Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se sot se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.
Ai këto komente i bëri pas vizitës në Postën e Kosovës ku u pyet për mundësitë e bashkëpunimit me ndonjë parti politike.
âNuk kam ndonjĂ« gjĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«, rezultati Ă«shtĂ« mĂ« i qartĂ« se asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«. Ne kemi pritur qĂ« do ta tejkalojmĂ« rezultatin e 9 shkurtit sivjet, por duket qĂ« po e tejkalojmĂ« edhe rezultatin e 14 shkurtit tĂ« vitit 2021. Bllokimet nĂ« konstituimin e Kuvendit dhe pengesat pĂ«r formim tĂ« qeverisĂ« sĂ« re tashmĂ« janĂ« inekzistenteâ, deklaroi Kurti.
Ndryshe, Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës tha se biseduan për punën e kësaj ndërmarrjeje, që sipas tij, po e mbyll vitin me rreth 1 milionë euro fitim.
Sipas tij, është për të përshëndetur fakti që po zgjerohet rrjeti i zyrave dhe shërbimeve postare, ku gjithsej tha se janë 166 zyra, prej të cilave 16 janë në veri, raporton Telegrafi.
Ai tutje tha se janë shuar strukturale ilegale, nuk operon as Posta e Serbisë dhe se dinari nuk është më mjet pagese.
â...Nuk ka pasur vakum sepse Posta e KosovĂ«s Ă«shtĂ« aty qĂ« tâi ofrojĂ« tĂ« gjitha shĂ«rbimet qĂ« dikush konsideronte se mund tĂ« mungojnĂ« atĂ«herĂ« kur ndĂ«rpritet ilegalitetiâ, tha ai. /Telegrafi/
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale u zhvillua më 12 tetor dhe balotazhi më 9 nëntor, sot pritet të mbahen seancat inauguruese të kuvendeve komunale në disa komuna të vendit.
Në Skenderaj gjatë ditës do të mbahet seanca inauguruese e Kuvendit Komunal, ku anëtarët e rinj të zgjedhur do të marrin mandatin dhe do të nisë zyrtarisht konstituimi i legjislaturës së re lokale.
Mbledhje inauguruese do të zhvillohet edhe në Fushë-Kosovë, në sallën e Kuvendit Komunal, ku kuvendarët pritet të betohen dhe të formalisht të nisin punën në përbërjen e re të kuvendit.
Po sot, Obiliqi do tĂ« mbajĂ« seancĂ«n e tij inauguruese nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KulturĂ«s âXhavit Haziriâ, ku anĂ«tarĂ«t e kuvendit komunal do tĂ« konstituohen sipas procedurave ligjore.
Me mbajtjen e këtyre seancave, komunat hyjnë në fazën përfundimtare të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve lokale të këtij viti. /Telegrafi/
Më pak se një javë pas konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, kushtetutshmëria e këtij procesi është vënë në dyshim nga Lista Serbe.
Më 16 tetor 2025, kjo e fundit dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq.
Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për Telegrafin tha që kërkesa e Listës Serbe aktualisht është duke u shqyrtuar nga Gjykata, pa dhënë detaje më shumë edhe sa i përket se kur pritet të merret vendimi.
âKjo lĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« duke u shqyrtuar. Vendimi do tĂ« merret pasi qĂ« tĂ« shqyrtohen tĂ« gjitha aspektet kushtetuese tĂ« pretendimeve tĂ« bĂ«ra nĂ« kĂ«rkesĂ« nga pala parashtruese, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, Ligjin pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese dhe Rregulloren e punĂ«s sĂ« GjykatĂ«sâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e Kushtetueses.
Në ankesën e dorëzuar, Lista Serbe pretendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.
Kjo është hera e dytë që Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit serb në muajt e fundit, pasi në gusht ishte ankuar kundër votimit ndaras, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më pas, Gjykata kishte konstatuar se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe.
Vendimi pritet të merret pasi të shqyrtohen të gjitha pretendimet. Ankesa e Listës Serbe, me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje, pason kërkesën për vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar, siç thonë ata, veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.
Nga Kushtetuesja nuk ka qartësim nëse janë duke e konsideruar vendosjen e një mase të tillë. Një ankesë tjetër të Listës Serbe, po për çështjen e nënkryetarëve Kushtetuesja e trajtoi në fillim të shtatorit, në kohën kur kryekuvendari Dimal Basha e pati shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb. Më 5 shtator, Gjykata Kushtetuese, mbi bazë të ankesës së Listës Serbe e pezulloi punën e Kuvendit për 25 ditë duke nxjerrë vendim për masë të përkohshme.
Sipas aktgjykimit të plotë, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, kështu që Gjykata u kërkoi deputetëve të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë. Në vendimin e Kushtetueses u nënvizua se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por nuk ka lejuar veto bllokuese.
Pasi Lista Serbe i shteroi kandidaturat, kryeparlamentari Dimal Basha u kërkoi atyre ta bëjnë edhe propozimin e deputetit që nuk i takon grupit parlamentar të Listës. Meqë subjekti që mbështetet nga Beogradi zyrtar refuzoi ta bëjë këtë, në votim u hodh kandidatura e Nenad Rashiqit, i cili mori votat e domosdoshme për nënkryetar të Kuvendit.
Legjislatura e nëntë u shpall e konstituuar më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e pakicës serbe, i cili u zgjodh pasi u shteruan nëntë kandidaturat e Listës Serbe, me nga tri votime radhazi.
Presidentja Vjosa Osmani, një ditë pasi Kuvendi u llogarit i konstituuar, e mandatoi udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Ai i ka edhe tetë ditë afat për t'ia prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë së re.
Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje, fitoi 48 ulëse në Parlamentin me 120 deputetë.
Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t'i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandatarin tjetër, nëse ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.
Edhe mandatari i ardhshĂ«m duhet tâi ketĂ« 15 ditĂ« kohĂ« qĂ« tâia paraqesĂ« Kuvendit pĂ«rbĂ«rjen e kabinetit qeveritar.
Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre./RTK/
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Procesi u shoqërua me dhjetëra vazhdime të seancave konstituive, disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe më shumë se një kandidaturë për postin e kryeparlamentarit.
