❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘ShpĂ«rthejnë’ protestat nĂ« Iran kundĂ«r inflacionit dhe zhvlerĂ«simit tĂ« monedhĂ«s

Protestat dhe grevat për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës në Iran po përhapen nga kryeqyteti Teheran në qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.

Sipas mediave të huaja, tensionet nisën të dielën kur dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë, pasi rial-i iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë dokumentuar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia është parë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dĂ«gjojĂ« “me durim, edhe nĂ«se pĂ«rballet me zĂ«ra tĂ« ashpĂ«r”.

Presidenti Masoud Pezeshkian, nĂ« platformĂ«n ‘X’, deklaroi vonĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n se kishte udhĂ«zuar ministrin e BrendshĂ«m tĂ« zhvillonte bisedime me ata qĂ« ai i pĂ«rshkroi si “pĂ«rfaqĂ«sues” tĂ« protestuesve, pĂ«r tĂ« marrĂ« masa “pĂ«r tĂ« zgjidhur problemet dhe pĂ«r tĂ« vepruar me pĂ«rgjegjĂ«si”.

Ai gjithashtu njoftoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, duke emëruar ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Abdolnasser Hemmati, si zëvendësues.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘ShpĂ«rthejnë’ protestat nĂ« Iran kundĂ«r inflacionit dhe zhvlerĂ«simit tĂ« monedhĂ«s appeared first on Sinjali.

Danimarka i thotë lamtumirë postierit klasik, bëhet vendi i parë në botë që ndalon shpërndarjen e letrave

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori, Danimarka ka vendosur tĂ« ndalojĂ« postĂ«n tradicionale nĂ« letĂ«r, duke dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n postierit klasik dhe njĂ« shĂ«rbimi qĂ« funksiononte pa ndĂ«rprerje prej 400 vitesh. Vendimi u mor nga shĂ«rbimi postar “PostNord”, i cili njoftoi ndalimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« dĂ«rgesave tĂ« letrave.

ShĂ«rbimi postar danez u themelua nĂ« vitin 1624 nga Mbreti Christian IV si njĂ« “dhuratĂ« Krishtlindjesh” pĂ«r popullin e tij. Sot, katĂ«r shekuj mĂ« vonĂ«, teknologjia ka bĂ«rĂ« qĂ« kjo dhuratĂ« tĂ« konsiderohet e vjetruar.

Danimarka është një nga vendet më të digjitalizuara në botë, ku komunikimi me qeverinë dhe bizneset kryhet pothuajse ekskluzivisht online. Statistikat tregojnë se në 25 vitet e fundit, vëllimi i letrave fizike ka rënë me 90%, duke sjellë humbje financiare për kompaninë prej rreth 57 milionë eurosh vetëm në vitin 2024.

“Pothuajse tĂ« gjithĂ« danezĂ«t janĂ« plotĂ«sisht digjitalĂ«. Shumica e komunikimeve tona tani mbĂ«rrijnĂ« nĂ« kutitĂ« tona tĂ« email-it,” tha Andreas Brethvad, zĂ«dhĂ«nĂ«s i PostNord.

Ky transformim ka pasur edhe kosto sociale dhe kulturore. PostNord ka njoftuar shkurtimin e 1,500 vendeve të punës, ndërsa 1,500 kutitë postare ikonike me ngjyrë të kuqe, pjesë e peizazhit urban për 170 vjet, janë nxjerrë në shitje. Interesi i qytetarëve për të mbajtur një copëz historie ishte i jashtëzakonshëm, me danezët që paguanin deri në 300 dollarë për një kuti postare të vjetër.

Nga sot, qytetarĂ«t qĂ« duan tĂ« dĂ«rgojnĂ« letra fizike nuk mund t’i hedhin mĂ« nĂ« kuti postare apo tĂ« presin postierin. Ata duhet t’i dorĂ«zojnĂ« ato nĂ« kioska tĂ« posaçme nĂ« dyqane, nga ku do tĂ« shpĂ«rndahen pĂ«rmes kompanisĂ« private DAO. PostNord do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« funksionojĂ« vetĂ«m pĂ«r dorĂ«zimin e pakove, njĂ« sektor qĂ« po lulĂ«zon falĂ« blerjeve online.

Edhe pse Danimarka është pionere në këtë hap, ekspertët paralajmërojnë se lëvizja mund të izolojë grupet e margjinalizuara, veçanërisht të moshuarit që nuk kanë aftësi digjitale, një problem që mbetet shqetësues në nivel global.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Danimarka i thotë lamtumirë postierit klasik, bëhet vendi i parë në botë që ndalon shpërndarjen e letrave appeared first on Sinjali.

