❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet pĂ«rgjimi prej afĂ«r 4 vjetĂ«sh, Prokuroria mblodhi 35 orĂ« incizime



Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.

Në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit, Prokuroria e Specializuar, i ka dorëzuar 35 orë audio-incizime si prova, njofton Klan Kosova.

Rëndimi që po i bëhet mbrojtjes me mbi 5 mijë faqe transkripte nuk është ankesa e vetme e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët kanë gjetur se Prokuroria po i ndryshon edhe versionet e përkthimeve të pjesëve ku pretendohet se ish-presidenti u mundua të jap udhëzime për dëshmitarë.

KujtojmĂ« se deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« çështjen kundĂ«r ish-udhĂ«heqĂ«sve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s do tĂ« mbahen nga 9 deri mĂ« 18 shkurt.

Ish-eprorĂ«t e UÇK-sĂ« Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit. TĂ« katĂ«rtit janĂ« deklaruar tĂ« pafajshĂ«m pĂ«r akuzat qĂ« rĂ«ndojnĂ« ndaj tyre.

Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë dhe gjykimi për këtë çështje është caktuar të nisë më 24 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mashtrim në Leposaviq, i dyshuari i merr shokut kartelën bankare dhe ia tërheq 600 euro



NjĂ« rast i veprĂ«s penale “Mashtrim” Ă«shtĂ« raportuar nĂ« komunĂ«n e Leposaviqit,.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 17:15, rasti është raportuar në Stacionin Policor në Leposaviq, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur një ditë më herët.

“Ankuesi dyshohet se Ă«shtĂ« mashtruar nga i dyshuari, i cili Ă«shtĂ« shoku i tij. I dyshuari, me pretekst tĂ« rremĂ« se babai i tij do t’ia kryente njĂ« obligim kreditor qĂ« ankuesi kishte ndaj bankĂ«s, ka arritur tĂ« sigurojĂ« kartelĂ«n bankare tĂ« ankuesit”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Policia bën të ditur se më pas, pa dijeninë dhe pëlqimin e ankuesit, i dyshuari ka tërhequr nga llogaria bankare shumën prej 600 euro.

NĂ« lidhje me rastin, nĂ« stacionin policor Ă«shtĂ« intervistuar i dyshuari D.S. (2003). Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, pas intervistimit, i dyshuari Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt dhe rasti do tĂ« hetohet pĂ«r veprĂ«n penale “Mashtrim”.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve, duke u bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm në dhënien e të dhënave personale dhe bankare.

PĂ«r çdo rast tĂ« dyshimtĂ«, qytetarĂ«t mund tĂ« kontaktojnĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«rmes numrit emergjent 192, linjave pa pagesĂ« ose pĂ«rmes aplikacionit “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€. /Telegrafi/

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera mbi 30 mijë euro



Dogana e Kosovës ka vazhduar me intensitet kontrollet kundër kontrabandës me mallra, me fokus të veçantë në sektorin e barnave.

Së fundmi, njësitë e antikontrabandës kanë zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku gjatë kontrolleve në një poliklinikë private dhe në një barnatore janë sekuestruar barna të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë mbi 30 mijë euro.

“GjatĂ« njĂ« operacioni kundĂ«r kontrabandĂ«s, njĂ«sitĂ« e antikontrabandĂ«s kanĂ« konfiskuar njĂ« sasi barnash tĂ« dyshuara si tĂ« kontrabanduara dhe kanĂ« zbuluar njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« fshehtĂ« (bunker) tĂ« pĂ«rshtatur pĂ«r fshehjen e tyre”, ka njoftuar Dogana e KosovĂ«s.

Gjatë kontrollit në hapësirat e poliklinikës, si dhe në një hapësirë të kamufluar në bodrum, e cila shfrytëzohej për kryerjen e rrezatimeve rentgen, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme barnash pa banderola RKS.

Pas evidentimit dhe verifikimit nga agjencitë kompetente, është konstatuar se janë konfiskuar 1,099 pako barnash pa banderola, të regjistruara sipas specifikacionit zyrtar me vlerë të përgjithshme të vlerësuar mbi 30,000 euro.

Ndër barnat e konfiskuara përfshihen produkte farmaceutike si Nexium, Jardiance, Xarelto, Janumet, Primolut, Microgynon, Cyclo-Progynova, Sintrom, Euthyrox/Eutirox, No-Spa, Ponstan, Diane, si dhe barna të tjera, sipas listës zyrtare të konfiskimit.

Rasti është në procedurë të mëtejme ligjore, ndërsa Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e qarkullimit ilegal të barnave, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, në koordinim me institucionet relevante. /Telegrafi/

Aksident trafiku në Lebushë të Deçanit, tre persona të lënduar



Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 në fshatin Lebushë të Deçanit.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datĂ«n 04.02.2026, rreth orĂ«s 20:05, Policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« aksident i cili ka ndodhur nĂ« fshatin LebushĂ«-Deçan, nĂ« kĂ«tĂ« aksident ishin tĂ« involvuara 2 vetura dhe si pasojĂ« 3 persona kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore”, ka thĂ«nĂ« Rugova.

Ai ka shtuar se me rastin është marrë njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm shumica e deputetëve serbë mund të propozojnë kandidatin për nënkryetar



Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë ku është vendosur se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb më 10 tetor 2025, e dokumentuar në procesverbalin e seancës, nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Kërkesa ishte dorëzuar nga 10 deputetë të Kuvendit, përfshirë Igor Simiq, të cilët kontestuan kushtetutshmërinë e procesverbalit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me pretendimin se ai është në kundërshtim me dispozitat relevante kushtetuese dhe rregulloren e punës së Kuvendit.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se ky proces ka shkelur parimet e barazisë dhe procedurës së rregullt në Kuvend.

“Vendimi i Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r zgjedhjen e nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb mĂ« 10 tetor 2025, nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Gjykata gjithashtu bëri të qartë se ky konstatim nuk ka efekt prapaveprues.

“Veprimet e kryera gjatĂ« kĂ«tij procesi mbeten nĂ« fuqi deri nĂ« marrjen e njĂ« vendimi tĂ« ri nga organet pĂ«rkatĂ«se”.

