❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – BM dhe NATO forcojnĂ« mbrojtjen e Arktikut, ndĂ«rsa Trump rrit presionin ndaj GroenlandĂ«s

LONDËR, 11 janar /ATSH-DPA/- Britania e Madhe po punon me aleatĂ«t e NATO-s pĂ«r tĂ« forcuar sigurinĂ« nĂ« Arktik, tha sot njĂ« ministĂ«r i kabinetit pas raportimeve se trupat britanike mund tĂ« dĂ«rgohen nĂ« GroenlandĂ«.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka këmbëngulur se dëshiron kontroll mbi Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të pushtuar territorin gjysmë-autonom danez.

Ministrja britanike e Transportit, Heidi Alexander, tha se diskutimet rreth sigurimit tĂ« Veriut tĂ« EpĂ«rm kundĂ«r RusisĂ« dhe KinĂ«s ishin pjesĂ« e “punĂ«s sĂ« zakonshme” tĂ« NATO-s dhe jo njĂ« pĂ«rgjigje ndaj kĂ«rcĂ«nimit ushtarak amerikan.

“Sunday Telegraph” raportoi se shefat ushtarakĂ« po hartojnĂ« plane pĂ«r njĂ« mision tĂ« mundshĂ«m tĂ« NATO-s nĂ« GroenlandĂ«, i cili mund tĂ« pĂ«rfshijĂ« ushtarĂ«, anije luftarake dhe avionĂ« britanikĂ« qĂ« do tĂ« dislokohen nĂ« ishull.

Por Alexander tha se Britania e Madhe ishte dakord me presidentin amerikan, Donald Trump se Rrethi Arktik po bëhej një pjesë gjithnjë e më e kontestuar e botës me ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin dhe Kinës.

“NdĂ«rsa nuk i kemi parĂ« pasojat e tmerrshme nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« botĂ«s qĂ« kemi parĂ« nĂ« UkrainĂ«, Ă«shtĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi me tĂ« gjithĂ« aleatĂ«t tanĂ« tĂ« NATO-s pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« pengesĂ« efektive nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« globit kundĂ«r Putinit.

Trump tha se dëshiron të marrë kontrollin mbi Groenlandën, e cila ka një vendndodhje strategjike dhe burime natyrore.

“NĂ«se nuk e bĂ«jmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e lehtĂ«, do ta bĂ«jmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e vĂ«shtirĂ«â€, tha Trump.

Por ish-ambasadori i BM-së në SHBA, Peter Mandelson, tha se nuk besonte se Trump do të përdorte ushtrinë kundër një aleati të NATO-s.

“Presidenti Trump nuk do tĂ« zbarkojĂ« nĂ« GroenlandĂ«, dhe ta marrĂ« GroenlandĂ«n me forcĂ«â€, tha ai.

“Ajo qĂ« do tĂ« ndodhĂ« Ă«shtĂ« se do tĂ« ketĂ« shumĂ« diskutime, shumĂ« konsultime, shumĂ« negociata dhe nĂ« fund tĂ« ditĂ«s, tĂ« gjithĂ« do tĂ« duhet tĂ« zgjohemi ndaj realitetit se Arktiku ka nevojĂ« tĂ« sigurohet kundĂ«r KinĂ«s dhe RusisĂ«â€, theksoi Mandelson. //a.i/

 

The post FOKUS – BM dhe NATO forcojnĂ« mbrojtjen e Arktikut, ndĂ«rsa Trump rrit presionin ndaj GroenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky akuzon Kremlinin pĂ«r terror tĂ« synuar kundĂ«r popullsisĂ«

KIEV, 11 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për terror të synuar kundër popullit të vendit të tij, pas sulmeve të rënda ajrore gjatë javës së kaluar.

Zelensky postoi sot nĂ« media sociale, se brenda javĂ«s sĂ« kaluar ushtria ruse kishte pĂ«rdorur kundĂ«r UkrainĂ«s rreth 1,100 dronĂ«, 890 bomba tĂ« drejtuara dhe 50 raketa dhe raketa kruz, pĂ«rfshirĂ« raketĂ«n balistike me rreze tĂ« mesme veprimi “Oreshnik”.

“ArmĂ«t u lĂ«shuan nĂ« objektiva qĂ« nuk kanĂ« rĂ«ndĂ«si ushtarake, objekte energjie dhe ndĂ«rtesa banimi”, tha Zelensky.

“Moska ka pritur qĂ«llimisht qĂ« moti i ftohtĂ« ta bĂ«nte jetĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r ukrainasit e zakonshĂ«m”, shtoi ai.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« terror i qĂ«llimshĂ«m dhe cinik rus kundĂ«r popullit ukrainas”, shkroi ai.

Zelensky i ilustroi fjalĂ«t e tij me klipe videosh – ku tregoheshin mbetjetet e dronĂ«ve ndaj objekteve civile nĂ« Kiev dhe zonĂ«n pĂ«rreth, si dhe nĂ« rajonet e Kharkivit, Khersonit, Dnipropetrovskut, Donetskut, OdesĂ«s, Zaporizhias dhe Chernihivit.

Imazhet nga qyteti perĂ«ndimor ukrainas i Lvivit, ku goditi raketa “Oreshnik”, nuk u shfaqĂ«n.

Kremlini e portretizon bombardimin e vazhdueshëm të Ukrainës si sulme kundër objektivave ushtarake, edhe pse shkatërrimi i centraleve prek popullsinë civile.

Kohët e fundit, Moska ka ngritur akuza për terror kundër Kievit, duke pretenduar se Ukraina dyshohet se ka nisur një sulm me dron në njërën nga rezidencat e presidentit rus Vladimir Putin.

“Zelensky i ka mohuar fuqimisht kĂ«to pretendime ndĂ«rsa shĂ«rbimi i inteligjencĂ«s sĂ« jashtme amerikane, CIA, arriti nĂ« pĂ«rfundimin se Ukraina nuk e kishte nĂ« shĂ«njestĂ«r Putinin ose njĂ« nga rezidencat e tij”, sipas raporteve tĂ« medias amerikane.

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi luftën kundër Ukrainës gati katër vjet më parë. //a.i/

The post KIEV – Zelensky akuzon Kremlinin pĂ«r terror tĂ« synuar kundĂ«r popullsisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Andrea Bocelli do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

ROMË, 11 janar /ATSH-DPA/- Tenori i njohur italian, Andrea Bocelli do tĂ« performojĂ« nĂ« ceremoninĂ« e hapjes sĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore nĂ« Milano/Cortina d’Ampezzo, muajin e ardhshĂ«m, 20 vjet pasi kĂ«ndoi nĂ« ceremoninĂ« e mbylljes sĂ« LojĂ«rave Olimpike tĂ« Torinos nĂ« vitin 2006.

