❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen gjithsej 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në 10 komuna rinumërimi do të bëhet në tërësi, ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohen vetëm 10 për qind e vendvotimeve.

Sipas KQZ-së, vendimi u mor pas raportit të Sekretariatit të KQZ-së (SKQZ), i cili gjatë kontrollit të videoincizimeve nga Qendrat Komunale të Numërimit kishte evidentuar mospërputhje mes votave të numëruara dhe atyre të shënuara në fletëvotime.

Më pas, SKQZ-ja ka kryer verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve në 2 për qind të vendvotimeve, ose 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Kuptohet se deri mĂ« 12 janar janĂ« verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatĂ«ve tĂ« numĂ«ruara nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit nuk pĂ«rputhen me ato tĂ« evidentuara nĂ« fletĂ«votime”, ka njoftuar KQZ-ja.

Në bazë të këtyre gjetjeve, KQZ-ja ka vendosur që rinumërimi i të gjitha vendvotimeve të bëhet në 10 komuna: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërsa në 28 komunat e tjera do të rinumërohen 10 për qind e vendvotimeve. Këto janë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka paralajmëruar se nëse pas rinumërimit konstatohen manipulime me votat e kandidatëve, rastet do të procedohen në organet kompetente dhe do të përfshijnë anëtarët e ekipeve të numërimit.

Rinumërimi do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe nis sot, më 13 janar, në orën 18:00. /Telegrafi/

IKShPK: Uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije



Instituti KombĂ«tar i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s (IKShPK) ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« vlerave tĂ« turbullirĂ«s nĂ« ujin e prodhuar nga fabrika pĂ«r trajtimin e ujit “Badoc”, qytetarĂ«t nuk duhet ta konsumojnĂ« atĂ« deri nĂ« njoftimin e ardhshĂ«m nga autoritetet shĂ«ndetĂ«sore.

Sipas IKShPK-së, rritja e turbullirës mund të ndikojë në cilësinë e ujit dhe për këtë arsye instituti paralajmëron që uji të mos përdoret për pije derisa situata të normalizohet.

“IKShPK, nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me KRU ‘Prishtina’, po e monitoron situatĂ«n me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m dhe po ndĂ«rmerr tĂ« gjitha veprimet e nevojshme pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« qytetarĂ«t tĂ« kenĂ« akses nĂ« ujĂ« tĂ« sigurt pĂ«r konsum,” thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r media.

Instituti thekson se qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rekomandimet zyrtare deri në përmirësimin e cilësisë së ujit.

Autoritetet po vazhdojnë analizat laboratorike dhe do të njoftojnë publikun menjëherë pas normalizimit të situatës. /Telegrafi/


Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë



Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët u vranë gjatë luftës.

Rasti është aprovuar nga shkalla përfundimtare e Gjykatës së Apelit.

Gjatë luftës, Shyhrete Berisha, ishte detyruar që të kërcej nga një kamion i ushtrisë serbe që po barte aro 50 viktimat e familjes Berisha nga Suhareka, si formë e vetme për të shpëtuar.

Nga krejt viktimat në kamion, Shyhrete Berisha kishte shpëtuar së bashku me djalin, Gramosin dhe kushëriren Vjosa. Ajo kishte arritur që të mbes gjallë, të kalojë edhe sfida të tjera me rrezik vdekjeprurës deri në përfundim të luftës.

Por lufta, për Shyhrete Berishës nuk kishte përfunduar.

Ajo kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët të cilët ishin vrarë barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe, e bashkë me të kishte kuptuar se ka humbur edhe shtëpinë

Shyhrete BerishĂ«s i takon gjysma e shtĂ«pisĂ«. KĂ«shtu kishte vendosur nĂ« 2017-tĂ«n Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega nĂ« SuharekĂ«, nĂ« aktgjykimin e saj pĂ«r kĂ«tĂ« çështje.

