❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuron 45 milionë dollarë për një organizatë jofitimprurëse



Ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhe miliarderes MacKenzie Scott, ka dhuruar 45 milionë dollarë (38.8 milionë euro) për "The Trevor Project", një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime parandalimi të vetëvrasjeve dhe mbështetjeje në kriza për të rinjtë LGBTQ+.

Donacioni u njoftua të hënën, më 12 janar, dhe vjen pasi administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkurtoi 25 milionë dollarë (30 milionë euro) fonde federale për organizatën vitin e kaluar.

Sipas "The Trevor Project", ky është donacioni më i madh i vetëm në historinë 27-vjeçare të organizatës. Drejtori Ekzekutiv Jaymes Black tha se donacioni vjen në një kohë vendimtare, duke pasur parasysh nevojat në rritje të të rinjve LGBTQ+ për mbështetje në krizë dhe psikologjike.

"Ky donacion i jashtëzakonshëm vjen në një kohë vendimtare për organizatën tonë dhe për të rinjtë që u shërbejmë", tha Black në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të internetit të organizatës.

MacKenzie Scott e ka mbështetur më parë "Projektin Trevor", duke i dhuruar gjashtë milionë dollarë organizatës në vitin 2020.

Projekti Trevor u themelua në vitin 1998 dhe ofron shërbime krize 24-orëshe për të rinjtë LGBTQ+ që përballen me çështje të tilla si problemet e identitetit, depresioni dhe mendimet vetëvrasëse. Përveç ndihmës së drejtpërdrejtë, organizata është gjithashtu e angazhuar në edukimin e publikut dhe avokimin e politikave që synojnë parandalimin e vetëvrasjeve në mesin e popullatës LGBTQ+.

Foto: Getty Images

Sipas vlerësimeve të organizatës, rreth 40 milionë të rinj LGBTQ+ në mbarë botën e konsiderojnë seriozisht vetëvrasjen çdo vit. Black theksoi se, pavarësisht shtrirjes së tij të gjerë, "Projekti Trevor" aktualisht mund të ndihmojë vetëm një pjesë të vogël të atyre që kanë nevojë.

"Kjo do të thotë që qindra mijëra të rinj mbeten pa mbështetje shpëtimtare çdo vit", tha Black.

Donacioni vjen pasi administrata Trump anuloi 25 milionë dollarë (30 milionë euro) të caktuar për "Projektin Trevor" në korrik të vitit të kaluar, duke përfshirë fondet për një program të specializuar LGBTQ+ brenda linjës kombëtare të parandalimit të vetëvrasjeve 988. Organizata më pas paralajmëroi se mbyllja e këtij programi do të kishte pasoja serioze për shëndetin mendor të të rinjve në rrezik.

“Parandalimi i vetĂ«vrasjeve nuk Ă«shtĂ« njĂ« çështje politike, por njĂ« çështje e jetĂ«s njerĂ«zore”, tha Black nĂ« atĂ« kohĂ«, duke e pĂ«rshkruar vendimin e administratĂ«s si tĂ« pakuptueshĂ«m.

Në një intervistë me The Associated Press, të botuar të njëjtën ditë kur u njoftua donacioni, Black tha se ishte vërtet i befasuar nga vendimi i Scott-it.

"Nuk mund ta besoja me të vërtetë. Më zinte fryma", tha ai.

Black theksoi se "Projekti Trevor" do t'i përdorë fondet me kujdes, me fokus në forcimin e shërbimeve bazë të krizave dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të organizatës.

"Hulumtimet tregojnë se të rinjtë LGBTQ+ kanë më shumë se katër herë më shumë gjasa të tentojnë vetëvrasje sesa bashkëmoshatarët e tyre. Ky donacion është një hap i fuqishëm drejt një bote ku çdo i ri LGBTQ+ e di se është i dashur dhe i mbështetur", tha ai. /Telegrafi/

Festa luksoze e ditëlindjes së Lauren: Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes

Kris Jenner dhe Khloé Kardashian i janë bashkuar Lauren Sånchez Bezos për festimin e ditëlindjes së saj të 56-të. Festa u mbajt gjatë fundjavës dhe u shoqërua me dekorime festive të Krishtlindjeve, ndërsa disa momente u ndanë në Instagram nga vetë yjet.

Për këtë rast, Kris Jenner, 70 vjeçe, veshi një pallto elegante Valentino prej leshi dhe kashemiri me çmim 8,500 dollarë, të shoqëruar me vathë të vjetër Cartier. Ndërkohë, Khloé Kardashian, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan me prerje dhe pelerinë prej pellushi, duke e kompletuar me syze dhe çorape. Lauren Sånchez Bezos u shfaq në një kombinim të zi me xhaketë me print leopardi.

NĂ« disa foto, Kardashian shihet duke pozuar me borĂ« artificiale pranĂ« njĂ« Mercedes tĂ« kuq, ndĂ«rsa Jenner i bashkohet jashtĂ« automjetit. Ato gjithashtu pozuan sĂ« bashku brenda shtĂ«pisĂ« pĂ«r disa momente festive. KhloĂ© shkroi nĂ« Instagram: “NjĂ« natĂ« perfekte e organizuar nga @laurensanchezbezos. Lauren, je thjesht ME E MIRA. GĂ«zuar Krishtlindjet dhe Festat đŸŽđŸŽ„â™„â€.