Organizatorët olimpikë e quajtën Bocelli, një nga zërat më të njohur në skenën artistike ndërkombëtare dhe një simbol të përsosmërisë italiane në të gjithë botën.

Ceremonia e hapjes Ă«shtĂ« planifikuar mĂ« 6 shkurt nĂ« stadiumin “San Siro” tĂ« Milanos.

Artistë të tjerë të konfirmuar janë ylli amerikan, Maria Carey dhe këngëtarja italiane, Laura Pausini.

“Bocelli do tĂ« shprehĂ« sĂ«rish shpirtin e LojĂ«rave pĂ«rmes trashĂ«gimisĂ« muzikore tĂ« ItalisĂ«, tĂ« njohur botĂ«risht”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Andrea Bocelli, 67 vjeç, ka performujar disa herĂ« nĂ« ngjarje sportive. PĂ«rveç ceremonisĂ« mbyllĂ«se nĂ« Torino, ai ka performuar nĂ« hapjen e turneut tĂ« futbollit “Euro 2020”, nĂ« njĂ« finale tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve dhe nĂ« shortin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s, muajin e kaluar nĂ« Uashington.

Lojërat Milano/Cortina do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt dhe do të pasohen në mars nga Lojërat Paralimpike. //a.i/

The post Andrea Bocelli do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bob Weir, themeluesi i “Grateful Dead” vdes nĂ« moshĂ«n 78-vjeçare

LONDËR, 11 janar /ATSH-DPA/- AnĂ«tari themelues i grupit “Grateful Dead”, Bob Weir ka vdekur nĂ« moshĂ«n 78-vjeçare.

Sipas një deklarate në Instagram-in e kitaristit dhe këngëtarit, Weir vdiq nga probleme të mushkërive pasi së fundmi kishte luftuar dhe mposhtur kancerin.

“Me trishtim tĂ« thellĂ« ndajmĂ« lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« Bobby Weir,” thuhej nĂ« deklaratĂ«.

“PĂ«r mĂ« shumĂ« se 60 vjet ishte kitaristi, vokalisti dhe anĂ«tari themelues i “Grateful Dead” Bobby do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjithmonĂ« njĂ« forcĂ« udhĂ«heqĂ«se, arti unik i tĂ« cilit riformĂ«soi muzikĂ«n amerikane”, sipas deklaratĂ«s.

Weir iu bashkua grupit “Grateful Dead”, tĂ« njohur fillimisht si “Warlocks”, nĂ« San Francisko nĂ« vitin 1965 kur ai ishte vetĂ«m 17 vjeç.

Ai Ă«shtĂ« nderuar si fitues i çmimit “Kennedy Centre Honors”, me njĂ« çmim “Grammy Lifetime Achievement” dhe si anĂ«tar i “Rock & Roll Hall of Fame”.

“Grateful Dead” u bĂ«nĂ« tĂ« njohur pĂ«r bashkimin e zhanreve – duke pĂ«rfshirĂ« rock, xhaz dhe folk, tĂ« cilat kontribuan nĂ« gjeneratĂ«n kundĂ«rkulturore tĂ« viteve 1960 – me kĂ«ngĂ«t “Uncle John’s Band”, “Casey Jones” dhe “Touch Of Grey”.

NĂ« qershor tĂ« vitit tĂ« kaluar, Weir performoi nĂ« koncertin e tij tĂ« parĂ« nĂ« LondĂ«r nĂ« mĂ« shumĂ« se dy dekada, nĂ« Royal Albert Hall, sĂ« bashku me orkestrĂ«n “Royal Philharmonic Concert Orchestra” dhe grupin e tij, “Wolf Bros”. //a.i/

The post Bob Weir, themeluesi i “Grateful Dead” vdes nĂ« moshĂ«n 78-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Stuhia e dĂ«borĂ«s shkakton kaos nĂ« EvropĂ«, ndĂ«rpritet transporti hekurudhor dhe ajror

AMSTERDAM, 11 janar /ATSH/- Stuhia nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n po shkakton ende anulime tĂ« transportit hekurudhor dhe ajror nĂ« HolandĂ«, pezullim tĂ« trafikut tĂ« mallrave nĂ« FrancĂ« dhe trageteve nĂ« Greqi, ndĂ«rsa njĂ« paralajmĂ«rim i verdhĂ« pĂ«r borĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqi nĂ« BritaninĂ« e Madhe, si dhe rrezik pĂ«r shira tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m, erĂ«ra tĂ« forta dhe pĂ«rmbytje, sipas “NL Times”.

Në aeroportin Schiphol të Amsterdamit sot, katër fluturime hyrëse u anuluan dhe katër të tjere u vonuan, një situatë shumë më e mirë krahasuar me qindra fluturime të anuluara në ditët e mëparshme.

Transporti hekurudhor në Holandë është prekur gjithashtu, me vonesa të raportuara në disa linja, ndërsa shërbimet midis Maastricht dhe LiÚge janë pezulluar deri nesër në mbrëmje.

Sipas parashikimeve sot në Holandë pritet të bjerë borë, fillimisht në provincat veriore, qendrore dhe lindore, përpara se të shndërrohet gradualisht në shi.

Që prej ditës së djeshme, rreth 700 shoferë kamionësh kanë mbetur të bllokuar në autostradën qe lidhet me Francën verilindore, pasi reshjet e dëborës që goditën pjesën lindore të vendit.

Mbrëmë, vetëm borëpastrueset ishin në funksion në këtë autostradë, dhe automjetet e Kryqit të Kuq mbërritën me furnizime ushqimore për të ndihmuar shoferët e kamionëve gjatë natës.

“Tragetet pĂ«r nĂ« Greqi rifilluan gradualisht shĂ«rbimin sot, pasi erĂ«rat e forta u lehtĂ«suan mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« lejuar nisjet”, thanĂ« autoritetet greke, duke theksuar se pĂ«rmirĂ«simi i kushteve pritej tĂ« ishte jetĂ«shkurtĂ«r.

“Shumica e linjave tĂ« trageteve filluan tĂ« operonin normalisht qĂ« nga mĂ«ngjesi i sotĂ«m, me shumicĂ«n e tyre qĂ« u nisen nga porti i Pireut”, raporton “Kathimerini”.

Zyrtarët dhe operatorët e trageteve u kërkuan pasagjerëve të kontrollonin oraret përpara se të udhëtonin, duke vënë në dukje se kompanitë ende mund të anulonin disa itinerare për shkak të kushteve të motit që ndryshojnë me shpejtësi.

