❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestimi i zyrtarëve në Komunën e Prishtinës - Prokuroria Themelore del me detaje



Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime Ekonomike, ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas komunikatës për media, aksioni është realizuar më 27 janar 2026, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke zbatuar masa të veçanta hetimore.

Gjatë zbatimit të këtyre masave janë shoqëruar tre persona, ndërsa një zyrtar i Komunës së Prishtinës, me inicialet A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale marrje e ryshfetit, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, arrestimi në flagrancë ka ndodhur me dyshimin se zyrtari i arrestuar kishte kërkuar apo pranuar ryshfet me qëllim që ta ndihmonte të dëmtuarin në realizimin e një pagese për punë që, sipas kontratës, tashmë ishin kryer për komunën.

Rasti është iniciuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 dhe marrja e ryshfetit nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë të gjitha veprat penale që lidhen me korrupsionin, duke theksuar përkushtimin institucional në luftimin e kësaj dukurie. /Telegrafi/


Arrestimi i tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për ryshfet, Rama: Askush mbi ligjin



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.

“Kryeqyteti riafirmon pĂ«rkushtimin ndaj sundimit tĂ« ligjit dhe funksionimit tĂ« pavarur tĂ« institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se, në lidhje me arrestimin e zyrtarëve komunalë, institucionet e Kryeqytetit do të veprojnë në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet demokratike.

“Kryeqyteti do tĂ« ofrojĂ« bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« me tĂ« gjitha organet kompetente, nĂ« pĂ«rputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e njĂ« shteti demokratik”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, Prishtina mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural nga institucionet e drejtësisë.

“NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ«, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur pĂ«r çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, nĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi dhe me respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r organet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka deklaruar kryetari.

Në fund të reagimit të tij, Rama ka theksuar se parimi i barazisë para ligjit mbetet i panegociueshëm.

“Askush mbi ligjin”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri kapet në flagrancë



Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku njëri prej tyre është zënë në flagrancë.

“JanĂ« shoqĂ«ruar tre persona pĂ«r marrje ryshfeti. JanĂ« zyrtarĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s pĂ«r marrje tĂ« ryshfetit, derisa njĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« zĂ«nĂ« nĂ« flagrancĂ«â€, ka deklaruar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta që janë zhvilluar së fundmi, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore ndaj të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë. /Telegrafi/

KRM “Ambienti” njofton bizneset pĂ«r detyrimet e papaguara



Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” ka dĂ«rguar vĂ«rejtje me shkrim pĂ«r bizneset qĂ« kanĂ« detyrime tĂ« papaguara ndaj kompanisĂ«, duke i rikujtuar ata pĂ«r pĂ«rmbushjen e obligimeve financiare nĂ« pĂ«rputhje me rregulloret dhe marrĂ«veshjet nĂ« fuqi.

Sipas njoftimit, bizneset qĂ« janĂ« paralajmĂ«ruar ftohen tĂ« paguajnĂ« detyrimet e tyre brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shmangen masa tĂ« mĂ«tejshme nga ana e KompanisĂ« “Ambienti”.

Ky veprim synon sigurimin e respektimit të obligimeve financiare dhe garantimin e funksionimit të rregullt të shërbimeve komunale. /Telegrafi/


Situata në Viti pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës



Pas reshjeve tĂ« pandĂ«rprera tĂ« shiut gjatĂ« natĂ«s, situata nĂ« KomunĂ«n e VitisĂ« paraqitet stabile dhe tĂ« gjitha rrugĂ«t janĂ« tĂ« kalueshme, megjithĂ«se autoritetet apelojnĂ« pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nĂ« disa segmente tĂ« rrugĂ«ve, veçanĂ«risht nĂ« fshatin RamnishtĂ« dhe nĂ« rrugĂ«n Skifteraj–Radivojc.

