❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytjet në Durrës/ Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por ngec në ujë

✇Albeu
By: V K

Një automjet i ushtrisë, i cili ndodhej në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndër më të prekurat nga reshjet e shiut, ka ngecur në ujë pas nisjes për të ndihmuar banorët e zonës.

Sipas raportimeve nga ky rajon, makina e ushtrisë ka ngecur në ujë dhe më pas është ndihmuar nga një traktor i banorëve për të dalë sërish në rrugë.

Situata në Katundin e Ri paraqitet si një ndër më të vështirat në Durrës, me shumë banesa të prekura nga uji dhe rrugë të bllokuara.

 

The post Përmbytjet në Durrës/ Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por ngec në ujë appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në vendin tonë/ Presidenti Begaj: Siguria e qytetarëve mbi gjithçka, ndiqni udhëzimet e evakuimit

✇Albeu
By: V K

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.
Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnëme ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës, fton në mënyrë të veçantë banot në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.

“Po ndjek me shqetĂ«sim situatĂ«n e krijuar nga reshjet intensive nĂ« vend. Jam nĂ« komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« pĂ«rmbytjeve.

Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Ftoj në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

NĂ« kĂ«to momente tĂ« vĂ«shtira, jeta e çdo qytetari Ă«shtĂ« mbi gjithçka”, shkruan Begaj.

 

The post Përmbytjet në vendin tonë/ Presidenti Begaj: Siguria e qytetarëve mbi gjithçka, ndiqni udhëzimet e evakuimit appeared first on Albeu.com.

Del nga shtrati lumi Vjosa, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë

✇Albeu
By: V K

Dalja nga shtrati i lumit Vjosë në disa pjesë të tij, ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë.

Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve.

Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave.

The post Del nga shtrati lumi Vjosa, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë appeared first on Albeu.com.

Grabitet supermarketi në Yzberisht, autori kërcënon punonjësen

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Grabitet supermarketi në Yzberisht, autori kërcënon punonjësen appeared first on Albeu.com.

U rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen, 500 personave në Sukth u kërkohet evakuim urgjent

✇Albeu
By: V K

Prefektura e Qarkut Durrës, ka dhënë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Sukth, për shkak të rrezikut të menjëhershëm nga prurjet e shumta të lumit Erzen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 500 persona ndodhen në zona të prekura nga vërshimet dhe jeta e tyre është në rrezik të drejtpërdrejtë.

Autoritetet po kërkojnë nga banorët, që të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës civile dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.

Evakuimi po organizohet nën koordinimin e strukturave të Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat po ofrojnë transport, strehim të përkohshëm dhe asistencë për qytetarët e prekur.

Prefektura u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqe të mundshme nga përmbytjet.

The post U rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen, 500 personave në Sukth u kërkohet evakuim urgjent appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku rishfaqet në publik, inspekton përmbytjet në Novoselë: Do fryjnë erëra të fuqishme
 (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

MesditĂ«n e kĂ«saj tĂ« enjteje,  ministrja e EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s, Belinda Balluku, e cila Ă«shtĂ« nĂ«n hetim nga SPAK dhe organi i akuzĂ«s kĂ«rkon autorizimin nga Kuvendit pĂ«r ta arrestuar, Ă«shtĂ« shfaqur nĂ« zonĂ«n e VlorĂ«s, nĂ« UrĂ«n e Mifolit pĂ«r tĂ« folur si ‘sinoptikane’ pĂ«r parashikimin e motit.

Balluku, mbi të cilën rëndojë disa akuza për abuzime me tenderat në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë bëri paraqitjen e saj publik, duke bërë show, por edhe duke sfiduar drejtësinë.

Belinda Balluku, prej kohësh nuk shfaqet në publik, madje edhe në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve që u mblodh pas kërkesës së Prokurorisë, ajo nuk ishte e pranishme.

Edhe pse publikimi i akuzave zyrtare të SPAK për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarasë, apo abuzimi me të gjitha tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka trazuar opinionin publik dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e saj, por zv.kryeministrja vazhdon të qëndrojë në zyrë, madje sot del publikisht edhe para mediave.