Dy tĂ« paditurve, Arben e Xhelal BerishĂ«s, u ishte lĂ«nĂ« mundĂ«sia alternative qĂ« Shyhrete BerishĂ«s t’ia paguajnĂ« shumĂ«n prej 130 mijĂ« eurosh, aq sa Ă«shtĂ« vlerĂ«suar pjesa e shtĂ«pisĂ«.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera./GAZETA10/

Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë



NjĂ« pĂ«rleshje fizike mes disa personave tĂ« mitur ka ndodhur sot rreth orĂ«s 12:30, nĂ« rrugĂ«n “Beqir Kastrati” nĂ« GjakovĂ«, ku si pasojĂ« njĂ« person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Sipas saj, i mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Krasniqi shtoi se viktima është intervistuar në prani të prindit, ndërsa njëri nga të dyshuarit është duke u intervistuar nga policia.

“NjĂ«sitĂ« relevante policore kanĂ« reaguar menjĂ«herĂ« ndaj rastit dhe po vazhdojnĂ« me veprime hetimore me qĂ«llim tĂ« zbardhjes sĂ« plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastit”, ka deklaruar ajo.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/

Si u besua fotografia e rreme e “FantazmĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s”? EkspertĂ«t flasin pĂ«r rrezikun e imazheve tĂ« gjeneruara nga AI



Rasti i fundit i “FantazmĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s”, e cila ishte njĂ« fotografi e fabrikuar u shpĂ«rnda gjerĂ«sisht nĂ« rrjete sociale dhe u publikua edhe nga disa media pa verifikim tĂ« fakteve, ka rikthyer nĂ« vĂ«mendje rrezikun qĂ« paraqesin imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale (AI) dhe ndikimin e tyre nĂ« perceptimin e publikut pĂ«r realitetin.

Ky rast, tregoi se sa lehtë një përmbajtje e rreme vizuale mund të merret si e vërtetë dhe të prodhojë dezinformim masiv.

Lidhur me këtë rast, për Telegrafin kanë folur Festim Rizanaj, hulumtues në platformën HIBRID, dhe Kastriot Fetahaj, inxhinier i sigurisë kibernetike dhe zhvillues i softuerit për kompaninë amerikane The Daily Wire, të cilët shpjegojnë pse imazhet e gjeneruara nga AI janë gjithnjë e më bindëse dhe pse publiku shpesh u beson atyre.

Sipas Rizanajt, besueshmëria e fotografive të krijuara nga AI varet shumë nga tema që ato paraqesin.

“Kjo varet nga pĂ«rmbajtja qĂ« publikohet. NĂ«se pĂ«rmbajtja lidhet me tema pĂ«r tĂ« cilat ka shumĂ« informacion vizual nĂ« internet, atĂ«herĂ« mundĂ«sia qĂ« kĂ«to foto tĂ« duken origjinale, reale dhe mĂ« tĂ« besueshme Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e madhe. MegjithatĂ«, ekzistojnĂ« edhe raste kur gjenerohen pĂ«rmbajtje me cilĂ«si tĂ« ulĂ«t, tĂ« njohura si ‘slop AI’,” thotĂ« ai.

Festim Rizanaj nga HIBRID

Edhe Fetahaj thekson se zhvillimi teknologjik e ka bërë dallimin mes reales dhe të rremes gjithnjë e më të vështirë.

“Fotot dhe videot e gjeneruara nga AI mund tĂ« duken shumĂ« tĂ« besueshme, sidomos pĂ«r njĂ« sy tĂ« patrajnuar. Teknologjia ka avancuar ndjeshĂ«m dhe nĂ« shumĂ« raste e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« dallimin mes pĂ«rmbajtjes sĂ« gjeneruar dhe asaj reale, veçanĂ«risht kur imazhet shihen shpejt dhe pa verifikim,” shprehet ai pĂ«r Telegrafin.