Priten reshje dëbore në zonat malore dhe veriore, dhe disa rajone me lartësi më të ulët në Greqinë veriore janë të kërcënuara, dhe parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturës, veçanërisht në veri të vendit. //a.i/

The post FOKUS – Stuhia e dĂ«borĂ«s shkakton kaos nĂ« EvropĂ«, ndĂ«rpritet transporti hekurudhor dhe ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani kĂ«rcĂ«non me kundĂ«rsulm ndaj Izraelit dhe bazave amerikane

TEHERAN/UASHINGTON, 11 janar /ATSH-DPA/- Irani ka kërcënuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kundërsulme në rast të një sulmi amerikan në mbështetje të lëvizjes protestuese mbarëkombëtare kundër udhëheqjes autoritare të shtetit.

“Çdo sulm amerikan do tĂ« çonte nĂ« sulme ndaj Izraelit dhe bazave ushtarake rajonale amerikane si objektiva legjitime”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si parlamentar iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf pĂ«r transmetuesin arab “Al Araby”, sipas njĂ« postimi sot nĂ« X.

Presidenti amerikan Donald Trump, pak më parë i kishte siguruar pjesëmarrësit në protestat masive që po zhvillohen në Iran për mbështetjen e tij.

“Irani po shikon LIRINË, ndoshta si kurrĂ« mĂ« parĂ«â€, tha Trump.

“SHBA-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ndihmojĂ«!!!”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij “Truth Social”.

Duke cituar zyrtarĂ« amerikanĂ«, “New York Times” raportoi se Trump ishte informuar ditĂ«t e fundit mbi opsionet e reja pĂ«r sulme ushtarake nĂ« Iran.

“Trump po shqyrton pĂ«rmbushjen e kĂ«rcĂ«nimit tĂ« tij pĂ«r tĂ« sulmuar vendin pĂ«r shkak tĂ« shtypjes sĂ« protestave”, raportoi gazeta.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me qendër në SHBA, numri i personave të vrarë në protestat masive që kanë vazhduar prej dy javësh është rritur në 116, ndërsa më shumë se 2 600 persona të tjerë janë arrestuar.

PavarĂ«sisht njĂ« ndĂ«rprerjeje pothuajse tĂ« plotĂ« tĂ« internetit, tani nĂ« ditĂ«n e katĂ«rt sipas monitoruesit tĂ« internetit “NetBlocks”, HRANA tha se ka pasur demonstrata nĂ« 185 qytete nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Reza Pahlavi, djali i monarkut që u rrëzua në Revolucionin Islamik të vitit 1979 dhe i cili është në mërgim në SHBA, bëri thirrje për greva mbarëkombëtare në Iran dhe protesta të reja sot në orën 18:00 pasdite për të pushtuar sheshet qendrore në qytete. //a.i/

The post TEHERAN – Irani kĂ«rcĂ«non me kundĂ«rsulm ndaj Izraelit dhe bazave amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli pĂ«rgatitet pĂ«r operacione tĂ« reja ushtarake nĂ« Gaza

TEL AVIV, 11 janar /ATSH/- Forcat MbrojtĂ«se tĂ« Izraelit (IDF) po pĂ«rgatiten tĂ« nisin operacione tĂ« reja intensive ushtarake nĂ« Rripin e GazĂ«s nĂ« mars, me fokus kryesor, Qytetin e GazĂ«s, sipas “The Times of Israel”.

QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« vija e armĂ«pushimit e njohur si “Vija e VerdhĂ«â€ tĂ« shtyhet mĂ« tej nĂ« perĂ«ndim, drejt bregdetit, duke zgjeruar kontrollin territorial tĂ« Izraelit nĂ« enklavĂ«.

NjĂ« zyrtar izraelit dhe njĂ« diplomat arab tha se operacioni nuk mund tĂ« zhvillohej pa mbĂ«shtetjen e SHBA-sĂ« dhe konkretisht pa njĂ« “dritĂ« jeshile” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

SHBA-ja po vazhdon përpjekjet për të mbajtur në fuqi armëpushimin e arritur në tetor 2025 për të kaluar në fazën e tij të dytë, e cila përfshin çarmatimin e Hamasit.

Nga ana e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu, gjatë një takimi me presidentin Trump muajin e kaluar, u zotua se do të bashkëpunonte në avancimin e armëpushimit, ndërsa theksoi se çarmatimi i Hamasit nuk do të kishte sukses.

Për këtë arsye, ai ka urdhëruar IDF-në të përgatitet për një plan rezervë në rast dështimi.

“MĂ« shumĂ« se 400 palestinezĂ« janĂ« vrarĂ« qĂ« nga fillimi i armĂ«pushimit”, sipas autoriteteve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« Gaza, kryesisht nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« shkeljeve tĂ« dyshuara nga Hamasi.

Faza e dytë e planit të Trump, e cila përfshin çarmatimin, tërheqjen e mëtejshme të Izraelit dhe rindërtimin ndërkombëtar, po përballet me pengesa të mëdha.

Netanyahu dhe zyrtarët izraelitë kanë shprehur skepticizëm në lidhje me dorëzimin e armëve nga Hamasi.

Ndërsa Hamasi këmbëngul se çarmatimi mund të ndodhë vetëm brenda kornizës së një shteti palestinez. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli pĂ«rgatitet pĂ«r operacione tĂ« reja ushtarake nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizjet e syve mund të relaksojnë qafën dhe sistemin nervor

TIRANË, 11 janar /ATSH/- LĂ«vizjet e syve mund tĂ« relaksojnĂ« qafĂ«n dhe sistemin nervor. Jo nĂ« mĂ«nyrĂ« metaforike. Anatomikisht, sytĂ« tuaj nuk janĂ« tĂ« ndarĂ« nga trupi juaj, sipas National Institutes of Health (NIH).

Ato janë të lidhura drejtpërdrejt me muskujt e qafës dhe sistemin nervor autonom.

Neuroanatomia tregon se muskujt e syrit ndajnë rrugë refleksesh me shtyllën kurrizore të qafës përmes reflekseve vestibulo-okulare dhe cerviko-okulare.

Kur sytë tuaj lëvizin, sinjalet udhëtojnë në trungun e trurit, e njëjta qendër kontrolli që rregullon tonin e muskujve, qëndrimin dhe përgjigjet ndaj stresit.

Kjo është arsyeja pse lëvizjet e ngadalta dhe të kontrolluara të syve mund të:

  • zvogĂ«lojnĂ« tensionin e muskujve tĂ« qafĂ«s
  • qetĂ«sojnĂ« sinjalizimin tepĂ«r aktiv (lufto ose ik)
  • pĂ«rmirĂ«sojnĂ« koordinimin kokĂ«-qafĂ«
  • ulin stresin dhe ankthin e perceptuar

Kjo është arsyeja pse fizioterapistët dhe neurologët përdorin ushtrime okulomotore për të trajtuar dhimbjen e qafës, marramendjen dhe çrregullimin e sistemit nervor.

