❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FRANCË – Qeveria u mbijeton dy mocioneve mosbesimi

PARIS, 14 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria franceze u ka mbijetuar dy mocioneve tĂ« mosbesimit.

Vetëm 256 dhe 142 nga 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare franceze i hoqën besimin qeverisë në dy votimet e zhvilluara sot.

Partia nacionaliste e ekstremit tĂ« djathtĂ« e Marine Le Pen dhe partia e majtĂ« ”La France Insoumise” (LFI) kishin kĂ«rkuar secila mocion mosbesimi kundĂ«r qeverisĂ« sĂ« kryeministrit SĂ©bastien Lecornu pĂ«r shkak tĂ« pakĂ«naqĂ«sisĂ« mbi marrĂ«veshjen tregtare BE-Mercosur.

Në këtë mënyrë, ata gjithashtu kritikuan fort presidentin Emmanuel Macron, megjithëse posti i tij nuk ishte në lojë në këto votime.

Marrëveshja e planifikuar e Bashkimit Evropian për tregti të lirë me katër vende të Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguajin dhe Paraguajin, ka qenë në negociata që nga viti 1999.

Sipas Komisionit Evropian, zona e re e tregtisë së lirë, me më shumë se 700 milionë banorë, do të ishte më e madhja e këtij lloji në botë.

LFI akuzon Macron dhe qeverinë se nuk kanë kundërshtuar mjaftueshëm marrëveshjen.

Nacionalistët e ekstremit të djathtë ankohen se interesat e Francës nuk janë përfaqësuar në mënyrë të duhur.

Qeveria qendrore gjithashtu i ka mbijetuar dy mocioneve të tjera mosbesimi, të paraqitura nga LFI dhe nacionalistët menjëherë pasi mori detyrën në tetor.

Në atë kohë, megjithatë, vota ishte më e ngushtë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FRANCË – Qeveria u mbijeton dy mocioneve mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – FermerĂ«t  bien dakord pĂ«r takim me kryeministrin Mitsotakis pas protestave nĂ« rrugĂ«

ATHINË, 14 janar /ATSH-ANA/- FermerĂ«t ranĂ« sot dakord pĂ«r njĂ« takim midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe njĂ« komiteti tĂ« fermerĂ«ve, gjatĂ« njĂ« takimi tĂ« Komitetit Panhelenik tĂ« Bllokadave Rrugore qĂ« u zhvillua nĂ« Palamas, pranĂ« KarditsĂ«s nĂ« Tesali, Greqi.

Komiteti do të përbëhet nga 25 përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe pesë vëzhgues, ndërsa data e takimit do të shpallet së shpejti.

”Pas takimit, fermerĂ«t protestues vendosĂ«n tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« bllokadat rrugore duke nisur nga e enjtja nĂ« mĂ«ngjes”, sipas presidentit tĂ« FederatĂ«s sĂ« Bashkuar tĂ« Shoqatave BujqĂ«sore tĂ« KarditsĂ«s, Kostas Tzellas.

Ndërkohë, në deklaratat e tij, presidenti i Federatës së Larissës, Rizos Maroudas, dënoi veprimet për dëmtimin e traktorëve./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – FermerĂ«t  bien dakord pĂ«r takim me kryeministrin Mitsotakis pas protestave nĂ« rrugĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Witkoff dhe Kushner synojnĂ« njĂ« takim me Putin pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ«

UASHINGTON, 14 janar /ATSH/ – I dĂ«rguari  i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Steve Witkoff, dhe dhĂ«ndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, po pĂ«rpiqen tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« udhĂ«tim nĂ« MoskĂ« pĂ«r tĂ« takuar presidentin rus Vladimir Putin, sipas Reuters.

Takimi do të shërbente për të paraqitur propozimet e fundit për paqe për luftën në Ukrainë.

Takimi mund të ndodhë këtë muaj, por planet nuk janë përfundimtare dhe data mund të shtyhet, sidomos për shkak të trazirave në Iran.

Shtëpia e Bardhë ka thënë për aktualisht nuk ka ndonjë takim zyrtar të caktuar në agjendë.

Sipas raportit, zyrtarĂ«t amerikanĂ« do t’ia paraqesin presidentit Putinit draftin e fundit tĂ« propozimeve pĂ«r paqe, i cili pĂ«rfshin edhe garanci sigurie nga SHBA-ja  dhe Evropa pĂ«r çdo marrĂ«veshje tĂ« mundshme.

Bisedimet pritet të prekin edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, bisedimet ende nuk janĂ« konfirmuar zyrtarisht, por informacioni i disponueshĂ«m tregon njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« re diplomatike pĂ«r tĂ« avancuar njĂ« marrĂ«veshje paqeje midis SHBA‑sĂ« dhe RusisĂ« pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

The post SHBA – Witkoff dhe Kushner synojnĂ« njĂ« takim me Putin pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Danimarka: AsnjĂ« marrĂ«veshje me SHBA-nĂ« pas bisedimeve pĂ«r GroenlandĂ«n

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-DPA/ – Danimarka dhe SHBA-ja kanĂ« njĂ« mosmarrĂ«veshje themelore mbi tĂ« ardhmen e GroenlandĂ«s dhe nuk ka patĂ«m asnjĂ« zgjidhje, tha sot ministri i JashtĂ«m danez, Lars Lokke Rasmussen, pas njĂ« takimi me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« amerikanĂ« nĂ« Uashington.

Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance pasoi presionin e vazhdueshëm nga Shtëpia e Bardhë për të marrë në zotërim Groenlandën për arsye sigurie.

“Ka njĂ« mosmarrĂ«veshje themelore”,  u shpreh Rasmussen pĂ«r gazetarĂ«t.

Në bisedime mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Groenlandës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën e tij për të marrë Groenlandën, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura, përfshirë një blerje ose veprime ushtarake.

“NATO bĂ«het shumĂ« mĂ« e fuqishme dhe efektive me GroenlandĂ«n nĂ« duart e Shteteve tĂ« Bashkuara  Çdo gjĂ« mĂ« pak se kaq Ă«shtĂ« e papranueshme”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n Truth Social, duke pĂ«rmendur rreziqet qĂ« vijnĂ« nga Rusia dhe Kina.

Danimarka, që zotëron këtë ishull semi-autonom arktik të pasur me minerale, po rrit menjëherë praninë ushtarake në dhe rreth Grenlandës.

Shteti i BE-së është anëtar i NATO-s, ashtu si SHBA-ja.

Danimarka ka vënë në dyshim të ardhmen e NATO-s nëse SHBA vazhdon me kërcënimet e saj ushtarake.

Edhe Suedia dhe Norvegjia kanë dërguar personel ushtarak në Groenlandë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Danimarka: AsnjĂ« marrĂ«veshje me SHBA-nĂ« pas bisedimeve pĂ«r GroenlandĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – SHBA mund tĂ« sulmojĂ« Iranin brenda 24 orĂ«ve

LONDËR, 14 janar /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka marrĂ« vendim  pĂ«r njĂ« sulm ushtarak ndaj Iranit, me veprime qĂ« mund tĂ« ndodhin brenda 24 orĂ«ve tĂ« ardhshme, sipas Reuters.

