METEO â Alarm i kuq pĂ«r stuhinĂ« âGorettiâ qĂ« po i afrohet BritanisĂ« sĂ« Madhe
LONDĂR, 15 janar /ATSH-DPA/ â NjĂ« paralajmĂ«rim i rrallĂ« i nivelit tĂ« kuq pĂ«r erĂ«ra tĂ« rrezikshme dhe tĂ« stuhishme Ă«shtĂ« lĂ«shuar nga Met Office pĂ«r jugperĂ«ndimin e AnglisĂ«, ndĂ«rsa stuhia âGorettiâ pritet tĂ« sjellĂ« shpejtĂ«si ere deri nĂ« 160 km/h.
Paralajmërimi prek veçanërisht Cornwallin dhe Ishujt Scilly.
Sipas parashikimeve, pjesĂ« tĂ« kĂ«tyre zonave do tĂ« goditen nga erĂ«ra tĂ« fuqishme qĂ« zgjasin dy deri nĂ« tre orĂ«, ndĂ«rsa nĂ« zona tĂ« ekspozuara priten erĂ«ra maksimale prej 130â160 km/h ose edhe mĂ« shumĂ«.
Autoritetet paralajmërojnë për dëmtime të ndërtesave, dallgë shumë të mëdha, mbetje që fluturojnë në ajër duke rrezikuar jetën, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime të transportit publik.
Një paralajmërim i kuq nënkupton se pritet mot jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se qytetarët duhet të ndërmarrin masa për të mbrojtur veten.
Met Office thekson se ekziston rrezik serioz për jetën, me ndërprerje të mëdha në udhëtime, furnizim me energji dhe dëme të gjera në prona dhe infrastrukturë, duke këshilluar shmangien e udhëtimeve.
Stuhia, e emërtuar nga shërbimi meteorologjik francez Meteo France, është përshkruar si një ngjarje me shumë rreziqe.
Përveç erërave ekstreme, parashikohet edhe reshje intensive bore, me deri në 30 centimetra në disa pjesë të Britanisë së Madhe.
Paralajmërime për borë, shi, erë dhe akull janë lëshuar në të gjithë vendin për shkak të kushteve të rrezikshme të udhëtimit.
Kryeparashikuesi i Met Office, Neil Armstrong, tha se ndikimet më të mëdha priten nga bora në disa zona të Uellsit dhe Midlandsit, si dhe nga erërat shumë të forta në jugperëndim.
Ai paralajmëroi se reshjet e shiut në disa rajone mund të shndërrohen në borë të rëndë, duke izoluar komunitete rurale.
BBC raporton se stuhia âGorettiâ mund tĂ« sjellĂ« nĂ« BM njĂ« tĂ« ashtuquajtur âbombĂ« motiâ, e njohur ndryshe si ciklogjenezĂ« shpĂ«rthyese.
Ky fenomen ndodh kur presioni në qendër të një sistemi me presion të ulët bie me të paktën 24 milibarë brenda 24 orësh, duke prodhuar erëra aq të forta sa të rrëzojnë pemë dhe të shkaktojnë dëme strukturore./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post METEO â Alarm i kuq pĂ«r stuhinĂ« âGorettiâ qĂ« po i afrohet BritanisĂ« sĂ« Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.