Kryetari Dimal Basha dhe katër nënkryetarë u zgjodhën më 26 gusht, por konstituimi mbeti i paplotë, për shkak të mosvotimit të nënkryetarit nga komuniteti serb - një pozicion i përcaktuar me ligj.
Pas sqarimeve dhe kërkesave të bëra nga Gjykata Kushtetuese, të përfshira në aktgjykimin e publikuar më 8 tetor, Kuvendi u mblodh të premten dhe votoi Nenad Rashiqin për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, duke përmbyllur kështu zyrtarisht konstituimin e legjislaturës së re.
Rashiq, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u propozua pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe dështuan të siguronin votat e nevojshme.
Ai mori 71 vota për, duke siguruar mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe disa deputetëve të komuniteteve joserbe.Hapi i radhës është formimi i Qeverisë së re.
Presidentja Vjosa Osmani ka detyrë ligjore të emërojë partinë ose koalicionin fitues - në këtë rast koalicionin e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Lëvizjen Guxo dhe Alternativën, si mandatar për krijimin e Qeverisë.
"Kandidati për kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit", thuhet në nenin 95 të Kushtetutës.
Kabineti i propozuar duhet tĂ« sigurojĂ« tĂ« paktĂ«n 61 vota nĂ« Kuvendin me 120 deputetĂ« pĂ«r tâu miratuar.
Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.Në rast se nuk arrin të mbledhë 61 vota, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.
Mandatari ka më pas 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabintetit qeveritar në Kuvend.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.Sa u përket koalicioneve, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha pas konstituimit të Kuvendit se kjo parti është e hapur për koalicion me partitë e tjera, përveç Listës Serbe dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Haxhiu shtoi se duhet të vazhdohet me formimin e Qeverisë, por se nuk përjashtohen as zgjedhjet e reja.
Më herët, Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur preferencë për bashkëpunim me partitë e komuniteteve joserbe, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.
Fillimisht, ajo ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me tri subjektet më të mëdha: Partinë Demokratike të Kosovës (24 ulëse), Lidhjen Demokratike të Kosovës (20 ulëse) dhe koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma (8 ulëse).
Megjithatë, më vonë, Vetëvendosje dhe Nisma janë mbledhur disa herë për të diskutuar mundësitë e daljes nga bllokada institucionale - ndonëse pa rezultat.
Haxhiu tha se ka pasur përpjekje edhe me LDK-në.Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka deklaruar më 28 mars se nëse LVV-ja nuk mund ta krijojë Qeverinë brenda afateve ligjore, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e saj.
Ai ka thĂ«nĂ« se nuk ka âvija tĂ« kuqeâ ndaj asnjĂ« partie dhe Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r bisedime.
LDK-ja dhe AAK-ja kanë përjashtuar koalicionin me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për të formuar një qeveri së bashku.
Me tre deputetët e saj, Nisma, në anën tjetër, ka thënë se mund të ndihmojë në sigurimin e shumicës së nevojshme prej 61 votash, bashkë me LVV-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë.
Konstituimi i Kuvendit bëhet vetëm dy ditë para se Kosova të mbajë zgjedhjet lokale më 12 tetor./Radio Evropa e Lirë/
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nënkryetari i zgjedhur, Nenad Rashiq tha se shpreson që ky do të jetë fillim i ri për formimin e institucioneve.
Zgjedhja e tij erdhi pasi nëntë deputetë nga Lista Serbe dështuan të marrin votat e nevojshme për pozitën e nënkryetarit.
Nenad Rashiq, nga partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka folur para mediave pas zgjedhjes së tij si nënkryetar nga komuniteti serb.
âJam shumĂ« falĂ«nderues ndaj kolegĂ«ve tĂ« mi tĂ« cilĂ«t sot kanĂ« votuar pĂ«r mua dhe shpresoj qĂ« kjo do tĂ« jetĂ« njĂ« fillim i ri nĂ« ndĂ«rtimin e institucioneve sa mĂ« parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e mundshmeâ, deklaroi Rashiq.
Pas më shumë pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituuar legjislaturën e nëntë. Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.
Rashiq, në seancën e sotme mori 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime.
Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së. /Telegrafi/
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij lidhur me votimin për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Lushtaku tha se, megjithëse nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PDK-së, qëndrimi i partisë është i qartë se deputetët e saj do të marrin pjesë në seancë, por do të abstenojnë në momentin e votimit për nënkryetarin serb.
"Qëndrimi i njëjtë i PDK-së është që do të marrim pjesë, por do të abstenojmë, pasi partia e parë në këto zgjedhje duhet të vendosë dhe të marrë primatin e saj. Nuk e kemi ne për obligim që ta bëjmë kuorumin për zgjedhjen e nënkryetarit", u shpreh Lushtaku.
Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për viktimizim politik në këtë proces, duke theksuar se pushteti po mundohet të paraqitet si peng i Listës Serbe.
"Vetëvendosje po viktimizohet duke thënë se nuk po mund ta zgjedhin dhe se janë peng i Listës Serbe", shtoi ai. /Telegrafi/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se në asnjë pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet, sipas tij, që nënkryetari nga pakicat serbe i takon ekskluzivisht Listës Serbe.
Para fillimit të seancës konstituive për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, Murati tha se nevojiten edhe pesë vota për zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar, i cili është kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Ministri nĂ« detyrĂ« i Financave tha para gazetarĂ«ve se âGjykata Kushtetuese e ka konstatuar qĂ« ndarja e deputetĂ«ve nga pakoja nuk ishte shkelje kushtetueseâ.
âGjykata Kushtetuese e ka konstatuar qĂ« ndarja e deputetĂ«ve nga pakoja nuk ishte shkelje kushtetuese, pra Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n. Gjithashtu ka konstatuar qĂ« deputeti apo nĂ«nkryetari i pestĂ« duhet tĂ« vie nga deputetĂ«t qĂ« janĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komunitetit jo-shumicĂ« serbĂ«. NĂ« asnjĂ« pikĂ«, nĂ« asnjĂ« paragraf, nĂ« asnjĂ« fjali nuk pĂ«rmendet qĂ« kjo e drejtĂ« i takon ekskluzivisht ListĂ«s Serbe. Pra, mund tĂ« jetĂ« njeri nga dhjetĂ« deputetĂ«t qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« komunitetin serbĂ«, jo-shumicĂ« dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r ka konstatuar qĂ« edhe mekanizmat de-bllokues, siç Ă«shtĂ« rasti i tre tentativave pĂ«r kandidatĂ«, vlejnĂ« edhe pĂ«r nĂ«nkryetarin, si dhe mekanizmi tjetĂ«r de-bllokues ka konstatuar qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rregull, qĂ« Ă«shtĂ« zgjedhja pĂ«rmes shortit nĂ« rast se ka refuzim apo mungesĂ« tĂ« propozimit tĂ« kandidatĂ«ve tjerĂ«â, deklaroi Murati.
