❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ambasada e SHBA ‘filtron’ deputetĂ«t e rinj, pĂ«rjashton ata tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« afera kriminale

Nga Gazeta ‘SI’- Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nismĂ« duke ftuar nĂ« njĂ« takim deputetĂ«t qĂ« ulen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Parlament, por jo tĂ« gjithĂ«, pasi ftesat duket se janĂ« dĂ«rguar vetĂ«m pas njĂ« procesi “filtrimi”.

Sipas pamjeve të ndara nga Ambasada, në takim kanë qenë vetëm emrat e deputetëve që nuk janë përfolur për afera abuzive apo lidhje me kontigjentë kriminalë, si p.sh Ivi Kaso, Besart Xhaferri, Marjana Koceku etj.

“KĂ«tĂ« javĂ«, e Ngarkuara me PunĂ« Nancy VanHorn u takua me deputetĂ« tĂ« rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pĂ«r t’i pĂ«rgĂ«zuar ata teksa nisin Programin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« VizitorĂ«ve UdhĂ«heqĂ«s (IVLP). Ata do tĂ« udhĂ«tojnĂ« sĂ« bashku nĂ« Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, pĂ«r tĂ« forcuar bashkĂ«punimin SHBA-ShqipĂ«ri mbi prioritete tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja pĂ«rpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturĂ«s kritike pĂ«rmes pĂ«rpjekjeve ndĂ«rpartiake”, njofton ambasada.

Ambasada ka lĂ«nĂ« jashtĂ« deputetĂ« si Sara Mile, e cila u reklamua si njĂ« fenomen nĂ« PS dhe theu rekordet e veteranĂ«ve tĂ« vjetĂ«r tĂ« partisĂ«, me votat qĂ« mori nĂ« zgjedhjet  e 11 majit.  Mile Ă«shtĂ« akuzuar si e lidhur me figura kriminale nĂ« zonĂ«n e Elbasanit, ku ajo shĂ«rben si deputete. Po ashtu mungojnĂ« figura tĂ« tjera tĂ« famshme si Zegjine Çaushi, TĂ«rmet Peçi,  Agron Malaj, Gjin Gjoni, Zija Isamili.

Nuk është e qartë nëse përzgjedhja e SHBA-së është rastësore apo një mesazh për kupolën drejtuese të shtetit.

The post Ambasada e SHBA ‘filtron’ deputetĂ«t e rinj, pĂ«rjashton ata tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« afera kriminale appeared first on Gazeta Si.

19:39 Bllokada e kufijve godet bizneset në Kosovë dhe rrit frikën për çmime më të larta

Last Updated on 28/01/2026 by EL

Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po pĂ«rjeton pasoja tĂ« menjĂ«hershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve tĂ« rajonit dhe tĂ« BE-sĂ«: produktet e saj pĂ«r nĂ« Britani tĂ« Madhe nuk kanĂ« mundur tĂ« nisen sipas planit.

Drejtuesi i kompanisë, Ramiz Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai është eksportues i rregullt dhe, sipas marrëveshjes, prodhimet do të duhej të arrinin në destinacion brenda kësaj jave. Në të kundërtën, kontrata rrezikon të shkelet, të rinegociohet ose të dështojë fare.

“Ne mund ta humbim kĂ«tĂ« blerĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« potencialisht mĂ« i rĂ«ndĂ«sishmi qĂ« kemi”, thotĂ« Gashi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai paralajmĂ«ron se vonesat mund t’i dĂ«mtojnĂ« edhe kontratat me partnerĂ«t tjerĂ« – nĂ« Gjermani dhe nĂ« Kroaci – duke rrezikuar kĂ«shtu investimet e bĂ«ra me kredi bankare qĂ« duhet tĂ« shlyhen brenda afateve tĂ« caktuara.

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Protesta e tyre është kundër sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, i njohur si EES.

Ky sistem parasheh qĂ« shtetasit jashtĂ« Schengenit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« maksimumi 90 ditĂ« brenda 180 ditĂ«sh, por, sipas transportuesve protestues, kjo periudhĂ« nuk mjafton – sidomos pĂ«r ata qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« vende mĂ« tĂ« largĂ«ta – ndaj edhe shkakton humbje ekonomike dhe rrezik pĂ«r dĂ«bime.

Ata kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga ky rregull dhe paralajmërojnë se bllokada do të zgjasë shtatë ditë, nëse brenda kësaj periudhe nuk gjendet një zgjidhje.

Kosova nuk merr pjesë në protestë, por ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende. Për më tepër, edhe shoferët kosovarë i prek njësoj sistemi EES.

Rasti i kompanisĂ« “Kalaja Epox” nĂ« Shtime tregon pasojat e bllokadĂ«s edhe nĂ« import. Ruzhdi Rexhaj nga kjo kompani thotĂ« se porosia e rrĂ«shirave epokside nga njĂ« kompani austriake, tashmĂ« e paguar dhe e ngarkuar, mund tĂ« vonohet ose tĂ« dĂ«shtojĂ«.

