❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit pĂ«rshpejton gjithçka pĂ«r ish-lojtarin qĂ« Reali kĂ«rkon 50%

✇Albeu
By: M C

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet maksimalisht nga drejtori i Milanit, që kërkon ta bashkojë me skuadrën para verës ku ekipe të tjera si Interi do të futen në garë.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Lacion, për këtë presidenti Lotito nuk do të nxitohet. Fakt është se Lacio pretendon një shumë të konsiderueshme, pasi Real Madrid ka luajtur 50% të kartonit në rast rishitje.

Fakt është se Gila qëndron me Lacion prej vitit 2022. Prej atëherë ka kaluar 100 ndeshje zyrtare.

Milani do të përforcohet në mbrojtje me siguri, por po ashtu edhe në sulm. Klubi bëri mirë në pjesën e parë të sezonit dhe objektiv mbetet pjesëmarrja në zonën Champions.

The post “Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit pĂ«rshpejton gjithçka pĂ«r ish-lojtarin qĂ« Reali kĂ«rkon 50% appeared first on Albeu.com.

Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi

✇Albeu
By: M C

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në mëngjes rreth sulmit me dron ukrainas që dyshohet se kishte në shënjestër një nga rezidencat e tij, duke thënë se ky veprim nuk ishte i mirë, edhe pse Kievi e mohoi menjëherë këtë pretendim.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« koha e duhur. ËshtĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« jesh ofendues, sepse ata janĂ« ofendues. ËshtĂ« njĂ« gjĂ« tjetĂ«r tĂ« sulmosh shtĂ«pinĂ« e tij”, tha Trump, duke shtuar: “Dhe e mĂ«sova kĂ«tĂ« sot nga Presidenti Putin. Isha shumĂ« i zemĂ«ruar pĂ«r kĂ«tĂ«.”

Presidenti amerikan pranoi se ishte e mundur që pretendimi të ishte i rremë dhe se nuk kishte ndodhur asnjë sulm i tillë, por më pas shtoi se Vladimir Putin e kishte informuar për këtë.

“Kjo do tĂ« ishte shumĂ« keq. Nuk do tĂ« ishte mirĂ«â€, u tha ai gazetarĂ«ve para njĂ« takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nĂ« resortin e tij Mar-a-Lago nĂ« Florida.

Trump e përshkroi gjithashtu telefonatën e tij me Putinin si produktive, megjithëse tha se kishte ende çështje që duheshin zgjidhur për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Ishte njĂ« bisedĂ« shumĂ« produktive. Dua tĂ« them, kemi disa çështje shumĂ« tĂ« vĂ«shtira, siç mund ta imagjinoni. Kemi disa çështje qĂ« shpresojmĂ« t’i zgjidhim, dhe nĂ«se i zgjidhim, mund tĂ« keni paqe,” tha ai.

The post Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi appeared first on Albeu.com.

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita nĂ« KosovĂ«: Luftuan pĂ«r vendin e dytĂ«

✇Albeu
By: M C

Analisti Baton Haxiu, i ftuar nĂ« emisionin “TĂ« Paekspozuarit” nĂ« MCN TV, shpjegoi se pĂ«rse opozita humbi zgjedhjet nĂ« KosovĂ«.

Haxhiu tha se partitë opozitare nuk kishin ide dhe program dhe dukej sikur luftonin për vendin e dytë. Analisti vlerësoi se opozita ka bërë gabime strategjike gati duke ia dhuruar Kurtit fitoren.

“NjĂ« opozitĂ« qĂ« e shpjegoi veten nĂ« shkurt dhe e ripĂ«rsĂ«riti veten ne dhjetor. Iu nĂ«nshtrua diskursit tĂ« Albin Kurtit. KĂ«rkoi gjĂ«ra qĂ« Kurti i kishte vendosur nĂ« veprim.

Të thuash do të rris paga, kur ai e bënte atë veprim, është gabim strategjik. Të thuash do të rrisim pensionet dhe e bën ai, do të thtoë se nuk kupton strategji politike. Ka patur dy liderë që irracionalitetin dëshironin ta fitonin me një racionalitet shpjegues dhe ajo do kohë. Të flasësh për TVSH në një ambient ku simbolika është gjithçka, do të thotë se nuk kupton strategjinë politike.

Ata kanë patur mundësi të ndërtojnë qeveri në shkurt, kanë patur numrat dhe ata lanë në pushtet Kurtin, duke qenë opozitarë të mirë, duke menduar se duke qenë i mirë në politikë, fiton pushtetin ndaj një njeriu me diskurs të fortë, me qëndrim të fortë në publik dhe funksionon me simbolikë.

Mendoj se gabimet serioze tĂ« kryetarit tĂ« PDK dhe kryetarit tĂ« LDK, duke u sjellĂ« si NGO mĂ« shumĂ« sesa liderĂ« tĂ« partive politike, i sollĂ«n Kurtit fitoren qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e madhja, ose me numrin mĂ« tĂ« shumtĂ« qĂ« ndonjĂ«herĂ« ka patur njĂ« parti politike. NĂ«nshtrimi ishte qĂ« e pranuan 28 dhjetorin, qĂ« strategjikisht e dinĂ« se diaspora funksionon me simbolik, me njĂ« nacionalizĂ«m regresiv. Ia dhanĂ« njĂ« grupacioni tĂ« madh tĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s prej 374 mijĂ« qĂ« ditĂ«n e 28 dhjetorit, kĂ«tĂ« simbolikĂ« t’ja dhurojnĂ« Albin Kurtit.

Fitorja e Kurtit është ekskluzivisht produkt i dobësive serioze të dy partive të mëdha të opozitës, pa shpirt, pa program, pa fjalor, pa diskurs, pa ide.

