Bashkia Pogradec
Problematikat kryesore vijojnë të jenë rrëshqitjet e dherave.
Gjatë ditës së djeshme, rastet e rrëshqitjeve janë inspektuar nga inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik, përfshirë zonat ku janë evakuuar familje në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, si dhe në zonën e rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.
Njësia Administrative Trebinjë
Vijon të jetë e bllokuar rruga Dunicë. Gjatë ditës së sotme pritet inspektim nga specialistët e Shërbimit Gjeologjik, pasi rrëshqitja është e përmasave të mëdha.
Rruga e fshatit Malinë është jofunksionale. Një mjet është siguruar nga bashkia, por ndërhyrja aktualisht është e pamundur për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Njësia Administrative Proptisht
Vijon tĂ« jetĂ« e bllokuar rruga ZallâTorra.
ĂshtĂ« riaktivizuar njĂ« rrĂ«shqitje e ndodhur rreth 8 vite mĂ« parĂ« nĂ« fshatin Verrri.
Lumenjtë paraqiten me prurje normale dhe nuk raportohen problematika.
Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk raportohen problematika të reja, vijon puna për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara më parë, situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e emergjencave civile.
ARRSH â Rajoni QendĂ«râLindje
Situata e akseve rrugore:
BoboshticĂ«âDardhĂ«, Lapidar PodgorieâPodgorieâLiqenas
Gjatë natës ka pasur reshje bore. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e akseve.
ErsekĂ«âLeskovik
Nuk ka pasur reshje bore gjatë natës. Rruga është e hapur dhe e kriposur.
MaliqâKufi Gramsh
Reshje bore në orët e para të ditës. Po kryhet pastrimi dhe kriposja.
Problem mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.
KorçëâErsekĂ« (k.3), ZemblakâGoricĂ«, BilishtâMiras,
gjatë natës nuk ka pasur reshje bore është kryer kriposja.
Nuk raportohen probleme në qarkullim. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Akset LibonikâRĂ«mbecâPlasĂ« dhe KorçëâVoskopojĂ«
Reshje bore me intensitet mesatar, ndĂ«rsa nga km 1â19 reshje tĂ« lehta.
ĂshtĂ« kryer pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal.
OSSHEE â Rajoni Korçë
Raportohet se janë në funksion 6 grupe operative, të angazhuara për menaxhimin e problematikave në rrjetin e tensionit të mesëm.
Aktualisht pa energji elektrike:
Fideri âFrigoriferâ, NST Gjanç â pjesĂ«risht pa energji, 2 abonentĂ«, kabina KrushovĂ«.
Fideri Komunal 3 pjesërisht pa energji, 50 abonentë ruralë në zonat Sterkë, Nicë dhe Osnat.
Fideri 14, NST Petrushë pjesërisht pa energji, zona Prenisht, 14 abonentë ruralë.
Fideri Podgoxhan, NST Guri i Kuq pa energji 4 antena, zona Podgoxhan.
Fideri Potgoxhan, NST Guri i Kuq pa energji zona Jollë dhe Tallë, 4 abonentë ruralë.
Fideri 3, NST Ersekë pjesërisht pa energji, 6 abonentë ruralë në zonat Kaduc, Shijan dhe Mreshtan.
Fideri J06, NST Ersekë pjesërisht pa energji, 20 abonentë ruralë në zonat Vreckë, Podë, Radash dhe Shalës.
Nga Grupi Operativ Bilisht nuk raportohen problematika.
Ekipet janë në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren. Të gjithë fiderët që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune.
Hidrovori i Pogradecit, fideri (8â18) âPĂ«rpunim Druriâ, NST Pogradec, Ă«shtĂ« nĂ« punĂ« normale.