❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

✇Albeu
By: V K

Reshjet intensive dhe dalja e lumenjve nga shtrati, kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës.

Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit.

Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar.

Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve.

Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se procesi i vlerësimit është drejt mbylljes, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.

Dëmet janë evidentuar në rreth 1 700 hektarë. Pjesa më e madhe i përket jonxhës me rreth 60 për qind, e ndjekur nga gruri me 35 për qind, ndërsa sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.

Autoritetet vendore bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se pas finalizimit tĂ« raportit pĂ«rfundimtar, dosjet do t’u dĂ«rgohen institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r tĂ« vijuar me procedurat e mbĂ«shtetjes dhe kompensimit tĂ« fermerĂ«ve tĂ« prekur

The post Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i vizave të emigracionit, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

✇Albeu
By: V K

Ambasada amerikane në Tiranë, ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson gjithashtu se, nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Njoftimi i ambasadës:

ËshtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia juaj ta pĂ«rdorni vizĂ«n tuaj nĂ« mĂ«nyrĂ« korrekte.

Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:

Turizëm

Pushime

Blerje

Vizitë me miq ose të afërm

Takime me bashkëpunëtorë biznesi

Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë

Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:

Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)

Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan

Studimi për një diplomë ose kredite akademike

Performanca të paguara

The post Pezullimi i vizave të emigracionit, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme

✇Albeu
By: V K

Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës dhe prokuroria. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën.

Gjithashtu, do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin për transferimin e tij.

Kujtojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.

Altin Ndoci, ishte i akomoduar nĂ« IEVP DurrĂ«s qĂ« prej vitit 2020, me masĂ« sigurimi “arrest me burg”.

Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i tij për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.

Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

✇Albeu
By: V K

Sërish protestë nga fermerët grekë, duke sjellë kështu paralizime dhe në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Përmes një njoftimi, Policia Kufitare e Kakavijës, sqaron se nga ora 12:30 me orën greke do të bllokohet aksi Kakavijë-Janinë.

“Policia Kufitare KakavijĂ«, nĂ«pĂ«rmjet qendrĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shkĂ«mbimit tĂ« informacionit KakavijĂ«, Ă«shtĂ« njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditĂ«n e sotme, nga ora 12:30 (me orĂ«n greke) deri nĂ« njĂ« njoftim tĂ« dytĂ«, aksi rrugor Kakavijë–JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare KakavijĂ« kĂ«rkon mirĂ«kuptimin e qytetarĂ«ve dhe sugjeron planifikimin e udhĂ«timeve me automjete, nĂ« orare tĂ« tjera tĂ« ditĂ«s”, sqaron policia.

The post Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Albeu.com.

Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

✇Albeu
By: V K

Kryeministri i vendit Edi Rama, e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesД, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij.

Kryeministri Edi Rama, pĂ«rdori tĂ« mĂ«rkurĂ«n njĂ« koment tĂ« gazetares Klodiana Lala, nĂ« profilin e saj nĂ« “Facebook”, pĂ«r ta sulmuar atĂ« publikisht me njĂ« gjuhĂ« fyese dhe intimiduesĐ”.

NdĂ«rsa Lala, duke komentuar qĂ«ndrimin e RamĂ«s pĂ«r pĂ«rmbytjet, ku fajĂ«sonte qytetarĂ«t pĂ«r hedhjen e plehrave rrugĂ«ve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i TiranĂ«s, njĂ« projekt i promovuar nga Rama dhe qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« hetim si aferĂ« korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancĂ« tĂ« ulĂ«ritĂ«se”, shpifje dhe dezinformim.

Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të tij ndaj medias në vend, duke përdorur etiketime denigruese dhe sulme, ndërsa refuzon të përgjigjet për akuzat me të cilat po përballet qeveria e tij.

DitĂ«t e fundit ai po ashtu u pĂ«rfshi nĂ« polemika publike me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, duke pĂ«rdorur foto tĂ« montuara dhe gjuhĂ« joetike, si kundĂ«rpĂ«rgjigje ndaj shqetĂ«simit tĂ« Fevziut pĂ«r propagandĂ«n qeveritare gjatĂ« pĂ«rmbytjeve nĂ« mungesĂ« tĂ« llogaridhĂ«nies publike.

Qëndrimet publike të kryeministrit, u dënuan njëzëri nga organizatat për lirinë e medias në vend si presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.

“NjĂ« gjuhĂ« e tillĂ« nuk kontribuon nĂ« sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m presioni verbal ndaj gazetarĂ«ve” – thuhet nĂ« deklaratĂ«n e AGSH-sĂ«, ku i bĂ«het thirrje kryeministrit dhe zyrtarĂ«ve publikĂ« qĂ« “tĂ« mos e shndĂ«rrojnĂ« pushtetin nĂ« instrument presioni verbal”, por tĂ« pĂ«rdorin argumentet dhe transparencĂ«n pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« llogari publike.

“Demokracia nuk dĂ«mtohet nga pyetjet e gazetarĂ«ve, por nga arroganca ndaj tyre”, – theksohet nĂ« deklaratĂ«.

Edhe Rrjeti për Gazetari të Sigurt, e dënoi sjelljen e kryeministrit si një tentativë për të zhvendosur debatin publik nga llogaridhënia te sulmet personale ndaj gazetarëve.