Në aktgjykim, Kushtetuesja ka vlerësuar se propozimi për nënkryetarin nga komuniteti serb duhet të bëhet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb apo të komuniteteve tjera që nuk janë shumicë.

“Çdo shmangie nga ky standard cenon legjitimitetin kushtetues tĂ« procesit tĂ« konstituimit tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet mes tjerash nĂ« aktgjykim.

Gjykata ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të deputetëve për të siguruar funksionalitetin e Kuvendit.

“E drejta e shumicĂ«s pĂ«r propozimin e kandidatit pĂ«r nĂ«nkryetar nga komunitetet qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, e pĂ«rcaktuar dhe e garantuar me KushtetutĂ«, duhet tĂ« respektohet nga tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t dhe tĂ« realizohet pĂ«rmes bashkĂ«punimit nĂ« mirĂ«besim, ku deputetĂ«t veprojnĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« shtetit”

Gjykata gjithashtu ka konstatuar se procedura e shortit, e përdorur nga Kryetari i Kuvendit Dimal Basha për të zgjidhur ngërçin, nuk ishte zbatuar në përputhje me frymën dhe qëllimin e saj,

“Zbatimi i kĂ«tij mekanizmi nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« pĂ«rcaktojĂ« pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti qĂ« nuk Ă«shtĂ« shumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tyre tĂ« fundit, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvendit”, thekson Kushtetuesja nĂ« aktgjykimin e saj.

Gjykata ka theksuar se shumica e deputetëve serbë kishin propozuar nëntë kandidatë të tjerë dhe kishin marrë pjesë në votim, duke përfshirë edhe votimin kundër Rashiqit, prandaj nuk ishin plotësuar kushtet për aktivizimin e mekanizmit debllokues të procedurës së shortit.

Ky vendim shërben si precedent ligjor për të garantuar respektimin e procedurave kushtetuese në konstituimin e institucioneve, veçanërisht në periudha tranzicioni pas zgjedhjeve parlamentare.

Aktgjykimi i plotë. /Telegrafi/

U kërkua 21% rritje, Rizvanolli: Rritja e çmimit të energjisë nuk është vendosur ende



Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar lidhur me kërkesën e KESCO-s, e cila ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave për 21 për qind.

Rizvanolli është deklaruar se ende nuk ka vendim për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, duke theksuar se lajmet e publikuara lidhen vetëm me kërkesën e furnizuesit dhe operatorëve, e jo me një vendim të marrë, raporton KosovaPress.

Ajo tha se vendimi eventual do të merret vetëm pasi ZRRE të publikojë raportin konsultativ, ndërsa do të analizojë atë dhe do të japë komentet e saj, ashtu si çdo vit.

“SĂ« pari duhet theksuar se lajmi qĂ« Ă«shtĂ« publikuar ka tĂ« bĂ«jĂ« me kĂ«rkesĂ«n e furnizuesit dhe operatoreve tĂ« tjerĂ«, por nuk ka njĂ« vendim ende. NdĂ«rsa duhet pasur parasysh disa zhvillime qĂ« janĂ« objektive nĂ« sektor tĂ« energjisĂ« qĂ« do tĂ« mund tĂ« kenĂ« pasoja nĂ« kĂ«tĂ« aspekt. NĂ« KorporatĂ«n Energjetike tĂ« KosovĂ«s vitin e kaluar kanĂ« filluar investime nĂ« modernizim dhe rehabilitim qĂ« nuk janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r 40 vite. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« pĂ«r kĂ«to vite, vjet, sivjet dhe vitin e ardhshĂ«m ne do tĂ« kalojmĂ« njĂ« periudhĂ« sfiduese, sepse blloqet duhet tĂ« ndalen, Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« ndalen pĂ«r njĂ« kohĂ« pĂ«r disa muaj, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« investimet tĂ« realizohen”, tha Rizvanolli.

Ajo shtoi se kjo është një sakrificë që duhet të bëjmë ne, për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

“ËshtĂ« investimi i parĂ« serioz qĂ« po bĂ«het nĂ« KEK pas 40 viteve...Kjo Ă«shtĂ« njĂ« arsyeje pse vjet Ă«shtĂ« dashur tĂ« importojmĂ« mĂ« shumĂ«, pra, ka arsyeje objektive pse importi Ă«shtĂ« rritur, pse importi pritet tĂ« jetĂ« i lartĂ« edhe gjatĂ« kĂ«tij viti, mirĂ«po edhe gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m”, ka theksuar Rizvanolli.

Rizvanolli foli edhe për rritjen e importit të energjisë, duke e cilësuar atë si pasojë të zhvillimeve objektive në sektorin energjetik, veçanërisht investimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas saj, në KEK kanë filluar investime serioze në modernizim dhe rehabilitim, të parat pas 40 vitesh, çka ka bërë që blloqet të ndalen për disa muaj.

“Sa i pĂ«rket kĂ«rkesĂ«s dhe vendimit eventual, ose sa i pĂ«rket çmimit tĂ« tarifave tĂ« energjisĂ« elektrike, do tĂ« shohim raportin konsultativ kur ZRRE do tĂ« publikojĂ« atĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk mund tĂ« themi asgjĂ«,. ZRRE i vlerĂ«son kĂ«to shpenzime qĂ« ata konsiderojnĂ« qĂ« janĂ« tĂ« arsyeshme”, ka thĂ«nĂ« Rizvanolli.

KĂ«to komente Rizvanolli i bĂ«ri gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« pĂ«rurimit tĂ« investimeve nĂ« efiçiencĂ« tĂ« energjisĂ« nĂ« ShkollĂ«n e Mesme Ekonomike ‘Isa Boletini’ nĂ« PodujevĂ«.

Ndërsa, një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte, duke nisur nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar më pas drejt Qeverisë së Kosovës.

KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind. ZRRE, është në proces të shqyrtimit të këtij aplikacioni. /Telegrafi/

​Vitia kĂ«rkon ulje tĂ« pritjeve nĂ« Onkologji dhe decentralizim shĂ«rbimesh



Mbi 400 mijë shërbime janë kryer në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit të kaluar, ka thënë drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi. Në Ditën Botërore kundër Kancerit, ai tha se në tetë vitet e fundit në Kosovë janë diagnostikuar rreth 14 mijë raste me këtë sëmundje. Kjo klinikë u vizitua gjatë ditës nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton KosovaPress.

Kurtishi gjatë prezantimit të punës ka folur për shërbimet e kimioterapisë dhe ato të radioterapisë.

“Kemi pasur qĂ« Klinika e OnkologjisĂ« nĂ« vitin 2025 ka kryer mbi 408,000 shĂ«rbime, tĂ« ndara nĂ« dy shĂ«rbimet tona, shĂ«rbimin e kimioterapisĂ« dhe shĂ«rbimin e radioterapisĂ«. Dhe nga kĂ«to ajo qĂ« bie nĂ« pa Ă«shtĂ« se ne kemi aplikuar nĂ« numĂ«r shumĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« trajtimeve medikamentoze ose me citostatik dhe kemi kryer mbi, jo vetĂ«m citostatik por edhe forma tĂ« tjera tĂ« mjekimit tabletar ose dhĂ«nies sĂ« terapive biologjike, terapive imunologjike e kĂ«shtu me radhĂ«, ato tĂ« cilat ne i kemi disponuar nĂ« klinikĂ«, dhe kjo kap njĂ« shifĂ«r prej 100,000 shĂ«rbimeve ose qytetarĂ«ve qĂ« i bie, i njĂ«jti qytetar, i njĂ«jti pacient ka marrĂ« disa herĂ« ose mĂ« shumĂ« se 10-15 herĂ« brenda klinikĂ«s trajtime korrekte onkologjike. AnĂ«n tjetĂ«r kemi pasur, kemi aplikimin e barnave jo citostatikĂ«, edhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« shifĂ«r prej 51,600 shĂ«rbimeve tĂ« cilĂ«t janĂ« realizuar nga Klinika e OnkologjisĂ«, pra nga stafi mjekĂ«sor dhe nga sidomos nga stafi infermieror”, tha Kurtishi.

Tutje, Kurtishi tha se në tetë vitet e fundit kanë qenë rreth 14 mijë raste me kancer.

“Kemi grumbulluar disa tĂ« dhĂ«na pĂ«r tetĂ« vitet e fundit nĂ« KosovĂ«, nga viti 2018 deri 2025 dhe kemi parĂ« se gjatĂ« kĂ«tij viti, pra jemi fokusuar pra nĂ« tĂ« gjitha vitet dhe numri i rasteve me kancer pĂ«r tetĂ« vite nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« rreth 14,042 raste. Ne po flasim sipas tĂ« dhĂ«nave dhe evidencave tĂ« cilat i kemi nĂ« KlinikĂ«n e OnkologjisĂ« tĂ« tĂ« rriturit ose tumoreve adult, pa i pĂ«rfshirĂ« tumoret e fĂ«mijĂ«ve dhe tumoret hematologjike. Dhe nga viti nĂ« vit shohim se nĂ« vitin 2022 kanĂ« qenĂ« 1,736 raste tĂ« reja ose tĂ« cilĂ«t pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« janĂ« lajmĂ«ruar nĂ« KlinikĂ«n e OnkologjisĂ«. NĂ« vitin 2023 ky numĂ«r ka shkuar nĂ« 2,126, nĂ« vitin 2024 Ă«shtĂ« 2,119 dhe vitin 2025 ne kemi pak ulje, por kjo e dhĂ«nĂ« Ă«shtĂ« rreth, duhet tĂ« jetĂ« rreth 2,100 raste”, shtoi ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në Ditën Botërore Kundër Kancerit.

Ai e pranoi që duhet të punohet që të eliminohen pritjet e gjata në këtë klinikë për marrjen e shërbimeve nga ana e pacientëve.

“JanĂ« disa nga shĂ«rbimet, po them, jo nivelit shumĂ« tĂ« avancuar terciar, tĂ« cilat ndoshta kishin mundur me u decentralizuar, pasi qĂ« sot e pamĂ«, kjo çka e pamĂ« sot, besoj qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rditshmĂ«ri pĂ«r juve, numrin e pacientĂ«ve qĂ« presin poshtĂ« nĂ« KlinikĂ«n e OnkologjisĂ« vetĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim. Nuk mjafton vetĂ«m dyfishimi i shtretĂ«rve, tĂ« cilin veç me tĂ« Ă«shtĂ« ju e keni realizuar. Nuk mjafton vetĂ«m dyfishimi i shtretĂ«rve tĂ« cilĂ«t ju tashmĂ« veç e keni realizuar, nuk mjafton vetĂ«m shtimi i aparaturave si ajo e RadioterapisĂ«. Ju keni njĂ« fluks tĂ« tillĂ«, tĂ« cilin ne ishte dashur qĂ« me jua ndihmuar, e kjo ndihmĂ«, natyrisht, prapĂ« po them, çdo herĂ« nĂ« bashkĂ«punim me juve, sepse ju jeni ekspertĂ«t, dhe prapĂ« po them, ju merrni njĂ« mu si fasilitator edhe ndihmĂ«s nĂ« kĂ«to procese qĂ« ju duhet t'i shtyni pĂ«rpara, tĂ« mundohemi qĂ« tĂ« ulim fluksin nĂ« KlinikĂ«n e OnkologjisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« edhe tĂ« jetĂ« mĂ« lehtĂ« pĂ«r pacientĂ«t, por edhe ju mos keni ngarkesa tĂ« tilla tĂ« pĂ«rditshme siç i keni sot”, ka thĂ«nĂ« Vitia.

Ai u zotua se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje, modernizimin e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë.

Sa i përket kostos së investimeve dhe jetëgjatësisë së pacientëve, ish-drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni tha se Kosova është vendi me shpenzimet më të ulëta në regjion.

