❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese



Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në aktgjykimin e shpallur më 28 janar 2026, në rastin KO325/25, Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të datës 10 tetor 2025, përmes të cilit Raƥiq ishte zgjedhur nënkryetar, pas përdorimit të procedurës së shortit.

Sipas Kushtetueses, Kuvendi ka shkelur nenin 67 të Kushtetutës, në lidhje me dispozitat përkatëse të Rregullores së Kuvendit, duke mos respektuar të drejtën e shumicës së deputetëve të komunitetit serb për të propozuar kandidatin për këtë pozitë.

Gjykata theksoi se mekanizmat e debllokimit, si votimi i përsëritur dhe procedura e shortit, duhet të përdoren vetëm në rrethana përjashtimore dhe në përputhje të plotë me frymën dhe shkronjën e Kushtetutës.

Megjithatë, duke u thirrur në parimin e sigurisë juridike, Gjykata vendosi që ky aktgjykim të mos ketë efekt prapaveprues, ndërsa kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme u refuzua njëzëri. /Telegrafi/


Rama pezullon nga puna tre zyrtarë komunalë pas arrestimit të tyre



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre nga organet e rendit.

“Sot kam marrĂ« vendim pĂ«r pezullimin nga puna tĂ« tre zyrtarĂ«ve komunalĂ«, pas arrestimit tĂ« tyre”, ka shkruar Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai ka bërë të ditur se masa e pezullimit do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, duke theksuar përkushtimin institucional ndaj ligjshmërisë dhe transparencës.

“Pezullimi nga puna do tĂ« jetĂ« nĂ« fuqi deri nĂ« pĂ«rfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqĂ«sore, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ritheksojmĂ« pĂ«rkushtimin pĂ«r ligjshmĂ«ri, transparencĂ« dhe zero tolerancĂ« ndaj korrupsionit”, ka theksuar Rama.

Kryetari i Kryeqytetit ka shtuar se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Institucioni i Kryeqytetit do tĂ« bashkĂ«punojĂ« plotĂ«sisht me organet e drejtĂ«sisĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme administrative nĂ« pĂ«rputhje me ligjin”, ka deklaruar ai.

NĂ« fund, Rama ka theksuar se shĂ«rbimet publike duhet tĂ« ushtrohen me integritet dhe pĂ«rgjegjĂ«si, duke nĂ«nvizuar parimin se “askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin”. /Telegrafi/


Zgjidhet problemi i ngrohjes nĂ« shkollĂ«n “Fazli Greiçevci” nĂ« VerrnicĂ« tĂ« MitrovicĂ«s



Drejtoria e Arsimit ka zgjidhur problemin e ngrohjes nĂ« shkollĂ«n “Fazli Greiçevci”, paralelja e ndarĂ« nĂ« VerrnicĂ«, pĂ«rmes vendosjes sĂ« njĂ« kaldaje tĂ« re, duke pĂ«rmirĂ«suar kushtet pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe stafin arsimor.

Sipas njoftimit, kaldaja është siguruar si donacion nga Drejtoria e Shëndetësisë, në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në komunë.

Drejtori i Arsimit, Shefki Begu, ka shprehur falënderim ndaj Drejtorisë së Shëndetësisë për këtë mbështetje, si dhe ndaj ekipeve punuese që mundësuan instalimin dhe vënien në funksion të kaldajës.

Nga komuna bëhet e ditur se ky veprim dëshmon përkushtimin institucional për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe të sigurta për procesin mësimor, si dhe për ngritjen e standardeve infrastrukturore në institucionet arsimore. /Telegrafi/


Funksionalizohet zyra e Gjendjes Civile në Spitalin Rajonal të Mitrovicës



Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë së Administratës, ka bërë funksionalizimin e shërbimeve të Gjendjes Civile brenda Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, me qëllim të lehtësimit të procedurave administrative për qytetarët.

