Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dhimbjet e barkut, refluksi dhe simptomat që shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera - flet gastroenterologu Avni Haziri



Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Avni Haziri ka sqaruar në detaje mënyrën se si dhimbjet e barkut dhe simptomat shoqëruese mund të tregojnë probleme të ndryshme të sistemit tretës, veçanërisht të lukthit.

Sipas tij, nëse dhimbja paraqitet në pjesën e sipërme të barkut, zakonisht ajo lidhet me lukthin.



Ai tha se lokalizimi i dhimbjes dhe koha kur shfaqet janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se cila pjesë e lukthit është e prekur.

“Nëse pacienti tregon se dhimbja shfaqet menjëherë pas ushqimit, shoqërohet me djegësim, ndjenjë për të vjellë apo edhe vjellje, atëherë problemi zakonisht ndodhet në pjesën ku ushqimi bie për herë të parë në lukth ose në pjesën e poshtme të tij”, shpjegon Haziri.

Tutje Haziri u shpreh se në këto raste, diagnoza mund të variojë nga një gastrit i lehtë deri te ulçera gastrike.

Një shenjë e rëndësishme, sipas Hazirit, është edhe kolla e thatë kronike, e cila shpesh nuk lidhet me mushkëritë apo alergjitë, por me kthimin e thartinës së lukthit në ezofag.

“Refluksi ndodh kur thartina e lukthit kthehet përmes diafragmës në ezofag dhe ndonjëherë arrin deri në fyt, duke i irrituar këto pjesë,” shpjegon gastroenterologu duke shtuar se për këtë arsye, shumë pacientë mendojnë se problemi është në fyt, mushkëri apo zemër.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndet në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Prishtinë



Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në kontekstin e kësaj, në një operacion të realizuar nga zyrtarët e stacionit të Podujevës sot u arrestuan dy persona të kërkuar nga Gjykata për veprën Lëndim trupor: A. A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Z, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët pas arrestimit nga ana e policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, gjatë vitit 2025, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës kanë realizuar 745 urdhëresa, prej tyre për vepra penale kanë qenë 251. /Telegrafi/


Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audio-regjistrim dhe postim në Instagram



Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën dije se shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune.

Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram.

Në 2025 Pjetri ka tentuar që të arratisej ndërsa ndodhej në burgun 313. Ai së bashku me Arbër Çekajn kishin thurur planin për t’u larguar me një çarçaf nga izolimi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si Fatmir Pjetri ka goditur me hekur në kokë gardianin dhe punonjësin tjetër të burgut.

“Rreth orës 14:20 ai është njoftuar nga përgjegjësi specialisti i trups Gëzim Rramushi se i paraburgosuri Lulzim Çepele kishte prerë damarët e dorës së djathtë. Për këtë shkak ai është dërguar në infermieri për ndihmë mjekësore, dhe më pas ai vetë ka shkuar atje dhe ka folur ndihmës mjeken që rekomandoi se Lulzim Çepele ka nevojë për qepje të plagës, gjë që duhej bërë në spital. Për këtë ai ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë të Përgjithshme, Drejtorin e institucionit dhe Shefin e Policisë, për të bërë shoqërimin e Lulzim Çepeles për në Spitalin e Traumës.

Njëkohësisht ka njoftuar shoferin e ambulancës për të ardhur në IEVP dhe marrë të dëmtuarin. Gjatë kohës që ai ishte duke pritur ardhjen e personelit, rreth orës 14:55, ka parë se tek muri i godinës “A” në faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte një person duke kacavjerrur me litar. Menjëherë ai ka bërë njoftimin dhe bashkë me një punonjës tjetër ka dalë në oborr menjëherë ku ka konstatuar se i paraburgosuri Fatmir Pjetri ishte në gjysëm lartësi duke zbritur me litar për tek shkallët e hyrjes të administratës.