“NĂ«se e shohim si shpenzim, normalisht jemi vendi qĂ« shpenzojmĂ« mĂ« sĂ« paku pĂ«r OnkologjinĂ« nĂ« regjion, edhe Mali i Zi shpenzon mĂ« shumĂ«. ËshtĂ« shumĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« kosto-efikitiviteti qĂ« duhet me pa, por nĂ« fund tĂ« fundit nuk mundesh me i ik se familjari nuk Ă«shtĂ« numĂ«r, Ă«shtĂ« person, ka familje, ka fĂ«mijĂ«â€, u shpreh ai.

Veç tjerash, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri ditur se janë duke zhvilluar komunikime me Komunën e Fushë Kosovës për ndarjen e tokës për ndërtimin e institucionit i cili i dedikohet kujdesit të pacientëve në fazën terminale.

“Plani i veprimit pĂ«r HospicĂ«n Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«, domethĂ«nĂ« tĂ« gjitha janĂ«, po vitin e kaluar kemi pasur telashe nĂ« komunikim me disa komuna pĂ«r tokĂ«n, sepse aty ku ndĂ«rtohet Hospica janĂ« disa kushte elementare, qasja, vendi e tĂ« gjitha qĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« marrin pacientĂ«t nĂ« fazat terminale tĂ« jetĂ«s njĂ« trajtim dinjitoz dhe tash veç jemi nĂ« fazat e avancuara tĂ« bisedave me komunĂ«n e FushĂ« KosovĂ«s pĂ«r ndarjen e tokĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« dhe menjĂ«herĂ« tĂ« fillojmĂ« pastaj procedurat pĂ«r projektin ideor dhe procedura tĂ« tjera deri nĂ« ndĂ«rtimin e HospicĂ«s”, tha ai. /KP/

Shoqëria civile kritikon themelimin e grupit punues për Ligjin e Prokurimit Publik



Një grup i organizatave të shoqërisë civile ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Ministrisë së Financave për themelimin e një grupi punues për hartimin e Projektligjit të ri të Prokurimit Publik, duke e cilësuar procesin si të diskutueshëm dhe të nxituar.

Në reagimin e tyre, organizatat theksojnë se hartimi i ligjeve të rëndësishme, si ai i prokurimit publik, kërkon stabilitet institucional dhe proces gjithëpërfshirës, ndërsa tani po bëhet në një situatë të paqartë qeveritare.

“Nisja me nguti e proceseve pĂ«r hartimin e ligjeve me rĂ«ndĂ«si tĂ« lartĂ«, si Ligji pĂ«r Prokurimin Publik, Ă«shtĂ« politikisht e papĂ«rshtatshme dhe institucionalisht e paarsyeshme nĂ« rrethana tĂ« mungesĂ«s sĂ« mandatit tĂ« plotĂ« qeveritar. Hartimi i njĂ« ligji tĂ« tillĂ« nuk Ă«shtĂ« proces teknik, por proces normativ me pasoja afatgjata pĂ«r sistemin e prokurimit publik dhe menaxhimin e fondeve publike”, thuhet nĂ« reagim.

Organizatat kritikojnë gjithashtu përbërjen e grupit punues, që sipas tyre nuk përfshin shoqërinë civile dhe ekspertët e pavarur, duke shkelur Rregulloren e Punës së Qeverisë.

“Mosrespektimi i dispozitave qĂ« rregullojnĂ« kĂ«tĂ« çështje qĂ« nĂ« fazĂ«n fillestare tĂ« procesit cenon parimin e gjithĂ«pĂ«rfshirjes, transparencĂ«s dhe konsultimit real, duke e reduktuar procesin ligjvĂ«nĂ«s nĂ« njĂ« ushtrim tĂ« mbyllur administrativ”, theksohet mĂ« tej.

Shoqëria civile nënvizon se prokurimi publik është një sektor veçanërisht i ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike, prandaj përjashtimi i palëve relevante nga procesi rrezikon kontrollin publik dhe besueshmërinë e ligjit.

“Çdo proces pĂ«r hartimin ose ndryshimin e Ligjit pĂ«r Prokurimin Publik duhet tĂ« zhvillohet pĂ«rmes njĂ« qasjeje tĂ« hapur, transparente dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, me pjesĂ«marrjen aktive tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe palĂ«ve relevante, dhe nĂ« rrethana tĂ« stabilitetit institucional qĂ« garantojnĂ« legjitimitet dhe besim publik”, pĂ«rfundon reagimi.

Nënshkruesit e këtij reagimi janë Demokraci Plus, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Iniciativa për Progres, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lëvizja Fol./Telegrafi/

Reagon këshilltari i Osmanit ndaj gazetarit të FAZ-it: Presidentja po shqyrton veprimet ligjore në Gjermani



Pas kritikave të gazetarit gjerman të Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar këshilltari i saj, Rinor Nuhiu duke i cilësuar deklaratat e gazetarit si shpifëse dhe të pavërteta.

Në një reagim publik, Nuhiu ka theksuar se pretendimet e Martens përbëjnë shpifje, fyerje dhe përhapje të dezinformatave, të cilat sipas tij, janë të dënueshme sipas legjislacionit gjerman.

“Shpifja dhe fyerja, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme nga Michael Martens (i njohur si Andric1961), i nĂ«nshtrohen pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« civile dhe penale sipas ligjit gjerman,” ka shkruar Nuhiu nĂ« “X”.

Ai shtoi se presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e gazetarit, duke i cilësuar ato si dëmtuese për institucionin e Presidencës dhe për shtetin e Kosovës.

“Presidentja Osmani i refuzon kategorikisht pretendimet shpifĂ«se dhe pĂ«rhapjen e rrezikshme tĂ« dezinformatave,” theksoi kĂ«shilltari i saj.

Sipas Nuhiut, presidentja tashmë ka nisur konsultimet me avokatë në Gjermani, me qëllim të ndjekjes së të gjitha rrugëve ligjore të mundshme.

“Presidentja po konsultohet me avokatĂ« nĂ« Gjermani pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur tĂ« gjitha mjetet ligjore, me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« integritetit tĂ« institucionit dhe tĂ« vendit qĂ« ajo udhĂ«heq,” pĂ«rfundoi Nuhiu.