Sistemi juaj nervor nuk dëgjon vetëm frymëmarrjen dhe posturën. Ai dëgjon edhe shikimin.

Shumë pacientë që përjetojnë probleme me shikimin ose vështirësi në fokusim, vënë re se qafa e tyre ndihet gjithashtu e tensionuar.

Kjo lidhje nuk Ă«shtĂ« e rastĂ«sishme. ËshtĂ« rezultat i mĂ«nyrĂ«s se si truri koordinon lĂ«vizjen e syve dhe qafĂ«s pĂ«r tĂ« mbajtur shikimin tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Kur sytë kanë vështirësi të fiksojnë me saktësi një objektiv, muskujt e qafës shpesh kontraktohen për të ndihmuar në stabilizimin e kokës dhe fushës vizuale.

Ky reagim njihet si shkëputje cervikale e ndërmjetësuar neurologjikisht dhe shpesh shihet tek njerëzit me dismetri okulare.

Dismetria okulare

Dismetria okulare ndodh kur sytë nuk fokusohen te objektivi por e tejkalojnë atë. Këto lëvizje të parregullta të syve mund ta bëjnë të vështirë mbajtjen e një pamjeje të qartë ose të qëndrueshme të një objekti.

Meqenëse sistemi ynë vizual punon ngushtë me muskujt e qafës dhe pjesës së sipërme të trupit, çdo shqetësim në lëvizjen e syve mund të krijojë tendosje shtesë ndërsa trupi përpiqet të balancojë.

Kjo mund të çojë në tension të vazhdueshëm të qafës, lodhje ose edhe marrje mendsh.

Lidhja sy-qafë

Refleksi cerviko-okular (REQ) është mekanizmi që koordinon lëvizjet e syve dhe qafës për të stabilizuar shikimin.

Kur sistemi okular përpiqet të ruajë fokusin, ky refleks rekruton muskujt e qafës për ndihmë. Si rezultat, tensioni grumbullohet në rajonin cervikal.

Përveç kësaj, trungu i trurit përmban rrjete që lidhin shtigjet e lëvizjes së syve me neuronet motorike të qafës.

Këto shtigje të përbashkëta nënkuptojnë se mosfunksionimi në muskujt e syrit mund të ndikojë drejtpërdrejt në tonin dhe aktivitetin e muskujve të qafës. //a.i/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Lëvizjet e syve mund të relaksojnë qafën dhe sistemin nervor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kafshët shtëpiake rol thelbësor në mirëqenien emocionale dhe psikologjike

TIRANË, 11 janar /ATSH/- KafshĂ«t shtĂ«piake kanĂ« qenĂ« prej kohĂ«sh shoqĂ«ruese tĂ« çmuara pĂ«r individĂ« dhe familje tĂ« panumĂ«rta, duke ofruar mĂ« shumĂ« sesa thjesht shoqĂ«ri dhe argĂ«tim, sipas National Institutes of Health (NIH).

Vitet e fundit, një numër gjithnjë e në rritje studimesh kanë nënvizuar rolin e rëndësishëm që luajnë kafshët shtëpiake në mbështetjen e shëndetit mendor.

Nga përmirësimi i humorit deri te nxitja e lidhjeve shoqërore, kafshët shtëpiake ofrojnë një mori përfitimesh që mund të përmirësojnë mirëqenien emocionale dhe psikologjike.

Si ndihmojnë kafshët shtëpiake me shëndetin mendor?

Kafshët shtëpiake luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor duke rritur çlirimin e hormoneve të lumturisë si serotonina, prolaktina dhe oksitocina.

Këta neurotransmetues mund të lehtësojnë ndjenjat e depresionit dhe stresit, duke krijuar një ndjenjë mirëqenieje tek pronarët e tyre.

Kur merren me kafshët shtëpiake, individët shpesh përjetojnë një reduktim të dukshëm të vetmisë dhe një rritje të kënaqësisë nga jeta, duke ofruar një ndjenjë qëllimi që është e dobishme në luftimin e simptomave depresive.

Roli i kafshëve në reduktimin e vetmisë

Shoqëria e kafshëve shtëpiake ndihmon ndjeshëm në reduktimin e izolimit social.

Studimet tregojnë se rreth 80% e pronarëve të kafshëve shtëpiake raportojnë kafshët e tyre shtëpiake si ngushëllues gjatë kohërave të vetmuara.

Kafshët shtëpiake mund të shërbejnë si zëvendësues për miqësitë njerëzore, veçanërisht për njerëzit me rrjete të kufizuara shoqërore.

Duke ofruar dashuri të pakushtëzuar, kafshët shtëpiake mund të zbusin ndjenjën e vetmisë që shpesh shoqërojnë shqetësimet e shëndetit mendor.

Nxitja e aktivitetit fizik për mirëqenie mendore

Rutina e përditshme e përfshirë në kujdesin për kafshët shtëpiake shpesh promovon aktivitetin fizik, i cili është thelbësor për shëndetin mendor.

Pronarët e qenve, për shembull, janë më të prirur të angazhohen në ushtrime në natyrë si ecja ose vrapimi, duke kontribuar ndjeshëm në mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Ky aktivitet fizik i shtuar jo vetëm që përmirëson shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu rrit rezistencën emocionale duke nxitur lirimin e endorfinës gjatë ushtrimeve.

Rolet terapeutike të kafshëve

Rolet terapeutike të kafshëve, veçanërisht përmes programeve të strukturuara, shfrytëzojnë ndikimin qetësues të kafshëve shtëpiake për të ndihmuar individët të përballen me sfidat e shëndetit mendor.

Kafshët e terapisë kanë dokumentuar sukses në mjediset klinike, duke ofruar ngushëllim për individët që përballen me stresin, ankthin dhe depresionin.

Kjo qasje terapeutike pasqyron një njohje të gjatë të përfitimeve të ndërveprimeve me kafshët, siç dëshmohet nga terapia e ndihmuar nga kafshët që nga shekulli XVIII.

Prania e tyre mund tĂ« shkĂ«pusĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive vĂ«mendjen nga faktorĂ«t qĂ« shkaktojnĂ« stres dhe t’i ndihmojĂ« individĂ«t tĂ« menaxhojnĂ« shĂ«ndetin e tyre mendor dhe tĂ« jenĂ« rezistentĂ«. //a.i/

The post Kafshët shtëpiake rol thelbësor në mirëqenien emocionale dhe psikologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Itzae, një nga vetëm katër pumat albino që po magjepsin botën!

TIRANË, 11 janar /ATSH/ – Itzae, Ă«shtĂ« njĂ« nga vetĂ«m katĂ«r pumat albino tĂ« regjistruara ndonjĂ«herĂ«, qĂ« po magjepsin zemrat nĂ« tĂ« gjithĂ« globin!