Dy zyrtarë evropianë i thanë agjencisë së lajmeve se ndërhyrja ushtarake e SHBA-së dukej e mundshme, me njëri prej tyre që shtoi se mund të ndodhte brenda një dite.

Një zyrtar izraelit gjithashtu tha se dukej se Trump kishte vendosur të ndërhynte, megjithëse nuk ishte bërë e qartë as për masivitetin dhe as për kohën e ndonjë sulmi.

Ndërkohë, sipas ANSA-s, ministri i Jasht[m italian, Antonio Tajani po zhvillon një takim në Dhomën e Krizave të Ministrisë së Jashtme me zyrtarë nga Ministria italiane e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ambasadorin italian në Teheran dhe ambasadorë nga kryeqytetet kryesore të përfshira në krizën aktuale në Iran.

Ministria e Jashtme italiane, sipas një deklarate, konfirmon rekomandimin e saj për qytetarët italianë që të largohen nga Irani nëse janë në gjendje ta bëjnë këtë./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post LONDËR – SHBA mund tĂ« sulmojĂ« Iranin brenda 24 orĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Komisioni i BE-sĂ« pĂ«rballet me njĂ« votĂ« tĂ« re mosbesimi

BRUKSEL, 14 janar /ATSH-DPA/ – Komisioni i BE-sĂ«, i udhĂ«hequr nga Ursula von der Leyen do tĂ« pĂ«rballet edhe njĂ« herĂ« me njĂ« votĂ« mosbesimi nĂ« Parlamentin Evropian.

Sipas burimeve pranë çështjes presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, ka njoftuar për këtë udhëheqësit e grupeve parlamentare.

Debati dhe votimi do të zhvillohen gjatë seancës parlamentare të javës së ardhshme në Strasbourg.

Kjo është e katërta kërkesë për mosbesim ndaj von der Leyen dhe ekipit të saj brenda rreth gjashtë muajve.

KĂ«rkesa e fundit Ă«shtĂ« paraqitur nga grupi i djathtĂ« “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n”, i cili ka kritikuar von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare me shtetet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut tĂ« Mercosur, pĂ«rfshirĂ« Brazilin, ArgjentinĂ«n, Uruguajin dhe Paraguajin.

Anëtarët e këtij grupi përfshijnë ligjvënës të BE-së nga krahu i djathtë i politikanes franceze Marine Le Pen dhe partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

PĂ«r t’u diskutuar dhe vendosur pĂ«r votim nĂ« Parlamentin Evropian, njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r mosbesim duhet tĂ« mbĂ«shtetet nga tĂ« paktĂ«n njĂ« e dhjeta e 719 ligjvĂ«nĂ«sve./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post BRUKSEL – Komisioni i BE-sĂ« pĂ«rballet me njĂ« votĂ« tĂ« re mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – SHBA 700 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r blerjen e GroenlandĂ«s, por pak amerikanĂ« e mbĂ«shtesin

UASHINGTON, 14 janar /ATSH/ – Planet e presidentit Donald Trump pĂ«r tĂ« blerĂ« GroenlandĂ«n mund t’i kushtojnĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s rreth 700 miliardĂ« dollarĂ«, edhe pse ideja Ă«shtĂ« thellĂ«sisht jopopullore mes amerikanĂ«ve, sipas “The Independent”.

Presidenti Trump ka deklaruar se do ta marrĂ« territorin danez “nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r”, njĂ« pretendim qĂ« Ă«shtĂ« hedhur poshtĂ« me forcĂ« nga zyrtarĂ«t e DanimarkĂ«s dhe tĂ« GroenlandĂ«s.

Shifra prej 700 miliardë dollarësh është një vlerësim i bërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë amerikanë për qëllime planifikimi, dhe përfaqëson më shumë se gjysmën e buxhetit vjetor të Departamentit të Mbrojtjes.

Sipas njĂ« zyrtari tĂ« lartĂ« tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«,  sekretarit tĂ« Shtetit Marco Rubio i Ă«shtĂ« kĂ«rkuar tĂ« pĂ«rgatisĂ« njĂ« propozim pĂ«r blerjen e GroenlandĂ«s, i cili pritet t’i paraqitet presidentit nĂ« javĂ«t nĂ« vijim.

Rubio dhe zëvendëspresidenti JD Vance pritet të takohen sot në Uashington me përfaqësues nga Danimarka dhe Groenlanda.

Administrata Trump vazhdon të shtyjë përpara planin për ta futur Groenlandën nën kontrollin amerikan, pavarësisht zemërimit të liderëve evropianë. Ndërkohë, një sondazh i ri tregon se ideja është gjithashtu thellësisht jopopullore brenda SHBA-së. Gati 75 për qind e amerikanëve mendojnë se përdorimi i forcës ushtarake për ta marrë ishullin do të ishte një ide e keqe.

Presidneti Trump ka argumentuar se SHBA-ja ka nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare dhe ka paralajmëruar në një postim në Truth Social se, nëse Amerika nuk e merr ishullin, Rusia ose Kina do ta bëjnë këtë.

“Shtetet e Bashkuara kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r qĂ«llime tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare. Ajo Ă«shtĂ« jetike pĂ«r ‘KupolĂ«n e Artë’ qĂ« po ndĂ«rtojmĂ«â€, shkroi Trump. “NATO duhet tĂ« udhĂ«heqĂ« pĂ«r ta marrĂ« atĂ« pĂ«r ne.  NĂ«se nuk  e marrim , Rusia ose Kina do ta marrin dhe kjo nuk do tĂ« ndodhĂ«â€!

Megjithatë, si pas një sondazhi të publikuar sot nga Reuters/Ipsos. mbështetja publike është minimale. Vetëm 17 për qind e amerikanëve miratojnë përpjekjet e Trump për të blerë ishullin e pasur me minerale.

Rreth 47 për qind shprehën kundërshtim, ndërsa 35 për qind*thanë se nuk janë të sigurt. Po ashtu, 71 për qind e amerikanëve, përfshirë nëntë nga dhjetë demokratë dhe gjashtë nga dhjetë republikanë, thanë se përdorimi i forcës ushtarake për ta arritur këtë qëllim do të ishte një ide e keqe. Vetëm 4,0 për qind e konsideruan atë si ide të mirë.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 66 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se planet për Groenlandën mund të dëmtojnë aleancën e NATO-s dhe marrëdhëniet e SHBA-së me Evropën.

Zyrtarë  të Groenlandës dhe Danimarkës janë të qartë se territori nuk është në shitje.

“Ne nuk jemi nĂ« shitje dhe nuk do tĂ« aneksohemi”, tha Jess Berthelsen, kryetar i konfederatĂ«s kombĂ«tare tĂ« sindikatave tĂ« GroenlandĂ«s, SIK.