“Kur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, pĂ«rgjithĂ«son dhe diskrediton rolin e gazetarisĂ« nĂ« vend qĂ« tĂ« japĂ« llogari, vĂ«mendja zhvendoset nga çështjet reale tĂ« interesit publik drejt sulmit ndaj atyre qĂ« bĂ«jnĂ« pyetje. Kjo dobĂ«son debatin publik dhe rrezikon tĂ« normalizojĂ« presionin ndaj gazetarĂ«ve, veçanĂ«risht ndaj grave nĂ« gazetari”, – thuhet nĂ« deklaratĂ«n e organizatĂ«s.

Për gazetarët dhe analistët e politikës, sjellja e kryeministrit ndaj mediave përbën shkelje të standardeve demokratike të lirisë së medias dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik e për të shmangur llogaridhënien ndaj aferave korruptive me të cilat po përballet qeveria e tij.

“Kur heshtja ndaj zullumeve shoqĂ«rohet me pĂ«rplasje me gazetarĂ«t dhe drejtĂ«sinĂ« qĂ« i heton zullumet, problemi nuk Ă«shtĂ« gazetaria. Problemi nuk janĂ« pyetjet, por pĂ«rgjigjet qĂ« mungojnĂ«â€, – i tha BIRN-it gazetari Lutfi Dervishi.

PavarĂ«sisht problemeve dhe gabimeve qĂ« mund tĂ« ketĂ« media dhe gazetarĂ«t, detyra e njĂ« funksionari publik, sipas Dervishit, “nuk Ă«shtĂ« tĂ« edukojĂ« median, por tĂ« japĂ« llogari”.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana LalĂ«s, thotĂ« ai, “duken mĂ« shumĂ« si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« zhvendosur vĂ«mendjen nga skandalet”.

Nga ana tjetĂ«r, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si njĂ« “episod nervozizmi”, por pjesĂ« e njĂ« modeli komunikimi tĂ« vazhdueshĂ«m ku “narrativa kontrollohet pĂ«rmes propagandĂ«s pĂ«rmbytĂ«se nĂ« rrjete sociale, monologĂ«ve dhe ‘sulmeve’ personale” dhe shmangies sĂ« llogaridhĂ«nies dhe pyetjeve tĂ« gazetarĂ«ve.

“Prej vitesh qeveria Ă«shtĂ« zhdukur nga media tradicionale, nuk pĂ«rballet me pyetje, nuk diskuton publikisht çështje tĂ« nxehta si denoncimet e SPAK-ut, pĂ«rmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat qĂ« prekin drejtpĂ«rdrejt institucione kyçe si AKSHI”, – thotĂ« Dervishi.

PĂ«r Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e RamĂ«s tregon njĂ« tentativĂ« pĂ«r t’iu ikur pĂ«rgjigjeve reale qĂ« pret publiku pĂ«r akuzat qĂ« janĂ« ngritur ndaj qeverisĂ« sĂ« tij, por edhe njĂ« gjendje se ku Ă«shtĂ« demokracia sot, ku njĂ« njeri i vetĂ«m sulmon mediat dhe drejtĂ«sinĂ« sa herĂ« gjendet nĂ« vĂ«shtirĂ«si.

“Kryeministri i njĂ« vendi, qĂ« pretendon se Ă«shtĂ« nĂ« demokraci, merret me gazetarĂ« tĂ« caktuar me emĂ«r tĂ« pĂ«rveçëm dhe pĂ«rdor gjuhĂ« bullizuese, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme”, – i tha ai BIRN-it.

Ana tjetĂ«r e medaljes, sipas Shkullakut, ka tĂ« bĂ«jĂ« me “krizĂ«n” e RamĂ«s si individ.

“Hyri nĂ« politikĂ« si rilindas dhe po e mbyll historinĂ« e tij si varrmihĂ«s i ekonomisĂ«, demokracisĂ« dhe nocionit politik, sepse politikĂ«n e ktheu nĂ« njĂ« infrastrukturĂ« pĂ«r korrupsionin dhe krimin e organizuar”, – thotĂ« Shkullaku.

“Rama Ă«shtĂ« i vetmi nĂ« llojin e vet qĂ« i kanĂ« kapur qeverinĂ« duke vjedhur dhe, mĂ« e tmerrshmja, qĂ« tĂ« dhĂ«nat e shqiptarĂ«ve ia ka dorĂ«zuar krimit dhe, pĂ«r tĂ« mos hapur kĂ«tĂ« debat, merret me fotomontazhe tĂ« Blendi Fevziut”, – shton ai, duke iu referuar dosjeve tĂ« fundit hetimore tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, SPAK, pĂ«r zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera” me vlerĂ« qindra milionĂ« euro, dhe drejtuesve tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Informacionit, pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal.

Analisti Neritan Sejamini mendon se sa mĂ« pak t’i bĂ«het jehonĂ«, qoftĂ« edhe si kritikĂ«, pseudo-debatit qĂ« kryeministri pĂ«rpiqet tĂ« krijojĂ«, aq mĂ« mirĂ« Ă«shtĂ«.

“Rama po pĂ«rpiqet tĂ« shpĂ«rqendrojĂ« opinionin publik nga çështjet e AKSHI-t, Ballukut, pĂ«rmbytjeve dhe skandaleve tĂ« tjera dhe, njĂ«kohĂ«sisht, dĂ«shiron tĂ« banalizojĂ« kritikat qĂ« i bĂ«hen, duke u munduar t’i paraqesĂ« si qesharakĂ« ata qĂ« e kritikojnĂ«â€, – i tha ai BIRN-it.

The post Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on Albeu.com.