E lindur nĂ« njĂ« kopsht zoologjik tĂ« NikaraguasĂ«, albinizmi i saj i rrallĂ« – i gjetur vetĂ«m tek katĂ«r puma  – i jep tipare tĂ« mrekullueshme rozĂ« dhe njĂ« qime delikate, tĂ« ndjeshme ndaj diellit.

Itzae është një këlysh i rrallë pume i bardhë borë, pamja e të cilit e dallon menjëherë.

E lindur me albinizëm, ajo ka lesh të zbehtë, sy blu të çelët dhe hundë e veshë rozë, tipare që e bëjnë atë tepër të pazakontë midis maceve të mëdha.

Ndërsa vëllezërit e motrat e saj mbajnë tonet dhe shenjat tipike më të errëta të pumave, ngjyra delikate e Itzae e bën atë të duket pothuajse joreale.

Për shkak të gjendjes së saj, ajo kërkon kujdes të veçantë, duke përfshirë mbrojtjen nga rrezet e forta të diellit që mund të dëmtojnë lëkurën dhe sytë e saj të ndjeshëm.

Ekzistenca e saj është një kujtesë e habitshme se sa e paparashikueshme dhe e jashtëzakonshme mund të jetë natyra, dhe pse kafshë të rralla si Itzae vazhdojnë të magjepsin njerëzit në mbarë botën.

Ndryshe nga pumat e zakonshme me ngjyrë bezhë dhe me njolla, Itzae është një mrekulli e gjallë, një kujtesë marramendëse se natyra ende mban mrekulli të mahnitshme dhe të papritura.

Një shembull jashtëzakonisht i rrallë i albinizmit tek macet e mëdha, Itzae është një nga vetëm katër pumat albino të regjistruara ndonjëherë.

Albinizmi është një gjendje gjenetike e karakterizuar nga mungesa e melaninës, që rezulton në lesh të bardhë ose të zbehtë dhe sy me ngjyrë të çelët.

Kjo gjendje është e rrallë në popullatat e egra, veçanërisht midis grabitqarëve kryesorë si pumat, për shkak të sfidave të mbijetesës, duke përfshirë kamuflazhin dhe ndjeshmërinë ndaj dritës së diellit.

Vëzhgimi i pumave albino u ofron shkencëtarëve njohuri mbi gjenetikën, përshtatjen dhe fiziologjinë e kafshëve.

Gjithashtu rrit ndërgjegjësimin për ruajtjen e natyrës, pasi këta individë janë më të prekshëm në habitatet natyrore.

Pamja e rrallë mbresëlënëse e Itzae, e bëjnë atë një shembull të dukshëm të diversitetit gjenetik brenda popullatave të pumave.

Rastet e tilla nxjerrin në pah si bukurinë ashtu edhe brishtësinë e jetës së egër unike. //a.i/

 

The post Itzae, një nga vetëm katër pumat albino që po magjepsin botën! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cece, macja që jeton brenda mureve të tempullit të lashtë egjiptian

TIRANË, 11 janar /ATSH/- NĂ« Tempullin e DenderĂ«s, pranĂ« Luksorit, nĂ« Egjipt, njĂ« mace e vogĂ«l me emrin Cece, endet nĂ«pĂ«r vendin arkeologjik, duke u bĂ«rĂ« njĂ« atraksion mĂ« vete pĂ«r turistĂ«t dhe vizitorĂ«t!

Cece, tashme njihet si maskota popullore në Tempullin e Denderës në Egjipt.

Ajo është e famshme në mediet sociale, dhe shumë postime të shpërndara, tregojnë macen duke lëvizur midis kolonave të gdhendura të tempullit, duke rrëshqitur në qoshet e qeta të kompleksit apo duke pushuar pranë mureve prej guri ndërsa turnetë me guidë vazhdojnë rreth saj.

Cece jeton midis kolonave mijëravjeçare, duke ofruar një pamje të jetës së përditshme në një vend arkeologjik të shenjtë për perëndeshën Hathor dhe duke evokuar nderimin e egjiptianëve të lashtë për macet dhe perëndeshën mace Bastet.

Kush është Cece?

Cece, është një mace banuese në Tempullin e Denderës, pranë Luksorit, Egjipt.

Ajo është bërë një figurë e dashur për turistët dhe vizitorët, duke ndarë jetën e saj të përditshme në tempullin me një histori miliona vjeçare.

Tempulli i Denderës dhe i maceve

Dendera ishte një qendër e rëndësishme kulti, e dedikuar kryesisht perëndeshës Hathor, shpesh e lidhur me macet.

Egjipti i lashtë i nderonte macet si krijesa të shenjta, të mbrojtura nga perëndesha Bastet, mbrojtëse e shtëpisë, pjellorisë dhe amësisë, e përshkruar si një grua me kokën e një maceje.

Pse është Cece kaq e veçantë?

Prania e Ceces krijon një kontrast magjepsës midis madhështisë së rrënojave të lashta dhe thjeshtësisë së jetës së përditshme.

Fotot dhe videot nĂ« mediet sociale tregojnĂ« macen – e cila shfaqet e rehatuar midis kolonave tĂ« gdhendura, duke pushuar ose duke vĂ«zhguar vizitorĂ«t, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« atraksion mĂ« vete.

Një lidhje historike

Njohja e Ceces me tempullin është një kujtesë se macet ishin një pjesë integrale e jetës egjiptiane, si në tempuj ashtu edhe në shtëpi, të mbrojtura me ligj dhe një simbol i fatit të mirë. //a.i/

The post Cece, macja që jeton brenda mureve të tempullit të lashtë egjiptian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Rusia kĂ«rkon tĂ« shkatĂ«rrojĂ« qytetet e UkrainĂ«s

KIEV, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se kërkon të shkatërrojë qytetet e Ukrainës përmes sulmeve të saj të pamëshirshme ajrore.

“RusĂ«t po shfrytĂ«zojnĂ« motin – valĂ«n e tĂ« ftohtit – dhe po pĂ«rpiqen tĂ« godasin sa mĂ« shumĂ« nga objektet tona energjetike”, tha sot Zelensky.

Kohët e fundit, Rusia sulmoi kryeqytetin Kiev, Dnipron, Zaporizhian, Krivyi Rih dhe Odesën.

“Taktika kryesore e RusisĂ« Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« shkatĂ«rrojĂ« plotĂ«sisht qytetet”, tha Zelensky.

Ai kërkoi që të gjitha administratat e qytetit të ishin të përgatitura dhe të mbronin qytetarët e tyre.

