Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Saimir Korreshi: Po prishen provat dhe intimidohen dëshmitarët, zarfi i SPAK për Ballukun ishte i fshehtë, si e dinte Rama se çfarë kishte? Peleshi e hapi dhe USB-në…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, deputeti demokrat Saimir Korreshi, tha se drejtësia po sfidohet, ku Kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm shtyjnë jashtë afateve ligjore dhe në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por po tentojnë të mbrojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderët dhe me masë sigurie nga GJKKO, deri dhe pezullim nga detyra.

Ligjvënësi denoncoi se po prishen provat dhe po intimidohen dëshmitarët gjatë kësaj periudhe zvarritjeje proceduriale dhe politike nga ana e qeverisë dhe mazhorancës me dosjen e SPAK që është dërguar në Kuvend.

Gjithashtu, ai akuzoi edhe kryeparlamentarin Niko Peleshi si autor të zvarritjes dhe jo vetëm, duke ngritur dyshime të forta se mund ta ketë hapur zarfin me USB-në e Prokurorisë ku gjenden provat ndaj Ballukut dhe ato t’ia ketë dërguar kryeministrit Edi Rama.

“Po prishen provat dh po intimidohen dëshmitarët. Zarfi është hapur në Kuvend dhe USB është hapur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, që më pas ia ka çuar shokut Rama, sepse ndryshe kryeministri nuk kishte se si ta dinte që brenda USB-së ishte e gjithë arkiva e Ministrisë së Brendshme. Shoku Rama ka zbuluar veten me këtë deklaratë dhe SPAK duhet ta verifikojë, sepse ndryshe nga e dinte. Ata thanë se USB ishte e fshehtë, por na rezulton se Peleshi do ia ketë dërguar Ramës. Kryeministri e dinte përmbajtjen e provave në dosje”, tha Korreshi për “News 24”.

Deputeti demokrat theksoi se provat e SPAK ndaj Ballukut, janë të qarta dhe e lidhin atë në afera korruptive dhe abuzime me fondet e buxhetit.

Korreshi iu referua përgjimeve, bisedave dhe dokumenteve që ndodhen në dosje, edhe pse ky material në USB çuditërisht nuk u është vënë në dispozicion nga Kuvendi, edhe pse SPAK dha leje.

“Ka prova që e lidhin Ballukun me gjërat e tjera dhe personat e tjerë, ka përgjime, ka biseda dhe komunikime mes njërit e tjetrit që gjykohen se janë prova. Sa të vlefshme janë mbetet për fazë tjetër, por ka prova që mund ta arrestojnë. Emri Ramës në dosje mbetet sekret hetimor, por deri tani ka dalë si “palloshi i gjatë”. Pjesë e dosjes janë komunikime e përgjime të Ballukut. Por duket se Rama ia ka futur Ballukut”, tha ai.

Në fund deputeti denoncoi mazhorancën se po sfidon hapur drejtësinë.

“Kjo është një sfidë e hapur ndaj drejtësisë”, nënvizoi deputeti.

Por si e komenton Korreshi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend nga Peleshi për më 28 janar?

“Unë e mendoj një veprim prej frikacaku. Këta na kujtojnë se të gjithë deputetët e këtij Parlamenti janë punëtorë të Nikos. Niko është drejtori i ndërmarrjes që na ka marrë në punë e na jep rrogën dhe ne s’duhet të bëjmë asgjë, si të gdhihet Niko. E kanë kthyer Kuvendin në një lojë kungulleshkash. Ne provuam disa herë rrugën institucionale. Me kërkesë të gjysmës së Këshillit, duhet të mblidhet mbledhja. Dyerve të Kuvendit Niko i kishte vënë drynin dhe siç duket ishte duke ngrënë ende gjelin. Ata po luajnë me drejtësinë. SPAK kërkoi që të shqyrtohej si çështje për 3 ditë. SPAK kishte ndryshuara masën e sigurimit për Ballukun. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, edhe pse avokati i palës, së zonjës Balluku, kërkoi 3 javë, afati kaloi. Afati mbaroi më 6 janar. Nuk kishte më kuptim që opozita të bënte prapë kërkesë, pasi administrata nuk i përgjigjej”, tha ai.

Dhe më pas sqaroi denoncimin ndaj Peleshit me kallëzim:

“Ne jemi detyruar që të drejtohemi për të bërë kallëzim penal ndaj Peleshit. Pasi kur kërkon gjysma mbledhjen e Këshillit, duhet të realizohet. Ne nuk mundet të mos t’i shkojmë gjerat deri në fund. Duhet të ndjekim rregullat ligjore, ndaj bëmë kallëzim. Zoti Niko, edhe pse duhej të ishte pushim, pasi do të priste vendimin e Kushtetueses, që s’ka lidhje me atë se ç’ka kërkohej, ia futi gjumit dhe e mori me ‘lente-lente’. Ai është koshient që është në kundërshtim flagrant me ligjin, duke trajtuar administratën sikur është e tija personale”, shprehet Korreshi.

