Liverpooli duket se ka identifikuar zëvendësuesin e mundshëm për Mohamed Salahun, ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm të investojnë deri në 100 milionë euro për ta transferuar atë këtë muaj.
Objektivi i Reds është Bradley Barcola, sulmuesi francez i PSG-së, 23 vjeç, i cili luan kryesisht në krahun e majtë, por mund të adaptohet edhe në krahun e djathtë të sulmit.
Drejtuesit e Liverpoolit e shohin Barcolan si njĂ« opsion afatgjatĂ« pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« ekipit forcĂ«n sulmuese qĂ« Salah ka ofruar pĂ«r vite me radhĂ«.
Barcola, nga ana tjetër, nuk është plotësisht i kënaqur me statusin e tij te PSG, ku ndryshimet e shpeshta të pozitave dhe konkurrenca e fortë, përfshirë mbërritjen e Desire Doue, kanë kufizuar mundësitë e tij për të luajtur titullar në krahun e preferuar.
Francezi është gjithashtu i hapur për një sfidë të re dhe e konsideron Ligën Premier një opsion serioz për të ardhmen.
Liverpooli po planifikon një qasje zyrtare këtë muaj për të testuar qëndrimin e PSG-së, ndërsa negociatat mund të jenë të vështira nëse klubi francez nuk pranon të ulë çmimin ose nëse Barcola nuk kërkon aktivisht largimin.
Ky transferim, nëse realizohet, do të jetë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Ligës Premier , duke treguar seriozitetin e Liverpoolit për të garantuar vazhdimësinë e sulmit pas largimit të Mohamed Salahun. /Telegrafi/
Marseille reagoi gradualisht, duke krijuar mundësi të shumta për të barazuar, por portieri i PSG-së, Chevalier, bëri pritje vendimtare.
NĂ« minutĂ«n e 74â, Marseille fitoi njĂ« penallti pas ndĂ«rhyrjes sĂ« Chevalier, tĂ« cilĂ«n e konvertoi Mason Greenwood nĂ« gol, duke barazuar rezultatin nĂ« 1-1.
Pak minuta më vonë, në minutën e 87-të, PSG pësoi një autogol nga Willian Pacho, i cili tentoi të largonte një harkim në zonën e gjashtë metra, por topi përfundoi në rrjetën e tij, duke i dhënë avantazh 2-1 Marseille.
MegjithatĂ«, drama nuk mbaroi. NĂ« minutĂ«n e 90+5â, Bradley Barcola harkoi nĂ« zonĂ« dhe Gonçalo Ramos pĂ«rfundoi aksionin me golin e barazimit, duke vulosur rezultatin final 2-2.
Ndeshja u vendos me penallti, ku më të saktë ishin PSG, që fituan Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/
Rritja e Lamine Yamal te Barcelona po pasqyrohet gjithnjë e më qartë edhe në shifrat e tregut, të cilat e konfirmojnë atë si fenomenin më të madh të brezit të ri në futbollin botëror.
Sipas raportit më të fundit të CIES Football Observatory, i publikuar në fillim të vitit 2026, anësori i Barcelonës ka arritur një vlerë marramendëse në treg, duke u vendosur në krye absolut të futbollit global.
Vlera e Yamal llogaritet në 343 milionë euro, një shifër që e vendos atë dukshëm mbi emrat më të mëdhenj të futbollit aktual dhe që përfaqëson një rekord të paprecedentë për një lojtar kaq të ri në moshë.
Raporti i CIES merr parasysh disa faktorë kyç, përfshirë moshën, performancën, kontratën, rolin në ekip, ndikimin në lojë dhe potencialin e zhvillimit, elemente në të cilat Yamal rezulton të jetë shumë përpara bashkëmoshatarëve të tij.
Dominimi i tij në këtë renditje tregon jo vetëm për nivelin e jashtëzakonshëm aktual, por edhe për pritshmëritë afatgjata që futbolli botëror ka ndaj tij, duke e cilësuar si një yll që mund të ndryshojë balancat në vitet në vijim.
Lista e 10 lojtarëve me vlerën më të lartë në treg, sipas CIES Football Observatory, e përforcon edhe më shumë këtë realitet.
Në top 10 janë lojtarë nga Barcelona, Real Madrid, PSG, Lverpool dhe Bayern Munich.
Renditja e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në botë (CIES)
1/ Lamine Yamal (Barcelona) â 343.1 milionĂ« euro
2/ Erling Haaland (Manchester City) â 255.1 milionĂ« euro
3/ Kylian Mbappe (Real Madrid) â 201.3 milionĂ« euro
4/ Jude Bellingham (Real Madrid) â 153.1 milionĂ« euro
5/ Michael Olise (Bayern Munich) â 136.9 milionĂ« euro
6/ Florian Wirtz (Liverpool) â 135.8 milionĂ« euro
7/ Desire Doue (PSG) â 134.6 milionĂ« euro
8/ Joao Neves (PSG) â 130.6 milionĂ« euro
9/ Arda Guler (Real Madrid) â 130.3 milionĂ« euro
Tregu evropian i transferimeve është gati të përjetojë një ndryshim sizmik, me Liverpoolin në qendër të vëmendjes këtë verë. Klubi nga Anfield i ka vënë syrin Bradley Barcolës, sulmuesit të talentuar të Paris Saint-Germain, për të udhëhequr riorganizimin ambicioz të skuadrës.
