❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reali Madridi mund të rikthehet në garë për Konatën, por vetëm me një kusht



Reali Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimeve në mbrojtjen qendrore për merkato verore, duke vënë në listë disa lojtarë me kontrata që skadojnë.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, mund të rikthehet sërish si një objektiv për gjigantët e La Ligës, por vetëm nëse i ul kërkesat financiare që e kanë bërë transferimin e mundshëm të komplikuar më parë.

Sipas ESPN, Konate ishte një nga objektivat e mundshëm që nga fillimi, por pretendimet e tij të larta e bënë Realin të përjashtohej nga gara. Nëse mbrojtësi pranon të rinegociojë kushtet, interesimi i Madridit mund të rinovohet.

telegrafi.com

Liverpooli, nga ana tjetër, po përpiqet të sigurojë një zgjatje të kontratës së mbrojtësit, i cili skadon brenda gjashtë muajve.

Konate tashmë mund të negociojë një marrëveshje para-kontrate me një klub të huaj, por ende nuk ka arritur akordin me ndonjë prej pretendentëve të mundshëm.

Situata e mbrojtësit francez pritet të jetë një nga temat më të ndjekura të merkatos së verës, ndërsa interesat e klubeve europiane vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/

Fenerbahce zbulon prapaskenat e transferimit të Kantes, ndihma e Erdoganit ishte vendimtare



Fenerbahçe ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kante nga Al-Ittihad, pas njĂ« sagĂ« qĂ« u zgjat deri vonĂ« mbrĂ«mĂ«.

Klubi turk lëshoi sot një deklaratë duke falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Transferimi i Kantes fillimisht ishte bllokuar për shkak të një gabimi nga Al-Ittihad në sistemin TMS të FIFA-s (Transfer Matching System). FIFA e ndaloi përkohësisht lëvizjen, derisa klubi arab dërgoi një formular të plotësuar saktë, duke lejuar që transferimi të miratohej menjëherë.

Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, në emër të klubit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Erdogan në përfundimin e suksesshëm të transferimit:

“Klubi ynĂ« ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e njĂ«rit prej lojtarĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« futbollin botĂ«ror, N’Golo Kante. FalĂ«nderoj Presidentin e RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ«, z. Recep Tayyip Erdogan, pĂ«r mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ« gjatĂ« kĂ«tij procesi, i cili do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk".

TeßekkĂŒrlerimizle

🔗 https://t.co/D1mzOcgdu5 pic.twitter.com/8NQUtZXq4E
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 4, 2026


Në deklaratë u theksua gjithashtu roli i tifozëve: besimi dhe mbështetja e tyre gjatë gjithë procesit kanë shërbyer si motivim dhe burim fuqie për klubin. Fenerbahçe përfundoi deklaratën me një mesazh për sezonin e ri.

“Tani Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta transferuar kĂ«tĂ« forcĂ« nĂ« fushĂ« dhe pĂ«r tĂ« qenĂ« me ekipin tonĂ«. Do tĂ« besojmĂ« sĂ« bashku, do tĂ« luftojmĂ« sĂ« bashku dhe do tĂ« fitojmĂ« sĂ« bashku", thuhet nĂ« deklaratĂ«n e klubit turk.

Kante pritet të jetë një përforcim kyç për mesfushën e Fenerbahçes dhe për ambiciet e klubit turk këtë sezon./Telegrafi/

Reali i ka në listë dy yjet e PSG-së, njëri nga ta do të transferohet



Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e mesfushës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vitinha-s ose Fabian Ruiz nga Paris Saint-Germain.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, mediumi i cili raporton se drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar diskutime të brendshme për njërin prej dy mesfushorëve.

Sipas ESPN, Vitinha shihet si opsioni ideal pĂ«r “Los Blancos”, megjithatĂ« nĂ« Madrid janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r vĂ«shtirĂ«sinĂ« e madhe qĂ« paraqet negocimi me PSG-nĂ«.

“Vitinha do tĂ« ishte transferimi i Ă«ndrrave, por Real Madridi e di saktĂ«sisht sa e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« largosh njĂ« lojtar nga PSG”, raporton ESPN.

Klubi madrilen beson se reparti i mesfushës ka nevojë për më shumë kreativitet dhe përvojë, veçanërisht në fazën e ndërtimit të lojës, ndaj po analizon alternativa të nivelit të lartë në treg.

