Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Optimisit”/ Djali i Hashim Thaçit pa vizitës në Hagë: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë!

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka vizituar babanë e tij në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim për më shumë se pesë vjet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti shprehet optimist se babai i tij, bashkë me ish-ushtarët e UCK do të dalë së shpejti nga objekti ku mbahen në paraburgim.

“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai.

 

DW: Trump ëndërron për arin e zi nga Venezuela – kaq e lehtë?

Nuk kaloi shumë kohë pas kapjes së Maduros, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump priti përfaqësues të disa kompanive të naftës dhe i nxiti që të vepronin shpejt dhe në shkallë të gjerë në Venezuelë. Por nuk ka eufori ari tek industria e naftës e SHBA. Shkak janë arsye reale ekonomike, për të cilat Donald Trump nuk duket se është në dijeni. Qeveria amerikane premton të kontrollojë sektorin e naftës në Venezuelë edhe në të ardhmen, por nëse vetëm kjo i bën investimet e mëdha atje fitimprurëse për gjigantët amerikanë të naftës është një pyetje krejtësisht tjetër.

Eksperti i industrisë Bob McNally i tha CNN se “kjo sigurisht i josh kompanitë e naftës. Ato janë mësuar me vende të rrezikshme. Bëhet fjalë për rezervat më të mëdha në botë. Por ato do të jenë shumë, shumë të kujdesshme.” Thuhet se Venezuela ka mbi 300 miliardë fuçi naftë bruto, por kjo nuk është provuar kurrë. Disa vlerësojnë se rezervat janë më pak se një e treta e kësaj shume. Skepticizmi aktualisht nxitet edhe nga fakti se Venezuela zotëron “naftë të rëndë bruto”. Rafineritë duhet të jenë të pajisura posaçërisht për ta përpunuar atë.

“Numri i rafinerive në SHBA dhe gjetkë që duan këtë naftë po zvogëlohet”, shpjegoi për Bloomberg TV Mukesh Shadev i firmës konsulente XAnalysts. “Ky nuk është lloji i naftës bruto që bota ka nevojë në të ardhmen, sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim drejt më pak benzine dhe nafte.”

Aktualisht, prodhohen rreth 105 milionë fuçi naftë çdo ditë në të gjithë botën, rreth dy milionë fuçi më shumë se sa nevojitet. Pra, tregu nuk ka mungesa. Tjetra: Nafta bruto është e lirë, i tha eksperti Peter Boockvar televizionit amerikan, CNBC. “Sot një fuçi kushton 60 dollarë, pak më pak. Njëzet vjet më parë kushtonte gjithashtu 60 dollarë nominalisht. Të përshtatur me inflacionin, ato 60 dollarë të asaj kohe vlejnë 100 dollarë sot. Por sot nxjerrja e naftës nga toka është shumë më e shtrenjtë.”

Nëse ia vlen të rritet prodhimi në Venezuelë me një çmim kaq të ulët është e pasigurt. Pajisjet teknologjike atje janë të vjetra dhe të rrënuara. Firma konsulente Rystad Energy vlerëson se nëse Venezuela dëshiron ta kthejë prodhimin e saj të përditshëm në nivelin që arriti në vitet 1990 – rreth tre milionë fuçi në ditë, tre herë pra sa prodhimi i sotëm – atëherë do të kërkoheshin investime prej afërsisht 180 miliardë dollarësh deri në vitin 2040.

Investime kaq masive për një pjesë shumë të vogël të prodhimit të përgjithshëm vjetor në botë – ndoshta nuk do ta tregonin efektin tek pikat e mbushjes me benzinë. Eksperti i naftës Bob McNally vlerëson, se “kompanitë e vogla mund të hyjnë në Venezuelë mjaft shpejt dhe të bëjnë disa riparime për të rinisur prodhimin vitet e ardhshme. Por korporatat e mëdha, që kanë njohuritë e duhura për të rritur vërtet prodhimin, do të jenë më të rezervuara para se të angazhohen për shpenzime të tilla.”