Berthelsen shtoi se populli i GroenlandĂ«s “nuk i njeh” pretendimet e Trump se territori Ă«shtĂ« i mbushur me anije ruse dhe kineze.

“Pretendimet e tij se ujĂ«rat tona janĂ« plot me anije ruse dhe kineze, ne nuk i shohim aspak”, tha ai. /Ad.Ab./  a.jor.

The post KOMENT – SHBA 700 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r blerjen e GroenlandĂ«s, por pak amerikanĂ« e mbĂ«shtesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Danimarka rrit praninĂ« ushtarake nĂ« GroenlandĂ«

KOPENHAGË, 14 janar /ATSH-DPA/ – Danimarka po rrit menjĂ«herĂ« praninĂ« e saj ushtarake nĂ« dhe rreth GroenlandĂ«s, sipas njĂ« deklarate tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Jashtme daneze dhe MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe KĂ«rkimit tĂ« GroenlandĂ«s.

Ky veprim lidhet me ushtrime ushtarake që përfshijnë avionë, anije dhe ushtarë, dhe do të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar se mund të marrin nën kontroll ishullin Arktik, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës si mundësi.

Qëllimi i ushtrimeve është të trajnohen për shpërndarje nën kushtet e veçanta të Arktikut dhe të forcohet pranisë së NATO-s, thuhet në deklaratë. Groenlanda është një anëtare gjysmëautonome e Mbretërisë së Danimarkës.

”Aktivitetet e ushtrimeve mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r autoritetet groenlandeze si policia, monitorimin e infrastrukturĂ«s kritike, vendosjen e avionĂ«ve luftarakĂ« nĂ« dhe rreth GroenlandĂ«s, kryerjen e detyrave detare, si dhe pritjen e trupave aleate”, shtohet nĂ« deklaratĂ«.

”Si arsye u pĂ«rmend se tensionet e sigurisĂ« janĂ« shtrirĂ« deri nĂ« Arktik”, thanĂ« ministritĂ«.

Njoftimi erdhi pak para se Ministri danez i Jashtëm, Lars LÞkke Rasmussen, dhe Ministrja groenlandeze për Punët e Jashtme, Vivian Motzfeldt, të takoheshin në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.

Qeveritë e Danimarkës dhe Groenlandës kanë bërë të qartë se një shitje ose aneksim i territorit nga Shtetet e Bashkuara është i papranueshëm.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi për një fund të NATO-s nëse qeveria amerikane do të zbatonte kërcënimet e saj./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post KOPENHAGË – Danimarka rrit praninĂ« ushtarake nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Parlamenti miraton ministrin e Mbrojtjes dhe tĂ« EnergjisĂ«

KIEV, 14 janar /ATSH-DPA/ – Ukraina emĂ«roi sot, nĂ« pĂ«rpjekjen e saj tĂ« dytĂ«, ministrin e katĂ«rt tĂ« Mbrojtjes nĂ« gati katĂ«r vitet e fundit qĂ« nga fillimi i sulmit rus dhe gjithashtu miratoi ish-ministrin e mbrojtjes pĂ«r postin kryesor nĂ« MinistrinĂ« e EnergjisĂ«.

Një shumicë  prej 277 ligjvënësish votuan për Mykhailo Fedorov për detyrën e lartë të ministrit të Mbrojtjes.

Dje nuk kishte mjaftueshëm ligjvënës për të caktuar një votim.

Presidenti Volodymyr Zelensky kishte nominuar Fedorov për këtë rol.

Fedorov, i cili mbush 35 vjeç javën e ardhshme, ka qenë ministër i Transformimit Digjital të Ukrainës që nga themelimi i ministrisë në vitin 2019. Pas fillimit të sulmit të plotë rus në shkurt 2022, ai mori përgjegjësinë për zgjerimin e prodhimit të dronëve në vend.

Denys Shmyhal u emërua ministër i Energjisë dhe zëvendëskryeministër i parë, pasi ishte shkarkuar pak ditë më parë si ministër i Mbrojtjes, duke qëndruar më pak se gjashtë muaj në detyrë. Ai nuk  arriti  dje  të votohej duke qenë 16 vota larg.

Shmyhal kishte drejtuar kabinetin nga viti 2020 deri në korrik 2025 si kryeministër dhe konsiderohet i besueshëm ndaj Zelensky.

Kryeministrja aktuale Yulia Svyrydenko ka qenë zëvendësministri i parë dhe ministre e Ekonomisë nën Shmyhal. /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Parlamenti miraton ministrin e Mbrojtjes dhe tĂ« EnergjisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – Julio Iglesias, nga ikona globale e muzikĂ«s latine te pĂ«rballja me akuza ligjore

MADRID, 14 janar /ATSH – AFP/ – Julio Iglesias, kĂ«ngĂ«tari spanjoll qĂ« fitoi audiencĂ« globale, Ă«shtĂ« njĂ« nga artistĂ«t latinĂ« mĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave, me njĂ« karrierĂ« qĂ« shtrihet nĂ« disa dekada.

Baladat e tij romantike, pamja gjithmonë e nxirë dhe buzëqeshja karakteristike e kthyen këtë madrilen nga një konkurrent i pavullnetshëm në një festival bregdetar këngësh në një ikonë ndërkombëtare.

I lindur më 23 shtator 1943 në Madrid, në një familje të pasur ku i ati ishte gjinekolog, Iglesias fillimisht ëndërronte futbollin. Ai luajti si portier me ekipet e të rinjve të Real Madridit, por një aksident automobilistik në moshën 20-vjeçare dhe një periudhë e gjatë sëmundjeje i dhanë fund karrierës sportive.

GjatĂ« rehabilitimit, ai nisi tĂ« shkruante kĂ«ngĂ« dhe tĂ« luante kitarĂ«. NdĂ«rsa studionte juridik, dĂ«rgoi disa demo nĂ« njĂ« shtĂ«pi diskografike me shpresĂ«n qĂ« kĂ«ngĂ«t t’i kĂ«ndonin tĂ« tjerĂ«, por kompania e inkurajoi tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« konkursin e kĂ«ngĂ«s nĂ« Benidorm nĂ« vitin 1968. Fitorja me “La vida sigue igual” i hapi rrugĂ«n njĂ« kontrate me “Discos Columbia” dhe turneve botĂ«rore.

Me njĂ« yll nĂ« “Hollywood Walk of Fame”, Iglesias ka bashkĂ«punuar me emra tĂ« mĂ«dhenj si Diana Ross, Stevie Wonder dhe Frank Sinatra. Ai kultivoi pĂ«r vite imazhin e “dashnor latin”, duke folur hapur pĂ«r jetĂ«n sentimentale, dhe nĂ« vitin 1984 theu tregun amerikan me duetin “To all the girls I’ve loved before” me Willie Nelson, duke u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« artist tĂ« madh ndĂ«rkulturor.

