Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Politikat afatgjate japin rezultate më të mirë”/ Ekspertja e ekonomisë: Formalizimi, i rëndësishëm për tregun e punës!

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj deklaroi se lufta ndaj informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme. Në analizën e saj në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nunaj theksoi se do të ishte më efektive që të ndiqeshin politika afatgjate me objektiva të paracaktuara dhe monitoruara se sa në formën e aksioneve që shpesh sipas saj nuk japin rezultatet që do të duheshin.

Lufta ndaj informalitetit, nënvizoi ekspertja e ekonomisë do të duhet të ishte e përhershme.

“Unë parimisht kam qenë kundër aksioneve por pro zbatimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit ligjor. Pra do të thotë se nëse ne do vijojmë me politikat e aksioneve pavarësisht nga kohëzgjatja e tyre ku gjithmonë janë të pjesshme asnjëherë rezultatet nuk do jenë ato që do duam. Por nga ana tjetër gjithmonë do të stimulojnë informalitetin. Por nëse ne do të vijojmë me politika që do jenë afatgjata, strategji që paracaktojnë objektivat dhe monitorohen në mënyrë të vazhdueshme atëherë edhe rezultatet do të jenë shumë më të mira”, tha ajo.

Gjithashtu ekspertja e Ekonomisë, Nunaj gjatë intervistës theksoi se siguria ushqimore është një tjetër element i rëndësishëm dhe se kontrollet janë ndër pikat kyçe për në BE.

“Sektori i turizmit është elementar sepse përbashkon edhe produktin edhe shërbimin. Ndërsa kur flasim për sigurinë ushqimore, kontrollet janë pikë kyçe për në BE”, shtoi ajo.

/abcnews.al/

“Fokusi duhet të jetë për një garë të drejtë”, eksperti për sipërmarrjen: Lufta ndaj informalitetit i rëndësishëm për konkurrencën!

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Rezart Lahi ekspert për sipërmarrjen foli për luftën kundër informalitetit.

Ai theksoi se formalizimi është i rëndësishëm për konkurrencën. Gjatë intervistës, u shpreh se duhet që synimi kryesor të jetë për një garë të drejtë dhe jo thjesht për të ‘vjelë’ taksa.

“Shpresojmë që kjo nismë nuk do jetë vetëm një aksion edhe duket si një strategji. Tregu shqiptar ka nevojë për një shkundje për luftën kundër informalitetit. Por çështja duhet trajtuar edhe më gjerë. Pra më shumë se sa ndëshkim ngjan se është heqja e disa avantazheve të padrejta sepse nuk është çështja vetëm të paguash ato taksa por të jetë një garë e drejtë. Sepse nëse dy biznese, një market që pret të gjithë taksat paguar siguracionet, me një market që nuk paguan asnjë taksë, më shumë probabilitet ka për të falimentuar ai që është i rregullt. Pra synimi kryesor duhet të jetë barazia dhe jo vjelja e taksave”, tha ai.

/abcnews.al/

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

Një sasi qumështi për bebe i llojit Aptamil me përmbajtje toksike është importuar nga Gjermania dhe është hedhur për shitje në treg.

Agjencia e sigurisë ushqimore bën thirrje qytetarëve që mund ta kenë blerë, ta kthejnë menjëherë ku e kanë vlerë.

Kryeministri Rama thotë se nuk do të tolerohet asnjë shkelje që cënon sigurinë e ushqimeve, si kusht i panegociueshëm për integrimin Europian.

/abcnews.al/

“Kreu i PD, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

“Boll me molotovë”, ishte ky mesazhi i raportuesit për Shqipërinë Andreas Schieder.

Avokati Idajet Beqiri, “skanoi” deklaratat e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, duke thënë se qëndrimet ishin të qarta.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, avokati theksoi se armiku më i madh i Shqipërisë është kreu i PD Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjës kryesor të shkatërrimit të vendit.

