❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« po ndodh? Ky veprim i Ledionit konfirmoi zĂ«rat pĂ«r njĂ« krizĂ« mes çiftit

✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme, spektakli i “Big Brother VIP Albania 5”, u mbyll si çdo herĂ« tjetĂ«r, vetĂ«m me njĂ« prej shprehjeve tĂ« Ledionit.

Edhe pse emisioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit, nuk pati asnjë urim nga ana e tij për vajzën e datëlindjes.

Ndryshe nga viti i shkuar, ku ai nuk e kurseu një postim plot fjalë të ëmbla ndaj së shoqes, këtë vit, të paktën deri tani nuk na kanë zënë sytë asnjë postim dedikuar Sarës.

Kjo, nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« dyshja konfirmon zĂ«rat qĂ« qarkullojnĂ« rreth tyre. NĂ« eventin e pĂ«rvjetorit tĂ« 10-tĂ« tĂ« fondacionit “FundjavĂ« Ndryshe”, nĂ« sy ra menjĂ«herĂ« mungesa e Ledion Liços.

Sara Hoxha, u shfaq vetëm nën shoqërinë e së motrës, Lori Hoxha dhe partnerit të saj.

Në verën e këtij viti, filluan të qarkullojnë lajme se Sara Hoxha dhe Ledion Liço, po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Në shtator, Ledioni postoi një foto bardh e zi të vetes, duke i shtyrë komentuesit të mendojnë se pasqyronte gjendjen e tij emocionale pas aludimeve për një ndarje nga Sara.

Puna krah njĂ«ri-tjetrit gjatĂ« kĂ«tij edicioni tĂ« “Big Brother VIP Albania 5”, mbase nuk e ka pĂ«rmirĂ«suar marrĂ«dhĂ«nien mes tyre.

Historia e dashurisë së Sarës e Ledionit daton që 11 vite më parë, me një martesë të kurorëzuar në vitin 2018 me një dasmë në Itali. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku.

The post ÇfarĂ« po ndodh? Ky veprim i Ledionit konfirmoi zĂ«rat pĂ«r njĂ« krizĂ« mes çiftit appeared first on Albeu.com.

Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, regjistroi procedimin penal nr.03/2026, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit Kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal,“PjesĂ«marrjes nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua nĂ« datĂ«n 9.1.2026 nĂ« ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit pas paraqitjes sĂ« gazetarĂ«ve italianĂ« tĂ« emisionit investigativ “Le Iene”, qĂ« trasnmetohet nĂ« Mediaset. Ata kanĂ« dorĂ«zuar materiale tĂ« punĂ«s sĂ« tyre.

GjatĂ« kĂ«tij hulumtumi Ă«shtĂ« identifikuar njĂ« QendĂ«r Thirrjesh (Call Center) qĂ« ndodhet nĂ« TiranĂ«, nĂ« ndĂ«rtesĂ«n “Atti Tower”, nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, pĂ«rballĂ« Katedrales Ortodokse, nga ku, autorĂ«t e mirĂ«organizuar dyshohet se kanĂ« mashtruar shtetas italianĂ« dhe europianĂ« pĂ«r investime nĂ« kriptomonedhave tĂ« ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve.

Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale tw menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« QendĂ«r Thirrjesh, qĂ« ndodhej nĂ« katin e 9-tĂ« dhe tĂ« 13-tĂ« tĂ« “Atti Tower”. Nga pamja e pĂ«rgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit qĂ« kryen regjistrimin apo edhe personave tĂ« tjerĂ«, shihet se Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r e mirĂ«organizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune tĂ« ndara, role tĂ« pĂ«rcaktuara dhe staf qĂ« operonte nĂ« gjuhĂ«n italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i.

Pas gjurmimit tĂ« tyre, nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, u realizua kapja nĂ« flagrancĂ« e disa shtetasve, tĂ« cilĂ«t kishin transportuar gjatĂ« natĂ«s materiale drejt njĂ« ambient tjetĂ«r tĂ« marrĂ« me qira nĂ« “Downtown One”, nĂ« Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes nĂ« flagrancĂ« tĂ« kĂ«tyre shtetasve, hetuesit kanĂ« bĂ«rĂ« kontrollin me iniciativĂ« tĂ« ambientit nĂ« katin e 5-tĂ« tĂ« godinĂ«s, ku Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« QendĂ«r tjetĂ«r Thirrjesh, nĂ« ndĂ«rtim e sipĂ«r. Aty u gjetĂ«n pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopĂ«, karta tĂ« ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shĂ«nime. Personat e kapur nĂ« flagrancĂ«s, po transportonin njĂ« kosh mbeturinash, i cili pĂ«rmbante sende tĂ« dyshuara tĂ« marra nga Qendra e Thirrjeve nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, tĂ« cilat ishin duke i asgjĂ«suar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e QendrĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« thirrjeve, nĂ« sajĂ« tĂ« veprimeve verifikuese, janĂ« nxjerrĂ« dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit pĂ«r shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punimin, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

NĂ« ecuri tĂ« veprimeve hetimore, nĂ« datĂ« 17.1.2026, janĂ« lĂ«shuar dhe urdhrat e ndalimit pĂ«r tre shtetas tw tjerw, tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punimin, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal, tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« gjetur deri nĂ« kĂ«to momente.

GjatĂ« kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janĂ« gjetur dhe sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, qindra pajisje kompjuterike tĂ« cilat janĂ« nĂ« proces verifikimi, sisteme monitorimi tĂ« kamerave, sisteme tĂ« rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente tĂ« QendrĂ«s sĂ« Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve tĂ« tjerĂ« nĂ« proces verifikimi.Gjithashtu janĂ« sekuestruar edhe automjete tĂ« pĂ«rdorur nga autorĂ«t e dyshuar, motomjete si dhe njĂ« automjet luksoz i markĂ«s Ferrari, qĂ« dyshohet se i pĂ«rket organizatorĂ«ve tĂ« kĂ«tij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” tĂ« “Mediaset”, falĂ« punĂ«s tĂ« sĂ« cilĂ«ve, u bĂ« e mundur inicimi dhe hetimi i kĂ«tij rasti tĂ« mashtrimit masiv nĂ« QendrĂ«n e Thirrjeve nĂ« ShqipĂ«ri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetĂ«r, njĂ« apel u shkon edhe shtetasve qĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«to qendra, pĂ«r t’u ndĂ«rgjegjĂ«suar dhe pĂ«r t’u mos bĂ«rĂ« pjesĂ« e veprimtarive tĂ« paligjshme.