I njohur pĂ«r regjistrime nĂ« shumĂ« gjuhĂ«, nga anglishtja e frĂ«ngjishtja te japonishtja e tagalogja , Iglesias Ă«shtĂ« nderuar me çmime tĂ« shumta, pĂ«rfshirĂ« Medaljen e ArtĂ« tĂ« MeritĂ«s nĂ« Arte nga Spanja dhe njĂ« Grammy pĂ«r arritje jetĂ«sore. NĂ« vitin 2021, emri i tij u pĂ«rmend edhe nĂ« “Pandora Papers”, qĂ« ekspozuan asetet offshore tĂ« figurave tĂ« pasura globale.

Së fundmi, këngëtari është rikthyer në vëmendjen publike për çështje ligjore: dy ish-punonjëse e akuzojnë për abuzim seksual gjatë punës në pronat e tij në Republikën Domenikane dhe Bahamas në vitin 2021, akuza të cilave Iglesias, tashmë 82 vjeç, nuk u është përgjigjur publikisht.I martuar dy herë, ai ka tetë fëmijë, mes tyre edhe Enrique Iglesias, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën pop latine. /Ad.Ab./

The post MUZIKË – Julio Iglesias, nga ikona globale e muzikĂ«s latine te pĂ«rballja me akuza ligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – 65 liderĂ« botĂ«rorĂ« nĂ« forumin e elitĂ«s globale

BERLIN, 13 janar /ATSH-DPA/ – UdhĂ«heqĂ«s botĂ«rorĂ«, pĂ«rfshirĂ« presidentin amerikan  Donald Trump, presidentin e UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe presidentin e pĂ«rkohshĂ«m sirian, Ahmad al‑Sharaa, do tĂ« mbajnĂ« fjalime nĂ« takimin vjetor tĂ« World Economic Forum (WEF) qĂ« mbahet javĂ«n e ardhshme nĂ« Davos, ZvicĂ«r.

OrganizatorĂ«t njoftuan sot se 65 kryetarĂ« shtetesh dhe qeverish, pĂ«rfshirĂ« edhe gjashtĂ« udhĂ«heqĂ«s tĂ« shteteve tĂ« G7‑s, do tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« konferencĂ«

Ky takim po zhvillohet në një sfond gjeopolitik të trazuar, ku rikthimi i Trump në pushtet ka trazuar aleancat tradicionale, ndërsa luftërat, trazirat dhe ndryshimet teknologjike të shpejta, shtojnë pasigurinë globale.

Edicioni i kĂ«tij viti mbahet me temĂ«n ”A spirit of dialogue” dhe pritet qĂ« tĂ« diskutohet rreth çështjeve kryesore si lufta nĂ« UkrainĂ«, protestat nĂ« Iran, si dhe e ardhmja e GazĂ«s dhe VenezuelĂ«s.

Presidenti Trump ka qenĂ« i pranishĂ«m nĂ« forum personalisht nĂ« vitet 2018 dhe 2020 gjatĂ« presidencĂ«s sĂ« tij tĂ« parĂ«, duke pĂ«rdorur kĂ«tĂ« platformĂ« pĂ«r tĂ« nxitur agjendĂ«n e tij ”America the first”.

Vitin e kaluar, vetëm disa ditë pasi u betua për mandat të dytë, ai mbajti një fjalim në forumin e Davosit përmes lidhjes me video, duke kritikuar rregullatorët evropianë për rregulla të ashpra ndaj firmave të teknologjisë, duke inkurajuar investimet në SHBA dhe duke paralajmëruar tarifa ndaj mallrave të huaj.

Forumi në Davos njihet edhe si një vend për diplomaci  jozyrtare.

Këtë vit, takime dytësore mund të përfshijnë diskutime për rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ndërkohë që zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike mbeten në qendër të vëmendjes.

Nga lista e pjesëmarrësve janë gjithashtu edhe kryeministrat e Kanadasë, Spanjës dhe Pakistanit, si dhe presidentët e Izraelit, Argjentinës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Udhëheqësi të kompanive kryesore të teknologjisë, përfshirë drejtuesit e Nvidia, Microsoft dhe Anthropic, pritet gjithashtu të jenë të pranishëm./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post DAVOS – 65 liderĂ« botĂ«rorĂ« nĂ« forumin e elitĂ«s globale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ministrja e EnergjisĂ« e GroenlandĂ«s: Pushtimi nga SHBA do tĂ« ishte sulm ndaj NATO-s

LONDËR, 13 janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« pushtim i GroenlandĂ«s nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« konsiderohej njĂ« sulm ndaj tĂ« gjithĂ« aleatĂ«ve tĂ« NATO‑s, tha ministrja e EnergjisĂ« e territorit danez.

NĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi sot nĂ« LondĂ«r, Naaja Nathanielsen deklaroi se njĂ« veprim ushtarak i SHBA‑s do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte shembjen e forces sĂ« ligjit dhe do tĂ« detyronte aleatĂ«t perĂ«ndimorĂ« tĂ« pyesnin se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« ky rend i ri botĂ«ror.

Kur u pyet nĂ«se Groenlanda do tĂ« priste mbĂ«shtetje nga NATO nĂ« rast njĂ« pushtimi, ajo tha se nuk mund t’i pĂ«rgjigjem kĂ«saj pyetjeje, sepse ajo mendonte se njĂ« vend qĂ« do tĂ« sulmohej nga njĂ« tjetĂ«r aleat i NATO‑s, tĂ« gjithĂ« ne do tĂ« ishim nĂ«n sulm.

Nathanielsen shtoi se Groenlanda ndihej  e tradhtuar nga kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar territorin gjysmëautonom të Danimarkës.

Vizita e saj nĂ« BritaninĂ« e Madhe erdhi ndĂ«rsa SHBA‑ja vazhdoi tĂ« kĂ«rcĂ«nonte se do tĂ« merrte nĂ«n kontroll kĂ«tĂ« territor, i cili sipas Trump Ă«shtĂ« jetik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare amerikane.

NjĂ« anĂ«tar i PartisĂ« Republikane tĂ« Donald Trump prezantoi dje njĂ« legjislacion pĂ«r aneksimin e GroenlandĂ«s si shteti i 51‑tĂ« i SHBA‑sĂ«.

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të vizitojnë nesër Uashingtonin për një takim me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Ministrja e EnergjisĂ« e GroenlandĂ«s: Pushtimi nga SHBA do tĂ« ishte sulm ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – UNICEF: MĂ« shumĂ« se 100 fĂ«mijĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« Gaza qĂ« nga armĂ«pushimi

GJENEVË, 13 janar /ATSH-DPA/ – Sipas agjencisĂ« sĂ« OKB-sĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t, UNICEF, mĂ« shumĂ« se 100 tĂ« mitur janĂ« vrarĂ« nĂ« Rripin e GazĂ«s qĂ« nga shpallja e armĂ«pushimit nĂ« tetor.

Organizata raportoi se kanë humbur jetën 60 djem dhe 40 vajza nën moshën 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, i ka konfirmuar këto shifra dhe ka deklaruar se është burimi kryesor i të dhënave për UNICEF-in.

Organizatat e OKB-së kanë theksuar vazhdimisht se shifrat e ministrisë konsiderohen të besueshme.