Murati tha se deputetit serb, Nenad Rashiq i nevojiten edhe pesĂ« vota pĂ«r tâu zgjedhur nĂ«nkryetar.
â120 deputetĂ«ve u takon qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« çmos, qĂ« tĂ« votojnĂ«, tĂ« votojnĂ« fillimisht pĂ«r, kundĂ«r dhe abstenim dhe tĂ« mos shkelin KushtetutĂ«n siç kanĂ« bĂ«rĂ« disa deputetĂ« tĂ« opozitĂ«s nĂ« seancĂ«n e kaluar si dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r edhe kur tĂ« votojnĂ«, ta kenĂ« parasysh interesin shtetĂ«ror nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« votohet pĂ«r njĂ« kandidat i cili do tĂ« merrte votat. Dhe siç e dimĂ« herĂ«n e fundit zotĂ«ri Nenad Rashiq kishte marrĂ« 56 vota, krejt çfarĂ« nevojiten janĂ« edhe 5 vota nga 52 deputetĂ«t shqiptarĂ« pĂ«r ta konstituuar Kuvendin dhe pĂ«r ta pĂ«rfunduar kĂ«tĂ« sagĂ«â, ka shtuar Murati.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen sërish sot në tentimin e gjashtëdhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Të zgjedhurit e popullit para vetes kanë vetëm një pikë në rend të ditës: zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata Kushtetuese mĂ« 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotĂ« pas ankesĂ«s sĂ« ListĂ«s Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thĂ«nĂ« se Kuvendi nuk Ă«shtĂ« konstituuar, ndĂ«rsa ka dhĂ«nĂ« 12 ditĂ« afat pĂ«r deputetĂ«t qĂ« tĂ« pĂ«rfundojnĂ« procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditĂ«sh ka nisur tĂ« rrjedhĂ« prej ditĂ«s kur aktgjykimi i plotĂ« u publikua nĂ« faqen zyrtare tĂ« gjykatĂ«s â mĂ« 8 tetor. /Kp/Telegrafi/
Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, thotë se nuk do të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai vlerëson që aktgjykimi i plotë i Kushtetueses i publikuar të mërkurën i jep të drejtë vetëm Listës Serbe të propozojë kandidatin për këtë post.
Në bazë të leximit të tij të aktgjykimit, Rashiq thekson se nuk i është lënë hapësirë atij që të kandidojë për nënkryetar dhe rrjedhimisht do të respektojë rregullat, ligjet dhe në veçanti Kushtetutën.
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen nesër më 10 tetor, për vazhdimin e seancës konstituive me pikën e vetme të rendit të ditës - zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata Kushtetuese mĂ« 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotĂ« pas ankesĂ«s sĂ« ListĂ«s Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thĂ«nĂ« se Kuvendi nuk Ă«shtĂ« konstituuar, ndĂ«rsa ka dhĂ«nĂ« 12 ditĂ« afat pĂ«r deputetĂ«t qĂ« tĂ« pĂ«rfundojnĂ« procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditĂ«sh ka nisur tĂ« rrjedhĂ« prej ditĂ«s kur aktgjykimi i plotĂ« u publikua nĂ« faqen zyrtare tĂ« gjykatĂ«s â mĂ« 8 tetor.
Para këtij aktgjykimi, Rashiq ka propozuar vetveten për nënkryetar të Kuvendit në tri tentime për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, mirëpo i njëjti nuk kishte marrë 61 votat e nevojshme.
Rashiq, në një përgjigje për KosovaPress, tani thotë se në bazë të aktgjykimit, të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin nga komuniteti serb e ka Lista Serbe.
âNĂ«se kuptova mirĂ«, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekskluzivisht tĂ« drejtĂ«n e ka Lista Serbe pĂ«r nominimin e kandidatit (pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit). NĂ«se Ă«shtĂ« situata e tillĂ«, siç po e lexoj unĂ«, konsideroj se nuk mĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« mua qĂ« tĂ« kandidohem, sepse unĂ« prej fillimi po tentoj tĂ« respektoj rregullat dhe ligjet, nĂ« veçanti KushtetutĂ«n. NĂ«se unĂ« e kam lexuar mirĂ«, nuk e ka lejuar asnjĂ« mundĂ«si tjetĂ«r pĂ«rveç ListĂ«s Serbe... NĂ«se Ă«shtĂ« kjo siç e lexova unĂ«, nuk do tĂ« propozoj (vetveten)â, thekson deputeti Rashiq.
Krahas kësaj, Rashiq bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë bisedë me Lëvizjen Vetëvendosje, parti e cila e kishte përkrahur të njëjtin për nënkryetar të Kuvendit.
Kushtetuesja, në aktgjykimin e 8 tetorit, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Kuvendi deri tash ka zgjedhur pĂ«r nĂ«nkryetarĂ« Albulena Haxhiun nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje, Vlora Ăitakun nga Partia Demokratike e KosovĂ«s, Kujtim ShalĂ«n nga Lidhja Demokratike e KosovĂ«s dhe Emilija Rexhepin nga minoritetet jo-serbe.
Ndërkaq, Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiq për nënkryetar, por i njëjti nuk i ka marrë votat e nevojshme. Megjithatë, kjo parti ka këmbëngulur vetëm në këtë kandidat.
Më pas, kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, përmes shortit, ka hedhur në votim tetë deputetë serbë, por as ata nuk i kanë marrë votat e nevojshme.
Dimal Basha më pas ka deklaruar se Kuvendi është konstituuar, por Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj, duke theksuar se institucioni ligjvënës nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur edhe një nënkryetar serb.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk janë formuar institucionet e reja.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se, nëse Lista Serbe nuk paraqet kandidat për nënkryetar të Kuvendit, Nenad Rashiq mund të zgjidhet në këtë pozitë përmes procedurës së shortit, e cila shërben si mekanizëm zhbllokues për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: në mungesë të një propozimi nga Lista Serbe, Kuvendi mund të zgjedhë kandidatin nga radhët e deputetëve serbë që kanë ulëse të garantuara.