Zelensky i mohon akuzat e Rusisë për sulmin ndaj rezidencës së Putinit: Gënjeshtër

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mohuar të martën akuzat e Rusisë se Kievi ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin, duke e cilësuar pretendimin si një përpjekje të Moskës për të penguar bisedimet e paqes dhe për të justifikuar sulme të reja ndaj Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina kishte ndërmarrë natën e së dielës një sulm me 91 mjete ajrore pa pilot (UAV) me rreze të gjatë veprimi, të cilat sipas tij kishin shënjestruar rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit. Rusia njoftoi gjithashtu se, pas këtij incidenti të pretenduar, do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk dihet se ku ndodhej Putin në momentin e sulmit të supozuar.

Zelensky hodhi poshtĂ« kĂ«to pretendime, duke i quajtur “gĂ«njeshtra tipike ruse”, tĂ« dizajnuara pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Kremlinit njĂ« arsye pĂ«r tĂ« vazhduar agresionin ndaj UkrainĂ«s. Ai theksoi se Rusia ka shĂ«njestruar mĂ« parĂ« ndĂ«rtesa qeveritare nĂ« Kiev dhe paralajmĂ«roi se akuzat e fundit mund tĂ« sinjalizojnĂ« sulme tĂ« reja.

“TĂ« gjithĂ« duhet tĂ« jenĂ« vigjilentĂ« tani. Absolutisht tĂ« gjithĂ«. NjĂ« sulm mund tĂ« nisĂ« nĂ« kryeqytet,” u shpreh Zelensky pĂ«r gazetarĂ«t tĂ« hĂ«nĂ«n, duke shtuar se komentet e MoskĂ«s pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« platformĂ«n X, presidenti ukrainas theksoi se Rusia po kĂ«rkon arsye pĂ«r tĂ« vazhduar luftĂ«n dhe e sheh çdo pĂ«rparim drejt njĂ« armĂ«pushimi si njĂ« dĂ«shtim. “ËshtĂ« thelbĂ«sore qĂ« bota tĂ« mos heshtĂ« tani. Nuk mund ta lejojmĂ« RusinĂ« tĂ« minojĂ« punĂ«n pĂ«r arritjen e njĂ« paqeje tĂ« qĂ«ndrueshme,” shkroi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky i mohon akuzat e Rusisë për sulmin ndaj rezidencës së Putinit: Gënjeshtër appeared first on Sinjali.

Pas paralajmĂ«rimit tĂ« Trump, Irani kĂ«rcĂ«non me pĂ«rgjigje ‘tĂ« ashpĂ«r’ ndaj çdo sulmi

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha tĂ« martĂ«n se kundĂ«rpĂ«rgjigjja e vendit tĂ« tij ndaj çfarĂ«do sulmi do tĂ« ishte e ashpĂ«r, me gjasĂ« duke reaguar ndaj njĂ« paralajmĂ«rimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, se aim und t’u japĂ« dritĂ« tĂ« gjelbĂ«r sulmeve tĂ« reja kundĂ«r kĂ«tij shteti, nĂ«se Teherani i rindĂ«rton programet bĂ«rthamore ose tĂ« raketave balistike.

“PĂ«rgjigjja e RepublikĂ«s Islamike tĂ« Iranit ndaj çfarĂ«do agresioni mizor do tĂ« jetĂ« e ashpĂ«r dhe dekurajuese” – tha Pezeshkiani nĂ« rrjetin X, pa dhĂ«nĂ« hollĂ«si, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Trumpi i bëri komentet e tij gjatë bisedimeve të gjera me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.

“Tani po dĂ«gjoj se Irani po mundohet qĂ« tĂ« rindĂ«rtojĂ« pĂ«rsĂ«ri dhe, nĂ«se Ă«shtĂ« ashtu, ne do tĂ« detyrohemi qĂ« t’i rrĂ«zojmĂ«. Do t’i rrĂ«zojmĂ«. Do t’i rrĂ«zojmĂ« keq, por shpresoj se kjo nuk do tĂ« ndodhĂ«â€ – paralajmĂ«roi kreu i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Dy udhëheqësit e diskutuan mundësinë e përtëritjes së veprimeve ushtarake kundër Teheranit gjashtë muaj pas luftës 12-ditore ajrore mes Izraelit e Iranit në qershor, e cila shpërtheu pas një sulmi të befasishëm izraelit ndaj caqeve strategjike iraniane.