Sipas burimeve pranë negociatave, Liverpooli po finalizon një ofertë prej 100 milionë eurosh për të bindur PSG-në. Ky interes rrjedh nga dëshira e lojtarit francez për t'u larguar nga kryeqyteti francez, pasi ai nuk ka siguruar një rol titullar të rregullt nën drejtimin e Luis Enriques.
Reprezentuesi i ri francez dëshiron të provojë veten në Ligën Premier, duke kërkuar një mjedis ku drejtësia dhe aftësia e tij për të çekuilibruar mbrojtjen mund të shfrytëzohen plotësisht.
Revolucioni sulmues i Liverpoolit pas largimit të Salahut
Liverpooli po kalon një tranzicion të thellë, me drejtuesit sportiv të klubit të përqendruar në rinovimin e një sulmi që kohët e fundit ka gëzuar një epokë të artë. Largimi i menjëhershëm i Mohamed Salah, i nxitur nga një marrëdhënie e tendosur me Arne Slot dhe bordin, bën të domosdoshme kërkimin e një zëvendësuesi të besueshëm.
Barcola përshtatet në mënyrë të përkryer në këtë konfigurim të ri taktik, duke sjellë freskinë dhe shpejtësinë e nevojshme për të garuar për të gjithë titujt kontinentalë.
Klubi anglez synon ta rrethojë francezin me emra të tjerë të mëdhenj si Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe organizatori gjerman Florian Wirtz. Pavarësisht rezultateve të paqëndrueshme këtë sezon, bordi nuk do të kursejë asnjë shpenzim për të rifituar konkurrencën e humbur.
Barcola dhe dëshira e tij për të mbretëruar në Ligën Premier
Klubi i Merseyside beson se pagesa nëntëshifrore për një 23-vjeçar është një investim i mirë duke pasur parasysh potencialin dhe performancën e tij aktuale. Liverpooli aktualisht vlerëson aftësinë e anësorit për të krijuar vazhdimisht mundësi shënimi, duke regjistruar tashmë pesë gola dhe tre asistime.
Barcola ka luajtur 22 ndeshje zyrtare deri më tani këtë sezon, por pakënaqësia e tij rrjedh nga rotacioni i tepërt që përjeton në Parc des Princes. Me një kontratë që e lidh atë me Paris Saint-Germain deri në vitin 2028, transferimi do të kërkonte një shpenzim të madh financiar.
Nasser Al-Khelaifi zakonisht nuk ua lehtëson yjeve të tij largimin, por shifra prej 100 milionë eurosh mund të ndryshojë rrjedhën e negociatave. Lojtari është shumë i etur të bashkohet me Anfield, i tërhequr nga stili i drejtpërdrejtë i lojës që historikisht e ka përcaktuar ekipin britanik. /Telegrafi/
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar të martën listën e mbrojtësve me më shumë gola për vitin 2025.
Në krye të kësaj liste qëndron braziliani Reinaldo, mbrojtës i majtë i klubit brazilian Mirassol, me 14 gola të shënuar.
Pas tij, me nga 11 gola, janë Achraf Hakimi i Paris Saint-Germain dhe Besnik Krasniqi i Dritës. Tetë nga 11 golat e Krasniqit janë realizuar nga penalltia, duke treguar precizitetin dhe rolin vendimtar që ai ka te skuadra.
Krasniqi, 35-vjeçari i cili është shtyllë e ekipit të Dritës dhe kapiten i saj, ka kontribuar jo vetëm në kampionat, ku Drita u shpall kampion, por edhe në garat evropiane.
Ai luajti me Dritën në Ligën e Konferencës, ku ekipi arriti deri në play-off, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje dhe në realizimin e golave vendimtarë.
Në këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm lojtarët nga 100 ligat më të mira të botës, ku Krasniqi ka lënë pas edhe mbrojtës të njohur si Nicolås Otamendi i Benficas dhe Argjentinës.
Klubi i Paris Saint-Germain mund të përballet me largimin e dy prej lojtarëve të tij kryesorë, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz, në verën e vitit 2026 nëse nuk arrin të finalizojë rinovimin e kontratave të tyre.
Kjo sipas informacionit të publikuar nga gazeta franceze Ici Paris Ile-de-France.
Të dy lojtarët janë të rëndësishëm për projektin sportiv të klubit, por kontratat e tyre aktuale skadojnë në qershor 2027, duke vendosur presion mbi drejtuesit e PSG-së.
Senny Mayulu
NĂ« rast se rinovimet nuk realizohen, klubi do tĂ« humbasĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tâi mbajtur lojtarĂ«t deri nĂ« fund tĂ« kontratave, duke rrezikuar largimin e tyre pĂ«r çmim mĂ« tĂ« ulĂ«t ose me parametra zero nĂ« sezonin pasardhĂ«s.
PSG ka bërë tashmë një ofertë për rinovimin e kontratës së Senny Mayulu, por palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa negociatat për Fabian Ruiz duket se kërkojnë përpjekje shtesë nga klubi parisien.
Fabian Ruiz
Situata ka ngritur shqetësime te tifozët, të cilët shpresojnë që klubi të mos humbasë dy lojtarë kyç që mund të kenë rol vendimtar në garat evropiane.