U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Altin Ndocit, kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan në qelitë e Peqinit (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela, janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Burime bĂ«jnĂ« me dije se mes tĂ« burgosurve qĂ« u transferuan, janĂ« edhe ata qĂ« janĂ« arrestuar gjatĂ« Operacionit ‘Ura’ dhe Revansh.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.

Vendimi për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit, erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.

Burgu i DurrĂ«sit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu nĂ« fokus pĂ«r shkak tĂ« kushteve dhe nivelit tĂ« sigurisĂ«.

Sipas burimeve, 206 tĂ« dĂ«nuar dhe paraburgosur u rivlerĂ«suan pĂ«r shkallĂ«n e rrezikshmĂ«risĂ«, ndĂ«rsa mĂ« problematikĂ«t u pĂ«rzgjodhĂ«n pĂ«r t’u sistemuar nĂ« Peqin, i pajisur me seksione tĂ« posaçme tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«.

The post U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Altin Ndocit, kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan në qelitë e Peqinit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier

✇Albeu
By: V K

Gjatë natës, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, është ndërmarrë një operacion për transferimin e të burgosurve.

BalkanWeb, ka siguruar pamjet nga operacioni për transferimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Transferimi i tyre u krye me dhjetëra automjete, ndërsa të burgosur të tjerë janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

NĂ« fokus tĂ« operacionit ishin personat me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ«, tĂ« cilĂ«t deri mĂ« tani qĂ«ndronin nĂ« Burgun e DurrĂ«sit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, pĂ«r shkak tĂ« kushteve dhe profilit tĂ« disa tĂ« dĂ«nuarve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier appeared first on Albeu.com.

Zelensky shpall gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë

✇Albeu
By: V K

Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë së vendit, me një fokus të veçantë në Kiev, pasi sulmet e vazhdueshme ruse vazhdojnë të lënë mijëra banorë pa energji elektrike, raporton BBC.

Presidenti Volodymyr Zelensky, akuzoi Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë e strategjisë së saj të luftës, me temperaturat gjatë natës në Kiev që ranë së fundmi në rreth -20 gradë Celsius.

Deklarata vjen ndĂ«rsa homologu amerikan i Zelensky-t, Donald Trump, tha se po pengonte pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« marrĂ«veshje paqeje qĂ« do t’i jepte fund gati katĂ«r viteve luftĂ« me RusinĂ«.

Ai i tha agjencisĂ« sĂ« lajmeve Reuters tĂ« mĂ«rkurĂ«n se Ukraina â€œĂ«shtĂ« mĂ« pak e gatshme pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« marrĂ«veshje” sesa presidenti rus Vladimir Putin.

Kur u pyet pse bisedimet e paqes nuk e kanĂ« zgjidhur ende konfliktin, Trump u pĂ«rgjigj: “Zelensky”.

TĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit pritet tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« ZvicĂ«r javĂ«n e ardhshme, megjithĂ«se Trump tha se nuk ka plan zyrtar pĂ«r t’u takuar.

The post Zelensky shpall gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjes së dëmshme online, gjoba ditore deri në 500 mijë lekë

✇Albeu
By: V K

Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë, janë arma kryesore e ligjit të ri për të detyruar platformat dhe ofruesit e shërbimeve online të heqin përmbajtjet e dëmshme në internet.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka përcaktuar mekanizmin administrativ që i jep Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kompetenca të drejtpërdrejta ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk zbatojnë vendimet gjyqësore për mbrojtjen e viktimave nga dhuna digjitale.

Sipas vendimit, AKEP do të vendosë gjoba administrative nga 30 mijë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë ndaj ofruesve të shërbimeve online që nuk heqin, bllokojnë ose fshijnë përmbajtje digjitale të përcaktuara si masa mbrojtëse nga gjykata.

Këtu përfshihen, ndër të tjera, imazhet intime të publikuara pa pëlqimin e viktimës, llogaritë apo fjalëkalimet e përdorura për përndjekje, si edhe profilet ose lidhjet elektronike të përdorura për ngacmim.

Gjobat e vendosura nga AKEP, përbëjnë titull ekzekutiv dhe derdhen në buxhetin e shtetit. Subjektet përgjegjëse përfitojnë një ulje automatike prej 15% të shumës së gjobës, nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Ndërkohë, ligji parashikon të drejtën e ankimit brenda 45 ditëve në gjykatën administrative kompetente.

Përtej sanksioneve financiare, ligji zgjeron ndjeshëm juridiksionin territorial të autoriteteve shqiptare.

Masat mbrojtëse dhe administrative zbatohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, por AKEP dhe autoriteti rregullator i medias audiovizive mund të urdhërojnë heqjen, bllokimin ose kufizimin e përmbajtjes digjitale pavarësisht vendndodhjes së serverit apo ofruesit të shërbimit.

Në raste të caktuara, gjykata civile mund të shkojë edhe më tej, duke urdhëruar ndalimin e kontaktit online dhe offline, si dhe sekuestrimin e çdo mjeti digjital të përdorur për ushtrimin e dhunës, për sa kohë që këto mjete ndodhen brenda territorit të vendit.

Procedurat, formatet e kërkesës dhe mënyra e njoftimit elektronik për këto masa do të miratohen me një vendim të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, autoritetit përgjegjës për drejtësinë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke synuar standardizimin dhe përshpejtimin e ndërhyrjeve në mjedisin digjital./ Monitor

The post Ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjes së dëmshme online, gjoba ditore deri në 500 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Operacion i jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesnatĂ« / 15 tĂ« burgosur me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« transferohen nga “burgu i VIP-ave” nĂ« DurrĂ«s drejt Peqinit

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë, janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.

