UASHINGTON, 25 janar /ATSH-DPA/ â NjĂ« stuhi e ashpĂ«r nĂ« Shtetet e Bashkuara ka lĂ«nĂ« tashmĂ« qindra mijĂ«ra njerĂ«z pa energji elektrike, pĂ«rpara se tĂ« pritej tĂ« godiste Nju Jorkun, Filadelfian dhe Uashingtonin sot me vonĂ«.
Misisipi, Luiziana dhe Teksasi janĂ« ndĂ«r shtetet mĂ« tĂ« prekura, me rreth 730 mijĂ« familje tĂ« goditura nga ndĂ«rprerjet e energjisĂ« nĂ« mbarĂ« vendin, sipas faqes âPowerOutage.usâ.
Sipas autoriteve, rreth 190 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së, po përballen me ndërprerje dhe vështirësi për shkak të një prej stuhive më të rënda të dimrit të viteve të fundit.
Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se stuhia pritej të shtrihej në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në jugperëndim deri në Maine në verilindje, gjatë fundjavës.
Parashikohej që ajo të godiste sot Nju Jorkun, ndërsa shumë shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Kushtet e pafavorshme kanë shkaktuar gjithashtu kaos për udhëtarët, me mijëra fluturime të anuluara.
Autoritetet lokale thonë se reshjet e dendura të borës po shkaktojnë ndërprerje të trafikut dhe mbyllje rrugësh, që mund të zgjasin disa ditë.
Shtresat e akullit kanĂ« krijuar kushte udhĂ«timi âjashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshmeâ nĂ« disa zona.
Me valën e vazhdueshme të të ftohtit që kërcënon të paralizojë pjesë të vendit në ditët në vijim, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të shmangin përdorimin e makinave.
Banorëve të Uashingtonit u është kërkuar të kenë gati elektrikë dore dhe të mbajnë të karikuar telefonat celularë.
Sipas âNBC Newsâ, nĂ« tĂ« pesĂ« bashkitĂ« e Nju Jorkut do tĂ« hapeshin qendra ngrohjeje pĂ«r banorĂ«t.
CNN raportoi se në Crested Butte, Kolorado, janë regjistruar 58 centimetra borë, ndërsa deri në 20 centimetra janë shënuar në disa pjesë të Oklahomës dhe rreth 30 centimetra në Nju Meksiko. /Ad.Ab./
The post FOKUS â Mbi 700 mijĂ« familje pa energji elektrike nĂ« SHBA mes njĂ« stuhie tĂ« ashpĂ«r dimri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.