Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Komiteti i Paqes nuk u koordinua me ne”, Kryeministri izraelit nuk pajtohet me planin e SHBA, Netanyahu: Jo trupa ushtarake nga Turqia dhe Katari në Gaza

✇Albeu
By: M C

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përsëriti të martën se nuk pajtohet me vendosjen e trupave turke ose të Katarit në Rripin e Gazës, duke shprehur mospajtimin e tij me Shtetet e Bashkuara mbi qeverisjen e ardhshme të enklavës.

“Nuk do të ketë as ushtarë turq dhe as të Katarit në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu para parlamentit.

Ai shtoi se Izraeli nuk pajtohet me Uashingtonin mbi atë se kush do të jetë përgjegjës për zbatimin e planit të Presidentit Donald Trump për enklavën palestineze.

Shtëpia e Bardhë njoftoi në fund të javës së kaluar formimin e një komiteti ekzekutiv që do të veprojë nën kujdesin e “Këshillit të Paqes”, të cilin vetë Trump do ta kryesojë. Ky komitet, i paraqitur si “këshillues”, përfshin, ndër të tjerë, Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe diplomatin e Katarit Ali al-Thawadi.

Që nga e shtuna, zyra e Netanyahut ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj përbërjes së këtij organi të ri. Njoftimi i përbërjes së komitetit “nuk është bërë në koordinim me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij”, tha Netanyahu, duke vënë në dukje se ai “e ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit të komunikojë për këtë çështje me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së”.

Deklarata e së shtunës nuk specifikoi arsyet e kundërshtimeve të Izraelit, por vendi ka deklaruar vazhdimisht se nuk është dakord me përfshirjen e Turqisë në Gazën e pasluftës. Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan me shpejtësi pas luftës që filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023.

SHBA-të kanë njoftuar tashmë se marrëveshja e armëpushimit në Gaza ka hyrë në fazën e saj të dytë.

Kjo fazë e dytë parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite që kontrollojnë pothuajse gjysmën e enklavës dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi.

Ende nuk është përcaktuar se cilat vende do të marrin pjesë në këtë forcë, e cila do të ketë për detyrë të ndihmojë në sigurinë e Gazës dhe të trajnojë forcat policore palestineze.

The post “Komiteti i Paqes nuk u koordinua me ne”, Kryeministri izraelit nuk pajtohet me planin e SHBA, Netanyahu: Jo trupa ushtarake nga Turqia dhe Katari në Gaza appeared first on Albeu.com.

Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, pas daljes nga shtëpia ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me banorët e tjerë.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ora 7”, ku u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit të saj në BBVK, veçanërisht për afrimitetin me Edin.

Gjatë intervistës, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së famshme. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje ajo e pranoi këtë, duke u shprehur shkurt: “Krejt e dimë, po”.

Deklarata e saj u prit me interes të madh nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta.

The post Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë appeared first on Albeu.com.

Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme

✇Albeu
By: M C

Administrata Trump do të vendosë menjëherë tarifa të reja nëse Gjykata Supreme i rrëzon ato të mëparshmet, tha Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamison Greer, në një intervistë me New York Times.

Gjykata Supreme pritet të vendosë për tarifat në javët e ardhshme.

Greer tha se administrata “do të fillojë të nesërmen” pas vendimit duke zëvendësuar tarifat me lloje të tjera tarifash.

Megjithatë, i dërguari shprehu optimizëm se Gjykata Supreme do të vendosë në favor të administratës.

Nëse jo, ai dhe këshilltarë të tjerë të presidentit i kanë dhënë atij “shumë mundësi të ndryshme” për arritjen e qëllimeve të tij tregtare, që do të thotë se presidenti mund t’u drejtohet autoriteteve të ndryshme ligjore për të vendosur tarifa të ngjashme në nivel global.

“Realiteti është se presidenti do të vazhdojë të përdorë tarifat si pjesë të politikës së tij tregtare”, tha Greer.

Shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Supreme është një provë serioze për shtrirjen e kompetencave presidenciale dhe gatishmërinë e gjyqtarëve për të vendosur kufizime në disa nga ambiciet e Trump për të zgjeruar këto kompetenca.

The post Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit

✇Albeu
By: M C

Berisha tha se me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit. Nga foltorja e vendosur para Kryeministrisë, lideri i opozitës deklaroi se qeveritarët e Ramës janë shushunja të vërteta, që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Berisha tha se është vendimtare që populli t’i përmbys ata dhe t’i çoj përpara ligjit. Sipas tij, Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Sali Berisha: Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.

Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

The post Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka njoftuar sot gjatë një fjalimi se do të japë dorëheqjen nga detyra, një vendim që ka nxitur spekulime se ai mund të krijojë një parti të re politike, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thellë qeveritare.

Radev, i cili pritej të ushtronte një rol kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027, deklaroi se do ta paraqesë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të martën. Nëse ajo miratohet, detyrën e presidentit do ta marrë zëvendëspresidentja Iliana Iotova deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj përpjekjeve të fundit të Bullgarisë, për t’u bashkuar me euron dhe pikëpamjet miqësore me Kremlinin në lidhje me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2021.

Dorëheqja e tij vjen në kulmin e krizës politike në vend, e cila e ka çuar Bullgarinë drejt zgjedhjeve të teta parlamentare brenda vetëm katër viteve.

The post Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Bashkë protestë para Parlamentit, thirrje maxhorancës socialiste: Dorëzoni Belindën!

✇Albeu
By: M C

Lëvizja Bashkë mbajti sot (19 janar) një protestë para Parlamentit, ku i bëri thirrje maxhorancës socialiste që kryeministrja Belinda Balluku të vihej në dispozicion të drejtësisë.

Qindra mbështetës të drejtuar nga kryetari Arlind Qori dhe deputeti Redi Muçi, u tubuan para Kuvendit, teksa kishte edhe seancë plenare, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që po heton SPAK, veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

“Dorëzoni Belinda Ballukun!”, “Pse nuk e di partia se kush është Belinda Balluku“, “Taksoni dhjamin, jo djersën”, Dorëheqje” dhe parulla të tjera u hodhën nga mbështetësit, që mbanin edhe banderola dhe pankarta në duar.

Gjatë protestës folën drejtues të Lëvizjes, deputeti Muçi dhe qytetarë.

The post Lëvizja Bashkë protestë para Parlamentit, thirrje maxhorancës socialiste: Dorëzoni Belindën! appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën

✇Albeu
By: M C

Autori i vrasjes së 49-vjecarit Jani Aliaj sot në Burgun e Koridhalosit në Greqi, rezulton të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi (foto).

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt (foto poshtë) është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços (të dy foto poshtë)më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.

Aliaj u kap më 2024 në Greqi, ku gjithashtu ishte dënuar për krime të rënda.

The post Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën appeared first on Albeu.com.

“Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju

✇Albeu
By: M C

Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të PD që deri javën e ardhshme të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, do t’i bëjnë ndryshimet pa ta.

“Nëse deri javën e ardhme nuk vini për reformën zgjedhore dhe territoriale, nëse nuk vini do bëjmë ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmë. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë mes 15 prill dhe 15 majit 2027, ato të përgjithshme janë mes 15 prill dhe 15 majit 2029… ”, tha Balla.

Po ashtu kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë çel sot sesionin e dytë të kësaj legjislature, në një moment tejet pozitiv dhe krenarie ne arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një rol tjetër të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

Sipas Ballës, ftesa e presidentit të SHBA Donald Trump për kryeministrin Edi Rama është një moment krenarie kombëtare.

“Presidenti i SHBA Donald Trump ka ftuar Kryeministrin Edi Rama, dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë, për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Paqes”, në cilësinë e “Vendit Anëtar Themelues”, tha Balla.

