❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MF: Borxhi publik i shtetit arrin në 10,064,1 milionë euro



Borxhi publik i shtetit, deri më 31 dhjetor 2025, arrin në 10,064,1 milionë euro, që përbën 59,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi sot Ministria e Financave.

Sipas ministres resor Gordana Dimitrieska Koçoska, kjo shumë e borxhit publik është një tregues i qartë dhe i fortë për përpjekjet drejt financave publike të qëndrueshme dhe konsolidimit fiskal, dhe njëkohësisht do të thotë edhe respektim i kritereve të Maastrichtit, sipas të cilave borxhi publik duhet të jetë nën 60 për qind të PBB-së.

“Duhet tĂ« jem e sinqertĂ« dhe tĂ« them se sipas parashikimeve tona, nĂ« pĂ«rputhje me StrategjinĂ« pĂ«r Menaxhimin e Borxhit Publik, edhe pse Ministria e Financave ka punuar shumĂ«, ishte parashikuar qĂ« borxhi tĂ« lĂ«vizte pak mbi 60 pĂ«r qind. Por, edhe njĂ«herĂ« mund tĂ« tregojmĂ« dhe dĂ«shmojmĂ« se me punĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar, planifikim tĂ« kujdesshĂ«m dhe kontroll tĂ« rreptĂ« tĂ« çdo shpenzimi, duke u kujdesur pĂ«r çdo shpenzim jo vetĂ«m tĂ« qeverisĂ« qendrore, por edhe pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si shpenzohen kreditet qĂ« tĂ«rhiqen nga ndĂ«rmarrjet publike dhe shoqĂ«ritĂ« aksionere, mund tĂ« arrijmĂ« rezultate edhe mĂ« shpejt se sa kemi pritur”, deklaroi Dimitrieska Koçoska.

Ministrja e Financave sqaroi se niveli më i ulët i borxhit publik krahasuar me pritshmëritë i atribuohet kryesisht shpenzimit të kujdesshëm në kuadër të buxhetit qendror, por edhe tërheqjes së kontrolluar dhe me faza të mjeteve kreditore nga ndërmarrjet publike.

Në këtë proces, ajo theksoi se një rol të rëndësishëm luajnë Sektori i Buxheteve në Ministrinë e Financave, i cili ndjek në mënyrë të vazhdueshme gjendjet dhe raportet financiare të këtyre shoqërive, si dhe Sektori për Financat Ndërkombëtare, përmes të cilit realizohet tërheqja e mjeteve.

E pyetur për pritshmëritë për lëvizjen e borxhit publik deri në fund të vitit, ministrja tha se nuk pret që të tejkalohet 60 për qind, por shtoi se do të shihet si do të rrjedhë viti, i cili në masë të madhe varet nga realizimi i të ardhurave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi publik i jashtëm arrin në 4,493,9 milionë euro, ndërsa borxhi publik i brendshëm është 4,570,2 milionë euro. Borxhi shtetëror deri në fund të vitit 2025 arrin në 538,253,1 milionë euro, përkatësisht 51,8 për qind të PBB-së, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm.

Gashi: Shpresoj se do tĂ« arrijmĂ« te njĂ« Kod Zgjedhor qĂ« do t’i pĂ«rmbushĂ« kriteret e tĂ« gjitha partive politike



Partitë politike kanë propozuar emrat për anëtarë të grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe të njëjtat i janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i këtij dikasteri, Igor Filkov, ka premtuar së shpejti formimin e këtij trupi negociues.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, bisedimet do të zhvillohen në Kuvend me një dinamikë të shtuar.

“Shpresoj se shumĂ« shpejt do tĂ« formohet grupi punues, i cili besoj se do tĂ« punojĂ« me njĂ« dinamikĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar, do tĂ« punojĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« parimit tĂ« konsensualitetit, tĂ« gjithĂ« pĂ«rfshirjes, inkluzivitetit dhe duke qenĂ« kĂ«tu nĂ« Kuvend, duke u zhvilluar ky dialog, jam i bindur se do tĂ« arrijmĂ« te njĂ« Kod Zgjedhor, qĂ« do t’i pĂ«rmbushĂ« kriteret edhe tĂ« partive politike dhe tĂ« gjitha subjekteve tĂ« tjera tĂ« pĂ«rfshira nĂ« procesin zgjedhor", tha Gashi.

Kryeministrit Hristijan Mickoski mbetet që modeli zgjedhor nga gjashtë njësi të shkrihet në një njësi zgjedhore. VLEN-i në pushtet dhe BDI-ja kërkojnë lista të hapura, por ende nuk e kanë të kristalizuar qëndrimin për modelin zgjedhor.