Paralelisht me këto plane, Real Madridi po mendon edhe për rikthimin e Nico Paz. Mesfushori argjentinas po kalon një sezon shumë pozitiv si i huazuar te Como në Serie A dhe shihet si një opsion premtues për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/

Ter Stegen i pafat, detyrohet të operohet



Girona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre ter Stegen do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« ndĂ«rhyrjeje kirurgjikale kĂ«tĂ« tĂ« premte, pas dĂ«mtimit nĂ« kofshĂ«n e pasme tĂ« kĂ«mbĂ«s sĂ« majtĂ«.

Klubi njoftoi se shkalla e saktë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit do të përcaktohen vetëm pas procedurës, duke i dhënë fund pasigurisë së ditëve të fundit rreth gjendjes së tij fizike.

Vendimi për operacion u mor pas ekzaminimeve shtesë të kryera gjatë kësaj jave, të cilat treguan se dëmtimi është më serioz sesa ishte vlerësuar fillimisht pas ndeshjes ndaj Oviedos.

Ter Stegen kishte luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me fanellën e Gironës dhe nuk kishte shfaqur shenja të dukshme dhimbjeje gjatë ndeshjes, çka vonoi diagnostikimin e plotë të problemit.

Tashmë, fokusi është zhvendosur te një proces rikuperimi që pritet të jetë i gjatë dhe që ndikon drejtpërdrejt si në planet e klubit katalanas ashtu edhe në objektivat personale të portierit gjerman.

Portieri gjerman ishte transferuar në Montilivi me synimin për të rifituar vazhdimësinë dhe rolin e një lojtari kyç, por kjo dëmtim e ka ndërprerë papritur procesin e përshtatjes.

Nga Girona po tregohet kujdes maksimal dhe nuk pritet të vendoset ndonjë afat konkret për rikthimin në fushë deri pas përfundimit të operacionit. Vetëm atëherë do të ketë një panoramë më të qartë për situatën e portierit, i cili edhe një herë është përballur me një goditje të pafat në një moment delikat të karrierës së tij. /Telegrafi/

Insigne tregon prapaskenat, donte t'i bashkohet gjigantit italian: Do të luaja falas



Lorenzo Insigne është rikthyer zyrtarisht te Pescara, klubi që e lansoi në futbollin e nivelit të lartë.

Para debutimit të tij të dytë me fanellën e skuadrës nga Abruzzo, ish-kapiteni i Napolit u prezantua në një konferencë për shtyp, ku foli për rikthimin, të kaluarën dhe të ardhmen e tij.

Katërmbëdhjetë vjet pas sezonit historik që përfundoi me ngjitjen e Pescarës në Serie A, nën drejtimin e Zdenek Zemanit dhe me emra si Ciro Immobile e Marco Verratti në skuadër, Insigne është sërish pjesë e klubit adriatik. Ndërkohë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Pas largimit nga Napoli si lojtar i lirë dhe një eksperience jo të suksesshme në Kanada, Insigne pranoi se ka pasur kontakte për një rikthim te klubi napolitan, por marrëveshja nuk u konkretizua.

“Kisha oferta tĂ« tjera, por i premtova presidentit se nĂ« Serie B do tĂ« luaja vetĂ«m pĂ«r Pescaran. Me Napolin pati kontakt dhe u shpreha i gatshĂ«m tĂ« luaja edhe falas, por nĂ« fund nuk ndodhi asgjĂ«", deklaroi Insigne.

Aktualisht, Pescara po lufton për mbijetesë në Serie B dhe Insigne beson se skuadra ka mundësi të shmangë rënien nga kategoria.

“Ndihem mirĂ« fizikisht, po stĂ«rvitem me ekipin dhe kam njĂ« program tĂ« personalizuar. Besoj nĂ« mbijetesĂ« dhe shpresoj t’u dhurojmĂ« tifozĂ«ve njĂ« fund sezoni pozitiv,” shtoi ai.

Gjatë konferencës, Insigne ndau edhe një moment emocional, duke zbuluar se ka biseduar së fundmi me Zdenek Zemanin, ish-trajnerin e tij, i cili u largua nga stoli i Pescarës për shkak të problemeve shëndetësore.

“Fola me Zemanin, ishte i lumtur pĂ«r rikthimin tim dhe mĂ« tha ‘mĂ« bĂ«j tĂ« kĂ«naqem’. PĂ«r mua, ai ka qenĂ« si njĂ« baba i dytĂ«,” pĂ«rfundoi Insigne. /Telegrafi/

Barcelona kandidon për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou



Barcelona ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e saj për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar stadiumin Spotify Camp Nou si arenën pritëse të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.