Analistët vënë në dukje se klubi duhet të veprojë shpejt për të siguruar rinovimin e kontratave, përndryshe PSG mund të përballet me një afat kalimtar të vështirë, duke humbur stabilitetin në mesfushë dhe mbrojtje. /Telegrafi/
Sipas raportimeve të fundit, Paris Saint-Germain është i hapur të dëgjojë oferta për mbrojtësin brazilian Lucas Beraldo gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Fenerbahçe po ndjek nga afër situatën e tij.
Gjigantët turq synojnë të aplikojnë një formulë të ngjashme me atë të transferimit të ish-mbrojtësit të PSG-së, Milan Skriniar, duke propozuar fillimisht një huazim me opsion blerjeje në verën e ardhshme.
Pavarësisht potencialit të tij të madh dhe pritshmërive të larta që shoqëruan ardhjen e tij, Beraldo nuk ka arritur ende të bindë trajnerin Luis Enrique për të fituar një rol të rëndësishëm në formacionin bazë.
Aktivizimet e kufizuara dhe konkurrenca e fortë në repartin e mbrojtjes kanë ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e tij këtë sezon.
Aktualisht, në hierarkinë e mbrojtjes së PSG-së, Beraldo gjendet pas emrave si Illia Zabarnyi, Marquinhos dhe Willian Pacho, çka e bën perspektivën e tij në klubin parisien gjithnjë e më të paqartë.
Në këto rrethana, një largim i mundshëm në janar shihet si një opsion realist, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.
Fenerbahçe, nga ana e saj, kërkon të përforcojë mbrojtjen për pjesën e dytë të sezonit dhe e sheh Beraldon si një profil të përshtatshëm për projektin e saj sportiv.
DitĂ«t nĂ« vijim pritet tĂ« jenĂ« vendimtare pĂ«r tĂ« ardhmen e mbrojtĂ«sit brazilian, ndĂ«rsa mbetet pĂ«r tâu parĂ« nĂ«se bisedimet mes palĂ«ve do tĂ« konkretizohen. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain e ka fituar derbin lokal kundër Paris FC, në kuadër të xhiros së 17-të në Ligue 1.
âParisienĂ«tâ triumfuan me rezultat tĂ« ngushtĂ« 2-1, sfidĂ« qĂ« befasisht doli tĂ« jetĂ« e baraspeshuar.
Desire Doue me njĂ« gol fanastik pas asistimit tĂ« Fabian Ruiz e kaloi PSG-nĂ« nĂ« epĂ«rsi (45â).
SidoqoftĂ«, mysafirĂ«t u kĂ«ndellen falĂ« Willem Guebbels qĂ« shĂ«noi nga pika e bardhĂ« pasi Zabarnyi bĂ«ri njĂ« ndĂ«rhyrje brenda zonĂ«s (51â).
Por, gĂ«zimi i vendasve zgjati dy minuta. Ousmane Dembele ishte i pagabueshĂ«m nĂ« rastin njĂ« kundĂ«r njĂ« me Kevin Trapp pĂ«r tâia vulosur fitoren PSG-sĂ«.
PSG renditet në pozitën e dytë në Ligue 1 me 39 pikë derisa Paris zë vendin e 15-të me 16 sosh./Telegrafi/
Viti 2025 në futboll ishte një udhëtim plot emocione, i mbushur me rikthime të jashtëzakonshme, fitore historike dhe disa tragjedi që tronditën tifozët në mbarë botën.
Nga skuadra që i dhanë fund pritjeve të gjata për trofe, te lojtarë që arritën kulmin në aspektin personal - ky vit i pati të gjitha.
Finalja e Ligës së Kampionëve : Paris Saint-Germain 5-0 Inter
Pas vitesh përpjekjesh, Paris Saint-Germain më në fund ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve të UEFA-s nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.
Fitorja bindëse 5-0 ndaj Interit e shfaqi PSG-në si forcën dominuese të futbollit evropian për klube.
LojtarĂ« si Vitinha dhe Ousmane Dembele shkĂ«lqyen nĂ« njĂ« mbrĂ«mje futbolli fluid dhe sulmues, duke forcuar mĂ« tej statusin e Enriques si âTrajneri i Vititâ nga France Football.
Interi rrëmben fitoren Barcelonës
GjysmĂ«finalja e dytĂ« e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve nĂ« âSan Siroâ ofroi dramĂ« futbolli qĂ« kujtoi rikthimin historik tĂ« BarcelonĂ«s kundĂ«r PSG-sĂ« nĂ« vitin 2017.
Interi shënoi golin e barazimit në minutat e fundit për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 6-5 dhe më pas fitoi në kohën shtesë, me David Frattesi që realizoi golin vendimtar në minutën e 99-të.
Kjo fitore historike i siguroi Interit një vend në finale, duke i shuar edhe një herë shpresat e Barcelonës.
Cristiano Ronaldo dhe Portugalia fitojnë titullin e dytë të Ligës së Kombeve
Cristiano Ronaldo shtoi edhe një trofe ndërkombëtar në karrierën e tij të jashtëzakonshme, teksa Portugalia mposhti kampionët e Evropës, Spanjën, 5-3 me penallti.
