Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rritet numri i amerikanëve që heqin dorë nga TikTok

Pas krijimit të një sipërmarrjeje të përbashkët të dedikuar Shteteve të Bashkuara, TikTok po përjeton kohë të vështira. Rrjeti social po përjeton probleme operacionale për shkak, sipas një deklarate nga vetë kompania, të problemeve kritike me infrastrukturën IT në të cilën mbështetet.

Për më tepër, analistët e ”Sensor Tower” raportuan një shkallë prej 150% të çinstalimeve të aplikacioneve nga përdoruesit amerikanë.

Kjo, sipas studiuesve të CNBC-së, është pasojë si e vështirësive teknike në përdorimin e rrjetit social ashtu edhe e krijimit të entitetit amerikan të udhëhequr nga Adam Presser, ish-drejtori operativ i TikTok. Analiza nga një kompani tjetër, App Figures, tregon se, gjatë së njëjtës periudhë, shkarkimet e një konkurrenti të pavarur të TikTok, UpScrolled, janë rritur, duke u ngjitur në listat në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi.

Duke kaluar nga disa qindra në mbi 41 000 shkarkime vetëm në pak ditë, aplikacioni i krijuar nga zhvilluesi australian, Issam Hijazi kujton versionet e hershme të Instagram. Kjo nuk është hera e parë që ngjarjet rreth TikTok kanë nxjerrë në pah platforma të reja.

Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, pa dhënë një arsye për vendimin.

“Pas një analize të kujdesshme, qëndrimi i qeverisë është se në këtë fazë Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes për arsye të shumta”, u tha Plenkoviç gazetarëve.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte arsyet. Qeveria kroate kishte treguar më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën e kryesuar nga Donald Trump.

Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia, një anëtare e Bashkimit Evropian, po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.

I prezantuar javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Bordi i Paqes fillimisht ishte pjesë e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në territorin palestinez të Rripit të Gazës.

Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord

Një aeroplan me 15 persona në bord është zhdukur në veri të Kolumbisë. Lajmi u njoftua nga ministria e transportit të vendit dhe linja ajrore Satena. Aeroplani,” Beechcraft 1900D”, ishte në një fluturim me destinacion Ocanën.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me aeroplanin rreth 10 minuta para se Beechcraft të mbërrinte në destinacionin e tij.

Avioni, i cili po operonte “fluturimin NSE 8849 nga Cucuta për në Ocana, raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror në orën 11:54 të paradites së sotme sipas deklaratës së linjës ajrore.

“BE është përballë shumë sfidave”/ Softa: Groenlanda nxori në pah krizën mes SHBA dhe Evropës!

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa analizoi marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA. Në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, tha se duket se ka një krizë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE, dhe sipas tij kjo u vërtetua nga Groenlanda.

Gjithashtu theksoi se BE është përballë shumë sfidave dhe një prej tyre është zgjerimi i tij.

“Kushtet dhe situatë që po ndryshojnë kërkojnë ndryshim thelbësor të mbrojtjes së Europës, pasi përballë një kërcënimi rus Europa nuk është në gjendje ta përballojë pa një mbështetje të SHBA. Pra duhet thënë se nuk ka një reagim si SHBA. Kemi një krizë mes SHBA e BE, që u desh Groenlanda ta vërtetonte. Varësia nga mbrojtja e SHBA e ka lënë Europën në një situatë që i mungon”, tha ai.

 

“Luftërat e kanë konsumuar”/ Ekspertja e Sigurisë: Evropa gjendet në një realitet të ri gjeopolitik dhe përballë një dileme sigurie shumë të madhe

Ekspertja e Sigurisë Juxhina Sotiri u shpreh se përballja me dy luftëra, ajo me Rusinë por nga ana tjetër tensionet me SHBA, e kanë konsumuar Europën.

Gjatë intervistës në emisionin “War Report”, Sotiri tha se do të duhej një qasje tjetër edhe në marrëdhëniet me Rusinë.

“Vetë lëvizja e BE drejt Indisë, shihet më shumë si përfitimin nga i gjithë Perëndimi. India nuk është një partner strategjik as për Rusinë, por gjithmonë ka mbrojtur autonominë strategjike. Pra lë vend që India jo vetëm të jetë një vend i luhatur, por vende si SHBA të përpiqet ta qase drejt tyre. Duke qenë se Trump nuk po e arrin dot, këtu BE po përpiqet ta qasë në një farë mënyre. Por Europa është ai aktori që mban bashkë këtë arkitekturë sigurie. “Është e gjendur në një realitet të ri gjeopolitik. Është gjendur mes zgjedhjeve të vështira, kemi përballë një aleat që e detyron të rrisë kapacitetet e mbrojtjes, por nga ana tjetër gjendet përballë një dileme sigurie shumë të madhe. Ka edhe njëlloj paqartësie në termat e strategjisë. Përpjekja e saj për të mbajtur gjallë makinerinë e luftës së Ukrainës, vetëm sa e rëndon situatën”, shtoi ajo.