“Në Shqipëri të vetmit që e mbrojnë Berishë janë afro 3 mijë kriminelë që ka në organizatën e tij kriminale. Por ato janë njerëz që kanë përfituar prej tij, kanë vrarë prej tij dhe janë të detyruar që të mblidhen pas komandës së tij. Pra ata e besojnë dhe i shkojnë nga pas. Por Shqipëria dhe shqiptarët i kanë kthyer kurrizin. Ai ngelet misionar i Serbisë…”, shtoi më tej avokati Idajet Beqiri.

/abcnews.al/

 

“Masa e sigurimit konceptohet si dënim”/ Avokati: Gjykatat janë kthyer në ‘servile’ të organit të akuzës!

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se gjykatat janë kthyer në servile të organit të akuzës.

Gjatë intervistës, avokati, nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë humbur nocionin e veprës penale.

“Zëvendësimi i më të korruptuarve është gjë e mirë, por kanë ngelur sërish në përgjithësi në sistemin edhe në drejtimin e gjyqësorit të organit të akuzës në vend. Por tashmë që të jepet drejtësi duhet të kesh konceptet e qarta dhe kur gjykon apo heton një çështje duhet përgjegjësi. Por gjykatat tona janë servile, tek ne është vrarë pafajësia. Për fatin e keq gjykatat tona janë kthyer në noteri. Dhe e keqja tjetër më e madhe është Kodi Penal, pra zbatimi i kodit penal. Nuk analizohen elementët e veprës penale…”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se masën e sigurimit e konceptojnë si dënim. Po ashtu ngriti shqetësimin për zvarritjen e gjykimeve, duke shtuar se sistemi ka nevojë për një reformim të plotë.

“Po ashtu edhe politika penale në këtë vend është për të vënë duart në kokë, mendohet se do t’i zgjidhin gjërat vetëm me burg. Për rrjedhojë mendohet se sa më shumë të fusin në burg do parandalohen krimet, por përkundrazi egërsia sjell egërsi. Pra në aspektin e zvarritjeve të gjykimit  dhe çështje rrinë pa u shqyrtuar janë probleme të rënda dhe në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim të plotë.

Veliaj kërkon lirinë/ Kërkesë në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është caktuar Etleva Deda.

Kërkesa në GJKKO për zëvendësimin e masën vjen disa ditë para se dosja në ngarkim të tij të kalojë për gjykim në themel.

Nga shtatori i vitit të shkuar janë shtyre 11 seanca në fazën paraprake pas kërkesave të Veliajt, por dhe ndryshimit te avokateve mbrojtës.

Sipas SPAK ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri.

/abcnews.al/

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte!

‘Teherani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë mbrojtëse të Iranit’, tha diplomati Abbas Araghchi. Nga ana tjetër Donald Trump më herët u shpreh se planifikonte të fliste me Iranin edhe pse Shtetet e Bashkuara dërguan një anije tjetër luftarake në Lindjen e Mesme.

Një nga kërkesat kryesore të SHBA-së për rifillimin e bisedimeve me Iranin është frenimi i programit të tij të raketave, tha një zyrtar i lartë iranian.

“Nëse negociatat janë të drejta, Irani është gati të marrë pjesë në bisedime të tilla”, tha Abbas Araghchi në një konferencë shtypi me homologun e tij turk në Stamboll. 

VIDEO/ Zjarri pranë linjës hekurudhore në Londër, vonesa dhe anulim të shërbimeve

LONDËR- Një zjarr shpërtheu pranë një linje kryesore hekurudhore në lagjen Chalk Farm.

Zjarri shkaktoi probleme serioze për udhëtimin hekurudhor në veri të Londrës. Autoritetet njoftuan “ndërprerje të mëdha”.

Incidenti ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shërbimeve.

Sipas shërbimeve kompetente, dy ndërtesa u përfshinë nga flakët, ndërsa dhjetë automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin në vendngjarje, të cilët pas ndërhyrjeve arritën ta vinin zjarrin nën kontroll pas rreth 3 orësh.

 

BREAKING: A large fire near a railway line in north London is causing travel disruption for passengers across the UK.