“Shqipëria sapo është ftuar të marrë një tjetër rol të paimagjinueshëm pak vite më parë, ftesa e Trump, i cili e ka ftuar personalisht Edi Ramën dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtare, Bordi i Paqes.

Do të vlerësoja maksimalisht që dhe PD apo ajo që ka mbetur nga dikur ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Në fillim thatë s’ka ftesë, kur doli ftesa pastaj thanë që janë të gjitha vendet e OKB, pastaj na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe Paraguait. Pastaj thanë që ftesa duhet e personalizuar edhe pse aty gabuan kur kujtuan që të dy ata presidentë janë miq të afërt me Trump sikurse për fat të mirë të shqiptarëve është dhe Rama.

Nuk është asnjë prej kryeministrave të Ballkanit perëndimor por vetëm Rama. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të bufit të gjithë qyqarët dolën nëpër televizione. Sa i përket kësaj çështje nuk jemi vetëm pse jemi në NATO por sepse Rama është partner i besueshëm i SHBA.

The post “Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat arrest me burg për aksionin ndaj Call-Center-ave, për 6 personat e dyshuar që akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, duke i zhvatur shuma të konsiderueshme nëpërmjet pretendimeve për aksione në bursa.

Kurse për 2 nga të dyshuarit e tjerë, GJKKO ka caktuar burg me afat 20 ditor.

Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me ndihmë të partnerëve të huaj.

Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

The post EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash

✇Albeu
By: M C

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta.

Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla.

“Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit.

E ndërsa opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca, Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS ka hedhur në votim projektligjet, të cilat janë miratuar me votat e PS. “Keni kohë një javë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju

The post Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash appeared first on Albeu.com.

“Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet

✇Albeu
By: M C

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se prania e Belinda Ballukut në Kuvend, është provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Lideri demokrat i bëri thirrje Ramës të paraqitet vetë në Kuvend dhe mos të fshihet pas të tjerëve.

Berisha:Ju mbroni një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Mos provoko qytetarët. Provokacion i ulët ndaj qytetarëve shqiptarë. Prania e Lubisë në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri, mos të fshihet pas Lubisë.

The post “Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

✇Albeu
By: M C

Ka nisur me tensione seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026.

Deputetët e PD-së me në krye, Sali Berishën dhe Gazment Bardhin bllokuan foltoren e Parlamentit, duke i kërkuar Niko Peleshit, te miratoje autorizimin dhe te lejoje SPAK-un që të arrestojë zv.kryeministren Balluku.

Bardhi bëri thirrje nga foltorja ndaj Peleshit, se Balluku ndodhet në sallë teksa duhej të ishte në qeli për korrupsion. “Ke shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuare. Dorëzoja Ballukun drejtësisë”, eshte shprehru Bardhi.

Ndërkohë që Niko Peleshi i eshte pergjigjur me ironi: “Do ngjisherresh mor burr! Si s’u lodhe”.

The post Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në burgun grek/ Viktima i dënuar me burgim të përjetshëm nga për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje

✇Albeu
By: M C

Personi që shihni në foto është shqiptari Jani Aliaj, i cili u eksezkutua sot në burgun e ‘Koridhalos’ nga një i dënuar grek. Aliaj është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç raportohet, Aliaj arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke. Pas kësaj, ai është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu nga verifikimet, ka rezultuar se Jani Aliaj ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë. Po ashtu rezultoi se Jani Aliaj kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016./

The post U ekzekutua në burgun grek/ Viktima i dënuar me burgim të përjetshëm nga për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në burgun ‘Koridhalos’/ I dënuari grek vret një shqiptar, autori dhe viktima të dënuar për vrasje

✇Albeu
By: M C

Një vrasje ka ndodhur brenda burgut të ‘Koridhalos’. Mësohet se një i burgosur shqiptar është sulmua me thikë dhe si pasojë ka ndërrua jetë. Incidenti i përgjakshëm u zhvillua në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.