Kurti Ă«shtĂ« fitues, bravo i qoftĂ«, arriti atĂ« qĂ« nuk e ka arritur askush. A e ka merituar? Nuk e ka merituar kĂ«tĂ« rezultat. A e ka merituar Kosova, qĂ« tĂ« mos jetĂ« peng e partive qĂ« nuk kanĂ« guxim tĂ« qeverisin, por kanĂ« njĂ« relaksim nĂ« opozitĂ«? Relaksimi i tyre bĂ«ri Albin Kurtin me guxim qĂ« tĂ« qeveris dhe tani po largohemi nga ngĂ«rçi dhe Ă«shtĂ« fundi i kĂ«saj gjenerate politike. MĂ« vjen keq qĂ« kjo gjeneratĂ« e kryesuar nga Lumiri dhe Bedri Hamza, dĂ«shtoi dhe dĂ«shtoi me meritĂ«. Ata duhet tĂ« shkojnĂ«, pĂ«r faktin se treguan dobĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme. AsnjĂ«herĂ« nuk e dĂ«shĂ«n vendin e parĂ«, luftonin tĂ« gjithĂ« pĂ«r vendin e dytĂ« ose tĂ« tretĂ«â€, tha Haxhiu.

The post “Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita nĂ« KosovĂ«: Luftuan pĂ«r vendin e dytĂ« appeared first on Albeu.com.

Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026

Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën edhe vitin e ardhshëm, pasi qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot një dekret që autorizon dorëzimin e vazhdueshëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtĂ« “Lega”, e udhĂ«hequr nga zĂ«vendĂ«skryeministri Matteo Salvini, kĂ«rkoi ndryshime nĂ« tekst pĂ«r tĂ« theksuar mĂ« shumĂ« ndihmĂ«n civile dhe qĂ« dorĂ«zimi i armĂ«ve tĂ« shĂ«nohej qartĂ« si pĂ«r qĂ«llime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

GREQI – Mitsotakis: FermerĂ«t humbasin legjitimitetin nĂ«se refuzojnĂ« dialogun

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, nĂ« njĂ« intervistĂ« me ”Action 24”, iu referua protestave tĂ« fermerĂ«ve, duke theksuar se “sa mĂ« shumĂ« qĂ« qytetarĂ«t vuajnĂ«, aq mĂ« shumĂ« fermerĂ«t humbasin legjitimitetin e kĂ«rkesave tĂ« tyre, veçanĂ«risht kur refuzojnĂ« tĂ« angazhohen nĂ« dialog”.

Kryeministri grek theksoi se ditët në vijim janë kritike për aktivitetin ekonomik të Greqisë dhe furnizimin e tregut.

Ai pranoi se qeveria mban përgjegjësi për faktin se reformat e rëndësishme nuk janë zbatuar aq shpejt sa do të donte, duke shtuar se pagesat do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu nënvizoi se është krijuar një sistem i ri për të siguruar që subvencionet të ofrohen shpejt dhe në mënyrë transparente.

Mitsotakis vuri në dukje se në Greqi ka 400 000 fermerë profesionistë, ndërsa mund të ketë rreth 4 000 traktorë në postblloqe.

“Nuk duam tĂ« flasim vetĂ«m me ata qĂ« janĂ« nĂ« bllokada, por edhe me shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« fermerĂ«ve dhe blegtorĂ«ve qĂ« nuk janĂ« aty dhe qĂ« pĂ«rballen me probleme reale”, tha ai duke vlerĂ«suar se shumĂ« nga ata qĂ« marrin pjesĂ« nĂ« bllokada janĂ« nĂ« favor tĂ« dialogut.

“Dhe ka disa qĂ« nĂ« thelb po i ngacmojnĂ« ata, bazuar nĂ« logjikĂ«n e mosthyerjes sĂ« radhĂ«ve dhe kundĂ«rshtimit sistematik tĂ« qeverisĂ«. Por, nĂ«se duam tĂ« gjejmĂ« njĂ« zgjidhje pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, ajo mund tĂ« vijĂ« vetĂ«m pĂ«rmes dialogut tĂ« ndershĂ«m, jo ​​pĂ«rmes veprimeve qĂ« supozohet se synojnĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« qeverinĂ«, por nĂ« fund tĂ« fundit shkaktojnĂ« vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shoqĂ«rinĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si”, theksoi ai./  a.jor.

The post GREQI – Mitsotakis: FermerĂ«t humbasin legjitimitetin nĂ«se refuzojnĂ« dialogun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump mbĂ«shtet sulme tĂ« tjera izraelite, nĂ«se Irani zgjeron programin e raketave

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se do tĂ« mbĂ«shteste sulme tĂ« tjera izraelite ndaj Iranit, nĂ«se Teherani refuzonte njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re bĂ«rthamore dhe vijon avancimin e programeve tĂ« raketave dhe armĂ«ve bĂ«rthamore.

“Tani dĂ«gjoj se Irani po pĂ«rpiqet tĂ« avancojĂ« programet raketore, dhe nĂ«se po, do tĂ« na duhet t’i godasim sĂ«rish”, tha Trump gjatĂ« njĂ« takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nĂ« rezidencĂ«n e tij Mar-a-Lago nĂ« Florida.

Trump sugjeroi se ndërhyrja do të ishte edhe më urgjente nëse përpjekjet diplomatike për të ndalur programin bërthamor të Iranit dështojnë.

“Do ta bĂ«jmĂ« menjĂ«herĂ«â€, u shpreh ai, duke iu referuar sulmeve tĂ« mundshme.

Ali Shamkhani, kĂ«shilltar i lartĂ« i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, reagoi nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X, duke thĂ«nĂ« se aftĂ«sitĂ« raketore dhe mbrojtĂ«se tĂ« Iranit “nuk janĂ« tĂ« kufizueshme dhe nuk varen nga lejet”.

“Çdo agresion do tĂ« pĂ«rballet me njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« ashpĂ«r, pĂ«rtej imagjinatĂ«s sĂ« planifikuesve tĂ« tij”,  shtoi ai.

Izraeli zhvilloi një lufte 12 ditore kundër Iranit në qershor, duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në vend, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht  armëpushimit, një zgjidhje diplomatike e konfliktit mes dy armiqve të betuar nuk duket në horizont, ndërsa në të dy vendet kanë qarkulluar raportime për një rifillim të mundshëm të luftës.

