❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nora Gjakova thotĂ« “mjaft”/ Ish-kampionia olimpike e KosovĂ«s mbyll karrierĂ«n e lavdishme

Ka qenë elita e elitës.

Pas Majlinda Kelmendit, ishin Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që ngritën flamurin e Kosovës në majat më të larta olimpike, ndërsa kampionia 33-vjeçare vendosi ta mbyllte karrierën.

Flasim për Nora Gjakovën, që zgjodhi ditën e fundit të vitit 2025 për të lajmëruar largimin nga sporti.

Xhudistja e nivelit maksimal, u shpall kampione olimpike në Lojrat e mbajtura në Tokio në 2021, ndërsa duhej të kishin qenë në 2020.

Në peshën deri 57 kg ajo mundi në finale francezen Sizik me rezultatin 10-0.

Gjakova ka fituar të artat olimpike po ashtu si Kelmendi dhe Krasniqi, duke qenë të vetmet në histori për Kosovën, një arritje e jashtëzakonshme për një vend që hyri në konkurrim vetëm në 2016 në Rio de Zhaneiro.

Në 2018, pati suksesin tjetër të madh, titullin kampione e Europës në Izrael, gjithnjë në peshën deri 57 kg kur mundi në finale gjermanen Tereza Shtol.

Në kampionatet botërore arriti medaljen e bronzit, pra vendin e tretë në 2021 në Budapest, ndërsa podiumet janë të shumta.

Gjakova ka gjithsej 35 medalje ndërkombëtare, pra olimpike, botërore, europiane, në Mastersat botërorë, në Grand Slem e Gran Pri, me 12 të arta, 9 argjendi dhe 14 bronzi.

Në mesazhin në rrjetet sociale, xhudistja e shquar falenderoi këtë sport që e bëri të njohur, trajneri Driton Kuka, shtetin e Kosovës, dhe të gjithë shqiptarët.

Ajo ka qenë kolonele e forcave të armatosura të Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë.

Ashtu si Majlinda Kelmendi, Gjakova do të vazhdojë me sportin si trajnere./abcnews.al

“MirĂ«njohĂ«s pĂ«r punĂ«n, mundin e sakrificĂ«n pĂ«r gjithĂ« Kombin Shqiptar”, Driton Kuka pas pensionimit tĂ« Nora GjakovĂ«s



Trajneri i xhudo, Driton Kuka e ka falënderuar dhe i ka dhënë mirënjohjen xhudistes Nora Gjakova, pasi kjo e fundit njoftoi gjatë të martës zyrtarisht pensionimin.

Pas 23 vitesh të përkushtuara në sportin e xhudos, kampionia olimpike nga Kosova ka njoftuar zyrtarisht pensionimin në moshën 33-vjeçare, duke mbyllur një rrugëtim historik të mbushur me sakrificë, fitore dhe krenari kombëtare.

Pas këtij vendimi për pensionim nga Gjakova ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të saj, Driton Kuka, i cili ishte më meritori për arritjet e saj.

Kuka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të bërë një postim, ku e falenderon dhe i shpreh gjithë mirënjohjen për mundin dhe sakrificën.

“Faleminderit Nora. Kampionia Olimpike sot zyrtarisht pĂ«rfundoj karrierĂ«n e saj! MirĂ«njohĂ«s pĂ«r punĂ«n, mundin e sakrificĂ«n pĂ«r gjithĂ« Kombin Shqiptar”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/

Nisma bën koalicion me LDK-në në Malishevë, Ademaj zgjidhet Kryesues i Kuvendit



Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është zgjedhur kryesuesi i ri i këtij organi.

Me shumicë votash të anëtarëve të Kuvendit Komunal, për kryesues u zgjodh Fatmir Ademaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga gjithsej 27 anëtarë, ku Nisma Socialdemokrate ka 13 përfaqësues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjashtë, LDK katër, Lëvizja Vetëvendosje tre dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një anëtar.

Pas zgjedhjes, Ademaj falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë, duke u zotuar se do ta ushtrojë funksionin e tij me paanshmëri dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Nora Gjakova mbyll karrierën: Një kapitull i artë që përfundon në fund të vitit 2025



Pas 23 vitesh të përkushtuara në sportin e xhudos, kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova ka njoftuar zyrtarisht pensionimin në moshën 33-vjeçare, duke mbyllur një rrugëtim historik të mbushur me sakrificë, fitore dhe krenari kombëtare.

