E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.
Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma e fundit e kryeqytetasve ka qenë luhatëse, çka i ka kushtuar me humbjen e kreut.
Në vendet pasuese, Dukagjini dhe Drita ndajnë nga 29 pikë secila, duke qëndruar shumë pranë zonës së kreut dhe duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.
Malisheva (27 pikë) dhe Gjilani (26 pikë) janë gjithashtu në garë për zonën e Evropës, falë një serie rezultatesh pozitive në javët e fundit.
Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi me 21 pikë ende nuk është i qetë, ndërsa presioni është shumë më i madh për Drenicën (20 pikë), Ferizajn (19 pikë) dhe Prishtinën e Re, e cila mbyll tabelën me vetëm 15 pikë dhe golaverazh -11.
Skuadrat tani do të shfrytëzojnë pushimin dimëror për rikuperim dhe përforcime, por një gjë është e qartë: Ballkani e mbyll vjeshtën në maje dhe do të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit me epërsi, por edhe me presionin e madh për ta mbrojtur pozitën e parë. /Telegrafi/
Faqja e specializuar e statistikave Trasfermarkt ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e martë) vlerat e klubeve dhe lojtarëve në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klubi i Dritës ka skuadrën më të vlefshme në kampionatin elitar të Kosovës me 29 futbollistë që vlejnë 7.50 milionë euro, i pasuar nga Ballkani me 22 futbollistë që vlejnë 6.25 milionë euro dhe Prishtina e treta me një vlerë ekipi prej 5.68 milionë euro.
Por, kush janë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës pas përditësimit të fundit të vlerave?
Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, mesfushori i Ballkanit, Giovanni dhe sulmuesi i Dritës, Arb Manaj janë lojtarët më të vlefshëm me vlerë prej 800 mijë eurosh.
Giovanni pati rritje prej vetëm 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit, ndërsa Manaj pati një ngritje të madhe prej 350 mijë eurosh, pasi më parë vlerësohej vetëm 450 mijë eurosh.
Pas tyre vjen Muhamet Hyseni i Llapit i treti me 650 mijë euro, ndërsa Senad Jarovic (Gjilani), Raddy Ovouka (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Valentin Serebe (Ballkani) kanë vlerë prej 600 mijë eurosh.
Pozita e tetë dhe nëntë mbahet nga Etnik Brruti (Malisheva) dhe Rron Broja (Drita) me vlerë prej 550 mijë eurosh, ndërsa Mario Ilievski (Prishtina), Arlind Aliu (Malisheva), Egzon Bejtullai (Drita), Almir Ajzeraj (Drita) dhe Almir Kryeziu (Ballkani) vlerësohen nga 500 mijë euro.
Në pozitën e 15-të renditet Laurent Xhylani (Malisheva) me vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlen edhe Walid Hamidi (Ballkani). /Telegrafi/
Mediumi i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar vlerat e futbollistëve dhe klubeve në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë me vlerën që i është rritur nga 6,5 në 7,5 milionë euro.
Lojtari më i vlefshëm i Dritës është sulmuesi Arb Manaj, vlera e të cilit ka pasur rritje të jashtëzakonshme nga 450 mijë në 800 mijë euro.
Drita fluturon nĂ« renditjen e LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s â lĂ« pas emra nga La Liga, Serie A dhe Liga Premier telegrafi.com
Skuadra e dytë me vlerën më të madhe është Ballkani, ku nga Transfermarkt vlerësohet 6,25 milionë euro, derisa Prishtina është e treta me 5,68 milionë euro.
Në pozitën e katërt është Gjilani me vlerë 5,39 milionë, derisa Malisheva është e pesta me vlerë prej 5,2 milionë euro.
Llapi ka vlerë prej 4,85 milionë euro, Drenica prej 3,75 ndërsa Dukagjini prej 3,33 milionë euro. Top 10-shja e skuadrave në Superlië mbyllet me Ferizajn që është vlerësuar 3,29 milionë euro dhe Prishtinën e re prej 2,67 milionë euro.