Sipas burimeve izraelite, Irani po punon intensivisht për të rindërtuar arsenalin e tij të raketave, i cili, së bashku me programin bërthamor, shihet nga Izraeli si një kërcënim madhor./   /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump mbĂ«shtet sulme tĂ« tjera izraelite, nĂ«se Irani zgjeron programin e raketave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Roma konfirmon ndihmĂ«n ushtarake pĂ«r Kievin edhe nĂ« 2026

ROMË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Italia do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« ushtarake pĂ«r UkrainĂ«n edhe vitin e ardhshĂ«m, pasi qeveria e djathtĂ« e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot njĂ« dekret qĂ« autorizon dorĂ«zimin e vazhdueshĂ«m tĂ« armĂ«ve dhe pajisjeve ushtarake pĂ«r Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtĂ« “Lega”, e udhĂ«hequr nga zĂ«vendĂ«skryeministri Matteo Salvini, kĂ«rkoi ndryshime nĂ« tekst pĂ«r tĂ« theksuar mĂ« shumĂ« ndihmĂ«n civile dhe qĂ« dorĂ«zimi i armĂ«ve tĂ« shĂ«nohej qartĂ« si pĂ«r qĂ«llime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

Salvini është bërë gjithnjë e më kritik ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Në nëntor, ai deklaroi se dërgimi i armëve nuk do ta zgjidhte konfliktin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post ITALI – Roma konfirmon ndihmĂ«n ushtarake pĂ«r Kievin edhe nĂ« 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli planifikon vendosjen e sistemeve me lazer nĂ« avionĂ«

TEL AVIV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Izraeli po planifikon tĂ« zhvillojĂ« mĂ« tej sistemin e tij tĂ« ri tĂ« interceptimit me laser me fuqi tĂ« lartĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« instalohet edhe nĂ« avionĂ«, pĂ«rveç pĂ«rdorimit nĂ« tokĂ«, tha sot njĂ« nga punonjĂ«sit e kĂ«rkimeve.

“Jemi tashmĂ« nĂ« gjeneratĂ«n tjetĂ«r”, tha  pĂ«r transmetuesin “Kan”,  Daniel Gold, kreu i kĂ«rkimeve dhe zhvillimit pĂ«r mbrojtjen.

Forcat izraelite morĂ«n dje sistemin e interceptimit me lazer me fuqi tĂ« lartĂ«, tĂ« njohur si “Iron Beam”, i cili do tĂ« integrohet nĂ« sistemet ekzistuese tĂ« mbrojtjes kundĂ«r raketave me shumĂ« shtresa.

Sistemi i lazerit u zhvillua nga kompanitĂ« izraelite tĂ« mbrojtjes “Elbit Systems “dhe “Rafael”, sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

“Iron Beam” Ă«shtĂ« dizajnuar pĂ«r tĂ« punuar paralel me sistemet ”Iron Dome”, ”David’s Sling” dhe ”Arrow”.

”Testet kanĂ« treguar se sistemi mund tĂ« ndalojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme raketat, mortajat, avionĂ«t dhe dronĂ«t”, tha ministria, duke shtuar se funksionimi i tij Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« i lirĂ« se sistemet konvencionale me raketa./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post TEL AVIV – Izraeli planifikon vendosjen e sistemeve me lazer nĂ« avionĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – ShpĂ«rthejnĂ« protestat pĂ«r krizĂ«n ekonomike nĂ« vend

TEHERAN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Protestat nĂ« disa zona tĂ« kryeqytetit iranian vazhduan sot nĂ« ditĂ«n e dytĂ« rresht, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zemĂ«rimi pĂ«r pĂ«rkeqĂ«simin e krizĂ«s ekonomike tĂ« vendit nxiti njerĂ«zit tĂ« dilnin nĂ« rrugĂ«.

DĂ«shmitarĂ«t thanĂ« se qindra pronarĂ« dyqanesh mbyllĂ«n bizneset e tyre dhe i ftuan tĂ« tjerĂ«t t’iu bashkohen protestave, tĂ« cilat nisĂ«n pasi valuta kombĂ«tare, monedha vendase, riali, ra nĂ« njĂ« nivel rekord brenda pak orĂ«sh, duke paralizuar tregtinĂ« dhe duke lĂ«nĂ« tregjet dhe tregtarĂ«t nĂ« njĂ« gjendje konfuzioni.

Ajo qĂ« filloi si njĂ« protestĂ« ekonomike shpejt u kthye nĂ« njĂ« manifestim politik, me thirrje si “Vdekje diktatorit” kundĂ«r sistemit islamik.

Sipas dëshmitarëve, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Demonstratat sot  thuhet se u bënë më të mëdha dhe më sfiduese.

DĂ«shmitarĂ«t raportuan se protestuesit brohorisnin sloganet kundĂ«r sistemit islamik dhe qeverisĂ«, madje duke kĂ«rkuar rikthimin e monarkisĂ« me thirrje “RroftĂ« mbreti”.

Mediet lokale e pranuan me kujdes ekzistencën e protestave në disa pazare dhe qendra tregtare në Teheran, por shmangën raportimin për sloganet e ashpra politike.

Video të shpërndara në rrjetet sociale treguan turma të mëdha, megjithëse nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

VĂ«zhguesit thonĂ« se pĂ«rshkallĂ«zimi i papritur mund tĂ« jetĂ« nxitur nga deklaratat e ministrit tĂ« JashtĂ«m, Abbas Araghchi, i cili pĂ«rshkroi sanksionet ndĂ«rkombĂ«tare ndaj Iranit si njĂ« “problem, por edhe njĂ« bekim pĂ«r popullin”.

Inflacioni në Iran ka arritur prej muajsh nivele astronomike që e bëjnë të pamundur blerjen e artikujve bazë.

Qiratë e larta gjithashtu kanë detyruar shumë të rinj iranianë të kthehen në shtëpitë e prindërve të tyre./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post IRAN – ShpĂ«rthejnĂ« protestat pĂ«r krizĂ«n ekonomike nĂ« vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për protestën e opozitës: Krushqit nuk erdhën fare

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kreu i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas protestĂ«s sĂ« radhĂ« tĂ« mbajtur nga Partia Demokratike.

Balla duke publikuar foto nga protesta thekson se, “krushqit nuk erdhĂ«n fare, vetĂ«m hyzmeqarĂ«t ishin”.