“ÇfarĂ« t’u themi klientĂ«ve? U kemi thĂ«nĂ« tashmĂ« se malli i porositur, ngarkohet mĂ« 27 janar dhe vjen deri nĂ« fund tĂ« javĂ«s. Tani, nuk e dimĂ« se kur do tĂ« arrijĂ« kĂ«tu, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kemi edhe projekte qĂ« i kemi filluar, duke shpresuar nĂ« kĂ«tĂ« material”, thotĂ« Rexhaj pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Sipas tij, çdo vonesë e dëmton edhe reputacionin e kompanisë dhe mund të sjellë gjoba sipas kontratave.

Rrezik për kontratat dhe çmimet

PĂ«r tĂ« adresuar situatĂ«n, Dhoma e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« e KosovĂ«s iu drejtua me njĂ« letĂ«r presidentes sĂ« Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmĂ«ruar se protesta njĂ«javore mund tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r kompanitĂ« kosovare – pĂ«rfshirĂ« rrezikimin e kontratave me partnerĂ«t evropianĂ«.

Drejtori i kësaj ode, Kushtrim Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sa më gjatë të zgjasë bllokada, aq më i madh është dëmi për kompanitë. Ai paralajmëron se vonesat dhe pengesat në transit nuk godasin vetëm bizneset që eksportojnë dhe importojnë, por mund të pasqyrohen edhe te konsumatorët.

“
 mund tĂ« ketĂ« ndikim edhe nĂ« çmimet e produkteve në KosovĂ«, sepse rritet kĂ«rkesa pĂ«r to”, shton Ahmeti.

Sipas tij, importi enorm i mallrave nënkupton edhe importimin e krizave.

“ÇfarĂ«do qĂ« ndodh nĂ« vendet prej ku importon, automatikisht ka ndikim. Kjo Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht problematike”, thotĂ« ai.

Kosova Ă«shtĂ« importuese e gati tĂ« gjitha produkteve – nga ushqimi deri te materiali ndĂ«rtimor e tekstili.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s, importet e vitit tĂ« kaluar kapĂ«n vlerĂ«n e mbi 7 miliardĂ« eurove, ndĂ«rsa eksportet ishin rreth 942 milionĂ« euro – njĂ« bilanc qĂ« e bĂ«n vendin tĂ« ndjeshĂ«m ndaj çdo pengese nĂ« transit.

Nisur nga kjo, edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se bllokada në kufij krijon presion të drejtpërdrejtë në tregun vendor.

“Reflekton keq nĂ« ekonomi, e reflekton edhe te konsumatorĂ«t, sepse ka gjasa tĂ« rriten çmimet”, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Importimi i krizave

Me varĂ«sinĂ« e madhe nga importi, Kosova ka pĂ«rjetuar edhe mĂ« herĂ«t pasojat e krizave tĂ« jashtme. NjĂ« nga shembujt mĂ« tĂ« theksuar ishte viti 2022, kur inflacioni arriti nĂ« rreth 14 pĂ«r qind, si pasojĂ« e çrregullimeve nĂ« zinxhirin global tĂ« furnizimeve – fillimisht nga pandemia COVID-19 dhe mĂ« pas nga lufta nĂ« UkrainĂ«.

Në vitet që pasuan, inflacioni shënoi trend rënieje, por gjatë vitit të kaluar u rikthye sërish në rritje, duke reflektuar presionet e vazhdueshme në treg.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e prodhimit në vend, në periudhën janar-shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, u rritën për 5.5 për qind.

Mes varĂ«sisĂ« nga importi dhe mungesĂ«s sĂ« mekanizmave mbrojtĂ«s EkspertĂ«t e ekonomisĂ« vlerĂ«sojnĂ« se asnjĂ« vend – pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n – nuk mund tĂ« shmangĂ« plotĂ«sisht importin e produkteve tĂ« caktuara.

Megjithatë, sipas tyre, niveli i lartë i varësisë nga importi e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj krizave të jashtme.

Ramosaj thotë se Kosova, si vend i vogël me bilanc të dobët tregtar dhe me nivel të ulët të integrimit evropian, do të vazhdojë të jetë më shumë konsumuese e krizave sesa faktor që i prodhon ato.

“Ne jemi aq vend i vogĂ«l sa nuk jemi nĂ« gjendje tĂ« eksportojmĂ« kriza, por gjithmonĂ« t’i marrim faturat e tĂ« tjerĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« natyra e pozicionit tonĂ« – qoftĂ« nĂ« aspektin e zhvillimit ekonomik, politik apo tĂ« raporteve qĂ« kemi me vendet e Bashkimit Evropian”, thotĂ« Ramosaj.

Sipas tij, ky realitet duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si sinjal pĂ«r institucionet e vendit qĂ« t’i intensifikojnĂ« pĂ«rpjekjet drejt integrimit evropian dhe krijimit tĂ« politikave mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike.

Ai thekson se për të zbutur ndikimin e krizave të importuara, nevojiten mekanizma të planifikuar mirë, të cilët nuk e dëmtojnë ekonominë e tregut të lirë.