Dhe pavarësisht nga madhësia: Çdo kompani amerikane në Venezuelë ka nevojë për siguri për punonjësit e saj në terren dhe stabilitet politik. Aktualisht, të dyja mungojnë.

Po i bën llogaritë gabim Trump? Ai ende ëndërron për arin e zi që do të rrjedhë lumë nga Venezuela e do t’i sillte gjithashtu shumë para SHBA-së. Nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë – dhe nëse po, kur – nuk dihe saktë. Ndoshta Trump i parandjeu vështirësitë, kur aludoi ditët e fundit nëse taksapaguesit amerikanë mund të subvencionojnë kompanitë e naftës për të rritur interesin e tyre për nxjerrjen e naftës bruto në Venezuelë./DW

Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”/ Drejtoria e Burgjeve urdhëron kontroll në qelinë e Fatmir Pjetrit në Burrel

Drejtoria e Burgjeve ka dhënë urdhër për kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’.

Shkak është bërë publikimi i një audio në rrjetin e tij social ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar të botojë një roman që ka shkruar.

Pritet të ushtrohet kontroll për të zbuluar me tej sesi është bërë ky regjistrim e më tej si është postuar në “Instagram”.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një fabrikë në Britani, mbi 100 zjarrfikës të angazhuar për të shuar zjarrin

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë në Wolverhampton, Britani. Re të zeza tymi kanë përfshirë zonën duke krijuar një atmosferë mbytëse.

Siç raporton BBC, më shumë se 100 zjarrfikës me 21 automjete janë duke punuar dhe kanë paralajmëruar banorët dhe punëtorët në zonë të mbyllin dritaret dhe dyert për shkak të tymrave toksikë.

Ndërkohë në vend janë dëgjuar edhe shpërthime pas zjarrit në fabrikë.

 

More than 40 firefighters are tackling a major factory blaze in Wolverhampton, described as a “toxic incident”.

Thick black smoke has spread for miles, nearby roads are closed and a primary school has sent pupils home as residents are urged to stay indoors. #Wolverhampton pic.twitter.com/oIOZoY0gTX

— BPI News (@BPINewsOrg) January 14, 2026

BE pritet të mbështesë Ukrainën me 90 miliardë euro

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot se Bashkimi Evropian do të mbështeste Ukrainën me 90 miliardë euro, gjatë dy viteve të ardhshme, duke përfshirë 60 miliardë euro për të forcuar ushtrinë.

“Ne të gjithë duam paqe për Ukrainën dhe për këtë Ukraina duhet të jetë në një pozicion të fortë”, tha Von der Leyen në Bruksel, disa javë përpara përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Paketa e kredisë synon të sigurojë financim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe rikonfirmon angazhimin e palëkundur të Evropës për sigurinë, mbrojtjen dhe prosperitetin e ardhshëm të Ukrainës”, tha Von der Leyen.

Dy të tretat e fondeve janë të destinuara për mbështetje ushtarake.

“Ukrainës i kërkohet të shpenzojë paratë për pajisje të prodhuara në Ukrainë dhe në Evropë, por mund të blejë armë nga vendet e huaja, nëse pajisjet e nevojshme nuk janë të disponueshme në Evropë”, tha Von der Leyen.

“Me ndihmën ushtarake, Ukraina mund të qëndrojë e fortë kundër Rusisë dhe, në të njëjtën kohë, mund të integrohet më ngushtë në bazën industriale të mbrojtjes të Evropës”, tha ajo.

Paketa e mbetur, prej 30 miliardë eurosh, është menduar për të mbështetur nevojat buxhetore të Kievit, por janë të lidhura me reforma të mëtejshme në fushat e demokracisë, shtetin e së drejtës dhe masave kundër korrupsionit.

Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë

Një meteorit i rrallë, i gjendur në Alaska, po bën që shkencëtarët të rimendojnë origjinën e ujit në Tokë.

Gjetjet e reja sugjerojnë se planeti ynë mund të kishte hidrogjenin e nevojshëm për të formuar ujë vetë, pa ndihmën e asteroideve, duke sfiduar teorinë që Toka e hershme ishte e thatë, sipas” Daily Glaaxy”.

Ky informacion vjen nga studimet e kryera nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët analizuan një meteorit enstatit chondrite të njohur si “LAR 12252”. Përbërja e tij, që ngjan me Tokën para 4,55 miliardë vjetësh, tregoi sasi të konsiderueshme hidrogjeni që më parë nuk ishin zbuluar.

Studimet e mëparshme kishin gjetur vetëm gjurmë të vogla hidrogjeni në “LAR 12252”, të cilat mund të ishin shkaktuar nga kontaminimi pas mbërritjes së meteoriti në Tokë. Ekipi i ri analizoi matriksin, materialin që rrethon chondrulet, dhe zbuloi hidrogjen sulfurik natyral.

Sipas Thomas Barrett, autor kryesor i studimit, kjo tregon se hidrogjeni nuk erdhi nga toka, por ishte pjesë e përbërjes origjinale të meteoriti, duke ofruar prova që uji mund të ishte formuar në Tokë natyralisht.

Meteoriti “LAR 12252” bën pjesë në grupin e rrallë të enstatit chondrite, që përputhet ngushtë me përbërjen izotopike të Tokës së hershme. Këta meteorite shihen si “fotografi” të materialit që formoi planetin tonë.

Mendimi i mëparshëm ishte se Toka ishte relativisht e thatë dhe uji erdhi më vonë nga asteroidet e lagura. Gjetjet e reja tregojnë se përbërësit e Tokës mund të kishin qenë “të pasur me hidrogjen”, duke mundësuar formimin natyral të ujit.

Ky zbulim ndryshon mënyrën se si kuptojmë evolucionin kimik të Tokës. Sipas studiuesve të Oksfordit, formimi i ujit ishte një pasojë natyrore e materialeve të planetit, jo një rastësi kozmike.

Zjarri përfshin një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një banesë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para dyshohet një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.

Rusia dënon kërcënimet e SHBA ndaj Iranit

Rusia dënoi qëndrimin e SHBA-së ndaj Iranit si “ndërhyrje” në politikën e saj të brendshme.

Po ashtu shton se kërcënimet e saj për sulme të reja ushtarake ishin “kategorikisht të papranueshme”.

“Ata që planifikojnë të përdorin trazirat e frymëzuara nga jashtë si pretekst për të përsëritur agresionin kundër Iranit të kryer në qershor 2025 duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat katastrofike të veprimeve të tilla për situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Trazirat në Teheran/ Steve Witkoff takohet me Reza Pahlavi-n, djalin në mërgim të Shahut të Iranit

Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran u përshkallëzua, Steve Witkoff i dërguari i Donald Trump, ka zhvilluar një takim sekret me djalin në mërgim të shahut të fundit të Iranit.

Witkoff dhe Reza Pahlavi sipas mediave ndërkombëtare diskutuan trazirat që kanë përfshirë Iranin, ku janë raportuar për më shumë se 2 mijë viktima

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave 15 ditë më parë.

Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një udhëheqës kalimtar në rast të rënies së regjimit, por ai nuk është veçanërisht popullor në mesin e iranianëve.

Më herët Presidenti Trump i bëri thirrje popullit iranian të “vazhdojë protestat” dhe të “pushtojë zyrat qeveritare”, ndërsa theksoi se “ndihma rrugës”.

Tragjedi në Austri, tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

Tre skiatorë u bllokuan sot nga ortekët në Austri. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë humbur jetën dhe mes tyre ishte edhe një 13-vjeçar.