Ronaldo shënoi gjithashtu gjatë ndeshjes, duke treguar thellësinë e skuadrës portugeze dhe duke konfirmuar statusin e saj si një nga pretendentet kryesore për Kupën e Botës 2026.
Chelsea fiton edicionin e parë të Kupës së re Botërore për Klube të FIFA-s
E zhvilluar në Shtetet e Bashkuara përpara Kupës së Botës 2026, edicioni i parë i Kupës së riformatuar të Botës për Klube të FIFA-s pa 32 skuadra të garonin për titullin.
Chelsea befasoi kampionët e Evropës, PSG-në, me një fitore 3-0 në finale, falë një paraqitjeje taktike brilante nga Enzo Maresca.
Liverpool thyen rekordin britanik të Ligës Premier për Isak
Liverpool shijoi një sezon fantastik nën drejtimin e trajnerit Arne Slot dhe e përforcoi më tej skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.
âTĂ« KuqtĂ«â thyen rekordin britanik tĂ« transferimeve nĂ« LigĂ«n Premier duke transferuar sulmuesin suedez Alexander Isak nga Newcastle United pĂ«r 130 milionĂ« paund, pĂ«rfshirĂ« bonuset, njĂ« nĂ«nshkrim qĂ« konfirmoi ambiciet e mĂ«dha tĂ« klubit.
NjĂ« rikthim i papĂ«rsĂ«ritshĂ«m â Dembele fiton Topin e ArtĂ« 2025
Sulmuesi francez Ousmane Dembele realizoi një nga rikthimet më të mëdha në historinë e futbollit duke fituar Topin e Artë.
Pas përballjes me dëmtime që dikur rrezikonin karrierën e tij, Dembele udhëhoqi PSG-në drejt titujve në Ligue 1, Superkupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve.
Ceremonia emocionale e ndarjes së çmimit ishte një moment krenarie për yllin francez.
Humbja tragjike e Diogo Jotës
Futbolli u trondit nga një tragjedi e madhe, pasi sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota, humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.
Jota kishte pasur një sezon të shkëlqyer, duke fituar Ligën Premier me Liverpoolin dhe Ligën e Kombeve të UEFA-s me Portugalinë, duke lënë në zi tifozët dhe gjithë komunitetin e futbollit.
Neymar shpëton Santosin nga rënia
Neymar u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë, Santos, dhe zhvilloi një seri paraqitjesh brilante që ndihmuan skuadrën të shmangte rënien nga kategoria.
Pavarësisht se luajti i dëmtuar, kreativiteti, ndërtimi i lojës dhe golat e superyllit brazilian siguruan fitore vendimtare për Santosin, ndërsa ai tashmë po përgatitet për Kupën e Botës FIFA 2026 pas një operacioni në gju.
Rikthimi i Manchester United në Ligën e Evropës në 'Old Trafford'
Manchester United tregoi qëndrueshmërinë e tij karakteristike me një rikthim dramatik në Ligën e Evropës kundër Lyonit.
Duke qenĂ« nĂ« disavantazh prej 4-2 gjatĂ« kohĂ«s shtesĂ«, United shĂ«noi dy gola nĂ« minutat shtesĂ« falĂ« Kobie Mainoo dhe Harry Maguire, duke e çuar âOld Traffordinâ nĂ« ekstazĂ«.
Megjithatë, gëzimi zgjati pak, pasi Tottenham Hotspur i mposhti 1-0 në finale.
Trofeu i parë madhor për Tottenhamin
Sezoni i âherĂ«ve tĂ« paraâ vazhdoi, teksa Tottenham Hotspur mĂ« nĂ« fund fitoi trofeun e parĂ« madhor nĂ« histori duke triumfuar nĂ« LigĂ«n e EvropĂ«s pas triumfit nĂ« finale ndaj Manchester United.
Goli i Brennan Johnson në pjesën e parë rezultoi vendimtar, ndërsa Micky van de Ven realizoi një shpëtim heroik mbi vijën e portës për të ruajtur avantazhin.
Heung-Min Son ngriti trofeun e tij të parë me Spurs, duke e konsoliduar statusin e tij si një legjendë e klubit./Telegrafi/
Përditësimi më i fundit i vlerës së tregut nga Transfermarkt për dhjetorin 2025 prodhon një formacion prej 1.35 miliardë eurosh të mbushur me superyje në zhvillim dhe të afirmuar - dhe një mungesë të madhe.
Gianluigi Donnarumma (45 milionë euro) është portieri më i vlefshëm në botë, i vazhduar nga një mbrojtje me katër lojtarë Achraf Hakimi (80 milionë euro), William Saliba (90 milionë euro), Pau Cubarsi (80 milionë euro) dhe Nuno Mendes (75 milionë euro), duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtësve modernë me mendje sulmuese.
Në mesfushë, Vitinha (110 milionë euro) ka në qendër një treshe të talentuar teknikisht së bashku me Jude Bellingham (160 milionë euro) dhe Pedri (140 milionë euro), vlera e kombinuar e të cilëve pasqyron se si kontrolli dhe shkathtësia tani dominojnë mënyrën e të menduarit për rekrutimin e lojtarëve të elitës.
Megjithatë, kryefjala është në sulm, ku 18-vjeçari Lamine Yamal rreshtohet në krahun e djathtë me një vlerë tregu prej 200 milionë eurosh, duke barazuar vlerësimin rekord botëror për një lojtar në fushë.
