BRUKSEL – BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit
BRUKSEL, 29 janar /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për sanksione të reja ndaj Iranit si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave antiqeveritare dhe mbështetjes së vazhdueshme të Teheranit për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Sipas kësaj mase, rreth 30 individë dhe subjekte janë sanksionuar me ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi.
Emrat do të publikohen së shpejti nga BE-ja, por ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot tha se ata që janë në shënjestër përfshijnë ‘’anëtarë të qeverisë, prokurorë, udhëheqës të njësive policore, anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare, ata që janë përgjegjës për bllokimin e internetit”.
Raportet sugjerojnë se midis 3 000 dhe 10 000 protestues u vranë në shtypjen e dhunshme të demonstratave që kanë përfshirë Iranin.
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel sugjeruan se deri në 30 000 njerëz mund të jenë vrarë gjatë valës së dhunës.
Shkalla e brutalitetit çoi gjithashtu në rritjen e mbështetjes brenda BE-së për të përcaktuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë terroriste, me një vendim nga ministrat që pritet sot. /os/
The post BRUKSEL – BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.