NjĂ« nga arsyet pse raste si “Fantazma e PrishtinĂ«s” arrijnĂ« tĂ« bindin njĂ« pjesĂ« tĂ« publikut lidhet me mĂ«nyrĂ«n se si njerĂ«zit e pĂ«rpunojnĂ« informacionin.

Rizanaj shpjegon se “forma e komunikimit pĂ«rmes imazheve Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« sepse nuk kĂ«rkon shumĂ« angazhim tĂ« trurit pĂ«r t’u kuptuar, ndĂ«rsa teksti i shkruar kĂ«rkon pĂ«rqendrim dhe analizĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar faktet qĂ« pĂ«rmban”.

Në të njëjtën linjë, Fetahaj vëren ndikimin e rrjeteve sociale në këtë sjellje.

“Sot Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« trend qĂ« informacioni tĂ« merret mĂ« shumĂ« nga imazhet dhe videot sesa nga artikujt e shkruar. Rrjetet sociale kanĂ« ndikuar shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sjellje, sidomos platformat me pĂ«rmbajtje tĂ« shpejtĂ« si TikTok, ku njerĂ«zit konsumojnĂ« informacion nĂ« pak sekonda dhe rrallĂ« ndalen tĂ« lexojnĂ« burime tĂ« plota”, ka theksuar Fetahaj pĂ«r Telegrafin.

Sa i përket ndikimit në perceptimin e ngjarjeve reale, hulumtuesi nga HIBRID, Festim Rizanaj thekson se besimi i publikut shpesh lidhet me bindjet personale.

“Varet nga rastet. PĂ«r shembull, nĂ« aspektin politik, nĂ«se pĂ«rmbajtja i pĂ«rshtatet bindjeve ose qĂ«ndrimeve tĂ« personit qĂ« e sheh, atĂ«herĂ« mundĂ«sia pĂ«r t’i besuar Ă«shtĂ« mĂ« e madhe. Po ashtu, edhe nĂ« raste tĂ« krizave tĂ« caktuara, kur publikohen imazhe qĂ« lidhen me ngjarjen, besueshmĂ«ria e tyre mund tĂ« rritet,” thotĂ« ai.

Ndërkaq inxhinieri i kibernetikës, Kastriot Fetahaj paralajmëron se pasojat mund të jenë serioze.

“KĂ«to imazhe mund tĂ« shkaktojnĂ« konfuzion dhe tĂ« deformojnĂ« perceptimin e publikut, sepse shumĂ« njerĂ«z nuk e marrin mundin tĂ« lexojnĂ« kontekstin, burimin apo sqarimet. Shpesh, ajo qĂ« shohin e marrin si ‘informacionin e parë’ dhe kanĂ« prirje t’i besojnĂ«, edhe kur Ă«shtĂ« e rreme ose e manipuluar”, ka shtuar Fetahaj.

Të dy ekspertët pajtohen se nevojiten mekanizma rregullues, por qasjet dallojnë. Rizanaj thekson domosdoshmërinë e rregullimit dhe transparencës.

“Po, duhet tĂ« ketĂ« rregullim tĂ« qartĂ« pĂ«r pĂ«rmbajtjet e krijuara nga AI, sidomos nĂ« platformat e mediave sociale, duke kĂ«rkuar qĂ« ato tĂ« identifikohen dhe etiketohen si pĂ«rmbajtje tĂ« gjeneruara nga AI. PĂ«rveç kĂ«saj, Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« ketĂ« edhe edukim pĂ«r publikun, pĂ«r ta njohur dhe kuptuar natyrĂ«n e kĂ«tyre pĂ«rmbajtjeve”, ka deklaruar Rizanaj.

Kastriot Fetahaj

NdĂ«rsa Fetahaj vlerĂ«son se kufizimet ligjore janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u zbatuar nĂ« praktikĂ«.

“Vendosja e kufizimeve ligjore Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, sepse edhe identifikimi i imazheve tĂ« gjeneruara nga AI nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« i lehtĂ« dhe shpesh kĂ«rkon analiza tĂ« detajuara ose mjete tĂ« specializuara,” thotĂ« ai.

