TIRANĂ, 2 shtator/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave mblodhi nĂ« buxhetin e shtetit 158 miliardĂ« lekĂ«, gjatĂ« 8-mujorit tĂ« vitit 2025.
Referuar të dhënave, ky rezultat është më i larti në historinë e doganave shqiptare, duke tejkaluar me rreth 5,3 miliardë lekë të ardhurat doganore të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
DPD bën të ditur se përmirësimi i performancës ka ardhur si pasojë e një sërë faktorësh të tillë si mirëadministrimi, digitalizimi i procedurave doganore, përdorimi i analizës së riskut dhe një mbikëqyrje më e efektshme.
âTĂ« gjitha kĂ«to kanĂ« kontribuar qĂ« ky 8-mujor tĂ« shĂ«nojĂ« njĂ« rritje tĂ« ndjeshme prej 65% krahasuar me vitin 2020 dhe njĂ« pĂ«rmirĂ«sim prej 82% krahasuar me vitin 2013â, bĂ«n tĂ« ditur DPD.
Gjatë kësaj periudhe, sipas DPD-së, rritja e të ardhurave është shumë e lidhur me rritjen e importit të artikujve të akcizës, si karburantet, cigaret, birra, kafeja dhe pijet alkoolike.
Në veçanti, importi i karburanteve ka kontribuar me 2,2 miliardë lekë më shumë, duke regjistruar një rritje të konsumit me rreth 50,137 tonë.
Gjithashtu është rritur sasia e cigareve të importuara me rreth 176 tonë, duke sjellë një rritje prej 1,5 miliardë lekësh në akcizë.
Edhe konsumimi i birrës dhe kafesë ka shënuar nivele historike, duke arritur shifra rekord për këtë periudhë.
Gjatë periudhës janar-gusht u importuan 2,456 tonë birrë më shumë dhe 211 tonë kafe më shumë.
Në krahasim me 8-mujorin e vitit 2024, të ardhurat nga TVSH-ja që mblidhen nga DPD, kanë shënuar një rritje prej rreth 1,3 miliardë lekësh. Konkretisht u mblodhën 1.6 miliardë lekë më shumë nga energjia elektrike, 602 milionë lekë nga cigaret, 332 milionë lekë nga konstruksionet metalike, 250 milionë lekë nga kafeja dhe 227 milionë lekë nga druri dhe artikujt e tjerë.
Përveç kësaj, taksa doganore ka kontribuar gjithashtu me një rritje prej 258 milionë lekësh.
Ky rritje ka ardhur si pasojë e ndryshimeve në origjinën e importit të disa artikujve, ku mallrat e konsumit të përgjithshëm kanë sjellë një rritje prej 145 milionë lekësh, ndërsa konstruksionet metalike janë kontribuar me 116 milionë lekë më shumë.
Po ashtu, importet e frutave dhe ushqimeve të përgatitura kanë ndihmuar në rritjen e arkëtimeve me 39 milionë dhe 30 milionë lekë respektivisht.
âPĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« rritur mbikĂ«qyrjen dhe pĂ«r tĂ« pasur njĂ« kontroll mĂ« tĂ« efektshĂ«m kanĂ« nxitur rritjen e arkĂ«timeve dhe pĂ«rmirĂ«simin e performancĂ«s nĂ« doganaâ, bĂ«n tĂ« ditur DPD.
/a.f/
The post DPD mbledh 158 miliardë lekë gjatë 8-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.