Shtetet e Bashkuara kryen një varg sulmesh ndaj objekteve kyçe bërthamore të Iranit dhe më pas shpejt ndërmjetësuan një armëpushim mes Izraelit e Iranit.

Trumpi të hënën la të kuptohej se aim und të urdhërojë një sulm tjetër amerikan kundër Iranit.

“NĂ«se kjo vĂ«rtetohet, ata i dinĂ« pasojat dhe pasojat do tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« fuqishme, ndoshta mĂ« tĂ« fuqishme se herĂ«n e fundit” – paralajmĂ«roi presidenti amerikan.

Presidenti iranian tha tĂ« shtunĂ«n se tensionet mes dy palĂ«ve tashmĂ« janĂ« rritur. “Ne jemi nĂ« njĂ« luftĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« plotĂ« me ShBA-nĂ«, Izraelin dhe EvropĂ«n. Ata nuk duan qĂ« vendi ynĂ« tĂ« mbetet stabil” – tha ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas paralajmĂ«rimit tĂ« Trump, Irani kĂ«rcĂ«non me pĂ«rgjigje ‘tĂ« ashpĂ«r’ ndaj çdo sulmi appeared first on Sinjali.

OSBE vlerëson profesionalizmin e Policisë, KQZ-së e PZAP-së në organizimin e zgjedhjeve

Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

NĂ« njĂ« postim në rrjetin “X”, ambasadori McGurk tha se kĂ«to institucione punuan nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale, efikase dhe tĂ« sigurt.

“NdĂ«rsa procesi i numĂ«rimit Ă«shtĂ« ende nĂ« vazhdim, puna e tyre mbetet thelbĂ«sore pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« demokratike tĂ« KosovĂ«s dhe besimin e publikut”- ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OSBE vlerëson profesionalizmin e Policisë, KQZ-së e PZAP-së në organizimin e zgjedhjeve appeared first on Sinjali.

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar simpatizantët dhe votuesit e partisë pas daljes si subjekt më i votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Posa tĂ« certifikohen rezultatet e kĂ«saj fitoreje madhĂ«shtore e historike, menjĂ«herĂ« do ta konstituojmĂ« Kuvendin, e themelojmĂ« qeverinĂ« pĂ«r mandatin e tretĂ« dhe do t’i zbatojmĂ« tĂ« gjitha zotimet tona pĂ«rgjatĂ« katĂ«r viteve njĂ« nga njĂ«, sa mĂ« shpejtĂ« qĂ« tĂ« dimĂ« e tĂ« mundemi”, premtoi Kurti para mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« VetĂ«vendosjes.

Ai vuri në dukje se rezultati i 28 dhjetorit dëshmon se fitorja e partisë së tij dhe koalicionit është më e madhe se ajo e vitit 2021.

“NĂ« kĂ«tĂ« orĂ« parmbrĂ«mĂ« nisi tĂ« bĂ«het e qartĂ« qĂ« fitorja jonĂ« sivjet Ă«shtĂ« edhe mĂ« e madhe, po e tejkalon atĂ« tĂ« 14 shkurtit 2021. Kjo tregon qĂ« qeverisja jonĂ«, e drejtĂ«, e mirĂ«, e mbarĂ«, e vĂ«rtetĂ«, ka qenĂ« e vlerĂ«suar dhe kjo Ă«shtĂ« mirĂ«njohje e madhe e popullit pĂ«r neve por edhe pĂ«rgjegjĂ«si e madhe e jona pĂ«r popullin”, tha ai.

Kurti shtoi se prioritetet e qeverisë së ardhshme do të përfshijnë zhvillimin e ekonomisë, arsimit, kulturës, sportit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ne qĂ« vendosim vet, vendin tonĂ« do ta ngrisim lart e mĂ« lart, edhe si ekonomi e arsim, kulturĂ« e sport, shĂ«ndetĂ«si, arsim, mbrojtje e siguri. Prandaj na presin shumĂ« punĂ«..”, pĂ«rfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë appeared first on Sinjali.

Numërohen votat e mbi 60% të vendvotimeve, këta janë pesë më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK

Janë numëruar tashmë votat për kandidatët për deputetë në 62,69% të vendvotimeve, ndërsa po ashtu janë verifikuar edhe votat për subjektet politike në këto vendvotime.

Në këtë fazë të procesit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47,84% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21,69% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12,33%.

Këta janë pesë kandidatët më të votuar deri tani nga partitë kryesore:

VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica-Xhelili e Avdullah Hoti.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, BekĂ« Berisha dhe Agim Çeku.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen votat e mbi 60% të vendvotimeve, këta janë pesë më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK appeared first on Sinjali.