The post Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Milani “ndan” ItalinĂ« nĂ« dy pjesĂ«, nis ndjekja pĂ«r kreun

✇Albeu
By: V K

Pas fitores 3-1 në Komo, Milani i Maks Alegrit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve, gazetarëve dhe ekspertëve të futbollit italian.

Rezultati ka nxitur diskutime mbi filozofinë e lojës së kuqezinjve, ku disa lavdërojnë pragmatizmin dhe aftësinë për të marrë pikët, ndërsa të tjerë kritikojnë mungesën e spektaklit dhe kreativitetit në mesfushë dhe sulm.

FjalĂ«t e trajnerit pas ndeshjes, qĂ« u shpreh: “NĂ«se do ta luanim kĂ«tĂ« ndeshje edhe 10 herĂ«, do tĂ« fitonim 8”, tregojnĂ« qartazi njĂ« fokus tĂ« madh tek rezultati dhe efikasiteti, njĂ« qasje qĂ« disa e quajnĂ« “rezultatizĂ«m” dhe tĂ« tjerĂ«t e shohin si menaxhim tĂ« duhur tĂ« situatĂ«s.

Në sezonin e kaluar, dhe veçanërisht në këto 20 ndeshjet e para të këtij kampionati, Milani ka treguar shpesh karakter të jashtëzakonshëm duke fituar pikë në momentet vendimtare.

Gola nĂ« sekondat e fundit, penallti tĂ« fituara nga kundĂ«rshtarĂ«t dhe vendime taktike qĂ« kanĂ« ndryshuar fatin e ndeshjes janĂ« pjesĂ« e kĂ«tij imazhi qĂ« tifozĂ«t e quajnĂ« “Monstre Rossonere”.

Analistët dhe komentatorët ndajnë mendimet: disa i atribuojnë sukseset Milani vetëm rastësisë, ndërsa të tjerët theksojnë rëndësinë e rezistencës së skuadrës dhe aftësinë e trajnerit për të menaxhuar çdo situatë kritike.

Një element i rëndësishëm është edhe mënyra se si skuadra përballon mungesat e lojtarëve kryesorë për shkak të lëndimeve. Madje edhe me disa elementë të rëndësishëm jashtë fushës, kuqezinjtë arrijnë të marrin rezultate që ndonjëherë duken të pamundura. Karakteri, disiplinimi taktikostrategjik dhe mentaliteti i fituesit kanë qenë faktorë vendimtarë në shumë ndeshje. Milani ka treguar se mund të fitojë jo vetëm me lojë të bukur, por edhe duke menaxhuar situata të vështira.

Kjo ka bërë që skuadra të fitojë respektin e të gjithë futbollit italian dhe të krijojë një ndjenjë frike tek rivalët kryesorë, përfshirë Interin, që shohin kuqezinjtë si kundërshtar të fortë për titull dhe vendet e Champions League. Pavarësisht kritikave për mungesën e spektaklit, Milani ka arritur të krijojë një kombinim të mirë mes rezultatit dhe mbrojtjes së fortë, duke i dhënë besim skuadrës dhe tifozëve. Rezultatet dhe mënyra si trajtohen momentet e vështira flasin shumë për kulturën e fituesit që klubi ka krijuar gjatë viteve të fundit. Debati në Itali vazhdon: a duhet Milani të fokusohet vetëm te rezultati apo të ndërtojë një futboll më të bukur dhe kreativ?

Për momentin, klubi vazhdon të fitojë pikë dhe të qëndrojë në krye, ndërsa tifozët mbeten të ndarë mes adhurimit dhe kritikave. Një gjë është e qartë: Milani nuk është vetëm një skuadër, është një forcë që mund të bëjë diferencën në kampionat. Në fund, indiferent ndaj kritikave apo komenteve, Milani vazhdon të tregojë forcë dhe qëndresë. Rezultatet flasin vetë, dhe kjo është ajo që ndan skuadrën nga shumë të tjerë. Rivalët, përfshirë Interin, duhet të kenë kujdes, pasi Milani duket i aftë të surprizojë në çdo moment. Mentaliteti, aftësia për të përballuar presionin dhe vendosmëria për të fituar janë elementë që e bëjnë këtë skuadër të veçantë dhe të frikshme për çdo kundërshtar.

The post Milani “ndan” ItalinĂ« nĂ« dy pjesĂ«, nis ndjekja pĂ«r kreun appeared first on Albeu.com.

Kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve/ Ekonomistja shpjegon skemën: Përfitimet dhe përjashtimet sipas kategorive

✇Albeu
By: V K

Ekonomistja Romina Radonshiq, teksa ishte e ftuar nĂ« “News24 FundjavĂ«â€, foli pĂ«r kufizimet pĂ«r kompensimin e tĂ« ardhurave mujore tĂ« pensionistĂ«ve.

Gjatë intervistës, ajo shpjegoi se kush përjashtohet, duke u ndalur gjithashtu edhe tek vendimi i datës 30 dhjetor.

“Flitet shpesh jo vetĂ«m pĂ«r bonusin e fundvitit, por edhe pĂ«r atĂ« bonusin qĂ« u tha se ishte rritje, por qĂ« nĂ« fakt Ă«shtĂ« njĂ« shtesĂ« fikse nĂ« pension e marrĂ« nga buxheti i shtetit. NdĂ«rkohĂ« shtesĂ«n do ta pĂ«rfitonin tĂ« gjithĂ« pensionistĂ«t sipas kategorive nĂ« vlera tĂ« ndryshme. Por u pa qĂ« nuk e pĂ«rfituan sepse nĂ« muajin janar pjesa mĂ« e madhe e pensionistĂ«ve i kanĂ« tĂ«rhequr pensionet e tyre”, tha ajo.

Por kush përfiton dhe kush janë kufizimet?