NĂ« fokus tĂ« operacionit ishin personat me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ«, tĂ« cilĂ«t deri mĂ« tani qĂ«ndronin nĂ« Burgun e DurrĂ«sit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, pĂ«r shkak tĂ« kushteve dhe profilit tĂ« disa tĂ« dĂ«nuarve.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Burime jo zyrtare bĂ«jnĂ« me dije se 206 tĂ« dĂ«nuar dhe paraburgosur tĂ« Burgut tĂ« DurrĂ«sit janĂ« kaluar nĂ« “sitĂ«â€, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar nivelin e rrezikshmĂ«risĂ« sĂ« secilit.

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve.

Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.

Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit, për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

The post Operacion i jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« mesnatĂ« / 15 tĂ« burgosur me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« transferohen nga “burgu i VIP-ave” nĂ« DurrĂ«s drejt Peqinit appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 15 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Shemsi Prençi: Ja qyteti ku mund të jetë fshehur, ka degradim të sistemit të burgjeve, e kanë shkatërruar

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« “News 24”, ish-kryepolici Shemsi Prençi, foli pĂ«r arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i DurrĂ«sit.

Ai theksoi se ku mund të jetë duke u fshehur i paraburgosuri që Policia nuk ka ende asnjë detaj apo informacion, pas më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë.

Prençi dha disa informacione se ku mund të jetë strehuar dhe marrë në mbrojtje i akuzuari nga SPAK, për të paktën 4 vrasje dhe si pjesë e një grupi killerash.

I pyetur nëse Ndoci mund të ishte fshehur në Tiranë, ku ka edhe vendbanimin prej vitesh, ai u përgjigj me një kundërpyetje dhe një koment:

“Pse duhet tĂ« fshihet nĂ« TiranĂ«? Mund tĂ« fshihet nĂ« DurrĂ«s, mund tĂ« fshihet nĂ« Elbasan. Ai mund tĂ« shkojĂ« atje ku ndodhet me i mbrojtur, ku ka krahĂ«t mĂ« tĂ« ngrohtĂ«. Dhe nga ajo qĂ« kemi parĂ« dimĂ« se ai ishte i lidhur me njĂ« nga grupet nĂ« Elbasan. NĂ« Elbasan e dimĂ« se ka grupe tĂ« krimit tĂ« organizuar tĂ« fuqishĂ«m qĂ« veprojnĂ«. Madje personi i arratisur i pĂ«rket njĂ« grupi qĂ« Ă«shtĂ« armik i betuar me Nuredin Dumanin, me Talo ÇelĂ«n”.

Por ajo që e shqetëson më shumë ish-kandidatin për deputet dhe ish-kreun e Emergjencave Civile, është mungesa e sigurisë në burgje, degradimi i sistemit dhe cedimi i tij deri në kupolë, ku vendosen dhe emërohen njerëz jo profesionistë, por që merren nga rruga.

“Kemi cedim tĂ« sistemit vertikal dhe kĂ«tĂ« e tregon hetimi dhe shkarkimi i tĂ« gjithĂ« zinxhirit komandues. Nuk Ă«shtĂ« lajthitje e njĂ« polici apo pakujdesi, ndaj edhe jam i mĂ«rzitur. KĂ«ta e kanĂ« shkatĂ«rruar sistemin e burgjeve, e kam theksuar dhe mĂ« parĂ«. Pra kemi ose degradim tĂ« sistemit, ose blerje e sistemit. Dhe sistemi e dimĂ« qĂ« blihet, me shuma tĂ« mĂ«dha parash, joshet me shumĂ« lekĂ«â€, tha ai.

Prençi dha edhe zgjidhjen për reformimin e sistemit të burgjeve dhe më kryesorja ishte përzgjedhja e profesionistëve:

“Mos tĂ« marrin njeri nga rruga dhe pĂ«r ta rekrutuar drejtor burgu”.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Shemsi Prençi: Ja qyteti ku mund të jetë fshehur, ka degradim të sistemit të burgjeve, e kanë shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Drejtoria e Burgjeve, ka urdhĂ«r kontroll urgjent nĂ« qelinĂ« e tĂ« burgosurit Fatmir Pjetri, nĂ« Burrel, i njohur si pjesĂ« e bandĂ«s sĂ« ‘BabagjyshĂ«ve’.

Bëhet me dije se shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij, të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune.

 

 

Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar si është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram.

NĂ« vitin 2025, Pjetri ka tentuar qĂ« tĂ« arratisej ndĂ«rsa ndodhej nĂ« burgun 313. Ai sĂ« bashku me ArbĂ«r Çekajn, kishin thurur planin pĂ«r t’u larguar me njĂ« çarçaf nga izolimi.

Në dosjen e siguruar tregohet se si Fatmir Pjetri, ka goditur me hekur në kokë gardianin dhe punonjësin tjetër të burgut.

“Rreth orĂ«s 14:20 ai Ă«shtĂ« njoftuar nga pĂ«rgjegjĂ«si specialisti i trups GĂ«zim Rramushi se i paraburgosuri Lulzim Çepele kishte prerĂ« damarĂ«t e dorĂ«s sĂ« djathtĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« shkak ai Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« infermieri pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore, dhe mĂ« pas ai vetĂ« ka shkuar atje dhe ka folur ndihmĂ«s mjeken qĂ« rekomandoi se Lulzim Çepele ka nevojĂ« pĂ«r qepje tĂ« plagĂ«s, gjĂ« qĂ« duhej bĂ«rĂ« nĂ« spital. PĂ«r kĂ«tĂ« ai ka njoftuar sallĂ«n operative tĂ« DrejtorisĂ« tĂ« PĂ«rgjithshme, Drejtorin e institucionit dhe Shefin e PolicisĂ«, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« shoqĂ«rimin e Lulzim Çepeles pĂ«r nĂ« Spitalin e TraumĂ«s.