Menjëherë ai është ngjitur vetë i parë për të ndaluar atë dhe kur ka qenë përballë me të ka parë se ai kishte në dorë një hekur në formë të harkuar. Ai i ka dalë parë tek sheshpushimi i shkallëve të administratës dhe në këtë moment Fatmir Pjetri e ka goditur me hekur duke e dëmtuar në anën e majtë te kokës. Pasi e goditi Fatmiri u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin, ka goditur me te njëjtin hekur edhe punonjësin e ruajtjes të portës. Ai ka zbritur dhe i ka shkuar menjëherë nga mbrapa dhe bashkë me punonjësin e portës Hekuran Sina e kanë neutralizuar Fatmir Pjetrin.

Në këtë moment ai ka vënë re se i paraburgosuri tjetër Arbër Çekaj ishte duke zbritur me të njëjtin litar dhe pasi zbriti ju drejtua me vrap portës kryesore. Atij i ka dalë para punonjësit e sigurisë Gëzim Nikoqi dhe Gezim Ramushi të cilët e kanë neutralizuar dhe prangosur. Më pas të dy personat që tentuan të arratisen janë dërguar tek skaneri ku ju bë kontrolli fizik i tyre ku nuk u gjetën me vete sende të ndaluara dhe shoqërimi i tyre në dhomat e veçimit. Më pas ai ka njoftuar me pas drejtorin e institucionit, dhe shefin e policisë për këtë tentativë arratisje.

Punonjësi i policisë Gëzim Nikoçi me detyrë punonjës i grupit të sigurisë deklaron se se rreth orës 15.00 është lajmëruar nga polici i kollonës 2-1 kati i dytë i godinës “A”, se i paraburgosuri me mbiemër “Çepele’ është dërguar në infermieri pasi kishte presë damarët e dorës. Ai dhe dhe kolegu i tij Vladimir Myrto shkuan në infermieri pasi i dëmtuari kishte shumë rrjedhje gjaku nga dora e djathtë tek pjesa e parakrahut. Pasi ka bërë mjekimin e parë ndihmës/mjekja Bejaze Jaho doli jashtë regjimit dhe komunikoi me mjeken e institucionit dhe u vendos që i paraburgosuri të shkojë në spital për tu qepur plagën e tij. Nga oficeri i informacionit shoqërimi i tij për në spital i është ngarkuar atij dhe Vladimirit.

Sapo ata u afruan tek porta hyrëse e regjimit të brendshëm që të çon tek zyra e specialistit të informacionit kanë dëgjuar zhurma e britma dhe në atë moment hapi derën ndihmësi i informacionit me mbiemër “Almeta” dhe nga specialisti informacionit kanë mësuar se kishte patur një tentativë për arratisje. Ai ja ka lënë të paraburgosurin Çepele kolegut të tij dhe ka dalë bashkë me Vladimirin me vrap në oborr ku kanë parë që Fatmir Pjetri ishte i shtrirë dhe i neutralizuar nga polici i godinës “B” dhe kurse Arbër Çekaj po zbriste shkallët që të nxjerrin jashtë në oborr.

Ai bashkë me Vladimirin dhe Ali Almetën i janë hedhur përsipër duke e prangosur dhe futur tek dhoma e kontrollit bashkë më Fatmir Pjetrin dhe në këtë moment ka parë specialistin e informacionit Myfit Xheka të gjakosur në kokë dhe pas rreth 10 min ka ardhur dhe policia e shtetit në institucion.

Nisur nga sa më sipër shtetasi Arbër Çekaj në bashkëpunim me Fatmir Pjetrin dhe kanë konsumuar në bashkëpunim mes tyre veprën penale të “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të parashikuar nga neni 323/1-25 të Kodit Penal”, shkruhet në dosje.

40-vjeçari është nga Puka rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”, që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. /Tch/

Endrit Thaçi: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij



Djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka thënë se është shumë optimist për lirimin e babait të tij nga akuza e ngritura nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara.

Thaçi përmes një storie në Instagram ka thënë se është duke i numëruar ditët që nga objekti i Gjykatës Speciale në Hagë do të dalë babai i tij bashkë me shokët e tij.