Jenner gjithashtu ndau foto nga festa, duke shkruar: “MĂ« pĂ«lqen tĂ« kaloj kohĂ« Krishtlindjesh me kĂ«to dy 🌟 @laurensanchezbezos @khloekardashian”.

Kim Kardashian nuk ishte e pranishme nĂ« festĂ«, por urimin e saj ia dedikoi pĂ«rmes Instagram Stories, duke e quajtur SĂĄnchez Bezos “shumĂ« pozitive dhe me shpirt tĂ« gĂ«zuar”.

Familja Kardashian ka miqësi të ngushtë me Lauren, duke marrë pjesë më parë në dasmën dhe feste të tjera private të saj.

The post Festa luksoze e ditëlindjes së Lauren: Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes appeared first on iconstyle.al.

Personi i parë paraplegjik fluturon në hapësirë



Dy qytetarë gjermanë u nisën në një udhëtim të shkurtër në hapësirë me kompaninë amerikane hapësinore Blue Origin të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, duke përfshirë edhe personin e parë paraplegjik që udhëtoi në hapësirë.

Një transmetim i drejtpërdrejtë në internet tregoi raketën New Shepard NS-37 duke u ngritur nga Teksasi Perëndimor në një fluturim që zgjati rreth 11 minuta.

Ishte udhëtimi i gjashtëmbëdhjetë për kompaninë e turizmit hapësinor të Bezos dhe udhëtimi i parë i tillë hapësinor me dy gjermanë në bord - ish-inxhinierin e hapësirës Hans Konigsmann dhe Michaela Benthaus, inxhiniere në Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA).

Michaela është personi i parë me paraplegji që udhëton në hapësirë.

- YouTube www.youtube.com

Bëhet e ditur se në bordin e raketës ndodheshin edhe katër biznesmenë amerikanë.

Udhëtimi kryesisht i automatizuar i çoi gjashtë pjesëmarrësit në një lartësi prej rreth 100 kilometrash. /Telegrafi/

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi një shumë rekord prej 7.1 miliardë dollarësh për organizata jofitimprurëse



Filantropistja MacKenzie Scott njoftoi se në vitin 2025 ka dhuruar 7,1 miliardë dollarë për organizata jofitimprurëse, shifër kjo që përbën një rritje të madhe krahasuar me vitet e mëparshme.

Që nga viti 2019, kontributi i saj total për organizata të ndryshme ka arritur në 26,3 miliardë dollarë.

Nga donacionet e vitit 2025, më shumë se një duzinë kolegjesh dhe universitete historikisht të bardha - në rang HBCU (Historically Black Colleges and Universities) - morën një pjesë të konsiderueshme, përfshirë 783 milionë dollarë vetëm atyre institucioneve.

Midis dhuratave më të medha që u zbuluan publikisht në 2025 ishte edhe një grant prej 70 milionë dollarësh për UNCF, fondacioni më i madh privat për bursa për studentë pakicash, raporton cnn.

Strategjia e saj filantropike është e veçantë: shumica e donacioneve janë pa kushte - ajo nuk kërkon raporte, aplikime apo detaje për përdorimin e fondeve.

NĂ« fjalĂ«n e saj, Scott tha se shifra e madhe dollarĂ«she do tĂ« pĂ«rmendet nĂ« lajme, por theksoi se çdo shumĂ« Ă«shtĂ« “vetĂ«m njĂ« fraksion shumĂ« i vogĂ«l i shprehjeve personale tĂ« kujdesit” qĂ« po shpĂ«rndahen nĂ« komunitete. /Telegrafi/

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq gjithë vëmendjen



Artisti Mike Winkelmann, i njohur më mirë si Beeple , po shkakton trazira në Art Basel Miami Beach me veprën e tij Regular Animals.

Instalacioni, i ekspozuar në seksionin e ri të artit digjital, paraqet qen robotikë të pajisur me koka hiperrealiste që i ngjajnë manjatëve të teknologjisë si drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Të tjerë përfshijnë Pablo Picasso, Andy Warhol dhe vetë Winkelmann.

Çdo robot kushtonte 100,000 dollarĂ« dhe tĂ« gjithĂ« u shitĂ«n gjatĂ« premierĂ«s.



Sipas Beeple, çdo robot bën vazhdimisht fotografi të mjedisit përreth.

Imazhet e prodhuara interpretohen sipas stilit të secilit prej tyre.

“Kjo Ă«shtĂ« Inteligjenca Artificiale. Ne do ta shohim botĂ«n gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«rmes Al. Ne gjithashtu po e shohim botĂ«n pĂ«rmes lentes sĂ« artistĂ«ve dhe liderĂ«ve tĂ« teknologjisĂ« si Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, tĂ« cilĂ«t formĂ«sojnĂ« atĂ« qĂ« shohim, ndoshta mĂ« shumĂ« se kushdo tjetĂ«r.” /Telegrafi/

Miliarderët e teknologjisë "i bashkon" Al - fotot pushtojnë rrjetet sociale



Rrjetet sociale janë pushtuar me foto të gjeneruara me mjetin më të fundit me Al të Google, Nano Banana Pro.

Mes kësaj, imazhet e gjeneruara nga Al të liderëve më të fuqishëm të teknologjisë në botë duke kaluar kohë së bashku janë bërë virale.