Me kĂ«tĂ« rast, nĂ«nkryetari i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s, Enis Osmani, sĂ« bashku me drejtorin e AdministratĂ«s, Alban Fejzullahu, kanĂ« vizituar sot kĂ«tĂ« zyrĂ« pĂ«r t’u informuar nga afĂ«r rreth shĂ«rbimeve qĂ« ofrohen dhe kushteve nĂ« tĂ« cilat operon ajo.

Sipas njoftimit, për disa muaj kjo zyrë kishte qenë jashtë funksionit, duke i detyruar nënat lehona që për regjistrimin e fëmijëve dhe kryerjen e procedurave të tjera administrative të shkonin në objektin e komunës.

Me rikthimin e shĂ«rbimeve tĂ« Gjendjes Civile nĂ« ambientet e spitalit, qytetarĂ«ve u ofrohet mundĂ«sia qĂ« kĂ«to procedura t’i kryejnĂ« mĂ« lehtĂ« dhe mĂ« shpejt, pa pasur nevojĂ« pĂ«r udhĂ«time tĂ« panevojshme, duke rritur kĂ«shtu efikasitetin dhe komoditetin e shĂ«rbimeve publike. /Telegrafi/


Ligjëratë informuese në Drenas në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Kancerin e Qafës së Mitrës



Komuna e Drenasit, në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Kancerin e Qafës së Mitrës dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të organizojë një ligjëratë informuese dhe edukuese me qëllim të rritjes së vetëdijes për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin për shëndetin e gruas.

Ligjërata do të mbahet më 2 shkurt 2026, duke filluar nga ora 13:00, në sallën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, kati i tretë. Ajo do të ligjërohet nga Dr. Afrodita Sejda.

Nga Komuna e Drenasit bëhet e ditur se kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet që mund të parandalohet dhe të trajtohet me sukses, nëse zbulohet në fazat e hershme.

Me këtë rast, ftohen të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në ligjëratë dhe të informohen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, përfshirë Pap testin dhe testimin për HPV, faktorët e rrezikut, vaksinimin, si dhe mënyrat e parandalimit dhe kujdesit për shëndetin.

Autoritetet komunale theksojnë se kujdesi për shëndetin e gruas mbetet prioritet dhe inkurajojnë pjesëmarrjen sa më të gjerë në këtë aktivitet ndërgjegjësues. /Telegrafi/


Gjuajtje me armĂ« zjarri nĂ« rrugĂ«n “Zahir Pajaziti” nĂ« PodujevĂ«, policia arreston tĂ« dyshuarin



NjĂ« rast i gjuajtjes me armĂ« zjarri Ă«shtĂ« raportuar rreth orĂ«s 13:30 nĂ« rrugĂ«n “Zahir Pajaziti” nĂ« PodujevĂ«, ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r Rajonin e PrishtinĂ«s, Flora Ahmeti.

“Rreth orĂ«s 13:30 Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« gjuajtje me armĂ« zjarri nĂ« rrugĂ«n ‘Zahir Pajaziti’ nĂ« PodujevĂ«. MenjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« informatĂ«s, policia ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

“Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat qĂ« karakterizojnĂ« rastin”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat fillestare, nuk raportohet pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar”, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r Rajonin e PrishtinĂ«s. /Telegrafi/

Vetëvendosje dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat



Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për të nisur hetime lidhur me kontratën prej 950 mijë eurosh të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas asamblistit tĂ« VV-sĂ«, Çlirim GĂ«rbeshi, kontrata Ă«shtĂ« negociuar pa njoftim paraprak dhe dyshohet se nuk i pĂ«rmbush ligjet nĂ« fuqi.

VV-ja konsideron se procesi që ka paraprirë lidhjes së saj tregon indicie serioze dhe kërkon vlerësim nga institucionet kompetente.