Reagimi vjen pasi gazetari i FAZ-it kishte shkruar se Osmani po pĂ«rpiqet tĂ« sigurojĂ« njĂ« mandat tĂ« dytĂ« duke u prezantuar si “kandidatja e Donald Trumpit”, njĂ« vlerĂ«sim qĂ« ka nxitur debat tĂ« gjerĂ« nĂ« opinionin publik. /Telegrafi/

Defamation and slander, the unfounded allegations and demonstrably false claims by Michael Martens (aka Andric1961) are subject to civil and criminal liability under German law. President Osmani categorically rejects his defamatory claims and his dangerous dissemination of

— Rinor Nuhiu (@RinorNuhiu) February 4, 2026

Kurti flet për formimin e institucioneve: Qeveria do të ketë emra të vjetër dhe të rinj



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë duke u përgatitur që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeveria e re, meqë sipas tij ekziston urgjencë për miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai theksoi se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2026 duhet të përmbyllet brenda muajit shkurt, pasi funksionimi me sistemin e një të dymbëdhjetës nuk mund të vazhdojë edhe në muajin mars.

“Ne po pĂ«rgatitemi qĂ« sa mĂ« shpejt ta konstituojmĂ« Kuvendin dhe sa mĂ« shpejt ta formojmĂ« QeverinĂ«, sepse, siç e dini, i kemi tri marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare me BankĂ«n BotĂ«rore. NjĂ«kohĂ«sisht e kemi edhe Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian, nĂ« vlerĂ« prej 882.6 milionĂ« eurosh, qĂ« duhet sa mĂ« parĂ« tĂ« miratohet nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s, pa harruar edhe buxhetin pĂ«r vitin 2026”, shtoi ai.

Kurti rikujtoi se Qeveria mund të funksionojë me buxhetin e përkohshëm vetëm deri në fund të muajit shkurt.

“Me njĂ« tĂ« dymbĂ«dhjetĂ«n Qeveria mund tĂ« vazhdojĂ« vetĂ«m edhe nĂ« muajin shkurt, ndĂ«rsa nĂ« mars kjo nuk Ă«shtĂ« e mundur. Prandaj, nĂ« shkurt duhet ta kemi tĂ« pĂ«rmbyllur buxhetin e vitit 2026,” tha ai.

Duke folur për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, Kurti paralajmëroi se do të ketë vazhdimësi, por edhe ndryshime.

“Do tĂ« ketĂ« shumĂ« prej emrave qĂ« i kam prezantuar unĂ« dhe Glauk Konjufca nĂ« vjeshtĂ«n e vitit tĂ« kaluar, por kabineti nuk do tĂ« jetĂ« identik. Do tĂ« ketĂ« edhe emra tĂ« rinj", u shpreh Kurti.

I pyetur për postin e presidentit të shtetit, Kurti tha se prioritet mbeten fillimisht konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe miratimi i buxhetit, ndërsa më pas do të ecet edhe drejt hapit të katërt.

“SĂ« pari duhet t’i pĂ«rmbyllim kĂ«ta tre hapa, e pastaj do tĂ« ecim edhe me hapin e katĂ«rt mbarĂ« e mirĂ«", pĂ«rfundoi Kurti. /Telegrafi/

Mall i padeklaruar - ndalohen  katalizatorë në vlerë rreth 8 mijë euro në Vërmicë



Dogana e Kosovës ka ndaluar 102 kilogramë katalizatorë të bluar të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti është ndaluar për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.

“NĂ« automjet janĂ« gjetur dhe sekuestruar katalizatorĂ« tĂ« bluar me peshĂ« totale prej 102.10 kilogramĂ«sh, me vlerĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rt rreth 8 mijĂ« euro”, thuhet nĂ« njoftimin e DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e KosovĂ«s vazhdon me pĂ«rkushtim zbatimin e masave tĂ« kontrollit, me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« veprimtarive tĂ« kundĂ«rligjshme nĂ« pikat kufitare”, theksohet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Dogana ka ritheksuar angazhimin e saj për forcimin e kontrolleve dhe mbrojtjen e tregut nga mallrat e padeklaruara. /Telegrafi/


PDK mbĂ«shtet marshin “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”, nis mobilizimin pĂ«r 17 shkurt



Partia Demokratike e KosovĂ«s shpreh mbĂ«shtetjen e saj pĂ«r marshin qytetar “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”, i cili organizohet nga platforma Liria ka EmĂ«r mĂ« 17 shkurt, nĂ« DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« PrishtinĂ«.

Sipas njoftimit, PDK-së, ka nisur mobilizimin e saj në të gjitha strukturat partiake, anembanë Kosovës, me qëllim të angazhimit sa më të gjerë të qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë marsh qytetar.

“PDK vlerĂ«son se ky marsh Ă«shtĂ« thirrje e ligjshme dhe paqĂ«sore pĂ«r drejtĂ«si tĂ« paanshme, nĂ« mbrojtje tĂ« luftĂ«s çlirimtare tĂ« KosovĂ«s dhe tĂ« luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ«, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tĂ« tyre, tĂ« cilĂ«t po pĂ«rballen me procese gjyqĂ«sore nĂ« HagĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« kur procesi ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se, PDK kĂ«rkon drejtĂ«si tĂ« plotĂ«, tĂ« barabartĂ« dhe larg çdo ndikimi politik”, njofton PDK.

NĂ« njoftim thuhet se Partia Demokratike e KosovĂ«s rithekson se lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s ishte luftĂ« e drejtĂ« dhe çlirimtare, e lindur nga nevoja pĂ«r liri dhe dinjitet. Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta relativizuar kĂ«tĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« historike pĂ«rbĂ«n padrejtĂ«si ndaj sakrificĂ«s sĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s.

Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët që në frymën e unitetit dhe respektit institucional, të bashkohen më 17 shkurt në Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për të nderuar sakrificën çlirimtare mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Marshi synon të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg ndikimeve politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vitin e kaluar janĂ« organizuar pesĂ« protesta me thirrjet "DrejtĂ«si per ÇlirimtarĂ«t".