Ai shoqërohet nga Kylian Mbappe (gjithashtu 200 milionë euro) në qendër dhe Vinicius Jr (150 milionë euro) në të majtë, duke i dhënë kësaj forme një treshe sulmuese që përzien produktivitetin maksimal me një shpejtësi të frikshme dhe cilësi në lojën një kundër një.
Erling Haaland, i parë prej kohësh si pika referuese për vlerat e transferimeve, mungon tërësisht, i lënë pas Mbappes pavarësisht se ndan shifrën prej 200 milionë eurosh për shkak të moshës dhe konkurrencës pozicionale në modelin aktual. /Telegrafi/
Vitinha është një lojtar kyç për Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Portugalisë. Ai fitoi kampionatin dhe kupën franceze me klubin këtë vit, si dhe Ligën e Kampionëve.
Mesfushori brilant kontribuoi aq shumë në këto suksese saqë u rendit i treti në votimet për Topin e Artë dhe konsiderohet mesfushori më i mirë në botë.
Vitinha e zgjati kontratën me PSG-në në fillim të vitit, por dihet që Real Madridi është dëshira e tij më e madhe, sepse portugezi konsiderohet pasardhësi i Luka Modric.
Në një intervistë me gazetën Marca, Vitinha i zgjodhi fjalët më të mira për legjendën kroate.
âAi qĂ« mĂ« frymĂ«zon mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« Andres Iniesta. Sigurisht, sĂ« bashku me tĂ« Ă«shtĂ« edhe Luka Modric. Ata kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« modelet e mi mĂ« tĂ« mĂ«dhenj", u pĂ«rgjigj Vitinha kur u pyet se cilĂ«t mesfushorĂ« i studionte pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lojĂ«n e tij.
Ndjenjat janë të ndërsjella për sa i përket Modric, pasi Vitinha është i preferuari i tij i madh.
PSG e bleu Vitinha nga Porto tre vjet më parë për një tarifë prej 41.5 milionë eurosh. Pasi luajti 176 ndeshje për PSG-në, shënoi 24 gola dhe dha 22 asistime, Transfermarkt e vlerëson atë me 110 milionë euro.
Mediat spanjolle kanë raportuar prej kohësh se Vitinha është një objektiv për Real Madridin dhe se Modric e rekomandoi atë si pasardhësin e tij kur u largua nga klubi. /Telegrafi/
I lidhur fuqishëm me Real Madridin si një nga objektivat kryesorë për të forcuar mesfushën në sezonin 2026/27, Vitinha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Megjithatë, klubi madrilen ka marrë së fundmi një përgjigje të prerë nga Parisi.
Gjatë ditëve të fundit, disa media spanjolle kanë raportuar mbi mundësinë që Vitinha të bëhet lojtari i ri i Real Madridit.
Madje, sipas Cadena SER, në rast të një shitjeje të Vinicius Jr gjatë verës, klubi i drejtuar nga Florentino Perez do të ishte i gatshëm të investonte shumën e përfituar për të tentuar transferimin e mesfushorit portugez të Paris Saint-Germain.
Edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një operacion tepër të ndërlikuar për shkak të klubeve të përfshira, në kryeqytetin spanjoll duket se ende ekziston besimi për një skenar të tillë.
Tifozët e Real Madridit do ta mirëprisnin me entuziazëm ardhjen e ish-lojtarit të Portos, i cili do të ishte një zgjidhje ideale për problemet e krijimit në mesfushë, sektor ku ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso po has vështirësi.
Vitinha nuk do të shkojë te Real Madridi
Megjithatë, Real Madridi ka pësuar një zhgënjim.
Sipas Defensa Central, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka marrë një qëndrim të qartë, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë qëllim të negociojë me Real Madridin.
Përveç faktit që nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, marrëdhënia mes dy presidentëve është veçanërisht e ftohtë.
Episodet e shumta të lidhura me Kylian Mbappe, si edhe përplasjet mes Real Madridit dhe UEFA-s, institucion ku Al-Khelaifi ka ndikim të madh lidhur me Superligën, kanë përkeqësuar ndjeshëm raportet mes dy palëve.
Vitinha, i shpallur mesfushori mĂ« i mirĂ« nĂ« âGlobe Soccer Awardsâ tĂ« dielĂ«n e kaluar, ka kontratĂ« me PSG-nĂ« deri nĂ« vitin 2029, çka e vendos klubin parisien nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« tĂ« fortĂ« negociues.
Si rrjedhojë, duket pothuajse e pamundur që portugezi të ribashkohet me Kylian Mbappe në të ardhmen e afërt, ndërsa klauzola e përfolur prej 90 milionë eurosh, mbetet të paktën për momentin thjesht një fantazi. /Telegrafi/
Futbollisti legjendar uruguaian, Edinson Cavani, i ka dhënë fund karrierës së tij të shkëlqyer në moshën 38-vjeçare.
Cavani njoftoi tërheqjen nga futbolli gjatë pushimit të kampionatit argjentinas, i cili zgjat nga 7 dhjetori deri në fund të janarit.
Golashënuesi uruguaian u përcoll me një mesazh prekës drejtuar futbollit.