NĂ« ditĂ«n e fundit tĂ« vitit 2025, njĂ«ra nga xhudistĂ«t mĂ« tĂ« suksesshme kosovare ka vendosur t’i japĂ« fund karrierĂ«s sĂ« saj sportive, njĂ« rrugĂ«timi qĂ«, siç thekson vetĂ« ajo, ka qenĂ« e gjithĂ« jeta e saj deri mĂ« tani. E rritur dhe e formuar me sportin e xhudos, ajo shprehet e lumtur qĂ« arriti ta jetojĂ« Ă«ndrrĂ«n e saj deri nĂ« fund.

Sfidat, humbjet dhe fitoret, sipas saj, mbesin kujtime të pashlyeshme që e ndërtuan si sportiste dhe si njeri, duke e renditur ndër sportistet më të suksesshme shqiptare të të gjitha kohërave. Pas 23 vitesh karriere, ajo thotë se ndihet e përmbushur me gjithçka që ka arritur në arenën sportive.

NĂ« mesazhin e saj tĂ« ndarjes, ajo ka falĂ«nderuar familjen pĂ«r hapat e parĂ«, trajnerin Driton Kuka pĂ«r rrugĂ«n drejt titullit olimpik, klubin Ippon tĂ« PejĂ«s, shtetin e KosovĂ«s pĂ«r nderin e pĂ«rfaqĂ«simit dhe gjithĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r pĂ«rkrahjen ndĂ«r vite. “Drejt fillimeve dhe Ă«ndrrave tĂ« reja”, pĂ«rfundon ajo, duke uruar njĂ« vit tĂ« mbarĂ« 2026.

Postimi pa ndërhyrje i Nora Gjakovës

Faleminderit Xhudo


Sot ne diten e fundit te vitit 2025 po e permbylli nje kapitull te rendesishem qe per mu ka qene e gjithe jeta ime deri tash,po e perfundoj karrieren time si sportiste.

Une jam rrit dhe kam marr fryme me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrren teme.

Sfidat,humbjet dhe fitoret do te mbesin vetem kujtime te paharrrueshme per mu sepse me kane bo nje nder sportistet me te sukssesshme shqiptare dhe mbi te gjitha njeriun qe jam sot.

Jam mirenjohese per kete rrugetim te bukur qe e kam pas dhe ndihem e permbushur me gjithçka qe kam arrite gjate ketyre 23 viteve karriere ne sport.

Faleminderit qe keni qene pjese e ketij rrugetimi: familjes per hapat e pare ne sport dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme,Tonit qe me ngriti si sportiste deri ne titullin me te larte te Kampiones Olimpike,shokeve dhe shoqeve te Klubit Ippon ne Peje per çdo ndeshje e perkrahje,shtetit tim KosovesđŸ‡œđŸ‡°per nderin edhe krenarine qe ma dha per me e perfaqesu dhe te gjithe shqipetareve kudo qe jane per perkrahjen nder vite

Faleminderit te gjitheve qe me keni qendru afer.

Kosova Judo Federation Kosovo Olympic Committee

Drejt fillimeve dhe endrrave te reja


Gezuar 2026

/Telegrafi/

Komuna e GjakovĂ«s nĂ«nshkruan marrĂ«veshje bashkĂ«punimi me KRM “Çabrati” pĂ«r vitin 2026



NĂ« prag tĂ« Vitit tĂ« Ri 2026, Kryetari i KomunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s, Ardian Gjini, ka nĂ«nshkruar marrĂ«veshjen e radhĂ«s tĂ« bashkĂ«punimit me KompaninĂ« Rajonale tĂ« Mbeturinave “Çabrati”, partner i çmuar nĂ« kujdesin pĂ«r mjedisin dhe qytetin.

“Edhe nĂ« vitin qĂ« po vjen, ekipi i KRM ‘Çabrati’ do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kujdeset pĂ«r gjelbĂ«rimin, mbjelljen e fidaneve dhe luleve, si dhe pĂ«r mirĂ«mbajtjen e autorrugĂ«ve,” tha Gjini, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit pĂ«r mirĂ«qenien e qytetit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të kompanisë.