“NĂ« qytetet nĂ«n sulm, furnizimet me energji elektrike, ujĂ« dhe ngrohje kanĂ« dĂ«shtuar. Sulmet treguan se MoskĂ«s nuk i intereson diplomacia dhe pĂ«rpjekjet paqĂ«sore tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, tha Zelensky.

“PĂ«rdorimi i raketĂ«s me rreze tĂ« mesme veprimi “Oreshnik” nĂ« UkrainĂ«n perĂ«ndimore, nĂ« kufirin e jashtĂ«m tĂ« BE-sĂ« dhe NATO-s, ishte njĂ« sfidĂ« po aq e madhe pĂ«r VarshavĂ«n, Bukureshtin, Budapestin dhe shumĂ« kryeqytete tĂ« tjera”, shtoi ai.

Dje nĂ« mbrĂ«mje, ushtria ruse lĂ«shoi raketĂ«n “Oreshnik” me kapacitet bĂ«rthamor nĂ« njĂ« objektiv nĂ« rajonin e Lvivit.

Kjo është hera e dytë që forcat ruse përdorin këtë armë, e cila ka një rreze veprimi që mund të arrijë Evropën Perëndimore, në luftën e Ukrainës. //a.i/

The post KIEV – Zelensky: Rusia kĂ«rkon tĂ« shkatĂ«rrojĂ« qytetet e UkrainĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – UdhĂ«heqĂ«sit e BM-sĂ«, GjermanisĂ« dhe FrancĂ«s dĂ«nojnĂ« vrasjen e protestuesve iranianĂ«

LONDËR, 9 janar /ATSH-DPA/- UdhĂ«heqĂ«sit e BritanisĂ« sĂ« Madhe, GjermanisĂ« dhe FrancĂ«s kanĂ« dĂ«nuar vrasjen e protestuesve nĂ« Iran dhe i kanĂ« kĂ«rkuar Teheranit tĂ« ushtrojĂ« vetĂ«pĂ«rmbajtje mes shtypjes sĂ« demonstratave kundĂ«r regjimit.

Të paktën 62 persona raportohet të jenë vrarë dhe 2 300 të tjerë janë arrestuar gjatë javëve të protestave të nxitura fillimisht nga ekonomia e dobët të vendit.

Udhëheqësit e Iranit kanë mbyllur gjithashtu aksesin në internet dhe thirrjet telefonike ndërkombëtare në përgjigje të protestave.

Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ishin thellësisht të shqetësuar për raportet e dhunës nga forcat iraniane të sigurisë dhe dënuan fuqimisht vrasjen e protestuesve.

“Autoritetet iraniane kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur popullsinĂ« e tyre dhe duhet tĂ« lejojnĂ« lirinĂ« e shprehjes dhe protestat paqĂ«sore pa frikĂ«n e hakmarrjes”, thanĂ« udhĂ«heqĂ«sit.

“Ne i nxisim autoritetet iraniane tĂ« ushtrojnĂ« vetĂ«pĂ«rmbajtje nga dhuna dhe tĂ« mbĂ«shtesin tĂ« drejtat themelore tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« Iranit”, sipas deklaratĂ«s.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor dhe janë shndërruar në sfidën më të rëndësishme ndaj regjimit për disa vite.

Demonstratat kanë ripërtërirë gjithashtu konfrontimin midis Iranit dhe SHBA-së, ndersa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se Teherani do ta paguante shtrenjtë nëse autoritetet vrisnin protestuesit. //a.i/

The post FOKUS – UdhĂ«heqĂ«sit e BM-sĂ«, GjermanisĂ« dhe FrancĂ«s dĂ«nojnĂ« vrasjen e protestuesve iranianĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZVICËR – ProkurorĂ«t urdhĂ«rojnĂ« arrestimin e pronarit tĂ« barit nĂ« resortin Crans-Montana

ZVICËR, 9 janar /ATSH-DPA/-  ProkurorĂ«t zviceranĂ« kanĂ« kĂ«rkuar paraburgim pĂ«r pronarin e barit tĂ« resortit tĂ« skive Crans-Montana – ku 40 persona vdiqĂ«n pĂ«r shkak tĂ« njĂ« zjarri gjatĂ« festĂ«s sĂ« Vitit tĂ« Ri, duke pĂ«rmendur rrezikun qĂ« ai tĂ« mund tĂ« arratisej.

“Bazuar nĂ« deklaratat e tij, historikun e tij tĂ« mĂ«parshĂ«m tĂ« punĂ«s dhe situatĂ«n e tij personale nĂ« ZvicĂ«r dhe jashtĂ« vendit, zyra e prokurorit e konsideroi rrezikun e arratisjes si konkret”, tha zyra e prokurorit nĂ« Valais.

“BashkĂ«shortja e pronarit, e cila gjithashtu drejtonte lokalin, nuk konsiderohet si rrezik pĂ«r arratisje dhe nuk do tĂ« vendoset nĂ« paraburgim”, thanĂ« prokurorĂ«t.

Zjarri shpĂ«rtheu nĂ« orĂ«t e para tĂ« 1 janarit nĂ« barin “Le Constellation” nĂ« qytetin e Crans-Montana. PĂ«rveç viktimave, gati 120 persona u plagosĂ«n, shumica prej tyre rĂ«ndĂ«.

Hetuesit besojnë se katastrofa u shkaktua nga një fishekzjarr i bashkangjitur në një shishe që i vuri flakën tavanit. //a.i/

The post ZVICËR – ProkurorĂ«t urdhĂ«rojnĂ« arrestimin e pronarit tĂ« barit nĂ« resortin Crans-Montana appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Kallas: Masat e ashpra nĂ« Iran tregojnĂ« njĂ« regjim qĂ« ka frikĂ« nga populli i vet

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/- Masat e ashpra të udhëheqjes iraniane ndaj protestuesve ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Populli iranian po lufton pĂ«r tĂ« ardhmen e tij. Duke injoruar kĂ«rkesat e tyre tĂ« ligjshme, regjimi tregon fytyrĂ«n e tij tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, shkroi Kallas nĂ« X.

“Çdo dhunĂ« kundĂ«r demonstruesve paqĂ«sorĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme. Mbyllja e internetit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shtypen me dhunĂ« protestat, ekspozon njĂ« regjim qĂ« ka frikĂ« nga populli i vet”, tha ajo.

Kallas akuzoi forcat e sigurisë se kanë përdorur taktika joproporcionale dhe të rënda kundër demonstruesve.

Protestat për përkeqësimin e kushteve ekonomike shpërthyen më 28 dhjetor në Teheran dhe u përhapën shpejt në pjesë të tjera të vendit. //a.i/

The post BRUKSEL – Kallas: Masat e ashpra nĂ« Iran tregojnĂ« njĂ« regjim qĂ« ka frikĂ« nga populli i vet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Mbi 50 protestues tĂ« vrarĂ« nĂ« mbarĂ« vendin

TEHERAN, 9 janar /ATSH-DPA/- Sipas aktivistëve, 51 demonstrues janë vrarë në gati dy javë protesta mbarëkombëtare në Iran.