/abcnews.al/

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi iniciativën për të dekriminalizuar shpifjen.

Gjatë intervistës, Çupi tha se për herë të parë ligji i drejtohet drejtpërdrejt gazetarit.

“Ky ligj ka bërë një hap përpara, pra për herë të parë i drejtohet drejtpërdrejt gazetarit. Deri tani është thënë media…Por fjala dekriminalizim godet shumë”, u shpreh Çupi.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se ligji tenton të bëjë një kthesë të madhe, duke shtuar se detyra e gazetarit është të garantojë të vërtetën.

“Problemi që flasim sot është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një kthesë të madhe dhe ne duhet të jemi me ligjin, Por ky është një diskutim botëror, akademik, ligjor…Çfarë është gazetari dhe çfarë është shteti. Pra detyra e shtetit është të garantojë liri ndërsa detyra e gazetarit është të garantojë të vërtetën”, tha ai.

Gazetari: PD fajëson mediat se nuk mbush sheshet! Analisti: ‘Fenomeni Boçi’, ka efekte kriminale

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë dënime deri në 5 vite burg për këdo që ushtron dhunë ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Gazetari Flogert Muça në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se ligji nuk mbron gazetarët, por të vërtetën.

“Ja kanë fajin gazetarët sepse nuk përballon dot të vërtetën. Janë kanë fajin dronët sepse nuk mbush dot sheshet. Pra PD fajëson mediat se nuk mbush sheshet. Pafuqinë e tyre elektorale e kanë përkthyer në një “nukël online”, për të qëlluar mbi ata që i bëjnë disa pyetje të thjeshta. Ligji nuk mbron gazetarët, por të vërtetën”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Frrok Cupi, tha se “fenomeni Boçi, ka efekte kriminale”.

“Ka efekte të drejtpërdrejta kriminale dhe këtë gjë Berisha e ka bërë që në fillimet e tij. Këta flasin me turmën dhe nuk flasim me akademi shkencore. Pra kemi të bëjmë me rreziqe të mëdha shumë për shoqërinë. Nëse Boçi guxon pas miratimit të ligjit që të mos preken dhe kërcënohen gazetarët, edhe policia nuk e merr nga tribuna dhe nuk e çon në burg atëherë nuk kemi asgjë ndryshe”, tha ai.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, ndryshimet në Kodin Penal forcojnë mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias, duke përjashtuar përgjegjësinë penale për gazetarët që veprojnë me mirëbesim dhe në interes publik, ndërsa ashpërson ndëshkimet për dhunën dhe kërcënimet ndaj tyre.

“Marrëdhënia me SHBA, BE e NATO, themel për ne”/ Begaj: Rruga drejt BE, proces transformues! Reforma në drejtësi, në fazë pjekurie

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ambasadorët në takimin e parë të vitit. Gjatë fjalës së tij Begaj u shpreh se diplomacia shqiptare është e ndërtuar mbi parime e vlera të qëndrueshme.

Begaj foli edhe për integrimin drejt BE, duke theksuar se rruga drejt integrimit është një proces transformues, duke shtuar se marrëdhënia me SHBA mbetet një marrëdhënie e veçantë historike.

“Për Shqipërinë diplomacia ndërtohet mbi vlera e parime të qarta e të qëndrueshme. Ne kemi zgjedhur të jemi aty ku janë vlerat e paqes dhe të demokracisë. Parimet tona nuk mbeten vetëm në nivel deklarativ por përkthehen në zgjedhje të qarta strategjike.

Partneriteti me SHBA është një marrëdhënie e veçantë historike e ndërtuar mbi mirënjohje e besim. Europa për ne mbete një projekt paqe e vlera që ndërtohet mbi shtetin e së drejtës”, tha ai.

Ministri i Jashtëm iranian: Forcat e Armatosura të përgatitura për çdo sulm nga SHBA

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se Forcat e Armatosura të vendit janë përgatitur për t’ju përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm çdo agresioni. Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi thotë se vendi ka nxjerrë “mësime të vlefshme” nga lufta 12-ditore e qershorit të kaluar.