“Shpreh mirĂ«njohjen time pĂ«r punĂ«n e palodhshme dhe pĂ«rkushtimin qĂ« KRM ‘Çabrati’ jep pĂ«r njĂ« GjakovĂ« mĂ« tĂ« pastĂ«r dhe mĂ« tĂ« bukur. Komuna e GjakovĂ«s do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« krah kĂ«saj ndĂ«rmarrjeje, me pĂ«rkushtim tĂ« plotĂ« ndaj mjedisit dhe qytetarĂ«ve tanĂ«", pĂ«rfundon shkrimi i Gjinit. /Telegrafi/


Komuna e Junikut pranon donacion nga KFOR-i italian për zhvillimin e turizmit malor



Komuna e Junikut ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i italian, i cili synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit malor dhe forcimin e kapaciteteve për aktivitetet në natyrë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, priti në takim Kolonelin Lorenzo Mangia, Komandant i Komandës Rajonale të Perëndimit të KFOR-it (RC-West).

Donacioni përfshin pajisje moderne për bjeshkatarinë dhe aktivitete outdoor, të cilat janë siguruar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Junikut, përkatësisht Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, dhe KFOR-it italian.

Pajisjet e dhuruara do tĂ« jenĂ« nĂ« shfrytĂ«zim tĂ« ShoqatĂ«s sĂ« BjeshkatarisĂ« “Rrasa e Zogut” nĂ« Junik dhe pritet tĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e kapaciteteve pĂ«r organizimin e aktiviteteve bjeshkatare, si dhe nĂ« promovimin e turizmit malor nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Sipas komunës, përfitimet e këtij donacioni lidhen edhe me rritjen e nivelit të sigurisë për vizitorët dhe turistët që frekuentojnë bjeshkët e Junikut.

Kryetari Shehu ka falënderuar KFOR-in italian për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në zhvillimin e projekteve lokale.

“Si Kryetar i KomunĂ«s, mbetem i pĂ«rkushtuar maksimalisht nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, pĂ«rmes forcimit tĂ« bashkĂ«punimeve institucionale dhe shfrytĂ«zimit tĂ« potencialeve natyrore nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve dhe vizitorĂ«ve tanĂ«â€, ka deklaruar ai.

Nga Komuna e Junikut është bërë e ditur se bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me fokus në siguri dhe projekte që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit lokal. /Telegrafi/


ZRRE ul tarifat e ngrohjes për Prishtinën dhe Gjakovën



Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku mori vendim për të ulur tarifat për ngrohje për Prishtinë dhe Gjakovë.

Kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu ka bërë të ditur për Telegrafin se është ulur për rreth 4 për qind tarifa për ata që ngrohen nga Termokosi në Prishtinë dhe rreth 5% tarifa e ngrohjes në Gjakovë.

“Po e mbajtĂ«m mbledhjen dhe morĂ«m vendim pĂ«r zbritje tĂ« tarifave. 5% ke pĂ«r GjakovĂ«n dhe 4% pĂ«r Termokosin vetĂ«m pĂ«r konsumatorĂ«t me matje”, tha Fjezullahu.

PĂ«r sezonin e ngrohjes pĂ«r vitin 2026, tarifat e miratuara nga Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji pĂ«r konsumatorĂ«t shtĂ«piakĂ« pa matje Ă«shtĂ« 76 cent/mÂČ pĂ«r muaj ndĂ«rsa tarifa pĂ«r konsumatorĂ«t komercial/institucional: 95 cent/mÂČ pĂ«r muaj.

Çmimi i deritanishĂ«m pĂ«r ngrohjen me matje ishte 76 centĂ« pĂ«r kilovat nĂ« muaj, i vendosur vitin e kaluar.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 centë për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 centë.

Termokos ka rreth 25.000 konsumatorë në kryeqytetin me 227.154 banorë. Sezoni i ngrohjes nga Termokos-i zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill./Telegrafi/

Pal Lekaj: Gjakova dha mbështetje të madhe për AAK-në dhe numrin 129



Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se në Gjakova është shënuar një mbështetje e madhe për Aleancën dhe numrin 129, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sot.