“PĂ«r ato pensionistĂ« qĂ« kanĂ« njĂ« pension tĂ« plotĂ« dhe do tĂ« merrnin njĂ« shtesĂ« mujore fikse dhe jo rritje, duhet ta pĂ«rfitojnĂ«, pra janĂ« pĂ«rfitues vetĂ«m nĂ«se pensioni i tyre Ă«shtĂ« 40 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra, nĂ«se pensioni i tyre Ă«shtĂ« mbi 40 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra ato nuk e pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« shtesĂ«n mujore. PĂ«r ato qĂ« janĂ« pension rural, shtesa do tĂ« ishte 1 mijĂ« lekĂ« çdo muaj. E pĂ«rfitojnĂ« tĂ« gjithĂ« ata pensionistĂ« qĂ« kanĂ« njĂ« pension jo mĂ« tĂ« lartĂ« se 18 mijĂ« lekĂ«. Nuk e pĂ«rfitojnĂ« nĂ«se kanĂ« njĂ« pension mbi 18 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj. NdĂ«rsa pĂ«r pensionet e pjesshme, do tĂ« pĂ«rfitohet njĂ« shtesĂ« mujore prej 800 lekĂ«sh, vetĂ«m nĂ«se pensioni i tyre i pjesshĂ«m nuk e kalon vlerĂ«n 22 mijĂ« lekĂ«. Pensionet e invaliditetit kanĂ« njĂ« shtesĂ« prej 700 lekĂ«sh, e pĂ«rfitojnĂ« ata pensionistĂ« nĂ«se pensioni i tyre Ă«shtĂ« deri nĂ« 30 mijĂ« lekĂ« tĂ« reja. NĂ«se kalon 30 mijĂ« lekĂ« tĂ« reja nuk e pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« shtesĂ«n. NdĂ«rsa pĂ«r pensionet familjare, pĂ«rfitojnĂ« shtesĂ«n prej 600 lekĂ«, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« marrin pension familjarĂ« nĂ«se nuk kalojnĂ« vlerĂ«n prej 18 mijĂ« lekĂ«â€, shpjegoi ajo.

The post Kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve/ Ekonomistja shpjegon skemën: Përfitimet dhe përjashtimet sipas kategorive appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike

✇Albeu
By: V K

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), duke i cilësuar krahasimet me modelin italian si të pasakta dhe të pjesshme.

Sipas Tabakut, ndryshe nga Italia, ku institucionet publike tĂ« investimeve funksionojnĂ« si banka zhvillimi qĂ« menaxhojnĂ« rrezikun financiar dhe financojnĂ« projekte strategjike, nĂ« ShqipĂ«ri AIC po pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« marrĂ« prona publike dhe pĂ«r t’ua kaluar ato subjekteve private, pa garĂ« dhe pa transparencĂ«.

Reagimi i plotë:

Mbi Korporatën e Investimeve: Gjysmë të vërtetat mbi Italinë dhe e vërteta e Shqipërisë

Së fundmi, Kryeministri denjoi të bëjë disa komente mbi Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC). Me një vetëbesim që synon të bindë publikun përmes retorikës, ai deklaroi se kjo korporatë qenka një kopje e suksesshme e modelit italian të investimeve.

Nuk është hera e parë që Kryeministri përdor fjali të gjata dhe gjuhë të spërdredhur për të paraqitur gjysmë-të-vërteta si fakte të plota. Por në këtë rast, mjafton një krahasim i thjeshtë për të kuptuar se pretendimi nuk qëndron.

NĂ« fakt, nga deklaratat e tij nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« as se cilit institucion italian i referohet, sepse njĂ« “KorporatĂ« Italiane Investimesh” me funksionet e AIC nuk ekziston.

Nëse Kryeministri e ka fjalën për Cassa Depositi e Prestiti (CDP), atëherë krahasimi bie menjëherë. CDP është bankë publike zhvillimi, e krijuar rreth 170 vite më parë, që menaxhon kursimet e qytetarëve italianë dhe vepron nën mbikëqyrje të rreptë bankare, rregulla strikte të prokurimit publik dhe kontroll të plotë institucional. Ajo financon projekte, por nuk administron, nuk tjetërson dhe nuk zhvillon pronë publike.

Nëse, nga ana tjetër, Kryeministri i referohet Agenzia del Demanio, institucionit që menaxhon pronat e shtetit italian, edhe ky krahasim nuk qëndron. Demanio administron dhe rikonstrukton pronën publike për funksione institucionale, sociale apo kulturore, por nuk hyn në pazare ndërtimi, nuk negocion përqindje me privatë dhe nuk e shndërron pronën publike në biznes spekulativ.

Pra, cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara qartë me ligj. Banka financon, agjencia administron pronën; ndërsa në Shqipëri ato janë përqendruar në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie.

Dallimet janë thelbësore. Në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë. Ndërsa institucionet publike europiane veprojnë përmes prokurimit publik dhe konkurrencës së hapur, AIC shmang garën dhe krijon privilegje të drejtpërdrejta për partnerë të përzgjedhur.

Po aq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« edhe roli i shtetit. NĂ« EuropĂ«, ndĂ«rhyrja publike bĂ«het aty ku tregu dĂ«shton – pĂ«r banesa sociale, zona tĂ« varfra apo infrastrukturĂ« strategjike. AIC bĂ«n tĂ« kundĂ«rtĂ«n, duke ndĂ«rhyrĂ« aty ku tregu funksionon mĂ« sĂ« miri dhe duke krijuar konkurrencĂ« tĂ« pandershme tĂ« sponsorizuar nga shteti. NdĂ«rkohĂ«, qeveria shqiptare Ă«shtĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe lojtari qĂ« ndĂ«rton, edhe arbitri qĂ« firmos pĂ«r veten, ndĂ«rsa rreziku financiar i kĂ«saj skeme nuk shfaqet sot nĂ« buxhet, por u lihet shqiptarĂ«ve si faturĂ« pĂ«r nesĂ«r.

Ky dallim nuk është teorik. Ai është konkret dhe ka emër.

Me njĂ« vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, qeveria ia kaloi godinĂ«n e ish-shkollĂ«s jetimore “Zyber Hallulli” KorporatĂ«s Shqiptare tĂ« Investimeve. NjĂ« pronĂ« publike me funksion social iu hoq fĂ«mijĂ«ve jetimĂ« pĂ«rmes njĂ« firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencĂ«. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetĂ«ror, por si njĂ« pronar i keq: hoqi fĂ«mijĂ«t nga godina, i zhvendosi nĂ« periferi dhe e nxori pronĂ«n nga funksioni i saj social.

Në një shtet europian, një veprim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm. Prona publike do të rikonstruktohej, jo të shkatërrohej; funksioni social do të ruhej; fëmijët do të ishin prioritet, jo pengesë për një projekt ndërtimi.

Në Shqipëri ndodhi e kundërta. Fëmijët u larguan. Funksioni social u zhduk. Dhe prona publike u fut në logjikën e zhvillimit imobiliar, ku sot flitet për ndërtimin e një godine të madhe, me shumë gjasa një kullë tjetër, në shërbim të interesave të një pakice.

Kjo është diferenca thelbësore. Në Itali, prona publike ruhet dhe i shërben interesit publik. Në Shqipëri, përmes Korporatës së Investimeve, shteti po reduktohet në një biznes ordiner ndërtimi.