Total vlera e klubeve të Superligës ka shkuar në 47,89 milionë euro nga Transfermarkt. /Telegrafi/
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.
Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1. Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.
Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1. Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.
Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.
Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.
Ndeshja me mĂ« shumĂ« gola ishte ajo mes Gjilanit dhe PrishtinĂ«s sĂ« Re, ku vendasit shĂ«nuan fitore me rezultat 3-2. Edi Basa shĂ«noi dy herĂ«, ndĂ«rsa njĂ« gol e shtoi Senad JaroviÄ. MysafirĂ«t reaguan me dy gola, tĂ« Gomes dhe Astrit BerishĂ«s, por nuk ia dolĂ«n tĂ« marrin pikĂ«.
Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor
Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.
Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.
Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.
Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.
Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.
Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.
NĂ« ndeshjen e dytĂ« tĂ« sĂ« shtunĂ«s, Ferizaj e pret Llapin nĂ« âStadiumin e Qytetitâ.
Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.
TĂ« dielĂ«n, ndeshja kryesore Ă«shtĂ« ajo nĂ« mes tĂ« Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparĂ« tĂ« luhet nĂ« stadiumin â18 qershoriâ.
Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.
Ndeshje interesante e kĂ«saj dite Ă«shtĂ« ajo nĂ« mes tĂ« MalishevĂ«s dhe DritĂ«n, e cila do tĂ« luhet nĂ« stadiumin âLiman Gegajâ.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.
Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.
Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala. /Telegrafi/
Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.
Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.
Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.
âQĂ« nga fillimi i konfliktit nĂ« UkrainĂ« kam pĂ«rcjellĂ« disa video tĂ« paramilitarĂ«ve serbĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« frontin e ukrainasve, gjegjĂ«sisht nĂ« luftĂ« kundĂ«r popullit ukrainas dhe lirisĂ« sĂ« tyreâ, ka deklaruar ai.
âAta kanĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« postime duke i thirrur edhe bashkĂ«atdhetarĂ«t e tyre nĂ« Serbi qĂ« tâi bashkohen asaj lufte. Sigurisht qĂ« inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve tĂ« tjera perĂ«ndimore, nĂ« kĂ«tĂ« rast edhe e BritanisĂ« sĂ« Madhe, i kanĂ« edhe mĂ« tĂ« sakta kĂ«to informacione. Se a do tĂ« ketĂ« rrezik tĂ« njĂ« konflikti nĂ« Ballkan, realisht janĂ« dy vatra krize qĂ« potencialisht mund tĂ« shpĂ«rthejnĂ«: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e KosovĂ«sâ, ka thĂ«nĂ« Veseli.
Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.
âNĂ« rastin e shqiptarĂ«ve, shteti i KosovĂ«s jo vetĂ«m qĂ« nuk i ka pĂ«rkrahur, por pĂ«rkundrazi i ka luftuar kĂ«to fenomene. NdĂ«rsa nĂ« rastin e serbĂ«ve nĂ« UkrainĂ«, shteti serb, nĂ« mĂ«nyrĂ« indirekte pĂ«rmes agjencive tĂ« inteligjencĂ«s, i pĂ«rkrah ata, madje edhe i stĂ«rvitâ, ka thĂ«nĂ« Veseli.
Nga Ukraina deri nĂ« Ballkan, The Telegraph paralajmĂ«ron pĂ«r rrezikun e ringjalljes sĂ« konflikteve, duke raportuar se njĂ« brez i ri nacionalistĂ«sh etnikĂ« serbĂ« po pĂ«rgatitet pĂ«r pĂ«rplasje tĂ« reja tĂ« armatosura nĂ« Bosnje, tri dekada pas pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s. Sipas gazetĂ«s britanike, qindra militantĂ« serbĂ« kanĂ« shkuar nĂ« UkrainĂ« pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« krah tĂ« forcave ruse, tĂ« bindur se Rusia do tâiâŠ
Ballkani e ka nisur me hov epokën e re nën drejtimin e trajnerit kroat Mislav Karoglan, duke dhënë sinjale të qarta se ambiciet e klubit janë të mëdha.