Sipas Lekajt, atmosfera në Gjakovë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët kanë shprehur përkrahje të fuqishme për programin e AAK-së dhe drejtimin politik të saj.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë shpalosur planet për katër vitet e ardhshme, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO, zhvillimin e ekonomisë dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve.

Lekaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen e treguar, duke theksuar se qyteti edhe kësaj here ka dëshmuar se qëndron krah Aleancës.


Komuna e Gjakovës shpërndan dhurata për fëmijët nën përkujdesjen e familjeve strehuese



Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjakovës organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët nën përkujdesjen e familjeve strehuese, ku 8 fëmijë morën dhurata simbolike, duke përjetuar gëzim dhe vëmendje nga komuniteti.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, uroi fëmijët dhe familjet e tyre për festat e fundvitit. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për këto familje:

“Familjet strehuese luajnĂ« njĂ« rol tĂ« veçantĂ« dhe ofrojnĂ« kontribut tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« jetĂ«n dhe mirĂ«qenien e fĂ«mijĂ«ve. ËshtĂ« detyrĂ« jonĂ« tĂ« jemi gjithmonĂ« pranĂ« tyre, veçanĂ«risht nĂ« ditĂ«t festive”, u shpreh Gjini.

Ky aktivitet synon të forcojë solidaritetin dhe të përkujdeset për fëmijët që jetojnë nën kujdesin e komunitetit, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë për ta. /Telegrafi/


Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit



KRU “Gjakova” njofton konsumatorĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rprerjeve tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike, disa zona janĂ« pĂ«rballur me mungesa tĂ« furnizimit me ujĂ«.

Sistemi i ujësjellësit në këto zona funksionon me pompa elektrike, të cilat aktualisht nuk mund të operojnë për shkak të tensionit të ulët ose ndërprerjeve të përsëritura të energjisë.

“Sapo energjia elektrike tĂ« stabilizohet, furnizimi me ujĂ« do tĂ« rikthehet menjĂ«herĂ«. KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e konsumatorĂ«ve tĂ« prekur pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme”, thuhet nĂ« njoftimin e KRU-sĂ«.

Aktualisht, janĂ« tĂ« prekur Zona 3 – Rahovec, si dhe fshatrat PolluzhĂ« dhe Pastasel. KRU “Gjakova” po monitoron situatĂ«n dhe apelon pĂ«r kujdes nĂ« pĂ«rdorimin e ujit deri nĂ« normalizimin e furnizimit.

Ky paralajmĂ«rim vjen nĂ« njĂ« periudhĂ« kur ndĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike nĂ« Rahovec po ndodhin 3–4 herĂ« nĂ« ditĂ«, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« funksionimin e pompave dhe stabilitetin e sistemit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit. /Telegrafi/


Reparti i hemodializës në Spitalin e Gjakovës pajiset me karrige moderne, paralajmërohet edhe renovimi



Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Isa Grezda” nĂ« GjakovĂ« ka njoftuar se reparti i hemodializĂ«s Ă«shtĂ« furnizuar me karrige moderne pĂ«r pacientĂ«t, investim ky qĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« qĂ«ndrimit dhe rritjen e komoditetit gjatĂ« trajtimit mjekĂ«sor.

Sipas njoftimit, pajisjet e reja do t’u ofrojnĂ« pacientĂ«ve kushte mĂ« tĂ« rehatshme gjatĂ« marrjes sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« hemodializĂ«s, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« cilĂ«sinĂ« e trajtimit dhe mirĂ«qenien e tyre.

Po ashtu, nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Isa Grezda” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 pritet tĂ« nisĂ« renovimi i plotĂ« i repartit tĂ« hemodializĂ«s.

Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe funksionale, si për pacientët ashtu edhe për personelin shëndetësor.

Drejtuesit e spitalit theksojnë se këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e standardeve të trajtimit për pacientët që kanë nevojë për shërbime të rregullta të hemodializës. /Telegrafi/


Kastrati: Malisheva hedh gurthemelin e nënstacionit të ri energjetik, presim përfundim brenda 13 muajsh



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri energjetik 220/35/10(20) kV në Malishevë, projekt ky që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset lokale.

Sipas Kastratit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit energjetik në komunë, e cila për vite me radhë është përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës.

