❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Po na cenohet siguria, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

TIRANË, 22 janar /ATSH/ NĂ«nkryetari i GjykatĂ«s sĂ« TiranĂ«s, Gerd Hoxha ngriti shqetĂ«sime mbi mungesĂ«n e sigurisĂ« dhe kushtet e papĂ«rshtatshme nĂ« ambientet e institucionit, duke theksuar se kĂ«rkesat pĂ«r ndĂ«rhyrje kanĂ« mbetur pa pĂ«rgjigje.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Hoxha bëri të ditur se gjykata prej vitesh përballet me mungesë të theksuar pajisjesh dhe fondesh, duke nisur nga pajisjet bazë të sigurisë deri te infrastruktura e brendshme. Sipas tij, një skaner sigurie nuk funksionon prej disa vitesh, ndërsa kërkesat për pajisje shtesë janë plotësuar vetëm pjesërisht.

Ai theksoi se pĂ«r vitin aktual, nga fondet e kĂ«rkuara pĂ«r pajisje, Ă«shtĂ« miratuar vetĂ«m 7–10% e nevojĂ«s reale, ndĂ«rsa pjesa dĂ«rrmuese e buxhetit Ă«shtĂ« dedikuar vetĂ«m pĂ«r pagat, sigurimet shoqĂ«rore dhe blerjen e njĂ« skaneri. “Nga 100% qĂ« kemi kĂ«rkuar pĂ«r pajisje, kemi minus rreth 90%”, u shpreh Hoxha, duke e cilĂ«suar situatĂ«n si alarmante pĂ«r funksionimin normal tĂ« gjykatĂ«s.

Në këtë kuadër, ai falënderoi në mënyrë të veçantë drejtuesen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, për mbështetjen e dhënë në sigurimin e disa pajisjeve të nevojshme për rritjen e sigurisë.

NjĂ« tjetĂ«r problem i ngritur nga nĂ«nkryetari i GjykatĂ«s sĂ« TiranĂ«s lidhet me ruajtjen fizike tĂ« godinĂ«s. Hoxha deklaroi se kĂ«rkesat pĂ«r shtim tĂ« pranisĂ« sĂ« policisĂ« nĂ« ambientet e gjykatĂ«s kanĂ« qenĂ« tĂ« vazhdueshme, por deri mĂ« tani nuk kanĂ« gjetur zbatim. “Do tĂ« mjaftonin rreth 60 punonjĂ«s policie vetĂ«m pĂ«r GjykatĂ«n e TiranĂ«s. KĂ«rkojmĂ« tĂ« paktĂ«n dy ose tre policĂ« pĂ«r çdo kat. Godinat e gjykatave, ku ruhen prova tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, pasdite i ruan Zoti”, tha ai.

Sipas Hoxhës, mungesa e sigurisë dhe infrastruktura e pamjaftueshme përbëjnë rrezik jo vetëm për stafin dhe qytetarët, por edhe për integritetin e provave dhe procesin e drejtësisë në tërësi. /j.p/

The post Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Po na cenohet siguria, na ka mbështetur AAPSK me pajisje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra Shqiptare nis regjistrimin fillestar të pronave në tre fshatra të Bulqizës

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi se ka nisur faza e regjistrimit fillestar tĂ« pronave nĂ« tre fshatra tĂ« BulqizĂ«s: Lubalesh (ZK 2501) dhe Çerenec i EpĂ«rm (ZK 4002) nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative GjoricĂ«, si dhe Gjinovec (ZK 1743) nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative KlenjĂ« (Trebisht).

Sipas njoftimit të Kadastrës, gjatë një periudhe 45-ditore, banorët mund të konsultojnë listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale të zonave të përfshira. Dokumentacioni i mbledhur dhe të dhënat nga evidentimi në terren janë përpunuar ligjërisht dhe hartografikisht, duke mundësuar verifikimin e saktësisë së të dhënave për çdo pronë.

Kadastra njoftoi qytetarët të paraqesin kërkesë me shkrim për çdo paqartësi, pretendim ose kërkesë për korrigjim të të dhënave të pronës, pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Zyrës Vendore të ASHK-së në Bulqizë.

Pas përfundimit të regjistrimit fillestar, banorët mund të aplikojnë për regjistrimin e pronës dhe pajisjen me dokumentacion pronësie përmes portalit e-Albania. /j.p/

The post Kadastra Shqiptare nis regjistrimin fillestar të pronave në tre fshatra të Bulqizës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet sistemi për dorëzimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave, afat deri më 31 mars

TIRANË, 22 janar /ATSH/ QytetarĂ«t mund tĂ« dorĂ«zojnĂ« tashmĂ« DeklaratĂ«n Individuale Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave (DIVA 2025) pĂ«rmes platformĂ«s online e-Filing. Afati i fundit pĂ«r dorĂ«zim Ă«shtĂ« 31 mars 2026.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deklarata duhet dorëzuar nga ata që gjatë vitit 2025 kanë pasur pagë mbi 100 mijë lekë në muaj, të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë.