âMĂ« ke formuar, mĂ« ke sfiduar, mĂ« ke mĂ«suar tĂ« ngrihem gjithmonĂ« kur rrĂ«zohem dhe tĂ« vlerĂ«soj çdo hap gjatĂ« rrugĂ«s. MĂ« ke lejuar tĂ« arrij Ă«ndrra qĂ« mĂ« dukeshin tĂ« pamundura si fĂ«mijĂ« dhe tĂ« takoj njerĂ«z tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, si nĂ« fushĂ« ashtu edhe jashtĂ« saj".
"Asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa familjen, miqtë, shokët e ekipit, trajnerët dhe, mbi të gjitha, njerëzit e mi. Dashurinë e tifozëve në çdo vend dhe në çdo klub do ta mbaj me vete përgjithmonë".
âPo largohem nĂ« paqe, i qetĂ« duke e ditur se dhashĂ« gjithçka nĂ« çdo seancĂ« stĂ«rvitore dhe nĂ« çdo ndeshje. Me gabime dhe suksese, por gjithmonĂ« me respekt pĂ«r kĂ«tĂ« profesion qĂ« mĂ« ka dhĂ«nĂ« kaq shumĂ«", shkroi Cavani nĂ« letrĂ«n e tij tĂ« lamtumirĂ«s.
âEl Matadorâ, siç njihet Cavani, ka veshur fanellĂ«n e Boca Juniors nĂ« dy vitet e gjysmĂ« tĂ« fundit, ndĂ«rsa mĂ« parĂ« fitoi famĂ« me PSG, Napoli, Palermo dhe Manchester United.
Ai luajti 301 ndeshje për PSG-në dhe shënoi 200 gola, ndërsa me Napolin realizoi 104 gola në 138 paraqitje.
Me kombëtaren e Uruguait, Cavani regjistroi 136 paraqitje dhe shënoi 58 gola. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain raportohet se ka paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Sporting CP, Ousmane Diomande.
Sipas raportimeve nga Portugalia, tĂ« publikuara nga âA Bolaâ, 22-vjeçari Ă«shtĂ« objektivi kryesor i PSG-sĂ« pĂ«r repartin defensiv gjatĂ« kĂ«saj merkatoje dimĂ«rore. Klubi parisien e sheh Diomande si profilin ideal pĂ«r kĂ«rkesat taktike tĂ« Luis Enrique.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë vlerësohet për aftësinë e tij për të ndërtuar lojën nga prapavija, përdorimin e të dyja këmbëve dhe dominimin fizik, elemente që e bëjnë atë shumë të përshtatshëm për stilin e lojës që kërkon trajneri spanjoll.
Brenda klubit, Diomande shihet si një zgjidhje afatgjatë, veçanërisht duke pasur parasysh se Marquinhos tashmë është 31 vjeç dhe PSG po mendon për rinovimin gradual të mbrojtjes.
Sporting ka kontratë me Diomande deri në vitin 2027, por drejtuesit e klubit nga Lisbona kanë plane për ta zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2030. Klauzola e lirimit të tij është 80 milionë euro dhe klubi portugez është i vendosur të mbrojë një nga asetet më të vlefshme të skuadrës.
PSG po monitoron gjithashtu edhe mbrojtësin e Benficës, Tomas Araujo, por Ousmane Diomande mbetet emri kryesor në listën e dëshirave të kampionëve të Francës./Telegrafi
PSG po përgatit një lëvizje prej 50 milionë eurosh për një yll kyç të Barcelonës, në kuadër të planeve të avancuara për forcimin e skuadrës.
Bëhet fjalë për Marcus Rashford, sulmuesin anglez që po shkëlqen në formë huazimi te Barcelona, duke u shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të sezonit.
28-vjeçari ka shpërthyer me shtatë gola dhe 11 asistime në vetëm 24 paraqitje, duke regjistruar mesatarisht një kontribut vendimtar çdo 87 minuta. Performancat e tij kanë ardhur kryesisht nga krahu i majtë, ku ai ka marrë më shumë përgjegjësi gjatë mungesës së Raphinhas, duke i dhënë një impuls të ri sulmit të Barçës me shpejtësinë, konkretësinë dhe presionin e pandalshëm.
MegjithatĂ«, e ardhmja e Rashford nĂ« âCamp Nouâ nuk Ă«shtĂ« aspak e sigurt. Barcelona ka njĂ« opsion blerjeje prej 30 milionĂ« eurosh, por kufizimet e rrepta financiare dhe rregullat e Fair Play Financiar e bĂ«jnĂ« aktivizimin e kĂ«saj klauzole jo tĂ« garantuar. PikĂ«risht kjo situatĂ« ka hapur derĂ«n pĂ«r interesimin serioz tĂ« Paris Saint-Germain.
Sipas âMundo Deportivoâ, PSG po monitoron nga afĂ«r situatĂ«n e Rashford dhe Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« paguajĂ« ose edhe tĂ« tejkalojĂ« shumĂ«n e opsionit tĂ« blerjes sĂ« BarcelonĂ«s.
Klubi parisien, i udhëhequr nga Luis Enrique, e sheh anglezin si një përforcim me potencial të lartë për repartin ofensiv, duke vlerësuar veçanërisht fleksibilitetin e tij, intensitetin dhe përvojën në nivelet më të larta të futbollit në Evropë.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur disa herë me superlativa për Rashford, duke sinjalizuar dëshirën për ta mbajtur në skuadër. Megjithatë, rikthimi i Raphinhas nga lëndimi mund të reduktojë minutat e anglezit, faktor që mund ta shtyjë lojtarin të rishqyrtojë të ardhmen e tij.
