardë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kubilius: Evropa është një ”gjigant i fjetur”, të rrisim aftësitë tona mbrojtëse

BRUKSEL, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, Evropa është gjithashtu një gjigant. Por një gjigant në gjumë. Së bashku, duhet ta zgjojmë gjigantin, deklaroi Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes.

”Duhet të kombinojmë përpjekjet tona dhe duke qenë gati për të luftuar, jo si shuma e 27 shteteve, por si Evropë, shtoi Kubilius.

“Në një botë gjigantësh, edhe ne duhet të bëhemi gjigantë. Një gjigant i butë, që promovon të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin, por i fortë”, theksoi ai.

‘’Komisioni Evropian po punon me shtetet anëtare dhe Ukrainën mbi prioritetet e industrisë së mbrojtjes, dhe raketat përfaqësojnë një prioritet urgjent”, shtoi Kubilius.   /os/

 

The post FOKUS – Kubilius: Evropa është një ”gjigant i fjetur”, të rrisim aftësitë tona mbrojtëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Një kotele ”Maine Coon” shpallet macja më e bukur në botë

PADOVA, 28 janar /ATSH/ – Qyteti italian i Padova-s është shndërruar tashmë në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën e nivelit të lartë mes maceve nga e gjithë bota.

Në këtë event një mace e racës së pastër ngjyrë xhenxhefili tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Me gëzofin e tij të kuq të thellë dhe vijat e theksuara me vija, Abarth u kurorëzuar përfundimisht “macja më e bukur në botë”.

I lindur në Paris nga një linjë kampionësh amerikanë, ai mbërriti në Itali tetorin e kaluar në shtëpinë e Stefano Tomasoni, i cili tregon se sa sfiduese ishte të gjente një me origjinë kaq të mirë.

Bukuria e Abarth përfshin gjithashtu një personalitet shumë të ëmbël: i dashur, i dhënë pas përqafimeve dhe kontaktit njerëzor ai është i shoqërueshëm me të gjithë … përfshirë përfaqsues të jurisë, të cilët e shijuan edhe më shumë ngjarjen.

Falë titullit të dyfishtë “Më i miri në shfaqje”, ai ka fituar edhe çmimin Junior Winner.

Në këtë event morrën pjesë mbi 300 mace të racave, moshave dhe llojeve të ndryshme.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur, veçanërisht sepse shohim një publik gjithnjë e më të interesuar për kujdesin dhe mirëqenien e kafshëve”, shpjegon Maria Sole Farinelli, presidente e Klubit të Maceve të Veronës dhe organizatore e eventit.  /os/

The post SOFT NEWS – Një kotele ”Maine Coon” shpallet macja më e bukur në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SEUL – Dënohet me 20 muaj burgim Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut

SEUL, 28 janar /ATSH-AA/ – Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi sot ish-zonjën e parë Kim Keon Hee me 20 muaj burg për një rast korrupsioni, pasi e gjeti atë fajtore për pranimin e dhuratave luksoze nga Kisha e Unifikimit.

Sipas raportimit nga “Yonhap news”, vendimin e njoftoi Gjykata e Qarkut Qendror e Seulit. Megjithatë, ajo e liroi atë nga akuzat për përfshirje në një skemë manipulimi të aksioneve dhe për shkelje të Aktit të Fondeve Politike.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg për Kim.

Muajin e kaluar, Kim u padit për akuzat e pranimit të dhuratave luksoze nga figura biznesi në këmbim të posteve qeveritare dhe emërimeve politike.

Prokurorët pretenduan se ajo mori dhurata me vlerë rreth 370 milionë won (258 mijë dollarë), përfshirë një pikturë të shtrenjtë, për të mbështetur një kandidat që kërkonte emërimin e Partisë së Pushtetit Popullor në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Burri i Kim dhe presidenti i rrëzuar Yoon Suk Yeol u dënuan në fillim të këtij muaji me 5 vjet burg me akuzat për pengimin e përpjekjeve të hetuesve për ta ndaluar atë vitin e kaluar, përfshirë edhe urdhërimin e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale për të bllokuar ekzekutimin e një urdhër-arresti në rezidencën zyrtare presidenciale.