Po ashtu deklarata është detyrim edhe për të dypunësuarit, dhe për të gjithë ata individë që kanë realizuar gjatë 2025-ës të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, të ardhura këto që mund të jenë fituar edhe nga platformat online si Meta, Facebook, YouTube, Google, Booking dhe AirBNB.

Për herë të parë këtë vit, nga baza e tatueshme e prindërve me fëmijë nën moshën 18 vjeç, krijohet mundësia e zbritjes së shumës 48.000 lekë për çdo fëmijë. Kjo zbritje do të aplikohet vetëm nga njëri prej prindërve, që duhet të ketë edhe pagën më të lartë në familje. Për këtë skemë që do funksionojë për herë të parë këtë vit, janë vënë në dispozicion në buxhetin e shtetit 1.5 miliardë lekë.

Kjo zbritje do të aplikohet vetëm nga njëri prej prindërve, që duhet të ketë edhe pagën më të lartë në familje. Për këtë skemë që do funksionojë për herë të parë këtë vit, janë vënë në dispozicion në buxhetin e shtetit 1.5 miliardë lekë.

Edhe qytetarët që nuk kanë detyrim ligjor për dorëzimin e DIVA mund ta bëjnë deklaratën për të përfituar këto përfitime.

Tatimpaguesit mund të kontrollojnë deklaratën e tyre të paraplotësuar në sistem dhe të aplikojnë për të gjitha zbritjet që u përkasin, duke e bërë procesin të shpejtë dhe të sigurt.

e.xh/j.p/

The post Hapet sistemi për dorëzimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave, afat deri më 31 mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punimet për godinën e re të DPSHTRR-së, drejt përfundimit

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e selisĂ« sĂ« re tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« ShĂ«rbimeve tĂ« Transportit Rrugor (DPSHTRR) ndodhen nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare, duke shĂ«nuar njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« modernizimin e shĂ«rbimeve publike.

E konceptuar me perspektivĂ«n e duhur pĂ«r nevojat e njĂ« enti nĂ« rritje e pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar funksione tĂ« shumta shĂ«rbimesh e detyra operacionale, objekti i ri, qĂ« do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« godinĂ«n e vjetĂ«r, do tĂ« jetĂ« njĂ« vepĂ«r arkitektonike gjurmĂ«lĂ«nĂ«se, e njĂ« ndĂ«rtimi administrativ model qĂ« do t’i shtohet kryeqytetit falĂ« njĂ« investimi bashkĂ«kohor, me standarde maksimale eficience energjetike, prestigj e rrezatim inovacioni teknologjik, me gjithĂ«pĂ«rfshirje tĂ« publikut nĂ« hapĂ«sira edukative, me njĂ« konstruksion inovator pĂ«r funksionalitet e siguri shĂ«rbimesh publike.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i ShĂ«rbimeve tĂ« Transportit Rrugor Kreshnik Bajraktari, inspektoi nga afĂ«r ecurinĂ« e punimeve dhe respektimin e standardeve tĂ« zbatimit. Godina pĂ«rfshin 6,105 mÂČ sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi, holl tĂ« hapur 450 mÂČ pĂ«r aktivitete komunitare dhe dy kate parkim nĂ«ntokĂ«sor.

Selia e re ka arkitekturë bashkëkohore, hapësira të ndriçuara natyralisht, atrium të gjelbëruar dhe sistem ajrimi klimatik. Objekti do të pajiset gjithashtu me panele fotovoltaike për energji të pastër, duke garantuar kursim afatgjatë dhe respekt ndaj mjedisit.

Investimi synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

e.xh/j.p/

The post Punimet për godinën e re të DPSHTRR-së, drejt përfundimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimet ligjore vendosin detyrim për transparencën e kontratave të lobimit

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Komisioni pĂ«r EkonominĂ«, PunĂ«simin dhe Financat shqyrtoi sot, nĂ« cilĂ«sinĂ« e komisionit pĂ«r dhĂ«nie mendimi, projektligjin “PĂ«r lobimin nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha se projektligji synon krijimin e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, me qëllim garantimin e transparencës, integritetit dhe mbikëqyrjes së ndikimit në vendimmarrjen publike.

Sipas saj, projektligji është i harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian dhe përbën pjesë të paketës ligjore antikorrupsion, duke adresuar kërkesat e procesit të integrimit evropian.

Ai parashikon regjistrimin e detyrueshëm të lobistëve, krijimin e Regjistrit të Lobimit, mekanizma monitorimi dhe sanksione administrative në rast shkeljesh.

Pirdeni theksoi se ligji vendos për herë të parë një kuadër të strukturuar ligjor për veprimtarinë e lobimit, duke rritur transparencën mbi ndërveprimet e grupeve të interesit me institucionet publike dhe parandalimin e konfliktit të interesave.

“Projektligji synon garantimin e transparencĂ«s jo vetĂ«m pĂ«r kontaktet e lobimit, por edhe pĂ«r kontratat e lobimit, duke parashikuar qĂ« çdo lobist qĂ« ushtron kĂ«tĂ« veprimtari tĂ« jetĂ« i detyruar t’i bĂ«jĂ« ato transparente pranĂ« Komisionerit pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n e Informimit dhe Mbrojtjen e tĂ« DhĂ«nave Personale. NĂ« 2027 zyra e Komisionerit pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n e Informimit dhe Mbrojtjen e tĂ« DhĂ«nave Personale do te ketĂ« njĂ« staf tĂ« shtuar prej 5 personash qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« akomoduar pĂ«r nevojat e kĂ«saj çështje”, u shpreh Pirdeni.

