Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për akuzat e grabitjes dhe trafikut të drogës. I dyshuari u pa duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë midis makinave të parkuara, duke mbajtur dy çelësa, sikur po shqyrtonte me kujdes brendësinë e automjeteve, me qëllim grabitjen e tyre. Kjo sjellje nuk kaloi pa u vënë […]

The post Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy punonjëse të Postës Shqiptare, filiali Vishocicë, Devoll. Dy të rejat, 29 dhe 27 vjeç ka vjedhur nga fondi i postës një shumë prej 22 milionë lekësh të reja.

“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja”, njofton policia.

Nën kërcënimin e thikës vidhte biznese të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme. Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit. Nga verifikimet e mëtejshme […]

The post Nën kërcënimin e thikës vidhte biznese të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Në Komisariatin Nr. 4 u kap një 37-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg për veprën penale “Vjedhja”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj nga dënimi. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit Nr. 6 ndaluan […]

The post Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Jam pronari”/ Mashtroi rojën dhe vodhi makinën, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë duke mashtruar rojën e një parkimi privat. Ngjarja ndodhi në një parking në rrugën “Hajdar Hidri”. I riu me iniciale A. L. u prezantua si pronari i automjetit për të marrë çelësat dhe për t’u larguar. Pas denoncimit nga roja, u bë […]

The post “Jam pronari”/ Mashtroi rojën dhe vodhi makinën, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mjetet e vjedhura në Zvicër e Itali i trafikonin në Shqipëri, procedohen dy të rinj në Tiranë

Dy persona janë proceduar penalisht në Tiranë pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri automjete të vjedhura, me vlerë totale rreth 90 mijë euro. Sipas hetimeve, një automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 mijë euro, i trafikuar nga shtetasi M. S., 36 vjeç, ka rezultuar i vjedhur në Zvicër. Ndërkohë, një automjet tip “Opel”, […]

The post Mjetet e vjedhura në Zvicër e Itali i trafikonin në Shqipëri, procedohen dy të rinj në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Disa kartela bankare u klonuan në një bankomat, BKT garanton rimbursim të plotë për klientët



Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në Shqipëri, ka njoftuar se ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave bankare në një bankomat (ATM).

Sipas njoftimit të bankës, rasti ka prekur një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë sapo është konstatuar problemi.

BKT bën të ditur se të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht për çdo humbje financiare.

Banka thekson se siguria e fondeve dhe e të dhënave të klientëve mbetet prioritet absolut dhe se po vazhdon investimet në sisteme të avancuara të monitorimit dhe parandalimit, me qëllim garantimin e standardeve më të larta të sigurisë.

BKT nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me vendndodhjen e rastit apo kohën kur ka ndodhur mashtrimi, duke theksuar se situata është nën kontroll. /Telegrafi/

Banda e “skifterëve” shqiptarë aksidentohet gjatë ndjekjes nga karabinierët, arrestohet një prej tyre

Mallrat e vjedhura nga disa bastisje në seri më 12 janar në San Giovanni Bianco dhe Moio de’ Calvi janë rikuperuar nga karabinierët, kurse në pranga ra një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” që vepronte në zonën e Bergamos. Rreth orës 19:00, oficerët nga Zogno, si pjesë e operacioneve të tyre […]

The post Banda e “skifterëve” shqiptarë aksidentohet gjatë ndjekjes nga karabinierët, arrestohet një prej tyre appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një 46-vjeçar/ Elbasan, vodhi një banesë për të dytën herë armë gjahu dhe…

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje



Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke zhvilluar hetime lidhur me këtë rast dhe ka publikuar fotografi të personave të dyshuar, me qëllim të sigurimit të informatave që do të ndihmonin në identifikimin e tyre.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personave të dyshuar, të kontaktojnë organet e rendit.

Të gjitha informacionet mund të raportohen përmes numrit emergjent 192 ose në adresën elektronike të Policisë së Kosovës, info@kosovopolice.com.