NjĂ«kohĂ«sisht ka njoftuar shoferin e ambulancĂ«s pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« IEVP dhe marrĂ« tĂ« dĂ«mtuarin. GjatĂ« kohĂ«s qĂ« ai ishte duke pritur ardhjen e personelit, rreth orĂ«s 14:55, ka parĂ« se tek muri i godinĂ«s “A” nĂ« faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte njĂ« person duke kacavjerrur me litar. MenjĂ«herĂ« ai ka bĂ«rĂ« njoftimin dhe bashkĂ« me njĂ« punonjĂ«s tjetĂ«r ka dalĂ« nĂ« oborr menjĂ«herĂ« ku ka konstatuar se i paraburgosuri Fatmir Pjetri ishte nĂ« gjysĂ«m lartĂ«si duke zbritur me litar pĂ«r tek shkallĂ«t e hyrjes tĂ« administratĂ«s.

Menjëherë ai është ngjitur vetë i parë për të ndaluar atë dhe kur ka qenë përballë me të ka parë se ai kishte në dorë një hekur në formë të harkuar. Ai i ka dalë parë tek sheshpushimi i shkallëve të administratës dhe në këtë moment Fatmir Pjetri e ka goditur me hekur duke e dëmtuar në anën e majtë te kokës. Pasi e goditi Fatmiri u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin, ka goditur me te njëjtin hekur edhe punonjësin e ruajtjes të portës. Ai ka zbritur dhe i ka shkuar menjëherë nga mbrapa dhe bashkë me punonjësin e portës Hekuran Sina e kanë neutralizuar Fatmir Pjetrin.

NĂ« kĂ«tĂ« moment ai ka vĂ«nĂ« re se i paraburgosuri tjetĂ«r ArbĂ«r Çekaj ishte duke zbritur me tĂ« njĂ«jtin litar dhe pasi zbriti ju drejtua me vrap portĂ«s kryesore. Atij i ka dalĂ« para punonjĂ«sit e sigurisĂ« GĂ«zim Nikoqi dhe Gezim Ramushi tĂ« cilĂ«t e kanĂ« neutralizuar dhe prangosur. MĂ« pas tĂ« dy personat qĂ« tentuan tĂ« arratisen janĂ« dĂ«rguar tek skaneri ku ju bĂ« kontrolli fizik i tyre ku nuk u gjetĂ«n me vete sende tĂ« ndaluara dhe shoqĂ«rimi i tyre nĂ« dhomat e veçimit. MĂ« pas ai ka njoftuar me pas drejtorin e institucionit, dhe shefin e policisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« tentativĂ« arratisje.

​PunonjĂ«si i policisĂ« GĂ«zim Nikoçi me detyrĂ« punonjĂ«s i grupit tĂ« sigurisĂ« deklaron se se rreth orĂ«s 15.00 Ă«shtĂ« lajmĂ«ruar nga polici i kollonĂ«s 2-1 kati i dytĂ« i godinĂ«s “A”, se i paraburgosuri me mbiemĂ«r “Çepele’ Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« infermieri pasi kishte presĂ« damarĂ«t e dorĂ«s. Ai dhe dhe kolegu i tij Vladimir Myrto shkuan nĂ« infermieri pasi i dĂ«mtuari kishte shumĂ« rrjedhje gjaku nga dora e djathtĂ« tek pjesa e parakrahut. Pasi ka bĂ«rĂ« mjekimin e parĂ« ndihmĂ«s/mjekja Bejaze Jaho doli jashtĂ« regjimit dhe komunikoi me mjeken e institucionit dhe u vendos qĂ« i paraburgosuri tĂ« shkojĂ« nĂ« spital pĂ«r tu qepur plagĂ«n e tij. Nga oficeri i informacionit shoqĂ«rimi i tij pĂ«r nĂ« spital i Ă«shtĂ« ngarkuar atij dhe Vladimirit.

Sapo ata u afruan tek porta hyrĂ«se e regjimit tĂ« brendshĂ«m qĂ« tĂ« çon tek zyra e specialistit tĂ« informacionit kanĂ« dĂ«gjuar zhurma e britma dhe nĂ« atĂ« moment hapi derĂ«n ndihmĂ«si i informacionit me mbiemĂ«r “Almeta” dhe nga specialisti informacionit kanĂ« mĂ«suar se kishte patur njĂ« tentativĂ« pĂ«r arratisje. Ai ja ka lĂ«nĂ« tĂ« paraburgosurin Çepele kolegut tĂ« tij dhe ka dalĂ« bashkĂ« me Vladimirin me vrap nĂ« oborr ku kanĂ« parĂ« qĂ« Fatmir Pjetri ishte i shtrirĂ« dhe i neutralizuar nga polici i godinĂ«s “B” dhe kurse ArbĂ«r Çekaj po zbriste shkallĂ«t qĂ« tĂ« nxjerrin jashtĂ« nĂ« oborr.