Megjithatë, të dhënat e autoritetit shëndetësor nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite tha, në përgjigje të një kërkese për koment, se nuk synon kurrë qëllimisht fëmijët dhe se gjithmonë përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve gjatë operacioneve të saj.

Sipas saj, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, ushtria ka goditur vetëm objektiva terroriste ose ka reaguar ndaj shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Hamasit.

Ushtria izraelite gjithashtu bëri thirrje për kujdes në lidhje me shifrat e autoriteteve shëndetësore.

Edhe informacionet e ushtrisë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, i cili ndodhet në Rripin e Gazës, tha se viktimat janë shkaktuar kryesisht nga sulmet ajrore dhe ato me dronë.

“Bombardimet janĂ« ngadalĂ«suar, por nuk janĂ« ndalur”, theksoi  ai.

“Disa viktima janĂ« goditur edhe nga armĂ« zjarri, ndĂ«rsa disa tĂ« tjerĂ« janĂ« vrarĂ« nga mjete shpĂ«rthyese tĂ« pashpĂ«rthyera mĂ« herĂ«t”, shtoi ai.

Sipas tij, numri real i të vrarëve është më i lartë, pasi UNICEF numëron vetëm rastet që i konsideron të verifikuara.

”GjashtĂ« fĂ«mijĂ« kanĂ« vdekur tashmĂ« nga hipotermia kĂ«tĂ« dimĂ«r nĂ« Gaza”, tha Elder./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post FOKUS – UNICEF: MĂ« shumĂ« se 100 fĂ«mijĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« Gaza qĂ« nga armĂ«pushimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – NjĂ« meteorit nga Alaska zbulon origjinĂ«n e ujit nĂ« TokĂ«

LONDËR, 13 janar /ATSH/ – NjĂ« meteorit i rrallĂ«, i gjendur nĂ« Alaska, po bĂ«n qĂ« shkencĂ«tarĂ«t tĂ« rimendojnĂ« origjinĂ«n e ujit nĂ« TokĂ«.

Gjetjet e reja sugjerojnĂ« se planeti ynĂ« mund tĂ« kishte hidrogjenin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« formuar ujĂ« vetĂ«, pa ndihmĂ«n e asteroideve, duke sfiduar teorinĂ« qĂ« Toka e hershme ishte e thatĂ«, sipas” Daily Glaaxy”.

Ky informacion vjen nga studimet e kryera nga shkencĂ«tarĂ«t e Universitetit tĂ« Oksfordit, tĂ« cilĂ«t analizuan njĂ« meteorit enstatit chondrite tĂ« njohur si “LAR 12252”. PĂ«rbĂ«rja e tij, qĂ« ngjan me TokĂ«n para 4,55 miliardĂ« vjetĂ«sh, tregoi sasi tĂ« konsiderueshme hidrogjeni qĂ« mĂ« parĂ« nuk ishin zbuluar.

Studimet e mĂ«parshme kishin gjetur vetĂ«m gjurmĂ« tĂ« vogla hidrogjeni nĂ« “LAR 12252”, tĂ« cilat mund tĂ« ishin shkaktuar nga kontaminimi pas mbĂ«rritjes sĂ« meteoriti nĂ« TokĂ«. Ekipi i ri analizoi matriksin, materialin qĂ« rrethon chondrulet, dhe zbuloi hidrogjen sulfurik natyral.

Sipas Thomas Barrett, autor kryesor i studimit, kjo tregon se hidrogjeni nuk erdhi nga toka, por ishte pjesë e përbërjes origjinale të meteoriti, duke ofruar prova që uji mund të ishte formuar në Tokë natyralisht.

Meteoriti “LAR 12252” bĂ«n pjesĂ« nĂ« grupin e rrallĂ« tĂ« enstatit chondrite, qĂ« pĂ«rputhet ngushtĂ« me pĂ«rbĂ«rjen izotopike tĂ« TokĂ«s sĂ« hershme. KĂ«ta meteorite shihen si “fotografi” tĂ« materialit qĂ« formoi planetin tonĂ«.

Mendimi i mĂ«parshĂ«m ishte se Toka ishte relativisht e thatĂ« dhe uji erdhi mĂ« vonĂ« nga asteroidet e lagura. Gjetjet e reja tregojnĂ« se pĂ«rbĂ«rĂ«sit e TokĂ«s mund tĂ« kishin qenĂ« “tĂ« pasur me hidrogjen”, duke mundĂ«suar formimin natyral tĂ« ujit.

Ky zbulim ndryshon mënyrën se si kuptojmë evolucionin kimik të Tokës. Sipas studiuesve të Oksfordit, formimi i ujit ishte një pasojë natyrore e materialeve të planetit, jo një rastësi kozmike.

Teoria tradicionale që uji erdhi përmes goditjeve të asteroideve mbetet e diskutueshme.

Prania e hidrogjenit natyral nĂ« meteoritin “LAR 12252” sugjeron fort se uji mund tĂ« ishte krijuar nĂ« TokĂ« vetĂ«, duke sfiduar perceptimin e deritanishĂ«m nĂ« shkencĂ«n planetare. /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post HAPËSIRË – NjĂ« meteorit nga Alaska zbulon origjinĂ«n e ujit nĂ« TokĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Irani nĂ« protesta, izolim dhe presion ndĂ«rkombĂ«tar

TEHERAN, 13 janar /ATSH/ – IranianĂ«t arritĂ«n tĂ« telefononin sot pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« jashtĂ« vendit, pasi komunikimet u ndĂ«rprenĂ« gjatĂ« njĂ« goditjeje tĂ« ashpĂ«r ndaj protestave mbarĂ«kombĂ«tare, nĂ« tĂ« cilat aktivistĂ«t thonĂ« se janĂ« vrarĂ« mijĂ«ra persona, sipas AP.

Disa banorë të Teheranit kontaktuan dhe folën me një gazetar në Dubai.

Megjithatë, ata nuk arrinin të  telefonoheshin sërish nga ata numra. Dëshmitarët thanë se mesazhet SMS vazhdonin të ishin jashtë funksioni dhe se përdoruesit e internetit në Iran mund të hynin vetëm në faqet e miratuara nga qeveria brenda vendit, por jo në faqe jashtë Iranit.

Dëshmitë ofruan një pamje të shkurtër të jetës në rrugët e kryeqytetit iranian gjatë katër ditëve e gjysmë izolim nga bota. Ata përshkruan një prani të madhe të forcave të sigurisë në qendër të Teheranit.

Policia, e pajisur me helmeta, jelekë mbrojtës, shkopinj, mburoja, armë gjahu dhe lëshues gazi lotsjellës, ishte vendosur në kryqëzime kryesore. Afër tyre, dëshmitarët panë anëtarë të forcës vullnetare Basij të Gardës Revolucionare, gjithashtu të armatosur. Edhe agjentë civilë të sigurisë ishin të dukshëm në hapësira publike.