Sipas informacioneve fillestare, autori i krimit ishte një i burgosur grek i cili e sulmoi shqiptarin duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar. Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin kriminelë të rëndë që vuanin dënime për vrasje.

The post Plas sherri në burgun ‘Koridhalos’/ I dënuari grek vret një shqiptar, autori dhe viktima të dënuar për vrasje appeared first on Albeu.com.

Qendrimi i SafeJournalists, reagon Rama: Keqinterpretim i qëndrimit tim për RTSH-në, mos përhapni dezinformim!

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me reagimin e “Safe Journalists” për qendrimet e tij ndaj Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), duke i cilësuar ato si të shtrembëruara dhe të pavërteta.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se po krijohet një model shqetësues i “përtacisë intelektuale” në këtë epokë të re, ku njerëzit nuk dëgjojnë me kujdes atë që thuhet realisht, por nxitojnë të nxjerrin përfundime të gabuara. Sipas tij, deklarata që i është atribuar pasqyron një keqkuptim të thellë të pozicionit të tij mbi transmetuesin publik.

Kryeministri u bën thirrje autorëve të këtij interpretimi që të rilexojnë ose të dëgjojnë me vëmendje fjalimin e tij dhe të përpiqen sinqerisht të kuptojnë thelbin e mesazhit.

“Deklaratat e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me ‘kushtëzimin e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik’. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues”, thekson Rama.

Në përfundim të reagimit, kryeministri nënvizon se mbrojtja e informacionit nis pikërisht nga mosshpërndarja e dezinformimit, duke e përsëritur këtë mesazh si një thirrje të qartë për përgjegjësi publike.

Reagimi i Ramës në X:

Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re, e karakterizuar nga një përhapje e shfrenuar e përtacisë intelektuale, ku njerëzit nuk dëgjojnë më se çfarë thonë realisht të tjerët, por përballen me deklarata si ajo e bashkëngjitur, të cilat pasqyrojnë një kuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me transmetuesin publik shqiptar.

I ftoj autorët e kësaj deklarate mashtruese që ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.

The post Qendrimi i SafeJournalists, reagon Rama: Keqinterpretim i qëndrimit tim për RTSH-në, mos përhapni dezinformim! appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish ortakun e tij

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Apelit në Tiranë caktoi masën e arrestit në burg për Xhino Agon, duke lënë në fuqi vendimin e 5 dhjetorit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në fund të nëntorit 2025.

Burimet bëjnë me dije se Apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vlerësimin e arrestit në flagrancë për personin në hetim, duke e shpallur të paligjshëm pasi Ago nuk është prangosur në flagrancë.

Ago, ish ortak me Mëhallën akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e tij dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

NGJARJA

Mondi Mëhalla u ekzekutua me disa plumba mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.

TË ARRESTUARIT

Në total për këtë ngjarje janë arresatuar tre persona. Ish ortaku Xhino Ago akuzohet për vrasje me paramendim, roja e karburantit ku ndodhi ngjarja, që gjithashtu ra në pranga akuzohet për moskallëzim krimi. I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho përballet me akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

The post Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish ortakun e tij appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat

✇Albeu
By: M C

Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz, Kordoba, nga i cili ngelën qindra viktima.

Ky vendim u njoftua nga Kryeministri Pedro Sánchez, i cili do të mbetet në fuqi nga mesnata e sotme deri të enjten.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie, dhe qytetarëve u është bërë thirrje të ruajnë një atmosferë respekti dhe solidariteti ndaj atyre që janë prekur nga tragjedia.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur dy trena u përplasën në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve.