NjĂ« foto e quajtuar “skuadra trilion dollarĂ«she” tregon miliarderĂ« si Elon Musk, Sundar Pichai, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos nĂ« njĂ« parking tĂ« rrethuar nga vetura luksoze.


Trillion Squad assembled pic.twitter.com/tQMjRrfxx5
— Ambuj Mishra (@Ambujmishra9090) November 22, 2025


Një tjetër foto virale tregon të njëjtin grup manjatësh të teknologjisë në një dhomë.

“VetĂ«m njĂ« takim relaksues me shokĂ«t", ishte mbishkrimi i imazhit.


Just a chill gathering with the homies pic.twitter.com/eqNWjpWcHU
— Beff – e/acc (@beffjezos) November 21, 2025


Një postim i tretë paraqet miliarderët duke festuar në një shtëpi të mbushur plot me njerëz.

Imazhi ka mbishkrimin "Diku në një univers paralel".


Somewhere in a parallel universe: pic.twitter.com/SFlYRiUpcn
— DogeDesigner (@cb_doge) November 22, 2025


Një tjetër imazh përshkruan manjatët e teknologjisë duke ecur në një rrugë të ndriçuar dobët natën. /Telegrafi/



Trillion Dollar Club pic.twitter.com/GyGxMdBkeN
— Linus ✩ Ekenstam (@LinusEkenstam) November 21, 2025

Çifti Bezos–Sanchez bĂ«hen sponsorĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« Met Gala 2026

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do tĂ« jenĂ« mes figurave kryesore tĂ« Met Gala 2026, por kĂ«tĂ« herĂ« nĂ« rolin e donatorĂ«ve dhe mbĂ«shtetĂ«sve strategjikĂ« tĂ« eventit. Çifti i njohur do tĂ« kontribuojĂ« financiarisht nĂ« ngjarjen mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« modĂ«s nĂ« botĂ«, e cila nĂ« edicionin e ardhshĂ«m mban temĂ«n “Arti nĂ« kostume”.

Sipas organizatorëve, Bezos dhe Sanchez janë konfirmuar si sponsorë kryesorë të aktivitetit që shënon hapjen e një ekspozite të re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Mbështetja e tyre do të jetë vendimtare për realizimin e programit që bashkon modën, artin dhe historinë. Përveç çiftit, në listën e donatorëve gjenden edhe shtëpia e modës Saint Laurent dhe grupi botues Condé Nast, dy emra me peshë të madhe në industrinë globale të modës.

Met Gala 2026 do të jetë e para që zhvillohet nën drejtimin e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle, e cila mori detyrën pas pensionimit të Anna Wintour, ikonës 37-vjeçare të revistës. Ky ndryshim e bën eventin e ardhshëm edhe më të shumëpritur, me pritshmëri për një vizion të freskët dhe qasje më moderne.

Marrëdhënia e Bezos dhe Sanchez u bë publike në janar 2019, në të njëjtin moment kur themeluesi i Blue Origin njoftoi divorcin nga MacKenzie Scott. Edhe Sanchez po kalonte proces divorci me Patrick Whitesell. Burime të afërta kanë thënë më herët se lidhja e tyre nisi fillimisht si bashkëpunim profesional.

Ekspozita “Art in Costume” do tĂ« hapet mĂ« 10 maj 2026 dhe do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur deri mĂ« 10 janar 2027. NdĂ«rkohĂ«, Met Gala do tĂ« mbahet mĂ« 4 maj 2026, duke shĂ«nuar nisjen zyrtare tĂ« sezonit tĂ« ri tĂ« modĂ«s dhe artit nĂ« New York.

The post Çifti Bezos–Sanchez bĂ«hen sponsorĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« Met Gala 2026 appeared first on iconstyle.al.

Jeff Bezos dhe Lauren do të jenë donatorët kryesorë për Met Gala 2026



Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të luajnë role kyçe në Met Gala 2026, por këtë herë prapa skenave.

Çifti i famshĂ«m do tĂ« jetĂ« donatori kryesor i eventit prestigjioz tĂ« modĂ«s, tema e tĂ« cilit pĂ«r edicionin e ardhshĂ«m Ă«shtĂ« shpallur "Arti nĂ« kostume".

Sponsorët kryesorë

ËshtĂ« konfirmuar se Bezos dhe Sanchez do tĂ« mbĂ«shtesin financiarisht njĂ« aktivitet qĂ« feston hapjen e njĂ« ekspozite tĂ« re nĂ« Muzeun Metropolitan tĂ« Artit nĂ« New York.

Jeff dhe Lauren

Përveç tyre, shtëpia e modës Saint Laurent dhe shtëpia botuese Conde Nast janë gjithashtu të listuar si donatorë.

Edicioni i vitit 2026 do të jetë i pari nën udhëheqjen e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle.

Ajo kohët e fundit mori detyrën nga legjendarja Anna Wintour, e cila doli në pension pas 37 vitesh në krye të revistës së modës.

Marrëdhënia e Bezos dhe Sanchez u bë publike në janar 2019, pothuajse në të njëjtën kohë kur themeluesi i 'Blue Origin' njoftoi divorcin e tij nga MacKenzie Scott pas 25 vitesh martesë.

