Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo është një kohë pozitive për sqarimin e keqkuptimeve dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme. Energjitë janë të larta në punë, por kini kujdes të mos veproni impulsivisht: peshoni me kujdes vendimet tuaja, veçanërisht nëse ka […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

“U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një denoncim të rëndë, ku pretendon se një oficer karriere i Shërbimit Informativ Kombëtar është rrëmbyer dhe torturuar, pasi kishte depozituar materiale komprometuese mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në një qark të rëndësishëm të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth katër apo […]

The post “U tradhtua nga eprorët”/ Gazetari: Oficeri i SHISH u mor peng dhe u torturua nga bandat appeared first on BoldNews.al.

Rusia luan kartën bërthamore: Raketa hipersonike pranë kufijve të BE-së

Rusia duket se ka nisur vendosjen e raketave balistike hipersonike me kapacitet bërthamor në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore, një veprim që mund të rrisë ndjeshëm aftësinë e saj për të goditur objektiva në të gjithë Evropën. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar dy studiues amerikanë që kanë analizuar pamje satelitore […]

The post Rusia luan kartën bërthamore: Raketa hipersonike pranë kufijve të BE-së appeared first on BoldNews.al.

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulmon Libanin

Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në lindje dhe jug të Libanit, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur me Hezbollahun në nëntor të vitit 2024. Sipas autoriteteve izraelite, sulmet u kryen pas një operacioni të zhvilluar të enjten pranë kufirit me Sirinë, ku u godit një automjet dhe u vra një anëtar i Forcës […]

The post Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulmon Libanin appeared first on BoldNews.al.

Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik

I ftuar në në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Genc Pollo deklaroi se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, nga e cila nuk mund të dalë pa një ndryshim të vërtetë politik. Sipas Pollos, vendi po përjeton një “autoritarizëm kleptokratik”, ndërsa as drejtësia, as media dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund ta […]

The post Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik appeared first on BoldNews.al.

Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve

Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjesën më të madhe të ditës, edukohen dhe socializohen. Por sot, për shumë nxënës në Shqipëri, këto mure janë kthyer në skena frike. Nga bullizmi psikologjik te goditjet fizike, nga videot poshtëruese në rrjetet sociale e deri te […]

The post Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve appeared first on BoldNews.al.

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, ish-diplomati rus dënohet me 12 vite burg

Një gjykatë në Moskë ka dënuar me 12 vite burg një ish-diplomat rus, i akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore inteligjencës amerikane gjatë shërbimit të tij diplomatik në Shtetet e Bashkuara. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhësi i KGB-së sovjetike, njoftoi se Arseny Konovalov, i lindur në vitin 1987, u shpall fajtor për […]

The post I akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, ish-diplomati rus dënohet me 12 vite burg appeared first on BoldNews.al.

“SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij. Sipas Bushatit, […]

The post “SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Daniel Shimës, dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë të Policisë

Hetimet e SPAK për skandalin e tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po hyjnë në një fazë të re. Sipas Vox News Prokuroria e Posaçme po heton jo vetëm rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, por edhe atë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Daniel Shima u zhduk më 20 gusht, ndërsa një […]

The post Zhdukja e Daniel Shimës, dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë të Policisë appeared first on BoldNews.al.

Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur gjatë lutjes së së premtes në xhaminë Imam Ali ibn Abi Talib, në qytetin sirian të Homsit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Sirisë. Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur brenda ambienteve të xhamisë, në momentin kur besimtarët ishin […]

The post Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin

Teksa Belinda Balluku poston foto në rrjete sociale duke u shfaqur si një qeveritare “humane” që feston Krishtlindjet me qytetarët e Lushnjës, qindra qytetarë të tjerë mbeten të bllokuar në trafik për shkak të punimeve të zvarritura në rrugë dhe tenderëve të dhënë sipas interesave. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku […]

The post Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Zelensky drejt Shtëpisë së Bardhë për bisedime paqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë fundjavës, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi në luftën me Rusinë. Zelensky konfirmoi se takimi pritet të mbahet të dielën dhe do të fokusohet në planin 20-pikësh të paqes të ndërmjetësuar nga […]

The post Zelensky drejt Shtëpisë së Bardhë për bisedime paqeje appeared first on BoldNews.al.

Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin

Hetimet e SPAK për tenderët e Unazës së Madhe kanë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si është përzgjedhur fituesi i lotit 4. Sipas dosjes hetimore, biznesmeni Ilir Shtufi, pronar i kompanisë “Nova Construction 2012”, ka deklaruar se vendimi për t’u bërë pjesë e garës u mor vetëm pasi u takua me Evis Berberin, […]

The post Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun / SPAK troket në derën e drejtoreshës së re të KESH-it, e besuara e zv.kryeministres

Prokuroria e Posaçme ka vijuar këtë të premte kontrollet në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Raportohet se SPAK ka  “trokitur” te Viola Haxhiademit, drejtores së re të KESH-it. Haxhiademi në krye të KESH-it  e cila vjen si zëvendësuese e Erald Elezit, ish-drejtor i institucionit, tashmë nën hetim për shkelje të barazisë në tenderë […]

The post Hetimet për Ballukun / SPAK troket në derën e drejtoreshës së re të KESH-it, e besuara e zv.kryeministres appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Pas skandalit të AKSHI-t platforma e-Albania është bllokuar dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim. Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si […]

The post Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar nga Interpol Tirana, arrestohet në Kakavijë një shqiptar

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar. Sipas autoriteteve, gjatë verifikimit të dokumenteve në sistem, rezultoi se shtetasi ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 4 muaj burg për veprën penale të falsifikimit […]

The post I kërkuar nga Interpol Tirana, arrestohet në Kakavijë një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Pagoi mijëra dollarë për ‘ëndrrën amerikane’, si u mashtrua studentja nga Kosova

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, është një nga dhjetëra të rinj që ranë pre e një skeme abuzive brenda programit amerikan të vizave J-1, i cili prezantohet si një mundësi shkëmbimi kulturor, por që në praktikë ka përfunduar në shfrytëzim pune, sipas një hetimi të publikuar nga New York Times. Ema tregon se në […]

The post Pagoi mijëra dollarë për ‘ëndrrën amerikane’, si u mashtrua studentja nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen Albano Bogdo: Artistët gënjejnë dhe janë të blerë

Aktori i njohur Albano Bogdo ka reaguar ashpër ndaj situatës sociale dhe ekonomike në vend, duke akuzuar politikën për dështim dhe artistët për heshtje e servilizëm. Gjatë një deklarate në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Bogdo u shpreh se Shqipëria, ndonëse është një nga vendet me më shumë burime natyrore në Europë, vazhdon të […]

The post Shpërthen Albano Bogdo: Artistët gënjejnë dhe janë të blerë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa burime bëjnë […]

The post Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

❌