Ai, po ashtu, përmend se shumë vende kanë gjetur forma për të mbrojtur prodhimin vendor, investitorët dhe konsumatorët, qoftë përmes masave doganore, tarifore apo subvencioneve.

“Ne ende nuk i kemi kĂ«to politika tĂ« rregulluara mirĂ«â€, vlerĂ«son ai.

Në të njëjtën linjë, edhe Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thekson se Qeveria duhet të shqyrtojë masa konkrete për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të prodhuesve vendorë.

Sipas tij, një nga opsionet mund të jetë pezullimi i përkohshëm i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet esenciale dhe të konsumit të përditshëm.

Ai thekson se institucionet duhet ta stimulojnë edhe prodhimin vendor të këtyre produkteve.

“KĂ«rkesa vendore pĂ«r produktet esenciale, qĂ« janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r çdo qytetar, do tĂ« duhej tĂ« mbulohej tĂ« paktĂ«n 50 pĂ«r qind nga prodhimi vendor”, thotĂ« ai, duke shtuar se prodhuesit kanĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« strategji tĂ« qartĂ« mbĂ«shtetjeje, pĂ«rmes granteve pĂ«r teknologji, investime dhe mbrojtje tĂ« produkteve tĂ« tyre nĂ« treg.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë në detyrë të Kosovës për çështjen e bllokimit të kufijve qysh më 26 janar, por nuk mori përgjigje. Në disa raste, ajo ka ndarë subvencione për prodhuesit, por ato nuk kanë arritur të gjenerojnë rritje domethënëse të prodhimit vendor.

BE-ja njoftoi se po punon pĂ«r lehtĂ«sime qĂ« do t’u mundĂ«sonin shoferĂ«ve tĂ« kamionĂ«ve dhe disa profesionistĂ«ve tĂ« tjerĂ« qĂ«ndrime mĂ« tĂ« gjata nĂ« ZonĂ«n Schengen.

Nga një vendim i tillë do të përfitonin direkt edhe qytetarët e Kosovës.

“
sepse, kompanitĂ« detyrohen qĂ« çdo tre muaj tĂ« punĂ«sojnĂ« shoferĂ« tĂ« rinj”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Lulzim Rafuna, kryetar i OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s./REL

18:49 OSBE-ja mirëpret ndryshimet në Kodin Penal për shpifjen: Hap i rëndësishëm


Last Updated on 28/01/2026 by EL

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Ajo mirëpret vendimin lidhur me shpifjen duke e konsideruar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes.

OSBE-ja thekson se forcimi i mbrojtjes për gazetarët ka qenë një rekomandim i hershëm i saj. Po ashtu, vijon të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.

“Prezenca e OSBE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri mirĂ«pret ndryshimet e fundit nĂ« Kodin Penal lidhur me shpifjen, si njĂ« hap tĂ« parĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes. Forcimi i mbrojtjes pĂ«r gazetarĂ«t pasqyron njĂ« rekomandim tĂ« hershĂ«m tĂ« OSBE-sĂ«. Ne vijojmĂ« tĂ« inkurajojmĂ« dekriminalizimin e plotĂ« tĂ« shpifjes dhe pĂ«rdorimin e masave civile proporcionale”,njoftoi OSBE-ja./ET

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti tĂ« drejtĂ« shkaqet e ngritura nĂ« ankimin e prokurores sĂ« KukĂ«sit, Rita Gjati lidhur me cĂ«nimin e procesit tĂ« rregullt ligjor nga Komisioni, pĂ«r profesionalizmin, si dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« pretendimeve tĂ« saj pĂ«r pasurinĂ«. MegjithatĂ«, mbeti nĂ« fuqi konkluzioni pĂ«rfundimtar pĂ«r deklarim tĂ« pamjaftueshĂ«m nĂ« kriterin [
]

The post Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën appeared first on BoldNews.al.

Lufta Ukrainë–Rusi, mbi 2 milionĂ« viktima

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar deri tani gati 2 milionë viktima ushtarake, përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), cituar nga The Guardian. Sipas studimit, forcat ruse kanë pësuar humbjet më të mëdha, me rreth 325 mijë të vrarë, [
]

The post Lufta Ukrainë–Rusi, mbi 2 milionĂ« viktima appeared first on BoldNews.al.

Miratohet ndërtimi i një parku fotovoltaik në Rrakull të Kavajës

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë. Sipas vendimit të qeverisë, centrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të ndërtohet dhe të vihet në funksion brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. [
]

The post Miratohet ndërtimi i një parku fotovoltaik në Rrakull të Kavajës appeared first on BoldNews.al.

TID në Durrës, banorët flasin në Komision: Nuk jemi pyetur. Na kanë dhënë çmime qesharake për pronën

Nga Gazeta ‘SI’ – NĂ« Komisionin pĂ«r KulturĂ«n, Turizmin dhe DiasporĂ«n u zhvillua sot seancĂ« dĂ«gjimore pĂ«r diskutimin e projektit TID (DurrĂ«s) me pĂ«rfaqĂ«sues nga Ministria e Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit si dhe njĂ« grup pĂ«rfaqĂ«suesish tĂ« komunitetit tĂ« banorĂ«ve tĂ« DurrĂ«sit.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, AADF që është zhvilluese e këtij projekti, ka refuzuar të jetë i pranishëm dhe të japë llogari publike para Kuvendit të Shqipërisë, për menaxhimin e një prone publike dhe interesit publik.