Dhe Italia, kësaj radhe, nuk mund të jetë as justifikimi dhe as alibia.

The post Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike appeared first on Albeu.com.

Letra e Trump për Bordin e Paqes/ Reagon Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB, gënjeshtër që do paguajmë 1 miliardë euro

✇Albeu
By: V K

Në postim në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump, për ftesën për Bordin e Paqes për Gazën.

Kryeministri Rama, nënvizon se Shqipëria është e ftuar në Bordin e Paqes për Gazën dhe se jo të gjitha shtetet e OKB e kanë marrë një ftesë të tillë.

MĂ« tej, ai nĂ«nvizoi se ka njĂ« fakt tĂ« tillĂ« se “ShqipĂ«ria do tĂ« paguajĂ« 1 miliardĂ« dollarĂ«â€, duke sqaruar se kjo Ă«shtĂ« e pavĂ«rtetĂ«.

Reagimi:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnĂ« e gĂ«rrgĂ«rrojnĂ« aq fort sa thua se nĂ« Bordin e Paqes sĂ« Presidentit Trump nuk Ă«shtĂ« ftuar ShqipĂ«ria, po njĂ« vend armik i ShqipĂ«risĂ«! NĂ« Bordin e Paqes janĂ« ftuar tĂ« gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR ShqipĂ«ria do tĂ« paguajĂ« 1 miliardĂ« EURO GËNJESHTËR PalestinezĂ«t do tĂ« vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri GËNJESHTËR E vĂ«rteta Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ« se sa ç’pjell, sidomos nĂ« çdo rast kur nderohet ShqipĂ«ria, mllefi i injorancĂ«s dhe inati i ligĂ«sisĂ«: Tenxheret politike e mediatike tĂ« mexhelisit tonĂ« janĂ« teneqera tĂ« zhurshmshme ShqipĂ«risĂ« sĂ« vjetĂ«r, ndĂ«rsa kjo qĂ« po vazhdojmĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« me shumĂ« mund e kĂ«mbĂ«ngulje tĂ« madhe Ă«shtĂ« njĂ« ShqipĂ«ri TjetĂ«r, e dinjitetshme ndĂ«rkombĂ«tarisht dhe e respektuar botĂ«risht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

 

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

đŸŒȘNĂ« Bordin e Paqes janĂ« ftuar tĂ« gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR

đŸŒȘShqipĂ«ria do tĂ« paguajĂ« 1


— Edi Rama (@ediramaal) January 18, 2026

The post Letra e Trump për Bordin e Paqes/ Reagon Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB, gënjeshtër që do paguajmë 1 miliardë euro appeared first on Albeu.com.

Haland, si është babai yt? Tifozët e Mançester Junajtid nuk harrojnë incidentin famëkeq dhe i hakërrehen sulmuesit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Tifozët e Mançester Junajtid thirrën njëzëri për Erling Halandin, teksa ai doli nga fusha për pjesën e parë pas një performance të dobët nga Mançester Siti.

Pasi arbitri fishkĂ«lleu pĂ«r fundin e pjesĂ«s sĂ« parĂ«, 23-vjeçari ra pre e tifozĂ«ve vendas, tĂ« cilĂ«t e sulmuan duke thĂ«nĂ« nĂ« kor: “Haland, si Ă«shtĂ« babai yt”?

 

🚹Erling Haaland walks off to “Haaland how’s your dad?” chants from the Manchester United fans 😳

I find this disrespectful & distasteful đŸ€ą pic.twitter.com/E7S0zr6cNy

— Lea (@Lea_EFC) January 17, 2026

 

“Old Traford nuk harron kurrĂ«. As nuk fal”, tha njĂ« tifoz nĂ« rrjetet sociale. NdĂ«rsa njĂ« i dytĂ« tha: “Ai do tĂ« shpĂ«rthejĂ« tani”.

“Oh djalosh. Do tĂ« dhembĂ«â€, u pĂ«rgjigj njĂ« i tretĂ«. Dhe njĂ« tjetĂ«r shtoi: “MĂ« thuaj qĂ« nuk e kemi motivuar vetĂ«m pĂ«r pjesĂ«n e dytĂ«â€.

Tifozët e Junajtid po i referoheshin një incidenti famëkeq midis babait të Haland, Alf-Inge Haland, dhe Roi Kin.

Gjatë një derbi në vitin 2001, Kin u hodh brutalisht drejt Haland dhe u përjashtua nga fusha për shkak se ia shtypi gjurin me forcë të madhe, diçka që ai e pranoi se nuk ishte aksident në autobiografinë e tij të vitit 2002.

The post Haland, si është babai yt? Tifozët e Mançester Junajtid nuk harrojnë incidentin famëkeq dhe i hakërrehen sulmuesit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Tre pasagjerët punonjës në ministri, avioni me 11 persona në bord zhduket nga radari, autoritetet japin alarmin

✇Albeu
By: V K

Autoritetet indoneziane, njoftuan se kanë gjetur rrënojat e një avioni mbikëqyrës peshkimi që u raportua i zhdukur në provincën Kelibia Jugore.

Avioni, një ATR 42-500, që i përkiste grupit Indonesia Air Transport, humbi të gjitha kontaktet me kontrollin e trafikut ajror në zonën Maros, Kelibia Jugore, ndërsa në bord ndodheshin tetë anëtarë të ekuipazhit dhe tre pasagjerë.

Avioni ishte marrĂ« me qira nga Ministria e Çështjeve Detare dhe Peshkimit dhe po kryente misione mbikĂ«qyrjeje tĂ« peshkimit. U raportua se tĂ« tre pasagjerĂ«t ishin punonjĂ«s tĂ« ministrisĂ«.

The post Tragjike/ Tre pasagjerët punonjës në ministri, avioni me 11 persona në bord zhduket nga radari, autoritetet japin alarmin appeared first on Albeu.com.

Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier

✇Albeu
By: V K

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Skadenca”, Ă«shtĂ« goditur njĂ« rast i hedhjes nĂ« treg tĂ« ilaçeve tĂ« skaduara dhe tĂ« ilaçeve tĂ« futura kontrabandĂ«, pa faturĂ« tatimore.

Pas njĂ« pune hetimore disamujore tĂ« ndjekur me metoda speciale tĂ« hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Skadenca”.

Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, të cilat më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

SpecialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, pas njĂ« pune hetimore disamujore tĂ« ndjekur me metoda speciale tĂ« hetimit, nĂ« bashkĂ«punim me ProkurorinĂ«, bazuar nĂ« provat e siguruara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Skadenca”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lejimin e kontrollit të banesës në pronësi të shtetasit B. B.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 4289 kuti me medikamente të ndryshme, ku një sasi e konsiderueshme e tyre ishte e skaduar dhe pjesa tjetër pa faturë tatimore.

Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 42 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i referohen ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier, nĂ« ngarkim tĂ« shtetasit B. B., pĂ«r veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekĂ«sore tĂ« falsifikuara ose tĂ« rrezikshme pĂ«r jetĂ«n dhe shĂ«ndetin”, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandĂ«â€ dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€.

The post Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.

SHBA nuk ka pezulluar vizat, por lejet e qëndrimit për punë/ Rama: Nuk ka lidhje me çfarë u tha nga ato që hidhen përpjetë

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, nĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, tha se SHBA nuk ka ndaluar vizat pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, por sipas tij, ka njĂ« pezullim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m.

Gjithashtu, nënvizoi se kjo është një politikë e administratës së Trump që ka të bëjë me pezullim të përkohshëm të leje të punës dhe jo vizave në Amerikë.

“Dua tĂ« them dy fjalĂ« pĂ«r ata qĂ« u hodhĂ«n pĂ«rpjetĂ«, pĂ«r ata qĂ« jetojnĂ« tĂ« hedhur pĂ«rpjetĂ« dhe qĂ« nĂ« pĂ«rpjetĂ«sinĂ« e tyre i shtuan hedhjeve edhe njĂ« tĂ« radhĂ«s: dezinformim, çorientim tĂ« opinionit dhe helmin e atyre qĂ« kanĂ« fuqi t’i dĂ«gjojnĂ«, duke thĂ«nĂ« se Amerika ndaloi vizat pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. E pavĂ«rtetĂ«.

SHBA nuk ka ndaluar vizat pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Administrata aktuale, nĂ«n orientimin e Trump pĂ«r politikĂ«n e emigracionit, ka vendosur qĂ« pĂ«r 75 vende tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« pezullim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m sa i pĂ«rket lejeve tĂ« punĂ«s nĂ« SHBA. Jo vizave pĂ«r nĂ« AmerikĂ«, por lejeve tĂ« qĂ«ndrimit nĂ« AmerikĂ« pĂ«r punĂ«, pasi pĂ«r kĂ«tĂ« kategori vendesh kanĂ« vĂ«nĂ« re fenomenin e marrjes sĂ« vizĂ«s pĂ«r turizĂ«m, biznes dhe mosrespektimit tĂ« afateve dhe qĂ«ndrimit atje. Kjo shkon nĂ« linjĂ«n normale tĂ« presidentit Trump dhe nuk ka pikĂ« lidhje me ato qĂ« u thanĂ« nga ato qĂ« hidhen pĂ«rpjetĂ«, dhe kur tĂ« bien nĂ« tokĂ« do tĂ« shohin se terreni qĂ« po shohin Ă«shtĂ« i rrĂ«shqitshĂ«m dhe do hidhen pĂ«rpjetĂ« lart e mĂ« lart”.

The post SHBA nuk ka pezulluar vizat, por lejet e qëndrimit për punë/ Rama: Nuk ka lidhje me çfarë u tha nga ato që hidhen përpjetë appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se është në fazën kur kërkon një punë dhe përkushtim të madh.

Megjithatë, shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.

“PĂ«r shumicĂ«n qeverisĂ«se duhet tĂ« jetĂ« e qartĂ« se procesi do tĂ« vijĂ« duke u vĂ«shtirĂ«suar pasi ka njĂ« volum legjislativ qĂ« kurrĂ« mĂ« parĂ« nuk ka kaluar filtrin vendimmarrĂ«s.

Por unĂ« jam besimplotĂ« dhe i bindur qĂ« Grupi Parlamentar do jetĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e kĂ«saj sfide. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« rrisim komunikimin me mbĂ«shtetĂ«sit e PS dhe betejĂ«n me frontin e gjerĂ« tĂ« dezinformimit nĂ« tĂ« gjitha tenxheret qĂ« gurgullojnĂ« ditĂ« e natĂ«. Por rruga drejt BE do tĂ« jetĂ« e pandalur”, tha ai.

The post Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj appeared first on Albeu.com.

Mediu në 35-vjetorin e Partisë Republikane: Politika është mision, jo privilegj

✇Albeu
By: V K

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në 35-vjetorin e themelimit, u shpreh se kjo parti u ndërtua mbi vlerat e djathta, duke shtuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj

Gjithashtu, ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.

Partia Republikane, festoi 35-vjetorin e themelimit me një pritje ku morën pjesë drejtues, anëtarë e simpatizantë, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe përfaqësues të opozitës.

RepublikanĂ«t u ndĂ«rtuan mbi vlerat e djathta-familjen, pronĂ«n, lirinĂ«, shtetin e sĂ« drejtĂ«s, patriotizmin dhe besimin nĂ« Zot – duke nĂ«nvizuar se politika Ă«shtĂ« mision dhe shĂ«rbim, jo privilegj.

Ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.

Ish-kryeministri Sali Berisha, vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe rolin e aleancës me PR-në në integrimin euroatlantik, duke theksuar nevojën për reagim qytetar dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.

 

The post Mediu në 35-vjetorin e Partisë Republikane: Politika është mision, jo privilegj appeared first on Albeu.com.

Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet

✇Albeu
By: V K

Një ortek vrau tre skiatorë çekë në Austrinë qendrore, tha policia, duke e çuar në tetë numrin e personave të vrarë nga ortekët në Alpet Austriake të shtunën.

NjĂ« ortek rrĂ«mbeu tre nga shtatĂ« anĂ«tarĂ«t e njĂ« ekipi çek skijimi nĂ« rajonin Murtal tĂ« Styria-s, duke i varrosur plotĂ«sisht, tha policia nĂ« njĂ« deklaratĂ«. ShĂ«rbimet e shpĂ«timit arritĂ«n tĂ« gjenin dhe tĂ« nxirrnin viktimat, por “pavarĂ«sisht tĂ« gjitha pĂ«rpjekjeve”, tre viktimat “u gjetĂ«n tĂ« vdekur”, sipas autoriteteve.

MĂ« herĂ«t dje, nĂ« rajonin Pongau pranĂ« Salzburgut, njĂ« ortek rrĂ«mbeu shtatĂ« skiatorĂ« nga pista, duke vrarĂ« katĂ«r prej tyre dhe duke plagosur njĂ« tĂ« pestĂ«, raportoi transmetuesi publik austriak ÖRF.