Fetahaj ka shtuar se një qasje më efektive mund të jetë ndalimi dhe penalizimi i shpërndarjes mashtruese (kur paraqitet si e vërtetë), si dhe përmirësimi i raportimit dhe heqjes së shpejtë të përmbajtjes nga platformat sociale sapo identifikohet.

Në fund, çështja e përgjegjësisë mbetet kyçe. Rizanaj thekson se përgjegjësinë duhet ta mbajë faqja ose llogaria në mediat sociale që e publikon imazhin duke nënvizuar vështirësinë e identifikimit të autorëve të vërtetë.

“PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, rregullime ligjore dhe mekanizma mbikĂ«qyrĂ«s janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« pĂ«rmbajtjet mashtruese tĂ« jenĂ« tĂ« ndĂ«shkueshme dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur publikun nga dĂ«met qĂ« mund tĂ« shkaktojnĂ«â€, shprehet ai.

Kurse Fetahaj shton se përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajë personi që e shpërndan imazhin duke e paraqitur si të vërtetë, sidomos kur kjo shkakton dëm, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh mes institucioneve të sigurisë dhe platformave sociale.

“Institucionet e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ« duhet tĂ« bashkĂ«punojnĂ« mĂ« ngushtĂ« me platformat e rrjeteve sociale pĂ«r tĂ« ndalur pĂ«rhapjen, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar tĂ« dhĂ«na kur ka raste dĂ«mi, dhe pĂ«r tĂ« mundĂ«suar identifikimin e personave pĂ«rgjegjĂ«s. NĂ« praktikĂ«, kjo nuk po funksionon gjithmonĂ« si duhet, dhe nĂ« shumĂ« raste institucionet kanĂ« qenĂ« tĂ« kufizuara ose joefektive pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete”, u shpreh inxhineri i kibernetikĂ«s.

Rasti i “FantazmĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s” mbetet njĂ« shembull konkret se si mungesa e verifikimit dhe fuqia e imazheve tĂ« rreme mund tĂ« çojnĂ« nĂ« dezinformim, duke nxitur debat pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e mediave, platformave dhe vetĂ« publikut nĂ« epokĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale. /Telegrafi/


Krim i organizuar dhe trafikim narkotikësh - kërkohet paraburgim për të dënuarin para ekstradimit në Shqipëri



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.Th., para pranimit të kërkesës për ekstradim, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar se E.Th. është i dënuar nga gjykata kompetente në Republikën e Shqipërisë për disa vepra të rënda penale.

Prokuroria Speciale bën të ditur se E.Th. është dënuar për veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përfshirë: Trafikimin e narkotikëve, të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Sipas Prokurorisë, masa e paraburgimit është kërkuar me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit deri në përfundimin e procedurave për ekstradim drejt Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/

Lëshonte raporte të rreme mjekësore për para, aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri



Prokuroria Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, ka ngritur aktakuzĂ« nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« MitrovicĂ« ndaj mjekut nga Vushtrria, A.V., pĂ«r veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar nĂ« vazhdim”, nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzĂ«s, i pandehuri dyshohet se gjatĂ« periudhĂ«s 20 korrik 2025 – 28 tetor 2025, nĂ« QendrĂ«n e MjekĂ«sisĂ« Familjare nĂ« Vushtrri, nĂ« cilĂ«sinĂ« e specialistit tĂ« mjekĂ«sisĂ« familjare, ka vepruar me dashje me qĂ«llim tĂ« pĂ«rfitimit material.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se mjeku ka lëshuar raporte mjekësore pa bazë shëndetësore, duke u mundësuar pacientëve përfitime të kundërligjshme.