Sanchez në atë kohë po divorcohej nga bashkëshorti i saj Patrick Whitesell, me të cilin kishte qenë e martuar për 13 vjet.

Edhe pse ata nuk e kanë zbuluar kurrë se si janë takuar, burimet kanë deklaruar më parë se marrëdhënia e tyre filloi si një bashkëpunim biznesi.

Ekspozita "Art in Costume" në muze do të hapet më 10 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 10 janar 2027, ndërsa vetë Met Gala do të zhvillohet më 4 maj 2026. /Telegrafi/

Jeff Bezos dhe Lauren do të jenë donatorët kryesorë për Met Gala 2026

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të luajnë role kyçe në Met Gala 2026, por këtë herë prapa skenave.

Çifti i famshĂ«m do tĂ« jetĂ« donatori kryesor i eventit prestigjioz tĂ« modĂ«s, tema e tĂ« cilit pĂ«r edicionin e ardhshĂ«m Ă«shtĂ« shpallur “Arti nĂ« kostume”.

Sponsorët kryesorë

ËshtĂ« konfirmuar se Bezos dhe Sanchez do tĂ« mbĂ«shtesin financiarisht njĂ« aktivitet qĂ« feston hapjen e njĂ« ekspozite tĂ« re nĂ« Muzeun Metropolitan tĂ« Artit nĂ« New York.

Jeff dhe Lauren

Përveç tyre, shtëpia e modës Saint Laurent dhe shtëpia botuese Conde Nast janë gjithashtu të listuar si donatorë.

Edicioni i vitit 2026 do të jetë i pari nën udhëheqjen e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle.

Ajo kohët e fundit mori detyrën nga legjendarja Anna Wintour, e cila doli në pension pas 37 vitesh në krye të revistës së modës.

MarrĂ«dhĂ«nia e Bezos dhe Sanchez u bĂ« publike nĂ« janar 2019, pothuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« kur themeluesi i ‘Blue Origin’ njoftoi divorcin e tij nga MacKenzie Scott pas 25 vitesh martesĂ«.

Sanchez në atë kohë po divorcohej nga bashkëshorti i saj Patrick Whitesell, me të cilin kishte qenë e martuar për 13 vjet.

Edhe pse ata nuk e kanë zbuluar kurrë se si janë takuar, burimet kanë deklaruar më parë se marrëdhënia e tyre filloi si një bashkëpunim biznesi.

Ekspozita “Art in Costume” nĂ« muze do tĂ« hapet mĂ« 10 maj 2026 dhe do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 10 janar 2027, ndĂ«rsa vetĂ« Met Gala do tĂ« zhvillohet mĂ« 4 maj 2026.

The post Jeff Bezos dhe Lauren do të jenë donatorët kryesorë për Met Gala 2026 appeared first on Albeu.com.

Jeff Bezos thuhet se po lanson një startup të ri të Inteligjencës Artificiale - me veten si CEO



Pasi dha dorëheqjen si CEO i Amazon katër vjet më parë, Jeff Bezos, themeluesi miliarder dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së blerjeve online, do të jetë përsëri CEO.

Këtë herë, Bezos është emëruar bashkë-CEO i një startup-i të Inteligjencës Artificiale të quajtur Project Prometheus, raportoi New York Times, duke cituar burime anonime, përcjell Telegrafi.

Startup-i, i cili do të përqendrohet në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale për inxhinieri dhe prodhim në fusha të ndryshme, ka marrë tashmë 6.2 miliardë dollarë fonde - më shumë sesa shumë kompani janë në gjendje të mbledhin gjatë jetës së tyre.

Kompania drejtohet përkrah Bezos nga bashkëthemeluesi dhe bashkë-CEO i tij Vik Bajaj, një ekzekutiv i famshëm i teknologjisë.

Bajaj është një fizikant dhe kimist i njohur më së miri për punën e tij në fabrikën e Google, X, ku ai themeloi startup-in shëndetësor Verily.

Pak gjëra të tjera dihen rreth projektit, pasi Bezos nuk zbuloi se ku do të bazohet kompania ose si mund të funksionojë teknologjia e saj. /Telegrafi/

Jeff Bezos lĂ«shon raketĂ«n ‘New Glenn’, pritet tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« Mars nĂ« 2027-n

Blue Origin e Jeff Bezos ka lĂ«shuar me sukses raketĂ«n e saj tĂ« madhe “New Glenn” dhe ka rikuperuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« booster-in, duke shĂ«nuar njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« garĂ«n me SpaceX tĂ« Elon Muskut. Dy sondat Escapade tĂ« NASA-s janĂ« nisur drejt Marsit dhe priten tĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« vitin 2027 pĂ«r tĂ« [
]

The post Jeff Bezos lĂ«shon raketĂ«n ‘New Glenn’, pritet tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« Mars nĂ« 2027-n appeared first on BoldNews.al.

Njeriu, një hap me pranë Marsit/ Raketa e Jeff Bezos dërgoi satelitë në planetin e kuq

Blue Origin ka kryer me sukses nisjen e raketës së saj gjigante New Glenn të enjten duke nisur dy satelite të NASE-s drejt planetit Mars. Ky ishte vetëm testi I dytë I fluturimit të raketës së re mbi të cilën kompania e Jefff Bezos dhe NASA po mbështeten për misionet e ardhshme të dërgimit të njerëzve dhe furnizimeve të ndryshme në Hënë.