Ai pretendon se Irani do të mirëpriste një marrëveshje bërthamore që është “reciprokisht e dobishme, e drejtë dhe e barabartë”.

Kjo vjen pasi një këshilltar i udhëheqësit suprem iranian përsëriti kërcënimin se çdo sulm i SHBA-së ndaj vendit do të nënkuptonte “fillimin e një lufte”.

Ali Shamkhani reagoi në platformë X, duke thënë: “Një sulm i kufizuar është një iluzion. Çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, nga çdo vendndodhje dhe në çdo nivel, do të konsiderohet si fillimi i një lufte dhe përgjigja do të jetë e menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe e pashembullt – duke synuar zemrën e Tel Avivit dhe të gjithë mbështetësit e agresorit. Kjo shënon kërcënimin më të fundit nga Teherani ndaj SHBA-së, me sa duket duke shpresuar të shmangë çdo veprim”.

Trump mesazh Iranit: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar Iranit të ulet në tryezë dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, përndryshe sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq.

“Shpresojmë që Irani të ulet në tryezë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – Jo armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti republikan i SHBA-së, i cili u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore shumëkombëshe e vitit 2015 me Teheranin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ka vërë në dukje se paralajmërimi i tij i fundit ndaj Iranit u pasua nga një sulm ushtarak.

“Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri”, ka shkruar Trump. Ai ka njoftuar gjithashtu se një tjetër “armadë” po lundron drejt Iranit

Të paktën 20 pika kufitare ende të bllokuara në Serbi

Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare.

Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin, Kalugjerovo; me Bullgarinë – Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut – Preshevë dhe Prohor Pçinski.

Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26 janar nga shoferët e kamionëve transportues nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në shenjë proteste ndaj procedurave të ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e lejuar të qëndrimit në vendet e BE-së.

Forumi i Investimeve i Dhomave të Tregtisë së Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, që përfshin dhomat ekonomike të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, i dërgoi më 26 janar Komisionit Evropian një thirrje të përbashkët me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për vështirësitë e shoferëve.

Në këtë thirrje u tha se rreth 60 për qind e tregtisë së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvillohet me BE-në dhe se problemet e shoferëve në kufi mund të shndërrohen në një problem serioz sistematik, si ekonomik ashtu edhe politik për rajonin.

Në ditën e parë të bllokadës, më 26 janar, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, deklaroi se institucionet evropiane po punojnë për një zgjidhje që do t’u mundësonte disa profesionistëve, përfshirë shoferëve të kamionëve, ë të qëndrojnë në Zonën Schengen më gjatë sesa e përcaktojnë rregullat aktuale.

Nga Dhomat e Tregtisë së Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës paralajmëruan për humbje shumëmilionëshe për shkak të bllokadave dhe për rrezikimin e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit. Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.

Por, ai paralajmëroi se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.

“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, deklaroi Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i nisi më 27 janar një letër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që bllokadat të mos vazhdojnë më gjatë dhe të mundësohet qarkullimi i rregullt i mallrave, në të mirë të stabilitetit ekonomik të rajonit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë – një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë./REL

Serbi, studentët nuk braktisin protestat/ Vuçiç nuk shpall datën për zgjedhjet e parakohshme

Protestat kundër Aleksandër Vuçiç dhe regjimit të tij nuk ndalen në Beograd. Mijëra protestues që u mblodhën në sheshet kryesore të kryeqytetit shprehën hapur qëndrimin e tyre kundër asaj që e quajtën neglizhencë të qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Protestat u mbajtën nën moton “dija është fuqi”.

Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet, madje edhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që mbështetën protestuesit.

Sipas pedagogëve, asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reaguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës, por ata i kanë kthyer protestat e tyre në “luftë politike” duke trajtuar në çdo dalje nga një tema konkrete.

Demonstrata janë pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që nisën që prej 1 nëntorit të vitit 2024, kur një strehë prej betoni e stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb duke shkaktuar 16 viktima.

Nga ai moment, protestat në vend kanë bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiç për neglizhencë dhe korrupsion.

Vetë presidenti serb ka deklaruar se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, por pa dhënë asnjë datë.

Me kallashnikov në dorë në mes të qytetit/ Terrorizoi qytetarët në Podujevë, arrestohet autori pas të shtënave me armë

Kosovë- Të shtëna me armë zjarri u raportuan në qendër të Podujevës, duke shkaktuar panik e terror tek kalimtarët.