The post Saimir Korreshi: Po prishen provat dhe intimidohen dëshmitarët, zarfi i SPAK për Ballukun ishte i fshehtë, si e dinte Rama se çfarë kishte? Peleshi e hapi dhe USB-në… appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

✇Albeu
By: V K

Pas arratisjes së Altin Ndocit, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes, është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Urdhri i pezullimit, vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas detajeve, Altin Ndoci kishte kryer një vizitë mjekësore ditën e sotme, i shoqëruar nga dy punonjës policie.

Nga të dhënat paraprake, Ndoci ka goditur njërin prej policëve dhe ka arritur të largohet, ndërsa sipas informacioneve, një automjet AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e priste jashtë spitalit.

 

The post Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme, është arratisur nga spitali i Durrësit, Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit.

Detaje të reja zbulohen lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset.

Mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali është larguar drejt rrugës së Maternitetit ku është dhe parking i madh.

Tre kamerat e sigurisë në oborrin e spitalit rajonal të Durrësit e kanë pikasur, duke dalë nga shkallët e infektivit në drejtim të parkingut.

Kamera nga maternieti i Durrësit, ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci, është larguar me një makinë AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e cila e priste tek parkingu.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Durrësit.

Arratisja e Ndocit, një person me rrezikshmëri të lartë vë në pikëpyetje sigurinë jo vetëm të burgjeve, por edhe të institucioneve të zbatimit të ligjeve që janë një zinxhir i institucionesh për ruajtjen e personave të paraburgosur e sidomos ato të rrezikshmërisë së lartë shoqërore, sikurse konsiderohet Altin Ndoci./Syri Tv

The post Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7 appeared first on Albeu.com.

Goditi një efektiv të burgjeve dhe më pas u arratis/ Itinerari që ndoqi Altin Ndoci, ngrihen postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme (13 janar 2026) nga spitali i Durrësit, është arratisur Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit.

Sipas korrespondentes së Durrësit, Klodiana Haxhiaj Altin Ndoci, kishte shkuar në spital për vizita mjekësore në repartin infektiv, ku ishte i shoqëruar nga efektive të policisë së burgjeve.

Po sipas Haxhiajt, Ndoci është arratisur sapo ka mbërritur në dhomën që është e posaçme për të burgosurit, madje është e pajisur me hekura.

Ai ka goditur një punonjës policie dhe më pas është larguar në drejtim të varrezave të qytetit.

“Altin Ndoci është arratisur nga infektivi ku kishte shkuar i shoqëruar nga punonjës policie të burgut të Durrësit. Në momentin kurt është futur në sallën që është me hekura dhe posaçërisht për të dënuarit, ai është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar njërin nga punonjësit të policisë që e shoqëronte dhe është larguar në drejtim të varrezave të qytetit”, tha gazetarja.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe për kapjen e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Dyshohet per 4 vrasje

Altin Ndoci u arrestua në korrik 2020 gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, si i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën.

Por me 2 prill 2024 Gjykata e posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit përfshirë edhe dyshimi për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur të pafajshëm atë.

Ishin dëshmitë e të arrestuarit, Klevis Alla i cili e përfshinte Altin Ndocin në këto 4 vrasje por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi ç’ka bëri që të marrë pafajësinë. Nga ana tjetër për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia , Gjykata e posaçme dënoi me 25 vite burg Klevis Allën.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024 ai nuk mundi të dalë nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, pas dëshmive të Nuredin Dumanit i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda.

Në dëshmitë e dhëna në SPAK nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, Klevis Alla dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, mbahej në burg edhe për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

The post Goditi një efektiv të burgjeve dhe më pas u arratis/ Itinerari që ndoqi Altin Ndoci, ngrihen postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit appeared first on Albeu.com.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në automjete apo objekte të tjera përreth.

Ndërkohë, ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente

The post Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit appeared first on Albeu.com.

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, i burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34-vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis nga spitali infektiv.

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci, ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018.

Ai dyshohet gjithashtu, të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

The post U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës appeared first on Albeu.com.

Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci

✇Albeu
By: V K

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari Altin Ndoci, ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.

Altin Ndoci, u arrestua në maj të vitit 2020 i akuzuar nga policia si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Haxhia si dhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

The post Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu, është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kompania Adriatik, zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Situata me përmbytjet në Durrës vijon të jetë shqetësuese. Punonjësi i ndërmarrjes së komunales Plaz Astrit Hysenaj humnbi jetën, ndërsa 1500 shtëpi e mijëra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet, mes tyre edhe biznesmeni Petrit Kovaçi!

Çfarë përmban dosja?

 

 

Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për përmbytjet që kanë prekur disa zona të qytetit dhe vdekjes së një personi, punonjës i Ndërmarrjes Komunale.

Organi i akuzës bën me dije se ka nisur hetimet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

“Me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale“, njoftoi Prokuroria.