Sipas dëshmitarëve, disa banka dhe zyra qeveritare u dogjën gjatë trazirave. Bankomatë u shkatërruan dhe bankat patën vështirësi në kryerjen e transaksioneve për shkak të mungesës së internetit.

Megjithatë, dyqanet ishin të hapura, edhe pse qarkullimi i njerëzve ishte i ulët. . Një dëshmitar tha se shumë tregtarë pohuan se forcat e sigurisë i kishin urdhëruar të rihapnin dyqanet pa kushte, megjithëse media shtetërore iraniane nuk e ka pranuar një urdhër të tillë.

Dëshmitarët folën në kushte anonimiteti nga frika e ndëshkimeve

Shumë banorë mbeten të shqetësuar për një sulm të mundshëm ushtarak nga SHBA-ja, edhe pse presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani dëshiron të negociojë.

“KlientĂ«t e mi flasin pĂ«r reagimin e Trumpit dhe pyesin nĂ«se ai planifikon njĂ« sulm ushtarak ndaj RepublikĂ«s Islamik”, tha Mahmoud, njĂ« tregtar qĂ« dha vetĂ«m emrin e parĂ« pĂ«r arsye sigurie. “Nuk pres qĂ« Trump apo ndonjĂ« vend tjetĂ«r i huaj tĂ« shqetĂ«sohet pĂ«r interesat e iranianĂ«ve”.

Një shofer taksie, Reza, tha se protestat mbeten temë kryesore për shumë njerëz.

”NjerĂ«zit, sidomos tĂ« rinjtĂ«, janĂ« tĂ« pashpresĂ«, por flasin pĂ«r vazhdimin e protestave”, tha ai.

NdĂ«rkohĂ«, duket se shĂ«rbimet e sigurisĂ« po kĂ«rkojnĂ« terminalĂ« tĂ« “Starlink”.

Banorë të veriut të Teheranit raportuan se autoritetet po bastisnin ndërtesa apartamentesh me antena satelitore. Edhe pse antenat satelitore janë të ndaluara, zbatimi i ligjit ishte zbutur vitet e fundit.

Në rrugë, qytetarët shiheshin duke kundërshtuar agjentë civilë që ndalonin kalimtarë në mënyrë të rastësishme.

Televizioni shtetëror njoftoi gjithashtu se shërbimet mortore dhe morgjet janë falas,  një sinjal se disa institucione mund të kenë kërkuar tarifa të larta për dorëzimin e trupave gjatë goditjes nga ana e policësë.

Irani thotë se ka komunikuar me Uashingtonin

Ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araghchi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r ”Al Jazeera”, tha se komunikimi me tĂ« dĂ«rguarin amerikan Steve Witkoff ka vazhduar para dhe pas protestave.

“Komunikimet vazhdojnĂ«, por idetĂ« dhe kĂ«rcĂ«nimet e propozuara nga Uashingtoni janĂ« tĂ« papajtueshme”, tha ai.

ShtĂ«pia e BardhĂ« deklaroi se retorika publike e Iranit ndryshon nga mesazhet private tĂ« marra nga Teherani ditĂ«t e fundit.. Presidenti ka interes t’i shqyrtojĂ« kĂ«to mesazhe, por nuk heziton tĂ« pĂ«rdorĂ« opsione ushtarake nĂ«se e sheh tĂ« nevojshme”,  tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja Karoline Leavitt

NdĂ«rkohĂ«, demonstrues proqeveritarĂ« dolĂ«n nĂ« rrugĂ«  nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« regjimit, duke brohoritur slogane si “Vdekje AmerikĂ«s!” dhe “Vdekje Izraelit!”. Prokurori i PĂ«rgjithshĂ«m iranian ka paralajmĂ«ruar se protestuesit do tĂ« konsiderohen “armiq tĂ« Zotit”, njĂ« akuzĂ« qĂ« mund tĂ« çojĂ« nĂ« dĂ«nim me vdekje.

Trump vendos tarifa ndaj partnerëve tregtarë të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me tarifa 25% nga SHBA-ja, me efekt të menjëhershëm. Ai e paraqiti këtë si një masë ndëshkuese për goditjen ndaj protestave.

Brazili, Kina, Rusia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Teheranin.

Mbi 10 700 persona janë arrestuar gjatë dy javëve të protestave.

Me internetin e ndërprerë, vlerësimi i situatës nga jashtë mbetet i vështirë dhe nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur bilanci i viktimave./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post KOMENT – Irani nĂ« protesta, izolim dhe presion ndĂ«rkombĂ«tar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Londra thĂ«rret ambasadorin iranian dhe planifikon sanksione tĂ« reja

LONDËR, 13 janar /ATSH-DPA/ – Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper thĂ«rriti sot ambasadorin e Iranit nĂ« LondĂ«r pĂ«r shkak tĂ« shtypjes sĂ« protestave nĂ« vend dhe shpalli sanksione tĂ« reja ndaj regjimit iranian.

Cooper i tha Parlamentit se raportet mbi dhunën e ushtruar nga qeveria iraniane ndaj protestuesve gjatë javëve të fundit mund të mos pasqyrojnë plotësisht ashpërsinë e situatës dhe se realiteti mund të jetë edhe më i rëndë.

Ajo tha se kishte biseduar dje me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, duke shprehur kundërshtimin e fuqishëm të Britanisë së Madhe ndaj vrasjeve, dhunës dhe represionit.

Sipas saj, po planifikohen sanksione të plota dhe të mëtejshme ndaj sektorëve iranianë të naftës, energjisë, bërthamor dhe sistemit financiar.

Cooper theksoi se vendimi për të thirrur ambasadorin u mor për të kërkuar shpjegime mbi raportet tronditëse dhe për të nënvizuar seriozitetin e momentit.

Sipas raportimeve, mijëra persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë arrestuar, ndërsa aktivistët kundër regjimit të udhëhequr nga lideri suprem Ali Khamenei kanë dalë në rrugë për të protestuar.

”Britania e Madhe dĂ«non me termat mĂ« tĂ« ashpĂ«r vrasjet e tmerrshme dhe brutale tĂ« protestuesve iranianĂ« dhe kĂ«rkon qĂ« autoritetet iraniane tĂ« respektojnĂ« tĂ« drejtat dhe liritĂ« themelore tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« tyre”, tha ajo./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post BM – Londra thĂ«rret ambasadorin iranian dhe planifikon sanksione tĂ« reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Zgjedhjet e 12 prillit prova mĂ« e madhe e pushtetit tĂ« Orbanit nĂ« 16 vjet

BUDAPEST, 13 janar /ATSH/ – Kryeministri nacionalist hungarez, Viktor Orban do tĂ« pĂ«rballet, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas 16 vitesh, me njĂ« sfidant tĂ« fortĂ« nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« HungarisĂ«, qĂ« do tĂ« mbahen mĂ« 12 prill, ndĂ«rsa rezultati pritet tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« thella pĂ«r EvropĂ«n dhe forcat politike tĂ« sĂ« djathtĂ«s ekstreme, sipas Reuters.