Një skiatore dhe bashkëshorti i saj u varrosën nga stuhitë e borës, kur një tjetër ortek goditi të njëjtën zonë. Shërbimet e shpëtimit, të njoftuara nga bashkëshorti, nuk arritën ta ringjallnin atë.

“PavarĂ«sisht paralajmĂ«rimeve tĂ« qarta dhe tĂ« pĂ«rsĂ«ritura, sot patĂ«m disa ortekĂ«, me pasoja pĂ«r fat tĂ« keq fatale”, tha Gerhard Kremser, kreu i shĂ«rbimeve tĂ« emergjencĂ«s nĂ« malin Pongau.

“Kjo tragjedi tregon me dhimbje seriozitetin e situatĂ«s aktuale tĂ« ortekĂ«ve”, kĂ«mbĂ«nguli ai. TĂ« martĂ«n, njĂ« djalĂ« 13-vjeçar, gjithashtu nga Republika Çeke, u vra nĂ« njĂ« ortek nĂ« Bad Gastein, gjithashtu nĂ« Alpet Austriake, ndĂ«rsa ishte jashtĂ« pistĂ«s me njĂ« fĂ«mijĂ« tjetĂ«r nĂ« vendpushimin e skive Sportgastein.

Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar u vra në një ortek në Werberg, Tirol (perëndim). Po atë fundjavë, gjashtë persona vdiqën kur u mbuluan nga ortekët në vendpushimet e skive në Alpet Franceze.

Dhe, në pjesën zvicerane të Alpeve, një skiator gjerman u vra në një ortek dhe katër të tjerë u plagosën.

The post Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet appeared first on Albeu.com.

Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat?

✇Albeu
By: V K

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine, një shqetësim i përsëritur i zyrtarëve amerikanë që, sipas ekspertëve, shenjestron lidhjet e krimit me politikën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre.

Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi të publikuar të premten nga ambasada amerikane në Tiranë.

“Rrjetet kriminale, pĂ«rfshirĂ« grupet shqiptare qĂ« bashkĂ«punojnĂ« me kartelet e AmerikĂ«s Latine tĂ« pĂ«rmendura nga Sekretari Rubio, pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nime tĂ« konsiderueshme pĂ«r sigurinĂ« dhe pĂ«rparimin ekonomik tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«rmes aktiviteteve si trafiku i drogĂ«s dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parĂ« pĂ«rmes kĂ«tij kursi, kĂ«to krime po mundĂ«sohen nga teknologjitĂ« moderne”, thotĂ« ajo nĂ« videon e shkĂ«putur nga fjalimi pĂ«rshĂ«ndetĂ«s nĂ« ceremoninĂ« e mbylljes sĂ« trajnimit tĂ« udhĂ«hequr nga Byroja Federale e Hetimit, FBI, pĂ«r hetuesit e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, SPAK, dhe ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit, BKH.

Duke e cilĂ«suar si pĂ«rparĂ«si kryesore pĂ«r SHBA-tĂ«, luftĂ«n kundĂ«r krimit tĂ« organizuar dhe trafikimit tĂ« narkotikĂ«ve, VanHorn theksoi se; “do tĂ« ndjekĂ« me kĂ«mbĂ«ngulje prioritetet e presidentit Trump nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r tĂ« forcuar institucionet qĂ« luftojnĂ« krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikĂ«ve, si SPAK, BKH dhe AkademinĂ« e SigurisĂ«â€.

Mesazhi i VanHorn, përpara hetuesve të SPAK thekson edhe njëherë prioritetin kyç të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili lidhet me luftën kundër grupeve kriminale të narkotrafikut.

Edhe nĂ« DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« mesazhin e Sekretarit Amerikan tĂ« Shtetit, Marco Rubio pĂ«rfshihej ky njĂ« shqetĂ«sim, ku thuhej se; “partneriteti ynĂ« me forcat ligjzbatuese shqiptare i bĂ«n qytetarĂ«t tanĂ« mĂ« tĂ« sigurt teksa ne pĂ«rballemi me kĂ«rcĂ«nimet prej grupeve kriminale ndĂ«rkombĂ«tare, karteleve tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s dhe atyre qĂ« bashkĂ«punojnĂ« me to”.

Ekspertë të politikës i lidhin këto mesazhe me ndikimin që krimi i organizuar ka në ekonominë dhe politikën shqiptare, me mosfunksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe amnistinë shtetërore ndaj parasë informale që vjen prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

“TrafikantĂ«t shqiptarĂ« nĂ« Ekuador nuk do tĂ« pĂ«rmendeshin kĂ«tu nĂ«se nuk do tĂ« kishin bazat dhe ndikimin e tyre nĂ« politikĂ«n tonĂ«â€, i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, duke komentuar deklaratĂ«n e pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« ambasadĂ«s sĂ« SHBA-ve nĂ« TiranĂ«.

Sipas tij, mesazhi i saj është përsëritje e mesazheve të mëhershme e të shpeshta për qeverinë shqiptare.

Edhe për Afrim Krasniqin, drejtues i Institutit për Studime Politike, ky është një shqetësim i ngritur disa herë nga SHBA për lidhjet e karteleve të drogës dhe grupeve kriminale nga Shqipëria me vendet latine apo në vetë Shtetet e Bashkuara.

Në kontekstin e mesazhit të VanHorn, Krasniqi sjell në vëmendje rastin e dy muajve më parë kur autoritetet amerikane vendosën një paketë të zgjeruar sanksionesh kundër një familje kriminale shqiptare, e cila akuzohet se ka ndërtuar një rrjet të ndërlikuar biznesesh në Meksikë, Kanada dhe Europë për të pastruar fitimet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Njëri prej vëllezerve, Luftar Hysa, u bë i njohur edhe në Shqipëri, kur një fotografi e tregonte atë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një takim që ai e ka përshkruar si diskutim për botimin e një libri. Ndryshe nga Hysa, Edi Rama ka pohuar se takimi lidhej me nje investim potencial në Shqipëri.

“Problemi nĂ« rastin tonĂ« Ă«shtĂ« se kur ndodh njĂ« fenomen i tillĂ«, qeveria e vendit tĂ« tij tĂ« origjinĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria, duhet tĂ« niste hetimet e menjĂ«hershme pĂ«r kapitalin e tyre tĂ« investuar nĂ« vend, pĂ«r burimet e kapitalit dhe kufizimin e veprimit tĂ« kapitalit tĂ« tyre nĂ« investime e mĂ«dha publike”, thotĂ« Krasniqi.