​Ai bashkĂ« me Vladimirin dhe Ali AlmetĂ«n i janĂ« hedhur pĂ«rsipĂ«r duke e prangosur dhe futur tek dhoma e kontrollit bashkĂ« mĂ« Fatmir Pjetrin dhe nĂ« kĂ«tĂ« moment ka parĂ« specialistin e informacionit Myfit Xheka tĂ« gjakosur nĂ« kokĂ« dhe pas rreth 10 min ka ardhur dhe policia e shtetit nĂ« institucion.

​Nisur nga sa mĂ« sipĂ«r shtetasi ArbĂ«r Çekaj nĂ« bashkĂ«punim me Fatmir Pjetrin dhe kanĂ« konsumuar nĂ« bashkĂ«punim mes tyre veprĂ«n penale tĂ« “largimi i tĂ« burgosurit nga vendi i qĂ«ndrimit” tĂ« parashikuar nga neni 323/1-25 tĂ« Kodit Penal”, shkruhet nĂ« dosje.

40-vjeçari Ă«shtĂ« nga Puka rezulton i dĂ«nuar mĂ« parĂ« nĂ« Greqi pĂ«r vjedhje me dhunĂ« dhe armĂ«. Pas ardhjes nĂ« ShqipĂ«ri ai nĂ« vitin 2013, u bĂ« pjesĂ« e “BandĂ«s sĂ« BabagjyshĂ«ve”.

Ai ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjitha grabitjet e bĂ«ra nga banda e “BabagjyshĂ«ve”, qĂ« u shtrinĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, nĂ« TiranĂ«, KuçovĂ«, DurrĂ«s, Berat, LezhĂ«, FushĂ«-KrujĂ«, Laç, ShkodĂ«r.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari.

 

The post Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel, shkak një audioregjistrim në Instagram (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, Ministria e Drejtësisë, ka shkarkuar drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj.

Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare nga Spitali i Durrësit të paraburgosurit Altin Ndoci, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Sakaq, katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku.

Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci, ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës.

I paraburgosuri Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar sipas itinerarit tĂ« pĂ«rcaktuar: IEVP DurrĂ«s – Spital Rajonal DurrĂ«s – kthim nĂ« IEVP.

Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.

Pas ngjarjes, drejtori dhe i gjithë zinxhiri drejtues i institucionit të paraburgimit janë pezulluar nga detyra.

Prokuroria po heton nëse Ndoci, ka pasur bashkëpunëtorë brenda burgut për të realizuar arratisjen, si dhe arsyet pse një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u vendos në një institucion paraburgimi me siguri të ulët.

Altin Ndoci, ishte transferuar nĂ« DurrĂ«s nĂ« vitin 2020 dhe ndodhej nĂ« gjykim nĂ« dosjen “Plumbi i ArtĂ«â€ pĂ«r vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe pĂ«r vrasje pĂ«r llogari tĂ« organizatĂ«s kriminale tĂ« drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja.

Dëshmitë e ish-drejtorëve të burgjeve, pritet të merren gjatë hetimeve për të sqaruar përgjegjësitë në këtë arratisje.

Emrat e te pezulluarve

z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP DurrĂ«s;

z. Afrim Zeqiraj – Shef i PolicisĂ«;

z. Dezdemon Pazaj – Shef i PolicisĂ« IEVP DurrĂ«s (i komanduar);

znj. Ylfete Sema – Shefe e ShĂ«rbimit tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor;

z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

z. Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

z. Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

z. Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

z. Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

z. Idajet Calamaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

z. Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

znj. Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve.

Ndalimi i personave

Komisar Dezdemon Pazaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – PunonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

The post Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa
 (DETAJE)

✇Albeu
By: V K

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar nĂ« emisionin “Breaking”, nĂ« Top News, ka zbuluar detaje tĂ« reja mbi profilin kriminal tĂ« Altin Ndocit dhe arratisjen e tij, duke theksuar se 38-vjeçari konsiderohej njĂ« nga personat mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m dhe me lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejta me organizatĂ«n kriminale Çopja.

“Po flasim pĂ«r njĂ« nga arratisjet mĂ« tĂ« organizuara, por edhe mĂ« tĂ« paralajmĂ«ruara pĂ«r autoritetet”, tha Hoxha, duke sqaruar se nĂ« njĂ« nga dosjet ku Altin Ndoci Ă«shtĂ« nĂ«n akuzĂ« si anĂ«tar i organizatĂ«s kriminale Çopja, drejtuesit e kĂ«saj strukture shfaqen nĂ« pĂ«rgjime nĂ« aplikacionet SKY ECC dhe duken tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r arrestimin e tij.

Sipas gazetares, nĂ« materialet hetimore rezulton se anĂ«tarĂ«t e fisit Çopja shpreheshin tĂ« alarmuar pĂ«r faktin se kishin mbetur pa ekzekutorĂ«, veçanĂ«risht pas vrasjes sĂ« Besmir Haxhiajt.

Anila Hoxha, rikujtoi se Ndoci ishte arrestuar rreth 5-6 vite mĂ« parĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« tjetĂ«r dosjeje tĂ« rĂ«ndĂ« penale, “Plumbi i ArtĂ«â€, ndĂ«rsa nga pĂ«rgjimet rezulton se organizata kriminale kishte bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje tĂ« vazhdueshme pĂ«r ta liruar me çdo kusht, por pa sukses.