Rikandidimi i Orbanit po ndiqet me vëmendje edhe përtej Hungarisë.

Udhëheqësi nacionalist e konsideron presidentin amerikan Donald Trump si një aleat kundër Bashkimit Evropian dhe ka ruajtur lidhje të ngushta me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Orban dhe modeli i demokracisë joliberale

Orban, 62 vjeç, i cili erdhi në pushtet në vitin 2010 me një fitore dërrmuese, e ka shndërruar Hungarinë në atë që ai e quan një demokraci joliberale.

Ai është përplasur shpesh me Brukselin për kufizimet ndaj mediave të pavarura, qëndrimin e tij kundër emigracionit dhe tkurrjen e të drejtave të komunitetit LGBTQ.

Këto përplasje kanë çuar në ngrirjen e miliarda eurove fonde evropiane, duke ushtruar presion shtesë mbi një ekonomi që tashmë po vuan nga inflacioni i lartë dhe rënia e fuqisë blerëse.

NĂ« kĂ«to zgjedhje, ai do tĂ« pĂ«rballet me Peter Magyar, njĂ« ish-zyrtar i qeverisĂ«, partia e tĂ« cilit ”Tisza”, me orientim qendĂ«r-djathtas, ka tronditur skenĂ«n politike hungareze qĂ« nga hyrja e saj nĂ« vitin 2024.

Rezultati i këtij votimi nuk do të ketë pasoja vetëm për Hungarinë, por pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe ekuilibrat politikë në Bashkimin Evropian.

Në arenën ndërkombëtare, Orban ka ndërtuar një profil të veçantë: ai mban marrëdhënie të afërta me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe e sheh ish-presidentin amerikan Donald Trump si një aleat ideologjik kundër institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ekonomia, pika e dobĂ«t e ”Fidesz”-it

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ku stabiliteti ekonomik i ka shërbyer si avantazh, këtë herë Orban përballet me një realitet më të vështirë. Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, inflacioni u rrit ndjeshëm, duke shkaktuar një krizë të kostos së jetesës që preku veçanërisht shtresat e mesme dhe të ulëta.

PĂ«rpjekjet e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« frenuar çmimet dhe pĂ«r tĂ« ofruar mbĂ«shtetje sociale kanĂ« pasur efekt tĂ« kufizuar, ndĂ«rsa bllokimi i fondeve tĂ« BE-sĂ« ka reduktuar hapĂ«sirĂ«n fiskale pĂ«r investime dhe stimulim ekonomik. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ekonomia Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« pikĂ«n mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« fushatĂ«s sĂ« ”Fidesz”-it.

Sfida e re Peter Magyar dhe partia ”Tisza”

NĂ« kĂ«tĂ« skenĂ« politike hyn Peter Magyar, 44 vjeç, njĂ« ish-konkurrent i sistemit qeveritar, i cili Ă«shtĂ« shfaqur si figura mĂ« e fortĂ« opozitare nĂ« njĂ« dekadĂ« e gjysmĂ«. Partia e tij, ”Tisza”, me orientim qendĂ«r-djathtas, ka arritur tĂ« tĂ«rheqĂ« votues tĂ« zhgĂ«njyer si nga opozita tradicionale, ashtu edhe nga ”Fidesz”.

Magyar ka ndërtuar fushatën e tij mbi dy shtylla kryesore: luftën kundër korrupsionit dhe rikthimin e marrëdhënieve funksionale me Bashkimin Evropian. Ai ka premtuar se do të ndërmarrë reforma për të zhbllokuar miliarda euro fonde të ngrira nga BE-ja, duke argumentuar se këto para janë jetike për rimëkëmbjen ekonomike.

Ndryshe nga Orban, Magyar ka theksuar se Hungaria duhet të mbetet e ankoruar fort në BE dhe NATO, ndërsa ka sinjalizuar një qasje pragmatike ndaj Rusisë, pa u larguar nga linja euroatlantike.

Sondazhet dhe faktorët e pasigurisë

Sondazhet e fundit sugjerojnĂ« njĂ« garĂ« mĂ« tĂ« ngushtĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Sipas njĂ« studimi tĂ« kryer nĂ« dhjetor nga instituti Publicus, partia ”Tisza” gĂ«zon mbĂ«shtetjen e 48% tĂ« votuesve tĂ« vendosur, kundrejt 40% pĂ«r ”Fidesz”-in. MegjithatĂ«, njĂ« pĂ«rqindje e konsiderueshme votuesish tĂ« pavendosur mbetet njĂ« faktor kyç qĂ« mund tĂ« pĂ«rmbysĂ« parashikimet.

Kontrolli i ”Fidesz”-it mbi institucionet, mediat proqeveritare dhe strukturat lokale mbetet njĂ« avantazh i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r Orbanin. Nga ana tjetĂ«r, lodhja e elektoratit nga njĂ« pushtet i gjatĂ« dhe presioni ekonomik mund tĂ« favorizojnĂ« ndryshimin.

 Një zgjedhje me pasoja përtej Hungarisë

Zgjedhjet e 12 prillit nuk janë thjesht një garë mes dy politikanëve, por një referendum de facto mbi drejtimin strategjik të Hungarisë: vazhdimi i kursit nacionalist dhe konfrontues me BE-në, apo një kthesë drejt integrimit më të thellë evropian dhe reformave institucionale.

PĂ«r Bashkimin Evropian, njĂ« humbje e Orbanit do tĂ« dobĂ«sonte njĂ« nga zĂ«rat mĂ« tĂ« fortĂ« kundĂ«r Brukselit nga brenda unionit. PĂ«rkundrazi, njĂ« fitore e re e tij do tĂ« konfirmonte qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e modelit tĂ« demokracisĂ« joliberale dhe do t’i jepte shtysĂ« forcave tĂ« ngjashme politike nĂ« vende tĂ« tjera evropiane.

Në këtë kuptim, votimi i 12 prillit në Hungari shihet gjerësisht si një nga testet politike më të rëndësishme të vitit në Evropë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post ANALIZË – Zgjedhjet e 12 prillit prova mĂ« e madhe e pushtetit tĂ« Orbanit nĂ« 16 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Shiu dhe ngricat paralizojnĂ« transportin nĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore

PRAGË, 13 janar /ATSH/ – Shiu dhe ngricat shkaktuan sot ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«dha nĂ« udhĂ«time nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore, duke detyruar aeroportet nĂ« Çeki, Austri, Sllovaki dhe Hungari tĂ« shtyjnĂ« fluturimet, sipas AP.

Fluturimet drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës, një nga më të ngarkuarit në Evropën Qendrore, u pezulluan përkohësisht.

Aeroporti ”VĂĄclav Havel” i PragĂ«s u detyrua tĂ« kufizojĂ« mbĂ«rritjet, ndĂ«rsa aeroporti ndĂ«rkombĂ«tar i SllovakisĂ« u mbyll pĂ«r disa orĂ«.

