Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alimehmeti në Njësinë 4: Më 24 janar në shesh kundër regjimit, t’i themi boll aferave korruptive

Në takimin e mbajtur në njësinë 4, këtë të martë në Tiranë, Ilir Alimehmeti u shpreh se shqiptarët duhet të dalin në shesh në 24 janar dhe t’i thonë mjaft korrupsionit të kësaj qeverie. Alimehmeti ngriti shqetësimin për situatën në spitale pas mungesës së dritave për disa orë në QSUT, duke denoncuar se që prej […]

The post Alimehmeti në Njësinë 4: Më 24 janar në shesh kundër regjimit, t’i themi boll aferave korruptive appeared first on BoldNews.al.

“Ministria e Shëndetësisë përgjegjëse”, Ikja e dritave në QSUT, Alimehmeti nga Foltorja: Situatë alarmante, abuzim me fondet! Nga tetori, spitali pa kontratë për gjeneratorët

✇Albeu
By: M C

Nga Foltorja e sotme e Partisë Demokratike në Degën e Njësisë 4 në Tiranë, ish-kandidati për deputet Ilir Alimehmeti, denoncoi skandalin e territ nga mungesa e energjisë elektrike mbrëmjen e djeshme, e që preku edhe spitalin e QSUT-së.

Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët shqiptarë të mblidhen në protestën kombëtare të 24 janarit në kryeqytet para Kryeministrisë për të rrëzuar regjimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe që t’i thonë mjaft aferave korruptive.

Ai akuzoi qeverinë për gjendjen në spitale, situatën e të sëmurëve, mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve dhe deri tek mossigurimi i burimeve të energjisë në raste defektesh si ai i djeshmi.

“Mungesa e dritave një situatë që nuk mendohej dot. E papranueshme situata në spital. Pamë video, njerëz të panikosur. Kjo është përgjegjësi e drejtorisë QSUT, dhe sigurisht e Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej tetorit nuk paska kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve”, tha ai.

Alimehmeti ngriti shqetësimin për situatën në spitale pas mungesës së dritave për disa orë në QSUT, duke e quajtur gjendje alarmante dhe që kërkon ndërhyrje emergjente.

“Gjithçka që ndodhi dje, ishte alarmante, a mund të pranojmë dot që në 2026 të themi do Zoti ka drita në spital. U fol për spitale moderne, por këtu bëhet fjalë për drita, përgjegjësi direkte që shkojnë përtej abuzimeve me fondet. Këta nuk e kishin vënë ujin në zjarr. Në 24 janar duhet të jemi në shesh, t’i themi boll më kësaj qeverie”, u shpreh Alimehmeti.

Ish-kandidati ishte sot prezent në Foltoren e radhës që mbajti kreu i PD-së, Sali Berisha, me mbështetësit në zonën e Porcelanit në kryeqytet.

The post “Ministria e Shëndetësisë përgjegjëse”, Ikja e dritave në QSUT, Alimehmeti nga Foltorja: Situatë alarmante, abuzim me fondet! Nga tetori, spitali pa kontratë për gjeneratorët appeared first on Albeu.com.

Alimehmeti: Mungesa e energjisë elektrike në QSUT është krim, jo avari!

Ilir Alimehmeti ka reaguar ashpër pas mungesës së energjisë elektrike gjatë natës në QSUT, duke e cilësuar situatën si neglizhencë mjekësore dhe krim. Sipas tij, sektore kyç si Reanimacioni dhe sallat e operacionit u vunë në rrezik të madh, ndërsa pacientët në gjendje kritike mbetën pa pajisjet jetësore. Alimehmeti akuzon Drejtorinë e QSUT-së dhe Ministrinë […]

The post Alimehmeti: Mungesa e energjisë elektrike në QSUT është krim, jo avari! appeared first on BoldNews.al.

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

suplemente bimore

Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe […]

The post Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online appeared first on Reporter.al.

‘Shteti i kapur nga mafia”/ Alimehmeti: 24 janari një protestë vendimtare për të ardhmen

Partia Demokratikeka vijuar ditën e sotme turin e foltoreve në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u zhvillua një tjetër takim me mbështetës dhe strukturat e partisë. Gjatë këtij takimi, në foltore ka mbajtur fjalën edhe kryetari i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti. Ai deklaroi se në Kombinat […]

The post ‘Shteti i kapur nga mafia”/ Alimehmeti: 24 janari një protestë vendimtare për të ardhmen appeared first on BoldNews.al.