Raketa e gjatë 98 metra u ngrit nga baza e Forcave Hapësinore në Cape Canaveral duke nisur dy satelitët e NASA-s në udhëtimin e gjatë drejt planetit të kuq. Nisja e Raketës New Glenn ishte shtyrë për 4 ditë me radhë për shkak të motit të keq dhe stuhive diellore që ndezën aurora deri në Florida.

Testi I të enjtes shënoi suksesin e parë për Kompaninë Blue Origin sa I përket përforcuesit të raketës që arrit të kthehej në bazë. Diçka e tillë ul kostot për testimet e radhës. Përforcuesi I raketës pasi u shkëput nga ajo në hapësirë u kthye në platformën detare ku ishte parashikuar ndërsa punonjësit e Blue Origin shpërthyen në brohoritje. Vetë Jeff Bezos ndoqi momentin nga qendra e kontrollit ku dukej I emocionuar.

Pas testimit të suksesshëm kompania Blue Origin ka deklaruar se stacioni I tyre I ardhshëm është hëna. Fluturimi i parë testues i New Glenn në janar vendosi një satelit prototip në orbitë, por dështoi të ulte përforcuesin e raketës në Atlantik.

Dy satelitet identike  identikë të quajtur Escapade te cilët u nisen drejt Marsit do të qëndrojnë rreth një vit në afërsi të Tokës, në një distancë prej 1.5 milion km. Në vjeshtën e ardhshme, kur Toka dhe Marsi të jenë në një vijë ideale, ata do të marrin ndihmën gravitacionale të Tokës për të vazhduar drejt Marsit, ku pritet të mbërrijnë në 2027.

NĂ« orbitĂ« rreth Marsit, anijet do tĂ« hartojnĂ« atmosferĂ«n e sipĂ«rme tĂ« planetit dhe fushat e copĂ«zuara magnetike, me qĂ«llim tĂ« kuptimit tĂ« ndĂ«rveprimit me erĂ«n diellore. Studimet pritet tĂ« sqarojnĂ« proceset qĂ« kanĂ« çuar nĂ« humbjen e atmosferĂ«s sĂ« Marsit — duke shpjeguar kalimin nga njĂ« planet i ngrohtĂ« e i lagĂ«sht, nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« thatĂ« e me pluhur sot. ShkencĂ«tarĂ«t do tĂ« studiojnĂ« gjithashtu mĂ«nyrat e mbrojtjes sĂ« astronautĂ«ve nga rrezatimi i ashpĂ«r marsian.

Me një buxhet nën 80 milion dollarë, misioni menaxhohet nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley. Fillimisht misioni do duhej te ishte kryer një vit me pare, por NASA e shtyu për shkak të shqetësimeve mbi gatishmërinë e raketës së re të Blue Origin.

E themeluar në vitin 2000, kompania e Bezos mban tashmë një kontratë të NASA-s për uljen e tretë të astronautëve në Hënë në kuadër të programit Artemis. Ndërkohë SpaceX-i i Elon Musk fitoi misionet e para dy uljeve, duke përdorur raketën gjigante Starship, afro 30 metra më e lartë se New Glenn.

Miliarderi Jeff Bezos bëri histori - nisi një mision në Mars



Blue Origin, kompania hapësinore e themeluar nga Jeff Bezos, ka lëshuar me sukses raketën e saj gjigante New Glenn, duke shënuar një moment kyç për kompaninë.

Raketa u nis nga Florida, duke mbartur dy satelitë të NASA-s në një udhëtim të gjatë drejt Marsit, dhe kompania arriti për herë të parë të ulë në mënyrë të sigurt shkallën e parë të raketës mbi një platformë detare.

Ky sukses i dyfishtĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« madh pĂ«rpara nĂ« pĂ«rpjekjet e Blue Origin pĂ«r t’u bĂ«rĂ« njĂ« konkurrues serioz i SpaceX-it, shkruan CNN.

pic.twitter.com/tcU5bePWbL
— Jeff Bezos (@JeffBezos) November 14, 2025

Raketa New Glenn u nis nga baza hapësinore Cape Canaveral të enjten pak para orës 16:00 sipas kohës lokale. Nisja e misionit, të quajtur Escapade, fillimisht ishte planifikuar për të dielën, por u shty për shkak të motit të keq.

Pas ngritjes së suksesshme, Blue Origin arriti edhe një objektiv tjetër të rëndësishëm: shkalla e parë e raketës, e njohur si përforcuesi, u ul me sukses në platformën detare të quajtur "Jacklyn", emëruar për nder të nënës së Bezos-it.

Ky është një sukses i madh për kompaninë, veçanërisht pas përpjekjes së pasuksesshme gjatë fluturimit inaugurues në janar. Në atë rast, motorët nuk arritën të ndiznin sërish për uljen, por duket se inxhinierët gjatë dhjetë muajve të fundit e kanë zgjidhur problemin.

AftĂ«sia pĂ«r tĂ« ripĂ«rdorur shkallĂ«n e parĂ« tĂ« raketĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r modelin e biznesit tĂ« kompanisĂ«, pasi ul ndjeshĂ«m kostot e nisjes — njĂ« strategji qĂ« SpaceX e ka pĂ«rsosur prej kohĂ«sh.