Mucunski: Këshilli i Evropës mori vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorues me Maqedoninë



Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, njoftoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorues me shtetin tonë, një proces që ishte hapur në vitin 2000.

Siç theksoi Mucunski, ky vendim përbën një njohje të rëndësishme institucionale për përparimin dhe përkushtimin e shtetit ndaj parimeve dhe standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe një konfirmim të qartë të progresit të arritur në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.

Ministri theksoi se meritë e veçantë për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi afatgjatë ka delegacioni maqedonas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga deputetet Marija Petrushevska dhe Ivanka Vasilevska, si dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të Evropës.

Mucunski tha se ky vendim përfaqëson një sukses të rëndësishëm dhe një konfirmim të qartë të përkushtimit, profesionalizmit dhe efektivitetit të diplomacisë maqedonase në avancimin dhe mbrojtjen e vlerave themelore evropiane.

Gashi-Pamer: Austria ka mbështetur gjithmonë zhvillimin e vendit tonë



Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.

"Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer.
Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe për rrugën europiane të vendit tonë. Falënderova Ambasadorin për kontributin e tij të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e vendit", thuhet në njoftimin për media lëshuar nga kabineti i Gashit.

Toshkovski: MPB-ja ende nuk ka dorëzuar deri te Qeveria sistematizimin e ri



Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha sot se nuk do të lejoj kurrë që siguria të rrezikohet në asnjë qytet në Maqedoni me emërime, shkarkime, largime ose ndonjë riorganizim tjetër të strukturave të brendshme të MPB-së.

Duke iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« deputetĂ«ve, Toshkovski theksoi se nĂ« dy vitet e fundit, siguria e qytetarĂ«ve ka qenĂ« shumĂ« e favorshme, veçanĂ«risht nĂ«se merren parasysh shifrat totale tĂ« krimit tĂ« cilat, siç pĂ«rmendi, “janĂ« mĂ« tĂ« mirat nĂ« 20 vitet e fundit”.
Ministri informoi gjithashtu se MPB-ja deri te qeveria ende nuk ka dorëzuar sistematizimin e ri.

“Stacionet policore nĂ« DibĂ«r, StrumicĂ«, Shtip, Saraj, Ilinden do tĂ« punojnĂ« sipas ligjit dhe sistematizimit. NjĂ« sistematizim i ri ende nuk i Ă«shtĂ« propozuar QeverisĂ« nga MPB-ja dhe Qeveria nuk ka miratuar njĂ« sistematizim tĂ« ri pĂ«r punĂ«n e MPB-sĂ«. Kur tĂ« pĂ«rgatitet njĂ« sistematizim i ri nga shĂ«rbimet e MPB-sĂ«, ai do t’i propozohet QeverisĂ« dhe kur ajo ta miratojĂ«, ne do tĂ« vazhdojmĂ« ta implementojmĂ«. Gjithçka qĂ« kemi bĂ«rĂ« nĂ« 1.5-2 vitet e fundit tregon se siguria e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m nĂ« krahasim me mĂ« parĂ«, veçanĂ«risht nĂ«se merren parasysh shifrat pĂ«r kriminalitetin total. Shifrat janĂ« mĂ« tĂ« mirat nĂ« 20 vitet e fundit”, theksoi Toshkovski.

Bllokimi i transportuesve, Mucunski-Kos: Nevojitet reagim i shpejtë që t'i shmangim efektet negative mbi ekonominë vendore



Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos.

Fokusi i bisedës ishte vendosur te sfidat aktuale ekonomike dhe procesi i eurointegrimit, njoftuan nga Ministria.

“BashkĂ«biseduesit shkĂ«mbyen mendime pĂ«r gjetjen e njĂ« zgjidhjeje konkrete dhe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen transportuesit profesionalĂ«, si dhe pĂ«r çështjen qĂ« lidhet me tarifat pĂ«r çelikun. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ministri Mucunski theksoi nevojĂ«n pĂ«r njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar, me qĂ«llim shmangien e efekteve shtesĂ« negative mbi ekonominĂ« vendase”, thuhet nĂ« njoftim.

Në kontekst të rrugës eurointegruese të shtetit, ministri Mucunski konfirmoi përkushtimin e qartë dhe të fortë ndaj procesit reformues, sigurimin e vazhdimësisë në zbatimin e tij, si dhe miratimin e ligjeve që janë pjesë përbërëse e agjendës evropiane.

Durmishi: Jemi për rritje të pagës minimale nëse dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit



Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi deklaroi sot se që të ketë rritje të pagës minimale, duhet të merren parasysh stabiliteti ekonomik, inflacioni dhe shumë kritere tjera. Ai tha se qeveria është për rritje të pagës minimale nëse dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit.