“Edhe unĂ« mendova mos ta nxjerr sot e lĂ«nĂ« vetĂ«m, por me kĂ«rkesĂ« tĂ« publikut duhet transparencĂ«â€, pĂ«rfundoi Balla.

KujtojmĂ« se ciklin e komenteve ironike me “krushq” Balla e nisi nĂ« protestĂ«n e parĂ« tĂ« zhvilluar nga opozita mĂ« 17 nĂ«ntor para KryeministrisĂ«, ku kreu i grupit parlamentar tĂ« PS iu referua batutĂ«s sĂ« aktorit Besnik Çinari: “Kaq nĂ« ShkodĂ«r i çojmĂ« krushq nĂ« dasmĂ«!”.

/a.f/r.e/

The post Balla për protestën e opozitës: Krushqit nuk erdhën fare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ ËshtĂ« mbyllur edicioni i radhĂ«s i kursit UEFA C pĂ«r zonĂ«n e TiranĂ«s.
NĂ« total u diplomuan 27 kursantĂ«, mes tyre edhe 2 vajza. Ceremonia e diplomimit u mbajt nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit”, ku morĂ«n pjesĂ« anĂ«tari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe stafi i DrejtorisĂ« sĂ« Edukimit, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, tĂ« cilĂ«t pĂ«rgĂ«zuan tĂ« diplomuarit dhe u uruan suksese nĂ« rrugĂ«n e tyre tĂ« mĂ«tejshme profesionale.

Në këtë edicion morën pjesë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar, si Alban Hoxha, Klajdi Kuka dhe Shkëlzen Ruçi, por edhe raste të veçanta frymëzuese, si ai i Sabail Gjylit nga komuniteti i fëmijëve jetimë.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sociale, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« Sabail Gjylit tĂ« ndjekĂ« falas kursin UEFA C, duke mbĂ«shtetur pasionin dhe dĂ«shirĂ«n e tij pĂ«r t’u formuar si trajner futbolli.

“Jam Sabail Gjyli nga DurrĂ«si, nga komuniteti i fĂ«mijĂ«ve jetimĂ«. Kam ardhur nĂ« kĂ«tĂ« kurs pĂ«r pasionin dhe dashurinĂ« qĂ« kam pĂ«r futbollin. FalĂ«nderoj shumĂ« Departamentin e Edukimit nĂ« FSHF qĂ« mĂ« dha kĂ«tĂ« mundĂ«si pĂ«r certifikimin si trajner. Duke qenĂ« se disponoj edhe statusin e fĂ«mijĂ«s pa pĂ«rkujdes prindĂ«ror, ky kurs u sigurua falas nga Federata Shqiptare e Futbollit. Jam shumĂ« i kĂ«naqur nga stafi, trajnerĂ«t dhe kolegĂ«t e kursit. Synimi im Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ndjek edhe kursin UEFA B, pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara drejt Ă«ndrrĂ«s qĂ« kam pasur qĂ« i vogĂ«l pĂ«r tĂ« drejtuar njĂ« ekip futbolli”, u shpreh Sabail Gjyli pĂ«r fshf.org.

Të diplomuarit me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendëstrajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

/a.f/r.e/

The post Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë

✇Albeu
By: M C

Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria kualifikohet në Botëror, Silvinjo do të jetë i vetmi trjaner brazilian që merr pjesë pasi asnjë skuadër tjetër nuk ka në përbërje trajner nga Brazili.

Si eci rrugĂ«timi i ShqipĂ«risĂ« pĂ«r nĂ« “Play Off” tĂ« BotĂ«rorit? Sa i pĂ«rket AnglisĂ«, unĂ« e shoh si njĂ« nga favoritĂ«t pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s. ËshtĂ« njĂ« skuadĂ«r shumĂ« fizike, por edhe shumĂ« e larmishme taktikisht. Ka lojtarĂ« krahu shumĂ« tĂ« shpejtĂ«, me njĂ« kundĂ«r njĂ«, asist dhe gola. Jam njĂ« admirues i madh i Gareth Sauthgejtit. ËshtĂ« njĂ« trajner modern, me balancĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme mes sulmit dhe mbrojtjes. Anglia pĂ«son shumĂ« pak gola. PĂ«r mua Ă«shtĂ« njĂ« nga favoritĂ«t, sĂ« bashku me Brazilin, ArgjentinĂ«n, FrancĂ«n dhe SpanjĂ«n. Sa i pĂ«rket ndeshjes kundĂ«r SerbisĂ« jashtĂ« fushe, ishte njĂ« ndeshje shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, me shumĂ« tension dhe histori politike. Ne u pĂ«rgatitĂ«m pĂ«r futboll, vetĂ«m futboll. Ishte njĂ« fitore historike pĂ«r vendin dhe na hapi rrugĂ«n pĂ«r play off-in. PĂ«r PoloninĂ«, ne e njohim mirĂ«. JanĂ« lojtarĂ« tĂ« nivelit shumĂ« tĂ« lartĂ«, si LeĂ«andoĂ«ski. ËshtĂ« njĂ« ndeshje e vetme, 90 minuta, dhe gjithçka vendoset nĂ« detaje: njĂ« gabim, njĂ« top i ndalur. Ne besojmĂ« te struktura jonĂ«, te pĂ«rmirĂ«simi ynĂ« dhe te cilĂ«sitĂ« tona. Do tĂ« jetĂ« njĂ« ndeshje shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, por ne besojmĂ« se mund tĂ« arrijmĂ« aty ku duam.