The post Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 19 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, mund të ndjeni një nevojë të fortë për të shprehur ndjenjat që keni mbajtur të fshehura. Kjo është një ditë e mirë për të qenë i sinqertë me partnerin ose për të bërë biseda të thella me dikë që ju intereson. Nëse jeni beqar, dikush i ri mund të shfaqet në horizont, kështu që mbani sytë hapur. Në punë, sfidat që keni hasur së fundmi do të fillojnë të zgjidhen, por kërkohet përqendrim maksimal. Mos injoroni shenjat e lodhjes, pasi trupi juaj ka nevojë për pushim. Financat do të jenë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Një këshillë e mirë financiare sot mund t’ju shpëtojë nga një shpenzim i panevojshëm në të ardhmen.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dashuria mund të kërkojë pak më shumë vëmendje sot, sidomos nëse keni pasur keqkuptime të vogla. Një bisedë e hapur dhe e qetë do të ndihmojë që të riktheni harmoninë në marrëdhënie. Për beqarët, mund të ketë një takim të papritur që do të zgjojë interesin tuaj. Në aspektin profesional, do të ndiheni më të motivuar për të ndjekur një ide të re, ndaj mos hezitoni ta ndani me kolegët. Kujdesuni për shëndetin, sidomos në lidhje me sistemin tuaj tretës. Buxheti mund të kërkojë rishikim, ndaj kontrolloni shpenzimet e fundit. Një lajm pozitiv financiar mund të vijë nga një burim që nuk e prisnit.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, dita sjell ndjenja të thella dhe dëshirë për afërsi me partnerin. Nëse ndjeni distancë, është koha të bëni një hap të parë drejt pajtimit. Beqarët mund të ndihen të pavendosur, por durimi do të shpërblehet së shpejti. Në punë, mund të përballeni me detyra të reja që kërkojnë kreativitet dhe përkushtim. Mos e lini stresin të ndikojë në mirëqenien tuaj, ndërmerrni hapa për t’u relaksuar. Financat mbeten në balancë, por është mirë të shmangni investimet e mëdha sot. Një këshillë nga dikush me përvojë mund t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në jetën sentimentale, mund të ndjeni nevojën për të reflektuar mbi marrëdhënien tuaj aktuale. Komunikimi i hapur do të ndihmojë për të shmangur keqkuptimet. Për beqarët, mund të shfaqet një mundësi për të njohur dikë interesant në një rreth miqsh. Në punë, është momenti i duhur për të treguar aftësitë tuaja dhe për të marrë vlerësime. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, sidomos në aspektin emocional. Lidhur me financat, do të ishte e mençur të planifikoni më mirë shpenzimet. Një projekt i ri mund të sjellë përfitime të vogla materiale.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, lidhja juaj mund të forcohet përmes bisedave të sinqerta dhe ndarjes së ëndrrave të përbashkëta. Nëse jeni vetëm, mos hezitoni t’i përgjigjeni një ftesë që vjen papritur. Kjo ditë do të jetë pozitive edhe në ambientin e punës, ku do të përfitoni nga bashkëpunimet e reja. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor, pasi mund të ndiheni të mbingarkuar me detyra. Financat janë të qëndrueshme, por mos u joshni nga ofertat që duken shumë të mira për të qenë të vërteta. Mund të merrni një këshillë të vlefshme për menaxhimin e parave. Në përgjithësi, është një ditë për të marrë vendime të mençura.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndjeni një dëshirë të fortë për të qenë më afër partnerit dhe për të rikthyer pasionin në marrëdhënie. Ata që janë beqarë mund të marrin një mesazh të papritur nga dikush që kanë menduar gjatë. Në fushën profesionale, do të përballeni me sfida që do t’ju kërkojnë të jeni të guximshëm dhe të vendosur. Mos e nënvlerësoni lodhjen, pasi trupi juaj ka nevojë për pushim të mjaftueshëm. Shpenzimet mund të rriten më shumë nga sa keni parashikuar, ndaj bëni kujdes. Një mundësi e re për të kursyer para mund të paraqitet në mbrëmje. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse ndiheni të pasigurt.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, komunikimi është çelësi i një dite të qetë; përpiquni të shprehni ndjenjat tuaja pa u ndrojtur. Për beqarët, një mik i vjetër mund të shfaqet dhe të risjellë kujtime të bukura. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni talentet tuaja në një projekt të rëndësishëm. Kujdesuni për shëndetin, sidomos nëse keni pasur shqetësime të vogla fizike. Financat kërkojnë më shumë vëmendje, sepse një shpenzim i papritur mund t’ju vërë në siklet. Planifikoni mirë buxhetin dhe mos merrni vendime të nxituara. Sot është dita për të qenë praktik dhe i matur.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot dashuria mund të kërkojë më shumë vëmendje, sidomos nëse keni lënë pas dore partnerin për shkak të angazhimeve të shumta. Një darkë ose një aktivitet i përbashkët mund të rikthejë harmoninë. Për beqarët, një njohje e re mund të fillojë nga një bisedë e thjeshtë. Në aspektin profesional, do të ndjeni nevojën për të rishikuar planet tuaja dhe për të vlerësuar prioritetet. Shëndeti është në nivel të mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të mbani një sy mbi shpenzimet e vogla që mund të grumbullohen. Një këshillë nga një familjar mund të jetë e vlefshme sot.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të përjetoni emocione të forta dhe ndjenja të thella që do t’ju afrojnë më shumë me partnerin. Për ata që janë vetëm, mund të lindë një interes i ri në një rreth social. Në fushën e punës, do të keni mundësi të merrni përgjegjësi të reja që do të rrisin vetëbesimin. Shëndeti është në gjendje të mirë, por mund të keni nevojë për më shumë pushim. Financat do të jenë në ekuilibër, por është e këshillueshme të shmangni huazimet ose investimet e rrezikshme sot. Një lajm i mirë mund të vijë nga një koleg ose mik i afërt. Ruani qetësinë dhe mos veproni me nxitim.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale do të jenë në fokus; përpiquni të jeni më të kujdesshëm me ndjenjat e partnerit. Beqarët mund të takojnë dikë interesant në një vend të papritur. Në punë, mund të përballeni me një situatë që kërkon diplomaci dhe aftësi të mira komunikimi. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të ushqeheni shëndetshëm. Në aspektin financiar, është dita ideale për të planifikuar buxhetin për javët në vijim. Mos u frikësoni nga ndryshimet, pasi ato mund të sjellin përfitime të reja. Një propozim i ri profesional mund të vlerësohet me kujdes.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë liri dhe hapësirë personale; diskutoni hapur me partnerin për këtë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësinë të njohin dikë që ndan të njëjtat interesa dhe pasione. Në punë, energjia juaj është e lartë dhe do të arrini rezultate të mira nëse përqendroheni. Kujdesuni për shëndetin, sidomos nëse keni pasur probleme me gjumin së fundmi. Në aspektin financiar, është kohë e përshtatshme për të nisur një kursim të ri ose për të rishikuar shpenzimet. Një investim i vogël sot mund të sjellë përfitime në të ardhmen. Mos lejoni që shqetësimet e vogla t’ju prishin humorin.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot në dashuri, ka gjasa të përjetoni momente romantike dhe të veçanta me partnerin. Nëse jeni beqar, një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës tuaj. Në aspektin profesional, përkushtimi dhe këmbëngulja do të vlerësohen nga eprorët. Shëndeti kërkon kujdes, veçanërisht nëse keni tendencë të stresoheni lehtë. Financat do të jenë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni huazimet ose shpenzimet e mëdha. Një këshillë nga një mik mund të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të buxhetit. Mos harroni të ndani kohë me familjen për të rikthyer balancën emocionale.