âNĂ«se nĂ« kĂ«tĂ« proces Rashiq merr 61 vota, zgjedhja e tij do tĂ« ishte plotĂ«sisht kushtetuese dhe pĂ«rfundimtare, pavarĂ«sisht qĂ«ndrimit tĂ« ListĂ«s Serbeâ, ka theksuar Kryeziu.
Ai ka sqaruar se Kushtetuta kërkon që nënkryetari i Kuvendit të vijë nga deputetët që mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetin serb, por jo domosdoshmërisht nga Lista Serbe.
Sipas Kryeziut, procedura e ndjekur deri më tani nga Kuvendi ka qenë e rregullt dhe çdo deputet nga komuniteti serb që siguron shumicën e votave të deputetëve është i zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sqaruar se asnjë subjekt i komuniteteve nuk mund të pengojë konstituimin e Kuvendit, edhe nëse refuzon të propozojë emrin e një deputeti për nënkryetar.
Sipas pikës 148 të aktgjykimit të publikuar të mërkurën, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë, me kusht që Kryesia të ketë kuorum dhe vendimet të merren me shumicën e anëtarëve të pranishëm, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Gjykata thekson se dështimi i konstituimit në rastin konkret i atribuohet mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur, përfshirë ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Listës Serbe dhe në disa raste edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendimi i Kushtetueses obligon deputetët që të votojnë për nënkryetarin e propozuar, qoftë pro, kundër apo abstenim, dhe parashikon se votimi për të njëjtin kandidat nuk mund të tejkalojë tri runde.
âNĂ« rastet kur e drejta kushtetuese nĂ« procedurĂ«n e zgjedhjes sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit gjatĂ« konstituimit tĂ« Kuvendit nuk ushtrohet nga deputetĂ«t apo grupet parlamentare, qĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« propozojnĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, qofshin ato nga komuniteti shumicĂ« apo nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« manifestohen nĂ« pengimin e kĂ«tij procesi, apo nĂ« rastet kur, pĂ«rkundĂ«r vullnetit tĂ« shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur anĂ«tarin e KryesisĂ«, Kuvendit i pamundĂ«sohet zgjedhja e anĂ«tarĂ«ve tĂ« KryesisĂ« sĂ« saj, Kuvendi pĂ«rjashtimisht, do tĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« funksionimin edhe pa njĂ«rin nga anĂ«tarĂ«t e KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, me kushtin qĂ« Kryesia e Kuvendit tĂ« ketĂ« kuorum nĂ« vendimmarrjen e saj nĂ« pĂ«rputhje me paragrafin 3 tĂ« nenit 20 (Mbledhja e KryesisĂ«) tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit, i cili pĂ«rcakton se: âVendimi i KryesisĂ« merret me shumicĂ«n e anĂ«tarĂ«ve tĂ« pranishĂ«m nĂ« mbledhjeââ, thotĂ« Kushtetuesja.
MĂ« 28 gusht, kryeparlamentari Dimal Basha shpalli tĂ« konstituar Kuvendin e KosovĂ«s, pavarĂ«sisht moszgjedhjes sĂ« njĂ« deputeti serb pĂ«r nĂ«nkryetar. Lista Serbe dĂ«shtoi tĂ« propozojĂ« Sllavko Simiqin nĂ« tri runde, ndĂ«rsa votimi me short i dha mundĂ«si edhe deputetit Nenad Rashiq nga partia âPĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«â, por as ai nuk mori votat e mjaftueshme.
Lista Serbe e ankoi në Kushtetuese ndarjen e procesit të votimit nga nënkryetari i komuniteteve joshumicë, por Gjykata konstatoi se nuk ka pasur shkelje në këtë procedurë.
Në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para dhe i ka fituar 48 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.
Ulëset tjera janë të rezervuara për pakicat.
Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t'i formojë sa më shpejt institucionet e reja.
MĂ« herĂ«t gjatĂ« ditĂ«s, Ambasada e GjermanisĂ« nĂ« KosovĂ« u ka bĂ«rĂ« thirrje deputetĂ«ve qĂ« tâi respektojnĂ« vendimet e Kushtetueses dhe tĂ« mos i kenĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« interesat partiake.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë për çështjen e seancës konstituive, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.
Sipas vendimit KO265/25, Kuvendi ende nuk Ă«shtĂ« konstituar plotĂ«sisht, pasi nuk Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ«nkryetari nga komuniteti serb. MegjithatĂ«, procedura e votimit pĂ«r komunitetet joshumicĂ« joserbe, qĂ« u zhvillua ndaras dhe jo ânĂ« pakoâ, nuk pĂ«rbĂ«n shkelje, pasi deputetĂ«t mund tĂ« vendosin nĂ« vullnetin e tyre pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e votimit.
Gjykata thekson se edhe votimi i secilit deputet serb në tre runde të ndryshme nuk ka qenë shkelje, ndërsa Emilja Rexhepi është zgjedhur ligjërisht nënkryetare nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
"Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve. Gjykata vëren se bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit".
Aktgjykimi i publikuar të mërkurën (8 tetor) i obligon deputetët që të zgjedhin një nënkryetar nga komuniteti serb brenda 12 ditësh. Më 28 gusht, kryeparlamentari Dimal Basha shpalli Kuvendin të konstituar, pavarësisht moszgjedhjes së një deputeti serb për nënkryetar.
Lista Serbe dështoi të propozonte Sllavko Simiqin në tri runde votimesh, ndërsa Basha mundësoi votimin me short për çdo deputet të këtij grupi, përfshirë edhe deputetin jo të Listës Serbe, Nenad Rashiqin. As ai nuk mori votat e mjaftueshme.
Në pikën 153 të aktvendimit, Gjykata thekson se votimi i mëhershëm i një kandidati tre herë nuk mund të pengojë konstituimin e Kuvendit, nëse deputetët kanë vullnet për ta konstituar atë.
Procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve pritet të rifillojë pas hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa Kuvendi duhet të sigurojë që zgjedhja të bëhet me konsensus dhe në një procedurë të vetme, pa diskriminim mes komuniteteve.