Ajo bëri të ditur se projektligji parashikon ngritjen e një regjistri për lobimet. 12,3 milionë lekë është buxheti i projektit për këtë proces, nga të cilat 6 milionë lekë do të te shkojnë për ngritjen e regjistrit dhe pjesa tjetër për trajnimin e kapaciteteve funksionale të stafit.

“Efekti financiar total i projektligjit vlerĂ«sohet nĂ« rreth 39,5 milionĂ« lekĂ«â€, tha ajo. /j.p/

The post Ndryshimet ligjore vendosin detyrim për transparencën e kontratave të lobimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prendi: Projektligji për shërbimin e jashtëm, rregullim më i qartë i emërimeve në misionet diplomatike

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Komisioni pĂ«r EkonominĂ«, PunĂ«simin dhe Financat shqyrtoi sot, nĂ« cilĂ«sinĂ« e komisionit pĂ«r dhĂ«nie mendimi, projektligjin “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Prendi, bëri të ditur se në fokus të këtij projektligji është rregullimi i veprimtarisë dhe funksionimit të Shërbimit të Jashtëm përmes një strukture funksionale, e cila garanton një shërbim dinjitoz dhe të qëndrueshëm.

 

Sipas Prendit, projektligji përbën një instrument ligjor të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare. Ajo theksoi se projektligji nuk ndryshon thelbin e përgjegjësive dhe detyrave bazë të Shërbimit të Jashtëm, që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, si dhe me mbrojtjen e interesave të shtetit dhe të shtetasve shqiptarë kudo në botë.

Në krahasim me ligjin në fuqi, projektligji sjell disa risi dhe efekte pozitive që synojnë konsolidimin e mëtejshëm të shërbimit diplomatik, të mbështetur në karrierën diplomatike. Konkretisht, ai rregullon më mirë fushën e kompetencave të Shërbimit të Jashtëm dhe raportet me institucionet kushtetuese, qendrore dhe vendore në marrëdhëniet me jashtë, si dhe zgjeron bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare.

Projektligji parashikon gjithashtu rregullim më të qartë të procesit të emërimit dhe përfundimit të mandatit të krerëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore, si dhe forcon kriteret profesionale për rekrutimin e diplomatëve të karrierës, bazuar në nivelet akademike.

Një risi e rëndësishme është përfshirja për herë të parë në kuadrin ligjor e Akademisë Diplomatike, si institucion në varësi, e cila do të shërbejë për rritjen profesionale të diplomatëve dhe do të ofrojë kurse e trajnime në bashkëpunim me struktura homologe ndërkombëtare. Po ashtu, projekti përcakton më qartë përfshirjen e personave jashtë karrierës diplomatike në misione diplomatike dhe poste konsullore, si dhe prezanton konceptin e të dërguarit të posaçëm për misione apo çështje specifike diplomatike.

Në aspektin financiar, Prendi sqaroi se projektligji parashikon edhe përfshirjen ekonomike të familjarëve të diplomatëve, si një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve dinjitoze të shërbimit jashtë vendit, përfshirë mbulimin e kostos së jetesës.

“Efekti financiar shtesĂ« i projektligjit vlerĂ«sohet nĂ« 51 milionĂ« e 500 mijĂ« lekĂ«, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son rreth 1,3 pĂ«r qind tĂ« buxhetit vjetor tĂ« MinistrisĂ« pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme. Nga kjo shumĂ«, rreth 24 milionĂ« e 500 mijĂ« lekĂ« parashikohen pĂ«r ngritjen e AkademisĂ« Diplomatike, 9 milionĂ« e 300 mijĂ« lekĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e fĂ«mijĂ«ve tĂ« diplomatĂ«ve nĂ« grupmoshĂ«n 18–23 vjeç, si dhe rreth 17 milionĂ« e 700 mijĂ« lekĂ« pĂ«r mbulimin e kostove tĂ« shkollimit tĂ« tyre”, deklaroi ajo.

e.xh/j.p/

The post Prendi: Projektligji për shërbimin e jashtëm, rregullim më i qartë i emërimeve në misionet diplomatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre


TIRANË, 21 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se ka nisur njĂ« tur dĂ«gjesash me fermerĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, me qĂ«llim pĂ«rshtatjen sa mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« skemĂ«s kombĂ«tare tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« fermerĂ«ve e nevojat qĂ« ata kanĂ«.

Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri Salla theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin sugjerimet dhe të evidentojnë çdo problematikë lidhur me skemën apo përfitimet e tyre.

“Kemi vendosur njĂ« buxhet rreth 52 milionĂ« euro pĂ«r kĂ«tĂ« skemĂ«, qĂ« fermerĂ«t tĂ« aplikojnĂ« dhe pĂ«rfitojnĂ«,” tha ministri, duke shtuar se turi do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« bashkitĂ« e ShqipĂ«risĂ«.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa zona, ministri Salla njoftoi se qeveria ka vendosur një paketë financiare për të gjithë fermerët e dëmtuar. Ai bëri të ditur se po punohet për evidentimin e plotë të dëmeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, emergjencën civile dhe bashkitë, për të dalë me vendime konkrete dhe shpërblime të shpejta për fermerët e prekur.