Sipas mediave në Kosovë, një person është parë me kallashnikov në dorë dhe qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar. Autori i dyshuar tentoi t’i ikë policisë, por më pas u lokalizua nga autoritetet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Të shtëna me armë zjarri në Shijak, plagoset 45-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shijak. Mësohet se dy kushërinj janë konfliktuar me një tjetër shtetas.

Gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”/ Ish-prokurori: Provë e rëndësishme! Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhrat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve.

“Audio-përgjimi i 21 janarit është një provë e rëndësishme. Hetuesit do të ketë informacion më të saktë”, kështu u shpreh ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se hetuesit do të ndjekin edhe disa faza. “Edhe regjistri do të jetë objekt hetimi, pra nëse ka regjistër, duhet të verifikohet dhe ballafaqohet. Do jetë akti i ekspertimit që do ta sqarojë se çfarë është komunikuar gjatë kësaj periudhe. Ngjarja e 21 janarit u quajt e mbyllur dhe kanë ndodhur ato që kemi diskutuar më pas. Gabimi i parë procedura ishte që në nisje të hetimit, sepse duhet të ishin marrë deklarime edhe zyrtarë të lartë. Gjykata e Lartë thotë duhet të hetohen zyrtarë të lartë, pra të bëhen veprime procedurale, këto duhet të ishin bërë para 15 vitesh. Në atë kohë janë dënuar mbi 40 protestues. Ka pasur gjatë protestës edhe policë të dëmtuar, por nuk u arrit të provohej se kush person ka goditur. Por ka pasur edhe raste u hetuan. Zyra e prokurorit të përgjithshëm hetonte zyrtarë të lartë. Na rezulton se ish ministri Lulzim Basha ka shkuar te Bamir Topi, ndiko tek Ina Rama. Ky person duhet të ishte hetuar vetë. Mendoj që edhe ish-prokuroren Ina Rama duhet ta thërrasë SPAK. Problemi është hetimi i zyrtarëve të lartë. Nuk ka asnjë akt…Hakerat iranianë, u bë një ndërhyrje tek SHIK dhe dolën të dhënat e regjistrat e bashkëpunëtore dhe ka dalë që Ina Rama është bashkëpunëtore e shërbimit…Pra si mundet që një prokuror i përgjithshëm të jetë bashkëpunëtor? Shërbimi Sekret jep të dhëna për prokurorë e gjyqtarë. Edhe tek 21 janari duhet pyetur, pse nuk u mor hetime për zyrtarë të lartë siç u bë për deputetë të opozitës së asaj kohe”, nënvizoi ai.

Trump njofton qetësim ulje të tensioneve në Minesota pas vrasjes së dy protestuesve

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot një qetësim të lehtë të situatës në Minesota, pas vdekjes së dy protestuesve në Minneapolis brenda disa javësh nga njëri-tjetri, të vrarë nga agjentë federalë gjatë operacioneve policore kundër imigracionit.

“Do të kemi një qetësim të lehtë të situatës”, tha presidenti amerikan në një intervistë me Fox News gjatë një udhëtimi në Iowa.

“Nuk është një tërheqje, është një ndryshim i vogël”, theksoi ai.

Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe një shqiptar

Udhëtimi për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës u kthye në tragjedi për shtatë tifozë të ekipit grek të PAOK-ut, mes tyre edhe një shqiptar.

Ndërsa po shkonin në Rumani me një fugon, u përplasen me një kamion. Si pasoje e aksidentit, shqiptari  Vasil Palo humbin jetën.

Pamjet tregojnë momentin kur fugoni kreu parakalimin, por shoferi nuk u kthye në korsin e tij duke shkuar drejt kamionit. Nga aksidenti mbeten të plagosur edhe 3 persona të tjerë,  dy shtetas greke dhe një shtetas shqiptar me nënshtetësi greke, i identifikuar si Genci Sadiku.

Ambasada Shqiptare ne Bukuresht tha se Genci Sadiku kishte kontaktuar fillimisht Ambasadën Greke në kryeqytetin e Rumanisë pasi si ai, por edhe si viktima Shqiptarë Vasil Palo kishin pasaporte Greke.  Tre personat e plagosur janë në gjendje stabël shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia për në Francë për të ndjekur ndeshjen e Europa League midis Lyon dhe PAOK. Autoritetet Romune kanë nisur hetimet mbi aksidentin e rëndë ndërsa disa patrulla policie dhe autoambulanca të shumta mbërritën në vendngjarje.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ndërsa tha se Qeveria dhe Ambasada Greke në Bukuresht po bashkëpunojnë me autoritetet për të lehtësuar proceduarat për familjaret e viktimave dhe personave të plagosur.

❌