13-vjeçari një shtetas çek, po bënte ski me një fëmijë tjetër në mesditë në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet Austriake.

Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, sipas Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein.

Ndërsa një tjetër tragjedi ndodhi në lindje, në Untertauern në Austrinë qendrore, ku një skiatore dhe partneri i saj u rrëmbyen nga një ortek.

“Ndoci, ndër 5 më të rrezikshmit në Shqipëri”/ Delia: Doli në skenë nga përgjimet e “sky ecc”! Karamuço: Do i shërbejë grupeve kriminale

Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka bërë një profil të figurës së Altin Ndocit i cili u arratis këtë të martë nga spitali i Durrësit.

Delia tha se Ndoci ka qenë një figurë e njohur për policinë e Tiranës ndërsa nënvizoi se doli në shumë në skenë nga përgjimet e sky ecc.

“Janë personazhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Kishte të paktën 4 vrasje që SPAK thotë i kemi të dokumentuara. Historia e tij ka një të shkuar. Në policinë e Tiranë njihej që nga 2010. Në 2015 ishte arrestuar për grabitje automjetesh. Më pas doli në skenë edhe nga bisedat e skyecc, dhe më pas nga dëshmitë e Nuredin Dumanit. Nisur nga akuzat dhe çfarë bisedonin personazhet e dosjes, mbahej nga personat më të rrezikshëm”, tha ai.

Nga ana e tij eksperti i Kriminalistikë, Ervin Karamuço tha se Altin Ndoci shihet si një “aset për grupet kriminale”. Sipas tij do të vihet në shërbim nga grupet kriminale për të kryer vrasje të tjera.

“Mendoj që nuk do iki nga Shqipëria, mendoj që do vihet në shërbim nga grupe kriminale për të kryer vrasje të tjera më vjen keq ta them këtë”, u shpreh ai.

Dënohet babai i kandidates së PSD/ Dha para për votën e vajzës, GJKKO dënon Pandeli Bozhën

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, ky i fundit babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha.

Pandeli Bozha, 70-vjec, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në Zgjedhje” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit, togat e zeza në fund vendosën që ai të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.

Edhe Vladimir Lushkaj, u gjet fajtor, po në fund gjykata e posaçme vendosi përjashtimin nga dënimi të të pandehurit Lushkaj.

Babai i kandidates për deputete nën siglën e PSD, Limonera Bozha, u dërgua për gjykim nga SPAK, në qershor të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Organi i akuzës arriti të dokumentojë me pamje filmike momentin kur më datë 8 maj 2025,  3 ditë para zgjedhjeve, Buzha shkon në banesën e Lushkajt.

Gjatë takimit, SPAK thotë se 70-vjeçari i ka futur në xhep një shumë parash Vladimir Lushkajt dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i treguar emrin e vajzës së tij, për të cilën i kërkonte edhe votën. Lushkaj u ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletë votimit me të cilin Bozha i kërkoi votën për vajzën, ku sipas organit të akuzës emri i Limonera Bozhës ishte i theksuar me ngjyrë portokalli, prova këto që janë sekuestruar nga SPAK.

Londra dhe Lisbona dënojnë shtypjen e dhunshme të protestave në Iran

Sekretarja e Jashtme Britanike, Yvette Cooper, dënoi Iranin për vrasjen e protestuesve, duke thënë se Britania kishte thirrur ambasadorin e Iranit për të nënvizuar seriozitetin e situatës.

“Mbretëria e Bashkuar dënon me fjalët më të ashpra vrasjen e tmerrshme dhe brutale të protestuesve irania dhe ne kërkojmë që autoritetet iraniane të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të tyre”, tha Cooper në Dhomën e Komunave.

Cooper tha se Britania do të paraqiste një projektligj për të zbatuar sanksione të tjera dhe masa sektoriale kundër Iranit. Nga ana e saj, Portugalia thirri të hënën ambasadorin e Iranit në Lisbonë për të përcjellë “dënimin e saj të fortë” të “shtypjes së dhunshme të protestave” kundër regjimit të Teheranit në ditët e fundit.