‘Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri’”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Haradinaj takohet me Sorensen: Po angazhohemi për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen me të cilin ka biseduar për rëndësinë e partneritetit BE -SHBA dhe për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Haradinaj ka shkruar se Sorensen e ka njoftuar për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. E njoftova Sorensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik. /Telegrafi/


Abdixhiku takohet me Sorensen: Biseduam për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se me Sorensen ka biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai ka shkruar se: “Në përmbyllje të takimit, shpreha pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit”. /Telegrafi/


Vet-aksident në Dollc të Klinës, nuk ka të lënduar



Një vet-aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:26 në Dollc të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij në këtë vet-aksident nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 08:26 në Dollc të Kinës për një vet-aksident..të lënduar nuk ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/


Hamza takohet me Sorensen: Diskutuam​ për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja



Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Hamza ka shkruar se me Sorensen ka diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Rama: Do t’i shesim energji Evropës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para



Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Evropian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

“Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

Pas vërshimeve gjenden disa targa të veturave, policia fton pronarët që t'i marrin ato në Graçanicë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Sipas njoftimit për media, Policia fton pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacionin policor në Graçanicë për tërheqjen e tyre.

“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë. Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Zyra e Auditimit përfiton mbështetje britanike për teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike



Projekti britanik do ta mbështesë ZKA-në në teknologjinë e informacionit dhe rritjen e sigurisë kibernetike

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media në të cilën zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi-Morina dhe drejtori i Departamentit për Auditimet e TI-së, Samir Zymberi të martën pritën në takim David Smith dhe Bertie Kerr, përfaqësues të Kompanisë BAE Systems të Londrës, në fushën e teknologjisë së informacionit përkatësisht sigurisë së sistemeve, si dhe Behar Fazliu dhe Rilind Idrizi nga kompania Arcus në Prishtinë.

Sipas një njoftimi thuhet se takimi kishte për qëllim diskutimet për projektin trevjeçar të Qeverisë së Britanisë, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë në fushën e teknologjisë së informacionit me fokus në sigurinë kibernetike.

“Ky projekt synon përkrahjen e ZKA-së në fushën e teknologjisë së informacionit, përkatësisht rritjen e sigurisë kibernetike për sistemet e saj dhe zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve për auditimet e teknologjisë së informacionit. Në vijim, palët do të angazhohen për hartimin e memorandumit të bashkëpunimit dhe të planit për realizimin e projektit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, 8 të arrestuar - mes tyre zyrtarë të burgut dhe kryeinfermieri



Tetë zyrtarë të burgut Durrës janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit ditën e djeshme.

Më konkretisht në pranga ranë gjashtë efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit, Zv/shefi i policisë së burgut (shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit.

Ndalimet janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe Prokuroria.

Të arrestuar janë: A.Ç, D.P, D.S, S.F, P.M, F.B, A.Ç, V.U,

Si ndodhi arratisja?

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore. /Tch/Telegrafi/

Shëndeti i stomakut dhe zorrëve, gastroenterologu Avni Haziri flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”



Në episodin e 58-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu, Avni Haziri ka folur për shëndetin e stomakut dhe zorrëve, si dhe simptomat që shpesh neglizhohen nga qytetarët.

Haziri ka shpjeguar se pse fryrja e barkut, djegësimi dhe refluksi nuk duhen normalizuar. Ai tregon pse refluksi gastrik shpesh ngatërrohet me dhimbje të zemrës.


- YouTube www.youtube.com

“Refluksi shpesh ngatërrohet me probleme të zemrës apo mushkërive, por në thelb është problem i tretjes dhe duhet trajtuar si i tillë”, theksoi Haziri.

Gjithashtu gastroenterologu ka folur edhe për rreziqet e vetë-mjekimit, përdorimin e sodës së bikarbonit dhe marrjen e barnave pa diagnozë.

Një pjesë e veçantë e bisedës i kushtohet mikrobiomës së zorrëve, të cilën Haziri e përshkruan si “trurin e dytë” të organizmit, duke theksuar se një pjesë e madhe e imunitetit dhe hormoneve që ndikojnë në gjendjen tonë emocionale prodhohen pikërisht aty.

Në këtë episod trajtohen edhe tema që ngjallin interes të madh te publiku, si dietat “detoks”, këshillat ushqimore nga rrjetet sociale, konsumimi i kafesë dhe rëndësia e kontrolleve parandaluese, sidomos për personat që kanë histori familjare me sëmundje të stomakut apo zorrëve.

