Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Dhuratë perfekte”, Armando Broja thyen heshtjen pasi shënoi golin e parë pas afro dy viteve



Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol.

Broja bëri heroin në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Bournemouth, duke shënuar në “frymën e fundit” për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.

Për yllin shqiptar ky ishte goli i parë pas afro dy viteve, ndërsa falënderoi Marcus për asistin, kurse tani është i motivuar për të vazhduar me këtë formë.

“E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time”.

“Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Burnley këtë edicion në Ligën Premier po lufton për mbijetesë, ku aktualisht është gjashtë pikë larg pozitës së 17-të, të cilin e zë Nottingham Forest./Telegrafi/

Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

Armando Broja la shenjën e tij në Premier Ligë me golin e parë të tij që kur i është bashkuar skuadrës së Burnleyt. Një gol me peshë pasi ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi të ekipit, duke siguruar barazimin 1-1. Dhe natyrshëm për Brojën kanë ardhur edhe vlerësimet në shtypin anglez. Portali pranë klubit, “Burnley […]

The post Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze appeared first on BoldNews.al.

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e gjatë që u “thye” më në fund ndaj Bournemouth.

“Bomberi” kuqezi “shpërtheu” në festë, së bashku me të edhe tifozët shqiptar kudo në botë, kjo pasi Broja ka qenë dhe mbetet shpresa e madhe për të na dërguar në Botëror, një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm, por fati i keq dhe dëmtimet e shumta kanë zbehur karrierën e një ylli.

Në këtë takim, Broja ishte projektuar si titullar, por në fund trajneri Paker e hodhi në fushë në minutën e 65-të.

Pas vetëm 2 minutash, Burnley e gjeti vetën në dizavantazh. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 90-të, Broja u shërbye në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë duke realizuar një gol me shumë peshë, jo vetëm për të, por edhe për ekipin, për trajnerin, me këtë të fundit që rrezikonte shkarkimin në rast humbje. Festa ishte e madhe në radhët e Burnley për këtë pikë që i jep pak shpresë për të shpëtuar sezonin.

 

 

Në fund të ndeshjes, e gjithë vëmendja ishte te Broja, me këtë të fundit që nuk e fshehu lumturinë për golin e tij të parë me fanellën e Burnley, duke ia dedikuar tifozëve: “Jam mbi re që shënova golin e parë, vlen sa e gjithë bota për mua.

Shpresoj të ketë qenë e njëjta gjë edhe për ju. E pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Kjo pikë do të thotë shumë për ne, por shpresoj të kemi vazhdimësi dhe të shtyjmë përpara, faleminderit”, u shpreh Broja në reagimin e tij.

 

 

I kënaqur për këtë pikë u shfaq edhe trajneri Scott Parker: “Është një pikë e shkëlqyer për ne, e merituam. Jam i kënaqur për zëvendësuesit që hynë në fushë. Ishte një krosim i shkëlqyer nga Marcus dhe një përfundim i shkëlqyer nga Armando. Të dy dhanë një kontribut të madh dhe jam i kënaqur për të dy djemtë, por në përgjithësi jam i kënaqur për grupin”, u shpreh trajneri Scott Parker.

The post Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Armando Broja rikthehet te goli në Ligën Premier – futet nga banka dhe realizon ndaj Bournemouth



Burnley ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Scott Parker po kalon në një krizë të madhe të rezultateve këtë sezon dhe ia dolën të evitojnë humbjen krejt në fundin e ndeshjes.

Autor i golit për mysafirët në këtë sfidë ishte Armando Broja, i cili pasi u fut në lojë në minutën e 65-të, ia doli të realizojë në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 1-1.

Për Brojën, ky ishte goli i tij i parë këtë edicion në kampionatin anglez, teksa ka 11 ndeshje të luajtura deri më tani.

ARMANDO BROJA SCORES HIS FIRST GOAL IN THE PREMIER LEAGUE SINCE OCTOBER 2023!!!!

HOPEFULLY MORE TO COME!!! pic.twitter.com/YkTIxtkoEJ
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) December 20, 2025

Pavarësisht se për Brojën ky gol mund të jetë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e kampionatit, për skuadrën e tij kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore.

Burnley aktualisht pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë të grumbulluara, teksa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Evertonit./Telegrafi/

Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle

✇Albeu
By: M C

Për Armando Brojën erdhi më në fund momenti që të jetë në formacionin bazë të Burnley në një ndeshje të Premier League angleze.

Këtë të shtunë skuadra e tij iu vu përballë Neëcastle dhe trajneri Scott parker vendosi t’i besojë sulmuesit kuqezi në repartin e sulmit duke e hedhur në fushën e lojës që nga minuta e parë

Kjo është hera e parë që Broja luan si titullar në kampionatin anglez në këtë sezon dhe kjo erdhi përballë një skuadre si Newcastle, ndërkohë që Burnley kishte pësuar një sërë humbjesh përpara kësaj ndeshjeje duke i komplikuar pozitat e tij në klasifikimin e kampionatit duke rrezikuar rënien nga kategoria.