Follow live on our blog 🔗 https://t.co/r9KNzQZeeG

📺 Sky 501 and YouTube pic.twitter.com/L7DWMstzGh

— Sky News (@SkyNews) January 30, 2026

Ministrat e Kurtit në Prokurori/ Peci dhe Vitia “japin llogari” përpara drejtësisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është intervistuar  në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale këtë të premte. Peci, ish ministër i bujqësisë gjatë mandatit Kurti 2, u mor në pyetje për grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë në kohën kur dikasteri drejtohej prej tij.

Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet për “grantet” e Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilat dyshohet se përfituan familjarë të pushtetarëve, përfshirë vëllain e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në pyetje nga prokuroria është marrë edhe ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia. Jashtë prokurorisë ai nuk ka pranuar të jap detaje për “vizitën” në institucionin e drejtësisë.

Kurti “harron” Osmanin: Ka ende kohë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit

“Jam takuar me Osmanin” por diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri janë në rend të katërt. Ky është rankimi që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka bërë çështjes së zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

“Sa i përket takimit me presidenten, padyshim që jemi në komunikim edhe jemi takuar, por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultateve, kemi nevojë për tre hapa paraprak, konstituimin e Kuvendit, kryetarit e pesë nënkryetarëve, pastaj është formimi i qeverisë dhe duhet të fillojmë menjëherë me marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Një qëndrim interesant e pati Kurti kur u pyet për Kosovën në Bordin e Paqes. Ai komentoi, duke deklaruar se dëshiron që Forcat Speciale të Kosovës të kenë një rol në Gaza, por nuk përmendi kontributin e presidentes aktuale të vendit.

“Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë. Kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë përmes forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme në botë”, tha Kurti.

Ndërsa për rinumërimin, Kurti u mjaftua me komentin se gabimet janë njerëzore. Më konstituimin e Kuvendit të ri, vendin e presin miratimet urgjente të tre marrëveshjeve ndërkombëtare për ti hapur rrugë fondeve nga Plani i Rritjes.

Zelensky: Ukraina e gatshme të ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të premten se vendi i tij është i gatshëm të veprojë në mënyrë reciproke nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të gjata të energjisë dhe kanë ekspozuar Kievin ndaj të ftohtit ekstrem”.

Ai theksoi se aktualisht nuk ekziston një armëpushim formal mes dy vendeve. Një ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte rënë dakord të mos godiste Kievin për një javë, për shkak të kushteve të ashpra të motit.

Temperaturat në kryeqytetin ukrainas pritet të zbresin deri në minus 26 gradë celsius të dielën. Zelensky sqaroi se mundësia për uljen e tensioneve ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara gjatë bisedimeve trepalëshe për paqe, të mbajtura fundjavën e kaluar në Abu Dhabi.

Ai shtoi se data ose vendi ku do të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve, aktualisht i planifikuar për këtë të diel në Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të ndryshojë.

“Pala amerikane tha se dëshiron ta ngrejë çështjen e uljes së përshkallëzimit, me të dyja palët që do të ndërmarrin hapa konkretë për të shmangur përdorimin e kapaciteteve me rreze të gjatë veprimi, me qëllim krijimin e hapësirës më të madhe për diplomaci”, u shpreh Zelensky para gazetarëve në Kiev, sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij.

“Në këtë fazë, kjo është një nismë e palës amerikane dhe personalisht e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne e shohim atë si një mundësi, jo si një marrëveshje”, shtoi ai.

Kancelari gjerman: Mbrojtja bërthamore evropiane një shtesë e përbashkët nukleare me SHBA

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se përfshirja në një “ombrellë bërthamore evropiane” do të konsiderohej si një shtesë ndaj parandalimit të përbashkët bërthamor me SHBA-të, në një kohë kur po diskutohet për kapacitetet mbrojtëse të BE-së.

“E dimë që duhet të marrim disa vendime strategjike dhe ushtarake këtu”, tha lideri gjerman  gjatë një takimi me kryeministren lituaneze, Inga Ruginiene.

Megjithatë, sipas tij, “koha nuk ka ardhur ende” për një vendim përfundimtar.

“Po zhvillohen bisedime strategjike me vendet e përfshira, por ato janë ende në fillim”, shtoi Merz.