“Sistemi energjetike ka performuar maksimalisht, pavarĂ«sisht kushteve tĂ« vĂ«shtira nuk kemi patur ndĂ«rprerje tĂ« gjata. NdĂ«rprerjet kanĂ« qenĂ« momentale.

Duhet të keni parasysh që në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme. Në zonën e Ultësirës Perëndimore do të shkojë deri në 25 metër për sekondë.

Do jetĂ« njĂ« situatĂ« e shtuar, situata me erĂ«n nĂ« UltĂ«sirĂ«n PerĂ«ndimore. Reshjet e borĂ«s kanĂ« nisur nĂ« veri, juglindje. Temperaturat do tĂ« ulĂ«n sot, por nesĂ«r do tĂ« rriten sĂ«rish. Situata Ă«shtĂ« sfiduese. Na duhet tĂ« jemi tĂ« gjithĂ« ne terren, na duhet bashkĂ«punimi i qytetarĂ«ve. VĂ«mendje maksimale tek energjia”, shprehet Balluku.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku rishfaqet në publik, inspekton përmbytjet në Novoselë: Do fryjnë erëra të fuqishme
 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në vend/ Berisha: Narkoqevria nuk shpall gjenden e fatkeqësisë natyrore, portat e hidrovorit të Porto Romanos nuk funksionojnë, ai i Hamallës ka pompat e djegura

✇Albeu
By: V K

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpĂ«r ndaj situatĂ«s sĂ« pĂ«rmbytjeve nĂ« vend, duke akuzuar qeverinĂ« se nuk po shpall gjendjen e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore, pasi sipas tij, qeveria nuk do t’i kompensojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r humbjet e tyre.

“Narkoqeveria nuk shpalli gjenden e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore qĂ« detyron shtetin tĂ« aktivizoje burimet pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« banoret. Por kjo mosshpallje vjen pĂ«r shkak se nuk duan t’i kompensojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r humbjet e tyre”, tha Berisha nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r gazetarĂ«t.

Ai u ndal edhe tek situata dramatike në Durrës, ku theksoi se ajo që e favorizoi përmbytjen është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Porto Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.

“Hidrovori i Porto Romanos ka disa porta qĂ« nuk i funksionojnĂ«, gjysmat nuk funksionojnĂ«. Kurse hidrovori i HamallĂ«s i ka pompat e djegura. Kanalizimet janĂ« bllokuar dhe nuk janĂ« pastruar”, tha ai.

Berisha: Përmbytjet kanë marr dimensione të reja dramatike në mbarë vendin. Narko qeveria është në narkozë të plotë, jashtë çdo lloj imagjinate, çdo lloj standardi që në kushte ku mijëra banesa, mijëra qytetarë kanë shtëpitë të përmbytura, biznese, jetën të kërcënuar, qeveria, narkoqevria jo vetëm që nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret, por lëshon një tallje cinike që pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi. Fantazi e shfrenuar e një njeriu që po përjeton netë tmerri prej krimeve që i janë bërë evidente.

Durrësi është përmbytur nga reshjet, por ajo që e favorizoi është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Port Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.

I pari ka disa porta që nuk i funksionojnë, gjysmat nuk funksionojnë. Kurse hidrovori i Hamallës i ka pompat e djegura. Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar. Gjithçka e favorizon ujin për të përmbytur shtëpitë e banorëve.

Katastrofë është edhe në Novoselë. I bej thirrje banorëve të evakuohen sa më shpejt, sepse Vjosa është lum me rrezik të lartë me befasinë e prirjeve të tij.

Para kĂ«saj situate, dĂ«noj me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe kĂ«tĂ« indiferencĂ« çnjerĂ«zore, moshpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore, gjendje e cila ka tejkaluar, plotĂ«son nĂ« kĂ«to rrethe tĂ« gjitha kriteret pĂ«r t’u shpallur.

Por kjo mosshpallje vjen pĂ«r shkak se nuk duan t’i kompensojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r humbjet e tyre. Sepse shpallja e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« detyron qeverinĂ« tĂ« kompensojĂ« tĂ« gjitha dĂ«mtimet e krijuara nga fatkeqĂ«sia. KĂ«tu qĂ«ndron fakti qĂ« narko-qeveria dhe Edi Rama sodisin.