Por, sipas tij, rezulton që se ata që janë sanksionuar në SHBA vijojnë të përfitojnë nga fondet publike në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë hetim për burimet financiare dhe investimet që kanë bërë, sidomos në fushën e ndërtimit dhe resortet turistike.

“Pra Ă«shtĂ« normale qĂ« SHBA tĂ« shprehĂ« shqetĂ«simin, si çdo vend tjetĂ«r perĂ«ndimor, qĂ« kapitalet qĂ« vijnĂ« nga burimet e drogĂ«s vijojnĂ« tĂ« legalizohen nĂ« ShqipĂ«ri dhe pĂ«rmes aministive, siç ndodhi amnistia e fundit, dhe ato kthehen si pjesĂ« e konkurrencĂ«s nĂ« ekonominĂ« e tregut, kur nĂ« njĂ« shtet normal si shtet i sĂ« drejtĂ«s, anĂ«tar i NATO-s, duhet t’i trajtonte kĂ«to si aktivitet kriminal dhe tĂ« ndiqte procedurat e njĂ« hetimi tĂ« thelluar, sekuestros dhe vendosjes para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« tĂ« individĂ«ve tĂ« caktuar”, sugjeron Krasniqi

Nga ana tjetër, ai sheh se ka një mosreagim të agjencive ligjzbatuese për të mbështetur apo të për ecur në të njëjtën linjë me operacionet e SPAK-ut ndaj këtyre grupeve.

KĂ«to agjenci, thotĂ« Krasniqi, “do tĂ« duhet tĂ« hetonin nĂ« mĂ«nyrĂ« administrative dhe tĂ« verifikonin asetet financiare dhe se kush janĂ« biznesmenĂ«t qĂ« konsiderohen favoritĂ« dhe janĂ« tĂ« privelegjuar si kompani nĂ« fushat e mĂ«sipĂ«rme, por asnjĂ« prej tyre nuk e ka bĂ«rĂ« dhe vetĂ« SPAK e ka denoncuar kĂ«tĂ« nĂ« parlament qĂ« s’ka pasur asnjĂ« denoncim nga kĂ«to agjenci”.

Po ashtu, Krasniqi e sheh mesazhin e pĂ«rfaqĂ«sueses amerikane nĂ« linjĂ« me prioritetet qĂ« SHBA kanĂ« vendosur nĂ« luftĂ«n kundĂ«r krimit dhe trafikut tĂ« drogĂ«s, prioritete qĂ« janĂ« sipas tij dhe nĂ« interes tĂ« shqiptarĂ«ve pĂ«r tĂ« pasur “politikanĂ« tĂ« pastĂ«r dhe ekonomi tĂ« pastĂ«r”.

“Nuk mund tĂ« bĂ«hemi njĂ« vend i zhvilluar, demokratik dhe shtet i sĂ« drejtĂ«s nĂ«se kapitali nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« informal dhe vjen nga burimet e drogĂ«s, nĂ«se individĂ«t tĂ« cilĂ«t kanĂ« ndikim tĂ« madh mediatik, politik dhe publik i kanĂ« ndĂ«rtuar pasuritĂ« e tyre pĂ«rmĂ«s trafikimit dhe karteleve tĂ« drogĂ«s dhe nĂ«se resortet dhe investimet kryesore nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rfshi dhe zonat luksoze tĂ« kryeqyetit, tĂ« jenĂ« tĂ« ndĂ«rtuara pĂ«rmes kapitaleve tĂ« tilla”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij, duke e ‘amnistuar’ paranĂ« informale dhe elementĂ«t e krimit tĂ« organizuar, vendi krijon “njĂ« trashĂ«gimi negative, njĂ« mĂ«sim negativ pĂ«r brezin e ri, njĂ« bazĂ« ekonomike tĂ« paqĂ«ndrueshme”, e cila forcon krimin e organizuar, largon konkurrencĂ«n dhe e bĂ«n politikĂ«n dhe mĂ« tĂ« korruptueshme dhe mĂ« tĂ« ndĂ«rvarur nga presioni i kĂ«tyre grupeve./BIRN

The post Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat? appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar letrën që ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën e fton zyrtarisht Shqipërinë të bëhet shtet anëtar themelues i një nisme të re ndërkombëtare për paqen globale.

Rama shpreh mirënjohje për letrën dhe thekson se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

NdĂ«rkohĂ«, sipas letrĂ«s qĂ« mban datĂ«n 16 janar 2026, Presidenti Trump, i drejtohet Kryeministrit shqiptar me njĂ« ftesĂ« pĂ«r t’u bashkuar nĂ« atĂ« qĂ« ai e cilĂ«son si njĂ« “pĂ«rpjekje historike dhe madhĂ«shtore” pĂ«r forcimin e paqes nĂ« Lindjen e Mesme dhe pĂ«r njĂ« qasje tĂ« re nĂ« zgjidhjen e konflikteve globale.

“Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar prej jush, tĂ« na bashkohet si Shtet AnĂ«tar Themelues, dhe tĂ« bĂ«het palĂ« nĂ« Statutin e Bordit tĂ« Paqes. Ky bord do tĂ« jetĂ« aq i veçantĂ« sa kurrĂ« mĂ« parĂ« nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me tĂ«! Çdo Shtet AnĂ«tar mund tĂ« caktojĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« autorizuar nĂ« emĂ«r tĂ« tij pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« dhe kontribuar nĂ« takime. BashkĂ«ngjitur gjeni Planin GjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, dhe Statutin e Bordit, i cili tani Ă«shtĂ« i disponueshĂ«m pĂ«r nĂ«nshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« letĂ«r.

 

 

Letra dërguar Edi Ramës nga Donald Trump

16 Janar, 2026

Shkëlqësia e Tij

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë

I nderuar Kryeministër,

ËshtĂ« njĂ« nder i madh pĂ«r mua t’ju ftoj ju, si KryeministĂ«r i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, tĂ« mĂ« bashkoheni nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje Historike dhe MadhĂ«shtore pĂ«r forcimin e Paqes nĂ« Lindjen e Mesme dhe, njĂ«kohĂ«sisht, tĂ« ndĂ«rmarrim njĂ« qasje tĂ« re plot guxim pĂ«r zgjidhjen e Konfliktit Global!

Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.

Tani Ă«shtĂ« koha qĂ« t’i kthejmĂ« gjithĂ« Ëndrrat nĂ« realitet. Bordi i Paqes Ă«shtĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« kĂ«tij Plani dhe ky Ă«shtĂ« Bordi mĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«s dhe mĂ« me ndikim i krijuar ndonjĂ«herĂ«, i cili do tĂ« themelohet si njĂ« OrganizatĂ« e Re NdĂ«rkombĂ«tare dhe AdministratĂ« QeverisĂ«se Tranzitore.