Klubi katalanas u rikthye në Camp Nou vitin e kaluar, edhe pse stadiumi është ende pjesërisht në proces rinovimi. Punimet për modernizimin e plotë të objektit pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, çka do ta bënte stadiumin plotësisht funksional për organizimin e eventeve madhore ndërkombëtare.

Përveç finales së Ligës së Kampionëve, Camp Nou është përmendur edhe si një nga stadiumet e mundshme për Kupën e Botës 2030, e cila do të organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

telegrafi.com

Në deklaratën zyrtare të klubit thuhet se:

“FC Barcelona shpreh zyrtarisht gatishmĂ«rinĂ« e saj pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ«, sĂ« bashku me KĂ«shillin e Qytetit tĂ« BarcelonĂ«s dhe QeverinĂ« e KatalonjĂ«s, nĂ« procesin fillestar tĂ« kandidimit pĂ«r organizimin e Finales sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve 2029, duke propozuar qytetin e BarcelonĂ«s dhe stadiumin Spotify Camp Nou, nĂ« varĂ«si tĂ« homologimit dhe miratimit nga UEFA, me mbĂ«shtetjen e FederatĂ«s MbretĂ«rore Spanjolle tĂ« Futbollit (RFEF).”

Klubi thekson se kjo fazĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« proces paraprak analize dhe vlerĂ«simi, ku tashmĂ« Ă«shtĂ« dorĂ«zuar dokumentacioni fillestar pĂ«r t’i mundĂ«suar UEFA-s tĂ« shqyrtojĂ« pĂ«rshtatshmĂ«rinĂ« e kandidaturĂ«s, nĂ« pĂ«rputhje me protokollet e saj.

Sipas Barcelonës, formalizimi i kandidaturës përfundimtare dhe dorëzimi i dosjes së plotë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm është planifikuar për fillimin e qershorit 2026. /Telegrafi/

Manaj edhe zyrtarisht pjesë e Sivassporit, synon ta rikthejë në elitën turke klubin e tij



Rey Manaj është rikthyer zyrtarisht te Sivasspori pas një aventure gjashtë mujore te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

Sulmuesi shqiptar u prit disa ditë më parë në mënyrë spektakolare nga tifozët e klubit turk.

E sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Sivasspor, derisa ai ka nënshkruar kontratë 3,5 vjeçare dhe do ta bartë fanellën me numër 9.



Manaj te Sivasspori ka luajtur më parë, teksa ka lënë gjurmë duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar në shtatë në tjerë në 63 ndeshje zyrtare.

28-vjeçari ka për qëllim ta rikthejë Sivassporin në Superligën e Turqisë, pasi aktualisht kjo skuadër është në pozitën e 14-të në Ligën e Parë, por që ende ka gjasa për një vend në Play-Off. /Telegrafi/

Zbulohen prapaskenat: Icardi i kishte thënë 'po' Juventusit, por transferimi dështoi në fund



Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues të ri për trajnerin Luciano Spalletti.

Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë, përpjekjet për të marrë Kolo Muani (Tottenham nuk gjeti zëvendësues), Joshua Zirkzee (Manchester United nuk e liroi), Jean-Philippe Mateta (probleme fizike) dhe veçanërisht Mauro Icardi nuk dhanë rezultat.

Sipas “Tuttosport”, argjentinasi kishte shfaqur dĂ«shirĂ« tĂ« madhe pĂ«r t’u rikthyer nĂ« Serie A dhe pĂ«r t’u veshur me fanellĂ«n bardhezi. Icardi i kishte dĂ«rguar Juventusit njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«:

“NĂ«se mĂ« merrni, shĂ«noj 10 gola nĂ« 6 muaj dhe mĂ« konfirmoni edhe sezonin tjetĂ«r”, i ka thĂ«nĂ« Icardi drejtuesve tĂ« Juventusit.

telegrafi.com

Fjala e tij tregonte gatishmërinë për të dhënë gjithçka, pavarësisht së kaluarës si kapiten i Interit dhe disa mospajtimeve me Spallettin.

Megjithatë, transferimi u bllokua nga Galatasaray, që kërkoi 15 milionë euro për 33-vjeçarin, i cili pas gjashtë muajsh do të dilte si lojtar i lirë.

Presidenti i klubit turk, Dursun Ozbek, ngriti çmimin nga frika se Icardi mund të shënonte kundër Galatasaray në play-off-in e Ligës së Kampionëve UEFA ndaj Juventusit, duke sjellë refuzimin përfundimtar të klubit italian.