Në vetëm katër ndeshje zyrtare në krye të skuadrës, Karoglan ka regjistruar katër fitore radhazi, duke e mbyllur fazën vjeshtore si kampion vjeshtor, kur ka mbetur edhe një ndeshje.
Debutimi i tij nĂ« bankinĂ«n e Ballkanit ishte mĂ« shumĂ« se premtues. Drita â Ballkani (2-3), njĂ« fitore e rĂ«ndĂ«sishme si mysafir, qĂ« shĂ«noi fillimin perfekt tĂ« aventurĂ«s sĂ« tij nĂ« futbollin kosovar.
Më pas, skuadra e tij vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në Kupën e Kosovës, ku Ballkani mposhti Rilindjen 1-0, duke siguruar kalimin tutje dhe një përballje të fortë me Prishtinën në raundin e ardhshëm.
Në kampionat, Ballkani tregoi forcë dhe autoritet. Fillimisht një fitore e thellë 6-1 ndaj Prishtinës së Re, për të konfirmuar më pas formën e shkëlqyer me një tjetër sukses bindës, 3-1 ndaj Prishtinës.
Rezultatet e shpejta dhe loja e organizuar kanë dëshmuar qartë ndikimin e trajnerit kroat, i cili po e vendos menjëherë vulën e tij te kampioni i Kosovës.
Ekip luan shumë lirshëm, krijon shumë, ndërsa ka siguri edhe në prapavijë, gjë që e tregoi sot edhe ndaj Prishtinës.
Karriera e Mislav Karoglanit përfshin përvoja të rëndësishme në futbollin rajonal dhe ndërkombëtar, pasi ka udhëhequr ekipe si Hajduk Split, Istra 1961 dhe Sheriff Tiraspoli.
Me nisjen perfekte dhe mentalitetin fitues që ka sjellë, Karoglan po konfirmohet si një goditje e qëlluar e Ballkanit, ndërsa pritjet për vazhdimësinë e sezonit janë më të mëdha se kurrë. /Telegrafi/
NĂ« episodin mĂ« tĂ« ri tĂ« podcastit âArena e Yjeveâ vjen analiza nga gazetarĂ«t e Telegrafit pĂ«r shortin e KupĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbĂ«shtetjen e sponsorĂ«ve zyrtarĂ« Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Gazetari Romak Zeqiri ka dhënë një analizë të detajuar për tri përballjet më të forta të radhës në Kupën e Kosovës, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk ka favorit të qartë dhe se balanca mes skuadrave është totale.
Sipas tij, të gjitha këto përballje duhet të vlerësohen me përqindje të barabarta për secilën skuadër.
Zeqiri është ndalur veçanërisht te dueli mes Dritës dhe Llapit, ku në letër kampionët në fuqi të Superligës mund të konsiderohen favoritë, por realiteti i Kupës është ndryshe.
âVushtrria-VĂ«llaznimi, Drita-Llapi, Prishtina-Ballkani janĂ« tri super pĂ«rballje, qĂ« nuk mundesh me parashiku asnjĂ«rĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« 51% favorit kundĂ«r 49%â.
âUnĂ« kĂ«to tri pĂ«rballje i shoh, i vlerĂ«soj me pĂ«rqindje 50-50 domethĂ«nĂ« se janĂ« gjashtĂ« ekipe shumĂ« tĂ« barabarta me njĂ«ra-tjetrĂ«n, edhe Drita thamĂ« qĂ« Ă«shtĂ« kampion nĂ« fuqi i SuperligĂ«s, mund tĂ« jetĂ« njĂ« favorit nĂ« letĂ«r, por Llapi nĂ« KupĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« ekip shumĂ« tĂ« fortĂ« dhe qĂ« Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« me e mposhtĂ«â.
âE ka treguar viteve tĂ« fundit duke i fituar dy Kupa tĂ« KosovĂ«s, edhe nĂ«se e ka eliminu dikush, e ka eliminuar me shumĂ« mundâ.