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup. /Telegrafi/

Punëtori humbi jetën pas kontaktit me gjeneratorin, ngritet aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë në Pejë



Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ«, Departamenti i PĂ«rgjithshĂ«m, ka ngritur aktakuzĂ« ndaj personit fizik Sh.K., si dhe ndaj personit juridik kompanisĂ« “Luani Transport”, pĂ«r veprĂ«n penale “AsgjĂ«simi, dĂ«mtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtĂ«se dhe rrezikimi i sigurisĂ« nĂ« vendin e punĂ«s”, sipas Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.K., më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc, Komuna e Pejës, në cilësinë e pronarit të kompanisë, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për siguri dhe shëndet në punë, duke mos krijuar kushte të sigurta për punëtorët.

“I pandehuri nuk ka ofruar trajnim pĂ«r siguri nĂ« punĂ«, nuk ka dhĂ«nĂ« informacione pĂ«r rreziqet nĂ« vendin e punĂ«s dhe as pĂ«r pĂ«rdorimin e duhur tĂ« makinerisĂ«â€, thuhet nĂ« aktakuzĂ«.

Prokuroria thekson se, megjithëse viktima S.R., tani i ndjerë, kishte detyrë vetëm pastrimin, ai ka humbur jetën në vendin e punës si pasojë e kontaktit me gjeneratorin.

Po ashtu, aktakuzĂ« Ă«shtĂ« ngritur edhe ndaj personit juridik, kompanisĂ« “Luani Transport”, e cila sipas ProkurorisĂ«, nga pakujdesia dhe mosrespektimi i Ligjit pĂ«r SigurinĂ« dhe ShĂ«ndetin nĂ« PunĂ«, nuk ka vepruar nĂ« pĂ«rputhje me dispozitat dhe rregullat teknike pĂ«r masat e sigurisĂ« nĂ« vendin e punĂ«s.

“Si pasojĂ« e mosplotĂ«simit tĂ« kushteve tĂ« punĂ«s sipas ligjit dhe nĂ« kundĂ«rshtim me nenin 6, paragrafi 1 i Ligjit pĂ«r SigurinĂ« dhe ShĂ«ndetin nĂ« PunĂ«, ka humbur jetĂ«n punĂ«tori S.R”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatĂ«s qĂ«, pĂ«rveç dĂ«nimit pĂ«r veprĂ«n penale, tĂ« shqiptohet edhe dĂ«nimi plotĂ«sues “Ndalimi i ushtrimit tĂ« profesionit, veprimtarisĂ« ose detyrĂ«s”, konkretisht ndalimi i ushtrimit tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« separacionit.

“Kjo pĂ«r faktin se i pandehuri ka ushtruar veprimtarinĂ« pa licencĂ« dhe pa asnjĂ« kriter tĂ« sigurisĂ« nĂ« vendin e punĂ«s”, thuhet mĂ« tej nĂ« aktakuzĂ«.

Rasti tashmë pritet të trajtohet nga gjykata kompetente. /Telegrafi/


Osmani sĂ«rish nĂ« fokusin e kritikave nga gazetari i FAZ-it: Po shfaqet si “kandidatja e Trumpit” pĂ«r tĂ« siguruar mandatin e dytĂ«



Një debat mediatik i ashpër është ndezur pas deklaratave të gazetarit të njohur gjerman Michael Martens, i cili në disa komente publike ofendoi rëndë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që kanë shkaktuar reagime të fuqishme në Prishtinë.

Martens, gazetar i gazetës prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), i është referuar një sërë ngjarjesh diplomatike të fundit që lidhen me Osmani, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj në forume ndërkombëtare dhe lidhjet me presidentin amerikan Donald Trump.

Së fundmi gazetari ka shkruar një artikull të gjatë që ka publikuar në numrin e të mërkurës në gazetën gjermane FAZ.

Martens ka ndarĂ« nĂ« rrjetin “X” disa nga pjesĂ«t qĂ« pĂ«rmban artikulli i tij nĂ« FAZ.

Ai rikujton njĂ« intervistĂ« tĂ« Osmanit nga viti 2019, ku ajo shprehej se synimi i saj ishte qĂ« “asnjĂ« vajzĂ« dhe asnjĂ« grua nĂ« KosovĂ« tĂ« mos besojĂ« mĂ« se Ă«shtĂ« inferiore” dhe se gratĂ« do ta dinin “se nuk ka asgjĂ« qĂ« nuk mund ta bĂ«jnĂ«â€.

ShtatĂ« vjet mĂ« vonĂ«, shkruan Martens, mesazhi qĂ« Osmani po lĂ« pas Ă«shtĂ« se ajo “nuk Ă«shtĂ« aspak inferiore ndaj kolegĂ«ve meshkuj kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r vĂ«nien e ambicies personale mbi dinjitetin dhe interesin e njĂ« shteti tĂ« tĂ«rĂ«â€.


Seven years on, one of the messages President Osmani indeed leaves behind at the end of her presidential mandate is that in the game of putting personal ambition over self-respect and the interest of an entire country, she is in no way inferior to male politicians.
— Michael Martens (@Andric1961) February 4, 2026


Sipas autorit, presidentja ka vepruar pa u koordinuar me kryeministrin Albin Kurti pĂ«r tĂ« siguruar pranimin e KosovĂ«s si anĂ«tare themeluese nĂ« tĂ« ashtuquajturin “Bordi pĂ«r Paqe” tĂ« Donald Trump dhe se kryeministri i ShqipĂ«risĂ«, Edi Rama Ă«shtĂ« ai qĂ« ia siguroi Osmanit hyrjen tek Trumpi.

Tutje Martines citon një intervistë të Osmanit për BBC-në, ku sipas tij ajo e justifikoi afrimin me Trump duke theksuar rolin historik të SHBA-së.

“NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r BBC-nĂ«, zonja Osmani e shpjegoi sfondin e kĂ«tij veprimi tĂ« pavarur nĂ« Davos duke i kujtuar publikut kohĂ«n kur Kosova ishte ende nĂ«n okupimin serb. ShqiptarĂ«t nĂ« atĂ« kohĂ«, tha ajo, nuk merrnin asgjĂ« nga Kombet e Bashkuara pĂ«rveç fjalĂ«ve: Ajo qĂ« dĂ«gjonim nĂ« atĂ« kohĂ« ishin rezoluta tĂ« AsamblesĂ« sĂ« OKB-sĂ« – ishin letra, ishin fjalĂ«, por zero veprim. Derisa SHBA-tĂ« erdhĂ«n dhe mobilizuan botĂ«n pĂ«r tĂ« na ardhur nĂ« ndihmĂ«â€, shkruan Martines, transmeton Telegrafi.

Martens kritikon edhe rolin e bashkĂ«shortit tĂ« presidentes, Prindon Sadriu, i cili sugjeroi publikisht qĂ« ish-“Grand Hotel” nĂ« PrishtinĂ« tĂ« shndĂ«rrohej nĂ« njĂ« “Trump Hotel”, si dhe vendimin e Osmanit pĂ«r tĂ« organizuar njĂ« pritje presidenciale pĂ«r premierĂ«n e filmit biografik “Melania” kushtuar bashkĂ«shortes sĂ« Trumpit.


But this praise does not apply to other steps taken by the president and her entourage. One example is the case of Osmani’s husband, Prindon Sadriu, a not so diplomatic diplomat whose intellectual capacity does not always keep pace with his remarkable ambition.
— Michael Martens (@Andric1961) February 4, 2026


Më 4 mars është afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet ta zgjedhë presidentin.

Gazetari i FAZ ka thënë se këto veprime lidhen drejtpërdrejt me faktin se mandati presidencial i Osmanit përfundon në mars dhe ajo aktualisht nuk ka mbështetjen e nevojshme në Kuvend për një mandat të dytë.

Strategjia e saj, shkruan Martens, Ă«shtĂ« tĂ« paraqitet si “kandidatja e Trumpit”, duke ushtruar presion indirekt ndaj deputetĂ«ve.

Ajo (Osmani), shkruan autori i artikullit nĂ« FAZ i pĂ«rdor lidhjet e saj tĂ« supozuara me rrethin e Donald Trumpit si mjet presioni ndaj deputetĂ«ve qĂ« e zgjedhin presidentin, duke dĂ«rguar mesazhin e nĂ«nkuptuar: “NĂ«se nuk mĂ« rizgjidhni presidente, do tĂ« keni probleme me Shtetet e Bashkuara.”


The threat is: “If you don’t re-elect me as president, you’ll have trouble with the U.S.” A few years ago, such a calculation might have worked. After all, Kosovo, for understandable reasons, is the most pro-American country in the world.
— Michael Martens (@Andric1961) February 4, 2026


Martines shkruan se Osmani prej vitesh ka dështuar të krijojë miq, duke përmendur se shumë bashkëpunëtorë të afërt, si ish-shefi i kabinetit të saj Blerim Vela, nuk qëndruan gjatë pranë saj.

Gazetari gjerman shkruan se ideja që afërsia me Uashingtonin mund të garantojë automatikisht sukses politik në Kosovë mund të ketë funksionuar më parë, por realiteti ka ndryshuar.

Megjithëse Kosova mbetet jashtëzakonisht pro-amerikane, mbështetja për SHBA-të nuk është më e pakushtëzuar.

“KosovarĂ«t e dallojnĂ« qartĂ« ndryshimin mes AmerikĂ«s sĂ« Clintonit dhe Bushit dhe asaj tĂ« Donald Trumpit. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, pĂ«rpjekja e Vjosa Osmanit pĂ«r ta siguruar rizgjedhjen duke u identifikuar si “kandidatja e Trumpit” paraqet njĂ« strategji tĂ« pasigurt, ndĂ«rsa opsione tĂ« tjera politike mund tĂ« rezultojnĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Manipulim i votave, 30 komisionerë nga Juniku dhe Deçani në fokus të hetimeve



Hetimet për dyshimet për manipulim të votave janë zgjeruar edhe në Pejë, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprime konkrete hetimore.

Telegrafi merr vesh se vetëm gjatë ditës së sotme rreth 30 persona do të procedohen për intervistim në kuadër të këtyre hetimeve.

Sipas burimeve, personat që do të intervistohen janë kryesisht komisionerë të vendvotimeve nga komunat e Junikut dhe Deçanit.

Intervistimet po zhvillohen në koordinim me institucionet përkatëse të rendit dhe drejtësisë, ndërsa rasti lidhet me dyshime për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Zyrtarisht, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me natyrën e dyshimeve apo numrin e përgjithshëm të personave që mund të përfshihen në këtë proces, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishtinë për krim të oragnizuar



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas njoftimit tĂ« ProkurorisĂ«, tĂ« dyshuarit me inicialet F.M., V.M. dhe A.D. janĂ« duke u hetuar pĂ«r veprĂ«n penale “PjesĂ«marrja ose organizimi i grupit kriminal tĂ« organizuar”, nĂ« lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja nĂ« sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Hetimet, të cilat po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë edhe elemente ndërkombëtare.

"Sipas dyshimeve, të pandehurit që nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash", thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se dyshimet përfshijnë vepra penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona mobilë, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11 mijë e 756 euro.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Incident zjarri në Prishtinë, digjet një veturë



NjĂ« incident zjarri ka ndodhur mbrĂ«mĂ« nĂ« rrugĂ«n “Rrustem Statovci” nĂ« PrishtinĂ«.

Si pasojë e zjarrit një veturë është djegur. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“MbrĂ«mĂ« rreth orĂ«s 23:30 kemi pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« incident zjarri nĂ« rrugĂ«n “Rrustem Statovci” nĂ« PrishtinĂ«, ku nga zjarri Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« veturĂ«.

Nuk raportohet pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, ka thĂ«nĂ« Pllana.