“I pandehuri ka lĂ«shuar raporte mjekĂ«sore sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« pacientĂ«ve, duke e ditur se personat nĂ« fjalĂ« nuk vuajnĂ« nga sĂ«mundje tĂ« tilla, madje i ka pyetur se çfarĂ« diagnoze t’ua shĂ«nojĂ«, me qĂ«llim qĂ« kĂ«to raporte tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r hapjen e pushimeve mjekĂ«sore nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin e PunĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, A.V. dyshohet se ka përshkruar barna sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutikë dhe më pas ka pranuar përfitime financiare.

“Pas lĂ«shimit tĂ« raporteve mjekĂ«sore, i pandehuri ka pranuar dobi pasurore – para nĂ« shuma qĂ« variojnĂ« nga pesĂ« (5) deri nĂ« pesĂ«dhjetĂ« (50) euro”, thekson Prokuroria.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka propozuar gjykatës që mjeku A.V. të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohet sanksioni penal i paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Plagosja e trefishtë në Deçan, i dyshuari me histori kriminale të mëparshme



Tre persona mbetën të plagosur mbrëmë në një lokal në qendër të Deçanit.

Të plagosurit (një shqiptar dhe dy serb) u dërguan fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dy prej tyre për shkak të lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit janë transferuar në QKUK.

Në mesin e personave të plagosur është avokati Daut Cacaj.

Reagimi i njësiteve policore ishte i shpejtë ku menjëherë arrestuan të dyshuarin lidhur me incidentin.

I dyshuari, Ismet Zukaj është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar.

Telegrafi nga burime mëson se Zukaj është recidivist i veprave penale, dhe se i njëjti ishte dënuar edhe më parë me burgim për një vepër tjetër të plagosjes.

Lidhur me kĂ«tĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« PejĂ«, Shkodran Nikçi tha se Prokurori i Shtetit do t’ia bashkangjes kĂ«rkesĂ«s pĂ«r paraburgim tĂ« gjithĂ« tĂ« kaluarĂ«n kriminale tĂ« tĂ« dyshuarit.

“NĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit, Prokurori i Shtetit do t’ia bashkangjes tĂ« gjithĂ« tĂ« kaluarĂ«n kriminale personit tĂ« dyshuar, si rrethanĂ« qĂ« do tĂ« paraqitet para gjyqtarit tĂ« procedurĂ«s paraprake kur do tĂ« marrĂ« vendimin lidhur me kĂ«rkesĂ«n e prokurorit tĂ« shtetit pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit”, tha Nikçi.

Rasti ndodhi mbrĂ«mĂ« pas mesnate nĂ« njĂ« kafiteri nĂ« rrugĂ«n “Luan Haradinaj” nĂ« Deçan.

Nga hetuesit në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë pistoletë Zoraki 9mm, një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë të kalibrit 9mm dhe tri gëzhoja. /Telegrafi/

LDK mbledh sot Kryesinë në orën 14:00, a do të diskutohet dorëheqja e Abdixhikut?



Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot një takim duke filluar nga ora 14:00.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një mbledhje të Kryesisë së ngushtë, ku do të marrin pjesë nënkryetarët dhe sekretarët e partisë.

Sipas këtyre burimeve, takimi vjen në vazhdën e paralajmërimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për mbajtjen e mbledhjeve të strukturave drejtuese të partisë.

Për momentin nuk dihet agjenda zyrtare e takimit, ndërsa pritet që temat e diskutimit të lidhen me zhvillimet e fundit brenda LDK-së.

Ndonëse është pritur dorëheqje morale nga Abdixhiku si shkak i rezultatit të dobët, kjo nuk është konfirmuar as mohuar nëse pritet të jetë në rend dite në këtë takim dorëheqja e të parit të LDK-së.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që LDK-ja si subjekt politik po organizon mbledhje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. /Telegrafi/

Therje me thikë në një lokal në Klinë



Dy persona raportohet se janë therur me thikë në një lokal në qendër të Klinës.