NĂ« pĂ«rbĂ«rjen e Kuvendit, Lista Serbe ka nĂ«ntĂ« ulĂ«se tĂ« rezervuara, ndĂ«rsa njĂ« tjetĂ«r e ka fituar Nenad Rashiq nga partia serbe âPĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«â, i cili Ă«shtĂ« edhe ministĂ«r nĂ« detyrĂ« nĂ« QeverinĂ« e Albin Kurtit.
âPĂ«rfaqĂ«simi i komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nĂ« KryesinĂ« e Kuvendit Ă«shtĂ« garanci kushtetuese, qĂ« edhe komunitetet e tjera tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« vendimmarrjen e KryesisĂ«,â thekson Gjykata nĂ« arsyetim.
Pavarësisht se kanë kaluar muaj nga zgjedhjet parlamentare, Kosova ende nuk ka institucionet e reja, ndërsa partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe 9, dhe koalicioni mes AAK dhe Nismës Socialdemokrate 8 ulëse. Ulëset e tjera janë të pakicave.
Një tjetër muaj, një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një tjetër moment paqartësie.
Situatë e përsëritur disa herë këtë vit. I vetmi dallim është që partitë më të mëdha shqiptare nuk e komentuan pothuajse fare vendimin e Gjykatës, e cila tha se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, dhe se kanë mbetur edhe 12 ditë për ta finalizuar procesin, prej momentit kur aktgjykimi të publikohet i plotë në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Nëse i analizojmë faqet zyrtare të partive në rrjete sociale, krerët e tyre duken shumë të zënë me fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, apo me takime me zyrtarë të huaj.
Por, njohĂ«sit e çështjeve politike iu sugjerojnĂ« atyre tĂ« ruajnĂ« pak energji, sepse me shumĂ« gjasĂ« do tâiu duhet pĂ«r zgjedhje tĂ« parakohshme parlamentare.
Sociologu nga Prishtina, Artan Muhaxhiri beson se nuk ekziston asnjë mundësi tjetër për të dalë nga kriza institucionale në të cilën gjendet vendi.
âNuk ka asnjĂ« logjikĂ« qĂ« tĂ« vazhdohet me kĂ«tĂ« bllokadĂ«. PĂ«r fat tĂ« keq, e kemi njĂ« absurditet, qĂ« as LĂ«vizja VetĂ«vendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve, dhe as partitĂ« tjera, nuk dĂ«shirojnĂ« ta bĂ«jnĂ« shumicĂ«n, nuk kanĂ« vullnet, nuk kanĂ« guxim, nuk kanĂ« ideâ, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL).
PĂ«r politologun DritĂ«ro Arifi, zgjedhjet nuk janĂ« zgjidhje, por janĂ« mĂ«nyra e vetme pĂ«r tâu larguar nga ajo qĂ« ai e quan âmarrĂ«zi politikeâ.
âVendi Ă«shtĂ«, realisht, nĂ« anarki, Kosova Ă«shtĂ« nĂ« anarki totale. Parlamenti nuk ka kontroll, as mbi QeverinĂ«, as mbi PolicinĂ«, as mbi ushtrinĂ«, as mbi inteligjencĂ«n. Realisht Ă«shtĂ« vend pa kontrollâ, thotĂ« ai pĂ«r REL-in.
Si erdhëm deri këtu?
Ende pa u formuar institucionet e reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit lindën idetë për zgjedhje të reja, teksa situata është gati e pashembullt prej pavarësisë e këndej.
LVV-ja fitoi më së shumti vota në zgjedhje, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë. Për pasojë, partitë më të mëdha kanë dështuar që të arrijnë konsensus për koalicion qeveritar, dhe janë bllokuar në një mori procesesh, duke nisur nga konstituimi i Kuvendit.
Deputetët kanë mbajtur dhjetëra seanca, dhe kanë dalë disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo procesi nuk është finalizuar me sukses.
Aktgjykimi i fundit ka tĂ« bĂ«jĂ« me ankesĂ«n e ListĂ«s Serbe â partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« â lidhur me votimin ndaras tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r nĂ«nkryetarĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nga radhĂ«t e pakicave.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin të konstituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari serb, por Gjykata konstatoi se diçka e tillë nuk qëndron.
Njohësit e çështjeve politike besojnë se fajin kryesor për situatën e krijuar e ka elita politike, e cila nuk është e interesuar për të gjetur zgjidhje.
Disa, sikurse Dritëro Arifi, besojnë se fajin më të madh për situatën e krijuar e ka LVV-ja.
A do të prodhonin rezultat tjetër zgjedhjet e reja eventuale?
Artan Muhaxhiri beson se po.
âSipas logjikĂ«s politike, do tĂ« duhej tĂ« kishte [rezultat tjetĂ«r], sepse kjo bllokadĂ« ka ardhur kryesisht si pasojĂ« e mungesĂ«s sĂ« vullnetit politik nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje, e cila sĂ«rish i dĂ«shironte 50 pĂ«r qindâ, thotĂ« ai.
âQytetarĂ«t e KosovĂ«s do tĂ« duhej tĂ« votonin nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tâua impononin bashkĂ«punimin, sepse sistemi politik nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« i tillĂ« qĂ« pa njĂ« bashkĂ«punim nuk mund tĂ« ketĂ« rezultatâ.
Si mund të arrihet deri te zgjedhjet?
Në tekstet e plota të aktgjykimeve të lëshuara këtë vit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me krizën në Kuvend, nuk është përmendur ndonjë masë ndëshkuese nëse nuk respektohen afatet kohore të vendimeve që ajo ka marrë.
Arifi beson se ajo vepron kësisoj, pasi nuk mund ta paragjykojë vendimin që marrin deputetët.
âJanĂ« deputetĂ« tĂ« zgjedhur, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« penalizohen. Ajo vetĂ«m vlerĂ«son nĂ«se njĂ« veprim ka qenĂ« nĂ« harmoni me frymĂ«n dhe germĂ«n e GjykatĂ«s Kushtetuese. Kjo Ă«shtĂ« krejt çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« ajoâ.
Sipas tij, për të ndryshuar situatën do të nevojitet ndërhyrja e presidentes, Vjosa Osmani.