Juventusi në fund mori vetëm sulmuesin anësorë Jeremie Boga dhe mbeti pa një qendërsulmues, përkundër që Spalletti kërkonte me ngulm. /Telegrafi/

Messi në bisedime me gjigantin turk, por ka një kusht sa i përket ndeshjeve jashtë shtëpisë



Lionel Messi po lidhet me një transferim befasues te Galatasaray, sipas raportimeve nga Turqia.

Ylli argjentinas, fitues i shumëfishtë i Topit të Artë, aktualisht po shijon një pushim pas sezonit të MLS, ku udhëhoqi Inter Miami drejt fitores së tyre të parë në Kupën MLS në vitin 2025.

PĂ«rballĂ« mundĂ«sisĂ« pĂ«r t’u transferuar te gjiganti turk, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, Ă«shtĂ« shprehur optimist. NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r beIN Sports dy muaj mĂ« parĂ« ai tha se Galatasaray ka mundĂ«si pĂ«r ta transferuar Messin.

“Nuk mund tĂ« jetosh pa Ă«ndĂ«rruar. A do ta shohim Messin tĂ« veshĂ« fanellĂ«n e Galatasarayt njĂ« ditĂ«? Situata jonĂ« financiare na lejon tĂ« pyesim pĂ«r Messin pa problem. Kemi rritur nivelin e suksesit tonĂ« dhe kemi konsoliduar stabilitetin financiar”, deklaroi Ozbek.

Sipas gazetarit turk Levent Tuzemen, Galatasaray ka hapur tashmë bisedimet me Messin dhe përfaqësuesit e tij për një transferim potencial para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, huazim katër mujor deri sa të filloj MLS.

Megjithatë, Messi thuhet se ka vendosur një kusht të veçantë: Nëse nënshkruan me klubin, ai kërkon të luajë vetëm në ndeshjet e Galatasarayt në shtëpi, duke shmangur udhëtimet për ndeshjet jashtë fushe në Superligën Turke.

Kandidati për president i Barcelonës zbulon planin strategjik për rikthimin e Messit telegrafi.com

Galatasaray ka aktualisht gjashtë ndeshje të mbetura në shtëpi në ligë, një ndeshje në shtëpi në fazën e grupeve të Kupës së Turqisë dhe një ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve UEFA kundër Juventusit.

Ende nuk është e qartë nëse Messi do të jetë i gatshëm të luajë jashtë fushe në ndeshjen ndaj skuadrës italiane në Ligën e Kampionëve nëse transferimi realizohet.

Afati kalimtar i transferimeve në Turqi mbetet i hapur deri më 6 shkurt, që do të thotë se Galatasaray ka ende mundësi të finalizojë marrëveshjen.

Aktualisht, kampioni në fuqi kryeson tabelën me 49 pikë, tre më shumë se rivalët e Fenerbahçes, dhe kërkon të fitojë titullin e 26-të të ligës në historinë e klubit. /Telegrafi/

Ylli i Real Madridit u përshëndet me të gjithë, por klubi anuloi ofertën në momentet e fundit



Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fran Garcia, ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar, por transferimi i tij përfundoi papritur pa sukses.

Sipas raportimeve nga Marca, Garcia u kishte thĂ«nĂ« lamtumirĂ« tĂ« premten bashkĂ«lojtarĂ«ve dhe stafit teknik tĂ« “Los Blancos”, duke qenĂ« i bindur se do tĂ« transferohej nĂ« formĂ« huazimi te Bournemouth, skuadĂ«r qĂ« garon nĂ« LigĂ«n Premier.

Megjithatë, për habinë e mbrojtësit spanjoll, drejtuesit e Real Madridit vendosën ta refuzojnë ofertën e klubit anglez në momentet e fundit, duke bërë që marrëveshja të dështonte.

Vendimi i klubit madrilen e ka zhgĂ«njyer Garcian, i cili thuhet se ka kĂ«rkuar leje pĂ«r t’u stĂ«rvitur i vetĂ«m ditĂ«n e shtunĂ«, si shenjĂ« pakĂ«naqĂ«sie ndaj situatĂ«s sĂ« krijuar.