Vendimi shënoi dënimin e parë midis tetë çështjeve për të cilat Yoon po gjykohet, përfshirë akuzat se ai udhëhoqi një kryengritje përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor 2024.   /os/

The post SEUL – Dënohet me 20 muaj burgim Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – UNICEF: Më shumë se 90 për qind e shkollave janë shkatërruar ose dëmtuar

GJENEVE, 28 janar /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder njoftoi se më shumë se 90 për qind e shkollave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar.

Elder i bëri këto komente gjatë një konference online për media të Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë. Ai tha se gati dy vjet e gjysmë sulme ndaj shkollave në Gaza kanë vënë në rrezik një brez të tërë.

“Aktualisht 60 për qind e fëmijëve në moshë shkollore në Gaza nuk kanë qasje fizikisht në arsim. Më shumë se 90 për qind e shkollave janë dëmtuar ose shkatërruar. Mbi 335 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeç përballen me rrezik serioz të vonesave në zhvillim për shkak të rënies së shërbimeve të fëmijërisë së hershme”, theksoi ai.

Elder vuri në dukje se palestinezët në Gaza kishin një nga nivelet më të larta të shkrim-leximit në botë para tetorit 2023 dhe se kjo trashëgimi tani ndodhet nën sulm.

– “Në Gaza është zhdukur progresi i arritur ndër vite”

“Shkollat, universitetet dhe bibliotekat janë shkatërruar, duke zhdukur vite të tëra progresi. Ky nuk është vetëm shkatërrim fizik, por një sulm ndaj vetë të ardhmes. Rindërtimi i shkollave, objekteve arsimore dhe universiteteve të Gazës pas kësaj lufte brutale duhet të jetë në krye të axhendës së rimëkëmbjes së Gazës”, deklaroi Elder.

Ai shtoi se ata po punojnë me Autoritetin Palestinez dhe partnerë të tjerë për të siguruar që të gjithë fëmijët në Gaza të kthehen në institucionet e tyre arsimore sa më shpejt të jetë e mundur, duke vënë në dukje se UNICEF-i aktualisht mbështet më shumë se 100 qendra mësimi në Gaza.

Sipas tij, fëmijët duhet të jenë në qendër të çdo plani në Gaza. “Pothuajse gjysma e popullsisë së Gazës është nën 18-vjeç. Kostoja vjetore e vendosjes së një fëmije në një Qendër Mësimi të UNICEF-it, përfshirë mbështetjen e shëndetit mendor, është afërsisht 280 dollarë. ​​UNICEF-it i duhen urgjentisht 86 milionë dollarë për të arritur 336 mijë fëmijë në moshë shkollore për pjesën e mbetur të këtij viti”, tha Elder.  /os/

The post GAZA – UNICEF: Më shumë se 90 për qind e shkollave janë shkatërruar ose dëmtuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Melania Trump: Ju lutem, nëse protestoni, bëjeni në mënyrë paqësore

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Nëse demonstroni, bëjeni në mënyrë paqësore, deklaroi Zonja e Parë Melania Trump e tha këtë në një intervistë me Fox duke iu referuar protestave të Mineapolis.

‘’Burri im, presidenti Trump pati dje telefonata të mira me guvernatorin e Minesotës dhe kryetarin e bashkisë së Mineapolis, dhe “ata po punojnë së bashku për të qetësuar situatën’’, theksoi ajo.

