Cristiano Ronaldo u dhuron bashkëlojtarëve të Portugalisë orë ekskluzive – një e dërgon edhe te familja e Diogo Jotës
Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të veçantë për bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Portugalisë, duke u dhuruar secilit prej tyre një orë të personalizuar nga “Jacob & Co”, në shenjë feste për triumfin në Ligën e Kombeve.
Raportimet sugjerojnë se këto ora luksoze kushtojnë mes 280,000 dhe 400,000 dollarë secila, duke e bërë dhuratën edhe më mbresëlënëse.
Ylli i Al Nassr ka bërë edhe një gjest të ndjerë për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës, duke dërguar një orë të tillë edhe për familjen e sulmuesit të ndjerë të Liverpoolit.
Më pak se një muaj para aksidentit tragjik që i mori jetën, Jota ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që mposhti Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve.
Në momentin e humbjes së Jotës, Ronaldo kishte shkruar në platformën X: Kjo nuk ka kuptim. Vetëm sa ishim bashkë në ndeshjet e kombëtares, dhe ti sapo ishe martuar".
"Te familja jote, gruaja dhe fëmijët e tu, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Prehu në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”.
Celebrating victory on every detail.
The Jacob & Co Epic X – UEFA Nations League 2025 Champions is a custom edition made for @portugal ’s national team.
A skeleton dial, bespoke design, and the Portuguese crest — a watch as exceptional as the champions themselves.
Limited to… pic.twitter.com/ZajX7QTuAx
— Jacob&Co (@_Jacobandco) November 13, 2025
Ronaldo njihet për zemërgjerësinë e tij dhe dhuratat e shpeshta që iu bën bashkëlojtarëve dhe stafit në klubet ku punon. /Telegrafi/