“Ne kemi dorĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« hetuar kontratĂ«n e komunĂ«s pĂ«r menaxhimin e mbeturinave, e cila sipas vlerĂ«simit tonĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me rregullat ligjore. Çdo devijim nga transparenca dhe ligjshmĂ«ria duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigje ligjore. QytetarĂ«t e PrishtinĂ«s meritojnĂ« qeverisje tĂ« ndershme, jo marrĂ«veshje tĂ« dyshimta qĂ« dĂ«mtojnĂ« interesin publik”, ka shkruar GĂ«rbeshi nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook.

Kjo kontratë, e dhënë për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, është shpallur përmes një procedure të negociuar pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, gjë që sipas VV-së, krijon hapësirë për shqetësime ligjore dhe hetim institucional. /Telegrafi/


Komuna e PrishtinĂ«s hap konkurs pĂ«r projektimin e memorialit pĂ«rkujtimor “Adem Jashari”



Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs publik për projektimin e një memoriali përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij, me një buxhet të parashikuar prej 150 mijë eurosh.

Memoriali ka për qëllim të përjetësojë kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari, një simbol i lirisë.

RĂ«nia e komandantit tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Adem Jashari, bashkĂ« me 58 anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« gra, fĂ«mijĂ« dhe pleq, mbetet njĂ« ngjarje historike e jashtĂ«zakonshme pĂ«r idealin e lirisĂ«.

Sipas konceptit të konkursit, memoriali do të vendoset në një hapësirë publike në kryeqytet, me qëllim që kjo sakrificë të integrohet në jetën urbane dhe të shërbejë si një pikë reflektimi dhe përkujtimi për qytetarët.

Lokacioni i parashikuar për ndërtimin e memorialit është në qendër të Prishtinës, mes ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Xhamisë së Gurit.

Memoriali do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e projektit urban pĂ«r ndĂ«rlidhjen e shĂ«titores ekzistuese qĂ« pĂ«rfundon nĂ« sheshin “Ibrahim Rugova” dhe vazhdon drejt pjesĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« qytetit, pĂ«rmes njĂ« nĂ«nkalimi nĂ« rrugĂ«n “Agim Ramadani”.

Rruga “Agim Ramadani” planifikohet tĂ« bĂ«het nĂ«ntokĂ«sore, ndĂ«rsa sipĂ«r saj do tĂ« krijohet njĂ« pllato pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, ku do tĂ« vendoset memoriali dhe hapĂ«sira pĂ«rreth tij, e cila Ă«shtĂ« edhe objekti i konkursit pĂ«r dizajn urban. /Telegrafi/

I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës pas ndërhyrjes emergjente



NjĂ« 37-vjeçare nga Mitrovica i Ă«shtĂ« shpĂ«tuar jeta falĂ« ndĂ«rhyrjes emergjente tĂ« stafit tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m “Sami Haxhibeqiri”.

Pacientja B. SH. (1988) u paraqit në Shërbimin Emergjent në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të shokut hemorragjik për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Pas ekzaminimeve laboratorike dhe ultrasonografike, u diagnostikua njĂ« shtatzĂ«ni ektopike cornuale, njĂ« rast i rrallĂ« qĂ« paraqitet nĂ« 2–4% tĂ« shtatzĂ«nive jashtĂ« mitrĂ«s, i shoqĂ«ruar me gjakderdhje masive dhe rrezik tĂ« lartĂ« pĂ«r jetĂ«n e pacientes.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinuar të stafit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me ekipin e Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Anestezionit dhe shërbimet mbështetëse, u krye një laparotomi urgjente, e cila rezultoi vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientes.

Ky rast tregon përkushtimin profesional, koordinimin multidisiplinar dhe kapacitetin e stafit të spitalit për menaxhimin e rasteve më komplekse, duke shpëtuar jetë dhe duke dëshmuar gatishmërinë e personelit mjekësor në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/



Situata në rrugët e Obiliqit pas rrëshqitjes së dheut



Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ka realizuar intervenimin për largimin e dheut që kishte rrëshqitur në rrugë si pasojë e reshjeve të fundit.

