Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri

Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Analiza e kryer nga Prof. Asoc. Dr. Adriatik Kotorri dokumenton se një pjesë e konsiderueshme e boomit të ndërtimit në vend mund të jetë financuar […]

The post Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI

Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës pas një sherri për motive banale mes dy personash. I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, i cili ka një biznes në zonë. Ndërkaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet […]

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Parashikimet për pagat në Europë në vitin 2026/ Ja shtetet me rritjen më të madhe

Rritja reale e pagave pritet të jetë pak më e lartë në 2026 sesa në 2025 në Europë, por cilat rajone do të performojnë më mirë? Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), pagat reale në eurozonë janë rikuperuar kryesisht pas rënies së fortë gjatë periudhës me inflacion të lartë në 2022. Paga nominale ka rritur më […]

The post Parashikimet për pagat në Europë në vitin 2026/ Ja shtetet me rritjen më të madhe appeared first on BoldNews.al.

Ky qetësues popullor mund të sjellë më shumë dëm se dobi

Studiuesit thonë se ky ilaç ka të ngjarë të rrisë rrezikun e efekteve të rënda anësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, dhe se dëmet e tij mund t’i tejkalojnë përfitimet. Një rishikim i gjerë i studimeve ekzistuese sugjeron se tramadoli, një opioid i fortë që përshkruhet shpesh për dhimbje kronike, ofron vetëm lehtësim të kufizuar për […]

The post Ky qetësues popullor mund të sjellë më shumë dëm se dobi appeared first on BoldNews.al.

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025. Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone, dhe nis t’i rrëfejë dramën e […]

The post Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit appeared first on BoldNews.al.

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët: Je live/ VIDEO

Ditën e sotme të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen dhe kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Për prefekten e Shkodrës, Holta Duda deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste pasi u bë lëmsh […]

The post Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët: Je live/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende

Kosova ka shënuar një përparim të dukshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe mundësitë e lëvizshmërisë globale për qytetarët. Sipas të dhënave të fundit, pasaporta kosovare renditet tani në vendin e 62-të globalisht, duke lejuar qytetarët të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës. Ky është […]

The post Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë! 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte

Një i ri në Tiranë është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit. “Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku […]

The post E rëndë në Tiranë! 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte appeared first on BoldNews.al.

Vendet më të mrekullueshme në botë, ku mund t’i faleni Zotit

Bordi i Financial Times ka publikuar një listë të vendeve më të magjishme në botë, ku mund të gjeni Zotin. Pavarësisht besimit, këto objekte fetare nga Lindja në Perëndim të tregojnë se besimi vjen në forma të ndryshme.

Manastiri Saghmosavank, Armeni

Kisha e San Giovanni Battista, Mogno, Zvicër

Manastiri Hozoviotissa, Amorgos, Greqi

Pavilioni Khuha Kharuehat, Phraya Nakhon Cave, Tajlandë

Manastiri Vatopedi, Mali Athos, Greqi

Kapela Otaniemi, Espoo, Finlandë

Xhamia Ibn Tulun, Kajro, Egjipt

Sinagoga e Madhe e Edirnesë, Edirne, Turqi

Pagoda Shwedagon, Yangon, Mianmar

Kisha e Të Gjithëve Shenjtë – Tudeley, Mbretëri e Bashkuar

Katedralja e Sienës, Toskani, Itali

Komplekset e tempullit Borobudur, Java Qendrore, Indonezi

Komplekset e tempullit Borobudur, Java Qendrore, Indonezi

The post Vendet më të mrekullueshme në botë, ku mund t’i faleni Zotit appeared first on Gazeta Si.

Sa shpenzojnë europianët për Krishtlindje?

Shpenzimet e Krishtlindjes në Europë u rritën në 2025 ndërsa inflacioni ngriti çmimet dhe rregullatorët ashpërsuan standardet e sigurisë për lodrat.

Gjermania pritet të bëhet vendi që shpenzon më shumë në Bashkimin Evropian gjatë sezonit festiv, sipas të dhënave nga platforma Statista.

