ITALI â Piantedosi: AgjentĂ«t e ICE-sĂ« nuk kanĂ« fuqi operacionale gjatĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore
ROMĂ, 28 janar /ATSH-DPA/ â Ministri i BrendshĂ«m i ItalisĂ«, Matteo Piantedosi deklaroi sot se oficerĂ«t nga agjencia amerikane e imigracionit ICE, qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m gjatĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore nĂ« Milano dhe Cortina dâAmpezzo, nuk do tĂ« kenĂ« ndonjĂ« autoritet operativ jashtĂ« misioneve diplomatike amerikane dhe nuk do tĂ« veprojnĂ« nĂ« territorin italian.
Ai theksoi se vetëm Italia është përgjegjëse për sigurinë jashtë hapësirave diplomatike, duke i qetësuar disa nga shqetësimet rreth pranisë së tyre.
Vendimi për të përfshirë ICE-në në sigurinë që lidhet me Lojërat Olimpike, të cilat fillojnë më 6 shkurt, u njoftua dje nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS).
Sipas DHS-së, një njësi do të mbështesë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit, dhe nuk do të kryejë veprime të zbatimit të ligjit të imigracionit gjatë ngjarjeve.
Kjo nismë ka shkaktuar shqetësim dhe reagime të ashpra në Itali, sidomos pas një periudhe të tensionuar në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës ku oficerë të ICE-së u përfshinë në dy incidente që rezultuan me vrasjen e dy qytetarëve amerikanë nga oficerë federalë në Mineapolis, MinnEsota.
Këto ngjarje kanë nxitur protesta të gjera dhe debate në SHBA mbi taktikat e ICE dhe përdorimin e forcës nga agjencitë e zbatimit të ligjit.
Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, ka qenë kundër pranisë së një force të tillë amerikane në qytetin e tij.
Ai e quajti ICE njĂ« âforcĂ« policore private qĂ« vepron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshmeâ, duke iu referuar incidenteve tĂ« fundit nĂ« SHBA, dhe tha se nuk dĂ«shiron qĂ« kjo njĂ«si tĂ« jetĂ« prezent nĂ« Milano.
Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, e cila njihet si një aleate e ngushtë e presidentit amerikan Donald Trump, ka tentuar të zbusë reagimet duke theksuar se roli i ICE-së do të jetë i kufizuar dhe i kontrolluar këtu në Itali.
Piantedosi gjithashtu u takua me ambasadorin amerikan në Romë për të diskutuar këtë çështje dhe për të sqaruar rolin e zyrtarëve amerikanë në lidhje me sigurinë e Lojërave Olimpike./ /Ad.Ab./
The post ITALI â Piantedosi: AgjentĂ«t e ICE-sĂ« nuk kanĂ« fuqi operacionale gjatĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.