Vetë Rashford ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar afatgjatë në Kataloni, por tundimi i PSG-së dhe mundësia për një rol të rëndësishëm në një projekt ambicioz mund ta ndryshojnë situatën.
Kjo sagĂ« kujton rastet e mĂ«parshme kur PSG ka âpeshkuarâ yje nga Barcelona, si Neymar, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele, duke rritur frikĂ«n te tifozĂ«t katalunas se edhe njĂ« tjetĂ«r emĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m mund tĂ« largohet drejt âParkut tĂ« Princaveâ nĂ« njĂ« tjetĂ«r betejĂ« tĂ« madhe merkatoje./Telegrafi
Kontrasti midis kohës së lojës dhe performancës së Gonçalo Ramos te PSG vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë një skuadër të Ligës Premier që synon ta nënshkruajë këtë dimër.
Sipas Caught Offside, Liverpooli e ka bërë Ramosin një nga prioritetet e tyre në sulm për afatin kalimtar të dimrit, me synimin për një huazim gjashtëmujor.
Të Kuqtë, të cilëve u mungon Alexander Isak për disa javë për shkak të dëmtimit, e shohin sulmuesin portugez si plotësuesin ideal për Hugo Ekitike, i cili po bën përshtypje në Angli.
Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend të ndahet nga Ramos, i cili nuk është pjesë e listës së lojtarëve që pritet të largohen këtë dimër.
24-vjeçari këtë sezon në 28 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Si rezultat, Liverpooli mund të duhet të drejtojë kërkimet e tij diku tjetër. /Telegrafi/
Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë ndarë disa lojtarë të përbashkët ndër vite, megjithëse së fundmi nuk ka dyshim se fluksi ka qenë më shumë drejt Parisit sesa drejt Katalonisë. Gjigantët francezë tashmë kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues që po aktivizohet te Barcelona.
Vitet e fundit kanĂ« parĂ« emra si Neymar Junior, Rafinha Alcnatara, Lionel Messi dhe sĂ« fundmi Ousmane Dembele tĂ« transferohen drejt âParc des Princesâ.
Lojtari më i fundit që ka tërhequr interesin e PSG-së, dhe që aktualisht ende i përket Manchester United, është Marcus Rashford.
Sipas Mundo Deportivo, Rashford po monitorohet nga PSG, e cila thuhet se është e gatshme të paguajë deri në 50 milionë euro për ta realizuar transferimin.
Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit, por ende nuk është e sigurt nëse do ta aktivizojë atë.
Disa kanë sugjeruar se Barcelona mund ta aktivizojë opsionin dhe më pas të tentojë ta shesë Rashfordin, por për ta bërë këtë do të duhej fillimisht ta regjistronte lojtarin.
Reprezentuesi anglez ka pasur një rol të vështirë te Barcelona. I kërkuar të luajë shpesh dhe herët për të zëvendësuar të dëmtuarin Raphinha dhe gjithë kontributin e tij në skuadrën e Hansi Flick, Rashford tani po detyrohet të lë gjurmë kryesisht nga stoli.
Deri tani këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 24 paraqitje, kryesisht duke luajtur nga krahu i majtë. Kjo përkthehet në një kontribut për gol çdo 87 minuta për Rashfordin./Telegrafi/
Liverpool po shqyrton një lëvizje të guximshme në formë huazimi gjashtëmujor për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos, pas dëmtimit të rëndë të Alexander Isak, i cili e ka lënë trajnerin Arne Slot me mungesa serioze në repartin ofensiv.
Me âTĂ« KuqtĂ«â pĂ«rballĂ« njĂ« periudhe vendimtare tĂ« sezonit, kampionĂ«t e LigĂ«s Premier po eksplorojnĂ« zgjidhje afatshkurtra pĂ«r tĂ« ruajtur garĂ«n pĂ«r titull, teksa presin rikthimin e plotĂ« tĂ« rekord-transferimit tĂ« tyre.
Sipas CaughtOffside, një nga emrat në listën e Liverpoolit këtë janar është sulmuesi i PSG-së, Ramos, i cili mund të jetë i disponueshëm për një huazim afatshkurtër.
Interesimi për reprezentuesin portugez pasqyron dëshirën e klubit për një sulmues të gatshëm, që mund të kontribuojë menjëherë pa ndryshuar planet afatgjata.
Sulmuesi i âLe Parisiensâ, i cili ka shĂ«nuar nĂ«ntĂ« gola kĂ«tĂ« sezon, shihet si njĂ« opsion ideal afatshkurtĂ«r falĂ« aftĂ«sisĂ« pĂ«r presion tĂ« lartĂ« dhe instinktit brenda zonĂ«s sĂ« rreptĂ«sisĂ«.
NjĂ« huazim do tâi lejonte Liverpoolit tĂ« mbetet konkurrues, duke shmangur njĂ« angazhim tĂ« madh financiar pas verĂ«s sĂ« shpenzimeve tĂ« larta nĂ« vitin 2025.