“Ne jemi aty pĂ«r tĂ« ndihmuar, duke marrĂ« parasysh produktivitetin nĂ« vendin tonĂ«, i cili, pĂ«r shkak tĂ« politikave tĂ« gabuara nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, Ă«shtĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t nga tĂ« gjitha vendet nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor, por edhe nĂ« krahasim me vendet e tjera. Administrata shtetĂ«rore Ă«shtĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe sektorit privat nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« krijojĂ« vende tĂ« reja pune, tĂ« ulĂ« papunĂ«sinĂ« dhe tĂ« rrisĂ« ekonominĂ«â€, tha Durmishi.

Ai për pagën minimale thotë se ekziston një formulë dhe metodologji, të cilën edhe qeveria e mëparshme, siç tha, e ka respektuar.

“Ka marrĂ«veshje midis sindikatave, MinistrisĂ« dhe QeverisĂ«. QĂ«ndrimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi i formulimit, i cili Ă«shtĂ« nĂ« fuqi. Ne kemi KĂ«shill ekonomik, ku duhet tĂ« diskutohet paga minimale. Dhe si çdo pikĂ« tjetĂ«r, edhe kjo merret nĂ« konsideratĂ« kur mbahen ato takime. Ne vazhdimisht themi se jemi aty pĂ«r tĂ« ndihmuar tĂ« dyja palĂ«t. Ne punojmĂ« pĂ«r interesin e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, siç janĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«sit, punĂ«torĂ«t dhe sindikatat. ÇfarĂ«do marrĂ«veshjeje qĂ« arrihet, ne jemi aty pĂ«r ta mbĂ«shtetur. NĂ« fund tĂ« fundit, punonjĂ«sit nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore duhet t’i shĂ«rbejnĂ« sektorit privat dhe ne e arrijmĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rmes masave nga Ministria e EkonomisĂ« dhe PunĂ«s, siç kemi plan operativ, pĂ«rkrahje pĂ«r ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme. Ne e dimĂ« se shtylla kryesore e vendit tonĂ« janĂ« ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme”, tha Durmishi.

Ai përkujtoi se vitin e kaluar kemi pasur 4,1 për qind inflacion dhe, siç tha, nuk ka pasur rritje të çmimeve, konkretisht për produktet ushqimore, ku duhej të reagohet.

“Projeksionet tona ja nĂ« qĂ« inflacioni tĂ« jetĂ« nĂ«n tre pĂ«r qind dhe punojmĂ« nĂ« kĂ«tĂ«. Lidhur me produktet ushqimore, nĂ« tre muajt e fundit tĂ« vitit, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Entit shtetĂ«ror pĂ«r statistikĂ«, kĂ«to pordukte kanĂ« ulje tĂ« çmimeve. Ashtu edhe do tĂ« vazhdojmĂ«, e kjo qartĂ« tregon se politikat tona kanĂ« efekt”, tha Durmishi.

Bllokimi i transportuesve, Siljanovska-Davkova: Problemi duhet të zgjidhet, po preken interesat kombëtare, rajonale dhe evropiane



Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova tha se pret zgjidhjet të problemit me transportuesit e mallrave dhe se bllokada e tyre të merr fund.

"Pres zgjidhje të problemit, mendoj se tashmë manifeston vetëdije dhe përgjegjësi, veçanërisht pasi çështja është rajonale, por siç e thashë tashmë, nuk bëhet fjalë vetëm për interesa rajonale, por për interesa evropiane, sepse po flasim për kompani që vijnë edhe nga vende të tjera", deklaroi Siljanovska-Davkova.

Sipas saj, zgjidhja për problemin e transportit është e nevojshme, sepse kjo çështje nuk është vetëm kombëtare, por edhe rajonale dhe evropiane.

“Pres qĂ« tĂ« gjejnĂ« zgjidhje, tĂ« gjejnĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« veprimi qĂ« do t’i trajtojĂ« transportuesit si subjekte, subjekte ekonomike qĂ« kontribuojnĂ« jo vetĂ«m nĂ« ekonominĂ« e vendit dhe atĂ« rajonale, por edhe nĂ« atĂ« evropiane”, shtoi Siljanovska-Davkova.

Presidentja tha se çështja targeton rajonin, madje, siç shton, ka të bëjë me pjesëmarrjen tonë në NATO.

