Al-Ittihad refuzon gjigantin italian për Moussa Diabyn

Anësori i Al-Ittihad, Moussa Diaby, është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Interit në këtë merkato dimri, me zikaltërit që po punojnë intensivisht për të mbyllur transferimin e tij para përfundimit të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve, Interi ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin francez, por oferta e parë e klubit italian është refuzuar nga gjigantët sauditë.
Gazetari Fabrice Hawkins bën të ditur se propozimi i Interit ishte një huazim me opsion blerjeje në vlerën e 35 milionë eurove, por Al-Ittihad nuk është bindur nga kjo formulë.
Klubi saudit, i drejtuar nga trajneri Sergio Conceicao, thuhet se kërkon një shitje të përhershme për t’u ndarë me Diabyn që në mes të sezonit.
Megjithatë, Interi mbetet i vendosur për të finalizuar transferimin në ditët në vijim. Madje, trajneri i zikaltërve, Cristian Chivu, raportohet se e ka kontaktuar personalisht Diabyn për t’i prezantuar projektin sportiv dhe rolin që do të kishte në skuadër.
Merkatoja mbetet e hapur dhe pritet të shihet nëse Interi do të rikthehet me një ofertë të re për të bindur Al-Ittihad. /Telegrafi/










PSG planifikon t’i ofrojë ‘kontratë të përjetshme’ Enriques 







26/01/2026 14:47- Real Madridi po e vëzhgon yllin e Romës 



