Arritja jonĂ« sjell sĂ« bashku njĂ« grup kombesh tĂ« dalluara qĂ« janĂ« gati tĂ« marrin mbi supe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« fisnike tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« PAQES sĂ« PËRHERSHME, njĂ« Nder i rezervuar pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur tĂ« udhĂ«heqin me shembullin e tyre, dhe tĂ« pĂ«rkushtohen me mjeshtĂ«ri pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme tĂ« sigurtĂ« e tĂ« begatĂ« pĂ«r brezat qĂ« do tĂ« vijnĂ«. NĂ« njĂ« te ardhme tĂ« afĂ«rt, ne do t’i mbledhim partnerĂ«t tanĂ« tĂ« mrekullueshĂ«m e tĂ« pĂ«rkushtuar, shumica e tĂ« cilĂ«ve janĂ« UdhĂ«heqĂ«s BotĂ«rorĂ« shumĂ« tĂ« respektuar.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar prej jush, tĂ« na bashkohet si Shtet AnĂ«tar Themelues, dhe tĂ« bĂ«het palĂ« nĂ« Statutin e Bordit tĂ« Paqes. Ky bord do tĂ« jetĂ« aq i veçantĂ« sa kurrĂ« mĂ« parĂ« nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me tĂ«! Çdo Shtet AnĂ«tar mund tĂ« caktojĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« autorizuar nĂ« emĂ«r tĂ« tij pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« dhe kontribuar nĂ« takime. BashkĂ«ngjitur gjeni Planin GjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, dhe Statutin e Bordit, i cili tani Ă«shtĂ« i disponueshĂ«m pĂ«r nĂ«nshkrimin tuaj dhe ratifikimin.

Me kĂ«naqĂ«si pres tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku, edhe pĂ«r shumĂ« gjatĂ« nĂ« tĂ« ardhmen, drejt qĂ«llimit tĂ« vendosjes sĂ« pĂ«rhershme tĂ« PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!

Me urimet më të mira, Unë jam,

Sinqerisht,

𝗗𝗱𝗡𝗔𝗟𝗗

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

 

The post Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar, do blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Albeu.com.

Protestat dhe dhuna në Iran/ Ankth për Asanin dhe Lushkjen, prej një jave pa internet dhe telefona, trajneri i sulmuesit është kyçur nga frika në ambasadë

✇Albeu
By: V K

Jasir Asani dhe Regi Lushkja, padyshim po kalojnë ditë të mirëfillta ankthi në Iran, ku dy futbollistët janë pjesë e klubeve vendase.

Protestat popullore dhe shtypja e tyre me dhunë në Iran ka paralizuar vendin, duke sjellë pasoja edhe për dy futbollistët shqiptarë që janë përkatësisht pjesë e Esteghlal dhe Traktor FC.

Si Asani, ashtu edhe Lushkja, janë zhdukur prej një jave nga rrjetet sociale, ashtu si në fakt i gjithë futbolli e jo vetëm në këtë vend.

Shkak është bërë ndalimi i sinjalit të internetit që nga fillimi i protestave me urdhër të shtetit iranian dhe gjithashtu edhe i sinjaleve të kompanive të telefonisë celulare, duke bërë të pamundur lidhjen me botën jashtë.

Një situatë kaotike, pasi nuk jepen informacione mbi atë që po ndodh edhe me shtetasit e huaj në këtë vend. Situata është aq ekstreme, sa kush ka mundur, është strehuar në ambasadat apo konsullatat e shteteve përkatëse.

 

 

Vetë trajneri i Esteghlal, skuadrës së Asanit, portugezi Rikardo Sa Pinto, është mbyllur prej dy ditësh në ambasadën e Portugalisë në Teheran.

Ai ka postuar disa video nĂ« rrjete sociale pĂ«r t’u treguar tĂ« gjithĂ«ve se ishte shĂ«ndosh e mirĂ«.

“UnĂ« jam detyruar tĂ« vij kĂ«tu pasi nuk kam pasur internet prej shumĂ« kohĂ«sh dhe nuk kisha as sinjal nĂ« celular. Po presim me ankth tĂ« mĂ«sojmĂ« se çfarĂ« po ndodh apo çfarĂ« mund tĂ« ndodhĂ«, por pĂ«r momentin jemi shĂ«ndosh e mirĂ«â€, tha ai duke treguar se kishte shkuar nĂ« ambasadĂ« bashkĂ« me stafin e tij teknik.

 

 

Ndërkohë, nuk ka për momentin informacione si për Asanin, ashtu edhe për Lushkjen, klubet përkatëse të të cilëve kanë ndërprerë publikimet në internet dhe rrjete sociale prej më shumë se një jave, ashtu si edhe vetë futbollistët në fjalë.

The post Protestat dhe dhuna në Iran/ Ankth për Asanin dhe Lushkjen, prej një jave pa internet dhe telefona, trajneri i sulmuesit është kyçur nga frika në ambasadë appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit, 18 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..

Deti -Valëzimi forcës 1-2 ballë.

 

The post Njihuni me parashikimin e motit, 18 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Akuzoi BrikenĂ«n pĂ«r ndĂ«rhyrje estetike/ Zbulohen FOTOT e vjetra tĂ« InĂ«s sĂ« “Big Brother Vip”

✇Albeu
By: V K

Ina, njĂ« nga banoret e kĂ«tij edicioni tĂ« “Big Brother VIP Albania”, Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« sĂ« fundmi nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes pĂ«r shkak tĂ« pamjes sĂ« saj tĂ« jashtme.

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka shkaktuar habi të madhe te ndjekësit për shkak të ndryshimit rrënjësor.

Në imazhin që krahason të shkuarën me të tashmen, Ina shfaqet thuajse e panjohur. Tiparet e saj në foton e vjetër ndryshojnë dukshëm nga imazhi i kuruar që ajo prezanton sot në ekran, duke nxitur menjëherë aludimet për ndërhyrje të shumta estetike.

Komentuesit në rrjet kanë vënë në dukje ndryshime të mundshme në buzë, mollëza dhe strukturën e fytyrës, duke e akuzuar banoren se ka transformuar plotësisht pamjen e saj origjinale.

The post Akuzoi BrikenĂ«n pĂ«r ndĂ«rhyrje estetike/ Zbulohen FOTOT e vjetra tĂ« InĂ«s sĂ« “Big Brother Vip” appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar, nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – PunonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

The post Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj appeared first on Albeu.com.

❌