The post Përmbytjet në vend/ Berisha: Narkoqevria nuk shpall gjenden e fatkeqësisë natyrore, portat e hidrovorit të Porto Romanos nuk funksionojnë, ai i Hamallës ka pompat e djegura appeared first on Albeu.com.

SituatĂ« alarmante nĂ« DurrĂ«s nga pĂ«rmbytjet! Banesat dhe rrugĂ«t nĂ« Katund tĂ« Ri “pushtohen” nga uji

✇Albeu
By: V K

Situata e reshjeve në vend vijon të jetë e rëndë, teksa zona e Katundit të Ri në Durrës po përballet me përmbytje, që kanë përfshirë edhe banesat e zonës.

Banorët nuk mund të qarkullojnë lehtësisht për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa banesat dhe rrugët janë përfshirë tërësisht duke u përballur me dëme të mëdha.

Situata mbetet e vështirë edhe në zona të tjera të qytetit, teksa sot u regjistrua edhe një viktimë për shkak të përmbytjeve.

 

The post SituatĂ« alarmante nĂ« DurrĂ«s nga pĂ«rmbytjet! Banesat dhe rrugĂ«t nĂ« Katund tĂ« Ri “pushtohen” nga uji appeared first on Albeu.com.

Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, shtetasi Astrit Hysenaj, 54-vjeç, u gjet pa shenja jete, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve, dyshohet se Hysenahj humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Sipas uniformave blu, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Sipas raportimeve, Hysenaj, kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.

“NĂ« vijim tĂ« informacionit tĂ« dhĂ«nĂ« pak mĂ« parĂ«, pĂ«r largimin nga banesa tĂ« shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmĂ« se pas kĂ«rkimeve tĂ« kryera nga shĂ«rbimet e PolicisĂ« dhe nga polumbarĂ«t e Reneas, u gjet trupi i pajetĂ« i 54-vjeçarit, nĂ« njĂ« kanal kullues nĂ« afĂ«rsi tĂ« Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. Ă«shtĂ« marrĂ« nga rrjedha e ujit”,– thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

The post Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vjosa del nga shtrati, urdhër evakuimi për banorët në Fier

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, Emergjencat Civile, në një njoftim zyrtar, kanë bërë me dije se lumi Vjosa ka dale nga shtrati, duke theksuar se duhet të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

Ligjit nr. 45/2019, “PĂ«r Mbrojtjen Civile”
Planit Kombëtar të Emergjencave Civile

Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë *FIER*

Njësisë Administrative *FERRAS*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

Prefektin e Qarkut përkatës

Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë, është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

NĂ« çdo rast, komunikimi dhe kĂ«rkesat pĂ«r ndihmĂ« duhet t’u drejtohen autoriteteve publike nĂ« terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

Fëmijët

TĂ« moshuarit

Personat me aftësi të kufizuara

Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

Mjetet e Bashkisë

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

Policinë e Shtetit

Njësitë e kujdesit shëndetësor

Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

The post Vjosa del nga shtrati, urdhër evakuimi për banorët në Fier appeared first on Albeu.com.

Shkëmbi shkëputet nga mali, pezullohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të Klosit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një gur shkëmbor ka rrëshqitur nga shpati i malit në hyrje të Klosit dhe pritet që nga momenti në moment të përfundojë në rrugën nacionale, e cila lidhet me Rrugën e Arbrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e Bashkisë Klos dhe Policia Rrugore, të cilët kanë vendosur tabelat e sinjalistikës për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve, punonjësit e bashkisë dhe policia nuk do të largohen nga zona deri në momentin që guri të përfundojë në rrugë, pasi masa shkëmbore është shumë e madhe dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

 

The post Shkëmbi shkëputet nga mali, pezullohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të Klosit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve.

Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur.

Trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« transportuar drejt morgut tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit, ku do t’i nĂ«nshtrohet ekspertizĂ«s mjeko-ligjore, me qĂ«llim pĂ«rcaktimin e shkakut tĂ« saktĂ« tĂ« vdekjes.

Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

The post E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kĂ«rkon mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, PS “mbyll” sĂ«rish dyert e Kuvendit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Kuvendi, me urdhĂ«r politik tĂ« Edi RamĂ«s, vazhdon tĂ« mbajĂ« peng mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve. Ndryshe nga sa pĂ«rcakton rregullorja, sipas sĂ« cilĂ«s mbledhja e KĂ«shillit mund tĂ« thirret nga 5 anĂ«tarĂ«, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajĂ« tĂ« kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur tĂ« korruptuarĂ«n Belinda Balluku. DeputetĂ«t e PD e gjejnĂ« derĂ«n e sallĂ«s sĂ« mbledhjes tĂ« mbyllur”, shprehen ata.

The post Partia Demokratike kĂ«rkon mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, PS “mbyll” sĂ«rish dyert e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar

✇Albeu
By: V K

Prej disa ditësh në vendin tonë, reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situata emergjente në disa qarqe të vendit, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, janë angazhuar për të përballuar efektet dhe për të evakuuar banorët e prekur.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike raportohet në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera gjendja është nën monitorim ose pa rrezik të menjëhershëm.

Situata sipas qarqeve:

Shkodër

Fshati Obot ka nivel të ujit mbi rrugën kryesore deri në 60 cm, ndërsa 15 banesa në Vaun e Dejës janë të rrethuara nga uji. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe dhe në bashkinë Fushë-Arrëz ka rrugë të bllokuara, shkarje dherash dhe rënie gurësh.

Lezhë

Rreth 3,000 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Janë evakuuar dy familje, ndërsa rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Në fshatrat Torovicë dhe Tresh ka rrëshqitje dherash, ndërsa po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Droje në Dukagjin.

Vlorë

Niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe Novoselës. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Durrës

Situata është drejt përmirësimit, por rreth 800 banesa dhe objekte ende janë nën ujë. Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe kanali i Tones janë në kuota maksimale. Aktualisht 305 persona janë strehuar në qendra emergjence. Bashkitë Krujë dhe Shijak raportojnë vërshime dhe banesa të prekura nga uji.

Gjirokastër

Rreshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet. Disa zona malore kanë mbetur pa energji elektrike.

Berat dhe Fier

Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore dhe zona urbane si 22 Tetori dhe Goricë janë prekur nga uji. Në Fier, rreth 200 ha tokë bujqësore dhe 27 banesa në disa fshatra janë të përmbytura.

Në qarqe të tjera si Kukës, Tiranë dhe Korçë, lumenjtë janë në nivele të larta dhe disa rrugë të pakalueshme, por pa problematika kritike.

Ministria e Mbrojtjes thote se në total janë angazhuar: rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi; 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

 

The post Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar appeared first on Albeu.com.

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.

The post Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Rruga Shkozet-Shijak e përmbytur, uji nuk tërhiqet/ Vështirësi në qarkullim edhe pse nuk ka reshje (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« enjte, ka pasur probleme serioze nĂ« qarkullim raportohen nĂ« aksin rrugor Shkozet–Shijak, i cili vijon tĂ« jetĂ« i pĂ«rmbytur, duke shkaktuar vĂ«shtirĂ«si pĂ«r drejtuesit e mjeteve dhe kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Pavarësisht se aktualisht nuk ka reshje shiu, uji nuk është tërhequr nga zonat e përmbytura, duke mbajtur të bllokuar këtë segment rrugor.

Automjetet janë të detyruara të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, ndërsa në disa pjesë të rrugës kalimi paraqitet problematik.

 

The post Rruga Shkozet-Shijak e përmbytur, uji nuk tërhiqet/ Vështirësi në qarkullim edhe pse nuk ka reshje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Raportohet gjithashtu për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në borë.

Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit të Qafë-Buallit, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për shmangien e aksidenteve, ndërsa situata vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe ngricave, që e bëjnë lëvizjen gjithnjë e më të vështirë në Rrugën e Arbrit.

Autoritetet kërkojnë nga firma mirëmbajtëse të ndërhyjë urgjentisht me hedhjen e kripës dhe skorieve për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

The post Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal appeared first on Albeu.com.

Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh

✇Albeu
By: V K

Kreu i qeverisë ashpërsoi tonet me drejtësinë në fund të vitit, por kalimi i tij nga retorika për konsum politik te aktet konkrete rrezikon sipas analistëve që ta përballë atë me sanksione ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama, e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale.