Pasuri me 10 shifra: Beyonce është zyrtarisht miliardere

Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje, njofton Forbes. Nga 22 artistët miliarderë të identifikuar, thuajse gjysma janë shtuar në tre vitet e fundit dhe tani ajo është këngëtarja e pestë që hyn në grup pas të shoqit, Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.

Turneu i saj, Renaissance, të cilin ajo e realizoi gjatë vitit 2023 u duk se ishte kulmi i karrierës. Prej tij ajo grumbulloi 600 miliardë dollarë dhe siguroi vendin e saj si një nga ikonat më të mëdha të kulturës pop në botë.

Por 44-vjeçarja nuk u ndal sepse nĂ« 2024, me albumin “Cowboy Carter” i hapi vetes mundĂ«si tĂ« reja komerciale, njĂ« performancĂ« nĂ« NFL pĂ«r Krishtlindje dhe turneun mĂ« fitimprurĂ«s nĂ« botĂ« gjatĂ« 2025 duke fituar denjĂ«sisht titullin e miliarderes.

Bey zhvillon disa biznese si një linjë kujdesi për flokët, Cécred, uiski SirDavis dhe një linjë veshjesh, Ivy Park që ndali punën në 2024. Megjithatë, fitimet e saj më të mëdha vijnë nga muzika sepse zotëron të drejtat e katalogut gjigant që ka dhe grumbullon shuma marramendëse nga turnetë.

NĂ« botĂ«n e argĂ«timit, nuk ka asnjĂ« ndĂ«rmarrje mĂ« fitimprurĂ«se sesa njĂ« kĂ«ngĂ«tar qĂ« mund tĂ« mbushĂ« stadiume. NjĂ« biletĂ« pĂ«r turneun Cowboy Carter i garanton njĂ« spektatori qĂ« jo vetĂ«m tĂ« shohĂ« BeyoncĂ© duke kĂ«nduar ‘live’ pĂ«r tri orĂ«, por edhe njĂ« makinĂ« fluturuese, krahĂ« robotikĂ« qĂ« mbushin gota me SirDavis, njĂ« dem tĂ« artĂ« mekanik dhe tĂ« ftuar specialĂ«.

Kombinimi i fitimeve nga turnetë, katalogu muzikor dhe marrëveshjet e biznesit i kanë siguruar 148 milionë dollarë gjatë vitit 2025, thotë Forbes, duke e bërë Beyoncé këngëtaren e tretë më të paguar në botë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pasuri me 10 shifra: Beyonce është zyrtarisht miliardere appeared first on Sinjali.

Trump dhe Netanjahu kërkojnë çarmatosjen e Hamasit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë takuar në resortin Mar-a-Lago të Trumpit në Florida, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe çështja e Hamas-it.

Pas takimit, Trump doli me njĂ« deklaratĂ« publike tĂ« ashpĂ«r, duke paralajmĂ«ruar se Hamas-it do t’i jepet njĂ« “periudhĂ« shumĂ« e shkurtĂ«r” pĂ«r t’u çarmatosur. Ai tha se nĂ«se kjo nuk ndodh, grupi do tĂ« “pĂ«rjetojĂ« ferrin”.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, gjatë takimit privat mes dy liderëve është arritur dakordësi për një afat dy-mujor për çarmatosjen e Hamas-it. Po ashtu, janë përcaktuar kritere konkrete për këtë proces, përfshirë shkatërrimin e rrjetit të gjerë të tuneleve nëntokësore që Hamasi ka ndërtuar në Rripin e Gazës.

NĂ« rast se Hamasi refuzon tĂ« çarmatoset, pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r hapat e mĂ«tejshĂ«m, sipas kĂ«tij plani, do t’i kalojĂ« Izraelit dhe Forcave tĂ« Mbrojtjes Izraelite (IDF).

Trump theksoi gjithashtu se emisarĂ«t amerikanĂ« Steve Witkoff dhe Jared Kushner do tĂ« mbikĂ«qyrin procesin e zbatimit tĂ« marrĂ«veshjes. Ai pretendoi se Hamasi kishte rĂ«nĂ« dakord edhe mĂ« herĂ«t pĂ«r çarmatosje – njĂ« pretendim qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«rshtuar nga vetĂ« Hamasi – dhe sugjeroi se edhe vende tĂ« tjera qĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur marrĂ«veshjen e armĂ«pushimit mund tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« ushtarakisht nĂ«se Hamasi refuzon tĂ« pĂ«rmbushĂ« kushtet.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump dhe Netanjahu kërkojnë çarmatosjen e Hamasit appeared first on Sinjali.