“SPAK thotĂ« se gjatĂ« kohĂ«s sĂ« arrestimit tĂ« Altin Ndocit, organizata Çopja kujdeset pĂ«r familjen e tij duke i dhĂ«nĂ« shuma financiare pĂ«r jetesĂ«. Duke siguruar automjete, duke paguar avokatĂ«t, njĂ« metodĂ« kjo tipike kriminale, thotĂ« SPAK, pĂ«r tĂ« siguruara heshtjen e Altin Ndocit dhe pĂ«r t’i kujtuar se organizata nuk e kishte lĂ«nĂ« atĂ« nĂ« harresĂ«â€.

Altin Ndoci, konsiderohej si një nga personat më të rrezikshëm, ndaj duhej të shoqërohej me masa sigurie të jashtëzakonshme.

“Ndoci, thotĂ« Anila Hoxha, Ă«shtĂ« nĂ«n akuzĂ« pĂ«r vrasjen e trefishtĂ« tĂ« vitit 2018, ku mbetĂ«n tĂ« vrarĂ« Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Dunjai, si edhe pĂ«r vrasjen e Kleviz Bahos dhe disa tentativa vrasjeje. Ai pĂ«rmendet edhe nĂ« plane tĂ« tjera kriminale kundĂ«r Erjon Alibejt, tashmĂ« bashkĂ«punĂ«tor i drejtĂ«sisĂ«â€.

Një element kyç, sipas gazetares, është edhe përfshirja e Altin Ndocit në grabitjen e armatosur në aeroportin e Rinasit në vitin 2019, ku u rrëmbyen miliona euro.

“Profili i kĂ«tij shtetasi vazhdon tĂ« ngarkohet me ngjarje kriminale edhe pĂ«r njĂ« nga ngjarjet mĂ« spektakolare sa i takon grabitjes sĂ« armatosur nĂ« pistĂ«n e aeroportit tĂ« Rinasit nĂ« 2019, ku emri i Altin Ndocit Ă«shtĂ« zyrtarisht nĂ« akuzĂ« si anĂ«tar dhe si pjesĂ«marrĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje ku u rrĂ«mbyen miliona euro. Kjo çështje nĂ« fakt nuk ka kaluar ende nĂ« gjykim themeli dhe ka mbi 30 tĂ« akuzuar. Emri i Altin Ndocit lidhet edhe me plumbin e artĂ« me dĂ«shminĂ« e Nuredin Dumanit, i cili tregon se si ishte rreshtuar Altin Ndoci, qĂ« konsiderohej si krahu i armatosur i grupit Çopja, krah Talo ÇelĂ«s pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« vrasjen e Andi Zylyfit”.

Sa i përket arratisjes, gazetarja tha se Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe transferimet e shpeshta të Ndocit drejt Spitalit të Durrësit.

“JanĂ« sekuestruar kartela dhe epikriza, ndĂ«rsa po hetohet roli i stafit mjekĂ«sor dhe i shĂ«rbimit tĂ« burgjeve”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se Ndoci nuk rezulton me sĂ«mundje kronike, por kishte pretenduar probleme me veshkat, mbi bazĂ«n e tĂ« cilave ishte autorizuar transferimi pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore.

The post Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa
 (DETAJE) appeared first on Albeu.com.

Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne


✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një polemikë në rrjetet sociale me gazetaren Klodiana Lala, për situatën e përmbytjeve në vend.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ«, gazetarja Klodiana Lala, ka publikuar njĂ« reagim lidhur me statusin e Edi RamĂ«s nĂ« X, ky i fundit shprehej se problem pĂ«r pĂ«rmbytjet ishte fakti se qytetarĂ«t hedhin mbeturinat nĂ« rrugĂ«, c’ka sipas tij sjellin ‘taposjen” e grykave tĂ« kanaleve.

“Sigurisht qĂ« kur i hedhim plehrat e shishet plastike nĂ«pĂ«r fusha e nĂ« anĂ«t e rrugĂ«ve tĂ« atdheut qĂ« e duam vetĂ«m nĂ« stadium, vjen njĂ« ditĂ« shiu me gjyma qĂ« i mbledh nga janĂ« e nga s’janĂ« dhe i dynd nĂ« det, po kur pastaj shiu Ă«shtĂ« aq i furishĂ«m sa ky i fundit, atĂ«herĂ« nuk e arrinĂ« dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke pĂ«rmbytur dynjanĂ«â€Šâ€, shkruante Rama nĂ« X, duke nxjerr disa foto nga Shkozeti.

 


Reagimi i Klodiana Lales per statusin e kryeministrit Rama

Por nĂ« reagimin e saj tĂ« 7 janarit, Klodiana Lala e ka quajtur RamĂ«n si: “Mbreti lakuriq” dhe sipas saj, “Po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur
”.

NĂ« komentin e saj, Lala shtoi dhe: “(Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)”.

Por ditĂ«n e sotme, kreu i qeverisĂ«, ka ripublikuar statusin e Klodiana LalĂ«s, teksa shprehet se gazetarja “Komentatori-torja Ă«shtĂ« gazetar-tare tĂ« cili-cilĂ«s ia hoqa emrin se nuk mĂ« intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz qĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s-nĂ«se e opinionit publik, me njĂ« injorancĂ« tĂ« ububushme (nuk flas pĂ«r etikĂ«n apo pĂ«r shqipshkrimin se pastaj i bie tĂ« rritet shumĂ« kĂ«rkesa) u thotĂ« qytetarĂ«ve se inceneratori i TiranĂ«s e ka fajin pĂ«r shishet e qeset plastike qĂ« hidhen rrugĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, e qĂ« me erĂ«n e pastaj me ujrat e lumenjve bĂ«hen kapica tĂ« jashtĂ«zakonshme e zbresin e bllokojnĂ« rregullisht grykĂ«rrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet


PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR”

Sipas kryeministrit: “Normalisht njĂ« gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqĂ«sisht lloji i parĂ« shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikĂ«s) nĂ« kanalet e informimit, ndĂ«rsa lloji i dytĂ« pakĂ«sohet dhe publiku pĂ«rmbytet pĂ«rditĂ« nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, tĂ« urresh, shpifĂ«sh, dizinformosh Ă«shtĂ« kollaj, sepse nuk ka nevojĂ« tĂ« lexosh, tĂ« mĂ«sosh, tĂ« kuptosh tĂ« vĂ«rtetĂ«n e tĂ« jesh i drejtĂ« dhe i mirĂ«artikuluar, ndĂ«rsa e kundĂ«rta, uh, e kundĂ«rta ka punĂ« e mund tĂ« madh!”, shprehet Rama.

 


Polemika e Kryeministrit me gazetaren Klodiana Lala

Reagimi i plotë i kryeministrit:

Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet


PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR!

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!

REAGIMI I KLODIANA LALËS:

O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur
 (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)

REAGIMI I PARË

E I KRYEMINISTRIT RAMA NË X:

“Sigurisht qĂ« kur i hedhim plehrat e shishet plastike nĂ«pĂ«r fusha e nĂ« anĂ«t e rrugĂ«ve tĂ« atdheut qĂ« e duam vetĂ«m nĂ« stadium, vjen njĂ« ditĂ« shiu me gjyma qĂ« i mbledh nga janĂ« e nga s’janĂ« dhe i dynd nĂ« det, po kur pastaj shiu Ă«shtĂ« aq i furishĂ«m sa ky i fundit, atĂ«herĂ« nuk e arrinĂ« dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke pĂ«rmbytur dynjanĂ«â€Šâ€.

The post Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne
 appeared first on Albeu.com.

Burri vrau gruan dhe mĂ« pas veten/ Flet familjari: S’dinim gjĂ« pĂ«r konfliktet, fĂ«mijĂ«t tĂ« traumatizuar, i varrosĂ«m tĂ« ndarĂ«

✇Albeu
By: V K

Krimi i rĂ«ndĂ« qĂ« tronditi opinionin publik mĂ« 2 janar tĂ« kĂ«tij viti, ku burri vrau gruan dhe mĂ« pas veten, Ă«shtĂ« rikthyer sot nĂ« emisionin ‘Me zemĂ«r tĂ« hapur’ nĂ« News24.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum, ku Llogora Xhebroj, 52-vjeç, vrau bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj më pas i dha fund jetës, ngjarje që ndodhi në banesën e çiftit.

Sipas dĂ«shmive tĂ« familjarĂ«ve, ata kishin pasur konflikte tĂ« vazhdueshme dhe ishin ndarĂ« rreth dy vite mĂ« parĂ«, pĂ«r t’u ribashkuar mĂ« pas, por konfliktet kishin vijuar dhe sĂ« fundmi ndodheshin nĂ« proces divorci.

Një familjar i tyre, ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe marrëdhënien konfliktuale të çiftit, që çoi në zhvillimin dramatik, me dy viktima.

Ai tha se çifti ishin të martuar prej gati 20 vitesh dhe se nuk ishte në dijeni se ishin në proces divorci.

Ai tha se fëmijët, dy djemtë e çiftit janë të traumatizuar pas ngjarjes së rëndë, ku një të njëjtën ditë humbën nënën dhe babanë.

“E mora vesh nga televizori ngjarjen. Kisha nja 2-3 muaj qĂ« se kisha parĂ« LlogoranĂ«. Nuk mĂ« kishte shprehur asnjĂ« shqetĂ«sim. Sosen mund ta kem takuar rreth 2 muaj mĂ« parĂ«. Kishin nja 20 vite martesĂ«. Nuk e di qĂ« ishin nĂ« proces divorci. Nuk dija asgjĂ«. I kam marrĂ« vesh kur ndodhi ngjarja. FĂ«mijĂ«t janĂ« tĂ« traumatizuar. Sa tĂ« marrin veten. Isha nĂ« varrim. Siç i zuri halli familjen e Soses, na zuri dhe ne. Mos i ndodhte njeriu. Nuk kam ditur si kanĂ« rrjedhur gjĂ«rat. S’mund tĂ« akuzoj askĂ«nd. Llogora ishte njeri korrekt, i drejtĂ«. Ishin tĂ« rregullt tĂ« dy, punonin bashkĂ«. Ishin familje e rregullt si çdo familje shqiptare. Por kur nuk takon me dikĂ«, sia di problemet. BurrĂ« e grua u varrosĂ«n tĂ« ndarĂ«. ËshtĂ« fatkeqĂ«si qĂ« nuk ua uroj asnjĂ« njeriu”, tha ai.

The post Burri vrau gruan dhe mĂ« pas veten/ Flet familjari: S’dinim gjĂ« pĂ«r konfliktet, fĂ«mijĂ«t tĂ« traumatizuar, i varrosĂ«m tĂ« ndarĂ« appeared first on Albeu.com.

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Konfliktohen fizikisht dy persona, njëri përfundon në spital

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu në Velipojë, janë njoftuar mbi një konflikt të ndodhur mes dy personave në fshatin Gomsiqe, ku si pasojë, është dëmtuar njëri prej tyre.

Nisur nga hetimet, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 47-vjeçarit me iniciale N. S..

Sipas informacioneve policore, 47-vjeçari është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Konfliktohen fizikisht dy persona, njëri përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

❌