âKĂ«shtu qĂ« Drita pĂ«rkundĂ«r qĂ« e ka terrenin vendas, do ta ketĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« ta fitojĂ« kĂ«tĂ« ndeshjeâ, ka thĂ«nĂ« gazetari Romak Zeqiri.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Një ndeshje shumë e fortë, me ritëm të lartë dhe katër gola të shënuar, është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku Ballkani dhe Prishtina dhuruan një përballje të bukur dhe emocionale.
âXhebrailatâ vazhduan formĂ«n e jashtĂ«zakonshme nĂ«n urdhrat e trajnerit kroat, pĂ«r tĂ« fituar me rezultat 3-1 ndaj PrishtinĂ«s.
Para fillimit të takimit, atmosfera ishte veçanërisht emocionale. Në nderim të Dren Feratajt, i cili ndërroi jetë ditë më parë dhe ishte pjesë e stafit të FC Prishtinës, u mbajt një minutë heshtje.
LojtarĂ«t e tĂ« dyja skuadrave, si dhe gjyqtarĂ«t e ndeshjes, dolĂ«n nĂ« fushĂ« tĂ« veshur me fanella me fotografinĂ« e tij. Klubi i PrishtinĂ«s e kujtoi Feratajn me mesazhin prekĂ«s: âGjithmonĂ« nĂ« zemrat tona, Drenâ.
Prishtina ishte skuadra që kaloi e para në epërsi, kur Gentrit Salihu realizoi në minutën e 13-të, duke i dhënë avantazhin fillestar kryeqytetasve. Reagimi i Ballkanit ishte i shpejtë dhe konkret, me Bleart Tolaj që barazoi rezultatin në minutën e 22-të.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Ballkani përmbysi rezultatin, pas një autogoli të Gentrit Salihut në minutën e 31-të, duke e çuar rezultatin në 2:1. Dominimi i vendasve u kurorëzua edhe me një gol tjetër në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Valentin Serebe realizoi saktë nga pika e bardhë në minutën e parë shtesë, për 3:1.
Goli i shënuar nga penalltia ishte i 13-ti për Sereben në këtë edicion të Superligës, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të sulmuesit dhe rëndësinë e tij për Ballkanin.
Pjesa e dytĂ« ishte mĂ« e barabartĂ« ku tĂ« dy skuadrat kishin raste shĂ«nimi, por qĂ« assesi sâi finalizuan.
Kësisoj, Ballkani vazhdon si lider i vetëm me 32 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në pozitën e tretë me 27 sosh./Telegrafi/
Ballkani është nikoqir i Prishtinës, sfidë e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat kosovare kërkojnë vetëm fitore meqenëse po garojnë për titullin kampion.
Ballkani Ă«shtĂ« nĂ« formĂ« tĂ« shkĂ«lqyer qĂ« kur morĂ«n kroatin Mislav Karoglan nĂ« krye, ndĂ«rsa Prishtina ende nuk ka gjetur âformulĂ«nâ me Afrim TovĂ«rlanin.
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike:
Ballkani:
Prishtina:
Përballja do të nis me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/
Dikur pjesĂ« e vizionit strategjik tĂ« SHBA-sĂ«, sot Kosova gati se nuk figuron nĂ« StrategjinĂ« e saj KombĂ«tare. Prioritetet e Uashingtonit kanĂ« ndryshuar, dhe Kosova nuk e ka kapitalizuar periudhĂ«n e qetĂ«sisĂ«, duke mbetur e cenueshme. NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji, ShtĂ«pia e BardhĂ« e presidentit Donald Trump publikoi StrategjinĂ« e saj tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare [âŠ]
NĂ« episodin mĂ« tĂ« ri tĂ« podcastit âArena e Yjeveâ vjen analiza nga gazetarĂ«t e Telegrafit pĂ«r shortin e KupĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbĂ«shtetjen e sponsorĂ«ve zyrtarĂ« Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Gazetari Bardh Maxhuni, ka dhënë një analizë të situatës aktuale në futbollin kosovar, duke komentuar mbi konkurrencën për titullin kampion dhe për Kupën e Kosovës.