GjatĂ« punimeve, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe trajtimi dhe pastrimi i plotĂ« i rrugĂ«s “Hasan Prishtina”, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« sigurisĂ« pĂ«r qytetarĂ«t dhe pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« trafik, si dhe pĂ«r normalizimin e qarkullimit nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor.

Komuna e Obiliqit ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin korrekt, duke theksuar rëndësinë e veprimeve të koordinuara për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve. /Telegrafi/


Sukses ndërkombëtar i nxënësve nga Fushë Kosova, medalje në Inteligjencë Artificiale, Biologji dhe Matematikë



Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, ka pritur në takim vëllezërit Gjin dhe Lum Rrahmani, nxënës të dalluar që kanë përfaqësuar vendin tonë në gara ndërkombëtare.

VĂ«llezĂ«rit Rrahmani morĂ«n pjesĂ« nga 10–16 janar nĂ« garat “Neo Science” dhe “Coding Olympiad”, tĂ« mbajtura nĂ« Orlando, Florida, SHBA, ku arritĂ«n rezultate tĂ« jashtĂ«zakonshme:

Medalje e artĂ« (vendi i parĂ«) nĂ« InteligjencĂ« Artificiale – Gjin dhe Lum Rrahmani;

Medalje e artĂ« “Best of the Best” nĂ« Biologji – Gjin Rrahmani;

Medalje e bronztĂ« (vendi i tretĂ«) nĂ« MatematikĂ« – Gjin dhe Lum Rrahmani;

Gjin dhe Lum Rrahmani kanë përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Holandë, Egjipt, SHBA dhe Malajzi, duke fituar çmime dhe medalje të arta në matematika, shkencë, kodim, inteligjencë artificiale dhe gjuhë angleze.

Komuna e Fushë Kosovës i ka vlerësuar lart këto arritje dhe shpreh mbështetje për sukseset e të rinjve, të cilët me përkushtim dhe dije po e përfaqësojnë denjësisht komunën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/


Inspektohet deponia e mbeturinave në Koshtovë dhe identifikohen deponi ilegale



Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve në Komunën e Mitrovicës, Arjeta Beqiri Hyseni, ka realizuar një inspektim në deponinë e mbeturinave në fshatin Koshtovë, me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe funksionimit të saj.

Gjatë vizitës, drejtoresha u informua lidhur me gjendjen e përgjithshme të deponisë, funksionimin e sistemit të ajrimit, si dhe sfidat që po paraqiten në menaxhimin e këtij lokacioni.

Po ashtu, ajo inspektoi disa pika të deponive ilegale në fshatrat Vinarc dhe Koshtovë, ku theksoi nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe për një angazhim të përbashkët institucional, me qëllim të pastrimit të lokacioneve dhe parandalimit të krijimit të deponive të reja ilegale.

“Drejtoria pĂ«r Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r njĂ« mjedis mĂ« tĂ« pastĂ«r dhe mĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t”, ka deklaruar drejtoresha Arjeta Beqiri Hyseni. /Telegrafi/


Fshati Dedaj i Prizrenit mbetet pa ujë



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Gjakova” ka njoftuar se si pasojĂ« e njĂ« intervenimi teknik nĂ« pusetĂ«n e ujĂ«matĂ«sit kryesor nĂ« fshatin Dedaj, NjĂ«sia Prizren, do tĂ« ketĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë të gjithë konsumatorët e fshatit Dedaj dhe do të zgjasë deri në riparimin e plotë të defektit.

