LIVE: Afati kalimtar dimëror 2026, lëvizjet minutë pas minute

Afati kalimtar i janarit premton të jetë i zjarrtë edhe këtë vit, ku skuadrat e mëdha pritet të bëjnë disa lëvizje për të kompletuar ekipet e tyre.Ky afat dimëror është hapur zyrtarisht më datë 1 janar në top pesë ligat më të mira në botë dhe pritet të mbyllet më datë 2 shkurt.
Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 do ta mbyllin afatin në orëm 19:00, teksa La Liga në orën 22:59.
Në ndërkohë në Arabinë Saudite ky afat është hapur pak më vonë, pra më 5 janar dhe pritet të përfundojë po ashtu më 2 shkurt.
Telegrafi do tâiu mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r tĂ« gjitha lĂ«vizjet e klubeve nĂ« kohĂ« reale.
âYlli i Leverkusenit zbulon si u pĂ«rpoq ta pengonte Wirtzin tĂ« mos transferohej te Bayern Munich

Transferimi rekord i Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool për 140 milionë euro verën e kaluar mbetet një nga lëvizjet më të përfolura në historinë e fundit të Bundesligës.
Por, para se reprezentuesi gjerman tĂ« vendoste tĂ« transferohej nĂ« LigĂ«n Premier, pati njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tâia ndryshuar mendjen dhe ajo erdhi nga brenda vetĂ« skuadrĂ«s sĂ« tij.
Në podcastin Playmaker të 360Media, kapiteni i Leverkusenit, Robert Andrich, ka pranuar se personalisht e kishte këshilluar Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich, i cili në atë kohë konsiderohej favorit për ta nënshkruar.
âFC Prishtina pĂ«rforcohet me futbollistin holandez

FC Prishtina e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Sylian Mokono nga klubi holandez VVV-Venlo.
26-vjeçari ka një karrierë të madhe në Holandë, ku ka mbrojtur fanellën e disa klubeve.
Përmes një komunikate zyrtare, Prishtina i uroi mirëseardhje futbollistit më të ri.
âJuventusi synon tĂ« pĂ«rfitojĂ« edhe 20 milionĂ« euro nga dy brazilianĂ«t e harruar

Afati kalimtar i janarit ka hyrë në fazën më intensive dhe raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Juventusi shpreson të arkëtojë rreth 20 milionë euro përmes shitjes së dy brazilianëve që prej kohësh kanë dalë nga planet kryesore të klubit.
Njëri prej tyre është Arthur Melo, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me Juventusin, pavarësisht se pjesën më të madhe të tre viteve e gjysmë të fundit e ka kaluar larg Torinos, në formë huazimi te Liverpool, Fiorentina, Girona dhe së fundmi te Gremio në Brazil.
29-vjeçari iu bashkua Juventusit në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic, transferim që në atë kohë u raportua se kishte një vlerë prej 72 milionë eurosh, plus deri në 10 milionë euro bonuse dhe shtesa.
Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze

Mbrojtësi Lirim Kastrati pas një viti e gjysmë pa klub, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës hungareze DVTK.
Pas largimit nga skuadra polake, Kastrati ka qenë agjent i lirë ndërsa ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit hungarez.
DVTK përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e mbrojtësit të Kosovës, me këtë të fundit që deklaroi se është i lumtur dhe mezi pret të jep më të mirën në fanellën e kuqe.
PSG kontakton kampin e yllit të Chelseat për një transferim gjatë verës

Paris Saint-Germain synon një transferim të madh nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas gazetarit Uriel Iugt, PSG i është afruar ekipit përfaqësues të Enzo Fernandez, ndërsa po shqyrton një transferim të mundshëm të mesfushorit të Chelseat gjatë verës.
Gjigantët e Ligue 1 kanë një interes konkret për lojtarin e kombëtares argjentinase, por ende është bërë vetëm një kontakt joformal.
âMan Utd me ofertĂ« prej 100 milionĂ« eurosh pĂ«r yllin e madh tĂ« Atletico Madridit

Manchester United po përgatit një ofensivë madhore në afatin kalimtar, me synimin për të transferuar mesfushorin spanjoll të Atletico Madrid, Pablo Barrios, për një shifër që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.
Klubi nga Old Trafford kërkon të rindërtojë repartin e mesfushës dhe ta rikthejë ekipin në nivelin më të lartë të futbollit evropian, pas sezoneve zhgënjyese.
Barrios shihet si profili ideal pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« qartĂ«si, ritĂ«m dhe kreativitet lojĂ«s sĂ« âDjajve tĂ« Kuqâ.
âJaap Stam rekomandon Manchester Unitedin pĂ«r "nĂ«nshkrimin e Ă«ndrrave"