The post Horoskopi 19 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Miliarderët parisienë nuk heqin dorë nga Asllani, tundojnë Interin me një propozim të ri

✇Albeu
By: M C

Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos rrezikuar që të mbyllë që tani sezonin duke u kthyer në një spektaktor në pankinë apo tribunë në muajt në vijim.

Ai nuk bën pjesë as në planet e Torinos dhe as në planet e Interit ndaj duhet të gjejë një sistemim të ri, por deri tani, ka kthyer mbrapsht propozimet që i kanë ardhur. Një prej tyre kishte ardhur nga Franca, ku klubi i Paris FC, i cili ka si pronar një prej njerëzve më të pasur në botë, Bernard Arno. Klubi në fjalë, falë investimeve të familjes Arno dhe bashkëpunimit me kompaninë Red Bull, është ngjtiur në elitë dhe tani kërkon të bëjë hapin cilësor.

“Footmercato” raporton se pavarësisht refuzimit fillestar të Asllanit, klubi francez nuk është tërhequr. “Sipas burimeve tona, edhe drejtuesit e Interit janë në favor të një transferimi përfundimtar këtë dimër, për të ringjallur karrierën e futbollistit. Ndonëse një marrëveshje me transferim përfundimtar mbetet opsioni i preferuar, mund të merret në konsideratë edhe huazimi me të drejtë blerje për të lehtësuar marrëveshjen”, shpjegon portali francez i cili gjithashtu theksoi se përveç skuadrave italiane, për të interesohen edhe klube turke e gjermane.

Kësisoj, del në pah fakti se Paris FC është gati të shpenzojë për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar dhe jo thjesht ta huazojë atë, duke e shtyrë Interin që të ketë një vëmendje më të madhe ndaj një marrëveshje të mundshme dhe të tentojë të bindë Asllanin të thotë “po”. Paris FC është në vitin e parë në Ligën 1 dhe si objektiv ka mbijetesën, por nëse vazhdon përforcimet cilësore, mund të kthehet në një të ardhme të afërt në një prej protagonistëve në këtë kampionat.

The post Miliarderët parisienë nuk heqin dorë nga Asllani, tundojnë Interin me një propozim të ri appeared first on Albeu.com.

Kërcënimet e Trump për Groenlandën, kryeministrja daneze: Europa nuk do të lejojë të shantazhohet

✇Albeu
By: M C

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se “Europa nuk do të lejojë të shantazhohet” pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.

Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 10% mbi mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nëse pengohet përpjekja e tij për të marrë kontrollin e territorit autonom danez. Tarifat mund të rriten deri në 25% në mungesë të një marrëveshjeje.

Shtetet e kërcënuara me tarifa lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar për retorikën e dhe duke shprehur solidaritet me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës.

Ato theksuan rëndësinë e forcimit të sigurisë në Arktik dhe gatishmërinë për dialog mbi sovranitetin dhe integritetin territorial.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, theksoi se siguria e Groenlandës është prioritet për të gjithë anëtarët e NATO-s dhe kritikoi tarifat ndaj aleatëve për mbrojtjen kolektive.

Groenlanda, e pasur me burime natyrore dhe vendndodhje strategjike, është thelbësore për sistemet e paralajmërimit të hershëm të sulmeve dhe monitorimin e rajonit. Demonstrata kundër planeve të Trump u mbajtën në Nuuk dhe disa qytete daneze, duke reflektuar shqetësimin e qytetarëve.

Sondazhet tregojnë se shumica e shtetasve groenlandez dhe amerikanëve janë kundër kontrollit amerikan mbi ishullin. Ndërkohë, liderë të BE-së dhe Kanadaja po diskutojnë forcimin e sigurisë në Arktik dhe koordinimin e përgjigjes ndaj kërcënimeve të SHBA-së, ndërsa Trump do të flasë të mërkurën në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

The post Kërcënimet e Trump për Groenlandën, kryeministrja daneze: Europa nuk do të lejojë të shantazhohet appeared first on Albeu.com.

❌