The post Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle appeared first on Albeu.com.

Chelsea triumfon me rezultat komod në udhëtim ndaj Burnleyt



Chelsea ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

Blutë zgjidhën sfidën falë golit të Pedro Netos në pjesën e parë, ndërsa dyja skuadrat patën momente për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të, kur Pedro Neto depërtoi mjeshtërisht në zonë dhe devijoi në rrjetë një top të harkuar nga Jamie Gittens, duke e dërguar Chelsean në avantazh 0-1.

Në pjesën e parë pati pak raste të pastra, por edhe tension: Pedro Neto u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të, ndërsa Burnley rrezikoi pak sekonda para pushimit.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga trajneri Enzo Maresca, i cili aktivizoi Benoit Badiashile. Chelsea goditi shtyllën në minutën e 63-të me Pedro Neton, i cili iu afrua golit të dytë pas një gjuajtjeje të befasishme brenda zonës.

Burnley provoi të reagojë me hyrjen e Lyle Foster, Armando Broja dhe lojtarëve të tjerë të freskët, por nuk arriti të gjente qartësi në finalizim.

Chelsea pati rastin më të mirë të pjesës së dytë në minutën e 77-të, kur Malo Gusto testoi Martin Dubravkën me një goditje të fuqishme, por portieri i Burnleyt bëri një pritje fantastike.

Kur po luheshin minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët e shënuan edhe golin e dytë me anë të Enzo Fernandez që realizoi në minutën e 88-të për 2-0.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mban aktualisht pozitën e dytë në tabelë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Arsenali merr fitore komode në udhëtim ndaj Burnleyt



Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Burnleyt në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

‘Topçinjtë’ kaluan në epërsi në minutën e 14-të me anë të Viktor Gyokeres i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Në minutën e 32-të mysafirët patën një tjetër rast të mirë shënimi me Leandro Trossard, por goditja e këtij të fundit u bllokua nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë.

Të besuarit e Mikel Artetës goditjen e radhës Burnleyt ia dhanë në minutën e 35-të, kësaj radhe me Declan Rice që shënoi për 2-0.

Declan Rice

Pjesa e dytë e takimit u karakterizua me një lojë të qetë, ku Arsenali ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

Vendasit në anën tjetër nuk ia dolën që për asnjë moment ta rrezikojnë portën e David Rayas në këtë sfidë.

Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 25 pikëve dhe është lider i tabelës me shtatë pikë më shumë se vendi i dytë Bournemouth por këta të fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli

Burnley pësoi disfatë 2-1 ndaj Aston Villas, në kuadër të sfidës së Premier League. Te Burnley, Armando Broja u aktivizua për diçka më shumë se 30 minuta, por pa mundur dot që të lërë gjurmë. Në Birmingham, paraqitja e Brojës u vlerësua me notën 6.0. Sulmuesi i Kombëtares nuk është takuar ende me golin te […]

The post Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli appeared first on BoldNews.al.

Man City "shpartallon" Burnleyn



Manchester City i është kthyer menjëherë fitoreve në Ligën Premier pas barazimit ndaj Arsenalit, duke mposhtur në shtëpi Burnley.

“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 5:1, sfidë ku fytyra tragjike e mysafirëve padyshim ishte Esteve që realizoi dy autogola.

Pas vetëm 12 minutave lojë, Maxime Esteve në përpjekje për ta larguar topin aksidentalisht e vendosi në rrjetë për t’i dhënë epërsinë vendasve.

Burnley me një kundëraksion e befasoi Cityn, ku Jaidon Anthony shënoi pas asistimit të Hartman (38’).

Megjithatë, City ishte më e mirë në pjesën e dytë. Erling Haaland asistoi për Mathues Nunes i cili me një goditje të bukur e riktheu epërsinë (61’).

Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë, Esteve shënoi sërish autogol për epilogun 3-1 (65’).

Fitoren e Cityt në fund e vulosi Haaland me dygolësh në kohën shtesë (90', 90+4').

Man City pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e pestë me 10 pikë ndërsa Burnley renditet në pozitën e 17-të me katër sosh./Telegrafi/

Guardiola: Kyle Walker mund të konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të të gjitha kohërave



Pep Guardiola i ka bërë vlerësime të mëdha ish-yllit të Manchester Cityt, Kyle Walker, përpara ndeshjes së Ligës Premier ndaj Burnleyn më 27 shtator.

Trajneri i Cityt e përshkroi Walkerin si një nga më të mëdhenjtë për sa i përket qëndrueshmërisë, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe prezencën e tij të jashtëzakonshme në skuadër gjatë viteve.