Jeni i vetmi trajner brazilian qĂ« mund tĂ« shkojĂ« nĂ« BotĂ«ror. A e keni menduar ndonjĂ«herĂ« qĂ« do tĂ« luani kundĂ«r Brazilit nĂ« fazĂ«n e dytĂ«? Do tĂ« shtoj edhe diçka. Do bĂ«j edhe njĂ« shaka tĂ« vogĂ«l. Madje kam menduar edhe pĂ«r finalen
 por po e lĂ«mĂ« kĂ«tĂ« mĂ«njanĂ«. Le tĂ« pĂ«rplasen ata mĂ« parĂ«. Ishte interesante, vĂ«rtet. E para, e mora me shumĂ« krenari. Sapo kishim dalĂ« nga ndeshja me AndorrĂ«n dhe mora shumĂ« mesazhe: “Urime”, “PunĂ« e shkĂ«lqyer”, “Sa bukur”. Dhe tĂ« nesĂ«rmen, njĂ« person nga Portugalia mĂ« tha: “E di qĂ«, nĂ«se kalon play-off-in, ti do tĂ« jesh i vetmi trajner brazilian nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s?”. UnĂ« thashĂ«: “Uau
 dje hoqa 400 kilogramĂ« nga shpatullat dhe tani po mĂ« vĂ« edhe 600 tĂ« tjerĂ«?”. Sigurisht, ndjeva njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« madhe. MegjithatĂ«, e mora me shumĂ« dashuri. NĂ«se ndodh, do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« krenari tĂ« pĂ«rfaqĂ«soj Brazilin, edhe si trajner. Dhe nĂ«se kalojmĂ« play off-in, tĂ« luajmĂ« njĂ« KupĂ« Bote pĂ«r ne Ă«shtĂ« diçka jashtĂ« normales. Aty mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka. Sinqerisht, nuk kam menduar pĂ«r njĂ« pĂ«rballje me Brazilin. Ma kanĂ« pĂ«rmendur, po. NjĂ« brazilian mĂ« tha: “Mund tĂ« ketĂ« pĂ«rballje me Brazilin mĂ« vonĂ«â€. I thashĂ«: “QetĂ«si, rruga Ă«shtĂ« e gjatĂ«. TĂ« ecim 100 metra nga njĂ« herĂ« dhe pastaj shohim çfarĂ« ndodh”.

Silvinjo, na fol pak mĂ« shumĂ« pĂ«r momentin qĂ« po kalon KombĂ«tarja shqiptare dhe futbollistĂ«t qĂ« ka nĂ« skuadĂ«r. Shumica dĂ«rrmuese e lojtarĂ«ve tanĂ« luajnĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«. Kampionati vendas po rritet, strukturat e klubeve po pĂ«rmirĂ«sohen, por ende Ă«shtĂ« nĂ«n nivelin e kombĂ«tares. Vlera jonĂ« kryesore janĂ« lojtarĂ«t. Kur ata largohen dhe shkojnĂ« nĂ« Premier League, Serie A, La Liga, ata pĂ«rmirĂ«sohen shumĂ«. Ata stĂ«rviten me metodologji tĂ« tjera, me trajnerĂ« dhe lojtarĂ« tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«. Ata jo vetĂ«m mĂ«sojnĂ«, por pĂ«rmirĂ«sohen çdo ditĂ«. Kur kĂ«ta lojtarĂ« kthehen nĂ« kombĂ«tare, sjellin me vete jo vetĂ«m cilĂ«si teknike, por edhe taktike, perceptim loje, eksperiencĂ«. NĂ« kĂ«ta tre vite pune, duke folur vetĂ«m pĂ«r periudhĂ«n time, kemi pasur njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m, sidomos nĂ« aspektin taktik dhe strukturor. Skuadra ka mĂ«suar tĂ« mbrohet mĂ« mirĂ«. Kjo tĂ« jep siguri dhe ekuilibĂ«r, dhe tĂ« lejon tĂ« fusĂ«sh nĂ« fushĂ« lojtarĂ« me mĂ« shumĂ« cilĂ«si teknike nĂ« fazĂ«n ofensive. Ne zakonisht luajmĂ« kundĂ«r kundĂ«rshtarĂ«ve mĂ« tĂ« fortĂ« se ne, por po e pĂ«rballojmĂ« mirĂ« kĂ«tĂ« proces. NjĂ« aspekt tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« pĂ«rvoja nĂ« ndeshje tĂ« mĂ«dha: Europiani, pĂ«rballjet me SpanjĂ«n, KroacinĂ« dhe ItalinĂ«. PĂ«r ne ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Mund tĂ« luash 2-2 me KroacinĂ«, tĂ« humbasĂ«sh 1-0 nga “ekipi i dytĂ«â€ i SpanjĂ«s qĂ« pĂ«r mua mund tĂ« luajĂ« finalen e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s dhe tĂ« humbasĂ«sh 2-1 nga Italia. KĂ«to janĂ« pjesĂ« e rritjes sonĂ« dhe ne jemi tĂ« kĂ«naqur deri tani. Puna jonĂ« e brendshme Ă«shtĂ« tĂ« bindim lojtarĂ«t se mund tĂ« jemi gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« organizuar dhe tĂ« nxjerrim maksimumin nga cilĂ«sitĂ« e tyre teknike. Europiani ishte njĂ« pĂ«rvojĂ« e jashtĂ«zakonshme, edhe pse grupi ishte shumĂ« i vĂ«shtirĂ«. Ishte pothuajse njĂ« muaj pa gjumĂ«. Ne pĂ«rfaqĂ«sonim njĂ« vend dhe debutonim kundĂ«r ItalisĂ«. PĂ«r mua ishte diçka shumĂ« emocionale. UnĂ« mbaj mend ItalinĂ« e vitit 1982, Zikon, Sokratesin. TĂ« hyja nĂ« fushĂ« si trajner kundĂ«r ItalisĂ« ishte shumĂ« simbolike. ËshtĂ« njĂ« fanellĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«, me histori tĂ« bukur. MbrojtĂ«m kombĂ«taren dhe vendin. Nuk mund tĂ« hysh dhe tĂ« pĂ«sosh humbje tĂ« rĂ«nda. Ishte shumĂ« stres, por ia vlejti. Ne ndĂ«rtuam njĂ« skuadĂ«r shumĂ« reaktive, tĂ« fortĂ« nĂ« mbrojtje dhe nĂ« kundĂ«rsulm. Broja Ă«shtĂ« lojtari mĂ« i shpejtĂ« qĂ« kemi, por nĂ« atĂ« periudhĂ« ishte i dĂ«mtuar. Ne kemi lojtarĂ« si Bajrami, Rey Manaj, qĂ« kanĂ« cilĂ«si teknike, shpejtĂ«si tĂ« ndĂ«rtuar, jo vetĂ«m hapĂ«sirĂ«. DalĂ«ngadalĂ« po pĂ«rpiqemi tĂ« rrisim cilĂ«sinĂ« nĂ« mesfushĂ« dhe nĂ« mbrojtje pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar lojĂ« mĂ« tĂ« pastĂ«r. KundĂ«r skuadrave mĂ« tĂ« forta ndjehemi mirĂ«, sepse na sulmojnĂ« dhe na japin hapĂ«sira. Por lufta jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mos jetojmĂ« vetĂ«m nga kundĂ«rsulmi. Shembulli i AndorrĂ«s Ă«shtĂ« tipik. ËshtĂ« njĂ« skuadĂ«r qĂ« mbrohet me tĂ« gjithĂ«, e çon çdo ndeshje nĂ« limit. Edhe Anglia ka pasur vĂ«shtirĂ«si kundĂ«r tyre.

