Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ngjarje e rëndë/ Plagoset Futbollisti 18-vjeçar, i riu po lufton për jetën në një spital

✇Albeu
By: V K

Bruno Petrone, futbollisti i ri që më parë luante te Sorrento dhe tani luan për Angrin, një ekip që luan në kampionatin Eçellenza po lufton për jetën, pasi u godit me thikë gjatë natës në Napoli, në një nga rrugicat në Chiaia.

Siç raportohet nga Corriere della Sera, 18-vjeçari ishte ulur në skuterin e tij, duke folur me një mik, me shpinën nga timoni, kur iu afruan pesë persona në dy skuterë dhe u godit me thikë dy herë.

I transportuar menjëherë në Spitalin San Paolo në Fuorigrotta, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente përfshirë heqjen e shpretkës dhe është i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv me një prognozë të kujdesshme.

Hetimet filluan menjëherë, por dje pasdite një 15-vjeçar u dorëzua dhe pak më vonë, katër 17-vjeçarë të tjerë iu bashkuan atij.

Katër prej tyre u arrestuan dhe një i pestë u akuzua dhe lirua. Motivi i sulmit do të përcaktohet, megjithëse mënyra e sulmit e zbuluar në video sugjeron një lloj bastisjeje ndëshkuese kundër futbollistit.

The post Ngjarje e rëndë/ Plagoset Futbollisti 18-vjeçar, i riu po lufton për jetën në një spital appeared first on Albeu.com.

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, të paktën 14 të plagosur

Të paktën 14 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni.

Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është arrestuar. Ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja e rëndë u raportua në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore. Autoritetet u angazhuan menjëherë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari, një tjetër shpallet në kërkim

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, pas një konflikti që përfundoi me plagosjen e një shtetasi. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi R. B., 33 vjeç, u vu në pranga pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e plagosjes të largohej nga vendngjarja, ndërkohë, është shpallur në kërkim […]

The post Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari, një tjetër shpallet në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Përleshje me thikë në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe i mituri rus, autori arratiset!

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë. Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në mes të rrugës, në rrethana dhe motive ende të panjohura. Një i mitur nga Rusia dhe një shqiptar u dërguan në Spitalin Evangelismos me plagë thike, ndërsa autori […]

The post Përleshje me thikë në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe i mituri rus, autori arratiset! appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me thikë në Durrës

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit të Durrësit. Mësohet se personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një burrë rreth 45 vjeç. Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja, identiteti i të […]

The post Plagosje me thikë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona pasi sulmuan me thikë një të mitur



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 20:05, në rrugën “Agim Ramadani”.

“...Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

"Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?" Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë



Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S.G dhe 15-vjeçari R.H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

Gazetarja e Top Channel, raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia. /Euronews.al/

Plagoset me thikë në ambientet e shkollës një 15-vjeçar në Sarandë




Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në një shkollë jopublike 9-vjeçare në Sarandë.

Policia njofton se një 15 vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e shkollës nga një tjetër i mitur 13-vjeçar.

“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Policia njofton se vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj, raporton A2cnn.

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë. Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’. Fillimisht sherri ka nisur me […]

The post “Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve appeared first on BoldNews.al.

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në vend. Rasti në fjalë është regjistruar në ambientet e një shkolle private 9-vjeçare në Sarandë, rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një nxënës 13 vjeçar ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet […]

The post Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë vëllain/ Elbasan, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili pas sherrit për motive të dobëta goditi me thikë vëllain e tij.  Ngjarja ndodhur në fshatin Labinot Fushë.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.

Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Elbasan/ 35-vjeçari godet me thikë vëllain pas sherrit

Një 35‑vjeçar nga fshati Labinot Fushë është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ka goditur me thikë vëllanë e tij, 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja u zbulua pasi i dëmtuari u paraqit në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore, me plagë të shkaktuara nga një […]

The post Elbasan/ 35-vjeçari godet me thikë vëllain pas sherrit appeared first on BoldNews.al.

Vrasje në tentativë në Gjilan, i mituri sulmoi me thikë dy bashkëmoshatar



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Gjilan, ku një i mitur ka sulmuar me thikë dy bashkëmoshatar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Sadiku” në Gjilan, të premten në ora 18:26.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë, të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Erion Boba u vra pas sherrit me thikë, shokët e 15-vjeçarit protestë në Durrës: Duam drejtësi dhe siguri

Shokë dhe bashkëmoshatarë të Erion Bobës, 15-vjeçari i cili u vra me thikë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë protestuar sot në sheshin qendror të qytetit. Ata kanë kërkuar drejtësi për shkkun e tyre dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes. I pranishëm në protestë ishte edhe vëllai i Erionit, i cili zgjodhi të mos fliste […]

The post Erion Boba u vra pas sherrit me thikë, shokët e 15-vjeçarit protestë në Durrës: Duam drejtësi dhe siguri appeared first on BoldNews.al.

Therje me thikë pranë një shkolle në Shkodër, lëndohen tre persona



Një konflikt mes disa nxënësve të shkollës së mesme ka përfunduar me tre të lënduar në Shkodër.

Incidenti ndodhi pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në afërsi të tregut të Zadrales.

Të dëmtuarit, u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin kujdes mjekësor.

Burime spitalore bëjnë me dije se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e konfliktit janë ende nën hetim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin. /Telegrafi/

Vrasje në tentativë në Leposaviq, gjendet një shtetas i Sirisë me disa plagë në turp të shkaktuara nga një mjet i mprehtë



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 00:50.

“Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë”, thuhet në raport.

Tutje, Policia bën të ditur se personi është i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se shtetasi sirian është i moshës 27 vjeçar dhe ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë.

Viktima ka njoftuar se rasti i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. /Telegrafi/

Për një mosmarrëveshje në komunikacion e goditi me thikë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit në Prishtinë, ku një person është arrestuar që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia njofton se është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.

Gazetari i Top Channel raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi K.A nga Tirana.

I lënduari është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia.

26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /Tch/

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar. Sipas mediave greke, 55-vjeçari kishte udhëtuar nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllimin për ta gjetur dhe sulmuar ish-gruan. Pas disa ditësh kërkimesh, ai e lokalizoi në një mini-market ku […]

The post U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi appeared first on BoldNews.al.

❌