New Glenn successfully completed its second mission by deploying @NASA’s ESCAPADE twin spacecraft, powering on and transmitting data for @Viasat’s HaloNet technology demonstration, and landing the fully reusable first stage on Jacklyn. Learn more: https://t.co/a4PycrFeEP pic.twitter.com/knH7Mf5uts
— Blue Origin (@blueorigin) November 13, 2025

New Glenn dorĂ«zoi nĂ« hapĂ«sirĂ« dy satelitĂ«t e misionit Escapade, i cili ka njĂ« nga misionet mĂ« emocionuese: kĂ«rkimin e Marsit. Por rruga e tyre drejt Planetit tĂ« Kuq nuk do tĂ« jetĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ«. SatelitĂ«t u dĂ«rguan fillimisht drejt pikĂ«s Lagrange 2 (L2), njĂ« pikĂ« gravitacione e qĂ«ndrueshme rreth 1.5 milionĂ« kilometra larg TokĂ«s, ku ata do tĂ« “presin” momentin e duhur pĂ«r tĂ« vazhduar udhĂ«timin.

Në fund të vitit 2026, kur Marsi dhe Toka të jenë në pozicion optimal, satelitët do të largohen nga L2 dhe do të nisen drejt destinacionit të tyre përfundimtar.

Pritet që ata të hyjnë në orbitën e Marsit në muajin shtator të vitit 2027. Vetëm atëherë do të fillojë misioni i tyre shkencor: studimi i atmosferës së Marsit për të zbuluar pse planeti humbi shtresën e tij të dendur atmosferike miliarda vite më parë, si dhe matja e niveleve të rrezatimit - një element kyç për misionet e ardhshme njerëzore.

Misioni Escapade është pjesë e programit SIMPLEx të NASA-s (Small, Innovative Missions for Planetary Exploration), i cili synon të nxisë zhvillimin e anijeve hapësinore më të vogla dhe më të lira për kërkime shkencore.

Kostoja e këtij misioni vlerësohet të jetë më pak se 100 milionë dollarë, shumë më pak se misionet tipike drejt Marsit, të cilat kushtojnë nga 300 deri në 600 milionë dollarë. Suksesi i këtij misioni mund të hapë rrugën për një brez të ri kërkimesh planetare më të përballueshme. /Telegrafi/

Përse mbështetja e Lauren Sånchez Bezos për Sydney Sweeney po bën bujë?

Lauren SĂĄnchez Bezos ka shprehur publikisht mbĂ«shtetjen e saj pĂ«r filmin e ri “Christy”, ku Sydney Sweeney luan rolin e legjendĂ«s sĂ« boksit Christy Martin. Edhe pse filmi mori kritika pozitive dhe njĂ« duartrokitje nĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« Festivalin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Filmit nĂ« Toronto, ai debutoi me vetĂ«m 1.3 milion dollarĂ« nĂ« biletari.

SĂĄnchez Bezos, 55 vjeç, ndau njĂ« foto tĂ« filmit nĂ« Instagram Stories, duke shkruar: “Sapo pashĂ« @sydney_sweeney nĂ« @christy.movie. Duhet tĂ« them se Ă«shtĂ« njĂ« nga filmat mĂ« tĂ« fuqishĂ«m qĂ« kam parĂ« ndonjĂ«herĂ«. Interpretim i denjĂ« pĂ«r çmimin Oscar nga Sydney.” Ky postim erdhi vetĂ«m dy ditĂ« pasi Sweeney, 28 vjeç, shprehu krenarinĂ« pĂ«r punĂ«n e saj nĂ« film, pavarĂ«sisht shifrave nĂ« biletari.

Filmi tregon udhëtimin e Christy Martin në botën e boksit dhe përballjen e saj me abuzimin nga bashkëshorti dhe trajneri i saj, Jim Martin, të luajtur nga Ben Foster. Martin, anëtare e Sallës së Famës Ndërkombëtare të Boksit, tërhiqet nga boksi profesionist në vitin 2012 pas 49 fitoreve.

MbĂ«shtetja e Lauren SĂĄnchez Bezos ka tĂ«rhequr vĂ«mendje, pasi ajo dhe Sweeney kanĂ« lidhje personale nĂ« ngjarje tĂ« ndryshme private, pĂ«rfshirĂ« dasmĂ«n e Jeff Bezos. Christy Martin gjithashtu e mbĂ«shteti publikisht Sweeney-n, duke e quajtur atĂ« “shoqe dhe aleate” pĂ«r interpretimin e historisĂ« sĂ« saj.

“Christy” tashmĂ« po shfaqet nĂ« kinema, duke treguar historinĂ« e njĂ« boksereje qĂ« luftoi jo vetĂ«m nĂ« ring, por edhe pĂ«r dinjitetin dhe jetĂ«n e saj jashtĂ« tij.

The post Përse mbështetja e Lauren Sånchez Bezos për Sydney Sweeney po bën bujë? appeared first on iconstyle.al.

Qendra të dhënash në hapësirë? Jeff Bezos thotë se është e mundur



Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, parashikoi qendrat e të dhënave në shkallë gigavat do të ndërtohen në hapësirë brenda 10 deri në 20 viteve të ardhshme dhe se energjia diellore e disponueshme vazhdimisht do të thotë se ato përfundimisht do të tejkalojnë ato të bazuara në Tokë.

