TIRANĂ, 22 dhjetor /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretĂ« tĂ« transformimit tĂ« sektorit bujqĂ«sor dhe rural nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit europian, duke theksuar se anĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« kĂ«rkon pĂ«rgatitje, angazhim dhe bashkĂ«punim tĂ« tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve tĂ« zinxhirit bujqĂ«sor.
Në takimin e organizuar sot me fermerë, Salla u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.
âAnĂ«tarĂ«simi nĂ« Bashkimin Europian sjell pĂ«rfitime pĂ«r fermerĂ«t, bizneset, konsumatorĂ«t dhe ekonominĂ« e vendit, por pĂ«rfitimi nuk vjen automatikisht. Ai vjen vetĂ«m kur tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur, me investim, dokumentim dhe cilĂ«si nĂ« çdo hallkĂ« tĂ« zinxhiritâ, u shpreh ai.
Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.
Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.
Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.
NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ministri prezantoi platformĂ«n EuroAgro Albania 2025â2030, si njĂ« mekanizĂ«m praktik pĂ«r pĂ«rgatitjen graduale tĂ« fermerĂ«ve dhe operatorĂ«ve drejt standardeve tĂ« Bashkimit Europian. Platforma parashikon njĂ« linjĂ« tĂ« dedikuar asistence âNumri Bluâ, njĂ« platformĂ« digjitale informative me asistent virtual nĂ« Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhĂ«zuese dhe trajnime nĂ« terren, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ«, shĂ«rbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.
âNĂ«se bĂ«hemi bashkĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, âBujqĂ«sia 2030â do tĂ« kthehet nĂ« njĂ« standard pune dhe nĂ« njĂ« treg tĂ« ri mundĂ«sish pĂ«r bujqĂ«sinĂ« shqiptareâ u shpreh Salla. /e.xh/ /a.g/
The post EuroAgro Albania 2025-2030, platformë e re për asistencën e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.