Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave
TIRANĂ, 9 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit po shĂ«non pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m, si pasojĂ« e uljes sĂ« reshjeve gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, por edhe punĂ«s sĂ« kryer nga strukturat e emergjencave nĂ« terren.
Sipas ministrit, në disa prej lumenjve kryesorë janë regjistruar ulje të niveleve të ujit, ndërsa strukturat e kullimit dhe hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të tërhequr ujërat nga zonat e prekura bujqësore.
âNdĂ«rhyrjet nĂ« terren vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje. Mjetet e rĂ«nda janĂ« angazhuar nĂ« rehabilitimin e argjinaturave, duke ndihmuar nĂ« mbrojtjen e tokave bujqĂ«sore dhe nĂ« rikthimin gradual tĂ« normalitetitâ, u shpreh ministri Salla.
Ai theksoi se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përkatëse, për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar reagim të shpejtë ndaj çdo problematike.
Ministri Salla nënvizoi se puna në terren do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa paralelisht po kryhet vlerësimi i dëmeve në bujqësi, me qëllim pasqyrimin e saktë të ndikimit të reshjeve dhe marrjen e masave të nevojshme mbështetëse për fermerët e prekur.
/e.xh/a.f/
The post Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.