Nga KRU “Gjakova” u kĂ«rkohet mirĂ«kuptim qytetarĂ«ve tĂ« prekur nga kjo ndĂ«rprerje, duke theksuar se ekipet teknike janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« pĂ«r rikthimin sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« furnizimit me ujĂ«. /Telegrafi/


Mostra gjaku për identifikim, intensifikohen veprimet për 104 personat e pagjetur në Mitrovicë



Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, Ramadan Beshiri, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Personave të Pagjetur në Mitrovicë dhe zyrtarë të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZHK), me qëllim të koordinimit të veprimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, nga Departamenti për Krime Lufte, si dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët prezantuan informacione lidhur me procedurat aktuale të identifikimit.

Gjatë takimit, drejtori Beshiri njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë marrë mostra gjaku nga familjarët, me qëllim të identifikimit dhe krahasimit me mbetjet mortore që ndodhen në morg.

Po ashtu, u bë e ditur se sipas të dhënave zyrtare, në territorin e Komunës së Mitrovicës figurojnë 104 persona të pagjetur, ndërsa në nivel të Kosovës numri i personave të zhdukur arrin në 1,571.

“BashkĂ«ndjejmĂ« dhimbjen dhe shpresĂ«n me familjet e personave tĂ« pagjetur”, ka theksuar drejtori Beshiri, duke ritheksuar pĂ«rkushtimin institucional pĂ«r vazhdimin e pĂ«rpjekjeve drejt zbardhjes sĂ« plotĂ« tĂ« fatit tĂ« tyre. /Telegrafi/

Nis programi për prindërit e rinj në Mitrovicë



Drejtoria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« MitrovicĂ« ka njoftuar pĂ«r fillimin e programit “Klasat pĂ«r NĂ«na dhe Grupet pĂ«r Prindrim (0–3 vjeç)”, i cili do tĂ« mbahet nĂ« QendrĂ«n Kryesore tĂ« MjekĂ«sisĂ« Familjare nĂ« MitrovicĂ«.

Sipas njoftimit, programi është konceptuar si mbështetje e drejtpërdrejtë dhe profesionale për nënat dhe baballarët gjatë viteve të para të jetës së fëmijës, një periudhë që konsiderohet ndër më të rëndësishmet dhe më sfidueset për zhvillimin e tij.

Këto klasa udhëhiqen nga profesioniste shëndetësore të përkushtuara, përfshirë infektologen Albulena Ramadani dhe maminë Fatmire Azemi, të cilat do të ofrojnë informata të sigurta dhe të bazuara në praktika mjekësore dhe evidencë shkencore.

Në kuadër të programit, prindërit do të kenë mundësi të marrin udhëzime të qarta për kujdesin ditor, ushqyerjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës, si dhe mbështetje emocionale, duke krijuar një hapësirë për pyetje, ndarje përvojash dhe diskutime të hapura.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë theksohet se, në një kohë kur informacionet në internet dhe rrjetet sociale janë shpesh kontradiktore ose të pasakta, këto klasa synojnë të ofrojnë dije të besueshme dhe profesionale, të ndërtuara mbi përvojë dhe kujdes të vazhdueshëm për familjen.

Autoritetet shëndetësore ftojnë prindërit që të bëhen pjesë e këtij programi, duke theksuar se prindërimi i informuar kontribuon në rritjen e fëmijëve më të shëndetshëm dhe në ndërtimin e familjeve më të forta. /Telegrafi/


Fillojnë hetimet për vdekjen e nxënësit që ra në lumin e Gadimes



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e nxënësit që ra në lumin e Gadimes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh, rasti është iniciuar më 27 janar 2026, pasi policia ka pranuar informacion se viktima nuk ishte kthyer në shtëpi.

Me fillimin e kërkimeve, nxënësi është gjetur në lum nga një dëshmitar mashkull kosovar.

"Lidhur me rastin, pas pranimit tĂ« njĂ« informate se viktima mashkull kosovar nuk Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shtĂ«pi, ka filluar kĂ«rkimi i tij me ç’rast nga dĂ«shmitari mashkull kosovar i njĂ«jti Ă«shtĂ« gjetur nĂ« lum", thuhet fillimisht nĂ« raport, pĂ«rcjell Telegrafi.

"Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë".

"Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar", përfundon njoftimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes. /Telegrafi/

“God Bless America” trazon publikun nĂ« natĂ«n e katĂ«rt tĂ« festivalit “Talia e FlakĂ«s 2026” nĂ« Gjilan



Festivali i DramĂ«s Origjinale Shqipe “Talia e FlakĂ«s 2026” ka vijuar nĂ« Gjilan me natĂ«n e katĂ«rt tĂ« programit, ku u shfaq drama “God Bless America” me tekst dhe regji tĂ« Fatos BerishĂ«s, e prezantuar jashtĂ« konkurrencĂ«s.

Edhe pse shfaqja kishte pasur repriza të mëhershme, salla ishte e mbushur, duke dëshmuar interesimin e madh të publikut për këtë realizim skenik. Vepra rrëfen historinë e katër shokëve të cilët, pas një trajnimi nga një menaxher biznesi dhe udhëzimeve nga kisha, nisen nëpër shtete të Amerikës për të shitur Bibla dhe materiale religjioze. Rrugëtimi i tyre shoqërohet me situata komike dhe dramatike, ku dështimet e njëpasnjëshme, të kushtëzuara nga bindjet fetare, qëndrimet e bashkëshortes apo rrethanat shoqërore, ndërtojnë kulmin dramaturgjik të shfaqjes.

Në epilog, një akt spontan solidarizimi gjatë një udhëtimi personal shpalos ironinë e fatit dhe përcjell mesazhin se kuptimi njerëzor shpesh shfaqet përtej interesit material dhe kalkulimeve pragmatike.

Ekipi i aktorëve, falë përvojës së tyre profesionale, ka ruajtur një komunikim të vazhdueshëm me publikun, duke e ngritur nivelin interpretativ të shfaqjes. Në këtë realizim skenik interpretuan Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Ali Demi, Aurita Agushi, Alban Shahiqi, Artan Selimi, Bashkim Nexhipi, Safete Mustafa-Baftiu, Mejreme Berisha, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.

Edhe nĂ« kĂ«tĂ« natĂ« nuk mungoi prania e zyrtarĂ«ve institucionalĂ«, pĂ«rfshirĂ« kryesuesen e Kuvendit Komunal tĂ« Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku. GjatĂ« ditĂ«ve tĂ« kaluara, festivalin e kanĂ« vizituar edhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« institucionalĂ«, nĂ« mesin e tyre ministri i KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, Hajrullah Çeku, duke konfirmuar mbĂ«shtetjen institucionale pĂ«r kĂ«tĂ« manifestim kulturor.

Nata pĂ«rmbyllĂ«se e “Talia e FlakĂ«s 2026” mbahet mĂ« 28 janar, kur publiku do tĂ« ndjekĂ« shfaqjen “GĂ«rrdia” nga Trupa e Teatrit KombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s, me autorĂ«si dhe regji tĂ« Astrit Kabashit. NĂ« skenĂ« do tĂ« interpretojnĂ« Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena, me skenografi nga Arben Shala, kostumografi nga Yllka Brada dhe muzikĂ« nga Memli Kelmendi.

Programi i manifestimit “Flaka e janarit 2026” vijon mĂ« 29 janar me “Yjet e FlakĂ«s”, festivalin e kĂ«ngĂ«ve pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe koncertin kushtuar kĂ«ngĂ«ve tĂ« Jusuf GĂ«rvallĂ«s, ndĂ«rsa mĂ« 30 janar mbahet “Fest Flaka”, festivali i kĂ«ngĂ«s shqipe. Aktivitetet letrare dhe enigmatike janĂ« paraparĂ« pĂ«r 31 janar, ndĂ«rsa manifestimi pĂ«rmbyllet me Gala MbrĂ«mjen, ku do tĂ« shpallen fituesit nĂ« tĂ« gjitha kategoritĂ« artistike dhe krijuese. /Telegrafi/