U.d. i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naser Haziri, ka bërë të ditur se Njësia e Zjarrfikësve ndodhet vazhdimisht në terren dhe, në bashkëpunim me stafin e drejtorisë, po ndërmerr masa për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Intervenimi Ă«shtĂ« kryer edhe nĂ« rrugĂ«n Viti–LetnicĂ«, ku pĂ«r shkak tĂ« reshjeve kishte ndodhur shembja e dheut. Pas ndĂ«rhyrjes sĂ« shpejtĂ«, rruga Ă«shtĂ« e qarkullueshme dhe situata Ă«shtĂ« nĂ«n kontroll”, ka theksuar Haziri.

Autoritetet komunale bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku uji ka depërtuar në rrugë, ndërsa ekipet kompetente mbeten në gatishmëri për çdo situatë eventuale. /Telegrafi/


Policia e Kosovës identifikon personin e dyshuar për vjedhje në Malishevë



Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton se pas publikimit më 26 janar 2026 të video-incizimeve dhe fotografive për identifikimin e personit të dyshuar lidhur me rastin e vjedhjes në Stacionin Policor Malishevë, është arritur të identifikohet i dyshuari.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e treguar, duke vlerësuar se ky bashkëpunim është thelbësor për parandalimin dhe luftimin e veprave penale.

“Policia e KosovĂ«s mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« garantimin e rendit dhe sigurisĂ« publike, duke vepruar gjithmonĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe me respektim tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/


KRU Mitrovica njofton ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Mitrovica” njofton tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« punimeve tĂ« planifikuara nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« fshatin Shupkofc, furnizimi me ujĂ« tĂ« pijes do tĂ« ndĂ«rpritet pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« disa zona.

Sipas njoftimit, ndĂ«rprerja do tĂ« prekĂ« fshatin Kqiç, njĂ« pjesĂ« tĂ« fshatit Shupkofc, si dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« zonĂ«s tek “Stacioni i VjetĂ«r Hekurudhor” nĂ« FrashĂ«r.

KRU Mitrovica bën me dije se punimet janë të domosdoshme për përmirësimin e funksionimit të rrjetit dhe për sigurimin e furnizimit më të qëndrueshëm me ujë të pijes.

Ekipet teknike janë angazhuar për të përfunduar punimet sa më shpejt dhe për të rikthyer furnizimin normal.

“KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e qytetarĂ«ve tĂ« zonave tĂ« prekura pĂ«r shqetĂ«simet e pĂ«rkohshme”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/


Shtatë mjekë të rinj i bashkohen stafit të Spitalit të Gjakovës



Ekipi shëndetësor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës është forcuar sot me shtatë mjekë të rinj specialistë, të cilët do të kontribuojnë në zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Specialistët e rinj që iu bashkuan spitalit janë:

  • Dr. Lorena Rruka – Specialiste e DermatologjisĂ«
  • Dr. Fahruk Iljazi – Specialist i EndokrinologjisĂ«
  • Dr. Arton Hoti – Specialist i PulmologjisĂ«
  • Dr. Halit Delija – Specialist i PulmologjisĂ«
  • Dr. Durim Nuza – Specialist i PulmologjisĂ«
  • Dr. Lisa Qurdina – Specialiste e OftalmologjisĂ«
  • Dr. Fatbardh Kadrija – Specialist i GastroenterologjisĂ«

Spitali i Gjakovës thekson se angazhimi i këtyre profesionistëve do të rrisë ndjeshëm kapacitetin dhe cilësinë e kujdesit mjekësor, duke mundësuar shërbime më të specializuara për pacientët.

Me këtë përforcim, institucioni shëndetësor synon të ofrojë trajtim më të avancuar dhe të plotë, duke i shërbyer më mirë nevojave shëndetësore të komunitetit. /Telegrafi/


Sulmi ndaj dy zyrtarëve të Ekonomisë Pyjore, arrestohet një i mitur - tre të tjerë në arrati



Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Dy meshkuj kosovarĂ«, zyrtarĂ« tĂ« EkonomisĂ« Pyjore, kanĂ« raportuar nĂ« stacionin policor nĂ« Hani tĂ« Elezit se ishin sulmuar me mjete tĂ« forta nga katĂ«r persona tĂ« dyshuar”, tha Veseli pĂ«r Telegrafin, duke shtuar se viktimat kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore dhe kanĂ« marrĂ« trajtim mjekĂ«sor nĂ« emergjencĂ«n e Ferizajt.