“Unë jam kundër dhunës. Ju lutem nëse protestoni, bëjeni në mënyrë paqësore. Ne duhet të jemi të bashkuar në kohë si kjo’’, shtoi Melania.   /os/

The post SHBA – Melania Trump: Ju lutem, nëse protestoni, bëjeni në mënyrë paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Starmer viziton Kinën, e para nga një kryeministër britanik që nga viti 2018

PEKIN, 27 janar /ATSH-AA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë vizitë zyrtare katër-ditore në Kinë këtë javë, i cili është udhëtimi i parë i tillë që nga viti 2018.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun u tha sot gazetarëve në Pekin se Starmer do të mbërrijë në Kinë të mërkurën me ftesë të kryeministrit Li Qiang.

“Mes një situate të trazuar ndërkombëtare dhe si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të ruajnë komunikimin dhe të forcojnë bashkëpunimin. Kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe zhvillimit global”, tha Guo.

Presidenti kinez Xi Jinping do të presë Starmerin për bisedime, përveç Li dhe ligjvënësit të lartë kinez Zhao Leji.

Starmer do të vizitojë gjithashtu Shangain, shtoi Guo.

Ky do të jetë udhëtimi i parë në Kinë nga një kryeministër britanik që nga viti 2018, kur ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May vizitoi ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Nën qeverinë e Partisë Laburiste të Starmerit në pushtet që nga viti 2024, zyrtarë të lartë nga të dyja palët kanë vizituar njëri-tjetrin gjatë vitit të kaluar, përfshirë ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi dhe kancelaren e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves.

Udhëtimi i Starmerit vjen pasi qeveria e Partisë Laburiste pavarësisht kritikave, miratoi ndërtimin e një kompleksi të ri për ambasadën kineze në Londër. Ai merr rëndësi mes tensioneve mbi tarifat amerikane si dhe ambicieve të administratës së Trumpit për të blerë territorin danez të Grenlandës.

Mbretëria e Bashkuar ishte “vendi i parë i madh perëndimor që njohu” Pekinin në vitin 1950 dhe të dyja palët i përmirësuan lidhjet në një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” në maj 2004, sipas Ministrisë së Jashtme kineze.

Me një vëllim tregtar dypalësh vjetor prej 98.36 miliardë dollarësh në vitin 2024, të dyja palët krijuan mekanizma shkëmbimi të nivelit të lartë, përfshirë takimin vjetor të kryeministrave, dialogun ekonomik dhe financiar, dialogun strategjik dhe dialogun njerëz-me-njerëz të nivelit të lartë.   /os/

The post PEKIN – Starmer viziton Kinën, e para nga një kryeministër britanik që nga viti 2018 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SIÇILI – Drama e Nishemit: Banorët nuk do të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre

KALTANISETA, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Rrëshqitja e dheut që shkatërroi qytetin Niscemi, një qytet me 30 000 banorë i vendosur 22 kilometra nga Gela në province e Caltanissettës dhe 100 kilometra nga Catania, është katër kilometra e gjatë.

Një mijë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë, zyrat dhe bizneset e vendosura pranë zonës së kuqe.

Shumë familje janë zhvendosur tek të afërmit, ndërsa të tjerë aktualisht po qëndrojnë në palestrën sportive të ngritur për evakuimin.

Niscemi është pothuajse i izoluar. Lagje të tëra – Sante Croci, Trappeto dhe Via Popolo – janë evakuuar. Rrugët kryesore janë të mbyllura.

Në bashkinë e qytetit, kryetari i Bashkisë së Niscemi-t, Massimiliano Conti, po koordinon qendrën e operacioneve, në kontakt të ngushtë me agjencitë kombëtare dhe rajonale të Mbrojtjes Civile dhe Prefekturën e Caltanissetta-s.

“Numri i të evakuuarve po rritet sepse rrëshqitja e dheut nuk është ndalur, kështu që, ndërsa vazhdon të rrëshqasë, fronti i rrëshqitjes së dheut po hyn në qytet dhe bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të rritet numri i të evakuuarve”, paralajmëron kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabio Ciciliano.