Ndërkaq sipas raportimeve thuhet se zjarri ka shpërthyer në një garazh të një objekti banesor. /Telegrafi/

Misioni i FMN-së në Kosovë, BQK prezanton stabilitetin financiar



Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët dhe stafin e BQK-së, ka pritur Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë për zhvillimin e konsultimeve të rregullta sipas Nenit IV të Marrëveshjes së FMN-së.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se misioni i FMN-së udhëhiqet nga David Amaglobeli, Shef i Misionit për Kosovën, dhe përfshin Sebastian Sosa, Përfaqësues Rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor me seli në Vjenë, si dhe stafin e FMN-së nga Washington DC.

“NĂ« takimin hapĂ«s, Guvernatori Ismaili vlerĂ«soi bashkĂ«punimin e vazhdueshĂ«m ndĂ«rmjet BQK-sĂ« dhe FMN-sĂ«, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e asistencĂ«s profesionale dhe teknike tĂ« ofruar ndĂ«r vite. Ai prezantoi zhvillimet e fundit makroekonomike nĂ« KosovĂ« dhe theksoi stabilitetin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« sektorit financiar”, thuhet nĂ« njoftim.

Guvernatori Ismaili informoi gjithashtu misionin e FMN-së për reformat në vazhdim në sektorin financiar, përfshirë avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse në fushat e stabilitetit financiar, modelimit makroekonomik, mbikëqyrjes financiare, praktikave të tregut, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale.

“KĂ«to reforma po mbĂ«shteten nga asistenca teknike e FMN-sĂ« dhe institucione tĂ« tjera financiare ndĂ«rkombĂ«tare.

Ai theksoi po ashtu zhvillimet nĂ« sektorin bankar, duke nĂ«nvizuar nivelet e larta tĂ« kapitalizimit dhe likuiditetit, si dhe performancĂ«n pozitive tĂ« sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ« financiarĂ«, tĂ« cilat konfirmojnĂ« stabilitetin e sistemit financiar nĂ« vend”, thuhet tutje nĂ« njoftim.

Nga ana e tij, Shefi i Misionit të FMN-së, David Amaglobeli, vlerësoi bashkëpunimin konstruktiv me BQK-në dhe përgëzoi institucionin për progresin e arritur në forcimin e kornizave institucionale dhe rregullative, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm përmes asistencave teknike.

Gjatë takimit u diskutua zbatimi i rekomandimeve nga konsultimet e mëparshme të Nenit IV, si dhe mundësitë për aranzhime të reja me FMN-në, me fokus në forcimin dhe reformimin e mëtejmë të sistemit financiar.

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt, gjatë së cilës do të zhvillojë diskutime tematike me stafin e BQK-së dhe me institucione të tjera të Republikës së Kosovës, në përputhje me Nenin IV të Marrëveshjes së FMN-së me vendet anëtare. /Telegrafi/

Skandali i mbetjeve të rrezikshme në Durrës, 33 masa sigurie - në pranga zyrtarë dhe biznesmenë



Prokuroria e Durrësit ka lëshuar dhjetëra masa sigurie pas përfundimit të hetimit lidhur me mbetjet e rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit.

Burime bĂ«jnĂ« me dije se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r 33 masa sigurie pĂ«r mbetjet e kompanisĂ« “Kurum” tĂ« nisura rreth 1 vit mĂ« parĂ« nga porti mĂ« i madh nĂ« vend, mes tĂ« cilĂ«ve janĂ« zyrtarĂ« tĂ« doganave dhe mjedisit si dhe biznesmenĂ« drejtues tĂ« kompanisĂ«.

Nga kĂ«to, 26 masa janĂ« “arrest me burg”, ndĂ«rsa 7 masa janĂ« “arrest shtĂ«pie”.

Masat e sigurisë

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” nĂ« arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurĂ« i “Kurum” nĂ« arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisĂ« “Sokolaj” nĂ« arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisĂ« “Sokolaj” nĂ« arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit nĂ« kompaninĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranĂ« zyrĂ«s sĂ« mjedisit nĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit tĂ« çelikut nĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues nĂ« kompaninĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve nĂ« “Kurum” nĂ« arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisĂ« “Sokolaj” nĂ« arrest shtĂ«piak

Mikail Hila Aksioner i agjencisĂ« doganore “Joti Spedition” nĂ« arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisĂ« “Alliance Resource” nĂ« arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisĂ« “Bajrami N” nĂ« arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisĂ« “Bajrami N” nĂ« arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisĂ« koncesionare EMS APO nĂ« arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

B.T Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

Rreth 2,100 tonë total metrikë mbetjesh të dyshuara të rrezikshme të paketuara në 102 kontejnerë u kthyen në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri, më 27 tetor 2024, nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro pasi të kenë lundruar të gjithë.

Grupi mbikëqyrës ndërkombëtar, Basel Action Network (BAN), pas një informacioni nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe vendin e synuar të Tajlandës për dërgesën masive.

Pas paralajmĂ«rimit, qeveria e TajlandĂ«s refuzoi importin dhe BAN mĂ« pas mori garanci nga linjat e transportit tĂ« pĂ«rfshirĂ« – Maersk dhe Kompania Mesdhetare e Transportit (MSC) se do tĂ« siguronin kthimin e sigurt tĂ« kontejnerĂ«ve nĂ« portin e tyre origjinal tĂ« shkarkimit – Porti i Durresit ne Shqiperi.

Në një letër të dytë drejtuar qeverisë, BAN i bëri thirrje edhe një herë Shqipërisë që në mënyrë transparente të mostrojë dhe testojë mbetjet e rrezikshme të dyshuara dhe të ndajë një kampion të ndarë me BAN. BAN është gati të mbërrijë në Durrës për të marrë pjesë në vëzhgimin dhe marrjen e një kampioni të ndarë pas mbërritjes së anijes në Shqipëri. /euronews/

Osmani takon Presidentin e Sierra Leone: Kosova e përkushtuar për partneritete të forta ndërkombëtare



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjatë qëndrimit atje është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Në këtë takim, Osmani dhe Presidenti Bio diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me fokus në përfitimet për qytetarët dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.

Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të qëndrueshme me vende në mbarë botën, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha me interes të përbashkët. /Telegrafi/

❌