“Gjermania ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore sipas dy traktateve të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen ‘Dy plus katër’ që hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 dhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, theksoi kancelari Merz.

“Në këtë kuptim, nuk është në diskrecionin tonë dhe nuk është brenda juridiksionit tonë të kemi armë bërthamore në Gjermani”, tha ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se “nuk flasim me shtetet e tjera evropiane për parandalimin e përbashkët bërthamor”, shtoi ai.

Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmangur një krizë me pasoja katastrofike!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje palëve për dialog me Iranin, veçanërisht lidhur me programin e tij bërthamor. Ai ka theksuar se duhet të shmanget një krize që mund të ketë “pasoja shkatërruese për rajonin”.

Gjatë një konference për shtyp nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Guterres deklaroi se OKB-ja ka dënuar ashpër shtypjen e dhunshme që ka ndodhur në Iran.

“Po ndjekim me shqetësim diskutimet që janë në zhvillim dhe vlerësojmë se është thelbësore të vendoset një dialog për të arritur një marrëveshje, veçanërisht për çështjen bërthamore, në mënyrë që të shmanget një krizë që mund të ketë pasoja shkatërruese për rajonin”, u shpreh kreu i OKB-së.

Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Presim që Rusia ta respektojë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas njoftimit të Trump se Putin ka pranuar armëpushim njëjavor.

Zelensky ka theksuar se tashmë shpreson që Rusia të zbatojë marrëveshjen, që Kievi dhe qytete të tjera të mos goditen sidomos në këtë javë me mot të ashpër.

“Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe fundjavën e kaluar. Ne presim që gjërat e dakordësuara të zbatohen. Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, tha më tej Zelensky.

/abcnews.al/

 

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të vrarë

Zyrtarë rus dhe ata ukrainas kanë njoftuar të enjten se kanë kryer shkëmbimin e fundit të të vdekurve të luftës, një praktikë e rregullt e hartuar për t’u lejuar të afërmve të të vrarëve në fushëbetejë të varrosin të dashurit e tyre.

Rusia i dorëzoi Ukrainës 1,000 trupa ushtarësh ukrainas, ndërsa Kievi i kishte dorëzuar Moskës trupat e 38 ushtarëve rusë, tha ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky.

Medinsky postoi një imazh në Telegram të shkëmbimit, ku shihen kamionë frigoriferikë të bardhë të parkuar në një zonë të mbuluar me borë pranë një pylli.

Qendra koordinuese e Ukrainës për shkëmbimin e të burgosurve konfirmoi se kishte ndodhur një shkëmbim trupash, dhe se autoritetet ruse i kanë dorëzuar Kievit 1,000 trupa që Moska pretendonte se u përkisnin ushtarëve ukrainas.

Rënia e regjimit/ Gjenerali: Iranit iu dha goditja e parë nga BE! Ndërhyrja me ‘operacione kirurgjikale’, e domosdoshme

Gjeneral Dedë Prenda foli në emisionin “War Report” në ABC News, për konfliktin në Iran.

Gjatë intervistës, teksa analizoi zhvillimet e fundit nga Lindja e Mesme, theksoi se Iranit sot iu dha goditja e parë nga BE, me shpalljen organizatë terroristë të Gardës Revolucionare.

“Jemi bindur që situata në Iran është shumë e komplikuar. Goditja e parë Iranit i është dhënë sot nga BE, nëpërmjet shefes së politikës së jashtme dhe gjithë ministrat, ku kanë shpallur Gardën Revolucionare, organizatë terroriste. Dhe ky është hapi i parë, po ashtu mendoj se do të shkojë gjatë, për zgjedhjen e një nga skenarët e mundshëm. Për mëse 49 vite është e vështirë për të besuar se ky regjim do të ndryshojë në të ardhmen. Në këto kushte mendoj që brenda 2-3 ditëve, meqë kapacitet operacionale për të vepruar janë në distancë optimale, nuk është rastësi. Mendoj se është e domosdoshme ndërhyrja, qoftë  dhe me operacione kirurgjikale”, theksoi ai.

❌