“Pse? Sepse nĂ«se ekonomia jonĂ« bie pa asnjĂ« faj tonin dhe nĂ«se rritja ekonomike ngadalĂ«sohet, atĂ«herĂ« aftĂ«sia jonĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« alokimet, pĂ«rfshirĂ« ato pĂ«r NATO-n, Ă«shtĂ« sigurisht njĂ« problem edhe pĂ«r NATO-n. Prandaj ne presim mirĂ«kuptim dhe zgjidhje”, thekson Siljanovska-Davkova.

Sali: "Safe City" do të shtrihet gradualisht në gjithë territorin e vendit



Në ditën e parë të implementimit të projektit Safe City në Shkup, sipas zëvendëskryeministrit Bekim Sali, janë regjistruar mbi 150 mijë kundërvajtje, ndërsa ditën e nesërme ky numër ka rënë në 50%, rreth 60 mijë.

Ai për TVM2 tha se pritshmëritë janë që numri i kundërvajtjeve të ulet në 2-3 mijë deri në momentin e aplikimit të plotë të sistemit.

“DomethĂ«nĂ« kemi rĂ«nie drastike tĂ« kundĂ«rvajtjeve, dhe sipas informacionit nga Qendra pĂ«r UrgjencĂ« nĂ« Shkup, numri i aksidenteve dhe i personave qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m”, deklaroi Sali.

Ai theksoi gjithashtu se investimi i parë i sistemit është bërë në zonat më të ndjeshme të vendit, duke përfshirë qytetet më të mëdha, dhe se kjo do të vazhdojë gradualisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sali sqaroi se projekti nuk ka të bëjë me ndërprerjen e aksionit vetëm në tre qytete, por përkundrazi, do të shtrihet në të gjitha qytetet për të garantuar mbrojtje për qytetarët.

Projekti Safe City synon përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbikëqyrjen e zonave urbane përmes teknologjisë, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm të kundërvajtjeve dhe aksidenteve në qytetet ku është implementuar.

Mexhiti: Marrëveshja "fituesi me fituesin" u arrit në vitin 2007, BDI e theu në vitin 2016



NjĂ«ri nga liderĂ«t e koalicionit VLEN, njĂ«herit kryetar i komunĂ«s sĂ« Çairit, Izet Mexhiti nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r TV21 ka folur pĂ«r takimin e liderĂ«ve tĂ« thirrur nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se ai kishte propozuar qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« takim VLEN-i tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet nga kryetari i komunĂ«s sĂ« TetovĂ«s Bilall Kasami.

Mexhiti më tej komentoi se nuk ka një rradhitje se kush në cilin takim do të jetë por që brenda VLEN-it bëhet punë ekipore duke shtuar se kjo e bën VLEN-in kështu si është.

Mexhiti pĂ«rmendi edhe marrĂ«veshjen e vitit 2007 kur nĂ« atĂ« kohĂ« si pjesĂ« e BDI-sĂ« u aritĂ« marrĂ«veshja qĂ« “fituesi me fituesin” tĂ« formoj qeverinĂ« qĂ« nĂ«nkuptonte se fituesi tek pala maqedonase dhe fituesi te pala shqiptare tĂ« krijojnĂ« institucionet e sistemit por qĂ« sipas Mexhitit kjo fatkeqĂ«sisht nuk u funksionalizua me njĂ« ligj.

Kjo marrëveshje më vonë në vitin 2016 u thye nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por që sipas Mexhitit po ashtu nuk ishte gabim se iu dha fund një sistemi të keq.

Gjykatësit nesër do të zgjedhin anëtar të Këshillit Gjyqësor nga komunitetet joshumicë



Gjyqtarët nesër do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë.

Të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor kanë të drejtë vote. Votimi fillon në orën 8 të mëngjesit dhe zgjat deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në vend, pas së cilës rezultatet do të shpallen në një seancë publike.

Në listën e kandidatëve, gjyqtarët në zgjedhje të drejtpërdrejta do të votojnë për një nga gjashtë kandidatët: Afrim Jakupi (gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gostivar), Sadulla Izairi (gjyqtar i Gjykatës Themelore Tetovë), Ylber Hasani (gjyqtar i Gjykatës Themelore Civile Shkup), Hasan Asani (gjyqtar/kryetar i Gjykatës Themelore Tetovë), Xhemali Saiti (gjyqtar i Gjykatës Supreme) dhe Shpresa Grainca Osmani (gjyqtare e Gjykatës Themelore Penale Shkup).

Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjyqtarin Osman Shabani, nga Gjykata e Apelit Shkup, si kryetar të Komisionit për Zbatimin e Zgjedhjeve dhe gjyqtarin nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Ilija Tërpkov, si zëvendës të tij.

Këshilli Gjyqësor publikoi njoftimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komunitetit që përbën më shumë se 20% të popullsisë më 20 nëntor të vitit 2025.