SHBA kĂ«rkon “veprime konkrete” nga Kosova pĂ«r tĂ« rikthyer dialogun strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmëri për thellimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik.

Megjithatë, nga ambasada theksohet se një hap i tillë kërkon veprime konkrete nga ana e qeverisë kosovare.

“ShpresojmĂ« tĂ« thellojmĂ« partneritetin tonĂ« me qeverinĂ« e KosovĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« edhe rifillimin e dialogut tonĂ« strategjik”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e AmbasadĂ«s amerikane pĂ«r RTV21. Sipas saj, kjo do tĂ« kĂ«rkojĂ« angazhim pĂ«r tĂ« avancuar “agjendĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit tĂ« ndĂ«rsjellĂ« ekonomik”.

Ambasada nuk ka specifikuar veprimet konkrete që pret nga Qeveria e Kosovës, por ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në funksion të stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA kĂ«rkon “veprime konkrete” nga Kosova pĂ«r tĂ« rikthyer dialogun strategjik appeared first on Sinjali.

Kryeministri polak shpreson për paqe në Ukrainë brenda disa javësh

Paqja mund tĂ« arrihet nĂ« UkrainĂ« brenda javĂ«sh falĂ« garancive amerikane tĂ« sigurisĂ«, edhe pse suksesi ende Ă«shtĂ« “larg tĂ« qenĂ«t 100 pĂ«r qind i sigurt”, tha tĂ« martĂ«n kryeministri i PolonisĂ«, Donald Tusk.

Ai gjithashtu dha shenjĂ« pĂ«r mundĂ«sinĂ« e dĂ«rgimit tĂ« trupave amerikane nĂ« vijĂ«n e kontaktit mes UkrainĂ«s e RusisĂ«, por nuk dha hollĂ«si pĂ«r njĂ« propozim tĂ« tillĂ« dhe ShtĂ«pia e BardhĂ« nuk i komentoi menjĂ«herĂ« deklaratat e tij, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Tusku është kritikues i ashpër i Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, por komentet e tij pasqyruan një përgjigje positive nga udhëheqësit evropianë ndaj bisedimeve të së dielës mes presidentëve Donald Trump të Shteteve të Bashkuara e Volodymyr Zelensky të Ukrainës, në të cilat ky i dyti tha se ishte arritur marrëveshje për garancitë e sigurisë për Kievin.

“Paqja Ă«shtĂ« nĂ« horizont, nuk ka dyshim se kanĂ« ndodhur gjĂ«ra qĂ« japing bazĂ« pĂ«r shpresĂ« se kjo luftĂ« mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« dhe goxha shpejt, por ende Ă«shtĂ« shpresĂ«, larg nga tĂ« qenĂ«t 100 pĂ«r qind e sigurt” – tha Tusku nĂ« njĂ« takim qeveritar tĂ« vendit tĂ« tij pas bisedimeve me aleatĂ«.

“Kur them se paqja Ă«shtĂ« nĂ« horizont, po flas pĂ«r javĂ«t nĂ« vijim, jo muajt apo vitet. NĂ« janar, ne do tĂ« duhet tĂ« bĂ«hemi bashkë  tĂ« marrim vendime pĂ«r tĂ« ardhmen e UkrainĂ«s, pĂ«r tĂ« ardhmen e kĂ«saj pjese tĂ« botĂ«s” – shtoi ai.

Trumpi tha tĂ« dielĂ«n se ai dhe Zelensky ishin “ndoshta shumĂ« afĂ«r” njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, edhe pse mbeten ende disa çështje “me gjemba”. Ai ishte mĂ« i matur se Zelensky sa u pĂ«rket garancive tĂ« sigurisĂ«.

“Rezultati kyç i ditĂ«ve tĂ« fundit Ă«shtĂ« deklarata amerikane
 e gatishmĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« garanci tĂ« sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n pas njĂ« pakti tĂ« paqes, pĂ«rfshirĂ« praninĂ« e trupave amerikane, pĂ«r shembull, nĂ« kufi ose nĂ« vijĂ«n e kontaktit mes UkrainĂ«s e RusisĂ«â€ – tha kryeministri polak.

“Ne do tĂ« shohim se sa konsistentĂ« do tĂ« jenĂ« partnerĂ«t tanĂ« matanĂ« Atlantikut, por kjo jep shpresĂ« pĂ«r njĂ« rezultat tĂ« suksesshĂ«m” – shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri polak shpreson për paqe në Ukrainë brenda disa javësh appeared first on Sinjali.