Në vitin 2025, shpenzimet me pakicë gjatë sezonit të Krishtlindjes pritet të arrijnë rreth 85.24 miliardë euro në Gjermani.

Franca vjen në vend të dytë me një vlerësim prej 71.65 miliardë euro, ndërsa Italia me mbi 43 miliardë euro.

Në Europën më të gjerë, Mbretëria e Bashkuar kryeson listën, me një sondazh të PwC që parashikon një rritje prej 3.5% krahasuar me vitin 2024, pavarësisht nisjes së ngadaltë të shitjeve festive.

Megjithatë, dhuratat e këtij viti mund të jenë më të shtrenjta, pasi inflacioni vjetor i eurozonës u vlerësua të ishte 2.2% në nëntor 2025, sipas Eurostat, nga 2.1% një muaj më parë.

“Shpenzimet festive pritet të reflektojnë një mendësi të kujdesshme, e karakterizuar nga ndjeshmëria ndaj çmimeve dhe preferenca për kënaqësi të përballueshme,” deklaroi Mastercard Economics Institute në parashikimin e tij të fundit.

Cilët janë dhuratat më të njohura në BE?

Bukuria, moda dhe elektronika janë ndër kategoritë më të preferuara të dhuratave gjatë këtij sezoni festiv, sipas institutit ekonomik.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024, çekët shpenzuan më shumë për kozmetikë, ndërsa polakët preferuan bizhuteri dhe orë dore.

Ndërkohë, spanjollët investuan më shumë në gjëra të përdorura, ndërsa italianët në pajisje shtëpiake.

Çekët gjithashtu shpenzuan më shumë për lojëra dhe lodra krahasuar me të gjithë evropianët.

Vit i kaluar, kozmetika dhe lodrat ishin produktet që shpesh raportohej për probleme sigurie në BE, me përbërës kimikë të identifikuar si shkaku kryesor i rrezikut në gati gjysmën e këtyre njoftimeve.

Toy Industries of Europe (TIE), një shoqatë tregtare për industrinë evropiane të lodrave, hulumtoi 70 lodra nga faqet e para të rezultateve të kërkimeve në shtatë platforma kryesore online që dorëzonin në Belgjikë dhe Francë.

Rreth 96% e tyre nuk përputheshin me kërkesat e sigurisë të BE-së, dhe 86% kishin probleme serioze sigurie, si pjesë të vogla që mund të shkaktojnë mbytje, magneta të fuqishme dhe bateri me akses të lehtë.

Në tetor të këtij viti, Këshilli Evropian miratoi rregulla të reja për të rregulluar sigurinë e lodrave, duke futur një pasaportë dixhitale për të gjurmuar më mirë lodrat e shitura online dhe duke ndaluar përdorimin e substancave kimike të dëmshme për fëmijët./Euronews

The post Sa shpenzojnë europianët për Krishtlindje? appeared first on Gazeta Si.

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

Rënia e ndjeshme e çmimit të kokainës po detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës që më parë i fundosnin pasi përfundonin transportin nga Amerika e Jugut drejt Evropës, sipas një zyrtari të lartë të policisë spanjolle. Automjetet gjysmë nënujore përdoren që nga vitet 1980 në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut […]

The post Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës. Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e […]

The post Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele appeared first on BoldNews.al.

DETAJE nga plagosja në Kavajë/ Ndalohet autori, dyshohet të ketë probleme mendore

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur së fundmi në Kavajë. Raportohet se personi përgjegjës për sulmin është ndaluar dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor. Ngjarja ka ndodhur brenda një prej bizneseve të Artur Ligejas, ku autori nuk ka pranuar të largohet deri në ndërhyrjen e policisë. Sipas informacioneve të […]

The post DETAJE nga plagosja në Kavajë/ Ndalohet autori, dyshohet të ketë probleme mendore appeared first on BoldNews.al.