Si e sheh Ançelotin nĂ« krye tĂ« Brazilit? Mendoj se Ă«shtĂ« fantastike. NjĂ« nga trajnerĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« dy dekadave tĂ« fundit. Ka punuar nĂ« klubet mĂ« tĂ« mĂ«dha, me lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ«. Kam pirĂ« njĂ« kafe me tĂ«, Ă«shtĂ« shumĂ« inteligjent, shumĂ« i qetĂ« dhe e di shumĂ« mirĂ« ku ndodhet. KombĂ«tarja braziliane Ă«shtĂ« nĂ« duar shumĂ« tĂ« mira. Brazil, ArgjentinĂ«, FrancĂ«, Angli, SpanjĂ«, Portugali
 janĂ« tĂ« gjitha shumĂ« pranĂ« njĂ«ratjetrĂ«s. Nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« e lehtĂ« tĂ« fitosh njĂ« KupĂ« Bote. NĂ«se ne shkojmĂ« atje me ShqipĂ«rinĂ« dhe arrijmĂ« nĂ« finale
 unĂ« jam me ShqipĂ«rinĂ«, sigurisht.

Karriera si trajner? Puna në klub është shumë ndryshe nga kombëtarja. Në klub luan çdo javë, të mërkurë dhe të diel. Te Lyon ishte shumë e shkurtër, nuk jep kohë për analiza të thella. Në kombëtare ke tre vite dhe mund të analizosh vërtet punën. Ne bëjmë vlerësime pas çdo cikli: Euro, Nations League, kualifikime. Mund të monitorosh lojtarë, të ndërtosh gradualisht.

Silvinjo, dua tĂ« flasim pĂ«r stafin tĂ«nd: Doriva dhe Pablo Zabaleta. Si lindi kjo ide? Doriva Ă«shtĂ« njĂ« person i besimit, shumĂ« i qetĂ«. Ai mĂ« sjell ekuilibĂ«r, sepse unĂ« jam shumĂ« intensiv. Kur ai mĂ« thotĂ« “ndalo pak”, Ă«shtĂ« sepse vĂ«rtet jam nĂ« limit. Zabaleta ka profil shumĂ« tĂ« ngjashĂ«m me timin: i detajuar, intensiv, modern. Ai sjell pĂ«rvojĂ« tĂ« freskĂ«t nga fusha. Ne tre krijojmĂ« njĂ« balancĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ«.

Duke qenĂ« se ke punuar me Venger, Guardiola, Mançini, Tite
 nga kush ke marrĂ« mĂ« shumĂ«? MĂ« shumĂ« kam mĂ«suar nga ata me tĂ« cilĂ«t kam punuar çdo ditĂ«, Mançini dhe Tite. Nga Guardiola mora shumĂ« nĂ« menaxhim dhe ide. Nga Venger, kulturĂ« dhe edukatĂ«. Çdo trajner lĂ« diçka.

Si Ă«shtĂ« tĂ« ndash statusin e figurĂ«s mĂ« tĂ« njohur tĂ« ShqipĂ«risĂ« me Dua LipĂ«n? ËshtĂ« mirĂ« sepse unĂ« humbas gjithmonĂ«. Por imagjino çfarĂ« lumturie do t’i japim ShqipĂ«risĂ« nĂ«se shkojmĂ« nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s. Do tĂ« jetĂ« gĂ«zim pĂ«r shumĂ« njerĂ«z.

The post Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Xhodi Skura mohon lidhjen me Krist Dragot/ Thjesht miq në instagram

✇Albeu
By: M C

Xhodi Skura, e eliminuara e parĂ« nga Big Brother VIP Albania 5, ka nxitur dyshime pĂ«r njĂ« lidhje me Krist Dragot gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« “Fan Club”.

Ajo tha se e njeh Kristin si mik në Instagram dhe komplimentoi sytë e tij, por nuk konfirmoi ndonjë romancë.

Ndërkohë, Kristi ka thënë se është në një lidhje me një shqiptare, pa dhënë emra, dhe disa detaje përputhen me Xhodin, por mund të jenë thjesht rastësi.

The post Xhodi Skura mohon lidhjen me Krist Dragot/ Thjesht miq në instagram appeared first on Albeu.com.

Transferim rekord? Futbollisti qĂ« futi nĂ« “sherr” ShqipĂ«rinĂ« dhe KosovĂ«n nuk nxitohet pĂ«r tĂ« ardhmen

✇Albeu
By: M C

Etnik Brruti po bëhet gati për një eksperiencë të re jashtë Kosovës. Aktualisht për javën vetëm disa muaj të mbetur kontratë, ndërsa Malisheva pretendon të përfitojë nga shitja e kartonit.

Për 21-vjeçarin u raportua një kërkesë e bujshme prej 800 mijë eurosh, ndërsa Kluzh ishte i interesuar për shërbimet e tij. Asgjë nuk është e vërtetë dhe nuk do të ketë një transferim të tillë rekord nga Malisheva.

Brruti nuk ka pranuar rinovimin dhe kjo shifër është e ekzagjëruar. Mesfushori ndërkohë vendosi që të largohet nga Kosova U-21, për të përfaqësuar Shqipërinë.

Tashmë është pjesë e ekipit U-21. Te Kombëtarja fitoi ftesën në fillim, por asnjë nuk u llogarit për ndeshje deri tani.

The post Transferim rekord? Futbollisti qĂ« futi nĂ« “sherr” ShqipĂ«rinĂ« dhe KosovĂ«n nuk nxitohet pĂ«r tĂ« ardhmen appeared first on Albeu.com.