“TĂ« dy zyrtarĂ«t janĂ« trajtuar nga ekipi mjekĂ«sor, ndĂ«rsa gjendja e tyre po monitorohet”, ka theksuar ai.

Veseli bëri të ditur se një person i mitur është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit për të mitur, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Lidhur me rastin, Ă«shtĂ« arrestuar njĂ« person i mitur dhe me urdhĂ«r te prokurorit pĂ«r tĂ« mitur Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 24 orĂ«, ndĂ«rsa te dyshuarit e tjerĂ« ende janĂ« nĂ« arrati dhe janĂ« nĂ« kĂ«rkim policor”, shtoi ai.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “lĂ«ndim trupor”, dhe Policia e KosovĂ«s vazhdon hetimet pĂ«r identifikimin dhe arrestimin e tĂ« dyshuarve tĂ« mbetur.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të dobishëm për ndihmën në zbardhjen e këtij rasti. /Telegrafi/

Mbyllet sezoni i gjuetisĂ« 2025–2026 nĂ« Han tĂ« Elezit



Sezoni i gjuetisĂ« pĂ«r vitin kalendarik 2025–2026 Ă«shtĂ« mbyllur zyrtarisht nĂ« Han tĂ« Elezit, duke filluar nga data 27 janar 2026.

Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nga Shoqata e GjahtarĂ«ve “Syri i ShqiponjĂ«s” nĂ« Han tĂ« Elezit dhe Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik mĂ« 27 janar 2026. Sipas kĂ«tij vendimi, nga data e lartpĂ«rmendur ndalohet ushtrimi i gjuetisĂ« pĂ«r sezonin aktual.

Me këtë vendim janë njoftuar Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Policia e Kosovës në Han të Elezit, si dhe seksionet dhe shoqatat përkatëse të gjuetisë.

Nga Shoqata e GjahtarĂ«ve “Syri i ShqiponjĂ«s” bĂ«het e ditur se mbyllja e sezonit tĂ« gjuetisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rregullat dhe praktikat ligjore nĂ« fuqi, me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« faunĂ«s dhe respektimit tĂ« cikleve natyrore tĂ« egĂ«rsirave.

Autoritetet dhe shoqata u bëjnë thirrje gjuetarëve që të respektojnë këtë vendim dhe të zbatojnë dispozitat ligjore përkatëse. /Telegrafi/


Zgjatet afati për legalizimin e objekteve pa leje në Komunën e Drenasit



Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit ka njoftuar se është zgjatur afati për paraqitjen e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbështetje të një vendimi të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me të cilin afati për dorëzimin e aplikacioneve për procesin e legalizimit është zgjatur për dymbëdhjetë muaj.

Me këtë vendim, qytetarëve të Komunës së Drenasit u mundësohet vazhdimi i paraqitjes së kërkesave për trajtimin administrativ të objekteve të ndërtuara pa leje, brenda periudhës së re të përcaktuar.

Aplikimet për legalizim bëhen pranë Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, në përputhje me procedurat dhe dokumentacionin e paraparë me legjislacionin në fuqi.

Nga komuna u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kushtet ligjore që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të caktuar. /Telegrafi/


“Fluturimi mbi Teatrin e KosovĂ«s” sjell satirĂ« politike dhe kritikĂ« shoqĂ«rore nĂ« “Talia e FlakĂ«s sĂ« Janarit 2026”



NĂ« mbrĂ«mjen e tretĂ« tĂ« Festivalit tĂ« DramĂ«s Origjinale Shqipe “Talia e FlakĂ«s sĂ« Janarit 2026”, publiku gjilanas pati rastin tĂ« ndjekĂ« shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e KosovĂ«s”, prodhim i Teatrit tĂ« Ferizajt “Adriana”, me tekst tĂ« dramaturgut Jeton Neziraj dhe regji tĂ« Agon Myftarit.