“Qindra njerĂ«z tĂ« tjerĂ« raportohet se janĂ« plagosur nĂ« pĂ«rleshjet me forcat e sigurisĂ«â€, sipas organizatĂ«s “Iran Human Rights” (IHRNGO), me qendĂ«r nĂ« Oslo.

Organizata po heton gjithashtu raportet për dhjetëra demonstrues të vrarë në qytetet kryesore të Teheranit, Mashhadit dhe Hamadanit, të cilat ende nuk janë përfshirë në shifrat aktuale.

“Rreziku i njĂ« pĂ«rshkallĂ«zimi tĂ« dhunĂ«s dhe vrasjeve masive tĂ« demonstruesve pas mbylljes sĂ« internetit Ă«shtĂ« shumĂ« serioz”, paralajmĂ«roi drejtori i organizatĂ«s, Mahmood Amiry-Moghaddam.

Dje në mbrëmje, Irani përjetoi demonstratat më të mëdha që nga fillimi i valës aktuale të protestave.

Këto protesta shpërthyen në fund të vitit të kaluar, të shkaktuara nga një tronditje në kursin e këmbimit valutor.

Në përgjigje të protestave dje në mbrëmje, autoritetet pezulluan aksesin në internet.

Burime të pakonfirmuara kane raportuar shumë njerëz të vrarë pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. //a.i/

The post IRAN – Mbi 50 protestues tĂ« vrarĂ« nĂ« mbarĂ« vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOGOTA – Petro: ËshtĂ« i mundur një operacion ushtarak amerikan kundĂ«r KolumbisĂ«

BOGOTA, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha se kishte frikĂ« nga njĂ« veprim i mundshĂ«m ushtarak amerikan kundĂ«r vendit tĂ« tij – pas njĂ« bisede telefonike me presidentin e SHBA-se, Donald Trump, mes tensioneve midis BogotĂ«s dhe Uashingtonit.

NĂ« njĂ« intervistĂ« per gazetĂ«n “El PaĂ­s”, Petro tha se presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump i kishte thĂ«nĂ« gjatĂ« njĂ« bisede telefonike se po mendonte tĂ« ndĂ«rmerrte operacione tĂ« kĂ«qija nĂ« Kolumbi.

Udhëheqësi i krahut të majtë tha se mesazhi i sugjeronte se përgatitjet për një veprim ushtarak ishin tashmë në proces, megjithëse nuk e dinte se çfarë veprimi specifik mund të ishte planifikuar.

“Treguesi ishte se ata tashmĂ« po pĂ«rgatiten pĂ«r diçka, njĂ« operacion ushtarak”, tha Petro.

Petro tha se ngjarjet në Venezuelë e kishin bërë të shqetësohej se ai vetë do të prekej personalisht.

Kur u pyet nĂ«se kishte frikĂ« se mos vuante njĂ« fat tĂ« ngjashĂ«m me atĂ« tĂ« udhĂ«heqĂ«sit venezuelian NicolĂĄs Maduro, i cili u arrestua nga ushtarĂ«t amerikanĂ« dhe u dĂ«rgua nĂ« SHBA, Petro u pĂ«rgjigj: “Pa dyshim”.

Megjithatë, pas një bisede telefonike njëorëshe të mërkurën me Trump, situata është qetësuar për momentin.

Gjatë bisedës, Petro tha se ishte në gjendje të shpjegonte qëndrimet e tij, veçanërisht në luftën kundër drogës. Pas telefonatës, Trump njoftoi një takim në Shtëpinë e Bardhë, pa specifikuar një datë.

Trump e ka paralajmĂ«ruar mĂ« herĂ«t KolumbinĂ« – pas veprimeve ushtarake nĂ« VenezuelĂ«.

Duke folur me gazetarĂ«t menjĂ«herĂ« pas operacionit kundĂ«r Maduros, Trump e pĂ«rshkroi KolumbinĂ« si “shumĂ« tĂ« sĂ«murĂ«â€ dhe tha se drejtohej nga njĂ« “njeri i sĂ«murĂ« qĂ« i pĂ«lqen tĂ« prodhojĂ« kokainĂ« dhe ta shesĂ« atĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Kolumbia, një fqinj i Venezuelës, konsiderohet një qendër e madhe prodhimi për kokainën. //a.i/

The post BOGOTA – Petro: ËshtĂ« i mundur një operacion ushtarak amerikan kundĂ«r KolumbisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Pse Trump ia ka vĂ«nĂ« syrin GroenlandĂ«s?

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, e ka dyfishuar qĂ«llimin e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n, duke shqyrtuar mundĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit te forcĂ«s nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme. ÇfarĂ« fshihet pas kĂ«tij veprimi, i cili mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« duke i larguar aleatĂ«t mĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« Uashingtonit?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshkallëzuar retorikën e tyre mbi Groenlandën ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh tek aleatët e tyre evropianë, me bisedime që tani do të zhvillohen midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve danezë javën e ardhshme.

Groenlanda, e cila i përket Mbretërisë së Danimarkës, por ka një status kryesisht autonom, ka qenë në shënjestrën e Trump që nga mandati i tij i parë në detyrë.

Megjithatë, marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Groenlandës daton shumë më herët.

Vendndodhja e Groenlandës është shumë strategjike, duke u shtrirë në rrugën më të shkurtër për raketat midis Rusisë dhe SHBA-së. Prandaj, është një pjesë thelbësore e mburojës anti-raketore të SHBA-së.

Në vitin 1941, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja negocioi një marrëveshje për të ndërtuar dhe operuar baza ushtarake në Groenlandë, koloninë e atëhershme të Danimarkës në Arktik, për aq kohë sa do të zgjaste konflikti, në një përpjekje për të mbrojtur kontinentin amerikan.

Ambasadori i Danimarkës në Uashington, negocioi në mënyrë të pavarur marrëveshjen me SHBA-në për të mbrojtur Groenlandën, e cila është gjeografikisht pjesë e Amerikës së Veriut dhe shtrihet në Hemisferën Perëndimore.

NĂ« fund tĂ« luftĂ«s, SHBA-ja kishte 15 baza ushtarake nĂ« GroenlandĂ«. Sot mbetet vetĂ«m njĂ«, baza ajrore “Pituffik” nĂ« bregdetin veriperĂ«ndimor.