”Shiu i ngrirĂ« dhe kushtet ekstreme tĂ« akullit ndaluan tĂ« gjitha nisjet dhe mbĂ«rritjet nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar ‘Ferenc Liszt’ tĂ« Budapestit”, shkroi nĂ« rrjetet sociale ministri hungarez i Transportit, Janos Lazar.

Zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vjenës, Peter Kleemann tha se fluturimet hyrëse u devijuan drejt aeroporteve të tjera, si Mynihu, Frankfurti, Këlni dhe Venecia, ndërsa nisjet u vonuan.

Operacionet pritej të rifillonin gjatë orëve të vona të paradites.

Vala e të ftohtit ka shkaktuar gjithashtu probleme në transportin publik.

Pas reshjeve të mëdha të dëborës javën e kaluar, shërbimet e tramvajit në Budapest u ndërprenë për shkak të akullit të grumbulluar, njoftoi autoriteti i transportit publik të kryeqytetit.

Operatori kombĂ«tar hekurudhor i AustrisĂ«, ÖBB, tha se priteshin vonesa nĂ« veri dhe lindje tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« VjenĂ«n, dhe u bĂ«ri thirrje udhĂ«tarĂ«ve tĂ« shtyjnĂ« udhĂ«timet jo urgjente.

Autoritetet çeke njoftuan se disa trena dhe autobusë u anuluan, ndërsa pasagjerët në stacionin kryesor të kryeqytetit u përballën me vonesa që zgjatën me orë. Ata shtuan se autostrada D8 drejt Gjermanisë u mbyll për shkak të një aksidenti në anën gjermane të kufirit. Në disa zona në lindje të Gjermanisë u raportuan rrugë të mbuluara nga akulli.

Temperaturat në Rumani, e cila ka përjetuar reshje të dendura dëbore gjatë javës së fund në disa zona parashikoheshin të zbrisnin deri në minus 13 gradë Celsius, duke detyruar disa shkolla të kalojnë në mësim online.

Shërbimi Meteorologjik i Hungarisë tha në një deklaratë se në lindje të vendit priteshin reshje të konsiderueshme bore, ndërsa në zonat më perëndimore pritej shi dhe shi i ngrirë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post KOMENT – Shiu dhe ngricat paralizojnĂ« transportin nĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Groenlanda burim tensioni KinĂ«-SHBA

NUUK (GroenlandĂ«) 12 janar /ATSH/ – Kina deklaroi se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nuk duhet tĂ« pĂ«rdorin vende tĂ« tjera si pretekst pĂ«r tĂ« ndjekur interesat e tyre nĂ« GroenlandĂ«, duke theksuar se aktivitetet kineze nĂ« Arktik janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tar, sipas AP.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje për të marrë Groenlandën, territor gjysmëautonom i Danimarkës, aleate e NATO-s.

Ai argumenton se kjo është e nevojshme për të parandaluar ndikimin e Rusisë ose Kinës në rajon, duke rritur ndjeshëm tensionet mes Uashingtonit, Kopenhagës dhe autoriteteve lokale në Groenlandë.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka paralajmëruar se marrja kontrollit të  e Groenlandës nga SHBA-ja  do të shënonte fundin e NATO-s.

Ndërkohë, kryeministri i Groenlandës dhe liderët e katër partive të tjera parlamentare kanë theksuar në një deklaratë të përbashkët se e ardhmja e territorit duhet të vendoset nga populli i tij.

Presidenti Trump i pĂ«rsĂ«riti komentet e tij gjatĂ« fundjavĂ«s, duke thĂ«nĂ« se SHBA-ja “duhet ta marrĂ« GroenlandĂ«n”, pĂ«rndryshe kĂ«tĂ« do ta bĂ«nin Rusia ose Kina. Ai shtoi se preferon njĂ« marrĂ«veshje, por theksoi se “nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« apo tjetĂ«r, Groenlanda do tĂ« jetĂ« e SHBA-sĂ«â€.

Kina, e cila nĂ« vitin 2018 u vetĂ«shpall “shtet pranĂ« Arktikut”, synon tĂ« zgjerojĂ« ndikimin e saj nĂ« rajon dhe ka shpallur planet pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« “Rruge Polare tĂ« MĂ«ndafshit” si pjesĂ« e nismĂ«s globale “Brezi dhe Rruga”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se aktivitetet e Pekinit në Arktik synojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke shtuar se të drejtat e të gjitha vendeve duhet të respektohen sipas ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë, pritet që përfaqësues danezë dhe gorenlandezë të zhvillojnë bisedime në Uashington këtë javë, ndërsa po përgatiten edhe vizita të senatorëve amerikanë në Danimarkë. /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Groenlanda burim tensioni KinĂ«-SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Suedia investon rreth 374 milionĂ« euro pĂ«r dronĂ« ushtarakĂ«

STOKHOLM, 12 janar /ATSH-AFP/ –  Suedia do tĂ« investojĂ« katĂ«r miliardĂ« korona suedeze (rreth 374 milionĂ« euro) pĂ«r blerjen e dronĂ«ve pĂ«r forcat e saj tĂ« armatosura, deklaroi sot ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson duke theksuar se Evropa duhet tĂ« marrĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si mĂ« tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« e saj dhe pĂ«r UkrainĂ«n.

”Ky investim pĂ«rfshin dronĂ« zbulimi dhe tĂ« luftĂ«s elektronike, si edhe municione me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« njohura gjithashtu si dronĂ« kamikazĂ« ose dronĂ« vetĂ«vrasĂ«s”, sqaroi Jonson.

”Fondi pĂ«rfshin gjithashtu dronĂ« detarĂ« pĂ«r çminim dhe pĂ«r mbikĂ«qyrje detare. TĂ« gjitha kĂ«to sisteme pritet tĂ« dorĂ«zohen brenda dy viteve”, pĂ«rfundoi ai.

Vendit skandinav do t’i duhet gjithashtu tĂ« shpenzojĂ« 1,3 miliardĂ« korona (rreth 121,5 milionĂ« euro) pĂ«r tĂ« forcuar kapacitetet hapĂ«sinore, me rreth 10 satelitĂ« ushtarakĂ« qĂ« do tĂ« rrisin efikasitetin e sistemeve tona pa pilot dhe tĂ« raketave tĂ« lundrimit.

Suedia njoftoi dje një investim prej 15 miliardë koronash (rreth 1,4 miliardë euro) në mbrojtjen ajrore tokësore.

Duke folur në një forum vjetor për mbrojtjen, Jonson u shpreh se situata e sigurisë është përkeqësuar edhe më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

”KĂ«rcĂ«nimit nĂ« rritje nga Rusia i shtohet edhe paparashikueshmĂ«ria gjithnjĂ« e mĂ« e madhe e Shteteve tĂ« Bashkuara. NjĂ« pĂ«rfundim Ă«shtĂ« i qartĂ«, Evropa duhet tĂ« marrĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si mĂ« tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« e saj dhe pĂ«r atĂ« tĂ« UkrainĂ«s”, theksoi Jonson./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Suedia investon rreth 374 milionĂ« euro pĂ«r dronĂ« ushtarakĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