Zgjedhja zëvendëson gjyqtarin Hanif Zendeli, nga Gjykata e Apelit e Gostivarit, mandati gjashtëvjeçar i të cilit po skadon. Zendeli u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë më 22 janar të vitit 2020.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Parlamenti dhe dy anëtarë emërohen nga presidentja e shtetit. Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë janë gjithashtu anëtarë pa të drejtë vote. Ata zgjidhen për një mandat prej gjashtë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.

Gashi-Shjaojan: Për Kinën, Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm në bashkëpunim



Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Xhiang Shjaojan, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

ShĂ«rbimi pĂ«r informim i Kuvendit njoftoi se Gashi shprehu kĂ«naqĂ«si tĂ« madhe pĂ«r takimin dhe theksoi se “pret qĂ« miqĂ«sia e sinqertĂ« qĂ« ekziston midis tĂ« dy vendeve tĂ« forcohet dhe tĂ« avancohet mĂ« tej nĂ« tĂ« ardhmen”.

“Ai theksoi se megjithĂ«se tĂ« dy vendet janĂ« gjeografikisht tĂ« largĂ«ta, marrĂ«dhĂ«niet midis tyre po zhvillohen nĂ« frymĂ«n e mirĂ«kuptimit dhe respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«. Republika e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut vazhdimisht e afirmon qĂ«ndrimin e ekzistimit tĂ« ‘njĂ« Kinë’, si dhe qĂ«ndrimin se Qeveria e RepublikĂ«s Popullore tĂ« KinĂ«s Ă«shtĂ« Qeveria e vetme legjitime e popullit kinez, dheTajvani Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e pandashme e territorit kinez”, theksohet nĂ« kumtesĂ«.

Ambasadorja Shjaojan informoi për të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Republika Popullore e Kinës për të thelluar bashkëpunimin midis të dy vendeve në fusha të tilla si arsimi, kultura, shkenca, shëndetësia, mjekësia, etj.

“Ajo theksoi se pĂ«r KinĂ«n, vendi ynĂ« Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«kryq i disa qytetĂ«rimeve, njĂ« urĂ« lidhĂ«se midis Lindjes dhe PerĂ«ndimit dhe njĂ« partner i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rajon. TĂ« dy bashkĂ«biseduesit ranĂ« dakord se nĂ« tĂ« ardhmen ka shumĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r bashkĂ«punim, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e digjitalizimit dhe inteligjencĂ«s artificiale, veçanĂ«risht nĂ« kohĂ«n kur Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut po punon seriozisht pĂ«r digjitalizimin e plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha proceseve tĂ« punĂ«s nĂ« parlament”, njofton shĂ«rbimi pĂ«r informim i Kuvendit.

Zgjedhjet lokale në Bogdanc, tre të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zgjedhore



Janë ngritur kallëzime penale ndaj tre personave për keqpërdorim të të dhënave personale dhe falsifikim dokumentesh gjatë zgjedhjeve lokale në Bogdanc.

Ata kanë tentuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, të dorëzojnë një listë kandidatësh për anëtarë të Këshillit të Komunës së Bogdancit.

Sipas kallëzimit të Njësisë për Punë të Brendshme në Gjevgjeli, një 40-vjeçar nga Bogdanci, gjatë muajit shtator 2025, pa pëlqim ka përdorur të dhënat personale nga letërnjoftimi dhe pasaporta e nënës së tij dhe e një personi tjetër, të cilat më pas ia ka dorëzuar një 33-vjeçari nga Shkupi.

I dyshuari nga Shkupi i ka përdorur këto të dhëna në procedurën e kandidimit pranë Komisionit Zgjedhor Komunal në Bogdanc, ku janë falsifikuar edhe nënshkrimet e personave, të dhënat e të cilëve ishin keqpërdorur.

I dyshuari i tretë, një 45-vjeçar nga Shkupi, sipas kallëzimit, më 13 shtator 2025 në Bogdanc ua ka dorëzuar dokumentet e rreme anëtarëve të Komisionit Zgjedhor Komunal, me qëllim dorëzimin e listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit Komunal.

Ndaj tĂ« dyshuarve janĂ« ngritur kallĂ«zime penale pĂ«r veprat “keqpĂ«rdorim i tĂ« dhĂ«nave personale”, “falsifikim dokumentesh” dhe “ndihmĂ« nĂ« falsifikim”, ndĂ«rsa procedura vazhdon pranĂ« organeve kompetente.

Trendafilov: Nëse nuk ka rritje të pagave, do të bllokojmë rrugët dhe do të kemi grevë



Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot përmes protestës kërkuan pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje prej 100 eurosh për të gjitha pagat e tjera.