âPresidentja do tĂ« duhet tĂ« ishte shumĂ« mĂ« aktive, qĂ« ta kemi njĂ« Kuvend dhe njĂ« qeveri, qĂ« tĂ« lĂ«vizim tutje, sepse jemi nĂ« muajin e 10-tĂ« qĂ« jemi vend i bllokuar, dhe askush nuk mund tĂ« jetĂ« krenar pĂ«r asgjĂ«â, vlerĂ«son ai.
As Muhaxhiri nuk beson se Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje, sepse kjo është çështje politike.
âGjithsesi, presidentja do tĂ« mund tâi ftonte liderĂ«t e partive politike dhe nĂ« bashkĂ«punim me ta tĂ« arrinte nĂ« konkluzion qĂ« zgjedhjet e reja janĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« dilet nga kjo bllokadĂ« katastrofale qĂ« e ka pllakosur KosovĂ«n prej 9 shkurtitâ.
Ndërsa gëlojnë diskutimet për zgjedhjet e reja, faktori ndërkombëtar bën thirrje për zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për formim të institucioneve sa më shpejt.
NdĂ«r mĂ« tĂ« fundit ishte apeli i ambasadorit tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« KosovĂ«, Aivo Orav: âJu lutem, konstituojeni Kuvendin dhe ju lutem formojeni njĂ« qeveriâ.
A do të ketë vesh që e dëgjojnë dhe respektojnë këtë lutje? Të shohim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.
âTa presim aktgjykimin se çfarĂ« do tĂ« thotĂ«â, ka thĂ«nĂ« shkurt kryeministri Kurti.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese me 30 shtator 2025 ka nxjerrë vendim me të cilin ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar si rezultat e moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe.
Deputetët obligohen që ta përfundojnë seancën konstituive brenda afatit 12 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
NĂ« vendimin e marrĂ« mĂ« 30 shtator 2025, Kushtetuesja e shpalli tĂ« pranueshme kĂ«rkesĂ«n e parashtruar nga Igor Simiqi dhe nĂ«ntĂ« deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, nĂ« lidhje me vlerĂ«simin e kushtetutshmĂ«risĂ« sĂ« âProcesverbaleve tĂ« seancave tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«sâ, si dhe vendimeve tĂ« nxjerra nĂ« kuadĂ«r tĂ« SeancĂ«s Konstituive mĂ« 26 dhe 28 gusht 2025.
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se seanca konstituive nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me Kushtetutën.
âTĂ KONSTATOJĂ, qĂ« Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka pĂ«rfunduar si rezultat i moszgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk Ă«shtĂ« konstituuar nĂ« pajtim me pĂ«rcaktimet e paragrafit 1 tĂ« nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafĂ«t 1 dhe 4 tĂ« nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe NĂ«nkryetarĂ«ve] tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s; TĂ URDHĂROJĂ, qĂ« Seanca Konstituive e Kuvendit tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar me paragrafin 1 tĂ« nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe sipas Aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s nĂ« rastet KO193/25 dhe KO196/25, pĂ«rkatĂ«sisht brenda afatit tĂ« mbetur prej 12 (dymbĂ«dhjetĂ«) ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«tij Aktgjykimiâ, thuhet nĂ« njoftim.
Po ashtu, deputetët urdhërohen që gjatë procedurës që zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga pakica serbe, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
âTĂ URDHĂROJĂ, tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, qĂ« nĂ« pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 tĂ« nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe NĂ«nkryetarĂ«ve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, qĂ« gjatĂ« procedurĂ«s sĂ« zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit Serb, tĂ« ushtrojnĂ« funksionin e tyre kushtetues nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« pajtim me KushtetutĂ«n dhe Rregulloren e Kuvenditâ, thuhet mĂ« tej.
Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që të vazhdojë masën e përkohshme deri në hyrjen e këtij aktgjykimi në fuqi.
âTĂ VAZHDOJĂ, masĂ«n e pĂ«rkohshme, e cila ka hyrĂ« nĂ« fuqi nga data 5 shtator 2025, deri nĂ« hyrjen nĂ« fuqi tĂ« kĂ«tij Aktgjykimi; TâUA KUMTOJĂ kĂ«tĂ« Aktgjykim palĂ«ve; TA PUBLIKOJĂ kĂ«tĂ« Aktgjykim nĂ« GazetĂ«n Zyrtare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« pajtim me paragrafin 4 tĂ« nenit 20 (Vendimet) tĂ« Ligjit Nr. 03/L-121 pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s; TĂ KONSTATOJĂ qĂ« ky Aktgjykim hyn nĂ« fuqi nĂ« ditĂ«n e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe njoftimit tĂ« palĂ«ve, pĂ«rveç pikĂ«s V tĂ« dispozitivit, e cila hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ«â, thuhej nĂ« njoftimin e Kushtetueses. /Telegrafi/
Profesori Bujar Dugolli ka komentuar mundësitë për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se zgjidhja më e mirë është sigurimi i pesë votave nga deputetë individualë për të garantuar funksionimin e institucioneve.
âUnĂ« e shoh mĂ« tĂ« mirĂ«n qĂ« tĂ« gjenden edhe pesĂ« vota nga deputetĂ« individualĂ«, qĂ« Kuvendi tĂ« konstituohet dhe tĂ« mund tĂ« kryejĂ« funksionet emergjente. NĂ«se nuk arrihet marrĂ«veshje mes koalicioneve, nuk mund tâi fusim me zor deputetĂ«t nĂ« koalicion. Por paktĂ«n tĂ« dalin pesĂ« deputetĂ« qĂ« punojnĂ« vetĂ«m pĂ«r interesat e KosovĂ«s,â ka deklaruar Dugolli nĂ« emisionin FIVE.
Ai ka shtuar se një qeveri e pakicës për disa muaj do të ishte e mjaftueshme për të menaxhuar çështjet emergjente, si miratimi i ligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me fondet e BE-së.
âKĂ«to dyja janĂ« interes nacional i shtetit. Ata deputetĂ« qĂ« e marrin kĂ«tĂ« obligim pavarĂ«sisht cilat parti, dalin mbi interesin e partisĂ«. UnĂ« mendoj se janĂ« patriotĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«. Duhet tĂ« konsiderohen si shpĂ«timtarĂ« tĂ« daljes nga kriza, qoftĂ« pĂ«r njĂ« qeveri tĂ« pakicĂ«s pĂ«r disa muaj, e mandej vendi tĂ« shkojĂ« nĂ« zgjedhjeâ, ka theksuar Dugolli.