Shfaqja ngjalli interesim tĂ« madh tĂ« artdashĂ«sve dhe u mirĂ«prit nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kulturore, e cila po organizohet nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria pĂ«r KulturĂ« dhe OJQ “Varg e Vi”. NĂ« sallĂ« ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal tĂ« Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku.

“Fluturimi mbi Teatrin e KosovĂ«s” Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r qĂ« ka njĂ« jetĂ« tĂ« gjatĂ« skenike, pasi Ă«shtĂ« interpretuar edhe nga teatro tĂ« tjera dhe ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« jo vetĂ«m nĂ« KosovĂ«, por edhe jashtĂ« saj. Shfaqja trajton njĂ« prej momenteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« sĂ« re tĂ« KosovĂ«s, periudhĂ«n para shpalljes sĂ« pavarĂ«sisĂ«, kur njĂ« trupĂ« teatrore pĂ«rballet me presion tĂ« madh politik dhe institucional pĂ«r tĂ« realizuar njĂ« shfaqje solemne, ndonĂ«se gjithçka rreth datĂ«s, simbolikĂ«s dhe pĂ«rmbajtjes ishte ende e paqartĂ«.

Përmes situatave absurde dhe komike, shfaqja pasqyron përpjekjet e trupës për të zbuluar sekretin e datës së shpalljes së pavarësisë dhe për të siguruar tekstin e fjalimit të kryeministrit, ndërkohë që realiteti i teatrit mbetet i rëndë dhe i mbushur me vështirësi. Një linjë tjetër narrative lidhet me personazhin e punëtorit teknik, i cili përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të fluturuar dhe për të lobuar për njohjen e Kosovës, por që përfundon në mënyrë simbolike mbi Teatrin e Kosovës.

Kjo shfaqje-komedi politike dhe satirike, përmes ironisë dhe humorit, vendos në qendër të kritikës politikën e kohës, raportin e saj me artin, shoqërinë e pasluftës, korrupsionin dhe rolin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke krijuar një dialog të drejtpërdrejtë mes artit dhe realitetit shoqëror.

NĂ« role u paraqitĂ«n aktorĂ«t e Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega dhe Elton Tahiri. Skenografia u realizua nga Mentor U. Berisha, kostumet nga Eleonora Gagica, muzika nga Lindita Isufi, ndĂ«rsa ndriçimi nga Hajrullah Elezi. NĂ« realizimin e shfaqjes kontribuuan edhe Avni Ajvazi si mjeshtĂ«r skene, Naim Berisha nĂ« zĂ«rim dhe ton, Krenare Hajdari nĂ« grim, Florim Hashani nĂ« rekuizitĂ« dhe teknikĂ« skene bashkĂ« me Valmir Hashanin, dizajni grafik nga NgadhĂ«njim Ismani dhe drejtori i Teatrit, Fatmir Hyseni.

Festivali “Talia e FlakĂ«s sĂ« Janarit 2026” do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« mbrĂ«mjen e katĂ«rt me shfaqjen “God Bless America” nga Teatri i Gjilanit, me autor dhe regjisor Fatos Berisha. /Telegrafi/


Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se u sulmuan në Dermjak të Hanit të Elezit, të dyshuarit në arrati



Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona, në një incident të ndodhur në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar të hënën pasdite, më 26 janar 2026, rreth orës 18:10.

“Dy meshkuj kosovarĂ«, zyrtarĂ« tĂ« EkonomisĂ« Pyjore, kanĂ« raportuar nĂ« stacionin policor nĂ« Hani tĂ« Elezit se ishin sulmuar me mjete tĂ« forta nga katĂ«r persona tĂ« dyshuar”, tha Veseli.