“Sot shĂ«nojmĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, vĂ«nien e gurthemelit pĂ«r ndĂ«rtimin e NĂ«nstacionit tĂ« ri 220/35/10(20) kV nĂ« MalishevĂ«, njĂ« projekt i shumĂ«pritur qĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji elektrike nĂ« komunĂ«n tonĂ« dhe mĂ« gjerĂ«â€, ka shkruar Kastrati nĂ« Facebook.

Ai theksoi se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi do të jenë familjet, mërgata dhe sektori privat, të cilët janë prekur rëndë nga problemet energjetike në vitet e fundit.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r çdo familje tĂ« MalishevĂ«s, pĂ«r mĂ«rgatĂ«n tonĂ« qĂ« na viziton gjatĂ« festave, si dhe pĂ«r bizneset tona lokale, tĂ« cilat pĂ«r vite me radhĂ« janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike”, bĂ«ri tĂ« ditur ai.

Megjithatë, kryetari i Malishevës ngriti edhe kritika ndaj institucioneve qendrore për, siç tha ai, trajtim të pabarabartë të komunës ndër vite, përcjell Telegrafi.

“PĂ«r shumĂ« vite me radhĂ«, Malisheva Ă«shtĂ« diskriminuar nga institucionet e nivelit qendror. KatĂ«r dimra radhazi, qytetarĂ«t tanĂ« kanĂ« mbetur pa energji elektrike, me ndĂ«rprerje tĂ« vazhdueshme qĂ« ua kanĂ« prishur festat familjare, kanĂ« dĂ«mtuar bizneset dhe kanĂ« krijuar pasiguri tĂ« vazhdueshme nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme”, shtoi Kastrati.

Ai theksoi se komuna nuk ka kërkuar privilegje, por vetëm trajtim të barabartë dhe respekt institucional.

“Malisheva nuk ka kĂ«rkuar asgjĂ« mĂ« shumĂ« se trajtim tĂ« barabartĂ« dhe respekt institucional. Kjo situatĂ« nuk ka qenĂ« e drejtĂ« dhe nuk duhet tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mĂ«â€, thuhet nĂ« postimin e tij.

Në fund, Kastrati kërkoi që projekti të përfundojë brenda afatit të paralajmëruar prej 13 muajsh, duke paralajmëruar se do të kërkojë llogaridhënie për realizimin e tij të plotë.

“Pres dhe uroj qĂ« ky projekt tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda afatit prej 13 muajsh dhe tĂ« mos mbetet njĂ« tjetĂ«r projekt i nisur e i lĂ«nĂ« pĂ«rgjysmĂ«. Si kryetar i komunĂ«s, do tĂ« jem zĂ« i fuqishĂ«m i qytetarĂ«ve dhe do tĂ« kĂ«rkoj llogaridhĂ«nie qĂ« ky projekt tĂ« realizohet plotĂ«sisht dhe nĂ« kohĂ«â€, pĂ«rfundoi Kastrati.

Në vënien e gurthemelit ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fjalën e saj theksoi se, sot po fillojnë punimet në nënstacionin e ri në Malishevë në vlerë prej 6.8 milionë euro, investim ky që lidhë për herë të parë Malishevën në rrjetin 220 kV, që është ndryshim i kategorisë, jo vetëm për kapacitet më të larta, por edhe për punime të qëndrueshme dhe më të besueshme krahas rrjetit i cili gjithashtu është 35 kV.

"Unë e di që Malisheva ka pasur nevojë për këtë investim qysh moti. Problemet i keni që nga viti 2007, pra, kjo që po bëjmë sot, që po nisim sot, është përmirësim i një padrejtësie të gjatë për Malishevën.

"Qysh në vitin 2021, kur e kemi marrë mandatin, e kemi ditur që Malisheva e ka këtë problem jashtëzakonisht të madh, dhe e kemi ngritur këtë çështje menjëherë, ku në vitin 2022 KOSTT-i e ka vendosur në plan pesëvjeçar të investimeve. Më pas në vitin 2023, KOSTT-i e ka tenderuar dhe kontraktuar dizajnin e projektit. Pastaj në 2024-tën, e gjatë këtij viti është marrë leja ndërtimore e procedurat e tjera të nevojshme, dhe jam e lumtur që më në fund, kontrata është nënshkruar, para disa javësh, e sot po fillojnë punimet", ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/


Komuna e Junikut reagon ndaj reduktimeve të energjisë elektrike



Komuna e Junikut ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike që, sipas saj, po aplikohen nga KEDS në këtë komunë, duke theksuar se këto ndërprerje po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Në reagimin e saj, komuna vlerëson se mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve dhe po pengon zhvillimin ekonomik lokal.