NĂ« konferencĂ«n e fundvitit me gazetarĂ«t, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshĂ«s jetĂ«gjatĂ« tĂ« AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndĂ«rsa iu rikthye krahasimit butaforik tĂ« SPAK me ‘Sigurimin’ famĂ«keq tĂ« komunizmit.

Por gjuha e Ramës, është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë.

“QĂ« sot nĂ« ShqipĂ«rinĂ« qĂ« unĂ« jam kryeministĂ«r, tĂ« trajtohen njerĂ«z sikur janĂ« pĂ«rballĂ« Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai nĂ« mĂ«nyrĂ« retorike nĂ« njĂ« nga komentet e shumta mbi punĂ«n e SPAK-ut. “
Po kjo nuk do tĂ« thotĂ« fare qĂ« ’duhet tĂ« hedhim beben bashkĂ« me ujin’
”,- shtoi mĂ« tej ai duke iu referuar drejtĂ«sisĂ«.

Që prej miratimit të reformës në drejtësi një dekadë më parë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dominon agjendën politike të vendit dhe perspektivën e integrimit drejt Bashkimin Europian.

Zbatimi i kësaj reforme, konsiderohet gjithashtu një investim ndërkombëtar për fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me mbështetje të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

VetĂ« Rama e pĂ«rdori reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si si njĂ« ‘trofe’ nĂ« pĂ«rballjet elektorale, duke e portretizuar veten si ‘krijues’ dhe ‘mbrojtĂ«s’ tĂ« saj, ndĂ«rkohĂ« qĂ« njĂ« numĂ«r ministrash dhe zyrtarĂ«sh tĂ« lartĂ« tĂ« qeverisĂ« sĂ« tij u pĂ«rballĂ«n me akuza pĂ«r korrupsion apo shpĂ«rdorim detyre.

Me marrjen në mbrojtje të numrit 2 të qeverisë dhe drejtoreshës së AKSHI, Rama po bën sot atë që kishte premtuar publikisht se nuk do ta bënte asnjëherë.

Por përtej retorikës, testi i vërtetë i raportit të qeverisë me drejtësinë mbetet qëndrimi ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.

Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranĂ« Universitetit tĂ« Birmingham nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar beson se kryeministri bĂ«n retorikĂ« pĂ«r ‘konsum tĂ« brendshĂ«m politik”, pa bĂ«rĂ« sipas tij akte qĂ« çojnĂ« nĂ« sulme konkrete ndaj drejtĂ«sisĂ« sĂ« re.

“NĂ«se kryeministri i ShqipĂ«risĂ« fillon njĂ« sulm frontal apo qoftĂ« edhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ngushtuar hapĂ«sirĂ«n e veprimit tĂ« strukturave tĂ« posaçme, gjykoj se do tĂ« pĂ«rballej me sanksione nga administrata amerikane”, tha Gjeta.

“Sepse pas njĂ« investimi tĂ« madh politik, financiar dhe nĂ« burime njerĂ«zore, SHBA dhe BE nuk do tĂ« lejonin asnjĂ« aktor politik tĂ« vrasĂ« ‘beben e tyre’ nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« kur ka filluar tĂ« ecĂ« shpejt dhe po jep rezultate konkrete kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar”, shtoi ai, duke theksuar se kjo do tĂ« minonte besueshmĂ«rinĂ« e tyre dhe politikĂ«n e stabilizimit dhe ankorimit pĂ«rfundimtar tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE.

Sipas Ermal Hasimes, pedagog i Shkencave Politike, qeveria “Rama” e ka humbur “legjitimimin moral” pĂ«r shkak tĂ« skandaleve tĂ« shumta tĂ« korrupsionit.

“Ajo (qeverisja) mbahet nĂ« kĂ«mbĂ« elektoralisht nga klientelizmi, shfrytĂ«zimi i administratĂ«s dhe aleanca me krimin e organizuar dhe media klienteliste”, tha Hasimja, duke shtuar se ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t e kanĂ« toleruar RamĂ«n si garanci stabiliteti.

Por gjërat sipas tij po ndryshojnë.

Sjellja e pritshme e SHBA-ve, sipas tij, lidhet me strategjinë e re kombëtare që kanë si objektiv madhor luftën kundër drogës dhe vënien në shënjestër të krimit të organizuar shqiptar, si një nga organizatorët kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare.