“Problemet e sistemit tretës shpesh neglizhohen, por në disa raste ato mund të zhvillohen pa dhënë pothuajse asnjë simptomë, deri në faza shumë serioze”, paralajmëron gastroenterologu. /Telegrafi/


Plagosja e tre personave në një lokal në Deçan, policia me detajet e para



Tre persona (dy serbë dhe një shqiptar) kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri të martën rreth orës 00:18 në rrugën “Luan Haradinaj”, nё një lokal në Deçan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, dy të lënduarit (një serb dhe një shqiptar) janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa personi i tretë (komuniteti serb) është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra.

“Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, Policia e Deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njësitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur tre persona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy serbë. Dy nga të plagosurit (një shqiptar dhe një serb) po trajtohen në QKUK ndërsa i treti (serb) po trajtohet në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra”, ka thënë Gashi.

I pyetur nëse dihen motivet e këtij rasti, Gashi tha se njësitet policore po punojnë në këtë drejtim për zbardhjen e këtyre rrethanave.

Gashi tha se personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: një armë pistoletë Zoraki 9mm; një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë kal:9mm dhe tri gëzhoja.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje pёr 48 orë. /Telegrafi/

Fjalori i madh i gjuhës shqipe, nga sot online për qytetarët



Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ka marrë vendim për hapjen e platformës online të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe.

Sipas vendimit bëhet e ditur nga dita e hapjes, për një periudhë nëntëmujore mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e Fjalorit

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vendosur: Të hapet për publikun faqja e platformës online të ‘Fjalorit të madh të gjuhës shqipe’, me domenin ‘fjalori.online’, duke ofruar qasje të lirë në të. Nga dita e hapjes, për një periudhë nëntëmujore mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e Fjalorit. Pas kësaj periudhe, Redaksia e Fjalorit dhe Koordinatori Teknik, brenda një afati tremujor, pasqyrojnë gjithë sugjerimet e mbledhura”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


PZAP refuzon katër ankesa, njëra e Haxhiut dhe tjetra e Nurës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Po ashtu PZAP ka hedhur të palejuar ankesën e parashtruar nga kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura.

Nura nga PZAK kishte kishte kërkuar ëë të urdhërohet KQZ-ja që t’i numëroj të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt. /Telegrafi/

Pala e dëmtuar kërkon nga Apeli burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin, mbrojtja thotë se i akuzuari në kohën e vrasjeve ishte në burg



Në Gjykatën e Apelit të hënën me rastin e elabrimit të ankesës së mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Millosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte në Prizren, pala e dëmtuar kërkoi burgim të përjetshmëm. Në anën tjetër, avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq tha se në kohën kur pretendohet të kenë ndodhë vrasjet për të cilat ngarkohet Pleskoviq, ai ishte në burg.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, gjyqtarja referuese, Albina Shabani-Rama njoftoi se ndaj vendimit të Themelores, ankesë ka parashtruar avokatja Filipoviq.

Ndërsa, përgjigje në ankesë, Shabani-Rama tha se ka parashtruar pala e dëmtuar, Prokuroria Speciale dhe ajo e Apelit, duke propozuar që vendimi Themelores të vërtetohet.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gent Gjini tha se Themelorja saktë ka vërtetuar faktet vendimtare, por se ndaj të akuzuarit duhet shqiptuar dënim maksimal prej 20 vitesh burgim.

Vetë e dëmtuara Mihrije Daçaj tha se i janë vrarë dy djemtë binjakë dhe se burgu prej 15 vitesh është pak. Ajo kërkoi burg të përjetshëm.

“Dy djemë m’u kanë vra, pak o 15 vjet burgim. Përjetshëm duhet”, tha Daçaj.

Kurse, avokatja Filipoviq kishte vërejtje në vendimin e Themelores dhe tha se Prokuroria i kishte hetimet tendencioze.

Sipas Filipoviq, shkalla e parë nuk mblodhi provat që si mbrojtje kishin propozuar të nxirreshin. Ajo shtoi se në kohë e kryerjes së veprimeve, Filipoviq ishte në burg dhe jo polic.