Ky është personi i akuzuar se përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren

Mediat në Shqipëri raportojnë se Rushan Selko është i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçarje në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Nga komunikimi që kanë me familjarët e të miturës, jashtë kamerave, ata janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë patur marrëdhënie korrekte mes dy familjeve.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është personi i akuzuar se përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren appeared first on Sinjali.

Fejzullahu i ZRrE-sĂ« kĂ«rkon “kursim” tĂ« energjisĂ« ose ndryshe “diferenca duhet tĂ« importohet”

Rritja e madhe e konsumit të energjisë elektrike ka ngritur alarmet te institucionet përgjegjëse. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim, pasi konsumi në orët e pikut ka arritur rreth 1.500 megavat për orë, shumë mbi kapacitetin vendor prej 900 megavatësh.

Kryesuesi i Bordit tĂ« ZRrE-sĂ«, Ymer Fejzullahu, tha se “kjo diferencĂ« duhet tĂ« importohet”, duke shtuar se sistemi pĂ«rballet edhe me kufizime transmetuese e shpĂ«rndarĂ«se.

“U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«ve, sidomos pĂ«r muajin dhjetor dhe janar, tĂ« kursejnĂ« energji elektrike”, tha ai, duke theksuar se kursimi “do tĂ« reflektohet nĂ« tarifat e ardhshme”. Sipas Fejzullahut, konsumi i KosovĂ«s i Ă«shtĂ« afruar pikut tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mbledhje, ZRrE miratoi ulje tĂ« tarifave tĂ« ngrohjes pĂ«r “Termokos” dhe NQ “Gjakova”, respektivisht 4 dhe 5 pĂ«r qind pĂ«r konsumatorĂ«t me matje. Tarifa nĂ« PrishtinĂ« do tĂ« jetĂ« 73 centĂ« pĂ«r kilovat, ndĂ«rsa nĂ« GjakovĂ« 72 centĂ« nĂ« muaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fejzullahu i ZRrE-sĂ« kĂ«rkon “kursim” tĂ« energjisĂ« ose ndryshe “diferenca duhet tĂ« importohet” appeared first on Sinjali.

A mund të jenë marrëdhëniet me inteligjencën artificiale të dobishme për njerëzit?

Marrëdhëniet mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale po ngjallin gjithnjë e më shumë shqetësim në opinionin publik.

ParalajmĂ«rimet pĂ«r ndikime negative psikologjike, pĂ«rfshirĂ« raste tĂ« lidhura me dĂ«mtime tĂ« shĂ«ndetit mendor pas ndĂ«rveprimeve me chatbot-e, kanĂ« dominuar titujt e mediave ndĂ«rkombĂ«tare. Madje, termi “psikozĂ« e lidhur me AI” Ă«shtĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar gjendje si deluzione, paranojĂ« apo shkĂ«putje nga realiteti pas komunikimit intensiv me modele tĂ« mĂ«dha gjuhĂ«sore.

Sipas The Guardian, kĂ«to shqetĂ«sime janĂ« shtuar edhe nga studime qĂ« tregojnĂ« se tĂ« rinjtĂ« po i pĂ«rqafojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« marrĂ«dhĂ«niet me IA. Rreth gjysma e adoleshentĂ«ve bisedojnĂ« me njĂ« “shoqĂ«rues” artificial disa herĂ« nĂ« muaj, ndĂ«rsa njĂ« nĂ« tre e konsideron komunikimin me IA po aq, ose mĂ« tĂ« kĂ«naqshĂ«m sesa bisedat me miqtĂ« realĂ«.

Megjithatë, rreziqet ekzistojnë, por po aq reale janë edhe përfitimet e mundshme. Në varësi të asaj që do të tregojnë kërkimet shkencore në të ardhmen, marrëdhëniet me IA mund të rezultojnë të dobishme për shoqërinë.

NjĂ« histori e gjatĂ« marrĂ«dhĂ«niesh “jo-njerĂ«zore”

Njerëzit, historikisht, kanë krijuar marrëdhënie kuptimplota me entitete jo-njerëzore, kafshë shtëpiake, lodra, objekte apo edhe makina.

Shumica e këtyre marrëdhënieve, përfshirë ato parasociale (njëanshme), janë normale dhe të shëndetshme, rrallëherë patologjike.

Ajo që e bën IA-në ndryshe, është aftësia e saj për të përdorur gjuhë të rrjedhshme dhe për të simuluar mendime apo emocione gati njerëzore.

Modelet gjuhësore kanë prirjen të jenë miratuese dhe të mos sfidojnë përdoruesin, çka mund të forcojë bindje të gabuara. Kjo krijon një rrezik unik që nuk ekziston në marrëdhëniet me kafshë apo objekte.

