Sporti shqiptar nĂ« 2025: nga Ă«ndrra e KombĂ«tares pĂ«r BotĂ«rorin te Giro dâItalia, njĂ« vit mes suksesesh dhe emocionesh
TIRANĂ, 31 dhjetor /ATSH/ Viti 2025 do tĂ« mbetet njĂ« nga vitet mĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« historinĂ« e sportit shqiptar, njĂ« vit ku rezultatet sportive, organizimi i ngjarjeve madhore dhe emocionet kolektive u ndĂ«rthurĂ«n pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mozaik tĂ« pasur suksesi.
Nga fushat e futbollit te pistat e skive, nga podiumet e peshëngritjes te tapetet e mundjes, Shqipëria jo vetëm që u përfaqësua denjësisht, por në shumë raste shkroi histori.
Kombëtarja e futbollit dhe ëndrra e Botërorit 2026
Momenti mĂ« simbolik i vitit ishte pa dyshim goli i Rei Manajt ndaj SerbisĂ«, qĂ« i dha ShqipĂ«risĂ« njĂ« fitore historike dhe e futi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« garĂ« reale pĂ«r njĂ« vend nĂ« âplay-offâ-in e Kampionatit BotĂ«ror 2026. NjĂ« gol qĂ« u kthye nĂ« simbol shprese, krenarie dhe bashkimi kombĂ«tar, duke ndezur festĂ« nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s, PrishtinĂ«s dhe nĂ« dhjetĂ«ra qytete tĂ« tjera shqiptare.
Kualifikimi në fazën vendimtare të eliminatoreve i dha Kombëtares një status të ri, ndërsa skuadra tregoi pjekuri, karakter dhe besim se ëndrra e Botërorit nuk është më utopi.
Paralelisht, edhe KombĂ«tarja e femrave shkroi historinĂ« e saj, duke arritur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« âplay-offâ-in e Kampionatit Europian dhe duke u ngjitur nĂ« LigĂ«n B tĂ« Nations League, njĂ« arritje qĂ« pasqyron zhvillimin e vazhdueshĂ«m tĂ« futbollit tĂ« femrave nĂ« vend.
Giro dâItalia nĂ« ShqipĂ«ri, njĂ« vitrinĂ« botĂ«rore
NjĂ« nga momentet kulmore tĂ« vitit ishte organizimi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri i etapave tĂ« âGiro dâItaliaâ. Ky event madhor i çiklizmit botĂ«ror e vendosi vendin nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes ndĂ«rkombĂ«tare, duke promovuar jo vetĂ«m sportin, por edhe turizmin dhe imazhin e ShqipĂ«risĂ«. Pamjet nga qytetet shqiptare u transmetuan nĂ« dhjetĂ«ra vende, ndĂ«rsa organizimi u vlerĂ«sua si profesional dhe nĂ« standarde europiane.
Mundja, nga surprizë në fuqi botërore
Viti 2025 shënoi një kthesë historike për mundjen shqiptare. Për herë të parë, Shqipëria u ngjit në podiumet më të rëndësishme botërore falë rezultateve të jashtëzakonshme të sportistëve të saj. Chermen Valiev u shpall kampion Europe dhe fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, duke vendosur emrin e Shqipërisë mes elitës së mundjes së lirë.
Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ishin edhe medaljet e Zelimkhan Abakarov, i cili siguroi tĂ« bronztĂ«n europiane, si dhe triumfi i Islam Dudaev nĂ« turneun prestigjioz âGrand Prixâ nĂ« SpanjĂ«. KĂ«to rezultate e kthyen ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« referencĂ« tĂ« re nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« kĂ«tij sporti.
Atletika, një ringritje e qëndrueshme
Edhe atletika shqiptare pati një vit të suksesshëm. Luiza Gega, kampione e Europës në vitet e mëparshme, vijoi të jetë një pikë referimi duke fituar medalje të arta në 5 mijë metra në Kampionatin Europian të Kategorisë së Tretë. Krahas saj, Franko Burraj dhe David Nikolli u dalluan me medalje në garat europiane, duke dëshmuar se atletika shqiptare po ndërton një brez të ri konkurrues.