“KĂ«ta segmente tĂ« krimit kanĂ« sot njĂ« bazĂ« tĂ« sigurtĂ« dhe mbrojtje politike nĂ« ShqipĂ«ri. PikĂ«risht kjo mbrojtje e vendos Rilindjen e RamĂ«s nĂ« konflikt me politikĂ«n amerikane”, thekson ai.

Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, beson se në mënyrë të vijueshme e të qëllimshme, politika shqiptare nga të dy krahët ka punuar për të sabotuar punën e drejtësisë dhe kjo është e ditur për partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë dhe distancimin me qeverisjen.

“Strategjia kryesore ka qenĂ« ajo qĂ« mund tĂ« quhet ‘vrasja e ngadaltë’ e SPAK-ut”, tha Stringa pĂ«r BIRN.

Në këtë kontekst, sipas tij, sjellja e kryeministrit Rama në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit ka bërë që ai të humbë besimin dhe të jetë më i izoluar në raport me aktorët ndërkombëtarë të nivelit të lartë.

“Ai nuk trajtohet mĂ« si partner politik me tĂ« cilin ndĂ«rtohen procese afatgjata, sepse pĂ«r partnerĂ«t Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e qartĂ« se mbĂ«shtetja formale ndaj reformĂ«s ka bashkĂ«jetuar me sabotimin e saj nĂ« prapaskenĂ«â€, sugjeron Stringa.

Në të kundërt, sipas tij, qeveria ka reflektuar tolerancë ndaj krimit të organizuar, mungesë vullneti për hetimin e korrupsionit të lartë dhe tentativa të vazhdueshme për të ndikuar institucionet kyçe të drejtësisë.

Tabloja Ă«shtĂ« pak a shumĂ« e ngjashme dhe nĂ« sytĂ« e Hasimes, i cili sugjeron se, “pas daljes nĂ« shesh tĂ« fakteve tĂ« pakundĂ«rshtueshme tĂ« krimit dhe korrupsionit nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« legjitimojnĂ« RamĂ«n pĂ«rpara opinionit publik tĂ« vendeve tĂ« tyre”.

NdĂ«rkohĂ«, ai vlerĂ«son se kryeministri Rama gjendet sot mes ‘dy zjarresh’.

“Ai nuk heq dot dorĂ« nga aleanca me botĂ«n e errĂ«t qĂ« i siguron vota dhe pushtet, por nuk ka as luksin tĂ« hyjĂ« nĂ« konflikt me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t”, tha Hasimja, duke shtuar se kryeministri Rama gjendet sot pĂ«rpara dy zgjedhjesh; rrĂ«shqitjes drejt izolimit dhe autoritarizmit tĂ« plotĂ« ose heqjes dorĂ« nga gjithçka, duke shpresuar pĂ«r njĂ« “tĂ«rheqje sa mĂ« pak tĂ« dhimbshme”.

E vetmja pjesĂ« e mozaikut qĂ« mungon pĂ«r momentin, shton Hasimja, â€œĂ«shtĂ« njĂ« opozitĂ« e fortĂ« dhe e besueshme nĂ« ShqipĂ«ri”./BIRN

The post Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh appeared first on Albeu.com.

Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë mëngjes, Kolonja është zgjuar e mbuluar nga shtresa e parë e borës për vitin 2026. Pamjet që vijnë nga fshatrat dhe zonat malore të qarkut tregojnë një peizazh të bardhë, të qetë dhe magjik, duke shndërruar rrugët dhe kodrat në një tablo dimërore të mahnitshme.

Reshjet e borës kanë filluar që nga mesnata, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke ngjallur gëzim tek banorët, sidomos tek fëmijët që dalin për të luajtur me dëborën e freskët.

Bora e parë e vitit në Kolonjë shënon fillimin e një dimri të bardhë, ndërsa banorët ndajnë në rrjetet sociale pamjet spektakolare nga natyra e mbuluar nga dëbora, që duket se e ka kthyer Kolonjën në një vend të magjishëm për këtë fillim vitit.

 

The post Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

✇Albeu
By: V K

Pas reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Dibrës, këtë të enjte, kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella.

Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut.

Sipas informacionit të marrë pranë bashkive, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe sigurisë së banorëve.

The post Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

❌