3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë festa të vështira këtë fundvit

Festat e fundvitit do të sjellin disa pengesa te tre shenja të horoskopit, sipas astrologëve. Virgjëresha Nuk do të kenë shumë fat këtë fundvit. Përpjekjet tuaja në punë do të japin rezultate të mira kur të vijë koha, por jo në të ardhmen e afërt. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni në mënyrë të […]

The post 3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë festa të vështira këtë fundvit appeared first on BoldNews.al.

Sigurimi i pronës ‘fiton terren’ në tregun e sigurimeve

Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë periudhës janar-nëntor 2025, por pavarësisht shtimit të të ardhurave, dëmshpërblimet për qytetarët kanë shënuar rënie.

Një zhvillim pozitiv në treg është rritja e qëndrueshme e sigurimit të pronës, që në 11 muaj arkëtoi 3.8 mld lekë, ku 67% i përkasin sigurimit nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë. Gjatë janar-nëntor 2025, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës shënoi rritje të primeve me 4.31%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 9.73%. Këto zhvillime mund të përkthehen si rritje e interesit të shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre, përballë zjarreve e tërmeteve, por në realitet lidhen me kredimarrjen hipotekore, që ka si detyrim sigurimin e pronës që po financon.

Të ardhurat dhe dëmshpërblimet

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në rreth 24.25 miliardë lekë, ose 10.17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i kontratave të sigurimit arriti në mbi 1.5 milionë, me një rritje vjetore prej 4.69%.

Sigurimi i detyrueshëm motorik mbetet shtylla kryesore e tregut. Gjatë janar-nëntor 2025, primet e këtij segmenti arritën rreth 15.1 mld lekë, ose 12.40% më shumë se një vit më parë.

Në kontrast me rritjen e primeve, pagesat e dëmeve kanë rënë. Gjatë janar–nëntor 2025, dëmshpërblimet e paguara bruto kapën vlerën e rreth 7.49 miliardë lekëve, 3.61% më pak se një vit më parë. Sigurimi motorik vijon të mbajë peshën kryesore të dëmeve, me rreth 5.7 miliardë lekë, ose mbi 76% të totalit të paguar.

Tregu dominohet nga sigurimet e detyrueshme, të cilat përbëjnë rreth 62.4% të totalit të primeve, ndërsa sigurimet vullnetare zënë 37.6%. Po ashtu, sigurimet e Jo-Jetës, kryesisht ato motorike, përfaqësojnë mbi 91% të vëllimit të tregut.

The post Sigurimi i pronës ‘fiton terren’ në tregun e sigurimeve appeared first on Gazeta Si.

Mjegull e dendur dhe lagështi e shtuar te rruga e Kombit

Tuneli i Kalimashit në Kukës, një nga segmentet më të frekuentuara të Rrugës së Kombit, po përballet prej gati një muaji me kushte të vështira të motit. Një mjegull e dendur dhe lagështi e shtuar kanë zvogëluar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Megjithatë, deri tani nuk janë […]

The post Mjegull e dendur dhe lagështi e shtuar te rruga e Kombit appeared first on BoldNews.al.

U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça

Ka ndërruar jetë pas 2 ditësh i aksidentuari në fshatin Sovjan. Sipas informacioneve, 78 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Ai u përplas nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Drejtuesi i […]

The post U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça appeared first on BoldNews.al.

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Në meshën e tij të parë të natës së Krishtlindjes si Papë, Leoni XIV ka denoncuar ashpër një ekonomi që, sipas tij, “i shtyn njerëzit të trajtohen si mall”. Ai theksoi se mesazhi i Krishtit është çlirimi i njeriut nga çdo formë skllavërie. “Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall, Zoti bëhet i ngjashëm […]

The post Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall appeared first on BoldNews.al.

Policia rrugore ka dështuar/ “Lumi” i gjobave e ka përkeqësuar trafikun

Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet. Nëse qëllimi […]

The post Policia rrugore ka dështuar/ “Lumi” i gjobave e ka përkeqësuar trafikun appeared first on BoldNews.al.

❌