“Siç e keni parĂ« para disa ditĂ«sh, ne kemi vendosur njĂ« paketĂ« financiare nga qeveria shqiptare nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« dĂ«mtuarit do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« paketĂ«n financiare. Ne jemi duke bĂ«rĂ« evidentimin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara bashkĂ« me MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ«, emergjencĂ«n civile dhe bashkitĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne tĂ« kemi njĂ« evidentim tĂ« plotĂ« dhe tĂ« dalim me njĂ« vendim, i cili do tĂ« jetĂ« publik shumĂ« shpejt”, deklaroi ai.

/e.xh/a.f/

 

The post Salla: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tomini: Kontroll i plotë i zinxhirit të furnizimit me duhan përmes protokollit ndërkombëtar

TIRANË, 21 janar /ATSH/Zv.ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale Eugena Tomini, deklaroi se projektligji “PĂ«r aderimin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« Protokollin pĂ«r ndalimin e tregtisĂ« sĂ« paligjshme tĂ« produkteve tĂ« duhanit” Ă«shtĂ« pjesĂ« e angazhimeve tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit europian.

E pranishme nĂ« Komisionin pĂ«r BujqĂ«sinĂ«, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, gjatĂ« diskutimit tĂ« pr/ligjit, Tomini tha se, “protokolli synon tĂ« sigurojĂ« kontroll tĂ« plotĂ« tĂ« zinxhirit tĂ« furnizimit me produkte duhani, duke krijuar njĂ« regjistĂ«r global tĂ« gjurmimit dhe ndjekjes, qĂ« pĂ«rfshin sisteme kombĂ«tare dhe rajonale, si dhe njĂ« pikĂ« globale shkĂ«mbimi informacioni pranĂ« sekretariatit tĂ« KonventĂ«s KornizĂ« tĂ« OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pĂ«r Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC)”.

Sipas saj, projektligji parashikon gjithashtu masa për licencimin, mbajtjen e të dhënave, kontrolle parandaluese dhe të sigurisë, si dhe rregulla për shitjet online, zonat e lira dhe transitin ndërkombëtar.

“Ai pĂ«rfshin dispozita penale pĂ«r shkelĂ«sit, ndjekje ligjore, sanksione, sekuestrime, asgjĂ«simin e produkteve tĂ« paligjshme dhe bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« shkĂ«mbimin e informacionit, ndihmĂ« juridike dhe ekstradim”, u shpreh ajo.

Zv/ministrja Tomini theksoi se ky protokoll plotëson Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit dhe ofron një mjet gjithëpërfshirës për luftën kundër tregtisë së paligjshme, duke forcuar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe sigurinë ligjore të tregut të produkteve të duhanit.

e.xh/

The post Tomini: Kontroll i plotë i zinxhirit të furnizimit me duhan përmes protokollit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ratifikon rregullat e pronësisë intelektuale në kuadër të CEFTA-s

TIRANË, 21 janar /ATSH/ ZĂ«vendĂ«sministri i EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se projektligji pĂ«r ratifikimin e vendimit tĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« CEFTA-s “PĂ«r aspektet tregtare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale” synon tĂ« forcojĂ« bashkĂ«punimin rajonal dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.

Gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Musabelliu theksoi se vendimi krijon një kuadër të përbashkët rajonal për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke u mbështetur në parimet e mosdiskriminimit dhe të palës më të favorizuar ndërmjet palëve të CEFTA-s.

Sipas tij, vendimi forcon zbatimin e këtyre të drejtave në përputhje me marrëveshjen TRIPS të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe standardet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbrojtjen e sekreteve tregtare. Ai parashikon procedura më efikase dhe në afate të arsyeshme për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë përdorimin e aplikimeve elektronike.

Musabelliu nënvizoi se projektligji nxit gjithashtu bashkëpunimin dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmjet vendeve të CEFTA-s përmes shkëmbimit të informacionit, trajnimeve dhe asistencës teknike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt ligjor dhe ekonomik për investitorët dhe bizneset.

Sipas zëvendësministrit, miratimi i këtij projektligji e afron Shqipërinë me praktikat më të mira evropiane në fushën e pronësisë intelektuale dhe forcon një sistem më transparent dhe të mbrojtur për zhvillimin e tregut dhe inovacionit.

“Vendimi i Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« CEFTA-s synon vendosjen e rregullave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r mbrojtjen dhe zbatimin e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale ndĂ«rmjet vendeve anĂ«tare, duke garantuar standarde minimale tĂ« unifikuara, parimet e mosdiskriminimit dhe tĂ« palĂ«s mĂ« tĂ« favorizuar”, deklaroi ai.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Shqipëria ratifikon rregullat e pronësisë intelektuale në kuadër të CEFTA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Leku forcon pozitat ndaj euros

TIRANË, 21 janar /ATSH/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« mĂ«rkurĂ«n leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi lehtĂ« terren me monedhĂ«n e gjelbĂ«r amerikane, krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,01 lekë dhe këmbehet me 82,37 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 96,44 lekëve, ose 0,09 lekë më pak se ditën e martë.