Veçanërisht shqetësuese, sipas komunës, është koha kur po ndodhin reduktimet, përkatësisht gjatë periudhës së festave dhe pushimeve, kur bashkatdhetarë të shumtë po qëndrojnë pranë familjeve të tyre në Junik.

“NĂ« vend qĂ« tĂ« kalojnĂ« kohĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« sigurt me tĂ« afĂ«rmit, bashkatdhetarĂ«t po pĂ«rballen me mungesĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike, gjĂ« qĂ« ndikon negativisht nĂ« rehatinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s”, thuhet nĂ« reagim.

Komuna e Junikut thekson gjithashtu se kjo komunë renditet ndër komunat me nivelin më të lartë të parapagimit të faturave të energjisë elektrike, duke dëshmuar përkushtimin e qytetarëve për përmbushjen e obligimeve ndaj furnizuesit. Sipas komunës, aplikimi i reduktimeve në një komunë me këtë nivel kontributi financiar konsiderohet i padrejtë dhe i papranueshëm.

Në këtë drejtim, Komuna e Junikut ka adresuar disa kërkesa ndaj KEDS-it, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve të paarsyeshme, sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, veçanërisht gjatë periudhave festive, si dhe rritjen e transparencës dhe respektimin e dinjitetit të qytetarëve në menaxhimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/


Kastrati dhe stafi i komunës sjellin gëzim për fëmijët në prag të Vitit të Ri



Me rastin e festave të fundvitit 2025, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, organizuan një aktivitet të veçantë për fëmijët e komunës, duke sjellë buzëqeshje dhe atmosferë festive në prag të Vitit të Ri.

Gjatë aktivitetit, fëmijët u pritën me dhurata simbolike, argëtim dhe programe artistike të përgatitura posaçërisht për ta. Kryetari Kastrati uroi të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre për shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe investimit në mirëqenien e brezit të ri.

“FĂ«mijĂ«t janĂ« e ardhmja e komunitetit tonĂ«, dhe institucioni do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« iniciativa qĂ« synojnĂ« edukimin, argĂ«timin dhe zhvillimin e tyre”, tha Kastrati.

Prindërit dhe të pranishmit vlerësuan nismën si një gjest domethënës që forcon frymën e solidaritetit dhe festës në komunitet. Aktiviteti u mbyll me duartrokitje dhe urime për festa të mbara. /Telegrafi/


Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje, dy gra të keqtrajtuara



Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, ndaj dy viktimave femra, nënës dhe bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:30, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy familjaret e tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e rendit dhe drejtësisë. /Telegrafi/

Rruga Unazore në Junik po finalizohet



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar punimet qĂ« po zhvillohen nĂ« rrugĂ«t “Shyt Idrizi” dhe “Ali Salihu”, nĂ« lagjen BerishĂ«, duke theksuar se kĂ«to segmente janĂ« pjesĂ« kyçe e projektit pĂ«r ndĂ«rtimin e RrugĂ«s Unazore.

“Nuk ka vikend kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r transformimin e Junikut tonĂ«. Sot isha nĂ« terren pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r ecurinĂ« e punimeve nĂ« rrugĂ«t ‘Shyt Idrizi’ dhe ‘Ali Salihu’, tĂ« cilat janĂ« hallka tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« po na çojnĂ« drejt finalizimit tĂ« projektit madhor – ndĂ«rtimit tĂ« RrugĂ«s Unazore”, ka deklaruar Shehu.

Ai ka theksuar se institucionet komunale janë të vendosura që punimet të vazhdojnë pa ndërprerje deri në përfundimin e plotë të projektit.

“Jemi tĂ« vendosur qĂ« tĂ« mos ndalemi asnjĂ« ditĂ« derisa tĂ« pĂ«rfundojmĂ« çdo detaj. Unaza e qytetit po bĂ«het realitet”, ka shtuar kryetari i Junikut.