Komuna e Kaçanikut njofton për regjistrimin e detyrueshëm të përfituesve të subvencioneve në SIMFK



Komuna e Kaçanikut njofton të gjithë qytetarët që përfitojnë subvencione dhe mbështetje financiare nga Komuna, përfshirë nenat lehona sipas vendimeve për ndarjen e mjeteve financiare, se Thesari i Republikës së Kosovës ka funksionalizuar shërbimin digjital për regjistrimin e përfituesve përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Në këtë kuadër, të gjithë përfituesit janë të obliguar të regjistrohen në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK), shërbim që ofrohet në platformën e-Kosova nën ikonën e Thesarit.

Komuna njofton se:

  • Regjistrimi nĂ« SIMFK Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rfituesit qĂ« realizojnĂ« pagesa pĂ«rmes Thesarit, pĂ«rfshirĂ« pagesat e subvencioneve dhe transfereve nga Komuna.
  • Thesari nuk pranon mĂ« regjistrime manuale; çdo pĂ«rfitues duhet tĂ« aprovohet ekskluzivisht pĂ«rmes platformĂ«s e-Kosova.
  • Pagesa e subvencionit nuk mund tĂ« ekzekutohet nĂ«se pĂ«rfituesi nuk Ă«shtĂ« i regjistruar dhe i aprovuar nĂ« SIMFK.
  • TĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare duhet tĂ« jenĂ« tĂ« sakta dhe tĂ« pĂ«rditĂ«suara, pĂ«r tĂ« shmangur vonesa nĂ« ekzekutimin e pagesave.

Komuna e Kaçanikut fton të gjithë përfituesit që të kryejnë regjistrimin në kohë dhe me të dhëna të sakta, për të siguruar realizimin pa pengesa të pagesave përmes Thesarit të Republikës së Kosovës.

Udhëzues dhe më shumë informata: https://mfpt.rks-gov.net/Thesari/Page/41. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës ofron kurse profesionale falas për të papunët



Komuna e KamenicĂ«s njofton se Qendra pĂ«r AftĂ«sim Profesional – QAP Gjilan, nĂ« kuadĂ«r tĂ« AgjencisĂ« sĂ« PunĂ«simit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s / MFPT, ofron kurse profesionale intensive, tĂ« certifikuara dhe falas, tĂ« pĂ«rshtatura sipas kĂ«rkesave tĂ« tregut tĂ« punĂ«s.

Pjesëmarrësve u mundësohet:

  • PjesĂ«marrje pa pagesĂ«
  • PjesĂ«marrje pĂ«r persona tĂ« papunĂ«
  • MundĂ«si reale pĂ«r integrim nĂ« tregun e punĂ«s

Regjistrimi mund të bëhet përmes Zyrave të Punësimit në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Zyrën e Punësimit përkatëse. /Telegrafi/


KRU “Hidrodrini” nis aksion pĂ«r shkyçjen e konsumatorĂ«ve borxhlinj nĂ« Istog



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Hidrodrini” njofton se NjĂ«sia Operative nĂ« Istog, nĂ« bashkĂ«punim me inspektorĂ«t rajonalĂ« tĂ« kompanisĂ«, ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« aksion pĂ«r shkyçjen nga rrjeti i ujĂ«sjellĂ«sit tĂ« konsumatorĂ«ve me obligime tĂ« papaguara.

Sipas njoftimit, aksioni po realizohet nga inspektorët rajonalë, të mbështetur edhe nga stafi i Njësisë Operative përkatëse, ndërsa pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Nga KRU “Hidrodrini” u bĂ«het thirrje tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«ve borxhlinj qĂ« t’i pĂ«rgjigjen shlyerjes sĂ« obligimeve financiare ndaj kompanisĂ«, me qĂ«llim tĂ« shmangies sĂ« masave tĂ« mĂ«tejshme administrative. /Telegrafi/


❌