Paundi britanik zbriti me 0,55 lekë. Monedha britanike këmbehet me 110,44 lekë, ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0,17 lekë dhe këmbehet me 104 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 82.37 +0.01
Euroja EUR 96.44 -0.09
Paundi britanik GBP 110.44 -0.55
Franga zvicerane CHF 104.00 -0.17
Jeni japonez (100) JPY 52.13 -0.03
Dollari australian AUD 55.54 +0.12
Dollari kanadez CAD 59.53 -0.03
Korona suedeze SEK 9.02 +0.01
Korona norvegjeze NOK 8.26 +0.04
Korona daneze DKK 12.91 -0.01
SDR SDR 112.77 +0.44
Ari (OZ 1) XAU 400663.33 +11,359.14
Argjendi (OZ 1) XAG 7832.46 -5.44
Juani kinez (onshore) CNY 11.83 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.84 -0.01
Lira turke TRY 1.90 0.00

/r.e/

The post Leku forcon pozitat ndaj euros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba rrugore

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK) njofton qytetarĂ«t pĂ«r njĂ« valĂ« mesazhesh qĂ« synojnĂ« tĂ« mashtrojĂ« qytetarĂ«t me gjoba tĂ« rreme pĂ«r shkelje tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit rrugor.

Mesazhet përmbajnë linke (adresa ueb) të dyshimta dhe nuk janë komunikime zyrtare nga institucionet shtetërore.

AKSK apelon që qytetarët të mos klikojnë në linket e mesazheve, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa online përmes faqeve jozyrtare. Autoriteti ka ndërmarrë masat e nevojshme për bllokimin e faqes mashtruese dhe këshillon raportimin e çdo mesazhi të dyshimtë pranë AKSK ose institucioneve përkatëse.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë gjithmonë informacionet e marra nëpërmjet burimeve zyrtare për të shmangur dëmet financiare dhe mashtrimet online.

/a.f/

The post AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Bankat tregtare shtrĂ«nguan standardet e kreditimit pĂ«r blerjen e banesave gjatĂ« tremujorit tĂ« fundit tĂ« vitit 2025.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur përmes kërkesave më të larta për kolateral, ndërsa kushtet e tjera, si normat e interesit dhe komisionet, kanë mbetur të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore standardet e kreditimit nuk kanë pësuar ndryshime.

Referuar vrojtimit të BSH-së, kërkesa e individëve për kredi ka shënuar një rënie në tremujorin e fundit të vitit 2025, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore, duke u ndikuar nga zhvillimet e tregut dhe nga masat kufizuese rregullatore të vendosura në korrik 2025.

Megjithatë, perspektivat për tremujorin e parë të vitit 2026 janë pozitive, pasi bankat presin një rritje të kërkesës për kredi, duke përfshirë kreditë për blerjen e banesave dhe ato konsumatore.

Të dhënat e 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredive për banesa arriti në rreth 59 miliardë lekë, një rritje prej 24,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka nĂ«nshkruar sot marrĂ«veshjen e bashkĂ«punimit nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit ‘Toka’, me bashkitĂ« Devoll, ErsekĂ«, Maliq, Pogradec dhe Korçë, si dhe me Universitetin e Korçës, duke hapur rrugĂ«n pĂ«r zbatimin e njĂ« modeli tĂ« ri bashkĂ«punimi pĂ«r zhvillimin e bujqĂ«sisĂ« dhe zonave rurale.

Projekti ‘Toka’ financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan pĂ«r Zhvillim (AADF), nĂ« partneritet me Universitetin Holandez tĂ« KĂ«rkimeve Wageningen, dhe do tĂ« pilotohet nĂ« Rajonin e Korçës mbi bazĂ«n e Modelit tĂ« Diamantit Holandez.

GjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit, ministri Salla theksoi se ky projekt pĂ«rfaqĂ«son njĂ« qasje tĂ« re nĂ« zhvillimin bujqĂ«sor. “Projekti ‘Toka’ krijon njĂ« model bashkĂ«punimi qĂ« lidh institucionet, dijen shkencore, inovacionin dhe fermerĂ«t, pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« bujqĂ«si moderne dhe konkurruese”, u shpreh ai.

Sipas Ministrit tĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, projekti synon hartimin e njĂ« rruge zhvillimi pĂ«r eko-bujqĂ«sinĂ«, ndĂ«rtimin e Sistemit tĂ« Njohurive dhe Informacionit nĂ« BujqĂ«si, forcimin e sigurisĂ« ushqimore, si dhe rritjen e kapaciteteve nĂ« arsim dhe kĂ«rkim shkencor. “Ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret drejt njĂ« sektori bujqĂ«sor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Europian”, theksoi Salla.