Presidenti i SHBA-sĂ« pret nĂ« Florida Netanyahun, paralajmĂ«rimi pĂ«r Iranin: Do ju shkatĂ«rrojmë ! Kryeministri izraelit i thur “lavde” Trump: Jeni fati mĂ« i madh i kĂ«saj bote

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Florida kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu duke e rikthyer dhe njëherë fokusin tek konflikti në Lindjen e Mesme një ditë pas takimit me Volodymyr Zelenskyn.

Ashtu siç ndodhi dhe me Zenelskyn, Trump qëndron i ulur përballë Netanyahut në tryezën e Mar-a-Lago.

Për mediat e teksa në krah i qëndronte Netanyahu, Trump tha se do të shkatërronte Iranin nëse do të kishte një përpjekje prej tyre për tu riarmatosur.

“Kam dĂ«gjuar se Irani po pĂ«rpiqet tĂ« ndĂ«rtohet pĂ«rsĂ«ri, dhe nĂ«se po, do tĂ« na duhet t’i rrĂ«zojmĂ«, do t’i rrĂ«zojmĂ«, do t’i shkatĂ«rrojmĂ« plotĂ«sisht. Por shpresojmĂ« qĂ« kjo tĂ« mos ndodhĂ«. Kam dĂ«gjuar qĂ« Irani dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje. NĂ«se ata duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje, kjo Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e zgjuar. E dini, ata mund tĂ« kishin bĂ«rĂ« njĂ« marrĂ«veshje herĂ«n e fundit, pĂ«rpara se ne tĂ« bĂ«nim njĂ« sulm tĂ« madh ndaj tyre. Mendoj, pĂ«rsĂ«ri, se ata duhet tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Ata duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Por ndonjĂ«herĂ« kjo nuk ndodh”, tha Trump.

Trump gjithashtu u përgjigj dhe për rindërtimin e Gazës të shkatërruar nga bombardimet izraelite. Presidenti i SHBA-së u shpreh se rindërtimi do të fillojë së shpejti.

“Mendoj se do tĂ« fillojĂ« shumĂ« shpejt. ÇfarĂ« rrĂ«muje Ă«shtĂ«. Dhe ka qenĂ« njĂ« rrĂ«mujĂ« pĂ«r shekuj me radhĂ«. Ka qenĂ« njĂ« rrĂ«mujĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«. Duket se Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r kĂ«tĂ«. Por ne do ta rregullojmĂ«. TashmĂ« po fillojmĂ« disa gjĂ«ra. Po bĂ«jmĂ« gjĂ«ra pĂ«r kushtet sanitare dhe tĂ« tjera. Por Gaza Ă«shtĂ« njĂ« vend i vĂ«shtirĂ«, e dini shprehjen – Ă«shtĂ« njĂ« lagje e vĂ«shtirĂ«. ËshtĂ« vĂ«rtet njĂ« lagje e vĂ«shtirĂ«â€, tha Trump.

Nga ana tjetër, Netanyahu foli me superlativa për SHBA-në dhe presidentin Trump duke e cilësuar si fati më i madh i kësaj bote.

“Ne kurrĂ« nuk kemi pasur njĂ« mik nga Presidenti Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. Mendoj se nuk Ă«shtĂ« thjesht fati i madh i Izraelit. Mendoj se Ă«shtĂ« fati i madh i botĂ«s”, tha Netanyahu.

The post Presidenti i SHBA-sĂ« pret nĂ« Florida Netanyahun, paralajmĂ«rimi pĂ«r Iranin: Do ju shkatĂ«rrojmë ! Kryeministri izraelit i thur “lavde” Trump: Jeni fati mĂ« i madh i kĂ«saj bote appeared first on Albeu.com.

Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

✇Albeu
By: M C

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. Një ditë pas zgjedhjeve, me anë të një postimi në platformën X, Kurti falënderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe pa incidente.

Ndër të tjera, Kurti tha se qytetarët e Kosovës i dhanë një mandat të fuqishëm, duke theksuar se është nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e vendit.

“Jemi mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen ndĂ«rkombĂ«tare gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« cilat vazhdojnĂ« tĂ« mbĂ«shtesin pĂ«rparimin demokratik tĂ« KosovĂ«s. E ardhmja e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e begatĂ« dhe e orientuar fuqishĂ«m drejt Bashkimit Evropian,” deklaroi Kurti.

The post Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian appeared first on Albeu.com.

Donald Trump: SHBA godasin një strukturë ngarkimi anijesh me drogë në Venezuelë

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, tha tĂ« hĂ«nĂ«n se Shtetet e Bashkuara kishin “goditur” njĂ« zonĂ« nĂ« VenezuelĂ« ku anijet ngarkohen me drogĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« shĂ«nonte herĂ«n e parĂ« tĂ« njohur qĂ« Shtetet e Bashkuara kanĂ« kryer operacione nĂ« tokĂ« nĂ« VenezuelĂ« qĂ« nga fillimi i njĂ« fushate presioni kundĂ«r qeverisĂ« sĂ« Presidentit Nicolas Maduro.

“Pati njĂ« shpĂ«rthim tĂ« madh nĂ« zonĂ«n e portit ku ata ngarkojnĂ« anijet me drogĂ«â€, tha Trump.

“Ne goditĂ«m tĂ« gjitha anijet dhe tani godasim zonĂ«n Ă«shtĂ« zona e zbatimit. Atje ata zbatojnĂ« dhe kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« aty”, shtoi presidenti amerikan.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili objektiv u godit dhe as cila pjesë e qeverisë amerikane veproi.

I pyetur nĂ«se CIA e kishte kryer sulmin, Trump tha: “Nuk dua ta them kĂ«tĂ«. E di saktĂ«sisht se kush ishte, por nuk dua tĂ« them se kush ishte”.

Trump ka thënë më parë se e ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë.

NĂ« njĂ« emision radiofonik javĂ«n e kaluar, Trump bĂ«ri komente tĂ« paqarta nĂ« lidhje me njĂ« operacion tĂ« dukshĂ«m tĂ« SHBA-sĂ« kundĂ«r njĂ« “strukture tĂ« madhe” nĂ« VenezuelĂ«.