”Shqipëria në një emergjencë kombëtare”, Alimehmeti: Qeveria po na vjedh të ardhmen e fëmijëve, duhet reagim i fortë qytetar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi qeverinë se po drejtohet nga antivlera dhe se po dëmton rëndë të ardhmen e brezave të rinj. Gjatë fjalës së tij në tryezën opozitare, Alimehmeti tha se emergjenca me të cilën përballet vendi nuk lidhet vetëm me fatkeqësitë natyrore apo paaftësinë e shtetit për…

Source

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë rizgjedh kryetar Krenar Alimehmetin

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, ku morën pjesë 45 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 77 delegatë.

Në Asamblenë e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, u shqyrtua jo vetëm raporti i aktivitetit përgjatë vitit 2025, por delegatët miratuan pasqyrat financiare dhe buxhetin e vitit 2026, teksa u njohën me arritjet dhe problematikat e kësaj shoqate përgjatë vitit 2025.

Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Tiranë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i është paraqitur vetëm një kandidaturë për Kryetar, konkretisht kërkesa për rikandidim nga Krenar Alimehmeti, i propozuar nga 11 anëtarë të shoqatës.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me unanimitet të plotë, vendosi të zgjedhë Kryetar të SHRF Tiranë Krenar Alimehmeti me mandat 4 (katër) vjeçar.

Pas rizgjedhjes në krye të SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti i falënderoi anëtarët për besimin e dhënë, duke theksuar se SHRFT do të jetë gjithmonë në mbështetje të zhvillimit të futbollit amator në zonën e Tiranës.

“Ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe besimin që më dhatë. Mendoj që kjo tregon se kemi bërë një punë të mirë të gjithë bashkarisht, ju edhe ne. Duke ju falënderuar juve, gjej rastin të falënderoj edhe stafin, i cili ka qenë shumë i përkushtuar gjatë këtyre viteve. Shpresoj që të gjenden disa formula, metoda të reja për rritjen e cilësisë, përveç masivizimit, pra nuk duhet të rrimë në këto nivele, pasi mundësitë janë për më tepër. Ne gjithmonë do të jemi në mbështetjen tuaj dhe bashkëpunimi me ju ka qenë dhe do të forcohet më shumë. Ju falënderoj shumë dhe shpresoj që të bëhet më e mira”, tha Krenar Alimehmeti.

Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës kanë propozuar si kandidat Armand Duka për postin e Presidentit të FSHF-së, që u votua nga të gjithë anëtarët e shoqatës gjatë punimeve të asamblesë. Ndërsa, si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarët e SHRF Tiranë votuan për Lutfi Nuriu.

U zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFT në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, që janë kryetari i SHRFT, Krenar Alimehmeti, Artan Vangjeli, Gelda Lilo, Arjan Pisha, Oltion Sula dhe Sonila Çekrezi.

Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë iu shtuan edhe dhjetë anëtarë të rinj me të drejta të plota, që janë: Akademia e Futbollit SG Tirana, Holle, Akademia e Futbollit Peza Sport, Pro Talents Tirana, FC Autokton, TR 19 Football Academy, AF Kampionët, Kamza Sport, Dinamo 14 dhe Kamza Juniors. /j.p/

The post Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë rizgjedh kryetar Krenar Alimehmetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, duke theksuar se situata aktuale kërkon reagim të fortë nga qytetarët dhe opozita. Sipas Alimehmetit, korrupsioni, kriminaliteti dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi janë probleme serioze që e bëjnë të patolerueshme vijimin e […]

The post “Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti tregon skenarin e protestës së PD-së: Duhet të ketë një revoltë popullore

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, tha se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Në studion e News24, Alimehmeti ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. “Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për […]

The post Alimehmeti tregon skenarin e protestës së PD-së: Duhet të ketë një revoltë popullore appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti tregon skenarin e protestës nga opozita: Të na bashkohen edhe socialistët

Kreu i Departamentit për Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. ”Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale…

Source

PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin?

Nga Boldnews.al Nëse do rreshtoheshin humbjet ndaj kundërshtarit politik, në zgjedhje qëndrore dhe lokale, por edhe në marrëveshje të nisura bukur dhe bitusura dhunshëm e përbuzshëm edhe me nënqeshje ndërkombëtare, do duheshin disa netë të gjata dimri për të kuptuar minimalisht përsëritjen e së njëjtës histori; që vetë PD-ja është e abonuar me dështimin e […]

The post PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin? appeared first on BoldNews.al.

“Asnjë takim privat s’më impresionon”, Berisha: Ilir Alihmemeti kërkoi takim, ndërsa Salianji…

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga takimet private. Berisha theksoi se “do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve”, duke shtuar se “ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”. Kryedemokrati u shpreh se pas foltores Ilir Alimehmeti i kërkoi takim dhe e priti në […]

The post “Asnjë takim privat s’më impresionon”, Berisha: Ilir Alihmemeti kërkoi takim, ndërsa Salianji… appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji kërkon të marrë drejtimin e PD?! Ilir Alimehmeti zbulon prapaskenat: Sali Berisha më ftoi në zyrë…

Mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. I ftuar në A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare, tregoi se e ka përgazuar Sali Berishën që më në fund kishte…

Source

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. Alimehmeti tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët. Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu […]

The post Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin appeared first on BoldNews.al.