“Walker mund të konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të të gjitha kohërave”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Për sa i përket qëndrueshmërisë, mungesës së lëndimeve dhe luajtjes në çdo ndeshje, një figurë e jashtëzakonshme në dhomat e zhveshjes”.

“Në nëntë vjet, gjashtë Liga Premier, një Ligë Kampionësh, 18 tituj, gjithmonë duke qenë aty në momente të mira dhe të këqija”.

“Sezoni i fundit ishte i vështirë për të gjithë, për të gjithë ne, por unë nuk gjykoj një sjellje gjatë një periudhe të shkurtër kohore. Ai ishte i pabesueshëm”.

“Jam mjaft i sigurt se të gjithë do të jenë të lumtur ta shohin atë përsëri. Ai ishte mbrojtësi i djathtë që përcaktoi kohën tonë këtu. Mendoj se ai do të marrë mirënjohje nga tifozët tanë sepse e meriton", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

“Duhet të vazhdojë të punojë”, trajneri i Burnleyt i jep mbështetje Armando Brojës



Sulmuesi shqiptar Armando Broja ende nuk ka nisur si titullar në Ligën Premier për Burnley, pas transferimit të tij verën e kaluar nga Chelsea.

24-vjeçari ka marrë minuta vetëm në Carabao Cup, kundër Derby County dhe Cardiff City, ku performanca e tij ka treguar se është ende larg formës më të mirë. Kjo lidhet edhe me serinë e dëmtimeve të rënda që kanë penguar karrierën e tij në dy vitet e fundit.

Trajneri i Burnleyt, Scott Parker ka kërkuar durim nga tifozët në lidhje me rikthimin e Brojës në formën optimale.

“Shikoni, mendoj se Amando ka nevojë për punë në këtë moment. Ai nuk ka pasur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Duhet të jemi të qetë me të”.

Armando Broja

“E pamë një version më të mirë në këtë ndeshje krahasuar me raundin e kaluar, por ende i mungojnë minutat dhe stërvitja. Ai duhet të vazhdojë të punojë”, deklaroi ai.

Parker theksoi se Broja mbetet një lojtar kyç për Burnleyn këtë sezon, por ekipi duhet të tregojë kujdes dhe t’i japë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

Ndërkohë, Shqipëria mbështetet te Armando Broja për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës./Telegrafi/

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

Armando Broja nuk ia doli të linte shenjë në ndeshjen e radhës që luajti si titullar me Bërnlin në Kupën e Ligës, pasi pa skuadrën e tij të mundej me shifrat 2-1 pas sfidës që nisi si titullar. Ai shpërdori dy raste të mira në këtë ndeshje, ku trajneri Parker pranoi se qëllimi kishte qenë […]

The post “Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës appeared first on BoldNews.al.

Burnley eliminohet nga Kupa e Ligës me Brojën titullar

Armando Brojës do t’i duhet më shumë punë për të bindur trajnerin Skot Parker që t’i rezervojë minuta në radhët e Burnleyt, pasi ka shpërdoruar sot një mundësi të mirë për të spikatur para trajnerit. Ai e nisi titullar ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Cardiff, por nuk ia doli të ndihmonte ekipin që u […]

The post Burnley eliminohet nga Kupa e Ligës me Brojën titullar appeared first on BoldNews.al.

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

Armando Broja ka bërë debutimin në Premier League për këtë sezon, me fanellën e Burnley. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 89-të ndaj Liverpool, në sfidën e javës së katërt, teksa 5 minuta më parë, shoku i tij i ekipit Lesley Ugochukwu u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Burnley me 10 […]

The post Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it appeared first on BoldNews.al.

Mo Salah bën heroin, Liverpooli fiton me mund ndaj Burnley



Liverpooli ka shënuar fitore të vonshme në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

Edhe pse dominuan në posedim dhe rastet e krijuara, Liverpooli assesi s’arriti t’i finalizonte aksionet, ku u nevojit një penallti e vonshme e Mo Salah për t’i arkëtuar pikët e plota.

Burnley në fakt e nisi më mirë, për të rrezikuar pas vetëm shtatë minutave lojë me anë të Jaidon Anthony, megjithatë goditja përfundoi jashtë rrjetës.

Liverpooli pastaj mori dominimin e ndeshjes, duke pasur disa mundësi përmes Dominik Szoboszlai si dhe Ryan Gravenberch, megjithatë nuk ia dolën ta dërgojnë topin brenda rrjetës.

Për Burnley situata u vështirësua pasi Lesley Ugochukwu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kësisoj u përjashtua nga fusha (84’).

Kur të gjithë menduan se Burnley arriti ta fitonte një pikë, Mejbri preku topin me dorë brenda zonës, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Mo Salah (90+5’).