Sipas mediave lokale të lënduarit thuhet se janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për momentin nuk ka detaje rreth këtij rasti.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për një konfirmim zyrtar të rrethanave dhe gjendjes së të plagosurve, dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Telegrafi/

Plagosja në Deçan, Spitali i Pejës: Një i plagosur po trajtohet tek ne dhe është jashtë rrezikut për jetë



Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë pas mesnate në një lokal në Deçan.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Luan Haradinaj” rreth orĂ«s 00:18, ka njoftuar policia.

Lidhur me këtë Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një njoftim ku ka bërë të ditur të tre të plagosurit janë sjellë mbrëmë për trajtim mjekësor.

“MbrĂ«mĂ«, nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« PejĂ« janĂ« pranuar tre pacientĂ« tĂ« plagosur me armĂ« zjarri.

Pas dhĂ«nies sĂ« ndihmĂ«s sĂ« nevojshme mjekĂ«sore, dy pacientĂ« janĂ« bartur pĂ«r trajtim tĂ« mĂ«tejmĂ« nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s (QKUK)”, thuhet nĂ« njoftimin e Spitalit.

Spitali i Pejës ka shtuar se një pacient po vazhdon trajtimin dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndryshe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se të plagosurit janë një shqiptar dhe dy serb.

I dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tĂ« prokurorit tĂ« shtetit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pёr 48 orĂ«. /Telegrafi/

Maqedonci takon zyrtarë të NATO-s, diskutohet siguria rajonale dhe zhvillimi i FSK-së



Ministri nq detyrĂ« i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot nĂ« takim Komandantin e KomandĂ«s sĂ« Forcave tĂ« PĂ«rbashkĂ«ta Aleate nĂ« Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe Komandantin e misionit tĂ« KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutaß.

Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in.

Ai theksoi përkushtimin institucional për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore.

Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e modernizimit të FSK-së me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe avancimit të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

"Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO", ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/


Dronë të dyshimtë raportojnë qytetarë të Novosellës, hynë nga territori i Serbisë



Dy dronë të dyshimtë që pretendohet se janë parë duke hyrë nga territori i Serbisë brenda territorit të Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar disa komunikime të Qendrës Operative Komunikuese Koordinuese Operative Kufitare, pika kufitare Muqivërc.

Në këto komunikime SPMK Muqivërcë thuhet se rreth orës 20:40 kanë pranuar një informacion nga disa banorë të fshatit Novosellë se rreth orës 19:30- 19:45 kanë vërejtur dy drona duke lëvizur nga Serbia në Kosovë mbi fshatin Novosellë rreth vijës kufitare dhe për më shumë se 20 minuta kanë qëndruar statik në afërsi të stacionit policor të Serbisë në fshatin Breznicë.

E tutje një komunikim tjetër tregon se është kontaktuar edhe KFOR në lidhje me këta dronë dhe nga ta kanë marrë përgjigje se të njëjtit u përkasin atyre.

KALLXO.com ka kërkuar përgjigje edhe nga ana e Policisë së Kosovës për ngjarjen por deri në publikimin e këtij shkrimi të njëjtit nuk kanë ofruar përgjigje.

Të shtëna në një lokal në Prizren, arrestohen dy persona



Një mosmarrëveshjeje verbale mes dy të dyshuarve ka rezultuar me përdorim të armës, ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të lokalit të të dyshuarit tjetër.

Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 23:00.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara nga të shtënat në objekt.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa në veturën e tij janë gjetur dy gëzhoja.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin para e stoli ari



Policia ka njoftuar se nga ora 13:54 deri në 22:00 në Prishtinë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcë, kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas ankuesit, nga brenda janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€ dhe Ă«shtĂ« nĂ« procedurĂ« hetimore. /Telegrafi/

Iu keqësua gjendja shëndetësore, një burrë vdes në spitalin e Prizrenit



Policia ka njoftuar se të hënën rreth orës 14:50, një burr është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janĂ« duke vazhduar. /Telegrafi/

“Fantazma” u raportua nĂ« media,  KMShK kĂ«rkon verifikim dhe kujdes nga pĂ«rmbajtjet e gjeneruar me AI



KĂ«shilli i Mediave tĂ« Shkruara tĂ« KosovĂ«s (KMShK) ka reaguar lidhur me raportimet e publikuara nĂ« disa media pĂ«r njĂ« tĂ« ashtuquajtur “fantazmĂ«â€ qĂ« pretendohet se po shĂ«titet nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e KosovĂ«s, duke i cilĂ«suar ato si tĂ« pasakta dhe jo tĂ« verifikuara.

Sipas KMShK-së, përmbajtjet në fjalë janë të gjeneruara përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe nuk bazohen në fakte reale. Institucioni ka bërë të ditur se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto publikime, të cilat kanë shkaktuar konfuzion dhe shqetësim në opinion.

KMShK u bën thirrje mediave që të tregojnë kujdes të shtuar në raportim dhe të verifikojnë çdo përmbajtje para publikimit, veçanërisht ato që mund të shkaktojnë panik ose dezinformim te publiku.

Në reagimin e tij, Këshilli thekson se raportimet duhet të jenë të sakta, profesionale dhe në përputhje me Kodin e Etikës së Gazetarisë, duke shmangur shpërndarjen e materialeve të pavërtetuara apo të manipuluara nga teknologjitë e reja.

“PĂ«rgjegjĂ«sia mediatike Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r informimin korrekt tĂ« qytetarĂ«ve dhe ruajtjen e besimit tĂ« publikut”, thuhet nĂ« reagimin e KMShK-sĂ«./Telegrafi/

Komuna e Gjakovës hap procesin e aplikimit për familjet e dëmtuara nga vërshimet



Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet që janë prekur nga vërshimet e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale ftohen që të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke specifikuar llojin e dëmit të pësuar.

Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë kërkesën me shkrim, kopjen e letërnjoftimit, foto-dëshmi të dëmeve të shkaktuara si dhe numrin e telefonit për kontakt.

Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 23 janar 2026. Pas përfundimit të afatit, komisioni përkatës do të bëjë vlerësimin e të gjitha rasteve të paraqitura.

Nga Komuna e GjakovĂ«s u bĂ«het thirrje qytetarĂ«ve tĂ« prekur qĂ« t’i pĂ«rmbahen afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« procesi i vlerĂ«simit tĂ« zhvillohet nĂ« kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« sa mĂ« efikase. /Telegrafi/

Peja shënon vitin e parë pa vrasje pas 26 vjetësh



Pas 26 vjetësh, rajoni i Pejës ka shënuar për herë të parë një vit pa asnjë vrasje.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë për media nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, e cila prezantoi rezultatet e punës për vitin 2025.

Ajo theksoi se rajoni i Pejës ka qenë ndër më të ndjeshmit në aspektin e veprave penale të rënda, veçanërisht të vrasjeve, por se përmes një koordinimi të ngushtë institucional është arritur ky rezultat historik.

“Sot kam nderin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« prezantoj faktin se pas 26 vjetĂ«sh nga lufta, viti 2025 evidentohet si viti i vetĂ«m pa asnjĂ« vrasje nĂ« rajonin e PejĂ«s. Ky sukses Ă«shtĂ« rezultat i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, institucionet tjera dhe qytetarĂ«t”, u shpreh ajo.

Vuçetaj e cilësoi vitin 2025 si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton, duke theksuar se siguria e qytetarëve ka qenë prioritet kryesor.

Sipas saj, për 25 vjet në rajonin e Pejës janë shënuar 203 vrasje me gjithsej 227 viktima.

“Kam pasur si prioritet sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, tĂ« pasurisĂ« sĂ« tyre dhe luftimin e veprave penale. Jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se luftimi i kĂ«tyre veprave kĂ«rkon polici aktive, hetime tĂ« shpejta dhe gjykim tĂ« drejtĂ« e tĂ« paanshĂ«m”, tha Vuçetaj.

