
NjĂ« fotografi jo vĂ«rtet e njĂ« âfantazmeâ duke shĂ«titur nĂ« PrishtinĂ« u shpĂ«rnda me shpejtĂ«si nĂ« rrjete sociale, pĂ«rfundoi nĂ« disa media online dhe u kthye nĂ« temĂ« debati publik.
Imazhi, i krijuar me inteligjencë artificiale, Photoshop apo montazh, nuk ishte real, por ndikimi i tij ishte.
Pa asnjë verifikim, pa burim dhe pa konfirmim zyrtar, një imazh i pavërtetë krijoi hutim, shqetësim dhe madje panik, sidomos te fëmijët dhe prindërit.
Kjo tregoi se sa lehtë mund të manipulohet opinioni publik dhe sa shpejt dështojnë filtrat bazë të informimit në gazetari.
Raste të tilla rikthejnë në vëmendje rrezikun e përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe nevojën urgjente për edukim medial.
Në një kohë kur imazhet dhe videot po bëhen gjithnjë e më bindëse, verifikimi para shpërndarjes nuk është më zgjedhje, është përgjegjësi.
Kjo ishte njĂ« âfantazmĂ«â. NesĂ«r mund tĂ« jetĂ« diçka shumĂ« mĂ« serioze.
Prandaj, para se të besoni apo të shpërndani një lajm: verifikoni burimin, autorin dhe median.
Thjesht, verifikoni. Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.
Raportimi nĂ« disa media pĂ«r njĂ« âfantazmĂ«â qĂ« âshĂ«titetâ nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e KosovĂ«s Ă«shtĂ« i pasaktĂ«, pasi qĂ« bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rmbajtje tĂ« gjeneruar nĂ«pĂ«rmjet InteligjencĂ«s Artificiale (AI).
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto përmbajtje.
âMediat duhet tĂ« kenĂ« kujdes qĂ« pĂ«rmbajtjet e ngjashme tâi verifikojnĂ« dhe tĂ« mos i shpĂ«rndajnĂ«, sepse mund tĂ« shkaktojnĂ« panikâ, thuhet nĂ« reagimin e KMShK-sĂ« me datĂ«n 12 janar.
KMShK bën thirrje që raportimet të bëhen kujdesshëm, të jenë korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës./Telegrafi/.









Foto:Ridvan Slivova






Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova



Foto: Ridvan Slivova








Foto: Floriana Alija




Foto: Ridvan Slivova


Foto: Ridvan Slivova