Vetmia dhe roli i IA-së

Vetmia mbetet një problem global serioz. Një në gjashtë persona në botë e përjeton atë, me pasoja të rënda për shëndetin.

Disa studime të hershme sugjerojnë se shoqëruesit artificialë mund të ndihmojnë në uljen e ndjenjës së vetmisë, jo thjesht si shpërqendrim, por përmes vetë marrëdhënies parasociale.

“NĂ«se nuk e kupton pse njerĂ«zit e kĂ«rkojnĂ« kĂ«tĂ« lidhje, ndoshta ke pasur fatin tĂ« mos e pĂ«rjetosh vetminĂ«â€, shprehet gazetarja Sangita Lal pĂ«r personat tĂ« cilĂ«t perdorin IA-nĂ« pĂ«r shoqĂ«ri, duke theksuar se ata nuk duhen gjykuar, por duhen kuptuar.

IA si mjet terapeutik

Përtej shoqërimit, inteligjenca artificiale po testohet edhe si mjet në psikoterapi.

Një studim tregoi se pacientët që përdorën një chatbot terapeutik patën ulje të ndjeshme të simptomave të ankthit, edhe pse rezultatet ishin më të mira me terapistë njerëzorë.

Kjo qasje ka vlerë praktike, sidomos për miliona njerëz që nuk kanë akses në shërbime profesionale të shëndetit mendor.

Megjithatë, The Guardian thekson se kërkimi shkencor është ende në faza të hershme dhe nuk lejon përfundime përfundimtare.

Rreziku i interesave komerciale dhe roli i kufizuar i IA

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me faktin se shumica e platformave të shoqërimit me IA zhvillohen nga kompani fitimprurëse. Këto kompani kanë interes të minimizojnë rreziqet dhe të theksojnë përfitimet, shpesh pa transparencë të mjaftueshme shkencore.

Kjo situatë mund të krahasohet me përdorimin e opiumit në histori, i dobishëm nëse përdoret me përgjegjësi për lehtësimin e dhimbjes, por shkatërrues nëse shfrytëzohet për përfitim financiar pa kontroll.

Ekziston optimizmi se IA mund të ketë vend në shoqëri, por vetëm nëse përdoret me kujdes, mbështetur në kërkime solide dhe me qëllim të mirës publike.

Shoqëruesit artificialë duhet të ndihmojnë njerëzit të zhvillojnë aftësi sociale reale, jo të zëvendësojnë marrëdhëniet njerëzore.

Qëllimi përfundimtar, duhet të jetë që këto sisteme të bëhen të panevojshme. Sado e dobishme të jetë teknologjia për të lehtësuar vetminë apo mungesën e shërbimeve, komunikimi me një njeri real mbetet gjithmonë alternativa më e mirë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A mund të jenë marrëdhëniet me inteligjencën artificiale të dobishme për njerëzit? appeared first on Sinjali.

Real Madridi shton interesimin për yllin anglez, kontakton drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e lojtarit

Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, përpara afatit të transferimeve verore, duke informuar drejtpërdrejt përfaqësuesit e lojtarit për interesimin e tyre të fortë dhe njohurinë mbi vlerën e tij në treg.

Reprezentuesi anglez, i cili ka kontratĂ« deri nĂ« qershor, Ă«shtĂ« shfaqur si njĂ« kandidat kryesor pĂ«r tĂ« forcuar repartin mbrojtĂ«s tĂ« “Los Blancos”. Klubi madrilen pritet tĂ« hapĂ« negociata zyrtare nga 1 janari, nĂ« pĂ«rputhje me rregullat e FIFA-s pĂ«r nĂ«nshkrimin e parakontratave.

Sipas raportimeve të AS, Real Madrid ka shprehur shqetësim ndaj kampit të Guehit për marrëveshje të mundshme të mëparshme me Liverpool, pas thashethemeve që lindën nga një marrëveshje e dështuar prej 35 milionë eurosh verën e kaluar. Në atë kohë, mbrojtësi kishte kaluar testet mjekësore, por Crystal Palace tërhoqi ofertën pas kërcënimit për dorëheqje nga trajneri Oliver Glasner.

Burime të afërta me çështjen konfirmojnë se një marrëveshje e tillë nuk ekziston. Ndërsa Liverpool mbetet i interesuar, çdo bisedë eventuale do të niste nga e para dhe në rrethana krejtësisht të ndryshuara, pasi Guehi po i afrohet fundit të kontratës.