“Sot jemi pĂ«rballĂ« faktit qĂ« Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« nuk detyron dot njĂ« institucion privat qĂ« t’i vijĂ« nĂ« dĂ«gjesĂ« dhe kjo tregon atĂ« qĂ« ka thĂ«nĂ« opozita qĂ« kur AADF-ja filloi tĂ« fuste duart, kĂ«mbĂ«t dhe kokĂ«n nĂ« pasuritĂ« publike shqiptare: te koncesioni i Butrintit, te Piramida, Elbasani, Gjirokastra, Ohri”, tha Zhupa.

NĂ« komision, Zhupa ngriti shqetĂ«simi se interesi publik i Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« privatit pĂ«r ta mbrojtur dhe s’ka mĂ« asnjĂ« mekanizĂ«m qĂ« privati tĂ« detyrohet qĂ« minimalisht tĂ« pĂ«rgjigjet nĂ« komision.

Entela Koja, arkitekte dhe urbaniste, një nga pronaret e banesave të prekura nga projekti TID Durrës, tha se projekti ka shkelje të rënda në të drejtat qytetare, në të drejtat e pronësisë dhe në mënyrën se si është bërë.

“Deri nĂ« daljen e VKM-sĂ« sĂ« shpronĂ«simit, nĂ« muajin gusht, ne nuk jemi pyetur”, tha Entela Koja, e cila pĂ«rmendi ligjin 169 tĂ« vitit 2020, i pĂ«rmendur edhe nĂ« Planin e Menaxhimit, i cili thotĂ« se konsultimet bĂ«hen me listĂ«prezencĂ« dhe marrje mendimesh nga banorĂ«t tĂ« cilat merren nĂ« konsideratĂ« nga grupi i projektimit.

Banoret thanë se, janë bërë projekte mbi objektet e tyre, pa i vënë kush në dijeni. Banorët u shprehën se, nuk janë kundër projektit por në fakt po mbrojnë shtëpitë e tyre.

 “Do prishet shtĂ«pia ime pĂ«r dy stola. Ky Ă«shtĂ« turp. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« do tĂ« shkatĂ«rrohen 18 banesa. Dhe nuk ka lidhje fare me amfiteatrin. ËshtĂ« larg amfiteatrit. ShpronĂ«simi i banesĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« 47 mln lekĂ« tĂ« vjetra. E turpshme dhe qesharake. NdĂ«rsa njĂ« vlerĂ«suese gjykate e vlerĂ«soi 420 mijĂ« euro pronĂ«n ku prindĂ«rit e mi banojnĂ«. Nuk e di si e ka blerĂ«. PrindĂ«rit e mi janĂ« 76 – 74 vjec. VlerĂ«simi Ă«shtĂ« shumĂ« qesharak”, tha njĂ«ra nga banoret e pranishme nĂ« komision.

Projekti TID Durrës parashikon të rijetëzojë bulevardin Epidman dhe ta zgjerojë atë, duke prekur 74 banesa të zonës më të populluar të qytetit.

The post TID në Durrës, banorët flasin në Komision: Nuk jemi pyetur. Na kanë dhënë çmime qesharake për pronën appeared first on Gazeta Si.

Mercedes-AMG zbulon modelin e dytë Mythos, bazuar në CLE Coupe



Me disa fotografi nga testimet dimërore në Suedi, Mercedes-AMG zbulon PureSpeed, i prezantuar më parë, së shpejti nuk do të jetë modeli i vetëm nga seria ekskluzive dhe me numër të kufizuar Mythos.

Nga Stuttgart dhe Affalterbach për momentin nuk ka shumë informacion mbi modelin e dytë nga seria Mythos, e cila është e dashur për koleksionistët dhe nisi prodhimin me numër të kufizuar (250 copë) PureSpeed, e cila është bazuar në modelin më të fuqishëm të klasës SL.

Megjithatë, disa fotografi nga testimet dimërore në veri të Evropës tregojnë se modeli i dytë Mythos është bazuar në versionin Coupé të klasës aktuale CLE.

Dizajni karakteristik i grill-it me hapësirën qendrore që do të zbukurohet me yllin trekëndësh, parakolpi me hapje të mëdha për rrjedhjen e ajrit, gjurma më e gjerë e rrotave dhe spoiler-i i madh në kapakun e bagazhit pa dyshim tregojnë se prapa këtij projekti special qëndron departamenti AMG, i cili, sipas burimeve jozyrtare, ka vendosur që Coupé do të ketë motorin e përpunuar V8 4-litërsh pa asnjë sistem hibrid, duke u bazuar në zgjidhjen "old school" që përdoret edhe te PureSpeed.

Në këtë rast, shoferi mund të presë të paktën 585 kuaj fuqi dhe 800 Nm moment rrotullues, të cilat do të shpërndahen në të dy boshtet (4Matic) përmes një transmisioni super të shpejtë automatik 9-shkallësh me dy diskun.

