Mbetet nĂ« fuqi fyerja dhe shpifja, PS rrĂ«zon nĂ« parim nismĂ«n âTabakuâ
Sebi Alla Me forcĂ«n e kartonit, pa shumĂ« diskutime, nĂ«ntĂ« deputetĂ«t e mazhorancĂ«s votuan kundĂ«r projektligjit pĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin aktual tĂ« âKodit Penalâ
Në fokus të kësaj nisme ligjore, e inicuar nga deputetja e PD,  Jorida Tabaku, ishte dekriminalizimi i plotë i fyerjes dhe shpifjes, aktualisht në referencë të neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal  në fuqi si dhe disa shtesa në nenet e tjera 237, 238 dhe 261, ku specifikisht kërkohej mbrojtja e gazetarit dhe punonjësve të medias në ushtrim të detyrës.
Nisma
Deputetja Tabaku, nĂ« relacionin e paraqitur para Komisionit pĂ«r ĂĂ«shtjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tyre ndryshimeve jo vetĂ«m nĂ« mbrojtje tĂ« gazetarĂ«ve dhe punonjĂ«sve tĂ« medias, por edhe pĂ«r njĂ« qĂ«llim mĂ« tĂ« madh pĂ«r lirinĂ« e fjalĂ«s dhe mendimit.
Ajo nënvizoi se për draftin e paraqitur ishte punuar më shumë se tre muaj në konsultim të gjerë me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, duke u mbështetur në progres-raportet e BE-së, dokumentet e Këshillit të Evropës dhe diskutimet institucionale të Shqipërisë me këto struktura.
Në fjalën e saj para Komisionit, Tabaku theksoi se liria e shprehjes është një shtyllë themelore e demokracisë dhe se përdorimi i instrumenteve penale për fyerjen dhe shpifjen krijon një efekt frenues mbi gazetarinë dhe debatin publik.
Ajo solli në vëmendje jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rekomandimet e BE-së, të cilat kërkojnë qartësisht shmangien e ndjekjes penale për shpifjen dhe zhvendosjen e mbrojtjes së reputacionit në sferën civile.
Sipas saj, tre vende tĂ« rajonit BosnjĂ«- Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanĂ« dekrimilazizuar shpifjen. Â
PS: âKemi draftin tonĂ«â
Relatori i çështjes, deputeti i PS-sĂ«, Olsi Komici, nĂ« njĂ« qĂ«ndrim fare tĂ« shkurtĂ«r, propozoi rrĂ«zimin e nismĂ«s âTabakuâ.
Mbi arsyet e kĂ«tij rrĂ«zimi dha shpjegim disi mĂ« tĂ« hollĂ«sishĂ«m kreu i Komisionit Parlamentar tĂ« ĂĂ«shtjeve Ligjore dhe AdministratĂ«s Publike Ulsi Manja. âSugjerojmĂ« rrĂ«zimin e nismĂ«s nĂ« parim sepse pĂ«r ato shqetĂ«sime qĂ« ngrenĂ« ka reflektim nĂ« propozimin e qeverisĂ«â, tha Manja.
Më herët kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar gjatë një tryeze me përfaqësues të shoqërisë civile, më tej edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se është dakord me dekriminalizimin e shpifjes vetëm për gazetarët. Të njëjtën qëndrim përforcoi edhe deputeti Manja.
Por deputetja Jorida Tabaku nĂ«nvizoi se nuk mund tĂ« kemi dekriminalizim tĂ« pjesshĂ«m dhe selektiv. âLiria e shprehjes nuk Ă«shtĂ« privilegj profesional, por e drejtĂ« universale,â theksoi ajo
Edhe pse nisma u rrëzua nga shumica, Tabaku nënvizoi se beteja për lirinë e medias dhe kundër padive SLAPP do të vijojë, duke kërkuar që komentet dhe propozimet e saj të merren parasysh në çdo ndryshim të ardhshëm ligjor.
Sipas saj, ky është një test real për vullnetin e shumicës për integrimin europian dhe për respektimin e standardeve themelore të shtetit të së drejtës.
The post Mbetet nĂ« fuqi fyerja dhe shpifja, PS rrĂ«zon nĂ« parim nismĂ«n âTabakuâ appeared first on Faktoje.al.

Shënim: Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garoi në një listë të përbashkët me Nismën Socialdemokrate.*Të dhënat për zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti reflektojnë rezultatet me 99.65 për qind të vendvotimeve të procesuara.Grafika: Doruntina Baftiu | Radio Evropa e LirëBurimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

