Bezos e krahasoi gjithashtu rritjen e Inteligjencës Artificiale me bumin e internetit në fillim të viteve 2000, duke nxitur optimizëm pavarësisht rrezikut.

Koncepti i qendrave të të dhënave orbitale ka fituar terren midis gjigantëve të teknologjisë, pasi ato në Tokë kanë rritur kërkesën për energji elektrike dhe ujë për të ftohur serverat e tyre.

"Këto grupe gjigante trajnimi, ato do të ndërtohen më mirë në hapësirë, sepse ne kemi energji diellore atje, 24/7. Nuk ka re dhe as shi, as mot", tha Bezos.

"Ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë koston e qendrave të të dhënave tokësore në hapësirë në dy dekadat e ardhshme."

Bezos tha se kalimi në infrastrukturën hapësinore është pjesë e një trendi më të gjerë të përdorimit të hapësirës për të përmirësuar jetën në Tokë.

"Kjo ka ndodhur tashmë me satelitët e motit dhe të komunikimit", tha ai.

"Hapi tjetër janë qendrat e të dhënave, pastaj llojet e tjera të prodhimit." /Telegrafi/

Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos shkëlqyen në NYFW me stil dhe elegancë



Lauren Sanchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, u panë në mbrëmje duke marrë pjesë në Javën e Modës në New York, në eventin e revistës 72 në hotelin Four Seasons.

Sanchez, 55 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë sateni me dekolte të hapur, xhaketë lëkure kafe dhe taka nude.

FlokĂ«t e saj voluminozĂ« dhe grimi ‘smokey’ e kompletonin pamjen elegante. Bezos, 61 vjeç, dukej i shkĂ«lqyer me kostum tĂ« zi dhe aksesorĂ« minimalĂ«, shkruan DailyMail.


Çifti u largua duke u mbajtur dorĂ« pĂ«r dore dhe duke shfaqur harmoni dhe stil tĂ« pĂ«rkryer.

Gjatë eventit, Sanchez pozoj gjithashtu me Anna Wintour dhe të ftuar të tjerë të famshëm si Salma Hayek, Dakota Johnson dhe regjisori Baz Luhrmann.

Postimet në Instagram e treguan Sanchez-in në formë të shkëlqyer dhe të relaksuar, duke marrë komplimente të shumta nga ndjekësit për stilin dhe elegancën e saj.

Ky shfaqje vjen pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, ku Sanchez kishte veshur fustanin e nusërisë Dolce & Gabbana.

Pamja e çiftit në NYFW reflektonte jo vetëm modën, por edhe ndikimin dhe praninë e tyre të fortë në industrinë e modës dhe botës së famshme. /Telegrafi/


Jackie Bezos, nëna e Jeff Bezos, ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare

Jackie Bezos, nëna e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga The Bezos Family Foundation më 14 gusht. Jeff Bezos ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke treguar se ajo vdiq pas një beteje të gjatë me demencën Lewy body, një çrregullim që ndikon në mendimin, lëvizjen dhe sjelljen e individëve.

NĂ« mesazhin e tij, Bezos theksoi se nĂ«nĂ«n e tij e rrethuan me dashuri deri nĂ« momentet e fundit, duke e pĂ«rkujtuar atĂ« si njĂ« grua qĂ« dhuronte gjithçka pĂ«r familjen e saj. “Ajo filloi tĂ« ishte nĂ«na ime nĂ« moshĂ«n 17 vjeçare, dhe kjo sigurisht nuk ka qenĂ« e lehtĂ«, por ajo e bĂ«ri gjithçka tĂ« mundur,” shkroi ai. Jackie Bezos, e cila ishte gjithashtu bashkĂ«themeluese e The Bezos Family Foundation, la pas bashkĂ«shortin e saj Mike Bezos, tre fĂ«mijĂ«t, 11 nipĂ«r e mbesa dhe njĂ« mbesĂ«.

The post Jackie Bezos, nëna e Jeff Bezos, ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Bezos dhe Sanchez kërkojnë 190,000 dollarë nga vëllai i saj, beteja ligjore disavjeçare

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, kanë ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë duke kërkuar një total prej 190,556 dollarësh nga vëllai i ish-gazetares, Michael Sanchez, në betejën e tyre ligjore shumëvjeçare.

Konkretisht, ata po kĂ«rkojnĂ« 182,374 dollarĂ« pĂ«r tarifat e avokatĂ«ve dhe 8,182 dollarĂ« pĂ«r shpenzime tĂ« tjera ligjore, tĂ« cilat ata thonĂ« se lidhen me njĂ« mocion tĂ« suksesshĂ«m tĂ« posaçëm pĂ«r rrĂ«zimin e çështjes (njĂ« mjet ligjor qĂ« i lejon njĂ« tĂ« pandehuri t’i kĂ«rkojĂ« gjykatĂ«s tĂ« rrĂ«zojĂ« njĂ« padi qĂ« ai beson se Ă«shtĂ« pa bazĂ«) dhe njĂ« mocion nĂ« vazhdim pĂ«r kostot.