Fran Garcia e shihte huazimin te Bournemouth si një mundësi ideale për të ringjallur karrierën e tij, pasi këtë sezon ka hasur vështirësi në sigurimin e minutave të rregullta, kryesisht për shkak të konkurrencës së fortë nga Alvaro Carreras./Telegrafi/

Infantino mbron vendimin e FIFA-s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Çmimin e Paqes Donald Trumpit



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur vendimin e institucionit mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« futbollit botĂ«ror pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Çmimin e Paqes tĂ« FIFA-s ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar rolin e tij nĂ« ndĂ«rmjetĂ«simin e disa konflikteve ndĂ«rkombĂ«tare.

Në një intervistë për Sky News, Infantino deklaroi se Trump ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përpjekjet për paqe.

“Ai luajti njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zgjidhjen e konflikteve dhe shpĂ«toi mijĂ«ra jetĂ«â€, u shpreh presidenti i FIFA-s.

Donald Trump ishte fituesi i parĂ« i kĂ«tij çmimi dhe e pĂ«rshkroi vlerĂ«simin si “njĂ« nga çmimet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« jetĂ«s sime”.

Sipas FIFA-s, arsyeja kryesore për këtë vendim lidhet me rolin e Trump në një marrëveshje paqeje ndërmjet Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, si dhe në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës.

Vendimi i FIFA-s ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku disa zëra kanë hedhur idenë e bojkotimit të Kupës së Botës nga disa vende. Megjithatë, Infantino e ka kundërshtuar me vendosmëri një skenar të tillë.

“Mendoj se nĂ« botĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rçarĂ« dhe agresive, kemi nevojĂ« pĂ«r momente ku njerĂ«zit mund tĂ« bashkohen dhe tĂ« ndajnĂ« pasionin e tyre pĂ«r futbollin”, theksoi ai.

Infantino shtoi gjithashtu se edhe politikania venezueliane Maria Corina Machado, e cila ka fituar Çmimin Nobel pĂ«r Paqen, e mbĂ«shtet vendimin e FIFA-s pĂ«r dhĂ«nien e kĂ«tij çmimi Donald Trumpit. /Telegrafi/

Carragher me lëvdata për Wirtz, e krahason me legjenda të Ligës Premier



Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka vlerësuar lart paraqitjet e mesfushorit gjerman Florian Wirtz në Ligën Premier, duke e cilësuar atë si një nga fitimet më të mëdha të kampionatit anglez pas largimit të Kevin De Bruyne.

Wirtz e pati një fillim të vështirë aventurën e tij te Liverpooli, por në javët e fundit ka treguar rritje të ndjeshme në formë, duke kontribuar me gola dhe asistime, çka ka tërhequr vëmendjen e analistëve dhe ish-futbollistëve.

“Wirtz po pĂ«rmirĂ«sohet gradualisht. Nuk ka asnjĂ« dyshim pĂ«r aftĂ«sitĂ« e tij. Liga Premier humbi Kevin De Bruyne, por fitoi Wirtz. Po flasim pĂ«r lojtarĂ« tĂ« veçantĂ« qĂ« vijnĂ« nĂ« ligĂ«n tonĂ«. E kam parĂ« shumĂ« dhe shpesh pyesja veten nĂ«se ai mund tĂ« arrinte nivelin e De Bruyne”, ka deklaruar Carragher.

Sipas tij, profili i gjermanit ka ngjashmëri me disa nga mesfushorët më të mëdhenj që kanë luajtur në Angli.

“Kur e shoh Wirtzin, mendoj se ai mund tĂ« jetĂ« si David Silva, por ka diçka nga tĂ« dy lojtarĂ«t brenda tij”, shtoi ish-mbrojtĂ«si anglez.

Carragher foli edhe për fillimin e ngadaltë të Wirtz dhe kritikat që ai kishte marrë në ndeshjet e para.

“Nuk jam i sigurt nĂ«se do tĂ« arrijĂ« tĂ« njĂ«jtat shifra si De Bruyne. Por duke folur pĂ«r nisjen e tij tĂ« ngadaltĂ«, pati njĂ« ndeshje jashtĂ« fushe kundĂ«r Manchester Cityt, kur Gary Neville tha se ai dukej si njĂ« fĂ«mijĂ«. Tani ai do tĂ« luajĂ« sĂ«rish kundĂ«r Cityt nĂ« Anfield. Ai nuk Ă«shtĂ« mĂ« fĂ«mijĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e shkĂ«lqyer pĂ«r t’ia mbyllur gojĂ«n Neville”, pĂ«rfundoi Carragher.