Sipas tij, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

“TĂ« dy zyrtarĂ«t janĂ« trajtuar nga ekipi mjekĂ«sor, ndĂ«rsa gjendja e tyre po monitorohet”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se të dyshuarit janë ende në arrati dhe se Policia e Kosovës është duke zhvilluar veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

“TĂ« dyshuarit gjenden nĂ« arrati”, ka pĂ«rfunduar Veseli.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “lĂ«ndim trupor”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« nga njĂ«sitĂ« kompetente policore. /Telegrafi/

Mbyllet pĂ«r qarkullim magjistralja Ferizaj–Gjilan, vĂ«rshohet sĂ«rish segmenti nĂ« fshatin nĂ« SojevĂ«



Magjistralja Ferizaj–Gjilan Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«r qarkullim nĂ« segmentin e fshatit SojevĂ«, si pasojĂ« e vĂ«rshimit tĂ« trasesĂ« sĂ« rrugĂ«s pas reshjeve tĂ« mbrĂ«mshme tĂ« shiut.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se grumbullimi i ujit në rrugë ka pamundësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

“Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, nĂ« segmentin tek fshati SojevĂ«, pĂ«r shkak tĂ« grumbullimit tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«, Ă«shtĂ« i mbyllur pĂ«r qarkullim”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se për të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim janë përcaktuar rrugë alternative.

“TĂ« gjitha automjetet udhĂ«zohen tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« rrugĂ«n Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas”, ka theksuar Veseli.

Sipas Policisë, kjo nuk është hera e parë që ky segment rrugor vërshohet, pasi situata të ngjashme janë shënuar edhe gjatë reshjeve në fillim të këtij viti, si dhe vitin e kaluar, duke shkaktuar dëme në biznese dhe toka përreth.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.

“U bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« respektojnĂ« sinjalizimin rrugor dhe tĂ« pĂ«rshtatin shpejtĂ«sinĂ« e lĂ«vizjes me kushtet aktuale tĂ« rrugĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«. /Telegrafi/

Disa zona të Hanit të Elezit mbesin pa ujë



KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se, si pasojĂ« e reshjeve tĂ« fundit tĂ« shiut, Ă«shtĂ« rritur niveli i turbullirĂ«s sĂ« ujit, duke ndikuar nĂ« procesin e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.

Sipas njoftimit, banorët e Hanit të Elezit që furnizohen me ujë nga Fabrika e Ujit në Dimcë do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në stabilizimin e gjendjes.

Nga kjo kompani bëhet e ditur se situata është duke u monitoruar vazhdimisht dhe se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

KRU “Bifurkacioni” u ka shprehur falĂ«nderim konsumatorĂ«ve pĂ«r mirĂ«kuptimin gjatĂ« kĂ«saj periudhe. /Telegrafi/


Ballazhi prezanton projektin pĂ«r shndĂ«rrimin e Trenit nĂ« Parkun Memorial Bllaca ’99 nĂ« muze pĂ«rkujtimor



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Hanit tĂ« Elezit, Mehmet Ballazhi, ka prezantuar projektin e hartuar pĂ«r Trenin nĂ« Parkun Memorial Bllaca ’99, i cili parashihet tĂ« transformohet tĂ«rĂ«sisht nĂ« muze pĂ«rkujtimor.

“NĂ« kĂ«tĂ« fillim jave, po ju prezantojmĂ« projektin e hartuar pĂ«r Trenin nĂ« Parkun Memorial Bllaca ’99, i cili parashihet tĂ« transformohet i gjithi nĂ« muze pĂ«rkujtimor”, ka deklaruar Ballazhi.

Sipas tij, projekti ka për qëllim riaktivizimin e kësaj strukture ekzistuese si hapësirë muzeale dhe dokumentuese, duke i dhënë një dimension të ri memorial këtij lokacioni me rëndësi historike.

“Ky projekt synon riaktivizimin e kĂ«saj strukture ekzistuese si hapĂ«sirĂ« muzeale dhe dokumentuese, duke pĂ«rfshirĂ« ekspozitĂ« kushtuar luftĂ«s sĂ« fundit, si dhe prezantimin e artefakteve dhe materialeve qĂ« dĂ«shmojnĂ« ngjarjet e asaj periudhe dhe shumĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r KosovĂ«n”, Ă«shtĂ« shprehur kryetari i komunĂ«s.

Ballazhi ka theksuar se rëndësia e këtij projekti qëndron në ruajtjen dhe institucionalizimin e kujtesës historike, si dhe në edukimin e brezave të ardhshëm.