Organi i akuzës ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

Tenderi për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet në masën 50% nga Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

“Ortaku themelues i shoqërisë është Ardjan Mustafaraj me 100% të kapitalit. Më datë 24.04.1998, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhurimi i 50% të kuotave të kapitalit të zotëruara nga Ardjan Mustafaraj në favor të Z. Petrit Kovaçi”, thuhet në të dhënat zyrtare në Open Data.

Petrit Kovaçi, ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier.

Ndërkohë, Spartak Kovaçi, është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

The post Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje…

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 46-vjeçari Altin Meçaj,  që u dhunua nga një efektiv policie me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se i kishte bërë një koment komplimentues motrës së efektivit, familjen e të cilit e njihte pasi janë nga i njëjti fshat.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim dashakeqës, por thjesht një kompliment për arritjet e saj.

“Unë u ktheva për festat e fundvitit 19-20 dhjetor dhe do qëndroja edhe këtë javë se në Gjermani është kohe e keqe. Jam i divorcuar prej 8 vitesh dhe kam tre fëmijë të rritur dhe në këtë drejtim sesi erdhën gjërat në këtë ngjarje, pavarësisht se unë i kam bërë ‘like’ ajo është një goce fshati. Unë nuk besoj se kam bërë një gabim që të përfundoj këtu.

Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë. Unë as e kam takuar këtë gocën po bën vite, thjesht e njoh.

Unë nuk e kuptoj si arritën deri këtu dhe mori guximin vëllai i saj që të më rrahë për vdekje. Mesa di unë ajo është e martuar dhe ndodhet në Itali, unë në Gjermani dhe s’kemi lidhje. Nuk kam pasur as lidhje dhe as ngacmime, nuk më kanë shkuar në mend”, u shpreh 46-vjeçari.

The post U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje… appeared first on Albeu.com.

Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë

✇Albeu
By: V K

Pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman, banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Disa prej tyre thonë se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, për shkak të izolimit të zonës nga uji.

Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente, ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ku shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë. Atje kam burrin dhe djalin, të ikin të lënë delet, dua të iki t’i shoh”, tha një prej banoreve.

“Prej dje janë shqyer argjinaturat. Kjo është hera e parë, jam 53-vjeç dhe nuk ka ndodhur një përmbytje e tillë më parë. Shkak janë mos mirëmbajtja e argjinaturave”, u shpreh një tjetër.

“Është çobani lart, kanë tre ditë pa bukë nuk e dimë as ku janë. Nuk kanë bateri në telefon dhe nuk dimë se çfarë bëhet. Duam t’i nxjerrim që atje, nuk po pyesim më për mallin, duam vetëm të shohim për njerëzit, jetët e njerëzve”, deklaron një tjetër banor.

The post Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe vendosi kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në mbikalimin e Shkozetit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen në themel.

Amar Shkëmbi, ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Shkëmbi dhe Polivina, së bashku me Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Ariol Halilaj, dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke kryer vepra penale si vjedhje, mbajtje pa lejë të armëve, tentativë vrasjeje ndaj funksionarëve publikë dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në të njëjtën çështje penalë janë edhe Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në Lushnje. Egzon Begaj, 64-vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjes, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë.

64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, për shkak të plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, i cili për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjetin dyshohet të ketë qenë lagështia dhe balta në rrugën ku ai po udhëtonte për të shkuar në punë.

The post Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan

✇Albeu
By: V K

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji.

Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht:

Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

Ndërkohë, grupet e punës të OSSHE janë në terren dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim.

Në disa raste, energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.

The post Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje

✇Albeu
By: V K

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

 

 

Postimi i Salianjit:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!

Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.

Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.

Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!

Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!

Protesto!

The post Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

✇Albeu
By: V K

Prefektura e Korçës, ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë, në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh, qarkullimi vijon normalisht.

Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu, njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

The post Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

✇Albeu
By: V K

Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.

Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.

Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore, për shkak të kushteve të vështira të motit.

The post Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh appeared first on Albeu.com.

Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK, për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

 

The post Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on Albeu.com.

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

✇Albeu
By: V K

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

Në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën.

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente, kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

 

The post Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip Kosova”, ishte i mbushur me debate, emocione dhe të papritura.

Pas hyrjes së Lim Hotit brenda në shtëpi, situata nuk është më e njëjtë, duke bërë që të ndryshojë e gjithë dinamika e lojës.

Gjithashtu, ka pasur përplasje të forta mes Bias dhe Alba Pllozhanit, siç është vënë parë shkak i debateve mes dy banoreve ka qenë pikërisht banori më i ri, Limi.

Por, krejt papritur loja ka marrë tjetër rrjedhë, sepse Limi është parë krejt i afërt me Dolcen, ku menjëherë pas përfundimit të spektaklit dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Afrimiteti mes Dolces dhe Limit është kthyer në një raport krejt tjetër.

Madje, jo vetëm një puthje. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

 

The post “Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