Protesta e LSM-së filloi para simbolit të luftës punëtoret, Shtëpisë së Punëtorëve, vazhdoi para Kuvendit, pastaj Odës së Tregtisë dhe Qeverisë. Ata thanë se nëse edhe këtë herë Qeveria nuk do të ulet për të negociuar zgjidhjen e kësaj çështjeje, do të vazhdojnë me bllokime të rrugëve dhe institucioneve ku shkelën më së shumti të drejtat e punëtorëve dhe me bllokimin e gjithë shtetit përmes grevës së përgjithshme në sektorin privat dhe publik.

“Do tĂ« pasojnĂ« bllokime, do tĂ« pasojĂ« greva e pĂ«rgjithshme. Dhe do tĂ« vijĂ« ajo qĂ« do t’ju bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« dĂ«m. Do tĂ« mbledhim 10,000 nĂ«nshkrime, me tĂ« cilat do tĂ« bĂ«hemi propozues tĂ« autorizuar dhe do tĂ« kĂ«rkojmĂ« qĂ« t’ju ulet 80 pĂ«rqind tĂ« pagave tuaja. Dhe do tĂ« kĂ«rkojmĂ« tĂ« rrisni pagĂ«n minimale nĂ« 600 euro dhe tĂ« rrisni pagat e tjera sĂ« paku pĂ«r 6,000 denarĂ«. Do t’ju vendosim nĂ« test. Do tĂ« votoni pĂ«r veten kundrejt njerĂ«zve qĂ« ju kanĂ« votuar, apo do tĂ« votoni pĂ«r njerĂ«zit qĂ« me votĂ«n e tyre ju mundĂ«sojnĂ« luksin tuaj”, deklaroi Sllobodan Trendafilov – kryetar i LSM-sĂ«.

Nga LSM njoftuan se shpenzimet vjetore janë rritur për6.000 denarë, teksa nuk është ndërmarrë asnjë masë për mbrotjen e punëtorëve të cilët me pagat aktuale vetëm se mbijetojnë.

Ministria e Energjetikës me memorandum bashkëpunimi me UNDP-në, për partneritet për të ardhmen energjetike



Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim që vendoset një kornizë e qartë dhe afatgjatë për veprim të përbashkët në fushën e energjisë, efikasitetit të energjisë, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Memorandumi e nënshkroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.

Me Memorandumi forcohet bashkëpunimi institucional midis dy palëve dhe hap hapësirë për aktivitete të koordinuara që synojnë një tranzicion të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë, duke forcuar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë energjetike të shtetit, si dhe duke përmbushur objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare të klimës, njoftoi MEMBM.

“Ky Memorandum paraqet njĂ« konfirmim tĂ« fortĂ« tĂ« angazhimit tonĂ« pĂ«r njĂ« tranzicion modern, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« drejtĂ« tĂ« energjisĂ«. PĂ«rmes partneritetit me UNDP-nĂ«, marrim ekspertizĂ« dhe mbĂ«shtetje shtesĂ« pĂ«r krijimin dhe zbatimin e politikave qĂ« sjellin pĂ«rfitime konkrete pĂ«r qytetarĂ«t, ekonominĂ« dhe mjedisin”, deklaroi ministrja e EnergjetikĂ«s, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

BashkĂ«punimi do tĂ« realizohet nĂ« pĂ«rputhje me prioritetet kombĂ«tare dhe Dokumentin e Programit KombĂ«tar tĂ« UNDP-sĂ« pĂ«r RepublikĂ«n e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut pĂ«r periudhĂ«n 2026–2030, me njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« menaxhimin e mirĂ«, transparencĂ«n dhe pĂ«rfshirjen aktive tĂ« publikut nĂ« proceset e vendimmarrjes nĂ« lidhje me energjinĂ«.

“UNDP mbetet njĂ« partner i pĂ«rkushtuar i institucioneve tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut nĂ« pĂ«rparimin e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Ky Memorandum krijon njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r punĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« sektorin e energjisĂ«, me njĂ« fokus nĂ« energjinĂ« e pastĂ«r, uljen e emetimeve dhe dialogun publik gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”, theksoi pĂ«rfaqĂ«suesi i pĂ«rhershĂ«m i UNDP-sĂ«, Armen Grigorjan.

Memorandumi parashikon aktivitete të përbashkëta në zhvillimin e sektorit të energjisë, menaxhimin e minierave dhe burimeve minerale, uljen e emetimeve të gazrave serrë përmes përdorimit të shtuar të burimeve të rinovueshme dhe masave të efikasitetit të energjisë, si dhe mbështetje në përpunimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare, legjislacionit dhe planeve të veprimit në fushën e energjetikës.