“RĂ«ndĂ«sia e kĂ«tij projekti qĂ«ndron nĂ« ruajtjen dhe institucionalizimin e kujtesĂ«s historike, nĂ« dokumentimin e pĂ«rvojĂ«s sĂ« luftĂ«s pĂ«rmes dĂ«shmive autentike, si dhe nĂ« forcimin e rolit tĂ« Parkut Memorial Bllaca ’99 si hapĂ«sirĂ« e edukimit, reflektimit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit publik pĂ«r brezat e tanishĂ«m dhe tĂ« ardhshĂ«m”, ka deklaruar ai.

Sipas njoftimit, hartimi i projektit është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencionit për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale. /Telegrafi/


Komuna e Prishtinës shënon 34 vjetorin e Shtëpive-Shkolla



Komuna e Prishtinës shënon këtë vit 34 vjetorin e fillimit të Shtëpive-Shkolla, një kapitull i rëndësishëm i historisë kombëtare që dëshmon unitetin dhe solidaritetin e popullit tonë, ku dijes i është dhënë përparësi si gur themelor i mbijetesës.

Në këtë përvjetor, Komuna kujton pronarët që hapën dyert e shtëpive të tyre, mësimdhënësit që mbajtën gjallë mësimin dhe nxënësit që u rritën me bindjen se dija sjell liri.

“NĂ« ShtĂ«pitĂ«-Shkolla u mbrojt dija. Aty, nĂ« dhoma shtĂ«pish, arsimi u shndĂ«rrua nĂ« akt qĂ«ndrese dhe nĂ« shprehje tĂ« dinjitetit kombĂ«tar”, thuhet nĂ« njoftim.

Komuna thekson se historia e kĂ«tyre shtĂ«pive-shkolla Ă«shtĂ« dokumentuar nĂ« librin “ShtĂ«pitĂ«-Shkolla” nga Fadil Aliu, i biri i Mehmeti Aliut – Hertica, i cili sĂ« bashku me familjen e tij kontribuoi nĂ« ruajtjen dhe pĂ«rhapjen e arsimit ndĂ«r breza.

Libri evidenton rëndësinë e qëndresës dhe rolin e edukimit në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar. /Telegrafi/


Disa zona të Malishevës mbesin pa ujë



KRU Hidroregjioni Jugor njofton tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t e NjĂ«sisĂ« MalishevĂ« se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« RrugĂ«n “Imer Krasniqi”, ekipet e saj do tĂ« realizojnĂ« punime teknike pĂ«r sanimin e tij.

Punimet do të fillojnë nesër, më 27.01.2026, nga ora 09:00, dhe gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijes në disa zona të Njësisë Malishevë.

Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara që punimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe furnizimi të rikthehet në normalitet.

KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Faturat e papaguara të ujit, KRU Mitrovica paralajmëron konsumatorët



KRU “Mitrovica” ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« tĂ« kryejnĂ« pagesĂ«n e faturave tĂ« papaguara brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, me qĂ«llim tĂ« garantimit tĂ« furnizimit tĂ« rregullt dhe cilĂ«sor me shĂ«rbime.

Sipas njoftimit, pagesa në kohë është obligim ligjor dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemit. Moskryerja e pagesave mund të sjellë masa sipas rregulloreve në fuqi, përfshirë edhe ndërprerjen e shërbimit.

KRU Mitrovica apelon te qytetarët që të respektojnë afatet për pagesa, në mënyrë që shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të funksionojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/


Komuna e Fushë Kosovës ofron shërbime të Gjendjes Civile edhe gjatë pauzës zyrtare



Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile do të vazhdojë të ofrojë shërbime edhe gjatë pauzës zyrtare, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet do të ofrohen pa ndërprerje në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Administratës e Komunës së Fushë Kosovës, duke theksuar angazhimin institucional për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të siguruar qasje të barabartë dhe efikase në shërbimet e gjendjes civile, edhe gjatë orarit të pauzës. /Telegrafi/


❌