Salianji kërkon karrigen e Berishës? Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar

Ilir Alimehmeti thotë se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar. Për të qëllimi i kësaj lëvizje është të kërkojë organizim të PD-së. ”Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e…

Source

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 […]

The post Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike appeared first on Reporter.al.

Ju do të kandidoni vitin tjetër kundër Berishës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

✇Albeu
By: M C

Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së në vition 2026 kur Berishës i mbaron mandati dhe ai ka shprehur gadishmërinë për të rikandiduar. Alimehmeti u shpreh prerë se nuk do të kandidonte.

Pjesë nga biseda

Rakipi: Vitin tjetër do të ketë zgjedhje në PD, ju do të kandidoni?

Alimehmeti: Unë personalisht, jo.

Rakipi: Kandidat ju, apo si grup, se Uran Butka nuk të vjen më, edhe njëherë, Uran Butka nuk vjen më aty për të kandiduar.

Alimehmeti: Unë ta thashë që në fillim të emisionit, si e perceptoj unë këtë dhe për çfarë qëndroj unë aty. Dhe çfarë qëndroi edhe këtu dhe po e them dhe po e përsëris disa herë derisa të merret përgjigja.

Mërtiri: Përgjigja juaj është, besoj, e qartë është jo dhe nga ky aspekt, unë s’e konceptoj këtë si lëvizje antikryetar.

Rakipi: Po marrja pjesë në zgjedhje si kandidat, nuk është lëvizje antikryetar.

Alimehmeti: Ore kandidatët le të shkojnë.

Rakipi: Ti do vesh?

Alimehmeti: Unë jo, unë nuk i shkoj. Jo si kryetar, pastaj ka ka nivele të ndryshme.

Mërtiri: Nuk është çështje lufte kjo.

Rakipi: Ky kërkon vendin e vet, o vëlla, si kryetar s’vete do ta gjejë. Do vendin e vet që e ka të merituar.

Mërtiri: Nuk do të thotë që ju duhet të jeni anti-berishist, por ju keni ca rezerva ndaj këtij dhe ju jeni për idenë që mund. Pse për një lider tjetër nuk të thotë që je anti-berishizëm, nuk është se të thotë që e urren Berishën apo nuk po them as këtë.

Alimehmeti: Unë jam duke folur shumë qartë.

Mërtiri: A do, a do dalë dikush Berishës përballë? Apo do kandidoj vetëm?

Alimehmeti: Unë do të dal, do e shpreh ambicien dikush, qoftë se e mendon.

Mërtiri: Në qoftë se ke një vizion tjetër, një vizion tjetër. Pse nuk kandidoni për këtë vizion? Për ta përcjellë këtë vizion. Jo, ti personalisht.

Rakipi: Zoti Alimehmeti, Doktori kërkon të kandidojë kush të dojë, të japë platformën, zoti Mërtiri. Doktori do të vejë atje të zgjidhet. Pranon kë të dojë të vijë të kondidojë, kush të dojë, thotë. Zoti Alimehmeti nuk vete.

The post Ju do të kandidoni vitin tjetër kundër Berishës? Ja si përgjigjet Alimehmeti appeared first on Albeu.com.

“Nuk përfaqëson strukturat e partisë”, Alimehmeti komenton deklaratën e Berishës: Synojmë forcimin e PD-së

Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e quajti lëvizjen e tij me Ervin Salianjin “private” dhe “me interesa të dyshimta”. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë […]

The post “Nuk përfaqëson strukturat e partisë”, Alimehmeti komenton deklaratën e Berishës: Synojmë forcimin e PD-së appeared first on BoldNews.al.

Drejtimi i PD/ Rakpi: Doktorin se lëviz topi nga aty? Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent

Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Ervin Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të…

Source

Dy foltore në PD, Alimehmeti: Ky nuk është një aksion kundër kryetarit të partisë apo strukturave

Ervin Salianji ka kërkuar ndryshim, ripërtëritje dhe rizgjim të Partisë Demokratike. Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” si mbështetës i kësaj lëvizjeje, thotë se foltorja aktuale ndryshon plotësisht nga ajo e Sali Berishës që u zhvillua kundër Lulzim Bashës. ”Ky nuk është një aksion kundër kryetarit të partisë apo strukturave, por një përpjekje për bashkim dhe rivitalizim të…

Source

❌