Sipas kryeprokurores, ky rezultat e rendit Pejën si rajonin më të qetë në vend.

“Viti 2025 Ă«shtĂ« zero vrasje dhe zero viktima. Nga njĂ« rajon me rastet mĂ« tĂ« ndjeshme dhe komplekse, kemi arritur qĂ« Peja tĂ« cilĂ«sohet si rajoni mĂ« i qetĂ« dhe prokuroria e vetme nĂ« sistemin prokurorial pa asnjĂ« rast vrasjeje”, pĂ«rfundoi Vuçetaj.

Në këtë konferencë, Vuçetaj ka treguar se kjo prokurori ka pasur si synim edhe luftimin e korrupsionit.

Ajo ka thënë se Prokuroria e Pejës, ka ngritur aktakuza ndaj dhjetëra zyrtarëve publikë dhe janë arrestuar zyrtarë policorë.

Në vitin 2025, sipas Kryeprokurores Vuçetaj, janë 1766 aktgjykimeve dënuese, që vijnë si rezultat i aktakuzave të bazuara, që i ka ngritur kjo prokurori. /Telegrafi/

​Anulohet seanca pĂ«r rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit tĂ« trupit gjykues



Seanca gjyqĂ«sore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK1), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar” e cila ishte paraparĂ« pĂ«r sot nga ora 09:30 Ă«shtĂ« anuluar.

Kjo pasi kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti është avancuar në Gjykatën e Apelit.

Anulimin e kësaj seance e ka konfirmuar për Kosovapress, zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila tha se për këtë lëndë gjyqësore së shpejti do të caktohet gjyqtari i ri.

“Referuar kĂ«rkesĂ«s tuaj pĂ«r informata, ju njoftojmĂ« se gjykata ka anuluar seancĂ«n e caktuar me datĂ« 12.01.2026 nĂ« çështjen penale kundĂ«r tĂ« pandehurit N.K., pĂ«r shkak tĂ« avancimit tĂ« kryetarit tĂ« trupit gjykues – gjyqtarit Arben Hoti nĂ« GjykatĂ«n e Apelit tĂ« KosovĂ«s. Lidhur me kĂ«tĂ«, lĂ«nda nĂ« fjalĂ« do tĂ« caktohet sĂ« shpejti tek gjyqtari bartĂ«s, pas sĂ« cilĂ«s do tĂ« procedohet me caktimin e seancĂ«s gjyqĂ«sore, pĂ«r çka do tĂ« njoftoheni me kohĂ«â€, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e Gashit pĂ«r KosovaPress.

Sipas aktakuzĂ«s Krasniqi nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryeshefit tĂ« KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e nĂ« vazhdimĂ«si me qĂ«llim qĂ« operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundĂ«sojĂ« tregtimin e energjisĂ« elektrike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin pĂ«r EnergjinĂ« Elektrike dhe Ligjit pĂ«r Rregullatorin e EnergjisĂ« me dashje aprovon blerjet, nĂ«nshkruan kontrata dhe autorizon nĂ«nshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin nĂ« fjalĂ«, ani pse ishte nĂ« dijeni se nuk mund tĂ« tregtohej energji elektrike me kĂ«tĂ« operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRrE).

Në aktakuzë thuhet se, operatorit i ishte mundësuar përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore.

Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3.229.905.00 euro.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzën më 19.08.2024 ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

NdĂ«rsa, ndaj ish-kryeshefit tĂ« KEK-ut, Nagip Krasniqi Prokuroria Speciale mĂ« 30 dhjetor 2024 ngriti edhe aktakuzĂ«n tjetĂ«r pĂ«r “Zbulim tĂ« fshehtĂ«sisĂ« zyrtare”, dhe “KeqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s zyrtare”. /KP/

❌