21:30 Qelitë plot me të paraburgosur/ Më shumë se gjysma e njerëzve ne burgje, pa dënim nga gjykata
Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të paraburgosurve në Evropë. Numri i lartë i paraburgimeve përbën një nga sfidat më të ndjeshme në sistemin e drejtësisë.
“Të dhënat flasin qartë: përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit nuk është vetëm një problem statistikor, por një problem thelbësor i të drejtave të njeriut, i prezumimit të pafajësisë dhe i proporcionalitetit të ndërhyrjes së shtetit. Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë”, tha ai.
Që prej nëntorit te viti 2025 mbi 4500 persona ndodhen ne burgje, me shume se gjysma e tyre ndodhen ne paraburgim.
“Pra, mbi gjysma e personave që ndodhen në burgjet tona janë ende pa një vendim të formës së prerë, për më tepër, për një kohë shumë herë më të gjatë se ajo e zbatueshme në vendet e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Lamallari theksoi se Shqipëria vend kandidat i Bashkimit Evropian duhet të ndahet një herë e mirë nga mendësia dhe politika e ashpër penale për të paraburgosurit.
“Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në Bashkimin Evropian për të njëjtat vepra penale; Kodi i Procedurës Penale, do duhet ndryshuar për të garantuar qartë dhe pa ekuivok të njëjtat garanci procedurale për lirinë dhe sigurinë e personit, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi ai./et