Polemika filloi nĂ« vitin 2019, menjĂ«herĂ« pas ndarjes sĂ« Bezos nga gruaja e tij MacKenzie Scott, kur lidhja e tij me Sanchez doli nĂ« dritĂ«. Çështja u pĂ«rshkallĂ«zua pasi National Enquirer kĂ«rcĂ«noi tĂ« publikonte materiale personale, me vetĂ« Bezos qĂ« zbuloi ekzistencĂ«n e fotove kontroverse.

Michael Sanchez mohoi publikimin e “fotove tĂ« pahijshme”, por pranoi ndarjen e informacioneve tĂ« tjera. New York Times kishte zbuluar se ekzistonte njĂ« marrĂ«veshje konfidencialiteti midis Sanchez dhe American Media nĂ« lidhje me informacionin dhe fotot qĂ« vĂ«rtetonin marrĂ«dhĂ«nien Bezos-Sanchez.

NĂ« vitin 2020, Michael Sanchez paditi Bezos pĂ«r shpifje, por njĂ« gjykatĂ« e Los Angeles vendosi nĂ« favor tĂ« miliarderit. NĂ« vitin 2021, themeluesi i Amazon fitoi 218,385 dollarĂ« nĂ« shpenzime ligjore, por betejat ligjore vazhdojnĂ«. Michael Sanchez, nga ana e tij, kĂ«mbĂ«ngul nĂ« akuzat e tij, duke e quajtur çiftin “gĂ«njeshtarĂ«â€ dhe sistemin ligjor “tĂ« korruptuar”.

The post Bezos dhe Sanchez kërkojnë 190,000 dollarë nga vëllai i saj, beteja ligjore disavjeçare appeared first on iconstyle.al.

Video/ Vallëzimi i çuditshëm i Jeff Bezos dhe i Lauren Sanchez në një klub në Ibiza

Vetëm pse dikush është një profesionist i suksesshëm nuk do të thotë se mund të jetë i mirë në çdo gjë, dhe kjo ndoshta është e vërtetë për Jeff Bezos, duke gjykuar nga pamjet e tij dhe gruas së tij Lauren Sanchez duke dalë në një klub në Ibiza.

Pavarësisht se është një nga manjatët më të suksesshëm të teknologjisë në botë, ai duket se po has vështirësi në pistën e vallëzimit.

Siç shihet në videon e publikuar nga Daily Mail, 55-vjeçarja Sanchez po kërcente si e çmendur, ndërsa 61-vjeçari Bezos po lëkundej në mënyrë të çuditshme para dhe mbrapa.

Ish-gazetarja kishte zgjedhur njĂ« fustan tĂ« bardhĂ« tĂ« ngushtĂ« qĂ« i “pĂ«rqafonte” format e trupit ndĂ«rsa kĂ«rcente dhe dukej se po argĂ«tohej mĂ« shumĂ« se bashkĂ«shorti i saj, i cili mezi lĂ«vizte pavarĂ«sisht ritmeve tĂ« larta tĂ« muzikĂ«s.

The post Video/ Vallëzimi i çuditshëm i Jeff Bezos dhe i Lauren Sanchez në një klub në Ibiza appeared first on iconstyle.al.

Jeff Bezos para dhe pas – si arriti pronari i ‘Amazon’ transformimin mbresĂ«lĂ«nĂ«s fizik nĂ« moshĂ«n 60-vjeçare

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka befasuar publikun me një transformim fizik të jashtëzakonshëm në moshën 60-vjeçare.

I njohur fillimisht për përkushtimin total ndaj punës dhe ndërtimin e një prej kompanive më të fuqishme në botë, Bezos për shumë vite nuk i kushtoi rëndësi të veçantë pamjes së jashtme apo stilit të jetesës së shëndetshme.

Por me kalimin e kohës dhe afrimin e të 60-ave, ai mori një vendim të vetëdijshëm për të ndryshuar.

Jeff Bezos

Motivuar nga dëshira për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, ai nisi një regjim serioz ushtrimesh dhe një dietë të balancuar.

Aktivitetet e tij përfshijnë stërvitje me pesha, ushtrime kardio dhe një stil jete aktiv që tani është bërë pjesë e përditshmërisë së tij. Krahas ushtrimeve, ka ndryshuar plotësisht edhe mënyrën e të ushqyerit, duke u fokusuar te ushqimet e pastra, të shëndetshme dhe me vlera ushqyese.

Rezultatet janë të dukshme: një fizik më i tonifikuar, më shumë energji, dhe një paraqitje shumë më e vetë-besueshme në publik.

Bezos Ă«shtĂ« kthyer nĂ« simbol tĂ« asaj qĂ« njihet si “versioni mĂ« i mirĂ« i vetes”, duke provuar se suksesi nuk ka kuptim pa shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien personale.

Jeff Bezos

Ky transformim nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« histori e ndryshimit fizik, por njĂ« mesazh i fuqishĂ«m se asnjĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« rifilluar – as nĂ« jetĂ«, as nĂ« shĂ«ndet.

Bezos sot frymëzon jo vetëm si biznesmen, por edhe si model i vendosmërisë, disiplinës dhe përkushtimit ndaj vetes. /Telegrafi/

Jeff Bezos

The post Jeff Bezos para dhe pas – si arriti pronari i ‘Amazon’ transformimin mbresĂ«lĂ«nĂ«s fizik nĂ« moshĂ«n 60-vjeçare appeared first on Telegrafi.

❌