Gjithnje sipas avokates, nuk është arritur të dihet saktë vendi i kryerjes së veprës penale, pasi që dëshmitarët kanë përmend vend tjetër, aktakuza tjetër dhe vendimi Gjykatës vend tjetër të kryerjes së veprës penale.

Për dëshmitarin anonim, Filipoviq tha se deklaratën e dhënë nuk e kanë pasur në dispozicion, duke iu pamundësuar mbrojtje efektive.

Gjatë elaborimit të ankesës nga avokatja e të akuzuarit Pleskoviq, Jovana Filipoviq, reagoi pala e dëmtuar- Bashkim Kastrati, duke iu drejtuar asaj në gjuhën serbe.

Por, kryetari i kolegjit të Apelit, gjykatësi Mentor Bajraktari ia tërhoqi vërejtjen dhe kërkoi nga pala e dëmtuar të mos e përsëritë këtë veprim.

Në fund, gjykatësi Bajraktari tha se brenda afatit të arsyeshëm, palët do ta pranojnë vendimin.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 korrik 2025, e ka dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin, për krime lufte në Kosovë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e R., dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup.

Andaj, për këto veprime Pleskoviq ngarkohej për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale. /BetimipërDrejtësi/

Rasti i plagosjes në Pejë, policia shpall në kërkim tre të dyshuarit



Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tre të dyshuarve për plagosjen e një personi në Pejë.

Sipas një njoftimi për media Policia ka bërë të ditur edhe emrat dhe fotografitë e tyre: “Arian (Misin) Qelak i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan. YLL (Arian) Qelaj i lindur me 29.07.2003 nё fsh. Maznik-Deçan. Altin ( Rifat) Qelaj i lindur me 01.10.2005 nё fsh. Maznik-Deçan”.

Tutje në njoftim thuhet se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Vrasje e mbetur në tentativë

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/



Plagosja në Pejë, kryeprokurorja thotë se ende nuk dihet motivi i rastit - tre të dyshuarit në arrati



Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj ka folur për rastin e plagosjes së një personi mëngjesin e së dielës në një lokal në Pejë.

Sipas saj, të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende policia nuk ka arritur që të bëj arrestimin e tyre.

Vuçetaj tha se për ende nuk dihet motivi i këtij rasti.

“Janë siguruar pothuajse të gjitha provat dhe janë duke punuar në këtë drejtim. Në saje të mirë koordinimit me Policinë e Kosovës janë identifikuar tre persona, ku është arritur të dihet identiteti i tyre si dhe vendbanimi. Për shkak të rastit të ndjeshëm dhe për pasi viktima është duke u trajtuar në QKUK ende nuk kemi arritur që të dihet motivi i shkaktimit të këtij rasti, mirëpo jemi në punë të mbarë dhe shumë shpejt do të dalim me informacionin mbi arrestimin e të njëjtëve”, ka thënë kryeprokurorja e Pejës.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka thënë se një person brenda një lokali është plagosur me armë zjarri e më pas është goditur me mjet të fortë.

Nëna e binjakëve që iu vranë gjatë luftës kërkon dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviq



Nënë Mihrije Daçaj, të cilës iu vranë djemtë binjakë në Prizren gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kërkuar dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin.

Këto deklarime ajo i bëri në seancën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

"Ne kërkojmë dënim për jetë", ka thënë shkurt Mihrija.

Dënim kapital kërkoi edhe avokati mbrojtës, Blend Gjini, i cili tutje theksoi se ankesa e avokates është e pabazë.

"Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me vrasje të civilëve shqiptarë, pasi që edhe përjetimet e vuajtjet janë riprodhuar sërish në seancë, konsiderojmë se shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i vogël, pasi që ligji, dënimi për këto vepra penale e parasheh deri në 20 vjet, ne kërkojmë nga Gjykata e Apelit që duke marrë parasysh këto rrethana dhe fakte, të akuzuarit t'i shqiptohet një dënim kapital. Andaj, për fund, i propozoj kolegjit të Departamentit Special për Krime lufte që të refuzohet kërkesa e avokates, pasi që një kërkesë e tillë është e pabazë", tha ai. /Kp/

❌