Sipas tij, sezoni i këtij viti do të jetë i mbushur me sfida të forta dhe nuk ka ndeshje që mund të vendosen lehtësisht pa rivalitet.
âPa problem nuk e besoj qĂ« do tĂ« jetĂ« ndonjĂ« ndeshje qĂ« do tĂ« pĂ«rcaktohet fituesi pa problem. Ka shumĂ« ndeshje tĂ« miraâ.
âPrishtina si kampion nĂ« fuqi, po besoj qĂ« ka me tentu edhe kĂ«tĂ« sezon me fitu KupĂ«n, pĂ«r shkak se unĂ« personalisht nĂ« kampionat e shoh Ballkanin dhe DritĂ«n, njĂ« avantazh ua jap pĂ«r titull kampionâ.
âKĂ«shtu qĂ« unĂ« mendoj se Prishtina do tĂ« jetĂ« njĂ« ndĂ«r pretendentet kryesore pĂ«r titull dhe ia jap atĂ« shtysĂ«n shkaku qĂ« Ă«shtĂ« kampion nĂ« fuqiâ, ka deklaruar Maxhuni.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
NĂ« episodin mĂ« tĂ« ri tĂ« podcastit âArena e Yjeveâ vjen analiza nga gazetarĂ«t e Telegrafit pĂ«r shortin e KupĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbĂ«shtetjen e sponsorĂ«ve zyrtarĂ« Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Gazetari i njohur i sportit, Lavdim Pireva, ka dhënë një analizë të detajuar për përballjen e madhe mes Prishtinës dhe Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës.
âShumĂ« pĂ«rballje tĂ« barabarta, pothuajse krejt. Prishtina-Ballkani Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rsĂ«ritje e asaj finales para dy vjetĂ«ve, qĂ« u luajt nĂ« stadiumin nĂ« Drenasâ, ka thĂ«nĂ« Pireva, duke nĂ«nvizuar rivalitetin e gjatĂ« dhe tensionin qĂ« e karakterizon kĂ«tĂ« duel.
Sipas Pireëvs, dy ekipet kanë treguar këtë vit një formë shumë të mirë, megjithëse me disa oscilime gjatë sezonit.
âDy ekipe qĂ« sivjet kanĂ« treguar formĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ«, por me oscilime, siç i thonĂ« tek ne trajnerĂ«t, kanĂ« pasur ulje ngritjet e veta, por janĂ« nĂ« krye tĂ« tabelĂ«s domethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« realisht dikujt me i thĂ«nĂ« Prishtina-Ballkani kanĂ« shkuar nĂ« finale pĂ«r kĂ«tĂ« sezon çfarĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ«, do tĂ« thonin qenka e merituarâ.
Pireva ka komentuar edhe ndikimin që mund të ketë afati kalimtar dimëror në përforcimin e ekipeve.
âPastaj, pasi ndeshjet luhen nĂ« shkurt edhe deri nĂ« shkurt, ne e kemi njĂ« afat kalimtar dhe te ne afati kalimtar dinĂ« tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« ndryshe se nĂ« vende tjera. Ka lojtarĂ« tĂ« lirĂ«, qĂ« pĂ«r Rumani e Bullgari nuk janĂ« interesant, por pĂ«r ne mund tĂ« jenĂ« shumĂ« interesant dhe tĂ« ndryshojnĂ« nivelin e skuadrĂ«sâ, ka thĂ«nĂ« mes tjerash Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Hidrocentralet konsiderohen âburim i gjelbĂ«râ energjie pĂ«r shkak tĂ« emetimeve tĂ« ulĂ«ta tĂ« karbonit, por ndikimet e tyre nĂ« natyrĂ« dhe komunitetet lokale janĂ« kthyer nĂ« shqetĂ«sime serioze.