Skitë, nga përjashtim në histori suksesi
Sportet dimërore, dikur thuajse inekzistente në panoramën shqiptare, u shndërruan në një nga historitë më frymëzuese të vitit. Lara Colturi, vetëm 19 vjeçe, shkëlqeu në arenën ndërkombëtare duke fituar medalje në Kampionatin Botëror për të Rinj dhe duke u renditur disa herë në podiumet e Kupës së Botës. Renditja e saj mes 10 skiatoreve më të mira në botë përbën një arritje historike për Shqipërinë.
Sukseset u plotĂ«suan edhe nga LojĂ«rat Olimpike Speciale DimĂ«rore âTorino 2025â, ku ShqipĂ«ria fitoi 8 medalje, pĂ«rfshirĂ« dy tĂ« arta nga Elizon Kacanja dhe Stela Salla, duke shĂ«nuar debutimin mĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« vendit nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion.
Peshëngritja, traditë që vazhdon
Peshëngritja konfirmoi edhe një herë se mbetet një nga sportet më të qëndrueshme për Shqipërinë. Krahas emrave të njohur si Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, vëmendjen e morën sportistët e rinj. Enkilejda Carja shkëlqeu me tri medalje ari në Kampionatin Europian për të rinj dhe medalje të tjera në Botëror, ndërsa Ertjan Kofsha u ngjit në podium me medalje argjendi dhe bronzi në garat kontinentale.
Projekti âEkipet sportive nĂ« shkollaâ, investim pĂ«r tĂ« ardhmen
Një nga zhvillimet më domethënëse të viteve të fundit në sportin shqiptar është zbatimi i projektit për krijimin dhe forcimin e ekipeve sportive në shkolla. Ky program ka për qëllim ta kthejë sportin në pjesë të përditshme të jetës shkollore, duke nxitur aktivitetin fizik, frymën e garës dhe disiplinën që në moshë të hershme. Përmes kampionateve ndërshkollore në basketboll dhe volejboll mijëra nxënës në të gjithë vendin janë përfshirë në aktivitete të strukturuara sportive, duke krijuar një bazë të gjerë talentesh për klubet dhe federatat. Projekti po shërben gjithashtu si një mekanizëm edukimi dhe integrimi social, duke promovuar vlerat e fair-play-it, bashkëpunimit dhe respektit. Në afatgjatë, ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të sportit shqiptar duke përfshirë dhe sporte të tjera dhe në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme sportive që nis që në bankat e shkollës.
Një vit që u mbyll me dhimbje
Mes sukseseve sportive, viti 2025 shënoi edhe një humbje të madhe për sportin shqiptar. Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, zërit legjendar të sportit shqiptar, mbylli një epokë të artë të gazetarisë sportive. Për dekada me radhë, ai ishte ura që lidhte emocionet e stadiumit me shtëpitë e shqiptarëve, duke u kthyer në simbol të pasionit dhe profesionalizmit. Trashëgimia e tij mbetet frymëzim për brezat e rinj të gazetarëve dhe sportdashësve.
Një vit që ngriti standardet
Në tërësi, 2025-a ishte një vit që tregoi se sporti shqiptar ka hyrë në një fazë të re pjekurie. Nga sukseset individuale tek organizimet madhore, nga emocionet e Kombëtares te medaljet ndërkombëtare, Shqipëria dëshmoi se ka potencial, talent dhe vizion për të synuar më lart. Një vit që nuk ishte thjesht i suksesshëm, por që vendosi themele të forta për të ardhmen.
/gj.m/r.e/a.f/
The post Sporti shqiptar nĂ« 2025: nga Ă«ndrra e KombĂ«tares pĂ«r BotĂ«rorin te Giro dâItalia, njĂ« vit mes suksesesh dhe emocionesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.