Ky konfigurim, nĂ« rastin e PureSpeed “open air”, Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« arritur shpejtĂ«sinĂ« 0-100 km/h pĂ«r 3,5 sekonda dhe shpejtĂ«si maksimale 315 km/h.

Ende nuk është zbuluar se kur do të prezantohet modeli i dytë Mythos, por pritet që kjo të ndodhë gjatë përkujtimit të 140-vjetorit të Mercedesit këtë vit. /Telegrafi/

Gerasimov po e gënjen vazhdimisht Putinin



Ukraina kritikon “realitetin paralel” tĂ« Gerasimovit pĂ«r Putinin, ndĂ«rsa Rusia shpall fitore tĂ« rreme pranĂ« Kupyansk dhe Zaporizhzhia.

Ukraina ka mohuar me forcĂ« deklaratat e Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« RusisĂ«, qĂ« pretendonin se forcat ruse kishin marrĂ« kontrollin e qytetit Kupyansk‑Vuzlovyi nĂ« rajonin e Kharkiv, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« imazh tĂ« rremĂ« tĂ« “sukseseve” ushtarake.

ZyrtarĂ«t ukrainas e quajnĂ« kĂ«tĂ« propagandĂ« tĂ« qartĂ« dhe njĂ« shembull tĂ« “realitetit paralel” qĂ« Rusia po pĂ«rpiqet tĂ« ndĂ«rtojĂ« pĂ«r Presidentin Putin.

Andriy Kovalenko, drejtues i QendrĂ«s pĂ«r KundĂ«r‑Dezinformim pranĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« SigurisĂ« dhe Mbrojtjes tĂ« UkrainĂ«s, tha se Gjeneral‑Shtabi rus, nĂ«n drejtimin e Valery Gerasimovit, po krijon njĂ« narrativ tĂ« rreme pĂ«r Putinin, duke shpĂ«rndarĂ« lajme pĂ«r fitore qĂ« nuk ekzistojnĂ« nĂ« front.

Ai theksoi se këto deklarata nuk kanë asnjë mbështetje në realitetin ushtarak: forcat ukrainase ende kontrollojnë zonën dhe përpjekjet e Rusisë për të marrë territore të reja janë të dështuara.

Kovalenko paralajmëroi gjithashtu se Rusia nuk po përhap vetëm dezinformimin brenda vendit të saj, por edhe në publikun ndërkombëtar.

Qëllimi është të krijohet një imazh i rremë për sukseset ruse, duke mashtruar opinionin publik dhe duke përhapur propagandë edhe në vendet perëndimore, që mund të ndikojë në perceptimin e luftës dhe në mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

Artikulli i Kyiv Post gjithashtu thekson se dezinformimi rus nuk Ă«shtĂ« i izoluar vetĂ«m nĂ« Kupyansk. ZyrtarĂ«t ukrainas paralajmĂ«rojnĂ« se Rusia shpesh shpall “fitore tĂ« rreme” nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, si Zaporizhzhia, duke synuar tĂ« krijojĂ« njĂ« narrativ propagandistike qĂ« Ă«shtĂ« larg realitetit nĂ« terren.

Kjo përpjekje për të kontrolluar informacionin është pjesë e strategjisë ruse për të manipuluar perceptimet dhe për të mbajtur moralin e brendshëm të lartë, pavarësisht humbjeve të vërteta. /Telegrafi/

17:30 Kallas sugjeron heqjen graduale të fuqive kryesore të vetos së shteteve të BE-së

Last Updated on 28/01/2026 by EL

Shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas, tha se BE-ja duhet të përdorë më shpesh votimin me shumicë të kualifikuar për politikën e jashtme dhe ushtarake, në vend që të kërkojë vendime unanime.

Blloku ka miratuar gjithnjë e më shumë vendime me miratimin e 15 prej 27 shteteve anëtare, si një mënyrë për të anashkaluar kundërshtimin e disa kombeve për çështje kyçe si importet e energjisë ruse. Disa anëtarë kanë argumentuar se kjo praktikë është një tejkalim i papranueshëm nga Brukseli në çështjet sovrane.

«Duhet të guxojmë të marrim në konsideratë  një zgjerim gradual të shumicës së kualifikuar në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë», tha ajo në një fjalim në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes të mërkurën. «Unanimiteti do të thotë që nuk mund të veprojmë gjithmonë me shpejtësinë e rëndësisë».

Ish-kryeministrja estoneze i kĂ«rkoi gjithashtu BE-sĂ« tĂ« shqyrtojĂ« krijimin e “aftĂ«sive ushtarake” pĂ«r bllokun, tĂ« financuara nga shtetet anĂ«tare.

 

Vetëm një ditë më parë, kryeministri sllovak Robert Fico njoftoi se Bratislava do të padisë BE-në për planin e saj për të ndërprerë gradualisht importet e gazit rus deri vitin e ardhshëm, i cili u miratua me shumicë të kualifikuar më parë këtë javë.

