Rasti i gazetares Liridona Vejseli, SHGM: Gjykata solli një vendim problematik të shkallës së parë për lirinë e shprehjes

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ndaj rastit të gazetares Liridona Vejseli, pasi e njejta u gjobit me 700 euro për shkak të përmendjes së emrit të një gjyqtari.
NĂ« aktgjykim, gjykata thekson se:âVejseli Ă«shtĂ« fajtore sepse mĂ« 28.10.2024, nĂ« kundĂ«rshtim me kushtet e pĂ«rcaktuara me ligj dhe pa pĂ«lqimin e gjyqtarit tĂ« dĂ«mtuar, ka pĂ«rdorur tĂ« dhĂ«nat e tij personale nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nĂ« rrjetet sociale Instagram dhe TikTok ka publikuar video nĂ« tĂ« cilat ka keqpĂ«rdorur tĂ« dhĂ«nat personale tĂ« gjyqtarit tĂ« dĂ«mtuar, emrin dhe mbiemrin e tij, me çârast i ka dĂ«mtuar nderin dhe reputacionin, si dhe veprimtarinĂ« e tij profesionale qĂ« e ka ushtruar si gjyqtar nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« TetovĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se 37 vjet.â
SHGM në reagimin e tyre vlerëson se ky aktgjykim i shkallës së parë dërgon një sinjal shumë të keq për lirinë e shprehjes në vend.
"Ndjekja penale e gazetarĂ«ve pĂ«r publikimin e emrit dhe mbiemrit tĂ« personave publikĂ«, veçanĂ«risht tĂ« gjyqtarĂ«ve, rrit presionin mbi gazetarinĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n e publikut pĂ«r tâu informuar", thuhet nĂ« reagim.
Nga ana e SHGM-së i është ofruar ndihmë juridike Vejselit dhe procesi do të ndiqet me kujdes në procedurën ankimore.
"Ekziston mundësia për korrigjimin e aktgjykimit nga gjykatat më të larta, por ky rast edhe një herë thekson problemin e procedurave të izoluara gjyqësore që mund të veprojnë si presion ndaj mediave. Emri dhe mbiemri i një gjyqtari janë të dhëna publike dhe është absurde që publikimi i emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari konkret të trajtohet si shkelje e së drejtës së privatësisë.
Për rikujtim, gjatë vitit 2025 janë regjistruar disa raste që tregojnë se vendime të caktuara gjyqësore mund të ndikojnë drejtpërdrejt në lirinë e mediave. SHGM mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe të drejtës së tyre për informim të lirë dhe të sigurt të publikut", thuhet në reagimin e SHGM-së.






