Rritja e projekteve në Ballkan
Ballkani, me burime ujore tĂ« shumta, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« âhambarâ hidrocentralesh tĂ« vogla, zakonisht me kapacitete deri nĂ« 2MW.
Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.
Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.
Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.
Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.
Vendet mĂ« tĂ« prekura nga âshkatĂ«rrimiâ
Sipas raportit tĂ« EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, ShqipĂ«ria dhe Serbia janĂ« âpikat e nxehtaâ tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnĂ« gjithashtu projektet.
NĂ« ShqipĂ«ri, numĂ«rohen 27 kantiere dhe 346 projekte nĂ« fazĂ« planifikimi. Disa nga mĂ« shqetĂ«sueset gjenden pĂ«rgjatĂ« lumit Shkumbin âpa asnjĂ« degĂ« tĂ« mbetur pa digĂ«â dhe nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« Shebenikut.
Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.
Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.
Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.
âMĂ« shumĂ« se 50 HEC-e, nĂ« shkallĂ« tĂ« vogĂ«l dhe tĂ« madhe, kĂ«rcĂ«nojnĂ« tĂ« gjithĂ« rrjetin lumor â NeretvĂ«n dhe çdo degĂ« tĂ« sajâ, thuhet nĂ« raport.
Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch
Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.
âShqetĂ«sim i madh Ă«shtĂ« zonimi i Parkut KombĂ«tar tĂ« Malit tĂ« Sharrit pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rjashtimit tĂ« luginave tĂ« mĂ«dha tĂ« lumenjve, siç Ă«shtĂ« lumi Lepencâ, thuhet nĂ« raport.
Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.
Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.
Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.
Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).
HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch
Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri
Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.
Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.
âAto funksionojnĂ« si shushunja qĂ« thithin gjakun e organizmit tĂ« vendit, duke lĂ«nĂ« toka pa ujĂ« dhe komunitete pa mundĂ«si tĂ« punojnĂ« tokĂ«n,â do tĂ« shprehej Rama.
Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.
Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.
Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.
Sot (e mërkurë) është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar tashmë tetë çiftet që kërkojnë një vend në çerekfinale.
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, i cili ka prodhuar duele të zjarrta, me dy super-derbi që spikasin menjëherë.
Prishtina â Ballkani Ă«shtĂ« dueli qĂ« tĂ«rheq vĂ«mendjen mĂ« tĂ« madhe. Fituesit nĂ« fuqi tĂ« KupĂ«s, Prishtina pĂ«rballet me Ballkanin qĂ« kĂ«rkon rikthimin te ky trofe tĂ« cilin e fitoi para dy sezonesh pikĂ«risht nĂ« njĂ« pĂ«rballje ndaj kryeqytetasve.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ndaj këtyre dy rivalëve të viteve të fundit dhe ky takim lehtësisht mund të konsiderohet si finale e parakohshme.
Po aq i nxehtë është edhe dueli Drita-Llapi, një përballje që tradicionalisht sjell tension, emocione dhe shumë rivalitet. Drita është e ndërtuar tash e sa vite për trofe, ndërsa Llapi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe në Kupë shpesh ka ditur të befasojë duke fituar trofeun.
Ky cilësohet si një duel i hapur, ku gjithçka mund të ndodhë.
NĂ« sfidat tjera ka gjithashtu pĂ«rballje tĂ« forta, por edhe short tĂ« favorshĂ«m pĂ«r disa skuadra, si Gjilani qĂ« vjen nga Superliga kundĂ«r LirisĂ« nga Liga e ParĂ« dhe Trepça â89-Malisheva.
Shorti ka caktuar edhe dy pĂ«rballje mes ekipeve nga Superliga si Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina e Re dhe dy pĂ«rballje tjera nga Liga e ParĂ« si Feronikeli 74â-Dinamo dhe Vushtrria-VĂ«llaznimi.
Faza e 1/8-tĂ«s premton spektakĂ«l dhe shumĂ« emocion, kĂ«shtu qĂ« tifozĂ«t mezi presin tâi shohin kĂ«to pĂ«rballje nĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« sezonit pranveror.