Florian Wirtz, 22 vjeç, ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat deri më tani me fanellën e Liverpoolit, duke realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime. /Telegrafi/

“Rennes gjeti njĂ« budalla, futbolli Ă«shtĂ« çmendur” – legjenda franceze shpĂ«rthen ndaj Liverpoolit pas transferimit tĂ« Jacquet



Ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës, Christophe Dugarry, ka reaguar me tone të ashpra ndaj transferimit të qendërmbrojtësit 20-vjeçar Jeremy Jacquet nga Rennes te Liverpooli, duke e cilësuar marrëveshjen si një shembull të çmendurisë së tregut modern të futbollit.

Liverpooli ka paguar 60 milionë euro, ndërsa kontrata përfshin edhe 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke e çuar vlerën totale të transferimit në 72 milionë euro.

Në komentet e tij, Dugarry theksoi se kritikat e tij nuk kishin për qëllim lojtarin, por klubin anglez dhe politikat e tij të transferimeve.

“Nuk dua ta ofendoj djaloshin. Ai nuk ka faj pĂ«r asgjĂ« dhe i uroj gjithĂ« tĂ« mirat, sepse Ă«shtĂ« njĂ« futbollist i mirĂ«. Por kur ke pĂ«rballĂ« njerĂ«z kaq budalla
 bravo Rennes”, u shpreh Dugarry.

We have reached an agreement for the transfer of Jeremy Jacquet from Stade Rennais, with the defender set to join the club ahead of the 2026-27 season, subject to a work permit and international clearance 🙌🔮
— Liverpool FC (@LFC) February 2, 2026

Ai shtoi se klubi francez ka përfituar maksimalisht nga situata në treg.

“Rennes arriti tĂ« gjejĂ« njĂ« budalla si Liverpooli dhe ta shesĂ« pĂ«r 72 milionĂ« euro”, deklaroi ish-futbollisti francez.

Sipas Dugarry-t, problemi shkon përtej një transferimi të vetëm dhe lidhet me mënyrën se si klubet angleze po dominojnë tregun me shpenzime të tepruara.

“Le tĂ« vazhdojnĂ« kĂ«to klube angleze tĂ« shpenzojnĂ« dhjetĂ«ra milionĂ« euro. Futbolli Ă«shtĂ« çmendur. Nuk ka asnjĂ« justifikim pĂ«r kĂ«to shifra”, pĂ«rfundoi ai.

Mësohet sa ndeshje do t'i humbas Bellingham pas lëndimit në fundjavë



Real Madridi konfirmoi sot se mesfushori Jude Bellingham do të mungojë për të paktën një muaj pas dëmtimit që pësoi dje gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecanos.

Anglezi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës së këmbës së majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për disa ndeshje të rëndësishme në La Liga.

Bellingham do t'i mungojë Realit në ndeshjet e La Ligas ndaj Valencia, Real Sociedad dhe Osasunas.

Ai gjithashtu do të humbasë të dyja ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benfica-s.

Rikthimi i Bellingham pritet më 1 mars, në ndeshjen kundër Getafes.

Këtë sezon, mesfushori anglez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 26 ndeshje për Realin. /Telegrafi/

Zyrtare: Mërgim Berisha transferohet te Kaiserslautern



Tanimë është zyrtare, Mërgim Berisha është bërë me skuadër të re, por që ka mbetur në futbollin gjerman.

Sulmuesi kosovar është larguar nga Hoffenheim dhe karrierën do ta vazhdoj në Bundesliga 2 te Kaiserslautern.

Hoffenheim ka ruajtur një pjesë të madhe të kartonit të Berishës nga shitja e ardhshme, derisa 27-vjeçari është shprehur i lumtur për aventurën e re.

“Jam shumĂ« mirĂ«njohĂ«s ndaj 1. FC Kaiserslautern qĂ« mĂ« dha mundĂ«sinĂ« tĂ« provoj veten nĂ« njĂ« klub ambicioz nĂ« njĂ« mjedis shumĂ« tĂ«rheqĂ«s".

"Si futbollist, e njoh atmosferĂ«n nĂ« Betzenberg dhe fuqinĂ« qĂ« mund tĂ« gjenerojĂ« stadiumi, dhe mezi pres ta bĂ«j. Dua ta bĂ«j gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« sezonit njĂ« sukses sĂ« bashku me ekipin dhe, mbi tĂ« gjitha, ta shpĂ«rblej besimin qĂ« menaxhmenti mĂ« ka dhĂ«nĂ« me performancĂ«n time nĂ« fushĂ«â€, tha MĂ«rgim Berisha pas prezantimit.