Ramos nuk është i vetmi emër në radar, teksa klubi po vlerëson alternativat. Ivan Toney i Al-Ahli dhe Dusan Vlahovic i Juventusit vlerësohen brenda klubit, por shihen më shumë si objektiva afatgjata sesa zgjidhje të shpejta për sezonin aktual.
Liverpool është i kujdesshëm të mos bëjë një transferim të përhershëm në janar që mund të komplikojë planifikimin e skuadrës pas rikthimit të Isak në formë të plotë./Telegrafi/
Real Madridi nuk e ka ndryshuar planin sa i pĂ«rket Vinicius Jr, sipas asaj qĂ« raporton âSER Deportesâ, por tashmĂ« ka krijuar njĂ« plan tĂ« dytĂ«.
âLos Blancosâ dĂ«shirojnĂ« ta mbajnĂ« brazilianin nĂ« klub, megjithatĂ« besimi ndaj tij nuk Ă«shtĂ« mĂ« i plotĂ« si nĂ« sezonin e kaluar, pĂ«r shkak tĂ« formĂ«s sĂ« dobĂ«t qĂ« po kalon sulmuesi.
Vinicius po kalon një periudhë të vështirë, duke mos arritur të shënojë gol në 14 ndeshje radhazi, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha brenda klubit për ndikimin aktual në skuadër.
Sipas raportit, nëse Vinicius vazhdon me paraqitje zhgënjyese, Real Madridi ka një plan alternativ: Transferimin e një organizatori loje si Vitinha nga PSG.
Mesfushori portugez është vlerësuar si një nga tre lojtarët më të mirë në botë dhe konsiderohet si një nga krijuesit më të mirë të lojës në futbollin aktual, falë vizionit, qarkullimit të topit dhe aftësisë për të kontrolluar ritmin e ndeshjes.
Real Madridi ka hasur vështirësi këtë sezon në krijimin e rasteve nga mesfusha, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të Arda Guler dhe Jude Bellingham, të cilët nuk kanë mundur gjithmonë ta mbulojnë mungesën e kreativitetit të vazhdueshëm në fazën ofensive.
Situata e Vinicius Jr pritet të monitorohet nga afër në javët në vijim, ndërsa drejtuesit e klubit madrilen po përgatisin skenarë të ndryshëm për të ardhmen e skuadrës.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse PSG-ja do ta pranojë shitjen e Vitinhas pasi mbetet lojtar kyç në formacionin e Luis Enriques./Telegrafi/
Marrëdhëniet mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridit nuk janë më të mirat, pas transferimit të Kylian Mbappes, por klubi francez duket i vendosur të ndërmarrë një ofensivë për një prej lojtarëve të skuadrës së Xabi Alonsos që ka gjasa të largohet nga Santiago Bernabeu.
Që kur PSG nisi të kryente transferime milionëshe që e vendosën në qendër të vëmendjes në futbollin evropian dhe synuan Ligën e Kampionëve, marrëdhëniet me Real Madridin kanë pasur ulje-ngritje.
Sipas burimeve, klubi francez tashmĂ« po synon njĂ« pĂ«rforcim nĂ« mbrojtjen qendrore tĂ« âLos Blancosâ pĂ«r sezonin 2026.
Problemet në mbrojtjen e Real Madrid
Real Madridi ka një skuadër të gjerë, por zhvillimet e fundit kanë treguar se mbrojtja qendrore nuk është planifikuar mjaftueshëm mirë.
Fillimisht, Dean Huijsen dhe Eder Militao ishin parashikuar si titullarë, por performanca e huajit ka rënë në javët e fundit, ndërsa lëndimet kanë penguar brazilianin të mbulojë boshllëqet.
Në këtë situatë, trajneri Xabi Alonso nuk mund të mbështetet te David Alaba, i cili ndjen dhimbje në gjurin e tij kur luan më shumë se tre ndeshje radhazi, ashtu si dhe te Antonio Rudiger, i cili për shkak të artrozës në gjurin e tij nuk mund të rikthehet në formën që e bëri një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Evropës në 2024.
Raul Asencio, zgjidhja emergjente
Në mungesë të David Alabas dhe Antonio Rudiger, Raul Asencio po luan një rol kyç, duke u aktivizuar pothuajse në çdo ndeshje dhe në pozicione të ndryshme, qoftë si qendërmbrojtës, qoftë si mbrojtës i djathtë.
Fillimisht, konsiderohej një opsion rezervë, por tani po përfiton nga koha e shtuar e lojës për të treguar potencialin e tij.
PSG në kërkim të Rudigerit
Sipas raportimeve tĂ« gazetĂ«s âEl Nacionalâ, PSG po tenton tĂ« bindĂ« Rudiger me njĂ« kontratĂ« tĂ« majme, duke marrĂ« parasysh se kjo mund tĂ« jetĂ« paga e tij e fundit e madhe nĂ« karrierĂ«.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Real Madridit duket se janë më të gatshëm ta lejojnë largimin e gjermanit sesa ta mbajnë.
Kjo ofertë mund të shërbejë si shtysë për një transferim të mundshëm.
Antonio Rudiger, 32 vjeç, ka luajtur 50 ndeshje me Real Madridin në të gjitha kompeticionet, duke kaluar mbi 4,000 minuta në fushë, me 3 gola të shënuar dhe pa asistime. /Telegrafi/