Të pranishëm gjatë eventit ishin edhe Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, kryebashkiakët Sotiraq Filo, Eduard Duro, Gëzim Topçiu, Erion Isai, Ilir Xhakolli, rektori i Universitetit të Korçës, si dhe përfaqësues nga AADF.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë

TIRANË, 20 janar /ATSH/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« martĂ«n dollari amerikan humbi terren nĂ« raport me lekun, krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa euroja u forcua lehtĂ«.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,65 lekë dhe këmbehet me 82,36 lekë.

Ndërsa euroja u forcua me 0,02 lekë dhe këmbehet me 96,53 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0,28 lekë, duke zbritur në kuotën e 110,99 lekëve.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104,17 lekë, ose 0,25 lekë më shumë se ditën e hënë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonalë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 82.36 -0.65
Euroja EUR 96.53 +0.02
Paundi britanik GBP 110.99 -0.28
Franga zvicerane CHF 104.17 +0.25
Jeni japonez (100) JPY 52.16 -0.42
Dollari australian AUD 55.42 -0.19
Dollari kanadez CAD 59.56 -0.21
Korona suedeze SEK 9.01 +0.02
Korona norvegjeze NOK 8.22 -0.01
Korona daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 112.33 -0.97
Ari (OZ 1) XAU 389304.19 +1,980.36
Argjendi (OZ 1) XAG 7837.90 +108.29
Juani kinez (onshore) CNY 11.83 -0.09
Juani kinez (offshore) CNH 11.85 -0.08
Lira turke TRY 1.90 -0.02

/r.e/a.f/

The post Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paraja rrĂ«fen”, udhĂ«tim nĂ« 100 vite histori monetare dhe bankare nĂ« ShqipĂ«ri

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« çeli sot ekspozitĂ«n “Paraja rrĂ«fen: 100 vjet jetĂ« dhe ngjarje, Banka e ShqipĂ«risĂ«â€, me pjesĂ«marrjen e ambasadorit tĂ« ItalisĂ« nĂ« TiranĂ«, Marco Alberti, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« lartĂ« tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, tĂ« institucioneve financiare, trupit diplomatik, studiuesve dhe akademikĂ«ve.

Ekspozita vjen në një moment me simbolikë të veçantë historike, në intervalin mes 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925-2025) dhe 100-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926). Ajo është realizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe është vendosur në Selinë Qendrore nr. 2 të Bankës së Shqipërisë, një godinë kjo me vlera të spikatura arkitektonike dhe historike për qytetin e Tiranës.

Në fjalën e hapjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se ekspozita synon të shkojë përtej historisë institucionale të bankës qendrore, duke pasqyruar edhe historinë e përditshme të shoqërisë shqiptare: mënyrën se si qytetarët kanë paguar, kursyer, përballuar kriza ekonomike dhe ndërtuar aspirata për stabilitet e mirëqenie. Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit.

Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e monedhës kombëtare shpaloset si një udhëtim në tri faza të mëdha historike, të ndikuara nga ndryshimet politike, gjeopolitike dhe ekonomike. Në këtë rrugëtim, Banka ka vepruar nën regjime të ndryshme monetare, duke synuar vazhdimisht ruajtjen e stabilitetit dhe besimit publik, edhe në rrethana të vështira apo të jashtëzakonshme.

Guvernatori Sejko vuri në dukje se ekspozita nuk i trajton këto periudha si kapituj të mbyllur, por si burim mësimi për të tashmen dhe të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit monetar, menaxhimit të krizave dhe edukimit financiar të publikut. Në këtë kontekst, ekspozita përfaqëson edhe një përpjekje për ta afruar bankën qendrore me qytetarët, përmes komunikimit të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Ambasadori i ItalisĂ« nĂ« TiranĂ«, Marco Alberti pĂ«rshĂ«ndeti projektin, duke u shprehur i emocionuar qĂ« ndodhej nĂ« njĂ« godinĂ« tĂ« projektuar dhe tĂ« restauruar nga arkitektĂ« italianĂ«. “Banka e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« njĂ« institucion nĂ« rritje, nĂ« njĂ« vend nĂ« rritje. Projektet e menaxhuara nga Banka po rriten, ashtu si edhe aftĂ«sia e saj pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ekonominĂ« kombĂ«tare; gjithashtu po rritet edhe integrimi i saj, me hyrjen e fundit nĂ« sistemin SEPA, njĂ« tjetĂ«r objektiv thelbĂ«sor i arritur falĂ« angazhimit tĂ« BankĂ«s Qendrore”, theksoi ambasadori Alberti.

Gjatë ceremonisë u prezantua gjithashtu edhe një vepër studimore e përgatitur nga profesori i ndjerë Aristotel Pano, kushtuar 100 viteve të sistemit monetar dhe Bankës Qendrore në Shqipëri, si një kontribut i rëndësishëm akademik në dokumentimin e historisë monetare të vendit.

Një element i veçantë i kësaj nisme është shtrirja e saj përtej Tiranës, me aktivitete shoqëruese dhe një koncept udhëtues, që synon të sjellë historinë monetare dhe edukimin financiar më pranë komuniteteve të ndryshme. Ekspozita është fryt i bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë, botës akademike, institucioneve të kulturës dhe partnerëve vendas e ndërkombëtarë, duke përfshirë historianë, ekonomistë, arkitektë dhe ekspertë të komunikimit. Në këtë kuadër, u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila do të mirëpresë ekspozitën në Prishtinë.

Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori ftoi publikun ta vizitojë ekspozitën që do të qëndrojë e hapur për 6 muaj, deri në 20 korrik, dhe të angazhohet në mënyrë proaktive në dialogun mbi historinë monetare të Shqipërisë, si pjesë e ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të informuar.

/e.xh/r.e/a.f/

The post “Paraja rrĂ«fen”, udhĂ«tim nĂ« 100 vite histori monetare dhe bankare nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet 27 miliardë lekë në dhjetor 

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Eksportet e mallrave gjatĂ« muajit dhjetor 2025 arritĂ«n vlerĂ«n 27 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 5,6% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) krahasuar me muajin nëntor 2024, eksportet e mallrave u ulën me 4,3%.

SektorĂ«t qĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« kĂ«tĂ« rezultat janĂ« “Mineralet, lĂ«ndĂ«t djegĂ«se, energji elektrike” qĂ« u rritĂ«n me 3,0 pikĂ« pĂ«rqindje, “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me nga 2,4 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimi” me 1,2 pikĂ« pĂ«rqindje.

Ndërsa ndikim negativ dhanë grupet: Ushqim, pije, duhan dhe produkte kimike dhe plastike me 0,5 pikë përqindje.

Në të njëjtën kohë, importet e mallrave arritën 80 miliardë lekë, duke u rritur me 1,3% krahasuar me dhjetor 2024 dhe me 12,6% krahasuar me nëntor 2025.

Si pasojë, deficiti tregtar në dhjetor 2025 ishte 53 miliardë lekë, duke u ulur me 0,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por duke u rritur me 23,7% krahasuar me nëntorin e kaluar.

INSTAT bëri të ditur se gjithashtu se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 6,1% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa, importet arritën 887 miliardë lekë, duke u ulur lehtë me 0,8%.

/e.xh/r.e/a.f/

The post INSTAT: Eksportet 27 miliardë lekë në dhjetor  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcohet leku, valutat humbasin terren

TIRANË, 19 janar /ATSh/ NĂ« tregun e brendshĂ«m tĂ« kĂ«mbimit valutor, kĂ«tĂ« mes janari, leku forcoi pozitat nĂ« raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan të hënën u zhvlerësua me 0,08 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,01 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 83,01 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 96,51 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 111,27 lekë, ose 0,15 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,92 lekë, ose 0,24 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 83.01 -0.08
Euroja EUR 96.51 -0.01
Paundi britanik GBP 111.27 -0.15
Franga zvicerane CHF 103.92 +0.24
Jeni japonez (100) JPY 52.58 +0.02
Dollari australian AUD 55.61 -0.13
Dollari kanadez CAD 59.77 -0.05
Korona suedeze SEK 8.99 -0.02
Korona norvegjeze NOK 8.23 -0.02
Korona daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.30 -0.04
Ari (OZ 1) XAU 387323.83 +4,498.29
Argjendi (OZ 1) XAG 7729.61 +165.72
Juani kinez (onshore) CNY 11.92 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.93 0.00
Lira turke TRY 1.92 0.00

/r.e/a.f/

The post Forcohet leku, valutat humbasin terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, gjatĂ« njĂ« bashkĂ«bisedimi sot me qytetarĂ«t nĂ« Kombinat (TiranĂ«), deklaroi se demokratĂ«t shqiptarĂ« kanĂ« treguar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur se tĂ« pamundurĂ«n e bĂ«jnĂ« tĂ« mundur, duke rikujtuar sfidat historike dhe sakrificat qĂ« ka kaluar vendi.

Berisha theksoi rëndësinë e përballjes me dy diktaturat që kanë shkatërruar jetën dhe lirinë e shqiptarëve.

“Diktatura e parĂ« totalitare ishte mĂ« mizorja nĂ« EuropĂ«. Ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7 mijĂ« shqiptarĂ«, internoi mbi 40 mijĂ« dhe persekutoi mbi 100 mijĂ« tĂ« tjerĂ«. Diktatura e dytĂ«, nĂ« 10 vite, pĂ«rzuri nga vendi 1,1 milion shqiptarĂ« dhe plaçkiti pasuritĂ« publike dhe private, duke shndĂ«rruar drejtĂ«sinĂ« nĂ« armĂ« politike kundĂ«r opozitĂ«s dhe pluralizmit”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi se qeverisja aktuale sillet ndaj pasurive të qytetarëve si një pushtues i keq, duke krijuar ndjenja lodhjeje dhe dëshpërimi te qytetarët. Megjithatë, ai bëri thirrje që demokratët dhe qytetarët të mbajnë gjallë frymën e vendosmërisë dhe të mos harrojnë historinë e rezistencës së tyre.

Berisha rikujtoi sfidat e vitit 1991 dhe krizĂ«n e vitit 1997, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Partia Demokratike ngriti kokĂ«n pĂ«r tĂ« korrigjuar gabimet dhe pĂ«r tĂ« ruajtur besnikĂ«rinĂ« ndaj qytetarĂ«ve dhe vlerave demokratike. “Ne u ngritĂ«m me vendosmĂ«ri dhe moral, duke thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n pĂ«r shqiptarĂ«t dhe duke fituar besimin e tyre nĂ« vitin 2001”, tha ai.