Primazol, një fabrikë kimike në shtetin Zulia që pësoi zjarr në prag të Krishtlindjeve, ka mohuar thashethemet në internet se flakët ishin ato që Trump aludoi në komentet e tij.

Kompania tha gjithashtu se zjarri u shua shpejt dhe ishte nën hetim. Banorët aty pranë, shkruajnë mediat, dëgjuan një shpërthim, panë zjarrin dhe ndjenë erën e klorit. Ministria e komunikimit e Venezuelës, e cila merret me të gjitha kërkesat e shtypit për qeverinë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të hënën.

Administrata e Trump më parë ka lavdëruar suksesin e saj në shkatërrimin e anijeve të dyshuara për trafik droge, dhe Pentagoni ka postuar pamje të disa prej sulmeve të saj në mediat sociale.

Mungesa e përgjigjes nga agjencitë e sigurisë kombëtare të SHBA-së kishte ngritur pyetje nëse incidenti që përmendi Trump ishte kryer fshehurazi. Një operacion i tillë ka të ngjarë të kufizojë aftësinë e zyrtarëve amerikanë për të folur për këtë çështje.

Parlamenti irakian zgjedh presidentin

Parlamenti i ri irakian zgjodhi klerikun sunit Haibat al-Halbousi si kryetar të tij të martën, në seancën e parë gati dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Sipas sistemit të ndarjes së pushtetit në Irak, kryeministri posti më i lartë ekzekutiv, mbahet nga një shiit, kryetari i parlamentit është një sunit dhe presidenti i republikës, një rol kryesisht ceremonial, mbahet nga një kurd.

Pas betimit, 309 nga 329 deputetë të pranishëm votuan për të zgjedhur kryetarin e parlamentit nga tre kandidatë.

Haibat al-Halbousi doli i pari me 208 vota, njoftoi parlamenti.

Parlamenti më pas filloi procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të parë dhe të dytë, njëri prej të cilëve duhet të jetë shiit dhe tjetri kurd.

Haibat al-Halbousi, 45 vjeç, ishte dy herë deputet dhe kryesoi komisionin parlamentar për naftën dhe energjinë gjatë dy mandateve të tij.

Putin: Sulmi ukrainas mund të përmbysë negociatat për paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin, i deklaroi presidentit amerikan Donald Trump se synon të rishikojë pozicionin e tij në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas një sulmi të pretenduar nga Kievi ndaj një prej rezidencave të tij, sipas Kremlinit.

Yuri Ushakov, këshilltar për politikën e jashtme i Putinit, tha se Trump dhe Putin kanë biseduar përsëri sot, pas takimit dje mes presidentit amerikan dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Florida.

Gjatë bisedës telefonike, lideri rus informoi Trumpin se forcat ukrainase supozohet se kanë tentuar të sulmojnë një prej rezidencave të tij presidenciale në rajonin perëndimor të Novgorodit me dhjetëra dronë, një pretendim që u hodh menjëherë poshtë nga Kievi.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha se sulmi dje në mbrëmje nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, me mbrojtjen ajrore ruse që shkatërroi të gjithë dronët.

Ai akuzoi udhëheqjen ukrainase për praktikimin e terrorizmit shtetëror dhe tha se objektivat për sulme hakmarrëse në Ukrainë tashmë ishin identifikuar.

Ushakov tha se Trump ishte tronditur nga rrëfimi i Putinit.

“NĂ« pamje tĂ« terrorizmit shtetĂ«ror tĂ« ushtruar nga Kievi, pala ruse nuk mund tĂ« veprojĂ« ndryshe”, theksoi kĂ«shilltari, duke iu referuar njĂ« ndryshimi tĂ« mundshĂ«m tĂ« pozicionit negociues tĂ« RusisĂ«.

”Putin i theksoi Trumpit se pala ruse dĂ«shiron tĂ« vazhdojĂ« tĂ« punojĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t amerikanĂ« pĂ«r tĂ« gjetur mĂ«nyra pĂ«r tĂ« arritur paqen”, sipas Ushakov.

NdĂ«rkohĂ«, Zelensky hodhi poshtĂ« pretendimet e MoskĂ«s si “gĂ«njeshtra tipike ruse” nĂ« disa postime nĂ« rrjetet sociale.

Ai tha se Kremlini po përdorte sulmin e trilluar si një pretekst për të përgatitur sulme ruse mbi ndërtesat qeveritare në Kiev.

MegjithĂ«se Trump siguroi se njĂ« marrĂ«veshje “mund tĂ« jetĂ« shumĂ« afĂ«r”, takimi i sĂ« dielĂ«s me Zelenskyn pĂ«rfundoi pa asnjĂ« rezultat tĂ« prekshĂ«m.

Sipas Ushakov, Trump gjithashtu informoi Putinin për bisedimet e djeshme me Zelenskyn.

Tepelena e veshur me ngjyrat festive

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Tepelena Ă«shtĂ« veshur me ngjyrat festive kĂ«tĂ« dhjetor, me qytetin tĂ« zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, qĂ« sjellin gĂ«zim pĂ«r banorĂ«t dhe turistĂ«t.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festave, duke shfaqur qytetin të mbushur me ngjyra, drita dhe dekorime të ndryshme që i japin një pamje unike qytetit gjatë sezonit të fundvitit.

“Dhjetori i festave TepelenĂ«â€, shkruan Rama, teksa nĂ« videon e shpĂ«rndarĂ« prej tij shfaqet bredhi i rrethuar nga fĂ«mijĂ« tĂ« veshur me kapuçët e Babagjyshit, duke i dhĂ«nĂ« atmosferĂ«s edhe mĂ« shumĂ« shkĂ«lqim dhe magji.

Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur Tepelenën gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre turistik. Atraksionet janë të shumta si, Vjosa, lumi i fundit i egër i Europës; Kalaja e Ali Pashë Tepelenës; Ujësjellësi i Aliut në Bënçë; Uji i Ftohtë; Kanionet dhe Ujëvara e Nivicës si dhe vende të shenjta si xhami, kisha dhe teqe.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tepelena e veshur me ngjyrat festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