Sipas Komunës së Junikut, realizimi i Rrugës Unazore do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin urban të qytetit, ndërsa punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/


Njoftim për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Rahovec



KRU Gjakova njofton qytetarĂ«t se, pĂ«r shkak tĂ« rregullimit tĂ« njĂ« defekti nĂ« gypin Fi 160 nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Pashtrikut”, furnizimi me ujĂ« nĂ« disa zona tĂ« Rahovecit Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« pĂ«rkohĂ«sisht.

Pa ujë mbeten këto zona:

  • Rruga “Mexhit Mustafa”
  • Rruga “Sheh Myhedini”
  • Fshati Brestovc

Ekipet e KRU Gjakova janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/


Komisioni për Persona të Zhdukur jep detaje për mbetjet mortore të mundshme të viktimave të luftës në Rahovec



Komisioni Qeveritar pĂ«r Persona tĂ« Zhdukur (KQPZh), pas analizimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave nga arkivat ndĂ«rkombĂ«tare me pĂ«rkrahjen e Komitetit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Kryqit tĂ« Kuq (KNKK), ka nisur aktivitetet kĂ«rkimore nĂ« njĂ« lokacion nĂ« rajonin e Rahovecit, i njohur nĂ« evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si ‘PĂ«rzhina’, pranĂ« varrezave tĂ« qytetit.

GĂ«rmimet, tĂ« cilat kanĂ« filluar ditĂ«n e djeshme, kanĂ« rezultuar me gjetjen e dy pjesĂ«ve Ă«shtĂ«rore, tĂ« cilat janĂ« dĂ«rguar pĂ«r ekzaminim nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore. GjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme janĂ« gjetur mbetje mortore tĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« individi, qĂ« mund t’i pĂ«rkasin viktimave tĂ« luftĂ«s tĂ« pĂ«rfshira nĂ« listĂ«n e personave tĂ« zhdukur.

Ky proces po realizohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni njofton se ky lokacion është i fundit që adresohen në kuadër të gërmimeve vlerësuese për vitin 2025.

Një prononcim për media lidhur me ecurinë e aktiviteteve kërkimore në këtë dhe lokacione të tjera do të mbahet të nesërmen, më 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 11:00, direkt nga lokacioni.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet e angazhuara në këtë proces theksojnë përkushtimin e tyre për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre. /Telegrafi/


Kastrati falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kastrati e ka cilësuar takimin si të ngrohtë dhe miqësor, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Malishevës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Sot pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«pres nĂ« MalishevĂ« Ambasadorin e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« KosovĂ«, mikun tim, Jonathan Hargreaves. Ishte njĂ« takim i ngrohtĂ« e miqĂ«sor, ku biseduam pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«â€, ka shkruar Kastrati.

Ai ka vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira për vendin.

“Malisheva, me shpirtin e saj mikpritĂ«s, vlerĂ«son lart BritaninĂ« e Madhe pĂ«r rolin dhe mbĂ«shtetjen e saj nĂ« periudhat mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r vendin tonĂ«â€, ka theksuar kryetari i MalishevĂ«s.

Kastrati e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës dhe Kosovës. /Telegrafi/


Rikthehet furnizimi me ujĂ« pas intervenimit nĂ« RrugĂ«n “Tranzite” nĂ« GjakovĂ«



KRU “Gjakova” ka njoftuar se punimet e planifikuara nĂ« RrugĂ«n “Tranzite” pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin dhe zgjerimin e rrjetit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit kanĂ« pĂ«rfunduar me sukses, dhe furnizimi me ujĂ« pĂ«r konsumatorĂ«t Ă«shtĂ« rikthyer.

Pas përfundimit të punimeve, qytetarët këshillohen që ujin ta lënë të rrjedhë për disa minuta, për të shmangur turbullimin e përkohshëm deri në shpëlarjen e plotë të rrjetit.

KRU “Gjakova” falĂ«nderon qytetarĂ«t pĂ«r mirĂ«kuptimin gjatĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit dhe thekson se angazhimet pĂ«r mirĂ«mbajtjen dhe modernizimin e rrjetit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit do tĂ« vazhdojnĂ«. /Telegrafi/


❌