“Për më tepër, brenda kornizës së koordinimit evropian, Portugalia është e gatshme të forcojë sanksionet kundër Iranit”, tha Ministria e Jashtme në një reagim në platformën X.

SHBA: Presim veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.

Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.

Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.

Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./REL/

Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për mikun e madh të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shpreh falënderimet për nderimet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama;

Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan

Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të emirateve të bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.

Arratisja nga spitali e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Pas arratisjes nga spitali e Altin Ndocit është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë.

Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut.

Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Përmbytjet/ Balluku në Fier: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur, skuadrat janë në terren

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në Fier. Ajo është takuar me banorë në Asturkas, ndërsa nënvizon se strukturat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“Jemi në një stad më të përmirësuar të situatës. Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Evakuimi i qytetarëve është bërë i plotë. Kishim një situatë me barinjtë që nuk po arrinin të kontaktonin, ata janë gjetur dhe janë të sigurt. Ndërsa në dy tre ditët në vijim nuk parashikohet reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar. Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet”, u shpreh Balluku.

“Janë parti kryetarësh, më keq se të vjetrat”/ Roland Bejko: Partitë e reja nuk kanë organizim në terren

Në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, u shpreh se shqiptarët kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre edhe për partitë e reja. Sipas tij nuk kanë marrë mbështetje pasive pasi kanë qëndruar po në sjelljet e vjetra.

“Ngjarja që ndodhu me partitë e vogla sherri i brendshëm për vendin e deputetit i hoqi maskën. Pra ka penalizuar edhe partitë e tjera, janë futur të gjitha në një kategori sepse edhe gjykimi para zgjedhjeve i futi të gjitha në një pritshmëri. Pra reflektoi disi”, tha Bejko.

Gjithashtu Bejko tha se partitë e reja nuk kanë organizim në terren

“Elementi i parë ishte elementi i sjelljes së brendshme te partitë por edhe me njëra tjetrën. Këto janë edhe më shumë parti kryetarësh se të vjetrat. A ka rryma të nëndheshme brenda këtyre partive? Këtë nuk mund ta thuash sepse nuk ka. Janë më rëndë se partitë e vjetra. Dhe po ashtu partitë e reja nuk kanë organizim në terren. Edhe në kushtet kur kemi teknologjinë e re dhe t’i mund të shkosh te qytetari, sërish ‘lipset’ të shkosh e ti takosh.”, shtoi ai.

Suedia investon rreth 374 milionë euro për dronë ushtarakë

Suedia do të investojë katër miliardë korona suedeze (rreth 374 milionë euro) për blerjen e dronëve për forcat e saj të armatosura, deklaroi sot ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson duke theksuar se Evropa duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj dhe për Ukrainën.

”Ky investim përfshin dronë zbulimi dhe të luftës elektronike, si edhe municione me rreze të gjatë veprimi, të njohura gjithashtu si dronë kamikazë ose dronë vetëvrasës”, sqaroi Jonson.

”Fondi përfshin gjithashtu dronë detarë për çminim dhe për mbikëqyrje detare. Të gjitha këto sisteme pritet të dorëzohen brenda dy viteve”, përfundoi ai.

Vendit skandinav do t’i duhet gjithashtu të shpenzojë 1,3 miliardë korona (rreth 121,5 milionë euro) për të forcuar kapacitetet hapësinore, me rreth 10 satelitë ushtarakë që do të rrisin efikasitetin e sistemeve tona pa pilot dhe të raketave të lundrimit.

Suedia njoftoi dje një investim prej 15 miliardë koronash (rreth 1,4 miliardë euro) në mbrojtjen ajrore tokësore.

Duke folur në një forum vjetor për mbrojtjen, Jonson u shpreh se situata e sigurisë është përkeqësuar edhe më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

❌