Guehi po mban opsionet e hapura mes interesimit nga disa klube elitare, por thuhet se do t’i jepte pĂ«rparĂ«si Real Madridit nĂ«se klubi spanjoll konkretizon qasjen e tij, duke e parĂ« njĂ« transferim nĂ« “Santiago Bernabeu” si njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« jetĂ«s.

Ndërkohë, alternativa të tjera si Ibrahima Konate dhe Dayot Upamecano janë ftohur për shkak të kërkesave të larta për paga nga agjentët e tyre, gjë që përputhet me mosgatishmërinë e drejtuesve madrilen për të hyrë në luftë ofertash.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi shton interesimin për yllin anglez, kontakton drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e lojtarit appeared first on Sinjali.

Horoskopi për nesër, e mërkurë 31 dhjetor 2025

DASHI Po kaloni disa ditĂ« tĂ« vĂ«shtira: keni qenĂ« duke u grindur me diçka ose dikĂ«! Kjo nuk Ă«shtĂ« e pazakontĂ«, duke pasur parasysh tendencĂ«n tuaj pĂ«r tĂ« dominuar, por pĂ«rpiquni tĂ« mos e teproni ose tĂ« mos bĂ«ni shumĂ« zhurmĂ«! Marsi, Venusi, Jupiteri dhe Dielli po ju bĂ«jnĂ« pak nervozĂ«. DEMI Sipas horoskopit tĂ« [
]

The post Horoskopi për nesër, e mërkurë 31 dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Kush ishte më i klikuari për vitin 2025, Rama apo Berisha? Ja çfarë thotë eksperti i IT

Eksperti i teknologjisĂ«, Tomi Kallanxhi, ka bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« mbi figurat publike mĂ« tĂ« klikuara gjatĂ« vitit 2025, gjatĂ« njĂ« lidhjeje live nĂ« emisionin “Studio 24”. Sipas tij, kryeministri dhe njĂ«kohĂ«sisht kreu i PartisĂ« Socialiste, Edi Rama, rezulton tĂ« jetĂ« figura mĂ« e klikuar nga shqiptarĂ«t gjatĂ« kĂ«tij viti. NĂ« vendin e dytĂ«, sipas tĂ« [
]

The post Kush ishte më i klikuari për vitin 2025, Rama apo Berisha? Ja çfarë thotë eksperti i IT appeared first on BoldNews.al.

Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë

BanorĂ«t e lagjes FermĂ« nĂ« bashkinĂ« CĂ«rrik po pĂ«rballen prej gjashtĂ« ditĂ«sh me mungesĂ« totale tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m, duke e bĂ«rĂ« jetesĂ«n e pĂ«rditshme tepĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r qindra familje, veçanĂ«risht nĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit. Sipas banorĂ«ve, prej ditĂ«sh nuk ka pasur asnjĂ« njoftim zyrtar nga institucionet pĂ«r arsyet e ndĂ«rprerjes sĂ« [
]

The post Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë appeared first on BoldNews.al.

“Skandali i AKSHI-t Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndi”/ Dervishi: 2026 do tĂ« sjellĂ« pĂ«rplasje mes qeverisĂ« dhe drejtĂ«sisĂ«

Analisti Lutfi Dervishi tha se skandali i AKSHI-t pĂ«rbĂ«n ngjarjen mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« vitit 2025 dhe se pasojat e tij do tĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« zhvillimet politike tĂ« vitit 2026. I ftuar nĂ« emisionin “A Show” nĂ« SYRI TV, Dervishi u shpreh se kjo çështje ka zbuluar probleme tĂ« thella nĂ« funksionimin e shtetit [
]

The post “Skandali i AKSHI-t Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndi”/ Dervishi: 2026 do tĂ« sjellĂ« pĂ«rplasje mes qeverisĂ« dhe drejtĂ«sisĂ« appeared first on BoldNews.al.

Nga Balluku te Braçe, mungesat që u vunë re në festën e PS-së, Manastirliu pranë Ramës

Pas skandaleve qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« shtetin, Partia Socialiste ka mbajtur festĂ«n e fundvitit ditĂ«n e sotme nĂ« Pallatin e Brigadave. NĂ« aktivitetin ku ishte i pranishĂ«m kryeministri Edi Rama, u vu re se numri dy i qeverisĂ«, zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila Ă«shtĂ« marrĂ« e pandehur nga SPAK. PĂ«rveç Ballukut, nĂ« festĂ« munguan edhe disa [
]

The post Nga Balluku te Braçe, mungesat që u vunë re në festën e PS-së, Manastirliu pranë Ramës appeared first on BoldNews.al.

❌