Juristi Taulant Hodaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se problematika aktuale është krejt politike.
Ai shtoi se, megjithëse Gjykata Kushtetuese po e luan rolin e vet, vendimet e saj nuk kanë pasoja.
âĂshtĂ« njĂ« paaftĂ«si totale e politikĂ«s dhe tĂ« gjitha subjekteve politike pĂ«r tĂ« ushtruar detyrat dhe tĂ« drejtat e veta nĂ« konfrom kornizĂ«s ligjore dhe kushtetuese qĂ« e kemi nĂ« KosovĂ« dhe deri sa ka moskryerje tĂ« detyrave atĂ«herĂ« rastet po shkojnĂ« nĂ« Kushtetuese. Kushtetuesja pĂ«rveç qĂ« po e luan rolin e vetĂ«. UnĂ« mendoj qĂ« nuk po tregon kurrfarĂ« konsekuence po bĂ«het pjesĂ« e njĂ« farĂ« me thĂ«nĂ« tĂ« ia mbajĂ« âzhaginâ politikĂ«s qĂ« me vazhdu me kĂ«tĂ« ngĂ«rç. Sepse kur tâi urdhĂ«ron nĂ« anĂ«n tjetĂ«r nuk ua ndien farĂ« deputetĂ«ve nuk marrin pjesĂ« nĂ« votim, dhe nuk ka kurrfarĂ« pasoje atĂ«herĂ« çfarĂ« Ă«shtĂ« qĂ«llimi nĂ«se nuk ka mekanizim nĂ«se nuk veprohet ashtu siç urdhĂ«ron Kushtetuesjaâ, ka deklaruar Hodaj ne emisionin FIVE.
Megjithatë, ai e sheh problematik edhe gjuhën e përdorur në aktgjykim.
âPak problematike e kam kĂ«tĂ« gjuhĂ«n e Kushtetueses qĂ« i urdhĂ«ron, i detyron deputetĂ«t tĂ« votojnĂ« e tĂ« marrin pjesĂ« e kĂ«shtu me radhĂ«. E nĂ« anĂ«n tjetĂ«r kur nuk votojnĂ« nĂ« situate tĂ« caktuar dhe nuk ka kurrfarĂ« pĂ«rsekuence. E nĂ« fakt kjo po e bĂ«n mĂ« konfuze situatĂ«n ose duhet me tregu shkaktimin e pasojĂ« nĂ« rast tĂ« mos vendosjes sipas njĂ« vendimi tĂ« Kushtueses dhe jo kĂ«so gjuhĂ« pasi po len hapĂ«sira me vazhdu prapĂ« me ato ndĂ«rhyrjet qĂ« po i bĂ«jnĂ« deputet dhe tĂ« ku jemiâ, ka theksuar ai.
Hodaj theksoi se Gjykata Kushtetuese po e tregon pushtetin e vet vetëm sepse politika ka dështuar të kryejë detyrat që i takojnë.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Kjo gjykatë, obligon po ashtu deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komunitet brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj të sotëm ka treguar qartë procedura ligjore dhe kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Shala thekson pĂ«r KosovaPress se vendimi i sotĂ«m i GjykatĂ«s Kushtetuese Ă«shtĂ« pĂ«rkitazi me atĂ« qĂ« e kishte thĂ«nĂ« edhe IKD vazhdimisht âse pa zgjedhjen e tĂ« gjithĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve ku pĂ«rfshihet edhe nĂ«nkryetari nga radhĂ«t e komunitetit serb, Kuvendi nuk mund tĂ« konsiderohet i konstituarâ.
âMe njoftimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese Ă«shtĂ« konfirmuar ajo qĂ« si IKD kemi thĂ«nĂ« vazhdimisht se pa zgjedhjen e tĂ« gjithĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve ku pĂ«rfshihet edhe nĂ«nkryetari nga radhĂ«t e komunitetit serb, Kuvendi nuk mund tĂ« konsiderohet i konstituar. Bazuar nĂ« njoftimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, rezulton se ky Ă«shtĂ« vendimi se seanca konstituive nuk ka pĂ«rfunduar dhe pĂ«r pasojĂ« me rastin e publikimit tĂ« aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese qĂ« paraqet edhe momentin e hyrjes nĂ« fuqi tĂ« aktgjykimit, deputetĂ«t duhet tĂ« mblidhen jo mĂ« vonĂ« se 48 orĂ« pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ«nkryetarin nga radhĂ«t e komunitetit serb. Sipas njoftimit Kuvendi duhet ta pĂ«rfundojĂ« kĂ«tĂ« proces brenda 12 ditĂ«ve nga momenti i hyrjes nĂ« fuqi tĂ« aktgjykimitâ, ka thĂ«nĂ« Shala.
Shala thotë se Kushtetuesja është e qartë në vendimin për konstituim të Kuvendit, por sipas tij, këto mbetet të shihet nga momenti i publikimit të aktgjykimit të plotë nga ana e Gjykatës Kushtetuese për seancat e radhës.
âBazuar nĂ« njoftimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, Kushtetuesja ka urdhĂ«ruar tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, qĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n gjatĂ« procedurĂ«s sĂ« zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb, ta ushtrojnĂ« funksionin e tyre kushtetues nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« pajtim me KushtetutĂ«n dhe rregulloren e Kuvendit. Potencialisht mund tĂ« ketĂ« edhe njĂ« sĂ«rĂ« pĂ«rfundimesh dhe standardesh pĂ«rkitazi me kĂ«tĂ« çështje tĂ« cilat janĂ« trajtuar nga Gjykata Kushtetuese, porse kĂ«to mbetet tĂ« shihen nga momenti i publikimit tĂ« aktgjykimit tĂ« plotĂ« nga ana e GjykatĂ«s Kushtetueseâ, ka shtuar ai.
Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe tetë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb, krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.
Basha në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se nesër pritet një vendim historik i kësaj gjykate lidhur me mënyrën e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.
Në një reagim të tij, Kryeziu ka theksuar se debati publik është përqendruar tek mënyrat e zgjedhjes së nënkryetarëve, por sipas tij thelbi i çështjes është vetë konstituimi i Kuvendit.