Legjenda holandez, Jaap Stam ka sugjeruar që Manchester United duhet të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Stam ka thënë se e sheh De Jong si një "nënshkrim ëndrrash" për afatin kalimtar të janarit.
Me Michael Carrick në krye të ekipit si i përkohshëm, fokusi është në shpëtimin e sezonit dhe sfidën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Stam, i cili fitoi tripletën me United, beson se bordi duhet të jetë ambicioz pavarësisht vështirësisë për të sjellë lojtarë të klasit të lartë në afatin e dimrit.
Një lojtar i Real Madridit mund të largohet për shkak të mungesës së minutave

Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka nĂ« plan tĂ« kryejĂ« afrime gjatĂ« afatit kalimtar tĂ« janarit, por mbetet i hapur pĂ«r largime, me Dani Ceballos qĂ« po shfaqet si njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« mundshĂ«m pĂ«r tâu shitur.
Mesfushori spanjoll po pĂ«rballet me njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« âSantiago Bernabeuâ, pasi ka pasur shumĂ« pak hapĂ«sira kĂ«tĂ« sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bĂ«n pjesĂ« nĂ« planet e trajnerit tĂ« ri, Alvaro Abeloa.
Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve.
âJuventusi e dĂ«shiron MatetĂ«n, por refuzon propozimin pĂ«r shkĂ«mbim nga Crystal Palace

Burime të shumta në Itali pohojnë se Juventusi ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, por Bianconerët thuhet se kanë refuzuar të përfshijnë Jonathan Davidin në një marrëveshje shkëmbimi.
Juventusi e ka identifikuar lojtarin francez Mateta si zëvendësuesin ideal për Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në qershor.
Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Bianconerët tashmë kanë filluar bisedimet me Crystal Palace, pasi Luciano Spalletti do të mirëpriste me kënaqësi një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit.
âAtletico Madrid trondit tregun e transferimeve

Ky dimër pritet të jetë vendimtar për Atletico Madrid, që ka shumë punë përpara si në dalje ashtu edhe në afrime.
Nga ana tjetër, situata te Real Madrid është edhe më e tensionuar: Xabi Alonso u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ndërsa pasuesi i tij, Alvaro Arbeloa, e nisi aventurën me një eliminim surprizë nga Albacete në Kupën e Mbretit.
Pas investimeve të rëndësishme gjatë verës, drejtuesit e Atleticos nuk kishin në plan të lëviznin shumë këtë janar, përveç rastit kur do të realizoheshin disa shitje.
âCrystal Palace dhe Guehi i thonĂ« âpoâ ofertĂ«s sĂ« Man Cityt, gati zyrtarizimi

Manchester City është shumë afër të bëjë zyrtare transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace.
Klubi nga Etihad nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi është afër të zyrtarizoj edhe transferimin e dytë të madh.
Pas transferimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet të konfirmoj edhe transferimin e Guehit nga Crystal Palace.
Interi vendos çmimin për largimin e yllit të madh të ekipit

Interi ka vendosur njĂ« qĂ«ndrim tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e Hakan Ăalhanoglut, i cili po tĂ«rheq sĂ«rish interesin e Galatasarayt nĂ« kĂ«tĂ« afat kalimtar.
Klubi turk kërkon ta përforcojë mesfushën dhe e sheh mesfushorin turk si objektivin kryesor, duke u përpjekur ta bindë për një rikthim në kampionatin vendas.
Sipas mediave turke, Galatasaray e ndjek Ăalhanoglun prej kohĂ«sh dhe kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatĂ« verĂ«s.
Një marrëveshje është arritur për Marc-Andre ter Stegen

Sipas informacioneve të zbuluara nga Cadena SER, është arritur marrëveshja që portieri të largohet nga Barcelona dhe të transferohet te Girona.
Klubi katalanas do tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r rreth 1 milion euro nga paga e tij, ndĂ«rsa 90% e mbetur do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« paguhet nga FC Barcelona, e cila ka pranuar largimin e kapitenit pĂ«r tâi mundĂ«suar minuta aktivizimi.
Mbeten pĂ«r tâu zgjidhur vetĂ«m disa detaje finale pĂ«r mbylljen e marrĂ«veshjes, pas sĂ« cilĂ«s Barça do tĂ« mbetet pa shĂ«rbimet e portierit gjerman.






