Si Sllovakia ashtu edhe Hungaria kanĂ« argumentuar se pĂ«rdorimi i masĂ«s pĂ«r tĂ« anashkaluar veton e tyre shkeli traktatet thelbĂ«sore tĂ« bllokut dhe imponoi vullnetin e Brukselit mbi çështjet themelore sovrane – importet e energjisĂ«.

Masa u “miratua vetĂ«m nga urrejtja” ndaj RusisĂ«, tha Fico nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« martĂ«n.

BE-ja Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« “krizĂ« tĂ« thellĂ«â€, nga e cila mund tĂ« dalĂ« vetĂ«m me “udhĂ«heqje tĂ« re dhe ide tĂ« reja”, tha ai javĂ«n e kaluar, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« Kallas tĂ« rrĂ«zohet. LojtarĂ«t e mĂ«dhenj globalĂ« e kanĂ« refuzuar vazhdimisht atĂ«, tha ai, duke iu referuar Sekretarit tĂ« Shtetit tĂ« SHBA-sĂ«, Marco Rubio, i cili thuhet se ka refuzuar tĂ« zhvillojĂ« bisedime me tĂ«./ET

17:27 Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

Last Updated on 28/01/2026 by EL

NdĂ«rmarrja publike “RrugĂ«t e SerbisĂ«â€ njoftoi mĂ« 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e PolicisĂ« Kufitare tĂ« SerbisĂ«, hyrjet dhe daljet nga ky shtet pĂ«r automjetet e rĂ«nda janĂ« tĂ« bllokuara nĂ« 20 pika kufitare.

Sipas njoftimit, tĂ« bllokuara janĂ« pikat kufitare me KroacinĂ« – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me HungarinĂ« – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me RumaninĂ« – Gjerdap, SĂ«rpska CĂ«rnja, Vatin, Kalugjerovo; me BullgarinĂ« – VĂ«rshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me MaqedoninĂ« e Veriut – PreshevĂ« dhe Prohor Pçinski.

Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26 janar nga shoferët e kamionëve transportues nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në shenjë proteste ndaj procedurave të ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e lejuar të qëndrimit në vendet e BE-së.

Forumi i Investimeve i Dhomave të Tregtisë së Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, që përfshin dhomat ekonomike të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, i dërgoi më 26 janar Komisionit Evropian një thirrje të përbashkët me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për vështirësitë e shoferëve.

Në këtë thirrje u tha se rreth 60 për qind e tregtisë së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvillohet me BE-në dhe se problemet e shoferëve në kufi mund të shndërrohen në një problem serioz sistematik, si ekonomik ashtu edhe politik për rajonin.

NĂ« ditĂ«n e parĂ« tĂ« bllokadĂ«s, mĂ« 26 janar, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Komisionit Evropian, Markus Lammert, deklaroi se institucionet evropiane po punojnĂ« pĂ«r njĂ« zgjidhje qĂ« do t’u mundĂ«sonte disa profesionistĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« shoferĂ«ve tĂ« kamionĂ«ve, Ă« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« ZonĂ«n Schengen mĂ« gjatĂ« sesa e pĂ«rcaktojnĂ« rregullat aktuale.

Nga Dhomat e Tregtisë së Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës paralajmëruan për humbje shumëmilionëshe për shkak të bllokadave dhe për rrezikimin e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit.

Ndikimi i bllokadave në tregun e Kosovës

Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.

Por, ai paralajmëroi se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.

“PĂ«r shkak tĂ« bllokadĂ«s sĂ« kufijve, Kosova nuk do tĂ« mund as tĂ« eksportojĂ« dhe as tĂ« importojĂ« mallra”, deklaroi Rafuna pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i nisi më 27 janar një letër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që bllokadat të mos vazhdojnë më gjatë dhe të mundësohet qarkullimi i rregullt i mallrave, në të mirë të stabilitetit ekonomik të rajonit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte nĂ« vlerĂ« prej mbi 7 miliardĂ« eurosh nĂ« total, ose rreth 20 milionĂ« euro nĂ« ditĂ« – njĂ« sasi tĂ« madhe tĂ« tyre pĂ«rmes SerbisĂ« dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë./ REL

17:26 IGJEO paralajmëron: Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë! Ndalohet dalja në det të hapur e mjeteve lundruese

Last Updated on 28/01/2026 by EL

Nga pasditja e së mërkurës moti përkeqësohet ndjeshëm në disa qarqe të vendit, me reshje të forta shiu, borë në zonat malore dhe det të trazuar në jug.

Reshje të dendura në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.

Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë kryesisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata. Veriu, lindja dhe juglindja, veçanërisht zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, pritet të përballen me reshje dëbore.

IGJEO paralajmëron për kujdes të shtuar, pasi reshjet dhe shtrëngatat mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe vërshime uji në zona urbane, sidomos në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Temperaturat pritet të luhaten nga 9 deri në 14 gradë Celsius në bregdet, 5 deri në 12 gradë në zonat e ulëta dhe 2 deri në 8 gradë në zonat malore.

Autoriteti Portual i Vlorës ndalon daljen në det të hapur për mjetet e vogla lundruese.

PĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave tĂ« forta, me shpejtĂ«si 15–25 m/s, dhe dallgĂ«ve qĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 2.5 metra, Autoriteti Portual i VlorĂ«s ka ndaluar pajisjen me leje-nisje tĂ« mjeteve tĂ« vogla lundruese dhe atyre tĂ« peshkimit.

Ndalimi vlen për mjetet që operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, nga ora 06:00 e datës 28 janar deri në orën 06:00 të datës 29 janar 2026.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e subjekteve dhe institucioneve të fushës së detarisë për marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Anijet e transportit detar ndërkombëtar do të vijojnë operimin normal sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 29 janar 2026./et

17:22 VKM/ Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në fshatin Rrakull të bashkisë Kavajë

Last Updated on 28/01/2026 by EL

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Rrakull të Bashkisë Kavajë.

VKM:

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3204, FSHATI RRAKULL, NJËSIA ADMINISTRATIVE SYNEJ, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË, NGA SHOQËRIA “SELECT ENERGY”, SH.P.K.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 1, tĂ« nenit 49, të  ligjit nr.43/2015, “PĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike”, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ZĂ«vendĂ«skryeministrit dhe ministĂ«r i InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndĂ«rtimit tĂ« centralit gjenerues tĂ« energjisĂ« elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmĂ«se, i cili nuk Ă«shtĂ« objekt koncesioni dhe nuk pĂ«rfiton nga masat mbĂ«shtetĂ«se, me vendndodhje nĂ« zonĂ«n kadastrale 3204, fshati Rrakull, njĂ«sia administrative Synej, Bashkia KavajĂ«, Qarku TiranĂ«, nga shoqĂ«ria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si mĂ« poshtĂ« vijon:

a) Emri i aplikuesit: ShoqĂ«ria “SELECT ENERGY”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: M22415014G;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç)  Kapaciteti i instaluar: 95 MË;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) ShoqĂ«ria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin qĂ«:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. tĂ« dorĂ«zojĂ« sigurimin e kontratĂ«s, nĂ« masĂ«n jo mĂ« pak se 5% tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit, pĂ«rpara nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s ndĂ«rmjet shoqĂ«risĂ« “SELECT ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kontratĂ« pĂ«rcaktohen tĂ« drejtat dhe detyrimet e palĂ«ve pĂ«r realizimin e kĂ«tij projekti, penalitetet, nĂ« rast mosrealizimi, si dhe çështje tĂ« tjera qĂ« lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japĂ« falas, nĂ« formĂ« royalty, ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r energjinĂ« sasinĂ« e energjisĂ« elektrike, nĂ« masĂ«n 2% tĂ« sasisĂ« vjetore tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike ose konvertimin e saj nĂ« vlerĂ« monetare. NĂ« rast konvertimi nĂ« vlerĂ« monetare, shuma duhet tĂ« derdhet tĂ«rĂ«sisht nĂ« buxhetin e shtetit;

v. tĂ« pĂ«rmbushĂ« kĂ«rkesĂ«n, sipas rastit, qĂ« njĂ« pjesĂ« e prodhimit tĂ« burimit gjenerues tĂ« energjisĂ« t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit nĂ« fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« dhe shoqĂ«ria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

NdĂ«rmarrja publike “RrugĂ«t e SerbisĂ«â€ njoftoi mĂ« 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e PolicisĂ« Kufitare tĂ« SerbisĂ«, hyrjet dhe daljet nga ky shtet pĂ«r automjetet e rĂ«nda janĂ« tĂ« bllokuara nĂ« 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, tĂ« bllokuara janĂ« pikat kufitare me KroacinĂ« – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me HungarinĂ« [
]

The post Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

Projektligji pĂ«r shtesa dhe ndryshime nĂ« Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundĂ«r dhe zero abstenime, ku ndĂ«r tĂ« tjera pĂ«rfshihen formulime nenesh pĂ«r dekriminalizimin e shpifjes pĂ«r gazetarĂ«t dhe mbrojtjen e tyre nĂ« detyrĂ«, formulime qĂ« janĂ« kontestuar si “tĂ« pjesshme dhe tĂ« pazbatueshme” nga organizatat e lirisĂ« sĂ« medias. Organizatat [
]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas largimit nga shtĂ«pia me “zarf tĂ« zi”, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “ShqipĂ«ri Live”. Ai ka komentuar raportin mes Mirit dhe StelinĂ«s, duke deklaruar se ata njiheshin edhe jashtĂ« shtĂ«pisĂ« dhe kishin njĂ« shoqĂ«ri tĂ« fortĂ« prej kohĂ«sh, por nuk e [
]

The post Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë appeared first on BoldNews.al.

Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të nisë bisedime për një marrëveshje, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Trump konfirmoi se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj sulmues janë vendosur në rajon, duke e cilësuar këtë si një sinjal të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit. [
]

The post Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron! appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Kapiteneria e Portit tĂ« VlorĂ«s ka ndaluar lundrimin pĂ«r mjetet e vogla detare dhe pĂ«r anijet e peshkimit pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtĂ« Gjirit tĂ« VlorĂ«s. Sipas njoftimit zyrtar, era pritet tĂ« arrijĂ« forcĂ«n 6–7 ballĂ« dhe dallgĂ«t nga 1.5 deri nĂ« 2.5 metra. Ndalimi i lundrimit ka nisur nĂ« [
]

The post Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin - këto janë dy temat kryesore që do të diskutonin



Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar dy çështjet kyçe që mbeten të pazgjidhura në një marrëveshje paqeje: territorin dhe Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një intervistë për Ukrainska Pravda dhe dha disa detaje.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve të fundit në Abu Dhabi, ku morën pjesë delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, dy çështje kyçe mbeten pa zgjidhje: statusi territorial dhe e ardhmja e centralit bërthamor.

Rusia kërkon tërheqjen e forcave ukrainase nga i gjithë Donbasi, përfshirë zonat që nuk janë nën kontrollin rus, një kërkesë që Kievi e konsideron të papranueshme.

Ukraina, nga ana tjetër, këmbëngul në largimin e forcave ruse nga centrali, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar vendosjen e tij nën menaxhim të përbashkët.

Sybiha theksoi se Zelensky ka shprehur gatishmëri për një takim me Putinin, ndërsa udhëheqësi i Kremlinit ka shfaqur dyshime për efektivitetin e bisedimeve të drejtpërdrejta.

Ky zhvillim vjen ndërsa konflikti mes dy vendeve vazhdon të mbajë tensione të larta në rajon dhe ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Pse amerikanët ngjitin pasaportat në kokë - trend i çuditshëm që po përhapet



Amerikanët kanë filluar të ndajnë në rrjetet sociale video ku mbajnë pasaporta të ngjitura në kokë. Ata bëjnë këtë si reagim ndaj shtimit të shqetësimeve rreth veprimeve të Shërbimit të Doganave dhe Imigracionit të SHBA-së (ICE).

Në këto video virale shpjegohet se ata duan të tregojnë paraprakisht provën e shtetësisë së tyre para se dikush të pyesë për të.

NĂ« njĂ« video tĂ« publikuar nga krijuesi i pĂ«rmbajtjes @dotish001 nĂ« TikTok, ai shfaqet duke ecur nĂ« rrugĂ« me pasaportĂ«n tĂ« ngjitur nĂ« kokĂ«. Videoja Ă«shtĂ« parĂ« mĂ« shumĂ« se shtatĂ« milionĂ« herĂ«. NĂ« video ai thotĂ« “kĂ«shtu lĂ«vizim tani. Para se tĂ« mĂ« pyesni nĂ«se jam qytetar dhe ku Ă«shtĂ« pasaporta ime, tashmĂ« e shihni vetĂ«â€.

I njĂ«jti krijues – i cili thotĂ« se Ă«shtĂ« nga Nigeria dhe jeton nĂ« Columbus, Ohio – ka postuar edhe njĂ« video tjetĂ«r ku mban nĂ« kokĂ« patentĂ«n e vozitjes, me titull “MĂ« falni, zonjĂ« ICE”, pĂ«r tĂ« treguar sesi lĂ«vizin personat me karta tĂ« qĂ«ndrimit (“green card”).

Edhe krijuesja Yvonne Mugure, e cila thotĂ« se jeton midis Phoenix-it nĂ« Arizona dhe Nairobi-t nĂ« Kenia, ka ndarĂ« njĂ« video ku mban pasaportĂ«n nĂ« kokĂ« me mbishkrimin: “KĂ«shtu lĂ«vizim tani ndĂ«rsa jetojmĂ« nĂ« AmerikĂ«â€.

Ky trend ka nisur që në dhjetor, por ka marrë vëmendje të madhe pas dy incidenteve vdekjeprurëse në Minneapolis, ku punonjës të agjencive federale kanë qëlluar për vdekje dy persona në një periudhë më pak se tre javë. Këto ngjarje kanë nxitur protesta dhe diskutime rreth mënyrës se si ICE vepron.

Në vitin 2025, 32 njerëz vdiqën gjatë mbajtjes nën kujdestarinë e ICE, shifra më e lartë në dy dekadat e fundit. Agjencia është kritikuar edhe për arrestime pa proces ligjor, ndalimin e fëmijëve dhe profilizim racor.

Autori @dotish001 ka shpjeguar nĂ« komentet e tij se videoja ishte njĂ« reagim ndaj situatave ku njerĂ«zit ndalohen dhe pyesin pĂ«r shtetĂ«sinĂ«, dhe ideja ishte tĂ« “jepnin pĂ«rgjigje para se tĂ« vinte pyetja.”

Nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) thanë se dokumentet e lëshuara sipas standardit REAL ID vërtetojnë identitetin, por nuk tregojnë statusin e imigracionit. Sipas rregullave amerikane, personat që nuk janë qytetarë duhet të mbajnë dokumentet e tyre të imigracionit me vete. /Telegrafi/

@yvonne.mugure We’re working smarter not harder in America these daysđŸ™ŒđŸŸ #fyp #americans #americatoday ♬ original sound - yvonne mugure

❌