Veçanërisht një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit synon forcimin e kapaciteteve institucionale, teknike dhe njerëzore, përmes ndërtimit të ekspertizës dhe përmirësimit të proceseve për krijimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe përparimin e transparencës dhe dialogut publik gjithëpërfshirës, me vëmendje të veçantë për të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme të qytetarëve. Në kuadër të partneriteti është paraparë edhe organizimi i përbashkët të ngjarjeve, forumeve dhe iniciativave kombëtare dhe ndërkombëtare të dedikuara për zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik.

Memorandumi është lidhur për një periudhë katërvjeçare, me mundësi për vazhdim, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Energjetikës dhe UNDP-së drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt energjetike për Maqedoninë e Veriut.

Nesër 370 kamionë do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në RMV



Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend.

Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion.

Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor.

Plani Ă«shtĂ« qĂ« bllokadat tĂ« zgjasin shtatĂ« ditĂ«, por protestuesit janĂ« tĂ« gatshĂ«m t’i ndĂ«rpresin ato nĂ«se BE-ja nis negociata pĂ«r zgjidhjen e problemit.

“NĂ«se qoftĂ« ditĂ«n e parĂ« apo tĂ« dytĂ«n dĂ«rgohet sinjal tek institucionet kompetente tĂ« shtetit tonĂ« se do tĂ« zhvillohen takime pĂ«r gjetjen e njĂ« zgjidhjeje, ne menjĂ«herĂ« do ta ndĂ«rpresim bllokadĂ«n. Nuk duam t’i shkaktojmĂ« dĂ«m as vetes, as ekonomisĂ«. Si rajon do tĂ« pĂ«rballemi me njĂ« situatĂ« ku shumĂ« transportues do tĂ« kĂ«rkojnĂ« zgjidhje duke transferuar kapitalin nĂ« shtete tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« çonte nĂ« kolaps tĂ« tĂ«rĂ« ekonomisĂ«,” deklaroi Biljana Muratovska, nga Shoqata e Transportit MakamTrans.

Transportuesit paralajmërojnë se nëse BE-ja nuk gjen mënyrë për tejkalimin e këtij problemi, kjo do të nënkuptojë kolaps për ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

Kostot e transportit do tĂ« rriten shumĂ«fish, e bashkĂ« me to edhe çmimet e produkteve.Nga Qeveria thonĂ« se janĂ« nĂ« komunikim me pĂ«rfaqĂ«suesit evropianĂ« me qĂ«llim gjetjen e njĂ« zgjidhjeje dhe pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje problemet e transportuesve, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r ekonominĂ«.PĂ«rveç transportuesve nga Maqedonia e Veriut, kamionĂ«t nĂ« pikat kufitare do t’i parkojnĂ« edhe transportues nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Nuk do tĂ« ketĂ« pengesa pĂ«r hyrje-daljen e autobusĂ«ve tĂ« udhĂ«tarĂ«ve dhe automjeteve personale.

MSH: Ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë, synohet ndërgjegjësimi i duhanpirësve



Ministria e Shëndetësisë thotë se ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë.

Në njoftimin e fundit shkruajnë se projektligji i ri parashikon masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë nga duhani.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, shpjegon se sistemi synon të ndihmojë duhanpirësit të heqin dorë nga duhani pa u stigmatizuar. Ligji parashikon obligime për zbatimin e programeve parandaluese, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje të gjithanshme gjatë procesit të largimit nga varësia.

Aliu thekson se varësia nga nikotina është një problem shëndetësor publik dhe se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm se trajtimi.

Përveç kësaj, projektligji përcakton inspektoratet përgjegjëse, sanksionet për mosrespektim dhe rolin e autoriteteve lokale në zbatimin e tij.

Kujtojmë se ligji ndalon ekspozimin dhe reklamimin e produkteve me duhan dhe kërkon ruajtjen e tyre në dollapë të mbyllur dhe të errët, pa ndonjë shenjë që të tërheqë klientin.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye bizneset e vogla si kiosqet qĂ« shesin kryesisht produkte si duhani, kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« tranzitore pĂ«r t’u pĂ«rshtatur ose nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n sipas tyre, shumĂ« biznese do tĂ« detyrohen tĂ« mbyllen.

Kallëzime penale kundër katër personave nga Shkupi, rrëmbyen një vajzë 23 vjeçare në Strugë



Policia e Strugës ngriti kallëzime penale kundër katër banorëve të Shkupit të moshës 18 deri në 35 vjeç, të dyshuar për rrëmbimin me dhunë të një vajze 23-vjeçare.

“Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« sĂ« StrugĂ«s ngriti kallĂ«zim penal kundĂ«r A.A. (25), D.K. (35), R.K. (18) dhe R.K. (21), tĂ« gjithĂ« nga Shkupi, pĂ«r shkak tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« bazave tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprave penale “RrĂ«mbim” dhe “BashkĂ«punim nĂ« RrĂ«mbim”, thuhet nĂ« njoftimin e MPB-sĂ«.

TĂ« akuzuarit e kanĂ« kryer krimin nĂ« rrugĂ«n “Marshall Tito” nĂ« StrugĂ«, nĂ« dĂ«m tĂ« njĂ« vajze 23-vjeçare nga Shkupi.

Pasi 25-vjeçari AA e vuri re vajzën, ai e ndoqi atë për një kohë të gjatë dhe më pas e futi me forcë në një makinë pasagjerësh, me ndihmën e tre të pandehurve të tjerë.

"Safe City" në Tetovë, vendosja e shenjave paralajmëruese për radar dhe kamera është në proces



Edhe pse kamerat e sigurisë nga sistemi "Safe City" janë vendosur, në rrugët e Tetovës dhe bulevarde, nuk ka shenja paralajmëruese për kamera apo radar për matje të shpejtësisë, që janë parakusht për funksionimin e kësaj aparature dhe dënimin e vozitësve.

Zëvendës kryetari Albi Qamili, thotë se tenderi për furnizime me sinjalizimin horizontal dhe vertikal është mbyllur dhe është përzgjedhur kompania.

“NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji menjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« hapur prokurimi publik pĂ«r vendosjen e sinjalistikĂ«s ndriçuese, sinjalistikĂ«s vertikale pra tĂ« semaforĂ«ve dhe shenjave tĂ« komunikacionit. ËshtĂ« zgjedhur kompania dhe tani jemi nĂ« fazĂ«n e ankesave dhe besoj se nga fillimi i muaji tĂ« ardhshĂ«m do tĂ« fillojĂ« realizimi apo vendosja e shenjave ku do tĂ« vendosen edhe shenja tĂ« komunikacionit pĂ«r matjen e shpejtĂ«sisĂ« qĂ« korespondon me sistemin “Safe City” i cili pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi mĂ« 1 shkurt. Do tĂ« ketĂ« edhe shenja paralajmĂ«ruese se ka kamera dhe krahas kĂ«saj do tĂ« vendosen edhe semafor tĂ« rinj, ndĂ«rkaq, pjesĂ« e kĂ«tij prokurimi publik janĂ« edhe renovimet e semaforĂ«ve ekzistues.”, tha Qamili.

Kujtojmë se zbatimi i sistemit Safe City do të filloj nga 1 shkurti, me ç'rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të gjobiten.

Kallëzim penal kundër 46 vjeçarit nga Shkupi, mashtroi një të moshuar për aksident të rremë



Nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme njoftojnĂ« se SPB-Manastir ka ngritur kallĂ«zim penal kundĂ«r njĂ« 46 vjeçari nga Shkupi pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “mashtrim” sipas nenit 247 tĂ« Kodit Penal.

Njoftimi i plotë nga MPB:

“MĂ« 25.01.2026, SPB Manastir, nĂ« koordinim me Departamentin e PolicisĂ« Kriminalistike pranĂ« BSP-sĂ«, nĂ« ProkurorinĂ« Themelore Publike Manastir paraqiti kallĂ«zim penal kundĂ«r M.A. (46) nga Shkupi, pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mashtrim” sipas nenit 247 tĂ« Kodit Penal.

MĂ« 11.11.2025, njĂ« 72-vjeçare nga fshati BukovĂ« Ă«shtĂ« mashtruar pĂ«rmes telefonit nga njĂ« person qĂ« u paraqit si inspektor policie dhe e informoi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme se vajza dhe dhĂ«ndri i saj kishin shkaktuar aksident trafiku. NĂ«n kĂ«rcĂ«nim dhe bindje tĂ« rreme, e dĂ«mtuara la 40.000 denarĂ« dhe 1.500 dollarĂ« amerikanĂ« nĂ« njĂ« lokacion tĂ« dakorduar nĂ« Manastir. Pasi ka kuptuar se ngjarja nuk ishte e vĂ«rtetĂ«, rasti Ă«shtĂ« denoncuar nĂ« polici. MĂ« 24.01.2026, i dyshuari Ă«shtĂ« privuar nga liria nĂ« pikĂ«n kufitare QafĂ« ThanĂ« dhe e ka pranuar plotĂ«sisht veprĂ«n”, njoftojnĂ« nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme.

❌