27-vjeçari do të bartë fanellën me numër 20 te skuadra e tij e re. /Telegrafi/

Protesta e Cristiano Ronaldos thuhet se ndalon Benzeman dhe transferimet e tjera në Arabinë Saudite



Mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh mund të ketë pasoja shumë më të mëdha sesa thjesht mungesa në një takim kampionati.

Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, sulmuesi 40-vjeçar portugez po ndërhyn aktivisht në çështjet e transferimeve, përfshirë edhe lëvizjen e bujshme të Karim Benzemas drejt Al-Hilal.

Ronaldo, i cili nuk raportohet të jetë i lënduar, thuhet se po proteston kundër Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite (PIF), që zotëron Al-Nassr, për shkak të aktivitetit të kufizuar të klubit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

NdĂ«rhyrja e tij ka vonuar transferimin e Benzemas te Al-Hilal dhe gjithashtu ka ndikuar nĂ« marrĂ«veshje tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Mesfushori francez N’Golo Kante ende nuk e ka pĂ«rfunduar transferimin e tij te Fenerbahçe, ndĂ«rsa sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri nuk mund t’i bashkohet Al-Ittihad.

Edhe pse klubet e përfshira i kanë finalizuar marrëveshjet dhe i kanë dorëzuar dokumentet në Ligën Profesioniste Saudite, regjistrimet dhe zyrtarizimet mbeten pezull në pritje të miratimit përfundimtar.

Ndërkohë, merkatoja dimërore e Al-Nassr ka qenë minimale. Klubi ka nënshkruar vetëm me mesfushorin 21-vjeçar irakian Haydeer Abdulkareem nga Al-Zawraa dhe ka huazuar anësorin brazilian Wesley Gassova te Real Sociedad.

Në kontrast, Al-Hilal, nën drejtimin e Simone Inzaghi, ka qenë shumë aktiv në merkato, duke afruar pesë përforcime, përfshirë edhe Benzeman, dhe aktualisht kryeson ligën me tri pikë avantazh ndaj Al-Nassr pas 18 ndeshjeve. /Telegrafi/

Vrioni po rikthehet në Evropë, në bisedime me dy klubet italiane



Giacomo Vrioni është gati të rikthehet në Evropë pas aventurës së tij katërvjeçare në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund eksperiencës në MLS, ku luajti fillimisht me New England Revolution dhe më pas me CF Montreal. Megjithëse rrallëherë ishte protagonist në fushë, ai përfitoi financiarisht nga kontratat e majme përtej Atlantikut.

Sipas shifrave zyrtare, Vrioni ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë gjatë katër viteve të tij në SHBA.

Tashmë, pas një periudhe relativisht në hije në Amerikë, 27-vjeçari synon të nisë gjithçka nga e para në futbollin europian. Megjithatë, interesi për të deri më tani nuk ka qenë maksimal.

Gjithsesi, mediat italiane raportojnĂ« se dy klube tĂ« Serie B kanĂ« shfaqur interes konkret pĂ«r sulmuesin: Cesena dhe Reggiana, tĂ« cilat janĂ« tĂ« gatshme t’i ofrojnĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« treguar vlerat e tij.

Vrioni ka përvojë të mëparshme në futbollin italian dhe aktualisht ndodhet në Itali, ku po pret të finalizojë një marrëveshje me një skuadër të re. /Telegrafi/

Sërish Bero Kingdom triumfues në Prizren



Bero Kingdom e ka vazhduar traditën duke triumfuar në turneun e Alley Oop të organizuar në Prizren.

Turneu që u mbajt ditën e shtunë ishte njëri ndër më të mëdhenjtë, duke grumbulluar 14 ekipe.

Pas më shumë se tre orë, me super ndeshje të zhvilluara në Prizren, ekipi Bero Kingdom në finale fitoi ndaj Double S me rezultat 22:14 dhe fitoi çmimin prej 300 Euro.

Bero Kingdom kishte fituar edhe vitin e kaluar në Prizren, e më pas kishte triumfuar edhe në Alley Oop në super finalen në Prishtinë.

Turneu do të vazhdojë në qytetet tjera, ku skuadrat fituese do të përballen në kryeqytet për trofeun e dytë të këtij Projekti shumë të rëndësishëm.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.

Lewandowski refuzon milionat e arabëve, do qëndrimin te Barcelona



Robert Lewandowski ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona deri në fund të sezonit 2025-26, duke refuzuar disa oferta fitimprurëse nga Arabia Saudite, sipas gazetarit Kerry Hau.

Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar skadon më 30 qershor 2026, duke shënuar vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me klubin katalanas.

Barcelona kishte përfshirë një klauzolë në kontratën fillestare që parashikonte zgjatjen automatike të qëndrimit të tij, dhe për shkak se Lewandowski ka përmbushur kushtet e kërkuara të minutazhit, kontrata e tij është tashmë e garantuar deri në verën e vitit 2026.

PavarĂ«sisht spekulimeve tĂ« shumta rreth sĂ« ardhmes sĂ« tij, Barcelona nuk ka nxituar tĂ« hapĂ« bisedime pĂ«r njĂ« rinovim tĂ« ri, duke preferuar tĂ« presĂ« zhvillimet e pjesĂ«s sĂ« mbetur tĂ« sezonit pĂ«rpara se tĂ« vendosĂ« nĂ«se do t’i ofrojĂ« sulmuesit njĂ« kontratĂ« pĂ«rtej vitit 2026.

telegrafi.com

Raportet sugjerojnë se është diskutuar mundësia e një zgjatjeje njëvjeçare, por asgjë nuk është finalizuar ende dhe situata pritet të qartësohet më afër verës.

Nga ana e tij, Lewandowski mbetet i përqendruar te sezoni aktual dhe synon një përfundim të fortë me Barcelonën, pa u nxituar për vendime afatgjata.

Kjo vjen në një kohë kur ai është përfolur për një transferim të mundshëm jashtë Evropës, përfshirë Major League Soccer apo kampionate të tjera, por sulmuesi veteran duket i vendosur ta përfundojë kontratën e tij në Spanjë. /Telegrafi/

Që nga vera pa ekip, Mirlind Kryeziu i bashkohet skuadrës zvicerane



Winterthur ka siguruar nënshkrimin e saj më të rëndësishëm në betejën për mbijetesë: Mirlind Kryeziu do të forcojë menjëherë repartin defensiv të skuadrës.

Sipas Blick, 29-vjeçari pritet t’i nĂ«nshtrohet vizitĂ«s mjekĂ«sore sot, pas sĂ« cilĂ«s do tĂ« firmosĂ« kontratĂ«n.

Për trajnerin Patrick Rahmen, ky është një tjetër lajm pozitiv pas fitores ndaj Lausanne në fundjavë. Ai jo vetëm që po merr përforcimin e shumëpritur në mbrojtje, por edhe kandidatin ideal.

Kryeziu sjell lidership, shpirt luftarak, përvojë dhe forcë fizike cilësi thelbësore në luftën për të shmangur rënien nga kategoria.

Rahmen dhe Kryeziu njihen prej vitesh. Në dhjetor 2015, trajneri aktual i Winterthur e bëri mbrojtësin kosovar titullar të rregullt te Biel në Challenge League, kur ai ishte ende një lojtar i ri.

Gati dhjetĂ« vjet mĂ« vonĂ«, rrugĂ«t e tyre kryqĂ«zohen sĂ«rish, kĂ«tĂ« herĂ« me objektivin pĂ«r tĂ« realizuar “mrekullinĂ«â€ e qĂ«ndrimit nĂ« SuperligĂ«.

Kryeziu, i lindur në Zurich, ka qenë pa klub që nga vera, por është stërvitur intensivisht për rikthimin e tij. Ai u largua nga FC Zurich pas 20 vitesh, pasi nuk u arrit marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Së fundmi kishte spekulime të forta se reprezentuesi kosovar mund të rikthehej te FC Zurich, sidomos duke parë problemet e mëdha në mbrojtje dhe mungesën e lidershipit në skuadër. Legjenda e klubit, Blerim Xhemaili, kishte kërkuar publikisht rikthimin e tij:

“Mirlindi duhet tĂ« jetĂ« opsioni numĂ«r njĂ« pĂ«r FCZ. Duke pasur parasysh performancĂ«n e fundit nĂ« mbrojtje, ai duhet tĂ« rikthehet, edhe si lider qĂ« mund t’i udhĂ«heqĂ« lojtarĂ«t e rinj", ka deklaruar Xhemaili.

Presidenti i FC Zurich, Ancillo Canepa, konfirmoi se kishte pasur bisedime, por sipas Blick ekzistonte rezistencë e brendshme ndaj rikthimit të tij. Ndërkohë, FC Winterthur ka përfituar nga situata dhe ka siguruar një përforcim shumë të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/

❌