âNĂ«se Gjykata thotĂ« se Kuvendi nuk mund tĂ« konstituohet pa zgjedhur tĂ« gjithĂ« nĂ«nkryetarĂ«t â pra se Kuvendi nuk mund tĂ« ushtrojĂ« asnjĂ« kompetencĂ« â atĂ«herĂ« njĂ« komuniteti i jepet çelĂ«si i shtetit. Kjo nuk Ă«shtĂ« interpretim kushtetues, kjo Ă«shtĂ« vetĂ«vrasje shtetĂ«rore,â ka deklaruar ai.
Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji ekspertë kanë punuar për të ofruar analiza dhe materiale juridike në mbështetje të gjyqtarëve, duke nënvizuar se vetoja nuk ka asnjë bazë në Kushtetutë.
Ai ka paralajmëruar se çdo vendim i kundërt do të ishte i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda.
âHistoria e ka parĂ« kĂ«tĂ« skenar mĂ« 28 mars 1989, kur na thoshin se âasgjĂ« e keqe nuk do tĂ« ndodhteâ nga amendamentet kushtetuese. Por çdo e keqe ndodhi. Sot rreziku Ă«shtĂ« edhe mĂ« i madh.â
Në fund, ai ka theksuar se përgjegjësia e gjyqtarëve është e madhe, pasi vendimi i tyre nuk do të mbetet vetëm çështje juridike, por edhe gjykim i historisë.
âPetku i gjykatĂ«sit kushtetues nuk tĂ« mbron dot nga gjykimi i historisĂ«.â
Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.
Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.
Kushtetuesja tha se masĂ«n, qĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« fuqi deri sa ajo tĂ« nxjerrĂ« njĂ« aktgjykim, e vendosi nĂ« mĂ«nyrĂ« ex officio, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« deputetĂ«ve tĂ« partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, duke e arsyetuar me âevitimin e rreziqeve ose dĂ«meve tĂ« pariparueshmeâ.
Si mund ta gjykojë Kushtetuesja çështjen?
Zahir Ăerkini, profesor i sĂ« DrejtĂ«s Kushtetuese nĂ« Universitetin âIsa Boletiniâ nĂ« MitrovicĂ«, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se Kushtetuesja Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur gjithmonĂ« nĂ« praktikĂ«n e konstituimit tĂ« Kuvendit.
Ai parasheh se Gjykata do âtĂ« konstatojĂ« se shkelja e vetme ka qenĂ« ndarja e votimit tĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve, pasi praktika e deritanishme kĂ«rkon zgjedhjen e tyre nĂ« pakoâ.
Ăerkini nuk pret âqĂ« Gjykata tĂ« merret me çështje politike, siç Ă«shtĂ« diskutimi se kush duhet tĂ« jetĂ« nĂ«nkryetar nga komuniteti serb. NjĂ« gjĂ« e tillĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e saj. Roli i GjykatĂ«s Ă«shtĂ« vetĂ«m tĂ« garantojĂ« respektimin e KushtetutĂ«s dhe tĂ« procedurĂ«sâ.
Vendim të ngjashëm pret edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pritje të tjera.
âNe presim qĂ« Kuvendi tĂ« konfirmohet si i konstituuar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur tĂ« gjitha procedurat e parashikuara me KushtetutĂ«, jurisprudencĂ«n e GjykatĂ«s dhe Rregulloren e Kuvenditâ, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« ZyrĂ«s pĂ«r Media tĂ« LVV-sĂ« dhĂ«nĂ« REL-it.
PĂ«r LVV-nĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesja e pakicave joserbe, Emilija Rexhepi, e cila u zgjodh nĂ«nkryetare e Kuvendit, u votua ânĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt dhe nuk ka drejtĂ« askush t'ia marrĂ« kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ« grupit multietnikâ.
Votimi për nënkryetarët
Për dallim prej kandidates së komuniteteve të tjera minoritare, asnjëri nga 10 përfaqësuesit e komunitetit serb nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.
Kandidati i vetëm që propozoi Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, nuk i siguroi 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.
Pasi partia që gëzon mbështetjen e Beogradit nuk pranoi të propozonte për nënkryetar dikë tjetër përveç Sllavko Simiqit, kryetari Basha hodhi short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër.
As tĂ« tjerĂ« nga Lista Serbe, e as Nenad Rashiq nga partia serbe PĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«, aktualisht ministĂ«r nĂ« detyrĂ« nĂ« qeverinĂ« e Albin Kurtit, nuk i morĂ«n votat e nevojshme, me çârast Basha nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme e mbylli si tĂ« pĂ«rfunduar seancĂ«n konstituive.
Miftaraj thotĂ« pĂ«r REL-in se ânĂ«se merren pĂ«r bazĂ« aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« vitit 2014 dhe 2025 dhe standardi qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« 11 vjetĂ«t e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Gjykata Kushtetuese mund tĂ« vendosĂ« kthimin e votimit nĂ« pako pĂ«r dy nĂ«nkryetarĂ«t e komuniteteve joshumicĂ«â.
Sipas tij, nĂ«se nga Gjykata âmerret pĂ«r bazĂ« Rregullorja e PunĂ«s e Kuvendit, e miratuar nga legjislatura e kaluar, mund tĂ« sqarohet procedura e votimit tĂ« kandidatĂ«ve qĂ« kanĂ« shumicĂ«n e votave tĂ« deputetĂ«ve nga pakicatâ.
E, pastaj? Ăerkini beson se Gjykata do âtĂ« theksojĂ« se procedura e konstituimit duhet tĂ« vazhdojĂ« aty ku ka mbetur, duke u shfrytĂ«zuar ditĂ«t e mbetura nga afati 30-ditorâ i njĂ« aktgjykimi paraprak.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të gjykatës në lidhje me formimin e Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se Mbretëria e Bashkuar pret që udhëheqësit politikë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mbyllet ngërçi politik që ka bllokuar vendin për një kohë të gjatë.
âKuvendi dhe qeveria e re duhet tĂ« fillojnĂ« punĂ«n nĂ« interes tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s,â citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« ambasadori Hargreaves.
Ambasada britanike gjithashtu ka theksuar se puna e Gjykatës Kushtetuese është jetike për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës, duke nënvizuar se pavarësia e saj është themelore për funksionimin e drejtësisë në vend.