Policia garanton se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zbardhjen e rasteve penale dhe u bën thirrje të gjithë atyre që posedojnë informacione relevante të kontribuojnë në këtë proces. /Telegrafi/


Kamerat e fqinjëve zbulojnë grabitjen me stilin “ninxha” në Venecia, arrestohen 2 shqiptarët

Kamerat e fqinjëve tradhtojnë “skifterët” shqiptarë që po tentonin grabitjen e radhës në një nga banesat në zonën e Mestre, në Venecia të Italisë. Pikërisht në momentin që kishin shqyer dritaret për të hyrë brenda me stilin “ninxha”, duke marrë bizhuteri dhe sende me vlerë, efektivët janë sinjalizuar dhe ndërhynë me një operacion të befasishëm. […]

The post Kamerat e fqinjëve zbulojnë grabitjen me stilin “ninxha” në Venecia, arrestohen 2 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Nga hajdut xhepash, në ‘skifter’ që grabiste i armatosur me “Glock” në Itali, arrestohet shqiptari/ EMRI

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi jo vetëm është kapur në flagrancë për grabitje si pjesë e një bandë ‘skifterësh’, por iu gjet edhe një armë pistoletë “Glock” e mbushur dhe gati për qitje. I arrestuari është identifikuar si Kristian Caka, 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë. Autoritetet thanë se arma […]

The post Nga hajdut xhepash, në ‘skifter’ që grabiste i armatosur me “Glock” në Itali, arrestohet shqiptari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Ia vjedhin nga vetura 1 mijë euro dhe dokumentet personale, rasti po hetohet në Ferizaj



Një grua (shtetase e huaj) ka njoftuar se nga vetura e saj të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokale, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte 1 mijë euro si dhe dokumente personale.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:00, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se nga vetura e saj të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokali, të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte 1,000 euro para të gatshme, dokumente personale të saj dhe të një famlijareje.Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Një burrë ka vjedhur një dordolec nga jashtë një lokali Angli, ndërsa momenti u filmua nga kamerat e sigurisë



Një burrë ka vjedhur një dordolec nga jashtë një lokali në Longton, Stoke-on-Trent, Angli, ndërsa momenti u filmua nga kamerat e sigurisë.

Pamjet tregojnë se ai e vëren dordolecin prej bore, afrohet me shpejtësi dhe e merr duke u larguar me vrap.

He saw it. He wanted it. He took it. ⛄#dailyexpress #snowman pic.twitter.com/oskp9s2XRc
— Daily Express (@Daily_Express) January 9, 2026

Stafi i lokalit “The Potter” e publikoi videon në rrjetet sociale me humor, duke i bërë thirrje hajdutit ta kthejë “Sammy the Snowman”.

Postimi u shoqërua me reagime dhe shaka të shumta nga ndjekësit.

Ngjarja ndodhi në kohën kur stuhia Goretti solli reshje të dendura bore në rajon. /Telegrafi/

Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe Krujë, pasi akuzohen për grabitje. Në Tiranë është arrestuar 46-vjeçari E.M, pasi sipas policisë, dyshohet se ka kryer vjedhje në 2 muajit e fundit. Dyshohet se ai vodhi pajisje me vlerë 6 mijë euro në një dyqan, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në […]

The post Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari nga Kosova vodhi BMW-M8 në Gjermani dhe e shiti në Shqipëri, gjendet nga policia



Një makinë luksoze e llojit “BMW M8”, e vjedhur në Gjermani, është gjetur në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, ajo dyshohet të jetë trafikuar dhe shitur në Tiranë nga një shtetas shqiptar i Kosovës.

Policia ka proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri.

“Si rezultat i operacionit “Stolen Line”, u sekuestrua një automjet tip “BMW M8”, me vlerë rreth 140,000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Në lidhje me këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i tij në momentin e ndalimit), E. D., 39 vjeç. Për momentin, punohet për kapjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, njofton Policia.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line”, kundër trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit në Shqipëri, ka çuar deri më tani në sekuestrimin e pesë automjeteve.


Sekuestrohet në Vorë makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani

Policia ka sekuestruar 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Blutë kanë proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë, shtetasi E. D., 39 vjeç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim kosovari 42-vjeçar me inicialet F. H., […]

The post Sekuestrohet në Vorë makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit të bluve i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’. Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit blutë sekuestruan, në cilësinë e […]

The post Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