🚨🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 SALAH WINS IT IN THE 95TH MINUTE FOR LIVERPOOL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Burnley 0-1 Liverpool.pic.twitter.com/SnS9TQNZ5U
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 14, 2025


Përndryshe, në këtë ndeshje debutoi në fanellën e Burnley edhe futbollisti shqiptar Armando Broja, që u inkuadrua në minutën e 89-të.

Liverpooli shkon në kuotën e 12 pikëve në Ligën Premier kurse Burnley zë pozitën e 17-të me tre sosh./Telegrafi/

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier 2025/26 pas ndeshjes së parë të sezonit, shumë befasi në renditje

Një superkompjuter i publikuar nga mediumi The Sun ka përpunuar shifrat pas ndeshjeve të xhiros hapëse të Ligës Premier dhe ka prodhuar një parashikim të plotë të tabelës për sezonin 2025/26.

Në parashikimin e fundit të bërë nga superkompjuteri, parashikohet një pikëllim për Arsenalin, i cili pritet të përfundojë me pikë të barabarta (86 pikë) me Manchester Cityn, por humbet titullin për shkak të diferencës së golave.

Liverpooli pritet të renditet i treti me 80 pikë, gjashtë pikë pas liderëve, ndërsa Aston Villa pritet të sigurojë vendin e fundit që i dërgon në Ligën e Kampionëve, duke zënë një vend para Newcastle United.

Chelsea parashikohet të sigurojë vendin e gjashtë dhe një kualifikim në Ligën e Evropës, me Manchester United që gëzon një kërcim të madh duke arritur në vendin e shtatë pas vendit të 15-të vitin e kaluar.

Parashikimi sipas superkompjuterit të The Sun

Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Brighton gjithashtu pritet të përfundojnë në pjesën e parë të tabelës, megjithëse diferenca e golave ​​është shumë e vogël.

Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur pritet të përfundojë në vendin e 11-të, ndërsa Everton dhe Bournemouth do të jenë pas tyre në pozitën 12-të dhe 13-të.

Pozitat 14-të, 15-të dhe 16-të janë parashikuar të arrihen nga Brentford, Leeds United dhe Fulham.

Sunderland parashikohet të mbijetojë me diferencë shumë të vogël golash, duke i dërguar Wolveraporton Wanderers në Championship së bashku me Burnley dhe West Ham United. /Telegrafi/

The post Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier 2025/26 pas ndeshjes së parë të sezonit, shumë befasi në renditje appeared first on Telegrafi.

Liga Premier sapo ka filluar dhe tashmë kemi një nga golat e sezonit – shikoni magjinë e Richarlisonit

Sezoni i ri i Ligës Premier ka nisur fuqishëm, dhe sot u shënua një nga golat më spektakolarë që pritet të mbahet mend gjatë.

Protagonist ishte Richarlison, i cili në minutën e 59-të shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë Tottenhamit epërsinë 2-0 ndaj Burnleyt.

Braziliani realizoi me një ekzekutim që qëndron mes një voleji dhe një gërshërë artistike, duke e bërë të vështirë përkufizimin e saktë.

Aksioni nisi pas një driblimi fantastik të Mohammed Kudus, i cili shmangu portierin dhe e futi topin në zonë. Atje, Richarlison kapi topin në ajër me një gjuajtje të pabesueshme dhe vulosi një nga golat më të bukur të javës.

Më herët, sulmuesi brazilian kishte shënuar edhe golin e parë për “Gjelat”, gjithashtu pas një asistimi të Kudus.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 66-ën, Brennan Johnson shtoi golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe praktikisht duke siguruar fitoren e Tottenhamit. /Telegrafi/

The post Liga Premier sapo ka filluar dhe tashmë kemi një nga golat e sezonit – shikoni magjinë e Richarlisonit appeared first on Telegrafi.

Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës

Sunderland fitoi 3-0 përballë West Ham, për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. Në fushë nga minuta e parë ishte Granit Xhaka, që rikthehet me fitore në Premier League. Tottenham fitoi me të njëjtin rezultat kundër Burnleyt. Armando Broja nuk ishte as në stol për këtë ndeshje, pasi fillimisht duhet të jetë […]

The post Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës appeared first on BoldNews.al.

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

Premier League ka hyrë në një epokë të re me rregulla të forta kundër humbjes së kohës, dhe portieri sllovak i Burnley Martin Dubravka u bë lojtari i parë që e pësoi nga zbatimi i tyre. Në ndeshjen mes Burnley dhe Tottenham, vetëm katër minuta pas fillimit, arbitri kryesor Michael Oliver ndëshkoi Dubravkën për mbajtjen […]

The post Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda appeared first on BoldNews.al.

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që sot po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje. Sfida që po luhet prej orës 16:00 është e vlefshme për javën e parë […]

The post Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij appeared first on BoldNews.al.

❌