QĂ« nga viti 1951, njĂ« marrĂ«veshje daneze me SHBA-nĂ« – e rishikuar nĂ« vitin 2004 – i jep ushtrisĂ« amerikane praktikisht liri veprimi nĂ« territorin e GroenlandĂ«s, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« informon DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n paraprakisht pĂ«r planet e saj.

Trump ka argumentuar se Danimarka ka dështuar në garantimin e sigurisë se Groenlandës, e cila mbulon një sipërfaqe prej 2,2 milionë kilometra katrorë ose rreth një të pestën e madhësisë së të gjithë kontinentit evropian.

Kjo është e krahasueshme me Alaskën, shtetin më të madh të SHBA-së, megjithëse popullsia e Groenlandës vlerësohet në vetëm 57,000 banorë.

Integrimi i Groenlandës do ta bënte SHBA-në vendin e tretë më të madh në botë për nga masa tokësore pas Rusisë dhe Kanadasë, duke tejkaluar Kinën.

NjĂ« raport i kohĂ«ve tĂ« fundit nga shĂ«rbimi i inteligjencĂ«s ushtarake tĂ« DanimarkĂ«s tha se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s po konkurronin tĂ« gjitha pĂ«r tĂ« luajtur “njĂ« rol mĂ« tĂ« madh” nĂ« Arktik.

Gjatë vitit të kaluar, Danimarka ka rritur investimet e saj në Groenlandë.

“NĂ« vitin 2025, Danimarka ofroi 1,2 miliardĂ« euro pĂ«r sigurinĂ« nĂ« rajon”, tha tĂ« hĂ«nĂ«n kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

Groenlanda ka depozita tĂ« pashfrytĂ«zuara tĂ« metaleve tĂ« rralla dhe mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pasi shkrirja e akullit polar – njĂ« rezultat i ndryshimeve klimatike – hap rrugĂ« tĂ« reja transporti detar.

“MegjithatĂ«, njĂ« vit mĂ« parĂ«, 85% e banorĂ«ve tĂ« GroenlandĂ«s kanĂ« kundĂ«rshtuar bashkimin me SHBA-nĂ«â€, sipas njĂ« sondazhi. //a.i/

 

The post KOMENT – Pse Trump ia ka vĂ«nĂ« syrin GroenlandĂ«s? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE premton 620 milionĂ« euro ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r SirinĂ«

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi një ndihmë shtesë financiare të BE-së për Sirinë prej 620 milionë eurosh për këtë vit dhe vitin tjetër, gjatë një vizite sot në Damaskë .

Von der Leyen tha se financimi do të ndihmonte qeverinë siriane të rivendoste shërbimet bazë dhe të rindërtonte institucionet shtetërore, duke u mundësuar qindra mijëra refugjatëve të ktheheshin në shtëpi.

“MĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, pas disa dekadash frikĂ«, heshtje dhe dhunĂ« shtetĂ«rore mĂ« nĂ« fund ka shpresĂ« dhe mundĂ«si pĂ«r ripĂ«rtĂ«ritje”, tha ajo, duke shtuar se pajtimi dhe rimĂ«kĂ«mbja do tĂ« ishin njĂ« proces i gjatĂ« dhe sfidues.

“Ne jemi kĂ«tu sot pĂ«r tĂ« punuar pĂ«r SirinĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« sirianĂ«t – pĂ«r tĂ« arritur qĂ«llimin e njĂ« Sirie tĂ« re, paqĂ«sore, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« sigurt”, tha Von der Leyen.

“RefugjatĂ«t sirianĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« formuar njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« refugjatĂ«ve qĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« BE gjatĂ« shumĂ« viteve, duhet tĂ« kenĂ« njĂ« perspektivĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r njĂ« kthim nĂ« shtĂ«pi dhe njĂ« fillim tĂ« ri”, tha ajo.

BE-ja ka hequr plotësisht sanksionet ndaj Sirisë që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, dhe bashkëpunimi politik aktualisht po zgjerohet.

Presidenti i Këshillit Evropian António Costa, i cili udhëtoi me Von der Leyen, tha gjatë një takimi me presidentin e përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa se një epokë e re shprese ishte hapur për Sirinë.

“BE-ja do tĂ« mbĂ«shtesĂ« pĂ«rpjekjet drejt njĂ« Sirie paqĂ«sore dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”, tha Costa.

Sipas Komisionit Evropian, do të krijohet një partneritet i ri politik që mund të fillojë në gjysmën e parë të vitit me një takim të përfaqësuesve të lartë nga të dyja palët.

Po merret në konsideratë edhe rifillimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi ekonomik. //a.i/

The post BRUKSEL – BE premton 620 milionĂ« euro ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r SirinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Greqia veriperĂ«ndimore goditet nga reshje tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s

ATHINË, 9 janar /ATSH/- QĂ« prej orĂ«ve tĂ« para tĂ« mĂ«ngjesit, reshjet e borĂ«s kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« GreqinĂ« veriperĂ«ndimore, duke bĂ«rĂ« qĂ« autoritetet rajonale dhe bashkitĂ« lokale tĂ« vendosin dhjetĂ«ra borĂ«pastruese dhe tĂ« lĂ«shojnĂ« udhĂ«zime sigurie pĂ«r shoferĂ«t qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ«pĂ«r rrugĂ«t malore dhe autostradat kryesore, sipas “GreekNewsToday”.

Bora ka rënë në shumë zona të prefekturës së Janinës në Greqinë veriperëndimore, si dhe në pjesët malore të Arta-s fqinje, duke vështirësuar kushtet në pjesën më të madhe të rajonit të Epirit.

Reshjet e dendura të borës përfshinë sot qytetin e Janinës , duke shënuar një intensifikim të ndjeshëm të motit.

Janina, kryeqyteti i Epirit dhe një qendër e madhe urbane, nuk ka përjetuar gjithmonë borë në zonat e saj, duke i bërë kushtet aktuale veçanërisht të vështira për banorët dhe vizitorët.

Për të mbajtur rrjetet e transportit të hapura, Autoriteti i Mbrojtjes Civile i Rajonit të Epirit ka vendosur 28 makina për heqjen e borës, duke punuar vazhdimisht për të siguruar që rrugët të mbeten të pastra dhe të sigurta.

Përpjekjet e tyre janë përqendruar si në rrugët urbane ashtu edhe në rrjetin më të gjerë rrugor që lidh Janinën me qytetet dhe fshatrat përreth.

Në të njëjtën kohë, autoritetet bashkiake në të gjithë rajonin po përdorin pajisjet e tyre për të garantuar që qasja në fshatrat e largëta të ruhet pavarësisht motit të përkeqësuar.

Masa shtesë janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore të transportit, veçanërisht në Malakasi përtej qytetit malor të Metsovës. //a.i/

 

The post METEO – Greqia veriperĂ«ndimore goditet nga reshje tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