“Nëse shtëpia e tyre është pranë rrëshqitje të dheut ata nuk do të kthehen kurrë në shtëpitë e tyre. Ne duhet të sigurojmë edhe komunikim të duhur në këtë situatë”, shton ai.   /os/

The post SIÇILI – Drama e Nishemit: Banorët nuk do të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – ”The Times of Israel”: Netanyahu kërkon marrëveshje të re sigurie me SHBA-në

TEL AVIV, 27 janar /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përgatit bisedime me administratën e Trumpit për një marrëveshje të re 10-vjeçare për sigurinë me SHBA-në, ndërsa kuadri aktual i afrohet skadimit, raportoi sot “The Times of Israel”.

Bisedimet synojnë të zgjerojnë mbështetjen ushtarake amerikane duke theksuar zhvillimin e përbashkët të armëve, bashkëpunimin në teknologjinë e mbrojtjes dhe partneritetet strategjike në vend të granteve të drejtpërdrejta financiare, sipas raportit.

Gil Pinchas, një ish-këshilltar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit tha për “Financial Times” se Izraeli mund të zvogëlojë gradualisht atë që ai e quajti “para falas”. Ai po i referohej rreth 3.8 miliardë dollarëve në vit në grante ushtarake amerikane.

Izraeli dhe SHBA-ja nënshkruan memorandumin e tyre aktual 10-vjeçar të mirëkuptimit në vitin 2016, duke siguruar 38 miliardë dollarë ndihmë ushtarake deri në vitin 2028, përfshirë financimin për sistemet e mbrojtjes nga raketat.

Netanyahu më parë tha se Izraeli shpreson të zvogëlojë varësinë nga ndihma ushtarake amerikane gjatë dekadës së ardhshme ndërsa ekonomia dhe industria e tij e brendshme e mbrojtjes zgjerohen, sipas raportit.

Me mbështetjen e SHBA-së, Izraeli ka nisur një luftë brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 71.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.  /os/

The post FOKUS – ”The Times of Israel”: Netanyahu kërkon marrëveshje të re sigurie me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Irani dëshiron marrëveshje!

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja ka dislokuar mjete shtesë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë një grup goditës me aeroplanmbajtëse.

Në një intervistë për faqen e lajmeve “Axios”, Trump tha se situata me Iranin është “në ndryshim”, duke përmendur mbërritjen e asaj që ai e përshkroi si një “armadë e madhe” pranë Iranit, duke iu referuar dislokimit të një grupi goditës me aeroplanmbajtëse në rajon.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. Kanë telefonuar në shumë raste. Ata duan të flasin”, shtoi ai.

SHBA-ja dislokoi të hënën Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme, ndërsa Washingtoni forcon qëndrimin e tij rajonal. Aeroplanmbajtësja e klasës Nimitz hyri në rajon “për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Çarshinë e Madhe të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të “godasë fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë zbuti retorikën, duke sugjeruar se Teherani ka anuluar qindra ekzekutime të planifikuara.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e “trazirave të armatosura” dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të shkaktonte një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke nxitur sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani, përpara se Uashingtoni të njoftonte një armëpushim.   /os/

The post SHBA – Trump: Irani dëshiron marrëveshje! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Meloni: Antisemitizmi është mposhtur përfundimisht, dënojmë bashkëpunimin e regjimit fashist

ROMË, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Fatkeqësisht, pas shumë vitesh, antisemitizmi ende nuk është mposhtur përfundimisht. Është një sëmundje që është rikthyer për t’u përhapur, në forma të reja dhe virulente, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

‘’Sot ne riafirmojmë angazhimin tonë për të parandaluar dhe luftuar çdo aspekt të kësaj murtaje, e cila helmon shoqëritë tona dhe synon të minojë parimet e lirisë dhe respektit që janë themeli i kohezionit shoqëror’’, shtoi ajo.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë emrat dhe mbiemrat e viktimave dhe ripërtërijmë kujtimin e asaj që ndodhi edhe përmes dëshmisë së çmuar të të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre’’, theksoi ajo.