Berisha përmendi gjithashtu protestat e filluara me pjesëmarrje minimale, që sipas tij, u shndërruan në fitore për demokratët dhe pluralizmin politik në vend.

“Partia Demokratike Ă«shtĂ« parti qĂ« ndau epokat, Ă«shtĂ« parti e interesit kombĂ«tar. Ne guxuam qĂ« çështjen kombĂ«tare ta shpallim yllin polar tĂ« PD, ndĂ«rsa dinjitetin dhe liritĂ« e qytetarĂ«ve i vendosĂ«m si themelin e programit tonĂ«â€, tha Berisha.

Ai theksoi se opozita ka përballuar presione të mëdha dhe përpjekje për ta shndërruar në një fasadë, duke përfshirë edhe lobimin me aktorë ndërkombëtarë kundër liderëve të saj.

Berisha vuri në dukje se secili anëtar i PD ka firmosur një akt madhor për të kundërshtuar përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të kapur dhe korruptuar opozitën.

 

Foltore e PD në Kombinat
1 nga 4

/e.xh/r.e/

The post Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

TIRANË, 18 janar /ATSh/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« 558-vjetorit tĂ« ndarjes nga jeta tĂ« Heroit tonĂ« KombĂ«tar, Muzeu “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu” KrujĂ« prezanton pĂ«r publikun hartĂ«n portulane tĂ« vitit 1455, tĂ« hartografit zyrtar tĂ« papa NikollĂ«s V, Bartolomeo Pareto, njĂ« dokument i rrallĂ« me rĂ«ndĂ«si historike dhe europiane.

Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau nĂ« rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallĂ«, teksa e cilĂ«soi atĂ«, “njĂ« dĂ«shmi unike tĂ« historisĂ« europiane dhe shqiptare”.

“NĂ« kĂ«tĂ« dokument tĂ« rrallĂ« kartografik, me impakt nĂ« gjithĂ« oborret e EuropĂ«s dhe AzisĂ«, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencĂ« gjeografike nĂ« zemĂ«r tĂ« njĂ« Ballkani tĂ« trazuar nga trysnia osmane nĂ« rritje. Ky Ă«shtĂ« njĂ« rast i jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« dĂ«shmon jehonĂ«n e figurĂ«s sĂ« SkĂ«nderbeut pĂ«r sĂ« gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojĂ« e EuropĂ«s sĂ« popujve nĂ« shekullin XV”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ky dokument përbën një burim të pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe studimin e historisë së kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re. Hartat portulane si kjo shërbejnë si dëshmi e rëndësishme e njohjes së Shqipërisë dhe figurës së Skënderbeut në qarqet ndërkombëtare të kohës.

Ekspozita e hartës portulane të vitit 1455 synon të ofrojë për vizitorët një përvojë të pasur edukative dhe historike, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kombëtare dhe rolit të Skënderbeut si simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar.

Ministri Gonxhja bëri thirrje që qytetarët dhe vizitorët të shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër këtë dokument unik, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë historike, por edhe vlerën kulturore dhe shkencore të tij.

/e.xh/r.e/

The post Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues

TIRANË, 18 janar /ATSH/ KĂ«to dy ditĂ«, nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« u zhvillua Censi NdĂ«rkombĂ«tar i ShpendĂ«ve UjorĂ« DimĂ«rues 2026, njĂ« aktivitet shkencor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« synon mbledhjen e tĂ« dhĂ«nave tĂ« sakta mbi popullatat e shpendĂ«ve ujorĂ« dhe gjendjen e ekosistemeve ujorĂ« nĂ« vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga terreni, ku ekspertë po kryejnë censin.

“Nga lagunat te liqenet, qĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan nga 102 specialistĂ« tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura, tĂ« shoqĂ«ruar nga ekspertĂ«, studentĂ« dhe shumĂ« vullnetarĂ« qĂ« u bashkuan nĂ« kĂ«tĂ« proces tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m shkencor me synimin e mbledhjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave sa mĂ« tĂ« sakta pĂ«r shpendĂ«t ujorĂ« dhe pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« mirĂ« gjendjen e ekosistemeve tona”, deklaroi kryeministri Rama.

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues është pjesë e një iniciative globale që synon mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të shpendëve dhe habitatit të tyre. Aktiviteti lejon ndjekjen e ndryshimeve në popullatat e shpendëve, identifikimin e kërcënimeve dhe planifikimin e masave për ruajtjen e ekosistemeve.

Ky cens, i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizata lokale dhe ndërkombëtare, përfshin vëzhgime sistematike dhe regjistrime në liqenet, lagunat dhe zonat ujore të vendit. Përveç specialistëve, në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentë dhe vullnetarë, duke e kthyer këtë iniciativë në një mundësi për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Rezultatet e censit do të përdoren për të përmirësuar strategjitë e menaxhimit të ekosistemeve dhe për të informuar politikat e mbrojtjes së shpendëve dhe habitatit të tyre në Shqipëri.

/e.xh/r.e/

The post Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