‘’Sot ne festojmë bashkë me ata të cilët nuk hezituan të rrezikonin jetën e tyre për t’iu kundërvënë planit nazist dhe për të shpëtuar jetë të pafajshme. Në këtë ditë, ne dënojmë edhe një herë bashkëpunimin e regjimit fashist në persekutimet, arrestimet dhe deportimet. Një faqe e errët në historinë italiane, e vulosur nga poshtërimi i ligjeve racore të vitit 1938”, përfundoi ajo.   /os/

 

The post ROMË – Meloni: Antisemitizmi është mposhtur përfundimisht, dënojmë bashkëpunimin e regjimit fashist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ODESA – Rusia shkakton dëme kolosale në centralin elektrik të qytetit

ODESA, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse kanë goditur përsëri një termocentral në Odessa, duke shkaktuar dëme “kolosale’’.

“Shkatërrimi është kolosal dhe puna e riparimit do të zgjasë shumë për të rikthyer pajisjet në gjendje pune”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Ndërkohë, sulmet me drone në qytetin ukrainas ka lënë 23 të plagosur, me tre persona ende nën rrënoja.

“Vlerësimet paraprake tregojnë se mund të ketë tre persona nën rrënoja”, tha Oleg Kiper, kreu i administratës rajonale të Odessa.   /os/

The post ODESA – Rusia shkakton dëme kolosale në centralin elektrik të qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Evropa përkujton gjenocidin e rreth 6 milionë hebrenjve

ROMË, 27 janar /ATSH/ – 27 janari është Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Dita, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në nëntor 2005, përkujton 27 janarin e 1945 kur trupat sovjetike çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe shfarosjes në Auschwitz-Birkenau.

Holokausti preku thellësisht vendet ku u kryen krimet naziste, me pasoja dhe implikime në të gjithë botën.

Zbulimi i kampit dhe dëshmitë e të mbijetuarve i zbuluan plotësisht botës për herë të parë tmerrin e gjenocidit nazist. Sipas disa historianëve, kjo ngjarje historike duhet të quhet “hapja e kampit të Auschwitzit” ose “zbulimi i kampit të Auschwitzit”.

Hapja e portave të kampit zbuloi jo vetëm shumë dëshmitarë të tragjedisë, por edhe metodat e torturës dhe shfarosjes të përdorura në atë kamp përqendrimi nazist.

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit 2026, në mbarë Evropën janë planifikuar aktivitete të cilat do të nderojnë viktimat e tmerrit nazist.

Programi përfshin takime, shfaqje filmash, koncerte, shfaqje teatrale, turne dhe ekspozita për të riafirmuar vlerat e lirisë, drejtësisë dhe respektit për dinjitetin njerëzor.

Holokausti ishte gjenocidi i afërsisht 6 milionë hebrenjve midis viteve 1941 dhe 1945, për të cilin autoritetet e Gjermanisë naziste, aleatët dhe bashkëpunëtorët e tyre ishin përgjegjës.

Hebrenjtë ishin viktimat kryesore midis grupeve të konsideruara nga nazistët si “të padëshirueshme” ose “inferiore” për arsye politike ose racore.

Si zgjerim, termi “Holokaust” nganjëherë i referohet të gjitha viktimave të persekutimit sistematik nazist dhe vrasjeve masive, duke përfshirë shfarosjen e popullit rom, vrasjen e civilëve polakë dhe sllavë, vrasjen e të burgosurve të luftës sovjetikë, kundërshtarëve politikë, disidentëve fetarë si Dëshmitarët e Jehovait dhe Pentekostalët, vrasjet dhe dhunën kundër homoseksualëve, njerëzve me aftësi të kufizuara dhe atyre me ngjyrë.   /os/

The post FOKUS – Evropa përkujton gjenocidin e rreth 6 milionë hebrenjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